Blog

16 Pri
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, takim me strukturat e degës së PD në Lezhë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrarike, Gazment Bardhi ishte në Lezhë për të shënuar hapjen e fushatës zgjedhore në këtë bashki.

Zoti Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së Degës me strukturat lokale të PD ku edhe ka folur jo vetëm për fushatën, por edhe për situatën politike.

Gazment Bardhi: Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013.

Read More
15 Pri
0

Arbi Agalliu: Ndryshimi do frymë! Që të ndryshosh një sistem duhet frymë! Fryma nuk blihet e as paguhet

⚠️Nuk mund të luftosh kryeministër të korruptuar me ish kryeministër të korruptuar.

⚠️Nuk mund të luftosh ministër të korruptuar me ish ministër të korruptuar.

⚠️Nuk mund të luftosh drejtor të korruptuar me ish drejtor të korruptuar .

👉Ndaj nuk ka inspirim! Ndaj nuk ka frymë!

🔺Ata të cilët kanë përfituar nga Partia Demokratike gjatë kohës kur ajo ka qenë në pushtet, shkaktarë të humbjes së 2013, nuk mund të jenë kurrsesi alternativë inspiruese.

Sot është domosdoshmëri qarkullimi i elitave!

Boll, hapini rrugën dhe jepini dorën perspektivës! Boll menduat për interesa personale!

Nëse kjo nuk ndodh, fatkeqësisht do të braktiseni si sot, ku në kushte komode, njerëzit nuk qëndruan por e boshatisën stadiumin si në humbjet e thella të ekipit të zemrës! E braktisën sepse kuptuan që ndeshja ishte e shitur dhe me lojtarë qe nuk ju mbajnë më këmbët.

Voto PD! Voto nr 9! ✌️

Partia Demokratike e Shqipërisë

Read More
15 Pri
0

Qëndrimet e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa

Të dyja propozimet e kmomisionerit, janë propozime të cilat nuk mbështetetn në kodin zgjedhor dhe si rrjedhojë të pretendimit tonë, këto propozime nuk duhen pranuar kështu siç janë.

Së pari, në 2021-in pas një debate shumë të gjatë në lidhje me fletën e votimit, u vendos një standard i cili megjithse kishte kundërshtimin tonë, u vendos si standard. Kemi pasur 2 koalicione në ato dy fletë votimi dhe koalicioni PD-AN me parti drejtuese Partinë Demokratike të Shqipëisë dhe kishim koalicionin ABEOK, në mos gabojë me zotin Kujtim Gjuzi drejtues. Në këtë rast Komisioneri, KAS-I dhe të gjitha vendimmarrjet me radhë, fleta e votimit doli që emir i kryetarit të partisë drejtuese të koalicionit, siç ua kam përmendur edhe në email-et që kam shkëmbyer me administratën e KQZ-së, ishte përcaktuar edhe emir i kryetarit të partisë drejtuese të koalicionit. Dhe konkretisht, ka qenë zoti Lulzim Basha në fletën e votimit, ka qenë edhe Kujtim Gjuzi për partinë ABEOK, në mos gabojë koalicioni.

Ne ua kemi dërguar i nderuar komisioner edhe fletën e 2021-it dhe komisioneri ka vlerësuar që përsëri të na sjell tani një propozim ku dy koalicionet të cilat rezultojnë në fletën e votimit rezultojnë pa emrin e kryetarit të partisë që drejton koalicionin. Kjo është e papranushme dhe krijon konfuzion në fletën e votimit, nuk përcakton qartë identitetin dhe nuk përcakton rregullat e përcaktuar qartë në nenin 98 të kodit zgjedhor i cili flet qartësisht në lidhje me përmbajtjes së fletës së votimit.

Pika 3: Emrat e subjekteve zgjedhore vendosen në fletën e votimit, sipas rendit tëpërcaktuar në mënyrë të rastësishme nga shorti. Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Çdo subjekti që renditet në fletën e votimit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi. Deri këtu është pika 3 e nenit 98 që komisioneri në 2021-in e ka respektuar.

Pastaj vjen neni 65 pika 3, po ta lexoj në mënyrë literale dispozitën e nenit. Megjithëse komisioneri është në dijeni por unë për të mos bërë gabim  dua t’I referohem në mënyrë literale të kësaj dispozite e cila referon se: Në  momentin  e  regjistrimit,  koalicioni  duhet    deklarojë  partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

Tani, kemi këtë marrëveshjen këtu që komisioneri është në dijeni, që është kërkesa drejtuar komisionerit për regjistrimin e subjektit “Bashkë Fitojmë”. Në pikën 3 të kësaj marrëveshjeje thuhet që partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë.

Kjo marrëveshje është pranuar nga ana e Komisionerit dhe në bazë të saj është regjistruar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Të njëjtën marrëveshje të ngjashme ka edhe subjekti tjetër Aleanca Liberale e Djathtë dhe drejtuese e koalicionit është Partia e Ballit Kombëtar dhe Demokrat në mos gaboj. Sipas këtyre përcaktimeve në fletën e votimit duhet të jetë patjetër në mënyrë shteruese dhe e identifikuar qartë emir I kryetarit të partisë që drejton koalicionin. Dhe propozimi I komisionerit për ta lënë këtë fletë votimi pa përcaktuar emrin qartë se kush është kryetari I partisë që drejton koalicionin, është në cënim të dispozitave të kodit zgjedhor dhe krijon një konfuzion tek zgjedhësit për t’u identifikuar se kush subject është dhe çfarë përfaqëson.

Për t’ua bërë më të qartë zoti komisioner, kryetari I partisë drejtuese të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është zoti Ilir Meta që është në këtë foto këtu. Tani ky zotëri ku është? Është deputete e partisë së Lirisë, ish-LSI me logon e Partisë Demokratike. Kandidat që janë të subjektit “Bashkë Fitojmë” me logon e Partisë Demokratike. Në qoftë se komisioneri do tolerojë këto shfaqje dhe ky veprim që ka bërë, që ky koalicion vjen pa emër drejtuesi në fletën e votimit, është çështje dhe është qëllim vetëm për të konfonduar zgjedhësit.

Tani, nëse komisioneri do të tolerojë këtë padrejtësi dhe do vazhdojë të eci në shkelje të dispozitave të kodit zgjedhor, atëhere zoti komisioner ne mendojmë që kjo nuk I shërben procesit zgjedhor dhe I vë minat procesit zgjedhor.

Zoti komisioner, në lidhje me propozimin për përmbajtjen e fletës dhe konfigurimin jemi dakord me specifikimin numër 3, për konfigurimin. Por duhet patjetër të përcaktohet emiri i kryetarit të partisë e cila drejton koalicionin në mënyrë kategorike. Tani gjynah, zoti Roshi ka 20 vite kryetar partie, tani t’I heqim emrin nga partia? Zoti Meta ka 20 vite kryetar partie, nuk hiqen emrat kaq kollaj. Prandaj unë mendoj që çdokush duhet të jetë krenar për drejtuesin e partisë dhe drejtuesi I partisë duhet të ketë emrin në fletën e voimit, skemi pse të bëjmë diskutime me fshehje emrash.

Read More
15 Pri
0

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike me demokratet e deges 10 për zgjedhejt e 14 majit, bashkia Tiranë

Partia Demokratike, Tiranë Dega 10

Roland BEJKO, kandidat i Partisë Demokratike me demokratet e deges 10 për zgjedhejt e 14 majit, bashkia Tiranë .

Njësia 10 është një ndër zonat qytetare Tiranase që ka mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike gjatë proçeseve zgjedhore.

Mirënjohje për angazhimin dhe qëndresën e secilit prej përfaqësuesve politikë dhe anëtarëve të Degës 10, dëshmi e individualitetit dhe mendimit të konsoliduar politik, gjithashtu.

Koha është sot për një ndarje tërësore nga një trupë pushtet-ushtruese, e njëjta e perceptuar nga publiku dhe e përcaktuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë si abuzive me pushtetin dhe përfaqësimin e besuar  nga demokratët në vite.

Momente të vështira politike për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një ndarje e imponuar për shkak të një agjende thellësisht vetjake të zotit Berisha, i njëjti që mund të identifikohet si shkaku thelbësor i përçarjes së Partisë Demokratike.

Koha për një ringritje të Partisë Demokratike , e tilla mund dhe duhet të vijë përmes një bashkërendimi dhe angazhimi të personaliteteve publike, qytetarëve të angazhuar, profesionistëve, individëve me mendim dhe drejtim të qartë politik, prurjeve të reja nga secili fluks shoqëror.

Partia Demokratike mund dhe duhet të ringrihet përmes një platforme të plotë qytetare dhe politike, gjithashtu.

Përfaqësimi i Partisë Demokratike është nder, përgjegjësi qytetare dhe politike dhe bashkë me ekipin e kandidatëve në Këshillin Bashkiak do të ofrojmë një alternativë serioze për Tiranën, një alternativë angazhuese ku propozohen  dhe përcaktohen zgjidhje, gjithashtu.

14 Maj 2023 është një ditë zgjedhjesh politike dhe administrative, është një ditë për të votuar për fillimin e zgjidhjes së problemeve administrative të qytetit të Tiranës. Në të njëjtën kohë, 14 Maji  mbetet një ditë dhe datë për të ndëshkuar politikën e keqe të zgjidhjeve të munguara, të shërbimeve publike jo thelbësisht të ofruara, shtrenjtësinë e shërbimeve bazike përkatësisht rritja e çmimit të ujit në 40 për qind gjatë vitit të fundit.

Tirana është qyteti i të gjithëve dhe e njëjta nuk ka asfare nevojë për retorikë hiperbolizuese politike që thërret revolucione, konflikt, ndasi, përçarje….Tirana e sotme ka nevojë ulëritëse për evolucion, politika të mirëmenduara që inkurajojnë zhvillimin e harmonishëm dhe proporcional, i tilli që do të kthente Tiranën në një qytet të të gjithëve.

Orjola PAMPURI, deputete e PD-së

Kënaqësi të jem sërish mes anëtarëve të Partisë Demokratike Dega 10, një degë që shënon fillimin e angazhimit tim në fushatën e zgjedhjeve të Përgjjthshme 2017.

Dega 10 është një ndër degët më përfaqësuese të Partisë Demokratike në Tiranë dhe me secilin prej jush vijojmë angazhimin e përbashkët në mbështetje të siglës së Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të Kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland BEJKO.

Kjo është një fushatë asfare e thjeshtë për shkak të secilës dinamikë të zhvilluar brenda familjes sonë politike, por energjia poziitive politike e secilit prej përfaqësuesve të kësaj trupe do ta shndërrojë fushatën e Tiranës në një model të qytetarisë dhe besimit të përcjellë për një qytet ndryshe.

Tirana nuk ka nevojë për një rotacion bashkiakësh, por për një ndryshim të modelit të drejtimit të qytetit, për një vizion të ndryshëm të zhvillimit të të njëjtit, për një besim dhe shpresë të re që buron nga vullneti i palëkundur për ndryshim.

Në këtë fushatë zgjedhore, secili prej nesh ka motivimin , inspirimin njerëzor dhe politik që të trokasë në secilën derë dhe të takojë secilin qytetar për të kërkuar votën për Partinë Demokratike në Tiranë, për ekipin e kandidatëve tëkëshilltarëve Bashkiakë , burra dhe gra virtuozë, profesionistë dhe njerëz që e duan Tiranën, që e shohin të njëjtën si shtëpinë e tyre, shtëpia e së tashmes dhe të ardhmes, gjithashtu.

Ne do të kërkojmë votën për zotin Roland BEJKO, një kandidat i shkëlqyer, njeri profesionist, qytetar i angazhuar, politikan konsistent , menaxheri profesionist i “Tiranës së nesërme”, i një Tirane të ndryshme dhe përfshirëse për secilën zonë të së njëjtës dhe secilin qytetar.

Roland Bejko do të drejtojë Tiranën e mundësive të barabarta dhe të meritokracisë, Tiranën e vlerave historike dhe qytetare, Tiranën e jetueshme që do të marrë frymë lirisht nga secila kapje dhe keqqeverisje.

Për  Tiranën që do të jetë Shtëpia e të gjithëve.

Kreshnik ÇOLLAKU, deputet i PD-së

Kam patur kënaqësinë të jem në secilin takim të mbajtur në mbështetje të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland BEJKO. Kam vërejtur besim për të vijuar përpara në një fushatë të pazakontë për Partinë Demokratike, një fushatë e pabarabartë në shumë dimensione në raport me garuesit përballë nesh.

Nga ana tjetër  , Ne , përfaqësuesit e Partisë Demokratike së Shqipërisë në secilin nivel hierarkik politik , kemi avantazhin e madh të së drejtës dhe të vërtetës sonë politike në mbrojtje të përfaqësimit politik të siglës së Partisë Demokratike në Tiranë, kemi avantazhin e madh politik të qëndresës politike në mbrojtje të vlerave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua dhe secili prej Jush vijon ti ndjekë pa hezitim dhe me një bindje të thellë njerëzore dhe politike, gjithashtu.

Ne, përmes vendimit mbi kandidimin e një përfaqësuesi , përkatësisht Roland BEJKOS  në siglën e Partisë Demokratike , dëshmuam përgjegjësi politike dhe qytetare jo vetëm për përkatësinë politike të së djathtës, por gjithashtu për qytetin e Tiranës që ka nevojë jetike për ndryshim.

Roland BEJKO përfaqëson figurën qytetare, profesionale dhe njëkohësisht politike, zëri i qytetarëve për ndryshim, zëri i një Tirane që nuk flet dot për shkak të secilës hapësirë të kufizuar nga segmentet e pushtetit.

Ndryshimi në Tiranë duhet të jetë i pakompromis dhe i njëjti mund të jetësohet përmes karakterit të pakompromis të Roland BEJKOS në funksion të betejës së vazhdueshme me padrejtësinë.

Partia Demokratike dhe Roland BEJKO janë një alternativë politike dhe qytetare për një frymëmarrje të merituar në Tiranën e nesërme.

Enriketa PAPA, drejtuese e listës për Këshillin Bashkiak, PD Tiranë

Mirënjohje për besimin e dhënë nga Partia Demokratike për përfaqësimin e zërit të qytetarit të Tiranës në Këshillin Bashkiak.

Periudhë asfare e thjeshtë për PD, por qëndresa dhe ngritja fillon nga njerëzit, me besim dhe shpresë. Qëndresa është një inkurajim dhe kultivim besimi për të ardhmen e nesërme për një PD ndryshe dhe një qytet ndryshe, gjithashtu.

Vota për logon politike të Partisë Demokratike nuk është thjeshtë një votë për një përkatësi të së djathtës, por një votë që do të shndërrohet në përfaqësim në Këshillin Bashkiak.

Vota për përfaqësim në Këshillin Bashkiak është jetësimi i një alternative të zëshme që do të propozojë, jetësojë dhe inkurajojë zgjidhje të qëndrueshme në dobi të komuniteteve tona.

Zëri ynë i nesërm në Këshillin Bashkiak do të jetë pro-aktiv dhe i mbrujtur me vullnetin për një qytet më të mirë, të njëjtin të jetueshëm.

Ekipi i nesërm i Këshilltarëve Bashkiakë, përfaqësues të Partisë Demokratike , profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues politikë do të udhëhiqen nga shqetësimi njerëzor prej qytetarësh të angazhuar për të ardhmen e qytetit.

Do trokasim në ndërgjegjen e çdo qytetari që dëshiron një jetë ndryshe në qytetin e tij. Kjo është detyra jonë dhe bashkë do përcjellim mesazhin e një shprese të re për Tiranën në 2023 dhe për Shqipërinë në 2025, gjithashtu.

Read More
15 Pri
0

Kandidatja e PD për kryetare të bashkisë Fier, Eriselda Zotaj Çelaj, takim me gra dhe vajza

Te nderuara vajza dhe gra, mirënjohja ime është veç për ju, për mbështetjen tuaj dhe për atë çka përfaqësoni në shoqërinë shqiptare.

🙏Ndihem e privilegjuar që ndodhem në këtë tryezë kaq miqësore.

👉Në ditën e çeljes së fushatës kam zgjedhur qe takimin e parë ta zhvilloj pikërisht me ju, nënat, gratë dhe vajzat fierake.

Kam zgjedhur qe fushatën ta nis me ju, sepse ju jeni burimi i jetës, jeni burim i shpresës, jeni shpirti i sakrificës.

💪Ne, ashtu sic dimë te ndërtojmë folenë tonë, ashtu siç edukojmë dhe arsimojmë femijët, me po të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të japim kontributin për ti rikthyer qytetit gjallërinë dhe jetën.

🙏Eshte vlerësim dhe përgjegjësi për mua të jem kandidate e Partisë Demokratike për kryetare bashkie.

👩‍💼Me një grua në krye të bashkisë, pas 14 majit, situata do të jetë shumë më e mire, kjo per shkak te profilit tim si një qytetare e zakonshme, pa xhaketen e ndotur nga klanet apo koniunkturat e tridhjetë viteve të fundit.

👉Unë do të jem aty për cilindo qytetar dhe bashkë do ta çlirojmë bashkinë nga bunkerizimi aktual.

📈Programi ynë është për qytetin e të ardhmes.

👉Vendimet do të jenë transparente, buxheti do të këtë nje plan shpërndarje dhe asnjë zonë e banuar nuk do të mbetet në harresë.

💪Do të jem mbështetje për gratë e vajzat e qytetit të Fierit dhe fuqizimin ekonomik të tyre, ku përmes projekteve socio-ekonomike do të krijojmë mundësitë profesionale dhe personale të integrimit në shoqëri.

Të gjitha bashkë në 14 maji do të çrrenjosim të keqen e madhe që ështe ulur këmbkryq dhe e trajton karrigen si fron.

Mjaft propagandës, mashtrimit dhe korrupsionit të Armando Subashit.

Frymëmarrje për Fierin.✌️

🏡 Për Fierin, për shtëpinë tonë.💙

#zgjidhteardhmen #partiademokratike #Bashkë #alternative #zgjedhje #fieri #zgjidhpartinedemokratike #pd #enkelejdalibeaj #fitore #PD #bashkë

Read More
14 Pri
0

Sula: Niveli i jetesës në shqipëri po përkeqësohet.

🔴Në sofrat shqiptare ka më pak ushqim për të ngrënë.

📍Dy javë më parë debatova me Ministren e Financave në Parlament për situatën e rënduar ekonomikisht në cdo familije shqiptare. Paralajmërova se shqiptarët po konsumojnë më pak, po blejnë më pak ushqime për familjet e tyre.

Në debat, ministrja më konfirmoi të kundërtën duke më akuzuar në fakt se nuk i referohem shifrave.

📍Ndërkohë Ministren e përgenjeshtron vet institucioni që ajo drejton. Ministria e Financave raporton se  të ardhurat nga TVSH në muajin Shkurt ishin 6.7% më pak se i njëjti muaj një vit më parë. Me të njëjtin ritëm ishin edhe shifrat në dogana.                                                                                                                   

📍Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, rreth 968 milionë lekë më pak se në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat.

Cfarë tregojnë këto shifra. Këto tregojnë se shqiptarët po blejnë më pak produkte ushqimore për familjet e tyre. Kjo tregon se niveli i jetesës në shqipëri po përkeqësohet.

📍Faktorët nga se mund të vijnë janë dy: cmimet e larta që ndikohen edhe nga taksat vendase si dhe nga shpopullimi i vendit. Në shqipëri kanë mbetur më pak njerëz për të blerë.

Kjo është e vërteta e hidhur në shqipëri. Ndaj i zëvendëson njerëzit me pemë në fushatë.

Read More
14 Pri
0

PD nis fushaten, Alibeaj: Momenti per te bere dallimin e madh. Te çlirojme Tiranen.

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, z. Enkeld Alibeaj:

“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen, pavarësisht vështirësive, sepse është kontributi i njerëzve të lirë”.

“E kishim për detyrë, për mision, që këto kauza të mos mbeteshin në mes. Jemi sot më të bindur se asnjëherë tjetër që vlerat për të cilat besojmë për një parti demokratike perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës, janë këto thelbi, seti kryesor i lindjes dhe ekzistencës të Partisë Demokratike. Këto parime për të cilat i kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë gjithmonë. E drejta, e vërteta edhe mund të vonojë, por një gjë është e sigurtë: do të triumfojë! E kemi detyrim tjetër, jo vetëm për ekzistencën e PD, jo vetëm për çuarjen para e këtyre kauzave, por për riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri. E pastër ideologjikisht, qartësisht e orientuar drejt euro-atlantizmit që mbron vlerat e munguara të demokracisë shqiptare”.

“Për këtë qëllim beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të veçantë. Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, vendi ku banojnë 1/3 e shqiptarëve, është qendra ekonomike, qendra e zhvillimit, qendra politike”.

“Ndaj edhe mbështetja jonë për Roland Bejkon është mbështetja jonë në fakt për Partinë Demokratike, për të ardhmen e Partisë Demokratike. Jam i bindur se kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca  e asaj se çfarë partia Demokratike duhet të ishte në këto 30 vite dhe do të jetë nesër.”

“Nuk i fsheh vështirësitë që kaloi PD nga agresioni që iu bë nga PS, nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e kushdo tjetër. Targeti i vetëm ka qenë PD. Këta burra e gra, njerëz serioz kanë një veçori, janë të pakapur. Është e kuptueshme dhe normale që në një situatë të tillë anormale, zvarritje në gjyqe me luftë të bërë në institucione si KQZ, me seli të zaptuar që ne të bënim prezantimin”.

“Të gjithë ata kandidatë synimin e kanë për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë duke iu drejtuar pushtetit të Edi Ramës por s’është normale që një pjesë tjetër kanë synimin t’i ngulin thikë pas shpine këtij grupi të nderuar. Synimi i PD është prezantimi serioz dhe marrja e një rezultati dinjitoz. Serioze është beteja që është bërë deri tani, qëndresa në kushte aspak të favorshme, prezantimi për t’i dhënë një alternativë”.

“Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”.

“Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë”.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, z.Roland Bejko

“Së pari doja të falënderoja dhe të prezantoja para gazetarëve hartuesit e programit të Partisë Demokratike për fushatën elektorale 2023 në Tiranë dhe të bëja prezantimin e tyre. Është z. Mateo Spaho, dekan në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Marin Barleti, i cili ka qenë drejtues i klubit të hartimit të programit, znj. Enrieta Papa, e cila është drejtuese e fushatës, znj. Mirela Karabina, drejtuese e komunikimit dhe mediave, znj.Taulanta Jupi, Koordinarore e Art-Kulturë-Trashëgimisë, znj. Jonila Godole është koordinatore e partneriteteve me organizatat e ndryshme, të huaja, kryesisht dhe veçanërisht edhe me të përndjekurit politikë, z. Gazmend Koduzi, është koordinator për çështjet e Shëndetësisë, Znj. Valnera Ziu, koordinatore për çështjet e anti-korrupsionit, z. Rezart Cubi, avokat, koordinator për Pronat dhe çështjet ligjore, si dhe një numër i lartë ekspertësh të tjerë të cilët punuan për programin tonë, të ardhur kryesisht nga bota universitare, ekspertë të fushave të ndryshme, me profile të spikatura në organizata joqeveritare, dhe organizata të huaja”.

“Synimi im kryesor ishte që të bashkëpunoja me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, për të profilizuar një program qartësisht të djathtë me një identitet qartësisht të djathtë, i cili do të prezantohet gjatë ditëve të tjera të fushatës”.

“Falenderoj me këtë rast kryetarët e partive demokratike të degëve në Tiranë, të cilët më kanë krijuar kushtet për fillimin e fushatës elektorale, bashkëbisedimin me strukturat, dhe mbi të gjitha ata kanë zhgënjyer këdo që ka besuar se Partia Demokratike nuk ka njerëz. Sepse pjesëmarrja e lartë e anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë në këto takime, ka qenë e dukshme dhe masive. Natyrisht aty kam gjetur besimin dhe frymëzimin se kjo fushatë nuk do të jetë e vështirë për mua, përkundrazi do të jetë e lehtë.”    

“Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij programi do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë. Stili më i mirë i të bërit fushatë është të shkosh derë më derë, të takoj sa më shumë qytetarë të shtrëngimit të sa më shumë duarve. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha është e shkurtër, gati 30 ditë.”

“Do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje”.

“Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”.

“I ftoj të gjithë ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racionalë”.

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve”.

Read More
13 Pri
0

Takimi i kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, me demokratët e njësisë nr.7

“Qëndrimi juaj, është gati një qëndrim heroik. Heroik sepse nuk qëndroi askush nga ne për interesa personalë. Nëse ju do të kishit bërë kalkulime dhe do të ndiqnit leverdinë personale, ndoshta do të kishit ndjekur turmën”.

“Fakti është se edhe ata që ndoqën nga pas Sali Berishën, i cili u fut mes nesh dhe përçau partinë në disa pjesë, nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë një numër aty, në formacionin e tij të quajtur Foltore apo pa emër, i futur në koalicion me Ilir Metën.”

“Në këto kushte, secili nga ju është një individualitet, është një personalitet. Kjo na ka bërë të kuptojmë se dinjiteti qenka shumë më i rëndësishëm sesa interesi i momentit. Kështu përballë meje kam njerëz dinjitozë, njerëz që sistemi i analizës iu punon në tru, dinë të bëjnë vlerësimin kush është e mira dhe kush është e keqja. Të dallojnë çfarë është e partisë dhe çfarë është mbi partinë dhe me tej, çfarë është e Shqipërisë”.

“Pse e them këtë të fundit? E them, sepse debati nuk është thjesht se kush do të jetë kryetari. Por është më i thellë sesa kaq. Debati që ne kemi bërë të gjithë ka qenë nëse Partia Demokratike do të shuhet apo do të ekzistojë. Partia Demokratike do të hipotekohet në hipotekën personale të një individi, që e ka emrin Sali Berisha, dhe do të futet në hipotekën familjare të tij, apo do të jetë një Parti Demokratike e tillë, ku çdo anëtar i saj, që nga ’90 dhe deri më sot, të kenë aksionin e vet. Demokracinë e bëjnë shoqëritë anonime, nuk e bën një subjekt individual, qoftë ky juridik, apo person fizik”.

“Në rastin konkret demokratët e zgjodhën rrugën e tyre, sepse menduan edhe më shumë sesa kaq. Demokratët menduan se Partia Demokratike përfaqëson gjithçka, përfaqëson madje shumëçka, përfaqëson vlerat euroatlantike, vokacionin euroatlantik me të cilin ne krijuam Partinë Demokratike në ‘90, dhe për të cilën shqiptarët besuan te këto vlera, dhe menduan se shumë shpejt Shqipëria do të futet në Europë. Jo vetëm që nuk e bëmë si gjithë Europa, por shihni se ku e kemi katandisur”.

“Përfundimisht jemi në duart e tri vetëve, është Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Të tjerët janë thjesht derivatë të tyre, të punësuarit e tyre, çirakët e tyre. Dhe një nga arsyet pse pranova të futem në fushatë ishte edhe kjo: sepse fushatën do ta bëjnë më të lehtë këta që kanë zaptuar politikën, oligarkët politikë, oligarkët ekonomikë, të cilët me krimin e organizuar e lanë bërë Tiranën të pabanueshme për qytetarët e thjeshtë”.    

“Qytetarëve sot bashkia e Tiranës shkon dhe u merr pronën, për të ndërtuar kulla. Qytetarët nuk ndërtojnë dot një ëndërr, një projekt për një jetë të re. Një çifti të ri sot në Tiranë do t’i duhet të punojë katër jetë që të arrijë të blejë një apartament, për shkak të nivelit të çmimeve që kanë vendosur oligarkët ekonomike dhe politikë.”    

“Shqipërinë duhet ta ndihmojmë nëpërmjet partisë. Që ta ndihmojmë Shqipërinë, duhet që partinë ta bëjmë demokratike. Që kjo parti të mos shuhet dhe të mos hipotekohet në regjistrin personal të Sali Berishës, që vlerat tona, parimet tona, besimin që kemi mbi pronën, besimi që kemi në Zot, besimi që kemi te morali, vlera të cilat mbajnë familjet shqiptare në këmbë, të mos shuhet”.

“Të mos humbasim identitetin tonë politik, identitetin tonë personal. Prandaj nuk çuditem që gjen shumë njerëz dhe shumë demokratë kudo që shkoj, pavarësisht se në media, në studio televizive vazhdimisht thuhet, hë mos se dy vetë janë ata. Është Lula Brava dhe Alibasha. Asnjë tjetër nuk ekziston për ta. Dhe më këtë lloj fodullëku, me këtë lloj kapërdisje, që nuk është e paqëllimtë, e përcjellin këtë mesazh, duke u mbështetur nga kush, nga mediat e Edi Ramës. Me paratë e kujt? Me paratë e oligarëkeve. ”

“Një takim që zhvillon sot Sali Berisha i kushton 5 mijë euro. Kanë zhvilluar deri tani 13 takime për prezantim kandidatësh, të paktën nga ato që kanë sot nga shtypi. Kanë shpenzuar rreth 60 mijë euro. Imagjinoni se sa kohë ka ai, një vit e gjysmë që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Me çfarë parash, ku i gjen ai këto shpenzime marramendëse, si e mban gjithë atë ushtri me vete etj. Këto janë paratë që i kanë vjedhur te shqiptarët, janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, ose janë paratë e krimit të organizuar, ose janë paratë e oligarkëve”.

“Për të trija këto është akuzuar ai, ngaqë është shpallur non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtor me krimin e organizuar. Amerikanët e akuzuan si njeri që pengonte demokracinë, për korrupsion të qenësishëm, shqiptarët e kanë refuzuar si lider. I dhanë 1 milion votë kundër në vitin 2013, dhe sot në të gjitha sondazhet, janë mbi 70 për qind e shqiptarëve të cilët e refuzojnë, nuk e pranojnë më. Të vetmit që i shkojnë nga pas janë militantët të cilët i gënjeu, dhe u thotë hajdeni me mua se, për 6 muaj do të rrëzoj Edi Ramën”.

“Ju (që jeni në sallë) nuk shkuat se nuk u gënjyet, ata që u gënjyen shkuan. Do zhgënjehen dhe do të kthehen prapë. Do të vijnë te partia Demokratike,  sepse po e kuptojnë që tani se janë në kurth. Ku është kurthi? Ka bërë listën e kandidatëve të këshillit të bashkisë, dhe në 17 vetë, vetëm 2 vetë e gjysmë janë të Partisë Demokratike, të ish-partisë demokratike, pra, të pjesës sonë, demokratë që kanë qenë me ne. Dy e gjysmë janë, them gjysmë sepse njëri ka punuar edhe me Metën edhe me Berishën, dhe nëse do prishi balancat Meta, që të kalojë sërish me Edi Ramën dhe Erion Veliajn siç e ka zakon, mund të qëndrojë këtej, por mund të shkojë edhe andej”.

“Kështu që dy demokratë i mbeten, janë të sigurt në atë listë. Tani i fton demokratët dhe qytetarët e Tiranës dhe u thotë shkoni dhe votoni listën e Ilir Metës. Të votoni ata drejtorë të cilët iu hoqën juve nga puna. Të votojnë ata ministra, të votojnë ata militantë të LSI, që shkatërruan jetën e demokratëve. I përzunë masivisht nga puna kudo që ishin, edhe pse ishin në një qeveri të përbashkët me qeverinë e demokratëve. Kështu që kjo lloj martese që bëri Berisha me Metën është vetëm për interesa personalë.

”Dhe demokratëve tani u kërkohet të bëjnë me parti Ilir Metën, sepse Ilir Meta doli nga presidenca nuk kishte parti. Militantët, anëtarët e partisë ia mori PS-ja, sepse ata nuk ishin me ideal. Ata s’kishin ndonjë parim. Kur u krijua LSI, u dha vende pune, i bëri anëtarë, iu mori votën. Mbaroi LSI, ra në opozitë, s’kishte ç’tu jepte, u prish kontrata, u larguan ata”.

“Kështu që në këto kushte, i ftoj demokratët publikisht, mos i ndiqni më nga pas Sali Berishën. Refuzojeni Ilir Metën. Sali Berisha atë pjesë të Partisë Demokratike që ka marrë me vete kërkon t’ia lërë Ilir Metës. Votat e demokratëve, votat tuaja do të krijojnë partinë e Ilir Metës. Do t’i japin atij peshë politike dhe peshë publike në parlamentet lokale. Këtë peshë politike dhe publike do ta përdorë për të bërë pazarin e radhës me Edi Ramën dhe me çirakun e tij Erion Veliaj. Dhe pasi të bëjë këtë pazar, në 2025 do të shkojë me atë që ka shanse për të fituar. Që gjasat janë  që edhe në 2025, sa të jetë Sali Berisha në politikë i ka prapë Edi Rama, ose njëri i Partisë Socialiste që mund të zëvendësojë Edi Ramën”.

“Sepse Sali Berishës ia kanë bërë të qartë ndërkombëtarët, i kanë thënë Stop! Ti Nuk do të jesh partner yni në Shqipëri, për qeverisje.  Shko në shtëpi, e mbarove kohën tënde, e mbarove ciklin tënd. Ai nuk do të dorëzohet, do të vazhdojë deri në fund, sa të marri frymë, sepse ai nuk e koncepton dot që partia që është e të gjithë demokratëve të quhet e të gjithë demokratëve. Ne nuk i kemi ndonjë borxh. E kemi mbështetur, kemi bërë sakrifica të pafundme për atë, dhe për të gjithë ata që ka me vete, ashtu siç kemi bërë për PD dhe për të gjithë demokratët. Nuk ia kishim borxh ta na futej në mes dhe të ndante. S’ia kishim borxh ta në ndërpriste udhëtimin tonë drejt pushtetit, si alternativë e djathtë për ta qeverisur Shqipërinë më mirë. Prandaj demokratët të mos bëjnë gabim që të votojnë Ilir Metën, por të votojnë vëllezërit e tyre, motrat e tyre që i kanë te Partia Demokratike. Në këtë fushatë, ne jemi e vetmja forcë e djathtë që konkurrojmë në Tiranë, sepse të gjithë kandidatët e tjerë janë të futur nën flamujt e partive të majta. Edhe Belindi është i Ilir Metës. Përfaqëson aty non-gratën, por përfaqëson edhe Ilir Metën, i cili dihet se çfarë reputacioni publik ka në Shqipëri. 1 për qind mbështetje ka te shqiptarët. Këta duan t’i japin oksigjen, duan ta bëjnë faktor. Le ta bëjnë por të marrin përsipër edhe pasojat”.

“Kandidatët e tjerë dihet se cilët janë, Marko Dajti, i Partisë Komuniste, kandidon me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Sali Berishës. Tjetri është Arlind Qorri, dhe tjetri Endri Shabani. Ndërsa Lejla (Përnaska) është gabim atje. Lejla duhet të ishte te Partia Demokratike. Lejla është një zonjë grua, që duhet të kishte merituar më shumë në PD. Nuk e kanë vlerësuar sa duhet në të shkuarën, nuk është vlerësuar as sot. Nuk duhet të kalonte te Shpëtim Idrizi, që vjen nga Partia Socialiste. Ka qenë drejtuesi i lartë i Partisë Socialiste dhe atë parti e ka krijuar andej, pavarësisht se ka dalë në emër të komunitetit çam.”

“Kështu që të gjithë flamujt e këtyre partive janë flamuj të kujt? I vetmi flamur blu, që u tentua të shkrihej, të asgjësohej dhe të mos paraqitej fare në këto zgjedhje, pas 32 viteve ishte flamuri i Partisë Demokratike, që ne e mbajtëm gjallë. Prandaj, unë vendosa të kandidoja në Tiranë, ta pranoja kandidimin në Tiranë, sepse e shikoj si një mision dhe një detyrë që duhet bërë, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe më shumë, për qytetarët e Tiranës, për qytetarët shqiptarë. Sepse Tirana, në rastin konkret, për mënyrën sesi është luftuar Partia Demokratike dhe në çfarë gjendje është ajo, është si Stalingradi në Luftën e Dytë Botërore.”

“Këtë lloj simbolike mban Tirana sot. Që kur nazizmi pushtoi pothuajse të gjithë botën, u ndesh në Stalingrad, u thye aty, dhe prej andej filloi revanshi në krahun tjetër. Fillo thyerja dhe rënia e nazizmit.  Natyrisht, pa mbështetjen e aleatëve perëndimorë, kurrë nuk fitohej ajo luftë. Por ama, kjo është historia, kështu ndodhi, dhe kjo është simbolika që kemi ne sot. Ne duhet të përpiqemi jo vetëm për një rezultat të mirë, por kemi shanse që të fitojmë në Tiranë. Ju duket çudi? Ja pse j’ua argumentoj unë dhe pse kam besim”.

“Po të shikoni sondazhin mbi 70 për qind e popullsisë që janë kundër këtij establishmenti, kundër kësaj oligarkie ekonomike dhe politike. 45 për qind e demokratëve janë kundër Sali Berishës. 20 për qind ai i ka me vete dhe 25 apo 20 për qind të tjerë janë të pavendosur. Ja pra se cili është target-grupi ku ne duhet të fokusohemi. Ja pse ne duhet të jemi optimistë, të qartë, të vërtetë. Të vëmë zemrën në punën tonë, t’i shikojmë qytetarët në sy, të jemi të prerë, radikalë në qëndrimin ndaj Sali Berishës dhe berishizmit, sepse me atë nuk kemi asgjë personalisht, por e kemi me atë çfarë përfaqëson ai dhe dëmin që ka sjellë në PD, e t’u themi shqiptarëve që jemi ndarë një herë e mirë nga e kaluara”.

“Është shumë e dëmshme më tha një përfaqësues ndërkombëtar para disa ditësh, që vinte nga përtej oqeanit, që të ketë këto lloj paqartësish, lëkundjesh brenda grupit të deputetëve të PD-së”.

“Unë merrem me shkencat politike. Është e pafalshme që t’i thuash vetes deputet, politikan, të paguhesh për të bërë politikë, dhe në këto kohë betejash, ndarjesh të qarta, në këto kohë pozicionimi, kur kërkohet një vizion tjetër ndryshe, ti të mbash pozicion neutral. Është nonsens, ndryshe jep dorëheqjen nga deputet dhe largohu. Kur je politikan, je politikan që të përcjellësh, të mbash një linjë politike. Të bësh politikë, të bësh beteja, të ndeshesh, të humbasësh por edhe të fitosh, të fitosh por edhe të humbasësh”.

“Humbja në politikë nuk është humbje, është thjesht nxjerrje mësimi. Të nxjerrësh mësim, të korrigjohesh, të qëndrosh aktiv e të ecësh përpara. Jo të thuash unë rri neutral, do të shikoj këtej nga kulla ime, se çfarë bëjnë ata të tjerët, në fund kërkojnë llogari pse humbët ju. Zotëri, po ti kur  bëhej lufta, ku ishe? Si do ta mësosh notin pa u futu në ujë dhe si do ta fitosh betejën pa shkuar në betejë? Çfarë, të vritemi ne, ta bëjmë ne betejën dhe ti pastaj të thuash se unë fitova luftën se s’mora pjesë në luftë. Jo! Kjo është nonsens. Kjo na krijon turbullira brenda partisë në momentin më delikat. Në parti ka një rregull: kur merret vendimi i shumicës, edhe ai që është pakicë dhe ka një qëndrim apo mendim të kundërt, është i destinuar t’i qëndrojë vendimit të shumicës, qoftë ky deputet, funksionar partie, apo anëtar i thjeshtë i partisë. Kështu funksionojnë partitë politike në botë. Të drejtën e ke deri te qëndrimi yt. U mor vendimi, futu në resht, vazhdo punën, krijo frymën, dhe ec përpara, mos ço më pesimizëm te demokratët, tek ata që s’u ke dalë kurrë karshi, i ke lënë në rrugë të madhe, nuk i ke vlerësuar, dhe pastaj kërkon të shkosh si i padjegur, si i pakonsumuar, t’u marrësh demokratëve me ca fjalë të bukura edhe një herë mbështetjen e tyre, që ti të sigurosh komoditetin e jetës tënde, politike dhe financiare”.

“Jo, personalisht nuk jam larguar kurrë nga politika. Kurrë! Ama personalisht, nuk i kam ikur kurrë betejave të Partisë Demokratike. As në ditët më të vështira të Partisë Demokratike, në një kohë kur ata që janë bërë milionerë nga Partia Demokratike e kanë rrënuar atë me imazhin e keq të tyrin dhe janë larguar për të dorëzuar milionat e tyre, në ishujt ekzotikë të botës. Kam qenë me shokët e mi, me miqtë e mi, në ’90, në vendlindjen e diktatorit, u çuan studentët në peshë dhe tronditën diktaturën. Me kontributin tonë modest, aq sa kishim. Në ’97, ata të cilët e shfrytëzuan PD-në në katër vjet, morën arratinë, vodhën edhe paratë e qytetarëve shqiptarë, u pasuruan në kurriz të djersës së miliona shqiptarëve që ikin në emigracion, deh u kthyen dhe ndërtuan prapë partinë, që nga jugu në veri”.

“E kemi filluar me pesë vetë dhe e bëmë parti fituese brenda katër viteve, pavarësisht se në 2001 na manipuluan rezultatin. Pse? Sepse besonim, ishim idealistë, nuk ishim llogaritarë si tani, llogaritë ç’fitoj unë. Sot nuk gjen një burrë, një burrë që të mbajë fjalën. E kam fjalën për ata, të cilët paguhen për të qenë politikanë. S’bën dot një bisedë, nuk ndërton dot një strategji, ngaqë dalin nga strategjia sepse iu del skema ndryshe për interesa personale”.

“Jo, personalisht nuk jam i tillë dhe jam i lumtur që kam shumë shokë e shoqe dhe miq, zonja dhe zotërinj në krahë, dhe këta jeni ju. Të tillë jeni ju. Përderisa qëndruat dhe jeni në këtë sallë, nuk keni bërë llogarinë me laps ç’fitoni sot, pa se çdo vij nesër nuk ka rëndësi. Kjo është situata. Jam shumë i kënaqur që gjej demokratë kudo që shkoj. Shumë më shumë se ç’e kanë imagjinuar ata dhe shumë e shumë më tepër se ç’ua pret mendja se jemi ne. Jemi shumë dhe do të bëhemi më shumë, sepse përtej na pret elektorati gri, na presin qytetarët që janë të mërzitur, na presin demokratët që deri tani janë të hallakatur dhe nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike. Të djathtët që nuk e dinë se ku mund të jenë, në cilin krah. Apo të dinë një gjë, të dinë mirë, që janë me Amerikën, që janë me Europën, që janë me Anglinë, që nuk janë me Rusinë, që nuk janë me serbin, që nuk janë me ata të cilët po t’u jepet rasti Shqipërinë e rrafshojnë, e zhdukin. Ky është pozicioni i duhur, prandaj thashë qëndresa juaj nuk është thjesht për PD-në, për politikën, ajo është për Shqipërinë.”

“Këtu do të marrë rrugë Shqipëria, do të jetë në Perëndim, apo në Lindje. Fjalori, artikulimi që bën Sali Berisha duke bërtitur dhe sharë me ligjërimin e tij, tmerrësisht joetik, kundër Ambasadores Amerikane, kundër faktorit ndërkombëtar, kundër kujtdo me atë mëri, helm, vrer që nuk e di nga i vjen dhe nxjerr, nuk e kuptoj dot, sa i prish punë Shqipërisë.”

“E zëmë se u bë Sali Berisha kryeministër. Si do të ulet në NATO ai? Ai është i refuzuar nga amerikanët. Kryeministri ynë, i një vendi anëtar të NATO-s që nuk do të marrë pjesë në konferencat e NATO-s. Si do të vejë ai në Parlamentin Europian, është i refuzuar. Si do ta prezantojë ai Shqipërinë në botë.  Është i refuzuar. Çfarë jemi ne? Nuk kanë shqiptarë një bir apo bij që ta nxjerrë dhe të drejtojë këtë vend dhe të jetë njeri normal pa ngarkesat e së shkuarës. Kjo është pyetja dhe kjo është përgjigja që duhet të japin demokratët dhe shqiptarët klasës së vjetër politike, oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar, që i ka zënë frymën Tiranës, që i ka zënë frymën Shqipërisë. Qëllimi ynë në këto zgjedhje është të heqim kthetrat e tyre nga kurrizi i brishtë i Tiranës, nga prona publike, të atyre që ditën bëjnë sikur zihen për beteja politike dhe natën mblidhen me fëmijët e tyre, me oligarkët e tyre, me kushërinjtë e tyre, ndajnë sinorët, ndajnë dhomkat e mëdha, ende të pakapura, që i kanë ngelur Shqipërisë”.

“Ne duam ta çlirojmë Tiranën nga kjo kolerë që i ka rënë përsipër, t’i japin frymëmarrje qytetarëve dhe kryeqytetit, biznesit, tregut të lirë, të simulojmë konkurrencën e ndershme dhe meritokracinë. Ta hapin garën dhe pas datës 14 me organizmin e Partisë Demokratike, t’iu japim shqiptarëve një parti të mirëfilltë demokratike, një parti jo të kryetarit e të një kaste të vogël drejtuesish, por një parti të demokratëve, të forumeve, pse jo një parti të referendumeve”.

“Ku vendimet e mëdha politike të merren me referendum nga anëtarësia, ku pushtetet në parti të jenë të ndara, ku pushteti i kryetarit të jetë i kontrolluar nga kryesia, pushteti i kryesisë nga këshilli kombëtar, ku këshilli kombëtar të jetë i kontrolluar nga anëtarësia, dhe anëtarësia në fund, për vendet e rëndësishme të partisë, të shprehet me referendum. Kjo është Partia Demokratike, për të cilën kanë nevojë shqiptarë. Nuk e kanë shijuar në këto 32 vite shqiptarët një parti të tillë demokratike dhe për pasojë nuk kanë shijuar as demokracinë në Shqipëri dhe akoma më tepër nuk kanë shijuar as kapitalizmin, sepse kapitalizmi ka rregulla konkurrence, nuk do monopole. Monopolet e dëmtojnë kapitalizmin dhe i detyrojnë qytetarët të marrin arratinë, siç kanë ikur 1/3 e qytetarëve shqiptarë. “Jam shumë besimplotë për ta çuar deri në fund misionin e përbashkët që kemi nisur. Ju faleminderit”

Read More
13 Pri
0

Ndarja nga jeta e Nebil Cikes, kreu PD Alibeaj mesazh ngushellimi

Me dhimbje të madhe mora sot lajmin e ndarjes e parakohshme nga jeta të mikut të ditëve të vështira, gazetarit, publicistit, antikomunistit Nebil Çika.

Nuk gjej fjalë për të shprehur ngushëllimet familjes, bashkëshortes dhe djemve, të cilët duhet të ndjehen veçse krenar për njeriun që si rrallëkush në këto kohëra do të mbahet mend për qendresën njerëzore ndaj komunizmit, moralit politik, për të drejtat e të përndjekurve dhe për vlerat patriotike që përfaqësoi. Tamam dinjitoz si përfaqësues i traditës së të parëve të tij !

Lamtumirë mik i dashur!

Do na mungosh shumë!

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02AKWB5zhQcjbJ7RabHYS4KjT5rrBBLHjwvFy2Qig1z1wtDUumfCqKqpbwvYQBXBoBl&id=100047342912096&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Read More
13 Pri
0

Fjala e deputetes Dhurata Çupi gjatë diskutimit të ligjit për AMA

jo Sot kemi për të diskutuar një projektligj për mediat audiovizive, ndërkohë që, siç dëshmojnë raportet ndërkombëtare, gjendja sot është më kritike se kurrë. Mediat janë të censuruara, gazetarët janë nën presion dhe linja editoriale diktohet nga qeveria. Kjo është ajo që thuhet në pothuajse çdo raport ndërkombëtar. Vit pas viti, Shqipëria ka humbur shumë vende sa i përket lirisë së medias.

Në fakt, nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Në një vend ku kryeministri i quan mediat kazan, gazetarët budallenj dhe përpiqet që të shndërrohet vetë në pronar e drejtor televizioni, është e vështirë të imagjinohet që do të kishim media të lira dhe të pavarura. Unë dua sot të ndalem në tre raste. Tre raste që ilustrojnë më së miri sjelljen e qeverisë Rama ndaj mediave në tre mandatet e saj.

Në mandatin e parë, kryeministri Rama dhe ministrat e tij iu vërsulën me gjithë makinerinë shtetërore që kishin në dispozicion televizionit Agon Channel, me të vetmen arsye sepse ishte një media opozitare, kritike me qeverinë dhe kishte në organikën e saj gazetarë me integritet. Sulmet dhe raprezalja nuk ndaluan derisa ia dolën të shkatërronin një investim 40 milionë euro. Ndryshe nga sa thoshte kryeministri se ato ishin para të pista, arbitrazhi ndërkombëtar në vendimin e saj thotë se vinin direkt nga Deutche Bank.

Ndërkohë 110 milionë euro është detyrimi që sot qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë për sjelljen e paligjshme të Edi Ramës

Presioni ndaj mediave të pavarura dhe për të kontrolluar linjën e tyre editoriale vijoi sërisht edhe në mandatin e dytë. Ata përdorën të njëjtin mekanizëm, me paligjshmëri të plotë për të shkatërruar një tjetër media kombëtare, kritike dhe opozitare, televizionin Ora News. Personalisht kryeministri kërcënoi me prokurori e gjykata, sikur këto të mos ishin institucione të pavarura, por mekanizma në shërbim të Rames

Edhe këtë televizion ia arritën ta konfiskojnë, por fatmirësisht akoma nuk ia kanë dalë të shuajnë zërin e gazetarëve të atij televizioni.

Nuk u mjaftuan me kaq. Në fillim-mandatin e tretë, pasi nuk ia doli ta blejë nëpërmjet oligarkëve të tij, Edi Rama, me të gjithë makinerinë shtetërore, me ruspa, me tritol, me polici e inspektorë iu vërsul bizneseve të Hysenbelliu Group, duke shkatërruar një prej investimeve më të mëdha përgjatë bregdetit të Adriatikut. Hoteli, ku Rama, ministrat dhe deputetët e tij kishin ngrënë dreka e darka, kishin skicuar projekte, e ishin mburrur përpara miqve ndërkombëtarë, si në rastin e afganëve, papritur u kthye në simbol të paligjshmërisë dhe duhej shkatërruar me çdo kusht. Askush nuk di të thotë sot se pse hoteli u shkatërrua me tritol, ndërsa godinat e tjera u konfiskuan, ndërkohë që së paku mund të ruhej i njëjti standard.

A mos ndoshta kësaj rradhe kryeministri i druhej se pasi gjykatat kombëtare a ndërkombëtare të shpallnin paligjshmërinë e këtyre veprimeve shteti duhej ti kthente godinat e konfiskuara, prandaj hoteli duhet të shkatërrohej, që mos kthehej më kurrë.

Opinioni publik i shokuar  u vu sërisht para një akti të parecedentë dhe në paligjshmëri të plotë që në emër të institucioneve shtetërore u shfaqën individë të maskuar dhe me mjete rrethanore, për të hapur dyert, sikur të ishin një bandë mafioze dhe jo nënpunës të administratës publike. Tashmë është e njohur botërisht se ajo se cfarë ndodhi në Prestige Resort ka zero lidhje me Kushtetutën apo ligjin. Ajo është fund e krye e lidhur vetëm me faktin se Edi Rama nuk pranon kurrësesi që ndaj tij të ketë zëra kundër, të ketë zëra kritikë e opozitarë. Këtu nuk e them unë apo opozita, këtë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2022: sulmet ndaj Prestige Resort ishin për shkak të linjës editoriale të mediave të grupit.

Sjellja ndaj Agon Channel, Ora News dhe News24 janë fytyra e qeverisë shqiptare në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias. Prandaj, çdo iniciativë që ju sillni këtu duke pretenduar se do të përmirësoni tregun mediatik është e gënjeshtërt, është fasadë, është hipokrizi. Qëllimi juaj i vërtetë është t’i shndërroni të gjitha mediat e vendit në ERTV.

Meqë ra fjala të ERTV, hajdeni këtu zoti kryeministër dhe thuajuni shqiptarëve me çfarë parash i keni paguar xhirimet, gazetarët, kameramanët dhe montazhierët që punojnë për televizionin tuaj privat; hajdeni dhe thuajuni shqiptarëve me çfarë parash e financoni podcastin tuaj? Me çfarë parash i keni blerë pajisjet dhe mobiluar studion? Me çfarë parash i paguani kameramanët, montazhierët dhe stafin që punon për podcastin tuaj? Hajdeni këtu dhe bëni transparencë për fondet dhe paratë që financojnë propagandën tuaj. Nëse nuk e bëni ju, atëherë duhet ta bëjnë organet ligjzbatuese. Sepse nuk mund të kërkoni nga mediat, atë që ju vetë nuk e bëni zoti kryeministër, transparencë të plotë. Aq më tepër që mediat punojnë me fonde private, ndërsa ju përdorni paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Read More