Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjen 5 dhe 16, ku  trajtoi me banorët problemet e shumta  të kësaj zonë si dhe prioritetet e programit për zhvillimin e qytetit. Ai  tha se varfëria dhe papunësia kanë arritur nivele kritike si pasojë e qeverisjes Rama dhe shpërfilljes së Bashkisë ndaj shtresave në nevojë. Qytetarët korçarë, tha ai nuk do të gënjehen më me premtimet që dolën mashtrime si 300 mijë vende pune, ulje të çmimit të energjisë, karburanteve,  shëndetësia falas etj. Në 21 Qershor gara është për qytetin dhe jo për pushtetin.

Kandidati Mero tha se ka një terror të paprecedent ndaj qytetarëve dhe bizneseve që po mbështesin programin e djathtë. Por fryma  e fitores u shpreh ai nuk ndalet,  sepse njerëzit kërkojnë shpëtim për të dalë nga kriza. Ai garantoi se me bashkinë e re, korçarët nuk do të diskriminohen nga  bindjet e tyre partiake, pasi ajo është shtëpia e qytetit.

Gjatë takimit banorë të shumtë i thanë kandidatit  Mero se, u është hequr ndihma sociale prej dy vitesh dhe se faturat e larta të dritave dhe ujit, nuk sigurojnë pensionin e mbetur, as për bukën e gojës.

Më tej kandidati Mero shprehu shqetësimin e thellë si prind dhe si pedagog për eksodin masiv të  të rinjve nga Korça që nuk gjejnë shpresa , tha ai për punësim, si nga bashkia e kryebashkiaku,  ashtu edhe nga biznesi privat që është në krizë. Pas 21 Qershorit , nismat rinore për biznes do të përkrahen fort  nga lehtësimi i barrës fiskale dhe heqjes së sigurimeve për vitin e parë nga Bashkia .


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015