Blog

05 Sht
0

“Pro listave të hapura, brenda 31 marsit PD gati me kandidatët për deputetë”, Basha nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme: Në rast të papriturave politike…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar përzgjedhjen e listave e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa deklaroi se “synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor”.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.

Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve. Koha kur PD përdorej për t’i shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund. Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD. Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njoh, të prek, njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.”, tha ai.

Kreu i PD-së theksoi se “lufta” brenda partisë shërbeu si; “një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë”. Ndërsa shtoi se “gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan”. “Duhet të nisim një orë e më parë dhe të vendosim në jetë vendimet e Kuvendit Kombëtar. Jam i bindur se kjo luftë që ka lënë plagë të thella dhe shenjat e saj po kështu ka qenë edhe një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë. Dhe gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan.”, shtoi ai.

Read More
05 Sht
0

“Udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan”, Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve: S’lejoj askënd të çojë demokratët në hullinë e non-gratave

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për ta është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës.

Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, të çojnë “ symbyllur demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave”.

Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD.

Read More
05 Sht
0

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Basha: Simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, që na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Nënë Tereza mbetet simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, e cila edhe sot na bën krenarë.

Postimi i plotë:

Jemi fatlumë, që gëzojmë sot shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit shqiptar të dashurisë për Zotin, e cila na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona, me përkushtim të madh veçanërisht për të varfërin, të pamundurin, të nëpërkëmburin.

Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ku janë!

Read More
04 Sht
0

Basha reagon për asamblenë Kombëtare të PS: Qeveria Rama e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në një postim në Facebook, Basha është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake.

Kryedemokrati tha se ata i bën bashkë vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që i bëri thirrje drejtësisë të vijojë përpara me hetimin e aferave korruptive.

Posti i plotë:

Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës.

Read More
03 Sht
0

Basha poston foton: Ja cili është qëllimi i ekzistencës sonë si forcë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh ditën e sotme.

Në një postim në Facebook, Basha thotë se qëllimi i ekzistencës së PD është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisëm sëbashku.

Read More
03 Sht
0

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dalë nga votimi djeshëm në Kuvendin Kombëtar

Janë zbardhur emrat e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

Anëtarët e rinj u zgjodhën me anë të një votimi në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit.

Më poshtë lista e plotë:

 

Read More
02 Sht
0

Lulzim Basha, mesazh pas Kuvendit Kombëtar: Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nga sot po nisin ndërtimin e Partisë Demokratike moderne dhe jo të partisë së kryetarit.

Përmes një reagimi në Facebook, pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha shkruan se pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni e deri te kryesia e PD-së, nuk do të ishin sot duke ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë:

Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre!

#PartiaDemokratike #NdërtojmëtëArdhmen

Read More
02 Sht
0

Fjala e anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupit në Kuvendin Kombëtar

Të dashur demokratë dhe demokrate,

miq të ditëve dhe kohëve të vështira,

I nderuar kryetar,

 

Historitë më të mëdha të progresit në etapa të ndryshme të historisë së njerëzimit kanë në thelb potencialin njerëzor, kanë vullnetin për të qëndruar dhe luftuar për atë që mendon se është e drejtë, e duhur, e vlefshme.

 

Ne nuk i zgjedhim dot rrugët e fatit, ne nuk i zgjedhim sfidat apo betejat me të cilat jeta na përball, por ajo që mund të zgjedhim është mënyra si të përballemi, si ti luftojmë, apo si ti fitojmë këto beteja.

 

Në dy vitet e fundit, përtej faktit që kanë qenë dy vite të vështirë për Partinë Demokratike, kam patur nderin të jem krah jush duke zgjedhur rrugën e vështirë por kurrë të pamundur, rrugën e së vërtetës dhe të parimsisë.

Të qëndroja krah jush miqtë e mi në këtë betejë të vështirë, kuptova se vullneti dhe forca juaj për ta mbajtur gjallë dhe në këmbë Partinë Demokratike , është dhe do të mbetet potenciali dhe kapitali më i pazëvendësueshëm i forcës sonë politike.

 

Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj, ajo nuk është peng dhe pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i atyre që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!

 

 

Me bindjen se qëndresa dhe vendimet e drejta e largpamëse që kemi marrë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë udhëheqsia e duhur për ringritjen e Partisë Demokratike, mendoj se për t’ja dalë kësaj sfide Partia Demokratike ka një dhe vetëm një shans – të vendosë MORALIN POLITIK në themel të ringritjes së saj.

Sepse Partia Demokratike është një parti e djathtë, një parti që me akte jo me fjalë duhet të mbartë vlerat dhe parimet demokratike në bashkëpunim të qartë me aleatët tanë të vyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Europian.

 

 

Sepse rruga jonë e vetme mbetet Europa!

Sepse , zgjedhja jonë e vetme, por edhe detyrimi ynë është projektimi i Shqipërisë drejt vlerave europiane, standarteve dhe parimeve themelore si: funksionimi i shtetit ligjor, jo vetëm ngritja por funksionimi i institucioneve të pavaruara dhe demokratike për të garantuar sundimin e ligjit, respektimi i të drejtave dhe lirive themerore të njeriut, shprehja e fjalës dhe mendimit të lirë. Gurthemeli i këtyre parimeve është demokracia funksionale e cila fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo mbetet ende një sfidë e vështirë e cila kërkon jo vetëm vullnet politik, por mbi të gjitha qytetar.

Por qytetarët duan shpresë dhe shpresa vjen kur ka besim , dhe besimi lind aty ku e vërteta bëhet me akte dhe jo me fjalë.

 

 

Zoti Basha

 

Çdo brez ka betejat e tij!

Besoj se ne e kemi zgjedhur betejen tonë!

Besoj se është fati juaj politik i vendosur nga besimi dhe vullneti i mijëra demokratëve për ta drejtuar Partinë Demokratikë në një erë të re të historisë së saj, ashtu sic besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët ta bëjmë Partinë Demokratike të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të krijojë një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin Partisë Demokratike  të shndërrohet në alternativë të besueshme që rezonon me nevojat e shoqërisë shqiptare.

Read More
02 Sht
0

Kuvendi Kombëtar i PD, Endri Hasa: Sot fillon një politikë që projekton Shqipërinë e së ardhmes, larg politikës së vjetër të 30 viteve tranzicion

Fjala e anëtarit të Kryesisë së PD, Endri Hasa në Kuvendin Kombëtar:

 

Të dashur demokrate dhe demokratë!

Të dashur qëndrestarë, të kohërave më të vështira që ka kaluar Partia Demokratike!

Të dashur të rinj dhe të reja, brezi i ri dhe e ardhmja e sigurt e familjes tonë politike!

I nderuar Kryetar!

Teksa këto ditë po merresha me çështje organizative dhe po mendoja që duhet të pregatisja fjalën time për këtë Kuvend Kombëtar, mbase më të rëndësishmin që Partia Demokratike ka mbajtur, më kanë ardhur ndër mend 2 vitet e trishta dhe të aspak të lavdishme që kemi kaluar brenda familjes tonë politike.

Më kanë ardhur ndër mend se si janë fyer, përçmuar, ofenduar, sharë, kërcënuar, goditur, qindra e qindra demokratë që sot janë këtu në këtë Kuvend Kombëtar. Janë fyer dhe kërcënuar, në përmasa që do të ishin të paimagjinueshme edhe për kundërshtarin tonë politik. Janë goditur dhe janë sharë sepse kanë thënë dhe kanë bërë atë që kanë besuar. Janë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht thjesht dhe vetëm se zgjodhën të shkëputen nga e shkuara.

Sot gjithësecili prej jush duhet të ndihet krenar për veten, për qëndresën dhe për forcën e reagimit. Koha na dha të gjithëve të drejtë për gjithçka thamë dhe besuam që nga koha që Lulzim Basha i pari dhe të gjithë ne me rradhë, vendosëm të ndahemi përfundimisht nga e kaluara.

Sot duhet të ndiheni krenarë që nuk e lejuat të tjetërsohen apo akoma më keq të shkrihen simbolet e Partisë Demokratike. Kjo forcë politike nuk mund të jetë kurrësesi shtojcë e individëve apo forcave politike që në aleanca i kanë marrë gjithçka dhe kurrë nuk i kanë dhënë asgjë demokratëve.

Të dashur miq, sot është një ditë historike për Partinë Demokratike. Sot ne nisim një reformim rrënjësoj organizativ, strukturor dhe përmbajtësor të asaj që do të jetë nesër Partia Demokratike.

Është koha të ndryshojmë dhe modernizojmë mënyrën e funksionimit të strukturave dhe organeve tona, duke marrë dhe implementuar modelet më të mira të partive perëndimore.

Nuk mund të mos jem entuziast që më në fund disa ndryshime për të cilat kam punuar dhe besuar fort prej disa vitesh, më në fund do mori sot dritën jeshile falë votës tuaj.

Sot në kohën e inteligjencës artificiale, eshte e pafalshme që kjo forcë politike te mbetet e ngecur tek debatet e vjetra dhe shterpë, të ngjizura nga koncepte dhe mendësi që nuk kanë lidhje me këtë kohë dhe as me aspiratat e njerezve.

Sot është koha që Partia Demokratike të bëhet një parti Europiane, është koha që PD të jetë partia më moderne në Shqipëri. Një parti që i përgjigjet jo më, debateve të kota brenda saj, por sfidave të kohës për të qenë fituese dhe nismëtare e ndryshimeve të forta që kërkon sot Shqipëria.

Sot është dita që ne të gjithë bashkë me besimin tuaj të fillojmë rrugëtimin drejt trasformimit rrënjësor të Partisë Demokratike duke korigjuar gabimet e të shkuarës. Ne duhet të afrojmë profesionistët më të mirë dhe të punojmë bashkë me ta, për t’i oftuar shqiptarëve një politike ndryshe, një politikë të vërtetë, një politikë që nuk i ndan njerëzit, por i bashkon ata. Një politikë që ndryshon rrënjësisht nga modeli që ka instaluar në këtë dekadë Edi Rama. Një politikë që projekton Shqipërinë e të ardhmes, larg politikës së vjetër të 30 viteve tranzicion.

 

Ky ndryshim nis sot këtu, ky ndryshim nis nga ju!

Nga ky Kuvend ne fillojmë sot të gjithë bashkë, rrugëtimin tonë për të dialoguar me çdo shqiptar në çdo skaj të Shqipërisë për të fituar besimin e tyre dhe për të ofruar një alternativë të vërtetë qeverisëse e cila do ta çojë vendin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Na priftë e mbara!

Read More
02 Sht
0

FJALA E NËNKRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PD

Te nderuar delegate, miq te mi demokrate,

Ky Kuvend i PD, i ka te gjitha gjasat, qe jo vetem te beje nje analize reflektive per ate cka eshte thirrur, por edhe sic edhe solemniteti i nje eventi te tille e kerkon, te shnderrohet ne nje impuls themelor te mendimit dhe qendrimit politik te PD, deri ne Kuvendin e radhes apo deri ne sfiden elektorale te radhes. Ky i sotmi, ka per detyre, te permbylle periudhen e trazuar politike, jo thjesht te asaj qe ka ndodhur ne PD, por ne gjithe politiken shqiptare.

Me barren e madhe te kesaj peshe publike dhe politike, duhet qe sot, Kuvendi, te saktesoje pikerisht kete trajektore.

Nuk eshte aspak e tepert te them, se ajo cka deri me tani, te gjithe ne, bashke, njerez ne kete salle dhe akoma me shume jashte saj, qe ndjejne mendojne e kane vepruar si ne, kemi arritur te gjithe se bashku, eshte qendresa! Qendresa ndaj degradimit politik qe gerryen zhvillimin shoqeror e shuan shpresen. Qendresa duke besuar pa kompromis tek vlerat themelore te djathta. Kemi qendruar me koherence duke ditur nevojen e ndryshimeve te vrullshme politike qe shoqeria shqiptare i kerkon ne menyre te ethshme, e qe po ndodhin para syve tane. Ne vetvete akti i qendreses, eshte dicka e pazakonte ne politiken shqiptare te 30 viteve. Nje shoqeri e ndrydhur, e mpire, e dale nga portat e ferrit te diktatures, e manipuluar nen hipokrizine e konvertimit te komunisteve ne demokrate, e trullosur nga mirazhi i lirise dhe demokracise, e tronditur rende, disa here, pergjate 30 viteve, qofte nga zhvatja me dhune e pushtetit e qofte nga pazari politik e korruptiv me pushtetin, nuk ka njohur, qe nje grupim njerezish, si ne, te mund te merren e ndermerren me politike, pa mjete dhune (madje shpesh here viktime e saj), pa pazare politike, te bindur se rruga nuk eshte as e lehte e as e shkurter.

E pra miq te mi, kjo qendrese neve na ben ndryshe nga te tjeret. Ndryshe nga gjithe te tjeret ne politike e ndryshe pergjate 30 viteve. Eshte ajo cka koha, vendi dhe shoqeria sot, do, e kerkon.

Sot mund dhe duhet ta themi se kjo qendrese jona, ne vetvete nuk ishte pjelle e interesit apo inatit te vogel subjektiv, apo perllogaritjeve te vogla meskine elektorale. Koha e gjate e e kesaj qendrese e deshmoi kete. Dicka tjeter, dicka tjeter, na ka bere, te jemi sot ketu, ne kete Kuvend. Besimi ne vlera! Besimi se persistenca fanatike ne ndjekjen e tyre, eshte rruga e vetme, qe do na pikeprese me rrugen e nevojes dhe deshirave te shumices derrmuese te shqiptareve.

Po cilat jane keto vlera? I kemi perjetuar, ne i kemi brenda vetes, por ndoshta nuk kemi patur oportunitetin ti shquajme qartesisht. Sot eshte momenti ta bejme. Sot eshte momenti ta bejme, sepse per nje kohe jo fort te gjate, me pak se 2 vjet, do te marrim gjykimin e shqiptareve. Suksesi yne i neserm do ta varet nga qartesia e sotme.

E si vlere e pare, te cilen duhet ta rikthejme ne qender te pozicionit dhe mendimit tone politik, eshte individi shqiptar. Individi shqiptar sot eshte i brishte, i pafuqishem ndaj pushtetit, shpesh mosbesues ndaj politikes, ndonjehere edhe mosreagues ndaj se padrejtes. Viktime e terrorit te pushtetit, eshte viktime e frikes ndaj krimit pse jo edhe i tunduar ndaj joshjes. Nen peshen e halleve te vogla e te medha njerezore, shpesh i prirur te ike nga ky vend, duke iu mpakur edhe ndjesia xhenuine e patriotizmit. Ne si parti qe lindi si e djathte a si konservatore, duhet ta mbajme peshen tone te fajit e te bejme nje reflektim te thelle e te sinqerte, per kete gjendje. Zgjidhja ne fakt eshte aty, eshte e thjeshte: cdo pushtet, sado i forte, e me te forte jete, me para e oligarke e media te mbeshtetet, eshte i rrezueshem, nese individi shqiptar, bindet se nese rebelohet ndaj terrorit te pushtetit e padrejtesise, ndryshimi vjen; Se nese refuzon joshjen per shitjen e votes edhe pse i varfer, ndryshimi vjen; Se nese i kundervihet banditit e kriminelit, kur i vardiset per voten, ndryshimi vjen; Se kur te tregojme se askush nga tanet, nuk eshte i perjetshem, shqiptaret do na vleresojne; Se kur te tregojme e pranojme se sa gabime, faje e kemi bere kur kemi patur ne dore tu sherbejme shqiptareve, do na shohin ndoshta me sy mosbesues fillimisht, porse do na degjojne; Se kur te shohin qe ne PD nuk vihet per te bere placke e pasuri por per tu marre me politike, ata te cilet e kane pasion dhe vokacion, do na mbeshtesin. E pra, keto prova duhet te japim ne. Me fjale dhe me akte. E per kete nuk kemi asnje pengese per ta bere. Sic e kemi bere ne fakt keto 2 vjet.

Vlera e dyte, eshte ajo qe rendon si gur i rende ne qafen tone. Per 30 vjet premtimet ndaj shtresave mbeshtetese tonave, qe kurre nuk i realizuam plotesisht – e drejta e prones, rehabitilimi dhe kerkimi ndjeses ndaj te persekutuarve politike, rehabilitimi social e pasuror i tyre, eshte barre qe do duhet ta marrim parasysh. Nje shoqeri qe nuk ka kaluar asnjehere nga pendesa per te shkuaren diktatoriale kurre nuk do te rifitoje kredon morale. Jo si hakmarrje! Jo si hakmarrje, por si nevoje per paqtim dhe drejtesi mes se vertetes dhe pranimit te saj. Kemi filluar, por shume ka per te bere.

Se treti, eshte orientimi euroatlantik. Perendimi eshte mik i shqiptareve, e te jemi krenare qe ne demokratet jemi te privilegjuarit e kesaj aleance. Ne kete beteje ku ndodhet sot jo vetem e jo thjesht PD, por gjithe shqiptaret, kemi nevoje per miq e aleate. Ajo cfare po ndodh sot brenda nesh, ta pranojme qe nuk ishte veper a akt mirefilli yni, por akti i tyre, qe vetem mire na ben ne dhe Shqiperise, ndaj ne kemi detyrim pa asnje mundesi shmangieje, ti qendrojme fort atyre.

Se katerti, te jemi te ndergjegjshem, se shqiptaret nuk do na mbeshtesin nese shohin qofte edhe per se larg, qofte edhe si perceptim, shenja te korrupsionit te qeverisjes, edhe pse ka kaluar shume kohe tashme, brenda nesh. Koha nuk mund e nuk duhet te sherbeje si justifikim apo ne te besojme se pluhuri i kohes, mbulon memorien e shqiptareve. Eshte e udhes te shohim e te reagojme ne cdo rast e moment, se sa te paster e imune ndaj korrupsionit na perceptojne shqiptaret neve, secilin prej nesh pavaresisht pozicionit hierarkik. E ky eshte nje test i pambarimte. Vetem nese ne do tregojme perdite, me koherence keto qendrime, shqiptaret do te na ndjekin. Vetingu ne politike eshte nje prove e tille. Paralelisht me kerkesen tone institucionale do duhet ta bejme ne, per veten tone kete proces brenda nesh.

Se pesti, ne duhet te behemi modeli politik i luftes ndaj krimit ne politike. Ne fakt kjo eshte nje nga vlerat per te cilat mund te mburremi. E kemi bere kete tashme. Zgjatimet e krimit, atij te organizuar madje na jane orvatur por i kemi refuzuar. E per kete do duhet te jemi krenare. Por nuk mjafton. Duhet te synojme te jemi ne pararoja e politikave shteterore e qeverisese antikrim. Parase se krimit qe i ze fytin e i lidh duart politikes, i duhet shpallur lufte politike. Kete mund ta bejme vetem ne e duhet ta bejme tani.

Se gjashti deoligarkizimi i politikes. Beteja ndaj maleve te korrupsionit te plehrave dhe kullave e pazareve politike do duhet te jete nje nga vlerat e qendrimeve politike te PD. Nese sot kasta e vjeter politike, jane bashke, eshte pikerisht ky mekanizem makiavelik, i krijuar dhe i perdorur prej tyre, e qe i mban ne kembe. Degradimi i politikes, demokracise, zgjedhjeve, ligjit, apo gjithcka qe ka mbetur nga endrra e 30 viteve me pare, sintetizohet sot pikerisht tek republika e kullave dhe plehrave, sic eshte Shqiperia shnderruar sot. Ndaj eshte obligim i pashmangshem pozicioni i palekundur i PD ne kete drejtim.

Se shtati, mbeshtetja e krimit dhe korrupsionit politik prej drejtesise. Jo thjesht me fjale. E di qe drejtesia e sotme nuk eshte ajo perfektja, por inkurajimi i arritjeve te saj, dhe mbeshtetja e kesaj pjese, eshte detyrim sa politik aq edhe ne interes publik. E vetme drejtesia e ka te veshtire. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe njera pale e vjeter e sulmon hapur ate kurse pala tjeter akoma me e vjeter e sulmon dhe kerkon ta kape ne menyre okulte. Mendoni se sa e veshtire behet per drejtesine e brishte kur keto pale te vjetra te politikes 30 vjecare behen bashke kunder drejtesise. Ne jemi ndryshe e do duhet te sillemi ndryshe. Sic thashe jo vetem me fjale, por te japim shembullin tone brenda nesh qe i sherbejme dhe i nenshtrohemi drejtesise pa kushte e pa komente. Nese ajo vjen e troket ne portat tona, do duhet tia hapim. Te japim keshtu nje shembull, nje model politik se si do duhet politika te sillet ndaj drejtesise. Hallexhinjte e drejtesise ne fakt nuk jane brenda nesh. Hallexhinjte e drejtesise jane jashte nesh, jane atje tej e jane bashke. Ne duhet te flasim nepermjet modelit politik. Vetem keshtu inkurajohet drejtesia e keshtu pershpejtohet efekti i veprimit te saj ndaj fenomenit korrupsion ne politike.

Se teti, ne nuk duhet te kemi asnje aleance me fenomenin “non grata”, te asnje forme, apo me flukse qe jane bartese apo zgjatime te ketyre qendrimeve. Asnje aleance me forcat qe iu kundervihen partnereve tane dhe zhvillimit shoqeror. Aleancat tona duhet te jene ideologjike dhe programore.

Se nenti, duhet te kthejme interesin e shqiptareve per Shqiperine. Vrasja me e madhe ndaj Shqiperise eshte jo thjesht emigrimi, por mungesa e shpreses dhe besimit qe Shqiperia mund te behet, mungesa e ndjesise se perkatesise se shqiptareve me Shqiperine. Ne duhet te kthejme me cdo kusht besimin tek politikat tona sepse ne jemi ndryshe, krejt ndryshe nga politikanet e degraduar te ketyre 30 viteve.

Se fundmi, duhet te behemi koshiente qe ajo cfare shoqeria shqiptare e bashke me te edhe PD e pret do te jete e veshtire, do te jete me sakrifice, do te jete me thika pas shpine e kurthe te vogla, me para te madhe kunder e pothuajse asfiksi mediatike, me nje konsorcium shtet-oligarke-media-krim kunder por me qartesine se masa derrmuese e shqiptareve qe e vuajne kete konsorcium kane forcen e votes. Tek e fundit nuk mund tia heqim vetes kenaqesine e te provuarit te sfides dhe ndjesise se sherbimit ndaj kombit. Eshte e veshtire, por jo e pamundur.

Rreth ketyre vlerave PD do duhet te zmadhohet. Qe te zmadhohet nuk duhet te reshtim te japim perhere sinjale qytetareve per qartesine tone dhe per vendosjen tone ne menyre permanente ne test para syve te publikut. Me besim ne zot e te qarte per te mbrojtur vlerat themelore te djathta, une besoj se do t’ia dalim te gjithe se bashku sic kemi bere keto 2 vite.

Zoti e bekofte Partine Demokratike! Zoti bekofte demokratet! Zoti bekofte Shqiperine!

Read More