Për të mbuluar abuzimet e tij, korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai, Erion Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze.

Ai deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësja që nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë.

Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit.

Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014.

Ja ku është raporti. Një ditë të vetme.

74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin Opinion, kushdo që e ka parë e mban mend.

Në të njëjtën mënyrë, Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij.

Qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 11 Qershor 2015