Blog

18 Kor
0

Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga PD, Bardhi: Po e shndërrojnë Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e Inceneratorëve.

Sipas Bardhit, mazhoranca po e shndërron Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit

“Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratoorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, – tha Bardhi në një komunikim me median pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar sqarime nga Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

Read More
18 Kor
0

Basha nga Mati: Vetting-u me parimin “ndiq paranë. SPAK të sekuestrojë pasuritë e të dënuarve për korrupsion

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në Mat nga ku ka bërë thirrje për veting të politikanëve.

Basha theksoi se SPAK duhet të sekuestrojë pasuritë e të dënuarve për korrupsion.

Postimi i plotë:

Sot është e qartë, ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë, ata që duan që Shqipëria të mbetet në duart e tyre, janë bashkë kundër vetting-ut, janë kundër llogaridhënies për pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin, që i përdorin në çdo palë zgjedhje.

Sot është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Të shohim a i justifikojnë apo jo?

Ndiq paranë, por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo!

Dosja e Inceneratorëve – Afera korruptive e shekulli, që u kushtoi shqiptarëve 430 milionë euro tregoi se si qeveria vepronte si grup i strukturuar kriminal. Por kjo është vetëm njëra nga shumë aferat që presin vendimin e drejtësisë.

Është i domosdoshëm mirarimin i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara.

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.

Read More
17 Kor
0

Basha: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta është fillimi i vërtetë i ndryshimit

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në qytetin e Dibrës. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta është vetëm fillimi i ndryshimit.

Ndër të tjera, ai tha se dosja e Ahmetajt, ku shfaqej se si qeveria vepronte si organizatë kriminale, tregoi dhe njëherë se duhet një paketë ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK.

Postimi i plotë:

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Mënyra më e thjeshtë për të hetuar një çështje ku dyshohet se një figurë, në këtë rast politike është përfshirë në afera korruptive, ndiq paranë. Shiko çfarë shpenzon. Shiko pronat e tij dhe familjarëve të tij.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.

Dosja e Ahmetajt, ku shfaqej se si qeveria vepronte si organizatë kriminale, tregoi dhe njëherë se duhet një paketë ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, duke nisur me:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Ajo që i dhemb më shumë botës së krimit dhe të korruptuarve është sekuestrimi i pasurive.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un e politikanëve;

Votën e diasporës;

Kufizimin e mandatetev;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, fuqizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë! Një parti që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që do ndërmarrim për Shqipërinë.

Read More
17 Kor
0

“QEVERIA PËRMES PAGESAVE PO SHËRBEN SI FINANCUES I DY MAFIOZËVE NË ARRATI”/ GRUPI PARLAMENTAR I PD KËRKESË PËR INTERPELANCË URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA MBI AFERËN E INCENERATORËVE

Deputetët e Grupit Parlamentar të PD kanë thirrur në interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve, pas kërkesës për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në kërkesën e nënshkruar nga jo më pak se 7 deputetë demokratë, evidentohet se: “Në më shumë se një rast, organet e drejtësisë kanë konstatuar se të tre procedurat e koncesionit/PPP janë kryer në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar. Madje është fakt që edhe pse janë paguar miliona euro nga Buxheti i Shtetit, problem i mbetjeve në qarqet Elbasan, Fier dhe Tiranë nuk është zgjidhur ende”.

Dy janë cështjet që evidentojnë deputetët dhe për të cilat duhet të japë shpjegime Kryeministri Edi Rama:

1.      Identifikimin e vendndodhjes së bashkëpunëtorit të tij më të afërt dhe dorëzimin e tij drejtësisë. Sot cdo qytetar shqiptar pyet Kryeministrin Edi Rama: Ku fshihet ish-Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj?

2.      Paratë e Buxhetit të Shtetit që janë paguar për punë të pakryera apo për punime fiktive, a janë rikthyer në Buxhetin e Shtetit? Përsa kohë inceneratorët janë rrjedhojë e veprimeve korruptive dhe të paligjshme, pse vijohet me ekzekutimin e kontratave dhe me pagesat nga Buxheti i Shtetit për konpanitë në pronësi të tre personave në kërkim ndërkombëtar?

Në kërkesën e dorëzuar këtë të hënë në Kuvend deputetët theksojnë se: “Edhe pse tashmë rezulton e provuar që në këtë aferë me vlerë të paktën 430 milion euro, Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm financiar, nuk rezulton që institucionet shtetërore të kenë ndërmarrë veprime për të korrigjuar paligjshmërinë dhe për të shmangur dëmin financiar për Buxhetin e Shtetit. 3 pronarët e deklaruar të inceneratorëve janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por edhe pse në arrati institucionet shtetërore vijojnë të jenë financues të tyre, duke vijuar pagesat për punë të pakryera. Praktikisht, institucionet shtetërore përmes pagesave nga Buxheti i Shtetit po shërbejnë si financues të jetesës së tyre në arrati”.

Për këtë arsye, deputetët kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin për të raportuar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore lidhur me paligjshmërinë e konstatuar në 3 procedurat e koncesionit/PPP së inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, masat e marra për shlyerjen e dëmëve financiare që i janë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe masat e marra për të ndaluar menjëherë pagesat që janë rrjedhojë e 3 kontratave të paligjshme dhe që rezultojnë se janë të prekuara nga fenomeni i korrupsionit masiv. Deputetët kanë kërkuar që kërkesa kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin të përfshihet në rendin e ditës të seancës së datës 20.07.2023, si pikë e parë e rendit të ditës.

Read More
17 Kor
0

Tabaku: Lidhjet e Damian Gjiknurit me aferën e inceneratorëve u provuan nga SPAK në vitin 2023

Faktet e publikuara nga Jorida Tabaku në vitin 2018 gjatë interpelancës me ministrin e asaj kohe të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, në lidhje me aferën e inceneratorëve, u provuan nga SPAK në vitin 2023.

Ja deklarata e Jorida Tabakut në vitin 2018 në Kuvendin e Shqipërisë:

Ka jo pak raste kur vjedhja është kaq e qartë dhe e pastër sa nuk kanë pyetur as për ligje as për Kushtetutë. Në këto raste të shkeljes flagrante të ligjit përfaqësohet nga rasti i 3 koncesioneve të inceneratorëve.

Nga asgjëja, 3 vite mëparë, qeveria dha vendimin e parë për inceneratorin e djegies së mbetjeve në Elbasan; vazhdo i dyti në Fier dhe së treti në Tiranë.

Më 16 dhjetor të 2014 qeveria Rama i dhuron kompanisë AlbTech Energy të krijuar 5 muaj mëparë me kapital 1000 Euro koncesionin me propozim të pakërkuar inceneratorin e Bradasheshit në Elbasan. Ministria nuk kreu asnjë publikim dhe njoftim mbi garën, sikundër legjislacioni në fuqi e kërkon. Nuk bëri shpallje publike, nuk ka bërë asgjë në lidhje me procedurat siç i kërkon ligji mbi të cilat kritere ligjore, financiare dhe teknike vlerësoi, kualifikoi dhe më pas lidhi kontratën. Lidhja e kontratës është paraprirë nga një procedurë që ligji nuk e parashikon.

Kjo skemë mafioze u zbatua në funksion të dhurimit të koncesionit një personi të vetëm në të tre qytetet.

Më 16 dhjetor të 2014 kompania u shpall fituese. Afatet ligjore të ankimimit janë 7 ditë, por pavarësisht kësaj, brenda ditës u mbyll data e shqyrtimit të ankesave me 16 dhjetor. Kjo pasi autoriteti kombëtar kontraktor e dinte që nuk do të kishte asnjë ankesë sepse nuk kishte asnjë operator tjetër në garë pasi gara u bë e fshehtë dhe e mbyllur.

U dërgua drafti për mendim në të gjitha ministritë e tjera brenda datës 16 dhjetor; erdhi përgjigjja nga gjithë ministritë po në datën 16 dhjetor; hartohet po në datën 16 dhjetor kontrata me 40 faqe ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë; negociohet kontrata dhe firmoset kontrata po në 16 dhjetor.

Më 17 dhjetor, në mbledhjen e qeverisë, i jepet fituesit z. Klodian Zoto. Efiçensë të tillë qeveritare nuk kemi parë kurrë. Cila është arsyeja që një qeveri kryen një seri veprimesh të tilla proceduriale me një nxitim kaq të madh brenda ditës, me një devocion të pa dëgjuar mëparë.

Ndiqni paratë të nderuar kolegë dhe do të kuptoni se në të njëjtën adresë ku është regjistruar kjo kompani, është regjistruar dhe kompania që mori inceneratorin e Fierit, që është bashkëpronare me kompaninë italiane që shfaqet përsëri në inceneratorin e Tiranës.

Në pak ditë, të treja kompanitë, në të njëjtën adresë, lidhin kontrata me qeverinë shqiptare.

 

Read More
17 Kor
0

Ligji për studentët e mjekësisë, Dhurata Çupi Tyli kërkesë të ligjet: Të dëgjohen studentët, nuk jeni konsultuar me ta. Qeveria po sillet me arrogancë

Deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi Tyli kërkoi në Komisionin e Ligjeve që të dëgjohen studentët, ndërsa po diskutohet ligji për studentët e mjekësisë.

Kërkesën zonja Çupi e bëri në emër të opozitës duke i kërkuar kryetares së Komisionit që të thërrasë studentët në komision.

“Ne duhet të dëgjojmë studentët, jo qeverinë e mazhorancën se boll i kemi dëgjuar me arrogancën e tyre.

Ka një tabelë ku thuhet se do të ketë datë për konsultim me grupet e interesit. Por kjo datë është bosh. Me kë jeni konsultuar kur nuk jeni konsultuar me studentët?!

Kërkoj  të dëgjohen studentët, boll e kemi dëgjuar arrogancën e qeverisë”, – u shpreh deputetja Dhurata Çupi Tyli.

Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit të Ligjeve,  Klotilda Bushka, e justifikoi këtë me mungesën e kohës pasi sipas saj ligji kalon me procedurë të përshpejtuar për shkak të urgjencës dhe do krijonte vonesa thirrja e tyre.

Pavarësisht justifikimit të zonjës Bushka, deputetja demokrate kërkoi që studentët të dëgjohen.

“Ne si opozitë duam që studentët, fëmijët tanë të dëgjohen sepse po flasim për fatin e tyre”, – tha zonja Çupi.

Pyetjet e deputetes Dhurata Çupi Tyli drejtuar ministres së Arsimit

1. A jeni në dijeni që ky ligj  ështe antikushtetues dhe bie në kundërshim me të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë, lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë Shqipërisë

2. Cfarë synoni të arrini me një politikë të tillë diskriminuese?

3. Me kë i keni bërë diskutimet për të miratuar këtë projektligj, duke qënë se studentët e mjekësisë ose grupi i intetesit kanë qenë kundër?

4. Pse studentët e mjekësisë duhet t’i nënshtrohen një politike afatshkurtër dhe eksperimentale, kur mjekësia ka nevojë për reforma motivuese dhe frytdhënëse?

5. Mbi cilat dokumente jeni faktuar për të nxjerrë kosto të tilla me një vlerë jashtë përllogaritjeve normale?

6. Pse po kalon ky ligj me procedurë të përshpejtuar, në një kohë që shteti nuk ka shpallur ndonje gjendje emergjence?

7. Meqë mosha mesatare e mjekëve që largohen është 33-36, mos ndoshta projektligji i hartuar synon diçka tjetër dhe çfarë deklaroni?

8. Çfarë ndodh me studentin që nuk gjen punë brenda një viti dhe i është mbajtur peng diploma?

9. Pse ndryshuat rregullat për ata që tashmë i kishin filluar apo ishin në mes të studimeve?

10. Çfarë synoni të arrini me maturantët që do zgjedhin opsione tjera alternative, brenda apo jashtë Shqipërisë për të mos firmosur kontratën? Do vazhdoni të rrisni kuota? Do ulet  pragu i mesatares? Keni ndonjë skenar për këtë?

11. Pse nuk paguhen specializantët e kuotave e pambuluara?

 

Read More
16 Kor
0

Basha: Sot është koha t’i hapim letrat dhe të verifikohet pasuria e çdo politikani përmes vetting-ut

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me mbështetës në Pogradec.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se mjafton të shihen dosjet e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë Rama, për të kutuar sesi vidhen shqiptarët.

Ai shton se është koha t’i jepet fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës.

Postimi i plotë:

Sot është koha t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, bashkë me çdo shqiptar, të majtë e të djathtë, për të bërë të mundur këto ndryshime, duke kërkuar edhe referendum.

Sot është e qartë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet në duart e tyre, janë kundër vetting-ut, janë kundër llogaridhënies për pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin, që përdorin në çdo palë zgjedhje.

Mjafton të shihen dosjet e korrupsionit të Ahmetajt, ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës për të kuptuar si i vjedhin paratë e shqiptarëve, si e përdorin krimin për të blerë zgjedhjet, si kriminelët përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, si shteti i tyre funksionon si një organizatë kriminale.

Sot është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Të shohim a i justifikojnë apo jo!

Sot është koha që shqiptarëve t’u japim mundësinë të zgjedhin përmes votës se drejtpërdrejt deputetët e tyre.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetues që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

Read More
16 Kor
0

Basha uron Tajanin për zgjedhjen në krye të Forza Italia

Me një postim në Twitter, Lulzim Basha ka uruar Antonio Tajanin për zgjedhjen e tyre në krye të Forza Italia.

Duke i uruar suksese në krye të partisë, Basha shprehet se pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.

Postimi i plotë:

Urime Antonio Tajanit për zgjedhjen e tij si Sekretar Kombëtar i Forza Italia. Jam thellësisht i bindur se lidershipi dhe vizioni i tij janë të barabartë me sfidat e rëndësishme me të cilat përballet partia e tij, Italia dhe mbarë Evropa. Mezi pres të diskutoj brenda EPP-së perspektivat e ardhshme midis Forza Italia dhe Partisë Demokratike dhe se si ato mund të forcojnë më tej bashkëpunimin për ta bërë partneritetin strategjik midis dy vendeve tona edhe më të fortë.

Read More
16 Kor
0

Flutura Açka përgënjeshtron Akademinë e Shkencave: Ka disa të vërteta të hidhura…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka përgënjeshtruar Akademinë Shkencave e cila në reagimin e saj ditën e sotme shprehej se ligji i propozuar nga deputetët socialist nuk është ndryshuar prej tyre.

Açka shprehet se kjo është një gënjeshtër dhe se projektligji është ndryshuar prej tyre. Kjo sipas deputetes demokrate është lehtësisht e verifikueshme, mjafton të shohim mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Postimi i plotë:

Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr.

E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kür ai vendos të heshtë

Për vērtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

 

Read More
15 Kor
0

Basha: Vetting-u i politikanëve dhe mbështetja pa kushte e SPAK për luftën ndaj korrupsionit

Kandidati pë kryetar të PD-së, Lulzim Basha është shprehur se dosja e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, është dëshmi se kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar të gjithë pushtetin e tij mbi krimin dhe korrupsionin.

Përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi gjatë një takimi me demokratë të Durrësit.

Ai shtoi se Rama pas çdo dosje korruptive del dhe lan duart dhe pse sipas Bashës korrupsionet janë kryer me bekimin e tij.

Postimi i plotë:

Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Dosja e Arben Ahmetajt, por edhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkie e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion. Pas çdo dosje korruptive ai del dhe lan duart, a thua se korrupsionet nuk u bënë me bekimin e tij?! A thua se lidhjet me krimin nuk sollën vota për ta mbajtuar atë në pushtet?! SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit që prej vitesh janë në zyrat e saj.

Natyrisht që këto afera korruptive të provuara, por edhe akuzat e balta që hidhen nëpër mediat e financuara me para korrupsioni për të mbuluar pikërisht të inkriminuarit dhe korruptuarit e vërtet, kanë bërë që besimi i qytetarëve te politika të jetë tejet i ulët, siç e treguan zgjedhjet e fundit, ku të rinjtë në shumicë i bojkotuan ato.

Prandaj kushdo që është i pastër dhe s’ka frikë duhet sot të kërkojë me zë të lartë vetting-un e politikanëve, hetimin e pasurive të tyre, si i kanë vendosur këto pasuri dhe lidhjet me krimin.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un e politikanëve;

Votën e diasporës;

Kufizimin e mandateve;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, fuqizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike – për një parti që shëmbëllen shoqërinë dhe nevojat e saj, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre, me të rinj e të reja, që janë garanci e inovacionit të vazhdueshëm dhe mendimit ndryshe.

Ndryshimi që kemi nisur dhe do të vazhdojë brenda forcës sonë politike, me vendime të vështira dhe të guximshme, është provë e gatishmërisë sonë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që presin dhe meritojnë!

Read More