REAGIMI I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Ne nuk mund të presim të vijnë të tjerët dhe të na mbushin mendjen se Edi Rama është i korruptuar, bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe qeveria e tij është një ndër më të korruptuarat në Evropë.

Ne i dimë të gjitha këto. Ne e dime që SPAK-u është krijuar pikërisht për shkakun e korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm.
Kjo klasë politike 34-vjeçare jo vetëm që është thellësisht e korruptuar dhe punon në të kundërtën e interesit të njerëzve, por shihini se si kacavirren me thonj poshtë ballkonit të njëri-tjetrit apo i hedhin kamerdare shpëtimi të ngjashmëve të tyre sa herë që ndiejnë rrezikun nga drejtësia që i troket te porta.

Ndaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj për t’u votuar si një sinjal i parë që politika e ka seriozisht mbështetjen ndaj drejtësisë dhe si një amanet që në këtë betejë mes të korruptuarëve dhe njerëzve të vjedhur përditë nga korrupsioni i tyre, PD qëndron në anën e njerëzve.