Nënkryetarja e Partiosë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me Komisionit të Posaçëm për Dezinformim i cili pritet të kalojë nesër në Parlament. Me anë të një statusi në Facebook, Açka shprehet se ky është një lak për SPAK-un, ndërsa me ironi thotë se vendi bosh në Komision do t’i takojë ndonjë deledashi të opozitës ndërsa po pret që të bëhet gati tender i rradhës.
Reagimi i plotë:
SPAK, po të ngrejnë lak
Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.
Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi (politik) të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë – si të gjitha zezomat kundër demokracisë – nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.
Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare.
Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030.
Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash. Të mos merret me vjedhjet tona, por të bluajë kashtë.
Demokracia në rrezik!!!!!