Mirëmbrëma të dashur miq

Mirëmbrëma qytetarë të Tiranës

Jam këtu për të falenderuar qytetarët që morën pjesë në votime dhe të gjithë ata komisionerë e vëzhgues që punuan me përkushtim për të garantuar një proces të rregullt, pavarësisht përpjekjeve jo të vogla e jo të pakta për manipulim që u bënë në qendra të ndryshme votimi.

Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës  gjendet në kutitë e votimit.

Kemi hyrë në një moment shumë të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, që është numërimi. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet.

Unë jam pranë jush, Partia Demokratike është pranë jush dhe mbarë qytetarët e Tiranë janë pranë jush, pasi ju kanë besuar vullnetin e tyre.

Ne së bashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të deformuar verdiktin e sovranit.

Ju faleminderit


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Qershor 2015