PRONONCIMI I SEKRETARIT EKZEKUTIV PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA
Partia Demokratike në vazhdim të të gjithë kërkesave të saj publike për përdhpejtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithsëm të Tiranës, ka ndjekur dhe rrugën ligjore dhe ato që duhet të ndiqen proceduralisht të gjitha hapat për përshpejtimin e gjykimit. Dhe kërkojmë dhe i bëjmë thirrje Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupës gjykuese në një kohë sa më të shkurtër të gjykoj këtë kërkesë civile në Gjykatën e Apelit dhe t’i japi zgjidhje përfundimtare të gjithë problematikës gjyqësore që ka PD tash e 2 vite. Gjitjashtu i bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira, të gjithë elementit opozitar, të gjithë opinionit publik, të gjithë personave që kanë zë në këtë çështje t’i bëjnë thirrje Gjykatës së Apelit të shqyrtojë çështjen në mënyrë sa më të shpejtë dhe t’i japin zgjidhjen përfundimtare kësaj.
Gjithashti kërkoj të them dy fjalë për ndërhyrjen e palogjikshme, e paligjore, një ndërhyrje që nuk është në frymën e respektimit të institucioneve të pavarur të drejtësisë, ku si nënkryetar i Kuvendit i drejtohet gjykatës duke treguar se cilat janë shumicat dhe se si duhet gjykata të marri vendimmarrje. Dua t’i bëj thirrje nënkryetarit të Parlamentit, që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat, legjitimiteti është përcaktuar tash e 200 vite më parë si pasojë e të gjithë praktikave ligjore. Legjitimiteti bazohet mbi rregulla dhe rregullat duhet të justifikohen në bazë të ligjeve. Ndaj, drejtësia popullore, ploretare, me numra me shumica ka sot në Republikën Popullore të Kinës, në Republikën e Koresë së Veriut të cilat janë republila Putiniste e cila ka qenë dhe Shqipëria gjatë komunizmit. Reminishencat e së kaluarës, unë e kuptoj që i ka lënë këta njerëz të merren dhe të artikulojnë të gjithë logjikën e të kaluarës dhe mënyrën se si bëhej drejtësia proletare në atë kohë. Ndërkohë i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndjekin rrugën proceduriale, të ndjekin rrugëm ligjore për t’iu drejtuar gjykatës për të bërë thirrje sa më parë që kjo çështje të gjykohet në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu i bëj thirrje Gjykatës të marrë një vendim të drejtë, të pavarur dhe të pa ndikuar nga asnjë faktor politik. Gjithashtu i bëj thirrje komisionit të Rithemelimit i cili publikisht të shprehet që çdo vendimarrje të Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm do të pranohet dhe do të respektohet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë që në krye të herrës, çdo vendimmarrje të Gjykatës do të respektohet. Dhe nga ana jonë kemi një kërkesë për palën tjetër, të dalin publikisht dhe të thonë që do të respektojnë vendimmarrjen e Gjykatës. Kjo është kultura juridike, kjo është kultura demokratike të cilën shqiptarët duan të dëgjojnë e të shikojnë nga ana e opozitë.