Blog

02 Sht
0

Basha: Duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkësot.
Të nderuar delegatë,
Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bemekurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruarkëtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhenbalte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjetme te cilat demtuan demokratet dhe PD.

Ne nuk ju genjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinaredhe as revolucione qe nuk ndodhen kurre. Ne jemi tevetedijshem per gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve tepapergjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehindot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhurndaj nesh.

Ne jemi bashke sepse besojme tek vlerat dhe parimet. Tek e verteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tekseleksionimi per te luftuar disa e per te kursyer te tjere me tecilet behen pazaret e nates.

Read More
02 Sht
0

Basha para demokratëve: Nisim sot një rrugë të re, ndjesë qe u morëm me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve!

Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre.

Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju.
Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja.
Në luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj.
Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë.
Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje.
Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.

Read More
02 Sht
0

CDU përshëndet kryetarin e PD Lulzim Bashën dhe Kuvendin e PD

KRICHBAUM: PD përballet me tendenca përçarëse por forca krijohet me vendosmëri

KRICHBAUM: KUDO QË NE, SI CDU MUND TË OFROJMË MBËSHTETJE: NA NJOFTONI!

KRICHBAUM : Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve

KRICHBAUM:, Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë.

KRICHBAUM: SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi

KRICHBAUM: nga 15 kushtet që u vendosën në mars 2020 për hapjen e negociatave, janë plotësuar vetëm katër.

KRICHBAUM/ Kuvend Kombëtar jashtezakonisht i rendesishem per bashkepunimin e ardhshem me CDU ne Gjermani.

KRICHBAUM : Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane,

KRICHBAUM : Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë shqiptare

KRICHBAUM: JU UROJ JU I DASHUR LULZIM BASHA, DHE TË GJITHË BASHKËPUNËTORËVE TUAJ, SHUMË SUKSESE NË KËTË PROJEKT TË MADH E TË VËSHTIRË, POR TË DOMOSDOSHËM!

Read More
02 Sht
0

Forza Italia përshëndet Kuvendin e Partisë Demokratike, Senatori Claudio Lotito: Do të jemi përkrah PD në rrugën e modernizimit të saj

I nderuar kryetar Basha,

Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë,
Unë jam senatori Claudio Lotito i Forza Italia dhe në këtë ditë historike për ju, ju përcjellim urimet tona për një punë të mbarë dhe t’ju inkurajojmë në procesin e rëndësishëm të ndryshimit dhe mbi të gjitha të modernizimit që po i jepni jetë, i konsideruar nga të gjithë ne si themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë me krenari vlerat që na bashkojnë në familjen tonë të madhe të demokracisë dhe lirisë në Evropë.

Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel.

Read More
02 Sht
0

Lordi David Richards përshëndet kuvendin dhe uron rigjedhjen e Bashës në krye të PD: E vlerësoj shumë Lulzim Bashën, një mendimtar inovativ dhe strategjik, i vendosur të mbrojë interesat shqiptarëve

I nderuar Kryetar,

Jam I lumtur ti drejtohem sot Kuvendit tuaj kombetar dhe tju shpreh juve urimet me te mira per rizgjedhjen tuaj kryetar te partise. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë aleatë të përkushtuar në NATO dhe bashkëpunojnë ngushtë edhe në Këshillin e Sigurimit për të promovuar paqe dhe sigurinë në botë. Prandaj ne i mbeshtesim te gjitha perpjekjet tuaja per te forcuar me tej demokracine dhe sundimin e ligjit ne vendin tuaj.

Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar,
Unë e njoh mirë dhe e vlerësoj shumë Lulzim Bashën. Si një mendimtar inovativ dhe strategjik, unë e di që ai është i vendosur të promovojë dhe të mbrojë interesat e gjithëshqiptarëve për tju mundësuar atyre ta mbajnë kokën lart nëbotën tonë gjithmonë e më konkurruese.
Nën udhëheqjen frymëzuese të Bashës, jam i sigurt se Shqipëria do bëhet një vend i begatë, i drejtë dhe respektuar.

Suksese Lulzim! Suksese te gjithe delegateve te Kuvendit!

Read More
02 Sht
0

Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan uron Lulzim Bashen për rizgjedhjen në krye te PD-së, Tuining: IRI është i gatshëm t’ju ndihmojë për organizimin e partisë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të shqiptarëve

Presidenti i IRI, TUINING: Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe integrimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj…

I nderuar kryetari Basha:
Po ju shkruaj t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. INSTITUTI REPUBLIKAN AMERIKAN (IRI) eshte i gatshem tju ndihmoje ne punen tuaj per te organizuar partine dhe për ti dhene zgjidhje problemeve të shqiptareve. IRI ka një histori të gjatë pune me partitë politike në Shqipëri, dhe do te vazhdoje te ndihmoje për forcimin e demokracisë tuaj në mënyrë që partitë politike dhe qeverisja të lidhen më shumë me qytetarët të cilëve ju shërbejnë.

Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj. Demokracitë e suksesshme kërkojnë parti politike përfaqësuese dhe të mirë-organizuara, të cilat e fillojnë lidhjen me qytetarët që në bazë duke reflektuar kështu aspiratat e tyre për të ardhmen e vendit. Detyra qe keni ju dhe udheheqesit e tjere ne Shqipëri eshte sot kritike per te adresuar sfidat me te cilat po perballeni.

IRI eshte I gatshem tju ndihmoje ne kete perpjekje dhe është momentalisht duke punuar me partitë politike në nivel lokal për të forcuar lidhjen e tyre me bazën dhe zhvillimin programor. Ne e mirëpresim pjesmarrjen e Partisë Demokratike dhe presim me padurim të vazhdojmë tju ndihmojmë në rrugën e refomave demokratike.

Read More
02 Sht
0

PARTIA REPUBLIKANE e SHBA dhe IDU përshëndet kryetarin e PD Lulzim Basha, NRC: Urimet e përzemërta për rikonfirmimin tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!

I nderuar kryetari Basha,

Përshëndetje nga Washingtoni, nga koleget dhe miqte tuaj ne Komitetin Kombëtar Republikan!
Pas takimit të përzemërt me kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel, në dhjetor gjatë Samitit vjetor të Unionit Ndërkomëtar Demokrat (IDU);
Në emrin tim dhe të kolegëve në Komitetin Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara,
ju përcjell urimet e përzemërta për rikonfirmimin tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Ju urojmë më të mirën teksa përgatiteni për të ofruar lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Republikën e Shqipërise dhe popullin e saj.

Read More
01 Sht
0

Lulzim Basha: Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat, krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se Rama e Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se aleanca e tyre s’fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve, duke shtuar se fijet e dukshme e të padukshme mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.

Postimi i plotë:

Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.

Read More
01 Sht
0

“Gjysma e pagesave nën hetim nga SPAK”, Tabaku: Nga buxheti i shtetit janë dhënë 560 mln euro për PPP

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se nga buxheti i shtetit janë dhënë 560 mln euro për kontratat koncesionare dhe se gjysma e kërtyre pagesave është nën hetim nga SPAK.

Në nje postim në Facebook, Tabaku shprehet se tashmë nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës, por për akuza korrupsioni të faktuara.

Deputetja demokrate më tej thotë se korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i, këtu shkojnë taksat e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Fjalët më të dëgjuara kësaj vere kanë qenë koncesion dhe korrupsion Me të drejtë shqiptarët pyesin; sa i kushtojnë buxhetit të shtetit nga taksat e tyre këto kontrata koncesionare? 560 milion euro është vlera faktike e buxhetit të shtetit paguar për këto kontrata koncesionare

Ndërkohë vlera reale e tyre është 50% e PBB Gjysma e pagesës së këtyre kontratave është nën hetim nga SPAK Nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës apo medias Tashmë bëhet fjalë për akuza korrupsioni të faktuara Të atij korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i.

Këtu shkojnë taksat e shqiptarëve!

Read More
31 Gus
0

“Demokratët janë në vështirësi jepuni një kafe”, batutat e Edi Ramës në Durrës, reagon Gazment Bardhi: Për shkak të keqqeverisjes, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu nga Durrësi. Bardhi repkilon me Ramën duke i kujtuar që në vështirësi është ai dhe qeveria e tij, që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Kreu i grupit të PD i kujton Edi Ramës se rehati qeveria e tij  i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt, që me milionat e vjedhura nga shqiptarët shijojnë jetën luksoze në arrati.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi:

Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar  i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.

Read More