FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Të nderuar përfaqësues të medias, të dashur bashkëqytetarë, java që po lëmë pas tregon se Shqipëria ka ardhur në një moment kritik sa i takon të sotmes dhe të nesërmes të saj dhe kjo në lidhje me disa prej investimeve më të rëndësishme, me pritshmëri më të larta për t’i dhënë një goditje përfundimtare korrupsionit në nivele të larta, luftës kundër krimit të organizuar dhe hapat e shqipërisë drejt Bashkimit Europian, jo thjesht si një aspiratë, por si një proces që do të sjell një standard të ri të ekonomisë, të jetës, të cilësisë së shërbimeve dhe padiskutim të politikëbërjes.

E kam fjalën për ofensivën e kombinuar të partisë socialiste të Shqipërisë dhe një pjese të opozitës për të frenuar, vënë nën kontroll dhe intimiduar SPAK, bashkë me komponentët e tjerë përkatës, BKH, GJKKO. Kjo ofensivë po kryhet në mënyrë të kombinuar dhe me role të përcaktuara. Njëra palë sulmon me fjalorë të papranueshëm sistemin e drejtësisë dhe SPAK në veçanti, duke insistuar në mënyrë të përditshme dhe të përnatshme të imazhit dhe në nxirrjes të punës të kësaj strukture në veçanti kur vjen fjala për hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Pala tjetër, partia socialiste e Shqipërisë dhe kryeministri i vendit nga njëra anë pretendojnë se me retorikën e tyre janë pro SPAK, por siç tregojnë faktet, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar punën e kësaj structure, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korrupstuarve në veçanti tani që kjo punë po intensifikohet dhe një numër shumë i madh zyrtarësh të kësaj qeverie të niveleve më të larta dhe të niveleve të ndryshme, janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.

Kjo e dyta është edhe më e rrezikshme. Në qoftë se qasja e parë, ajo e retorikës anti-SPAK buron nga interesa të ngushta individuale të një pjese të eksponentëve që i thonë vetes opozitarë por që qartësisht kanë sinkronizuar interesat e tyre politike me ato të Edi Ramës. E dyta kryhet nga njerëz të cilët administrojnë pushtetin në Shqipëri. Pushtetin legjislativ, pushtetin ekzektuv dhe të gjithë flukset e tjera të pushteteve, duke përfshirë edhe pushtetin mediatik që siç tregoi raporti i Freedom House, ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm nga qeveria dhe nga nevoja për t’i shërbyer interesave të pista politike në veçanti sa i takon korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prej kohësh qeveria ka paralajmëruar, përfaqësuesit më të lartë të kësaj mazhorance kanë paralajmëruar të ashtuquajturën nevojë për struktura të cilat do të mbikqyrin punën e SPAK, prokurorëve. Knë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj BKH dhe në të gjitha format dhe mënyrat janë përpjekur të pamundësojnë dhe të vështirësojnë misionin e kësaj structure që në fund të fundit u votua me votë unanime për të luftuar korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Mjafton këtu të citojmë disa fakte dhe të vërteta publikisht të njohura për të kuptuar se sa serioz është ky përbetim i partisë socialiste dhe Edi Ramës për të asfiksuar SPAK, kur vet statistikat zyrtare të shtetit tregojnë se numri i denoncimeve kundër korrupsionit ka rënë në thuajse zero sa i takon denoncimeve që vijnë nga institucionet shtetërore. Ndërkohë është e qartë që qeveria dhe mazhoranca e kësaj qeverie në parlament, jo vetëm që nuk kanë hedhur asnjë hap në parlament për të ndihmuar, lehtësuar dhe zhvilluar potencialin, kapacitetet hetuese të SPAK dhe BKH, por ndërkohë ditën bëjnë sikur janë në mbështetje të drejtësisë, natën apo gjithë kohën po kufizojnë resursest e kësaj strukture për të hetuar të korruptuarit. Ta themi shkoqur, kjo qeveri është nënpanik nga SPAK-u, po bën gjithçka për t’i mohuar SPAK-ut resurset dhe infrastrukturën ligjore. Pra burimet njerëzore, burimet financiare dhe infrastrukturën ligjore dhe po bashkëpunon haptazi me kontigjentin e të korruptuarve, me kontigjentin eindividëve të shpallur non grata për korrupsio madhor apo për lidhje me krimin e organizuar dhe me këdo tjetër që ka frikë nga SPAK-u në një kundërofensivë që tashmë ka nisur. Për t’iu përgjigjur ofensivës së SPAK-ut kundër korrupsionit të zyrtarëve shqiptarë në 34 vite.

E vetmja forcë politike që qëndron në mbështetje pa kushte ndaj SPAK, mbetet vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë. Ky angazhim i yni buron nga një bindje e thellë se Shqipëria ka arritur në një pikë ku nuk mund të hidhet më asnjë hap përpara pa çmontuar kulturën e pandëshkueshmërisë e cila është rënjosur në këto 34 vite në Shqipëri. Çrënjoshja e kulturës së pandëshkueshmërisë, do të thotë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe të mos ketë një grup njerëzish të cilët pavarësisht prej shkeljeve të rënda të ligjit, prej veprave të rënda penale, prëj vjedhjeve marramendëse të parave të shqiptarëve vazhdojnë t’i shpëtojnë ndjekjes penale dhe përgjegjësisë ligjore për veprat që kanë kryer. Pa këtë, asnjë hallkë tjetër e rrugës që nap ret drejt BE, nuk mund dhe nuk do të kryhet. Pa këtë, Shqipëria do të vazhdojë të tregohet me gisht nga partnerët strategjikë siç e bëri të qartë edhe raporti i Freedom House i publikuar në javën që po lëmë pas.

Ndaj, të vetëdijshëm që misioni i SPAK është në fakt një mission kombëtar, është një pritshmëri it ë gjithë qytetarëve shqiptarë, si dhe pas një analize të thelluar nga ekspertët tanë siç e njoftova para një jave të situatës aktuale, Partia Demokratike e Shqipërisë do të depozitojë javën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë një sërë propozimesh ligjore dhe amendamentesh në lidhje me mbështetjen efektive ndaj SPAK dhe BKH-së. Kjo paketë pro SPAK, anti-korrupsion nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës së Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe faktorëve të tjerë të frontit anti-SPAK, por është mbi të gjitha përmbushja e angazhimit tonë para qytetarëve shqiptarë për të mbështetur pa asnjë rezervë hetimin dhe vënien para drejtësisë të çdo të korruptuari, pavarësisht prej ngjyrave politike të çdokujt që ka vënë dorë mbi paratë e shqiptarëve. Në këtë kontekst, katër do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera, Partia Demokratike do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve dhe votimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit me qëllim dhënien e mbështetjes së plotë financiare për burimet e nevojshme njerëzore dhe të tjera të kërkuara nga SPAK dhe BKH. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 50% numrin e hetuesve të BKH-së. Bashkë, pra jo thjesht domethënë fondin e pagave për ta, por dhe rritjen e mbështetjes logjistike qoftë për hetuesit aktual, qoftë për hetuesit e tjerë që duhet t’i bashkëngjiten kësaj structure për të përballuar volumin e jashtëzakomshëm të çështjeve që fatkeqësisht vetëm shtohen si rezultat i shtimit të korrupsionit qeveritar.
Rrritjen po kështu të këshilltarëve ligjor për SPAK. Këshilltarët ligjor janë asistentët juridik të prokurorëve të SPAK, po kështu me numrat aktual janë tërrësisht të mbingarkuar pikërisht për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe vendosmërisë së tyre për të mos mbyllur sytë por për të vazhduar me hetimet e korrupsionit dhe vëninen e përgjegjësve para ligjit. Bashkë to do të propozohet edhe rritja e fondit përkatës për ndihmë logjistike për SPAK.

Kjo ndihmë i përgjigjet një realiteti të ri që përbëhet nga 2 pjesë. Pjesa e parë që është në sytë e të gjithë qytetarëve, është zbulimi dhe hetimi i një sërë aferash korruptive nga nivelet më të larta të qeverisë, deri tek drejtorët apo funksionarët e lartë të qeverisë apo të pushtetit vendor, duke përfshirë këtu edhe njësinë më të madhe të pushtetit vendor në Shqipëri, që është Bashkia e Tiranës. Dhe nga ana tjetër, ndërkohë që kjo punë kërkon akoma më shumë resurse më të mëdha, pamundësimin e këtyre resurseve pikërisht nga ata të cilët janë nën hetim. Është e qartë që ka një konflikt interesi midis Edi Ramës, Erion Veliajt dhe shokëve të tyre nga njëra anë, dhe interesit publik të shërbyer nga SPAK. Ky volum pune ka më shumë nevojë për prokurorë, ka nevojë për më shumë hetues, ka nevojë për më shumë këshilltarë ligjor, ka më shumë nevojë për resurse. Dhe nga ana tjetër protagonistët e korrupsionit janë hedhur në sulm për t’i mohuar këtë mbështetje të nevojshme për të zbatuar ligjin në dobi të ligjit, në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe në fakt për t’i ngushtuar hapësirat në çdo aspekt. Në aspektin buxhetor, në aspektin ligjor dhe në aspektin e sapocituar të urdhrit të heshtur për të mos denoncuar korrupsionin në administratën shtetërore.

Në këtë kuadër, përveç amendamentit apo propozimeve tona për rritjen e ndihmës financiare për SPAK dhe BKH, do të dërgojmë në Kuvendin e Shqipërisë javën e ardhshme edhe parashikimet e tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të prokurorëve të SPAK-ut, si dhe parashikimin në dispozitat ligjore të këshilltarëve ligjor si funksion ndihmës të SPAK-ut. Do të ndihmojmë po kështu, apo do të qëndrojmë po kështu në mbështetje të SPAK-ut për të ndihmuar në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale dhe kompetencat e GJKKO-së në raport me njohjen e vendimeve të huaja penale. Duke dërguar amendamentet përkatëse në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të trajtojmë çështje e cila ka nevojë të ketë një zgjidhje të plotë në përputhje me realitetin, që është çështja e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut.

Këto janë amendamente apo projektligje që aktualisht po finalizohen, po u jepet dora e fundit dhe javën e ardhshme do të depozitohen në Kuvendin e Shqipërisë. Është një shenjë e qartë e vullnetit të Partisë Demokratike ku qëndrojmë ne dhe ku qëndrojnë faktorët e tjerë politik që përdorin një gjuhë linçuese dhe demonizuese ndaj SPAK-ut. Dhe nga ana tjetër po përpiqen me të gjitha format, mënyrat dhe mjetet ta asfiksojnë, t’ia pamundësojnë hetimin e korrupsionit, ta intimidojnë institucionalisht, ta kontrollojnë, pra të shuajnë shpresën e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

E kam thënë dhe do ta them se Partia Demokratike është në mbështetje të SPAK-ut pa kushte. Javën e ardhshme kjo mbështetje do të marrë jo thjesht formë politike, por formë institucionale dhe ligjore me amendamentet për rritjen me 50% të kapaciteteve njerëzore për hetuesit dhe këshilltarët ligjor, ndryshimin e statusit të këshilltarëve ligjor, propozime për të përmirësuar ndërveprimin e SPAK dhe GJKKO-së me juridiksonet e tjera dhe çështjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut. Siç e thash, një nga arsyet kryesore për rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut, është rritja e volumit të punës së SPAK-ut. Rritja e volumit të punës së SPAK-ut, vjen si rezultat i zbulimit dhe i goditjes së aferave marramendëse me taksat e shqiptarëve në një situatë ku është e qartë prej kohësh këta kanë vepruar me një arrogancë totale sikur ka qenë në pronën e tyre private dhe në fakt shtetin e trajtojnë si pronë private. Taksat e shqiptarëve i trajtojnë si pronë private.

Dhe sikur këta kanë të drejtën të bëjnë gjithçka që duan me pronat, me taksat e shqiptarëve, me pasuritë e shqiptarëve. Javët e fundit kjo është ilustruar më së miri nga grimini në të cilën janë zhytur funksionarët më të lartë të bashkisë së Tiranës, një pjesë e mirë e të cilëve sot ndodhen në gjendje arresti. Siç e kam thënë dhe dua ta përsëris, fabula qesharake se këta kanë ngrënë molla, dardha, arra, qershia, pas shpinës së drejtuesit është diçka që se besojnë as ata që e thonë, as vet familjarët e tyre. Përgjegjësia politike është e qartë, nuk ka shqiptar që nuk e kupton se afera të tilla korruptive në bashkinë e Tiranës apo në institucionet e tjera të qeverisjes qëndrore nuk mund të ndodhnin pa dijeninë, pa syshkeljen dhe qartësisht pa pjesëmarrjen e drejtuesve kryesor në këtë rast kryetarit të bashksië së Tiranës, Erion Veliaj që njihet botërisht dhe kombëtarisht si më i korruptuari ose ndër më të korruptuarit në historinë 34 vjecare të vendit dhe njola e zezë e bashkisë së Tiranës, do të thoja që nga shpallja e Tiranës kryeqytet.

Ndaj sot, në emër të Partisë Demokratike dua të ripërsëris mbështetjen e plotë ndaj drejtësisë për të thelluar dhe vazhduar procesin e nisur për hetimin e këtyre aferave korruptive që nga inceneratori dhe landfilli i Tiraës, e deri tëk pëpirja e taksave të shumëfishtam të shumëfishuara ndaj qytetarëve të Tiranës nga trusti i drejtiorëve të Erion Veliajt me të në krye. Qytetarët e Tiranës meritojnë dhe presin që kjo çështje të avancojë pa vonesë drejt kreut të qartë të kësaj afere, njeriut më të korruptuar të bashksië së Tiranës dhe një nga kokat e korrupsionit kombëtar, Erion Veliaj.

Nga ana tjetër e enjtja e kaluar tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur aid he qeverisja e tij në çdo dimension të saj, qëndror dhe vendor, po e shtynë drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohor që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon e Bjellorusisë. Shkelja e hapur e Kushtetutës në çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është një shenjë paniku por është edhe një risi, precedent që ndodh për herë të parë me gjithë të zezat që kemi parë e kemi përjetuar në këto 34 vite, për hetë të parë shkelet në mënyrë flagrante Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtor të bgusht politik të kryesministrit. E qartë, bëhet me urdhër politik bëhet në sfidim të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, bëhet në sfidim të plotë të Kushtetutës. Edhe këtu Partia Demokratike qëndron ndarazi veç nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. Në këtë rast, sikundër në çdo rast, qëndrimi ynë ka qenë në mbështetje të zbatimit të ligjit, të zbatimit të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe kur çështje të tilla kanë prekur individ të cilët i përkasin apo i përkisnin Partisë Demokratike, apo aleatëve tanë politik, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë dhe i tillë do të vijojë. Partia Demokratike nuk bën lojëra politike me Kushtetutën në veçanti kur bie fjala për abuzimin e pushtetit. Së këtu bëhet fjalë për abuzim pushteti. Jo më kot për shpërdorim pushteti. Jo më kot qëndron ajo dispozitë aty, për t’i pamundësuar njerëzve që fitojnë pushtet politik duke u bërë deputet apo ministra që të tjetërsojnë apo të përfitojnë në kurriz të qytetarëve favored he privilegje.

Dhe këtu gjej rastin të përsëris dhe njëherë kërkesën tonë, propozimi ynë për heqjen e imunitetit parlamentar një orë e më parë të procedohet në komisionet përkatëse dhe të sillet në seancë plenare. Dua t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë që ky propozim ndodhet prej nëntorit në Parlamentin shqiptar dhe parashikon që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të jenë para ligjit njësoj si çdo qytetar. Pra, mos të gëzojnë benefitet e imunitetit parlamentar që është një mbeturinë, një atavizëm it ë shkuarës.

Çështja e fundit para se të kalojmë në pyetjet që mund të keni, ka të bëjë me përpjekjen e Edi Ramës për të bërë pis Partinë Demokratike, për t’i dikuar Partisë Demokratike ndryshimin e kursit të saj Euro-Atlantik dhe të aleancës së saj strategjike me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. PD është i vetmi institucion që mund të marrë vendime për organizimin e saj brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Pjesë e këtyre vendimeve ka qenë dhe do të mbetet, parimi i mos përfshirjes në asnjë instancë zyrtare i individëve të përcaktuar non grata për korrupsion nga aleatët tanë strategjikë. Përpjekja për të rifutur në grupin parlamentar të PD një individ të tillë, nuk është asgjë më pak se sa jo thjesht një zbulim i allishverishit, i pazarit mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por është një përpjekje e qartë e Edi Ramës për të bërë pis Partinë Demokratike në përpjekjen e tij që një pjesë e atyre që e quajnë veten opozitarë, t’i kthejë në një rimorkio, në një aneks në revanshin, në yryshin që kanë marrë kundër SPAK-ut. Dhe në panikun që e ka zënë për aferat korruptive që po i plasin ditë për ditë. I vetmi institucion që mund t’i marrë këto vendime është dhe mbetet Partia Demokratike. Ndaj duke e refuzuar me neveri këtë përpjekje diabolike të Edi Ramës për të bërë pis PD, për të na bërë ne si të gjithë ata bashkë të përlyer në aferat korruptive dhe në interesat politike për t’iu kundërvënë drejtësisë për të mbrojtur veten e tyre, kjo padiskutim do të dështojë. Dhe çdo përpjekje për ta avancuar më tej do të ketë përgjigjen adeguate politike, institucionale dhe ligjore nga Partia Demokratike.