Blog

05 Tet
0

Kreshnik Çollaku – Rithemelimit: Jini më të rezervuar me akuzat, ndodh që atij që i thoni peng, e bëni kryetar grupi pastaj

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e ka kaonsideruar lajm të mirë që kërkesa e tij për interpelancë me kryeministrin nukështë rrëzuar siç u tha dje. Por e ka cilësuar si lajm të keq shtyrjen e saj me një javë, pasi situata në Kosovë e sigurisë dhe e rrezikut nga Serbia nuk ka rënë.

“Lajmi i mirë është që nuk është rrëzuar kërkesa, siç e thatë dje. Lajmi i keq është që është shtyrë bashkë me kërkesën dhe përpjekjen për të bërë një rezolutë të këtij parlamenti për ngjarjet në veriun e Kosovës. Është lajm I keq sepse situata në Kosovë e sigurisë dhe e rrezikut nga Serbia nuk ka rënë. Dhe zhvillime qoftë në planin e sigurisë, qoftë diplomatic mund të ndodhin nga ora në orë dhe të Kosovës dhe të vërtetës së saj qëndrimi I parlamentit të Shqipërisë, I vyen si drita e diellit. Prandaj vonesa prej një jave është e pakuptueshme. Aq më tepër thelbi I kërkesës time për interpelancë me kryeministrin, për të sqaruar nëse deklaratat që KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovësm praktikisht si e kuptoj unë, për ta shpallur një protektariat ndërkombëtar, që do të ishte, ta themi troç, një hap larg ndarjes, është gafë politike dhe I qëndron? Apo është një linjë e tij politike e qartë. Kam detyrën dhe ai detyrimin t’I përgjigjet mua dhe parlamentit për këtë gjë” – tha Çollaku.

Çollaku gjithashtu tha se ndihet i turpëruar për situatën brenda familjes politike që zhvendoset dhe në parlament. Ndërsa pati edhe një këshillë për deputetët e Rithemelimit, ku u kërkoi të jenë më të rezervuar me sulmet dhe akuzat, pasi ndodh që atij që i thonë peng, e marrin dhe e bëjnë kryetar grupi pastaj.

“Por ju prej një ore keni të drejtë. Ne ju kemi ofruar një spektakël gratis. Dhe unë jam personalisht I turpëruar që nuk kam mundur ta ndalë këtë situatë brenda familjes tonë politike dhe I turpëruar edhe para atyre që na kanë votuar, të gjitha palëve. I dashur kolegu im, I dashur Flamur, nuk ka faj fare Elisa as këta, përderisa ne këtu kemi dy vite që shahemi, fyhemi dhe sulmojmë njëri-tjetrin. Peng një palë dhe peng pala tjetër. Dhe këtë debat nuk duhej t’ua kishim ofruar këtyre, kundërshtarëve tanë politikë, sepse pastaj përfundojmë që na lënë njerëzit në rrugë. Dhe si 14 maji, përfundojmë në Kukës dhe mund të ndodh edhe më rëndë në rast se nuk arrijmë pjekurinë politike për ta vetpërmbajtur fjalët, sulmet dhe akuzat. Do të duhet mbajtur fjalët I dashur miku im Flamur, se ndodh që atij që I thua peng prej 6 muajsh, merr dhe e bën kryetar grupi pastaj” – u shpreh Çollaku.

Read More
05 Tet
0

“Votoni vetting-un e politikanëve”, Basha në Kuvend: Disa deputetë të opozitës kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në sallën e parlamentit

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli për aleancë kullash dhe njerëz që sulmojnë PD-në për interesa personale. Sipas tij, disa deputet të opozitës kanë kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në sallën e parlamentit, në tradhti të interesave të demokratëve.

Për këtë kryedemokrati ka dhe një përgjigje, ku u kërkoi që të votohet vettingun në politik, ndërsa tha se është i vetmi parlament ku prej 1991 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë.

 

NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT BASHA NË PARLAMENT

 

Zonja kryetare në fakt prisja përgjigje nga ju dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur që në vend llogaridhënies para qytetarëve të bëni gjithcka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytarëve, edhe një herë po të them, jep përgjigje. Ndërsa për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në këtë sallë, në tradhti të interesave të demokratëve, kam një përgjigje:  Votoni vettingun në politik. Mos e ndyni gojën, ndërsa shqiptarëve, do iu them është I vetmi parlament, ku prej 1991 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për cfarë thotë.

Në 1991 e vunë që të mbrohen nga diktatura në shuarje, sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët, sic u hap sot pa marrë askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose I nis për shpifësit. Ndaj, shpifësit gojë corap të pisët, që janë cuar dhe cohen e janë cuar anembanë Shqipërisë. Ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë: Jo vetëm s’na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt këtu do përballeni me vetëdijen tuaj, me projekt ligjin e rishikuar për vetingun në politikë, dhe amendamentin që iu heq papërgjegjshmërinë që dilni në këtë foltore e shpifni sic ju do qejfi juaj, atëherë kur ju do qejfi e kur s’jua mban hesapi juaj. Këto nuk janë cështje të PD, as të interesit tim personal, shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës. Janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen, qëlbsilliku – qëlbsillikun, ndaj ndërrojnë kanal. Ndaj zonja kryetare nëse do ti japësh një shans parlamentarizmit që sot është  I rrënuar I groposur, zbato kushtetutën, zbato ligjin ligjin. Përgjigjen e pres nga ty dhe jo nga ata që I kanë thënë të gjitha cfarë kishin për të thënë.

Read More
05 Tet
0

Basha-Nikollës: Po mbani peng kreun e grupit të PD! Jepni vendimin ose pranoni se jeni pjesë e aleancave të kullave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryetares së parlamentit Lindita Nikolla të bëjë publik njoftimin e PDSH-së për përfaqësuesit e saj në parlament. Basha tha se është detyra e Nikollës të shprehet pro Kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor, ose të dalë e të thotë se është pjesë e aleancave të kullave.

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT

Zonja kryetare e Kuvendit, sot është data 5 tetor. Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim të ardhur nga Partia Demokratike e Shqipërisë. U bë një muaj që vendimet e mëpasshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë injorohen dhe nëpërkëmben nga ana juaj. Përkundër zotimit që bëtë publikisht dhe në këtë seancë që pas konsultimit të rregullave, do të bënit public vendimin tuaj. Fakti është që ju nuk keni bërë public asnjë vendim. Fakti është që ju vazhdoni të merrni zvarrë përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës tuaj, dhe jo sipas Kushtetutës, ligjit për partitë politike, Kodit Zgjedhor dhe legjislacionit shqiptar në tërrësi. Fshiheni pas një akti administrative siç është rregullorja e Kuvendit e cila në vetvete nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen formale për t’i dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësimin dhe zërin që ka në këtë Kuvend. Sot flisni për vendimet të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet fare mirë pse i bëni këto interpretime. Se kështu e doni opozitën. E doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni opozitën siç ju do qejfi ju. E doni siç e kishit në Kukës. Doni ta bëni të gjithë Shqipërinë Kukës. Pork jo nuk është në dorën tuaj, ndaj ju bëj thirrje jepini fund kësaj maskarade. Në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, është detyra juaj të shpreheni. Shprehuni pro Kushtetutës, shprehuni pro ligjit për partitë politike, shprehuni pro kodit zgjedhor, siç e keni për detyrë, ose në qoftë se keni vendosur në kulisat tuaja të errëta, të aleancave të kullave dhe të non gratave, ki guxim e dil e thuaji shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance.

Read More
04 Tet
0

Zjarret në Pishë Poro, deputetja e PD: Janë të nxitura nga mungesa e vëmendjes së qeverisë që ka dështuar të ofrojë pajisjet e duhura për mposhtjen e zjarrit

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase, thotë se zjarret në Pishë Poro zgjatën mbi një javë, ku sipas saj janë të nxitura ndoshta nga mungesa e vëmendjes së qeverisë shqiptare e cila ka dështuar të ofrojë pajisjet dhe veshjet e duhura për mposhtjen e zjarrit.

Tase gjithashtu thotë se u desh ndërhyrja e Mekanizmit të Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civile që zjarret që tashmë kishin djegur gati një të tretën e pyllit të Pishë Poros të shuheshin.

Postimi i plotë:

Zjarret në Pishë Poro zgjatën mbi një javë, të nxitura ndoshta nga mungesa e vëmendjes së qeverisë shqiptare e cila ka dështuar të ofrojë pajisjet dhe veshjet e duhura për mposhtjen e zjarrit. U desh ndërhyrja e Mekanizmit të Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civile që zjarret që tashmë kishin djegur gati një të tretën e pyllit të Pishë Poros të shuheshin.

Neglizhenca e këtij shteti kriminal rrezikon çdo ditë natyrën tonë, jetën e qytetarëve tanë dhe të punonjësve të zjarrëfikëses dhe forcave të armatosura të cilët e kanë të vështirë të manaxhojnë situata të tilla emergjente për shkak të mungesës së kushteve minimale.

Në kushte të tilla shpresoj që këto zjarre të mos jenë parapritë për betonizimin e territorit siç ka ndodhur rëndom me çdo pasuri natyrore të vendit tonë. Nëse po, këto zjarre janë krimi i rradhës i një qeverie që nuk i ka mbetur më asnjë fije e vogël dinjiteti dhe qenësie njerëzore.

Read More
04 Tet
0

Zëdhënësja e PD reagon për deklaratën e Ramës në Financial Time: Të jap sqarime! Fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, shprehet se Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për deklarimet që ka bërë në intervistën për Financial Time, ku shprehet se “Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt…”.

Karabina shprehet se fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA

Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.

Deklarata e fundit në Financial Times se:

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.

Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës, ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.

Read More
04 Tet
0

Denoncimi i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku: Përfaqësues të Berishës dhe Ramës kanë bashkërakorduar dhe kanë rrëzuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin për deklaratat e tij lidhur me situatën në Kosovë

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës për interpelancë lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR.

Në një deklaratë për mediat, Çollaku deklaroi se përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëkoordinuar rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama për deklaratat e tij lidhur me situatën në veri të Kosovës.

DEKLARATA E NËNKRYETART DHE DEPUTETIT TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:

Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj. Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Shqetësues është famti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.

Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e KFOR-it nën kontroll e një pjese të territorit të Kosovës sovrane dhe të pavarur, është praktikisht një shpallje e padeklaruar në protektariatin ndërkombëtar. Dhe të gjithë e dimë që është vetëm një hap larg ndarjes së Kosovës. E kuptueshme është pse e bën Vuçiç këtë deklaratë, e pakuptueshme është pse e bën kryeministri Edi Rama këtë kërkesë. Nuk më shqetëson reagimi i institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it përgjigjen, KFOR-ri dhe dje edhe sot për këtë çështje e ka dhënë të plotë. KFOR-i mbetet në zbatim të mandatit të tij, të sigurojë tërësinë territoriale të Kosovës në të gjithë territorin e saj, të mbështes institucionet e Kosovës në të gjithë territorin e saj siç e shtuan dhe sot, sidomos policinë e Kosovës në krye të detyrave të tyre në krejt territorin e Kosovës. E çuditshme është dhe për këtë unë kam kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit në mënyrë sa më të shpejt dhe urgjente motivet se pse Edi Rama në mënyrë të koordinuar me presidentin e Serbisë e nxisin të insistojë tek kjo kërkesë e pazakontë, e pambështetur dhe e refuzuar edhe nga institucionet e Kosovës por dhe organizmat ndërkombëtar. Ky është thelbi që unë doja të kërkoja dhe do vazhdoj të kërkoj nga kryeministri Rama në Parlament. Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë wë të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Jam njeriu që nga dita e parë në Parlament kam kërkuar dhe insistuar që për Kosovën dhe përballë Serbisë, faktori politik shqiptar duhet të jetë i unifikuar. Jam njeriu i cili në mënyrë insistuese të paktën që nga ngjarja e të dielës së shkuar kam kërkuar që të bëjmë çdo përpjekje për të unifikuar qëndrimin tonë dhe sjelljen tonë karshi Serbisë në mbrojtje të Kosovës. Por ata që dëgjoni, që shahen dhe akuzohen çdo ditë në seanca parlamenti dhe në studio në mënyrë të çuditshme rezultojnë sot në një pikë kaq të ndjeshme, kaq delikate, kaq të rrezikshme për Kosovën, gjejnë mundësinë e bashkëkoordinimit në mbytje të mundësisë që në Parlament ti kërkojet llogari kryeministrit për këtë sjellje të paprecedent. Sido që të jetë, në çdo lloj varianti apo forme Edi Rama, në bashkëpunim apo jo me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në parlament apo jashtë tij nuk do ti shpëtojë kësaj llogaridhënieje. Ai do të përgjigjet dhe do të detyrohet t’i shpjegoj publikut shqiptar, vëllezërve tanë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtar pse-n e deklaratave dhe qëndrimeve të tija në sintoni të plotë me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe në dëm të drejtpërdrejtë dhe në cënim të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës, sovranitetit të tyre dhe integritetit territorial të Kosovës. Kësaj Edi Rama nuk do t’i shpëtojë. Sado manovra të arrijnë të kombinojnë me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në Konferenca Kryetarësh, në sallën e parlamentit apo jashtë këtyre studiove. Interesi i Kosovës është interes jetik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është interesi jetik i Shqipërisë. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është prioriteti i prioriteteve i Partisë Demokratike dhe gjithë resurset tona do jenë në mbështetje të Kosovës por dhe në denomcimin e çdo lidhje të hapur apo të fshehur të kryeministrit të vendit me segmente të cilat Kosovën e rrezikojnë, me vullnet të cilim Kosovës i cenojnë atë çfarë është më e shenjta sovraniteti dhe pavarësia e saj. Edi Rama këtij debati nuk do t’i iki dot sado që të gjej gjuhë të përbashkët me përfaqësues të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve. Faleminderit!

Read More
04 Tet
0

Dhunimi i gazetarit në Tiranë, zëdhënësja e PD: Sulm ndaj fjalës së lirë! Inkurajojmë policinë të vërë sa më shpejt para drejtësisë autorët!

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka reaguar për dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi. Karabina e cilësoi goditjen e tij, një sulm ndaj fjalës së lirës.

Karabina theksoi se Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Sulm ndaj fjalës së lirë!

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari z.Gjegj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.

Read More
03 Tet
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 11 në Tiranë

“Në Shqipëri, rreth 44% e popullsisë është në kufinjt e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë ku shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje”, – u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria po i falimenton bizneset e vogla, por edhe të mëdha.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.

Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha.

Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve”, – u shpreh Basha gjatë takimeve me qytetarë e sipërmarrës.

 

Read More
03 Tet
0

Basha, takim edhe me të rinjtë e Laprakës: Angazhimi dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa për të ndryshuar Shqipërinë

Ashtu si në çdo njësi vendore, edhe në Laprakë, kryetari i PD i kushtoi vëmendje të veçantë të rinjve. Përtej diskutimit të problemeve që kanë çuar në krizë çdo perspektivë për rininë më Shqipëri, Basha tha se ne duhet t’u kthejmë besimin të rinjve tek vota dhe politika. Për këtë ne kemi propozuar listat e hapura, që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

“Kënaqësi gjithmonë të takosh, të bisedosh dhe të ndash ide me të rinjtë. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa për të ndryshuar Shqipërinë.

Ata kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Ne duhet t’u kthejmë besimin të rinjëve tek vota dhe politika. Për këtë ne kemi propozuar listat e hapura, që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, zgjedhjen e  presidentit nga populli dhe pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale, lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

Politika e vjetër dhe klientët e tyre brenda dhe jashtë politikës  po bëjnë gjithçka për ta ndaluar. Por siç nuk e ndaluan dot rininë të rrezonte rregjimin komunist, ashtu nuk do të mund ta ndalojnë as sot të sjellin ndryshimin që duan dhe presin shqiptarët”, – shkruan Basha krahas fotos me të rinjtë në Njësinë 11 në Tiranë.

https://www.facebook.com/100044557144125/posts/pfbid036rsYfSwJJZFZ9XyWPXSmfaV4vzSLCrEraZLUrV82WNEZWCSMdL9EbCerRa9AgQ1Tl/?mibextid=cr9u03

 

Read More
03 Tet
0

“Aleanca e Kullave dhe non gratave s’do marrin peng PD-n”, Oriola Pampuri: Natën marrin leje ndërtimi nga Rama dhe ditën sulmojnë PD

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar për deklaratat e Sali Berishës se Rama kërkon të emërojë përfaqësuesit e opozitës në Kuvend. Pampuri shprehet se natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.

Ajo gjithashtu shprehet se opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!

Reagimi i plotë:

Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.

Opozita e vërtetê është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkeve të përbashkët që i mban dhe i financon!

Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve, dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!

Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret.

Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët.

Read More