Blog

08 Nën
0

Kreu i PD ndalet sot në Belsh, takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën sot e ka nisur me banorët e Belshit, ku ndodhet në kuadër të turit të takimeve më gjithë vendin.

Kreu i PD do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie dhe do të ndajë me ta problemet që kanë, por edhe alternativat që ofron PD për ndryshimin e situatës së vështirë social-ekonomike që keqqeverisja ka krijuar në vend.

“Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë nga Belshi”,- shkruan Basha ndërsa la postuar fotot nga kafja e mëngjesit në Belsh.

 

 

 

Read More
07 Nën
0

Sjellja e emigrantëve nga Italia në Lezhë, këshilltarja e PD Alfrida Marku kërkon interpelancë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu: Boll u bëre shërbëtor i kryeministrit e jo i qytetarëve

Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ka kërkuar interpelancë me kryetarin e bashkisë, Pjerin Ndreu, në lidhje me marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm që do të transferohen në Shëngjin.

Marku shprehet se kryebashkiaku është shërbëtor i devotshëm i kryeministrit e jo i qytetarëve të Lezhës, dhe për këtë meritojnë transparencë, sepse kjo çështje intereson së pari për ata.

Anëtarja e Kryesisë së PD, më tej shprehet se ata që janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, bëjnë mirë të informojnë dhe pyesin qytetarët, përpara se të shpërdorojnë hapësirën dhe autoritetin publik

 

REAGIMI I ANËTARES SË KËSHILLIT BASHKIAK LEZHË, ANËTARJA E KRYESISË SË PD, ALFRIDA MARKU DEDGJONAJ

 

Gjuha e turpshme, arrogante dhe përçmuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës dhe interesat e tyre, është e dënueshme dhe nuk përbën argument.

Nëse kryebashkiaku është shërbëtor i devotshëm i kryeministrit e jo i qytetarëve të Lezhës, është çështje e tij, por qytetarët presin dhe meritojnë transparencë, sepse kjo çështje intereson së pari për ata.

Për këtë arsye, ata që janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, bëjnë mirë të informojnë dhe pyesin qytetarët, përpara se të shpërdorojnë hapësirën dhe autoritetin publik me romuze që i kanë hije shfaqjeve të ulëta, e jo çështjeve me interes kombëtar.

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë çështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të agjendës personale të Edi Ramës. Ne jemi në krah të njerëzve dhe do të jemi zëri i tyre në këtë çështje me interes për çdo shqiptar.

Read More
07 Nën
0

Projektligji i PD për vettingun e politikanëve, Basha: Mundësi për të pastruar politikën nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Kryetari i PD ka komentuar sot projektligjin e propozuar prej tij për vetingun e politikanëve, luftën që SPAK po bën ndaj korrupsionit dhe marrëveshjen për emigrantët.

Vetingu i politikanëve për kryetarin e PD, ështe  mundësi për të pastruar politikën dhe për të dëshmuar kush janë politikanët e korruptuar e kush jo, kush janë politikanët e lidhur me krimin e kush jo.

“Projektligji që është depozituar dje, është projektligji për vettingun e politikanëve, pra ajo që ka ndodhur prej vitesh me gjyqtarët dhe me prokurorët, me punonjësit e policisë dhe me punonjësit e gardës, tani do t’i nënshtrohen dhe politikanët. Çfarë do të thotë? Do të thotë kontroll i përvitshëm i pasurisë së politikanëve, familjeve dhe rrethit të tyre shoqëror, me parimin ndiq paranë. Pra, për të konfirmuar që pasuria është e justifikueshme dhe e ligjshme, do të bëhet kontrolli i plotë dhe i detajuar i 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, anëtarëve të qeverisë të zgjedhur me mandat kushtetues dhe një sërë drejtorësh të rëndësishëm të shtetit. Aspekti i dytë i projektligjit për vettingun e politikanëve, ka të bëjë me kontrollin e lidhjeve të papërshtatshme siç e quan kontrollin e gjyqtarëve apo të prokurorëve ose më mirë të themi lidhjeve me krimin e organizuar. Dhe për këtë, çdo politikan, çdo vit, duhet të vetëdeklarojë që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit. Kjo deklaratë pastaj kontrollohet nga autoriteti për luftën kundër korrupsionit, që është ILDKP e reformuar, që do bëjë edhe kontrollin e pasurisë, edhe kontrollin e pastërtisë së figurës. Për këtë të dytën, merret informacion nga shërbimet inteligjente, nga policia e shtetit, nga SPAK dhe nga BKH-ja.”

Duke u ndalur tek lufta kunder krimit të organizuat dhe korripsionit, zoti Basha tha se ai dhe PD i japin mbështetje të plotë SPAK. Kush ka abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve duhet të japë llogari.

“SPAK-u është mandatuar nga parlamenti i Shqipërisë, nga shqiptarët për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ndaj në raport me SPAK, nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç mbëdhtetje totale politike nga ato parti politike dhe nga ata përfaqësues të qytetarëve të cilët me të vërtet mbështesin opinionin publik. Mbështetja pa kushte për punën e SPAK-ut, është mbështetje për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe luftën kundër krimit të organizuar”

Sa i përket marrëveshjes për emigrantët, Basha tha se duhet transparencë urgjente. Interesi kombëtar është prioritet, duke paralajmëruar edhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kësaj marrëveshje nëse ajo bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë me zotin Rama, për të shpjeguar para shqiptarëve këtë rrufe në qiell të hapur. S’ka pasur asnjë indikacion, asnjë tregues, që tregon se Shqipëria përmes qeverisë së saj, ishte e gatshme të merrte refugjatë të paligjshëm në territorin e vet. Përkundrazi, ka reagime publike të zotit Rama që në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh, dhe papritur kemi këtë angazhim i cili merret në titull personal, pa asnjë debat publik, pa asnjë diskutim me qytetarët, pa snjë diskutim me përfaqësuesit e qytetarëve në parlamentin e Shqipërisë. Interpelanca ka për qëllim të ofrojë transparencë, çfarë po bëhet, me çfarë kushtesh po kërkohet të merren këto njerëz, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, pse po bëhet kjo?

Por e gjitha ka një kontekst shumë të dhimbshëm, ndërohë që shqiptarët largohen, ndërkoh që kjo qeveri përzë shqiptarët, nga ana tjetër po kërkon të mbush vendin, apo të mbush kampet me emigrantë të paligjshëm. Në një vend ku sundimi i ligjit është problematik dhe ku prania e emigrantëve të paligjshëm mund të kthehet në një burim rreziku për interesat e qytetarëve shqiptarë, e më tej burim rreziku për emigracionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian. Nuk do të mjaftohemi vetëm me interpelanca, ndërkohe që do marrim informacionin e nevojshëm, do të përgatisim që këtë çështje ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të marrë vendime të tilla, pa u konsultuar me shqiptarët, qoftë përmes institucioneve, por pse jo edhe përmes referendumeve”, – shprehet Basha në deklaratën e tij.

 

Read More
07 Nën
0

“Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet”, Basha me banorë dhe sipërmarrës në Laç: Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël

Kryetari i PD, Luzim Basha, takoi e bashkëbisedoi sot me banorë dhe sipërmarrës në Laç.

“Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.
Rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon”,- tha Basha.
Ai tha se shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët”.

Në bisedat me kryetarin Basha, sipërmarrësit tregojnë se rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt mbylljes masive të bizneseve, dhe e vetmja rrugë për ta mbetet emigrimi.
Sipas tyre, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse.
Kryetari i PD, Basha tha se “Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe ndër të vetmet vende në botë, ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër”.

Read More
07 Nën
0

Basha viziton kompaninë e bimëve medicinale në Kurbin: Është detyrë e shtetit shqiptar të qendroje në krah të sipërmarrjeve të tilla më një potencial të madh që ndikojnë në punësimin e qytetarëve

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi kompaninë “FILIPI“ e cila merret me bimët medicinale në Sanxhak të Kurbinit, një kompani që operon prej 32 vitesh dhe sot eksporton edhe në SHBA.

Në bashkëbisedimin me sipërmarrësit, zoti Basha e ka konsideruar këtë sipërmarrje, kartëvizitë për Shqipërinë pasi siç theksoi ai, – të eksportosh në SHBA, është provë dhe dëshmi e një standardi të lartë.

“Është detyrë e shtetit shqiptar të qendroje në krah të sipërmarrjeve të tilla më një potencial të madh që ndikojnë në punësimin e qytetarëve, por edhe në zhvillimin e zonave ku operojnë, – tha Basha.

Duke u ndalur tek mbështetja financiare, Basha tha se akoma pa u bërë Shqipëria anëtare, BE jep afro 200 milion euro fonde të taksapaguesve evropianë për të ndihmuar fermerët, për të ndihmuar agrobiznesin. Sipas Bashës, nëse këto para do të kishin shkuar për fermerët, për infrastrukturën, për agropërpunimin dhe aksesin në treg, sot gjendja e fermerëve do ishte ndryshe.

Nësë këto fonde shkonin për fermerët, pavarësisht presioneve të inflacionit, rritjes së çmimit të naftës apo rënies së euros, do të jepnin stimul për të kompensuar humbjet por edhe që fuqia punëtore të rrinte këtu, jo të largohej.

“Fatkeqësia tek ne është se  u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE”, -theksoi kryetari i PD,  duke shruar se “ndëshkimi është puna e drejtësisë që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me goditjen e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike.” Ndërsa puna jonë, tha Basha, – është të ndertojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrumturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, – tha kryetari i PD.

Read More
07 Nën
0

PD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën, nënkryetari Çollaku: Marrëveshjen për emigrantët do e çojmë në Kushtetuese

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

Në emër të Partisë Demokratike, depozitova kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.

Bëjmë me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t’i drejtohemi dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

 

Read More
07 Nën
0

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Basha: Të bëhet transparencë urgjentisht. Rama përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm. Është e papranueshme!

Gjatë një vizite tek “Filipi Company” në Sanxhak, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, u pyet për marrëveshjen që kryeministri Rama firmosi me kryeminsitren e Italisë për një qendër pritje të emigrantëve në Shëngjin.

Basha kërkoi që Edi Rama duhet të bejë urgjentisht transparencë  për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.

“Nga njëra anë përze shqiptarët nga ana tjetër kërkon të marrë emigrant të paligjshëm. Italia është një vënd mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cënohen apo jo interesat e shqiptarëve”, – u shpreh Basha. Menjëherë pas publikimit të lajmit,  Partia Demokratike ka kerkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për këtë marrëveshje.

TEKSTI I ZBARDHUR:

Basha: Problemi është që shqiptarët po i përzë dhe po sjell emigrant të paligjshëm nga Afrika, kjo është e papranueshme. Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, padiskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca. Përmes transparencës mund të garantojmë që marrëveshje të tilla nuk bien ndesh me interesin e shqiptarëve, nuk shkelin, nuk shkelmojnë mbi interesin publik për intereat personale të një politikani në hall, kushdo qoftë ky edhe kryeministri. Këto janë kufijtë, kjo është korniza e një qeverisjeje të përgjegjshme. Dhe vendi ka nevojë urgjentepër një qeverisje të përgjegjshme. Sapo të kthehet, do të përballet me interpelancë në Kuvend. Kemi çuar kërkesën, të vij të japë llogari ç’është kjo marrëveshje. As nuk u diskutua, as nuk u shtrua për një debat publik. Si mundet që një vendi ku po I largohet rinia, që po i largohet ai korpus njerëzish që janë profesionistët e këtij vendi, po largohen për shkak të keqqeverisjes, përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm! Është e papranueshme.

 

Read More
07 Nën
0

Basha: Babëzia e qeverisë nuk kurseu as fondet e BE. Për PD, bujqësia prioritet, mbështetje financiare fermerëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me Luan Pirolin dhe  vizitoi plantacionin e tij me ullinj, qershi, mollë etj.

“Shqipëria, – tha zoti Basha, – ka njerëz punëtorë dhe një potencial të jashtëzakonshëm që ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët.

Siç theksoi kryetari i PD, sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

“Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre”, – theksoi Basha

Zoti Basha bëri të ditur se për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm dhe për këtë ka nevojë për kontributin e çdo qytetari që e do këtë ndryshin,- u shpreh kryetari Basha gjatë bisedës me fermerin Piroli.

 

Read More
07 Nën
0

Basha në Milot: PD mbështet SPAK për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike të shqiptarëve

Kryetari i PD Basha zhvilloi sot një takim me banorë të Milotit. Ne këtë takim Basha tha se “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve ”.

Basha theksoi se korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithe ata që kanë abuzuar me fondet publike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në këtë takim u ndal edhe tek projektligji për vetingun. Sipas Bashës, “dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas këtsaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar”.

“Duke votuar ligjin për vettingun e politikanëve, le t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar, që duhen larguar e të lënë mandatin e tyre. Kush janë politikanët e lidhur me krimin, nuk mundet më të qëndrojnë e të mbrojnë interesat e publikut, por në fakt po mbrojnë interesat e atyre që i kanë sjelle. Të pastrojmë politikën për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar” theksoi edhe njehere Basha.

 

Read More
07 Nën
0

PD, Merita Bakiu: Buxheti i qeverisë për vitin 2024, nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe përdor për të vjedhur

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË,  MERITA BAKIU

 

Qeveria po kalon këto ditë, midis rrëmujës dhe mjegullnajës, projektbuxhetin për vitin 2024. Në fakt ky nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe përdor për të vjedhur. Abuzimi dhe vjedhja duket më së miri në procesin e rindërtimit.

Që prej nëntorit të 2019 kur tërmeti shkatërroi shtëpitë e shumë familjeve sidomos në zonën Durrës-Fushkrujë, e deri më sot nga buxheti i shtetit janë akorduar miliona euro për procesin e rindërtimit por ende sot ka shumë familje të pa strehë.

Vetëm për vitin 2023 nga 5 miliard lekë, së fundmi me aktin normativ iu shtuan edhe 12 miliardë lekë të tjera. Ndërkohë në projektbuxhet për 2024 akordohen edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nuk po përmendim këtu parat e marr hua apo në formë grandi nga ndërkombëtarët.

Pra, vetëm në dy vitet e fundit janë 24 miliardë lekë por shumë banorë ende janë të pa strehë dhe shumë të tjerë nuk marrin bonusin e qerasë.

Të nderuar qytetarë, këto para nuk dalin nga arka e shtetit për ju por për të mbushur xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

Këto para nuk dalin nga arka e shtetit për shtëpitë tuaja, pasi ka 4 vite dhe ende nuk është përmbyllur procesi i rindërtimit por zgjatet e zgjatet pafundësisht vetëm për një qëllim, vjedhjen e këtyre fondeve.

Faleminderit

Read More