Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit Ardjan Turku, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza të qytetit. E pranishme në këtë takim, ishte kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi.

Znj. Vokshi ka kërkuar refuzimin me votë të modelit të varfërimit dhe rrënimit të familjeve shqiptare, ku gruaja është ajo që po e ndjen më shumë situatën e rëndë ekonomike.

“Kemi para nesh dy modele. Kemi modelin e Edi Ramës. Këtu nuk ka jetë, nuik ka punësim, këtu gratë nuk kanë punësim, nuk ka të ardhme për fëmijët tanë. Ku është jeta kulturore, jeta artistike, jeta studentore, çfarë bëjnë djemtë tuaj, vajzat tuaja pasi mbarojnë shkollat. A mund të gjejnë një vend pune? Dhe me dëshpërim shohin rrugët e mërgimit. A mundemi ne të votojmë modelin e Edi Ramës që në 8 vjet nuk solli absolutisht asgjë për Elbasanin që meriton shumë. A mund të votoni ju për çmimet e larta, për shëndetësinë e shtrenjtuar. Ju në Elbasan keni modelin e një drejtori që tashmë është në burg, I cili ishte drejtues I një prej partive të koalicionit qeverisës dhe është në burg se ka vjedhur paratë tuaj, është në burg se abuzoi me miliona euro paratë e rimbursimeve të ilaçeve që duhet të vinin për ju. A merrni ju ilaçe të rimbursueshme, sigurisht që jo, sepse Xhuvani I futi në xhep bashkë me Ramën dhe Beqën. A munden gratë elbasanase të votojnë për të gjitha çmimet e larta, opër varfërinë dhe për mjerimin?”, tha deputetja Albana Vokshi.

Ndërkohë kandidati për kryetar bashkie Ardjan Turku gjatë fjalës së tij ka theksuar se në këtë moment gratë e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, janë duke vuajtur politikat e qeverisë, që kanë prekur të gjitha familjet e vendit.  sinkron

“Ju keni nevojë shumë më tepër për zhvillim ekonomik dhe për miqënien Brenda familjes sepse do t’ua lehtësonte barrën. Mirëqënia ekonomike Brenda familjes do të bënte të mundur të krijonit të tjera marrëdhënie me bashkëshortin dhe fëmijët tuaj. Do të kishit të tjera mundësi për të dalë jashtë mureve të shtëpisë për të bërë një tjetër jetë sociale në komunitet dhe sigurisht që vendi ynë nuk është se ka shkëlqyer ndonjëherë për mirëqenie të madhe, por sigurisht që në këto dy vite me ecjen prapa, me thikën që po shkon thellë e më thellë në kockë, në palcë të njerëzve e sidomos të grave sigurisht që këtu s’ka të ardhme”, tha kandidati i djathtë Ardjan Turku.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Qershor 2015