Deklaratë e drejtueses së Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli. Rritja e çmimit do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 për qind më shumë dhe do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur. Rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.
Edi Rama më në fund e pranoi zyrtarisht, me zë e me figurë, se do ta rrisë cmimin e energjisë elektrike.
Rritja e cmimit sipas qeverisë do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 përqind më shumë.
Ky cmim i ri i qeverisë do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.
Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e cmimit.
Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më pak.
Pra ja ku jemi. Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të cmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit cmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ.
Edi Rama i fali kompanisë ceke 600 milionë euro, fatura të njohura e të papaguara, dhe nuk i fal qytetarëve shqiptarë të paktën kamatvonesat.
Po rrit cmimin, dhe po e menaxhon energjinë me hajdutë të paskrupullt e me persona me precedent penalë.
Rrritja e cmimit të energjisë që ka planifikuar Edi Rama, vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur cmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.
Rrritja e cmimit të energjisë, vjen në një kohë kur pagat dhe pensionet kanë mbetur po ato, madje mund të thuhet se janë ulur për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Kjo është një padrejtësi e papranueshme që i bëhet qytetarëve nga Edi Rama.
Por qytetarët e treguan se nuk pajtohen me arbitraritetin dhe pandjeshmërinë e qeverisë.
Dhe qytetarët nuk do ta lejojnë këtë mënxyrë. Protesta popullore do ta ndalë të keqen.