PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, DIBËR
-Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, anëtarë të Kuvendit zgjedhor të degës së Partisë Demokratike Dibër! Është kënaqësi e jashtë zakonshme t’ju gjej ju të gjithë së bashku në këtë rast ceremonial dhe kuptimplotë, i cili përfundon procesin e riorganizimit të degës pas dy viteve të vështira të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificës së demokratëve u derdh dhe mbiu një frymë përçarje, me një gjuhë urrejtje nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur. Por ju arritët ta tejkalonit këtë kohë të vështirë me qartësinë e gjykimit tuaj, me fuqinë e vizionit tuaj dhe me forcën e karakterit kaq tipike për demokratët e Dibrës dhe për këtë ju shpreh një mirënjohje të thellë!
-Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë. Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes. Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej.
-Ajo që pritet është një marrëveshje pazar dhe se është prodhuar një fabul e tërë se revolucioni do të shporrë këtë qeveri. Qeveria ka kaluar që t’i kalojë ligjet sa hapë e mbyll sytë. Pse u dorëzua flamuri i revolucionit? Sot ata që e rrëzuan revolucionin i kanë sytë përdhe. Pse nuk shohin ata po i mbajnë sytë përdhe? Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë. Kërkuan revolucion. Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës. Pazari i tyre kaq paska qenë. Nsaj kam një thirrje për bashkim. Shpresa e vetme për rrotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj.