Blog

13 Pri
0

Fjala e deputetes Jorida Tabaku, gjatë diskutimit të ligjit për AMA në seancën e sotme

Ligji dhe ndryshimet e sotme të cilët u sollën nga Qeveria në një kohë shumë të shkurtër, unë dhe znj. Açka si drejtuese komisionesh dhe përfaqësuese të opozitës, i futëm menjëherë në kalendar për të parë nëse ishte me aq prioritet ndryshimi I ligjit me aq sa thuhej.

Sot është bërë e rëndomtë nga politika fjala “na duhen për procesin e integrimit… po i kalojmë me urgjencë se duhen për integrimin, se na I ka kërkuar Brukseli…” janë shprehjet më normale të ditës.

Bashkë me znj. Bushka, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, kam qënë në një dëgjesë të gjatë me shoqërinë civile dhe përfaqësues të sektorit për të diskutuar se kush janë problemet reale të medias; se çfarë po ndodh sot me tregun; se përse Shqipëria ka rënë me 30 vende në renditjen e “Reporter pa Kufij”; pse progres raporti nga 33 kapituj vetëm median e ka me regres dhe ndër të tjera citoj: Nuk është bërë progres në periudhën raportuese. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat, duke përfshirë fushatat e shpifjeve, janë të përsëritura, veçanërisht në mediet online.

Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar, që vendosin në pikëpyetje çështjen e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe drejtësisë. Rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar ende. Duhet patjetër që të zbatohet një politikë me tolerancë 0 ndaj kërcënimit dhe sulmeve të gazetarëve dhe mediave. është problematike transparenca e pronësisë dhe financimit të medias dhe kufizimet e saj, si dhe kërkesat për reklama publike duhet të jenë në harmoni me standartet ndërkombëtare. Duhet garantuar zbatimi I Kodit të Punës dhe fuqizohet mbrojtja e punës së gazetarëve, nëpërmjet edhe miratimit të një statusi për gazetarin.” Këto janë problemet që ka media sot.

I dëgjova kolegët të shqetësuar për atë çfarë transmetojnë mediat, orar e pa orar, sesi trajtohen zonjat në politikë e jo në politikë, se çfarë gjuhe përdoret në media, se çfarë aksesi kanë fëmijët në media, por nuk ka asnjë çudi sepse media është fytyra e politikës. Ashtu siç është poltika sot, është dhe media!

Gjuha që përdoret sot në politikë, përdoret dhe në media! Ashtu si sulmohet media me kallash e me tritol, ashtu bëhet njësoj dhe në politikë! Nuk ka absolutisht asnjë çudi për atë çfarë ndodh sot me median.

Raporti I fundit I DASH theksonte se ka pak media të pavarura sot. Shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve që kanë interesa të mëdha që përdorin interesat e tyre për të avancuar planet e tyre politike dhe të biznesit, duke përfshirë promovimin e interesave të tyre me parti politike. DASH shprehet se ka raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdorin organet e tyre për të shantazhuar biznesin, për të kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik biznese konkrete, ka presion politik, korrupsion, por njëkohësisht dhe mungesa e fondeve e kanë kufizuar median e pavarur dhe gazetarët të cilët praktikojnë auto-censurën.

Këto janë shqetësimet që kanë sot mediat, mjedisi mediatik si pushteti I 4-tët, siç tha dhe znj. Gjonaj!

Nuk besoj që ka ligj që I rregullon këto shqetësime. Nuk besoj që ka absolutisht asnjë akt që mund të miratohet në Parlament që e ndryshon situatën e medias, por është çështje vullneti politk. është çështje e një vullneti politik për mënyrën sesi ëshë ngritur  sistemi I medias, sesi janë lidhur interesat politik më ato të biznesit. është çështje e vullnetit politik mbi presionin që ushtrohet mbi median, mbi hapësirën që I japin mediat individëve të caktuar.

Ka deputetë në këtë Parlament, ka ministra në këtë Qeveri që e kanë parë dhe provuar në kurrizin e vetë që njëherë janë të preferuar nga media, njëherë tjetër bëhen të pa preferuar dhe bëhen fushata sulmesh dhe denigrimesh.

Që të gjitha lidhen me interesa dhe konflikte biznesi dhe sigurisht prej dorës së Qeverisë, por kjo situatë duhet të ndryshojë, ko sepse na e thotë Europa, jo se është një detyrim në progres raport, por duhet të ndryshojë si një balancë e drejtë e një shteti demokratik I cili ka një pikëpyetje sot strukturën sesi funksionojnë institucionet, ka një pikëpyetje sot kapjen e pushtetit. Ka në pikëpyetje sot median, balancën dhe kontrrollin e Parlamentit. Të gjitha shtyllat e demokracisë sot janë në pikëpyetje, sigurisht sepse ashtu si është politika sot, ashtu si është demokracia sot, ashtu është dhe media sot!

Diskutuam ligjin që solli Qeveria me idenë për të parë cilat janë ndryshimet që përputheshin me Direktivën e BE, por ligji nuk përputhet tërësisht me Direktivën e BE. Direktiva e BE I përcakton në ligj dhe nuk I lë me akte dytësore, me VKM një sërë elementësh që I përmendi këtu znj. Açka.

Sasi e gjobave e vendosur në këtë ligj është dispropocionale përsa I përket operatorëve dhe individëve. Hapësira që jipet këtu AMA-s është e jashtëzakonshme për të vendosur për gjëra që kërkojnë një rritje në strukturë dhe në kapacitete të cilat nuk I ka për momentin.

Zonjën ministre e kanë keqinformuar sepse ne ngritëm shqetësimin nëse për edukimi mediatik a I kishte kapacitetet AMA për ta bërë dhe jo se çfarë është edukimi mediatik; nëse përputhemi me direktivën e BE apo jo funksionet që po I jipeshin AMA-s dhe a duhet t’i merrte AMA këto.

Ligji për mediat autovizive nuk mund të kaloj në Parlament njëherë në 3 muaj, nuk mund ta ndryshojmë ligjin sa herë që ne shohim se ka diçka që nuk shkon,  por ka nevojë për një rregullim të plotë, tërësor për të zgjidhur të gjitha shqetësimet që sot ekzistojnë, ato që mundemi me ligj. Sepse ato që nuk mundemi lidhen me interesa biznesi, politike të cilat nuk I zgjidh dot Parlamenti.

Ka qënë në dëshriën tonë, në vullnetin tonë që çdo gjë që lidhej me Direktivën ne ta kalonim, ashtu siç kemi mbështetur sygjerime dhe kërkesa nga Dhomat e Tregtisë, nga OshC, nga individë të cilët preken nga zbatimi I këtij ligji për të përpjekur për të mos ndryshuar prap ligjin pas 3 muajsh.

Paqëndrueshmëria ligjore është kthyer në problem real sot dhe për funksionimin e institucioneve, për ligje që vijnë këtu e ndryshohen për 3 rreshta, ndërkohë që nuk flasim për probleme reale dhe konkrete që ka sot media dhe pavarësia e medias.

Këto shqeësime ngritëm në Komision dhe ashtu si znj. Açka nuk do të votoj, do të abstenoj. Jemi të gatshëm për të diskutuar me operatorët në treg, me shoqatat e gazetarëve se kush janë problemet reale që ka sjellë sot ky sistem dhe si mundemi ne me kaq pak sa na takon, me kaq pak sa mund të bëjmë me punën tonë në komisione dhe votën tonë në Parlament, për ta ndryshuar këtë situatë.

Pastaj këto fjalët tjera që e bëmë për integrimin dhe për Brukselin, I merr era pa mbaruar akoma seanca!

Read More
13 Pri
0

Fjala e plote e kreut te PD Alibeaj ne Kuvend

Alibeaj: Zonja kryetare, mesa duket ju keni vendosur që këtij parlamenti t’i vendosni kazmën. Një deputeteje ia hiqni fjalën pa e lënë ta çojë deri në fund. Për të kuptuar se cila është kërkesa për procedurë. Ngrihet një deputet i mazhorancës, heq një çështje nga rendi i ditës, pa dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë të gjithë deputetët e tjerë janë përgatitur për ta diskutuar. Për ta bërë më të plotë panoramën, keni juve një detyrim që nuk e bëtë në fakt, që në fillim të seancës, për të bërë të ditur atë se çfarë ndodhi në Konferencën e Kryetarëve. E kaluat kështu, që një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor nuk mori konsensusin e konferencës. Në fakt keni deyrimin për të bërë me dije seancës, meqë çështja kalon në seancë arsyet e vërteta se përse u vendos në atë mënyrë dhe përse nuk kishte konsensus. Bëheni me dije. Nëse se keni bërë ju, po e bëj unë tani për t’i vënë në kushte edhe për të diskutuar të gjithë deputetët nënshkrues të komisionit hetimor, të cilët me thënë të drejtën prisja që ndonjëri prej tyre edhe ta ngrinte si pretendim. Por po ua bëj unë me dije se cila ka qenë arsyeja. Se është fare e thjesht, ajo për të cilën për dy apo për tre raste të tjera është bërë me dije. Ngrihet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste si justifikimin se meqë parlamenti ka ndër mend që të bëjë një ligj për komisionet hetimore, të gjitha kërkesat për komisionet hetimore nuk pranohen. Ndërkohë që Kushtetuta është e qartë në rastet se kur ky parlament ka detyrimin, jot ë drejtën, për të ngritur një komision hetimor. Mjafton të ketë nënshkrimet dhe nënshkrimet i ka, siç u pranua në Konferencë. Të ketë një objekt sipas parashikimit kushtetues, të ketë përcaktuar edhe afatin, të ketë përcaktuar edhe përbërjen dhe është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë lloj diskutimi. E pra kjo është panorama me të cilën juve si përfaqësuese e këtij Kuvendi ulur në atë tryezë dhe me gjithë barrën që ka mazhoranca, për t’u treguar së paku shqiptarëve që përfundimisht ky Parlament ka marrë fund! Dhe është detyrimi juaj, barra juaj për të mbajtur gjithë këtë përgjegjësi. Ndaj kjo ishte kërkesa ime për procedurë përpara se të hiqni dhe fjalën, për t’ua bërë me dije deputetëve, por mbi të gjitha publikut arsyet se pse asgjësuat njëherë e përgjithmonë të vetmin instrument që opozita, deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin parlamentar. Faleminderit zonjë!

Read More
13 Pri
0

Ndërhyrja e deputetës Jorida Tabaku në Kuvend

Nuk kishte asnjë diskordancë me atë çfarë diskutuan përfaqësuesit e opozitës që ligjet në këtë Parlament vijnë me porosi, ashtu siç erdhi me porosi taksa që u vendos për hirrën e qumështit që prekte vetëm një grup të vogël prodhuesish për të ndihmuar kompani të caktuara në treg.

Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë ku kolegë njohës të mirë të fushës kanë marrë pjesë në diskutime, por leje z. Shalsi vijmë apo nuk vijmë nëpër komisione nuk i marrim dot.

Z. Majko i referohem me respekt për moshën, për eksperiencën dhe për faktin se në këtë Parlament i mungojnë zërat, debatet dhe argumentat ndryshe. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve me të padrejtë, nuk mund të rri pa folur.

Z. Majko, ju mund të keni gjithë të drejtën që në debatin dhe në “sherrajën” tonë në PD, të përdorni atë çfarë kanë thënë disa kolegë kundrejt nesh. Turp për ato që i kanë thënë, sepse unë nuk e kam përodrur kurrë Parlamentin për gjë të tillë, por me turp për ata që përdorin debatin në PD për argument politik.

Unë nuk kam nevojë të them sesa opozitë bëj unë apo të tjerët, atë e gjykojnë njerëzit! Se kush është i shitur dhe kush është i blerë, se kush ka leje hidrocentrali dhe se kush ka leje konçesioni e dinë qytetarët. Prandaj të lutem, herë tjetër respekt për moshën dhe për eksperiencën kur përdor emrat e kolegëve në Parlament.

Read More
13 Pri
0

Fjala e deputetes Flutura Açka në seancën e sotme të Kuvendit

Kur një muaj më parë, vrasësi i katër grave hyri në sallën e gjyqit, kamerat e pothajse të të gjitha televizioneve shqiptare u përqendruan mbi fytyrën e tij dhe e dhanë drejtpërdrejt e me një pritje trishtimisht të papranueshme nëse do të kthente përgjigje kur u pyet në ishte penduar për vrasjet makabre që kishte bërë?

Gjithçka, pra, pra drejt e nga salla e gjyqit po ndodhte në emer të lirisë së medias. Me qëllimin e dukshëm për të bërë lajm, dhe jo me qëllimin për të dënuar femicidit media po shkaktonte lehtësish etikëcid, moralicid, pra një shoqëricid të frikshëm.

Shihni mbrëmjet shqiptare. Ato prodhojnë shumë nervozitet, konflikt që natyrisht buron edhe nga politika konfliktuale që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Plot 12 programe politike i ke çdo mbrëmje në televizionet shqiptare, ku ndonjëherë janë thirrur edhe specialistë të hapjes së dyerve të blinduara të Partisë Demokratike, duke harruar në fakt si po u mësonin keqbërësve se si të hapen dyert e blinduara të familjeve shqiptare.

Mjedisi ynë audiovizual është një mjedis i ndotur akustik dhe etik, me njerëz që i gërçasin njëri-tjetrit, që zgjedhin në mirë të hedhin mllef, se të argumentojnë, që flasin me zë të lartë, aq sa ua hapën kafkën shqiptarëve dhe po e kthejnë Shqipërinë në çmendinë. A është kjo ajo që duan shqiptarët?

Këtë konteks shumë të brishtë nga pikëpamja e ndarjes mes së drejtës dhe së drejtës, pra, mes së drejtës së medias dhe së drejtës për mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi i vrasësve, të drejtën e prezumimit të fajit, të drejtën e privatësisë, por edhe të drejtën njerëzore të ruajtjes nga pamje të padëshirueshme, ky ligj, dhe as arnimet që duam të kalojmë sot, nuk e rregullojnë.

Pra, nuk e rregullon atë rol thelbësor që Shimon Peres ia quan si deyrim medias: që ta bëjë diktaturën të pamundur, por jo demokracinë të padurueshme.

Në Shqipëri kjo lehtësi e së padurueshmes shkon nga represioni dhe shantazhi i hapur shtetëror mbi median tek abuzimi publik me kast i operatorëve dhe individëve të caktuar me lirinë e medias. Në këtë hapësirë pa kontroll, ky ligj në disa pjesë të tij e shton edhe më shumë paqartësinë. (Neni)

Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin e harruar 2013, mes përvojave të tjera personale, kishte edhe atë me median, dhe ishte po kjo shoqëri, e cila sulmin personal ndaj tij si njeri i fjalës e kishte perceptuar si sulm ndaj fjalës së lirë, pa në këta dhjetë vjet shndërrimin trishtimisht të papranueshëm të atij vetë si kryeministër i shqiptarëve në raport me median.

Të gjitha këto shërbime të shqiptarëve ndaj tij, i ka harruar dhe i ka tejkaluar vetë me pushtetin e tij tashmë gati absolut, jo me thyerje kockash të hundës ndaj kritikëve, por me blerje të hapura të medias kur mundet, ose me rrënime televizionesh si Agon Channel, duke u lënë shqiptarëve faturën e 110 milion eurove; me tritol në mes të plazhistëve ditën e lume në një nga asetet e “Fokus media”, me qëllimin që ta shkatërrojë, sepse kushedi se ku i ka mbetur kunji; me shkujdesjen për të gjetur autorët e sulmit mbi Top Median me kushedi ç’qëllim në prapaskenë, me fyerjet e tij personale ndaj gazetarëve faqe shqiptarëve me qëllim intimidimi dhe depersonalizimin e tyre; me gërhushjet dhe talljet e tij nëpër studiot televizive, veçmas ndaj gazetareve femra nga kushedi ç’inate të vjetra.

Kryeministri ynë është një nga politikanët më të përkedhelur nga media, në mos personazhi i krijuar nga media apo spektakli i rremë apo nga koraca pa subtancë e pashaizmit shqiptar. Ai tashmë kontrollon gati të gjitha mediat, shenjë kjo që e ndryshon fare nga diktatorët klasikë. Jo vetëm i kontrollon, por qeras me to bujarisht edhe ato pjesë të Opozitës që ia sigurojnë më mirë pushtetin. E thotë progres-raporti i Bashkimit Europian, e thotë raporti i fundit i DASh-it, e thonë relacionet e shoqatave të mediave europiane dhe shkalla e ulët të lirisë së shprehjes në pikëzimin botëror të vendeve.

Dhjetë vjet më pas, pupaci i spektaklit mediatik, duket i nginjur nga media, aq sa nuk e merr seriozisht as nisjen e një fushate, duke zbritur në nivelin e tallavasë, të cilën madje po e promovon si gjetje shumë të zgjuar të vetën. Është po i njëjti njeri që në fundvitin e tij të parë në pushtet i thirri në një darkë të pagabuar figurat kryesore të medias shqiptare, duke i fyer dhe bullizuar drejtpërdrejt në televizion, si t’ua parathoshte kthimin e tyre, me hir a pa hir, në shqytarë të tij.

E kush e mendonte se njeriu që në ato takime tentoi të ishte si Baraku i Obamës, sot nga lodhja mediatike e turbofolkut po i ngjan Farukut të Brrakës, i cili, ngaqë i janë ngatërruar akrepat e kohës dhe të mendjes, fle ditën i dendur nga rakia, dhe natës bën saze e gostira, duke i bërë stërvitje nervash lagjes, në detyrën si dishepulli i prijësit të shoqërisë shqiptare, i cili qysh prej çështjes McConigal ka hyrë në agjërim politik, duke na e zbehur shumë teatrin këtu në Parlament, e me ç’duket edhe në agjërim mediatik. Amin! Amen!

Nxitimi për arnat e këtij ligji sot e që ju do ta kaloni, e tejkalon kujdesin e domosdoshëm për shqyrtimin e tij. Vonesa nga mbyllja e procesit të diskutimit publik, deri në përcjellje në Parlament, shqyrtimi me publikun në vetëm një muaj kohe, mospërshirja e të gjitha grupeve të interesit në amendimet e nevojshme, mungesa e konsultës me shoqatat që mbrojnë të drejtat e fëmijëve edhe pse ligji bën rregullime të tilla, shtyrja për një kohë tjetër e sugjerimeve të përfaqësuesve të biznesit të fushës, nxitimi për ta kaluar në parlament veshur me ambalazhin e detyrimeve të procesit të integrimit, më bëjnë skeptike, gjë që do ta bëjë skeptike edhe votën time.

Ndreqjet e këtij ligji do të kërkojnë akte të reja nënligjore nga AMA dhe madje shumë shpejt një infrastrukturë te re për kryerjen e detyrave që i lë ky ligj. Jam e bindur se AMA do të vijë shumë shpejt me një kërkesë të re për shtimin e personelit, ku nuk ka as pak javë që kaluam në heshtje të plotë një rritje prej 30 % të tij dhe më së shumti personel pa efektivitet, magazinierë e postierë, jo monitorues e mbikëqyrës të tregut audioviziv.

Ndryshe nuk do të na ndodhte që në oret e paradites së një të shtune, kur të gjithë fëmijët janë para ekranit dhe nëpër shtëpira, një televizion i nderuar jep këshillat e një seksologeje që flet për përparësitë e vibratorëve dhe lodrave të seksit, në përputhje me transparencën e policisë së shtetit gjatë kontrollit të një vile të ish-minitrave të saj. Ishte kjo frikë që më bëri të mendoja se kjo strukturë joefektive që kaluam, ishte vetëm një qokë elektorale për t’i gjetur punë një shpure patronazhistësh apo aktivistësh në tentativë.

Rregullimi në ligj kërkon që pronarët e platformave autodiovizive të jenë tranparentë dhe të shënuar qartë, dhe po të mos e kujtosh se vetëm disa ditë më parë dy portale të rëndësishme të informimit të publikut, si JOQ dhe Lolita të mos sulmoheshin nga persosnazhi më abuziv mediatik që kohët shqiptare kanë njohur ndonjëherë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do ta besoje se rregullimi është i sinqertë.

Ndreqjet e këtij ligji kërkojnë që tregu audioviziv të veprojë në bazë të vetërregullimit, por në fakt në një treg pa rregulla të qarta vetërregullim do të thotë abuzim, do të thotë gjoba. Gati në 3 mijë euro shkon heqja e një shkrimi të padrejtë nga portalet abuzive, pjesa më e madhe e të cilëve janë media të licensuara, të cilat nuk mbajnë asnjë përgjegjësi askund.

Pra, kush na siguron se pas miratimit të këtij projekt-ligji do të ecim mbarë? Kështu le të ecim ngadalë, por kurrë të mos ecim së prapthi, siç na këshillon Linkolni.

Read More
13 Pri
0

Diskutimet për ligjin e taksave kombëtare/ Tabaku: Ligje klienteliste të tilla është turp të diskutohen në Parlament

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare. Deputetja e PD, Jorida Tabaku cilësoi ligjin si “klientelist sepse prek vetëm një prodhues, pijet e homogjenizuara (barista) dhe hirrën e qumështit, që në fakt I shërbejnë një grupi të vogël njerëzish sa mund t’ia vendosësh emrin ligjit akoma pa ardhur në parlament.”

Tabaku ngriti çështjen e fermerëve duke bërë thirrje të diskutohet sesi ekonomia mund të ndihmojë fermerët. “Parlamenti sot ka nevojë të dëgjojë së çfarë skeme incentivimi për fermerët po bëhet; si ndihmon kjo skemë për të rritur dhe nxitur eksportet; si ndihmon skema aktuale me pagesën e TVSH-së, por njëkohësisht dhe me mungesën e rimbursimit për fermerët për të nxitur ekonominë e fshatit që jemi në një periudhë shumë të vështirë.
Diskutimet individuale për një ligj që prek një prodhues, Parlamenti duhet të ketë turp t’i diskutojë.”

Read More
13 Pri
0

“I keni vënë kazmën Parlamentit”, Alibeaj zbulon arsyen përse nuk u ngrit Komisioni për Portin e Durrësit.

Kreu i PD Alibeaj tregon pse nuk u miratua kërkesa për komision hetimor për portin e Durresit.

Fjala ne parlament

Alibeaj: Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputetja ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. “Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen.Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin.

Read More
13 Pri
0

Ndarja nga jeta e Nebil Çikës, Basha mesazh ngushellimi

Ndarja nga jeta e Nebil Çikës, Basha mesazh ngushellimi.

Me hidhërim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm nga jeta të njeriut të letrave, gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvëndësueshme. Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë. Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe!

Read More
12 Pri
0

Kreu i PD, Alibeaj, zbardh takimin me Eskobar

Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Read More
12 Pri
0

PD nje alternative e djathte per qytetaret e Tiranes

Të propozoja Prof.Asc.Dr. Enriketa Papën, si një zonjë që duhet të përfaqësonte Partinë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në fakt ishte një detyrim për tu dhënë qytetarëve të Tiranës një mundësi të denjë përfaqësimi.

Me bindjen se Enriketa do të jetë një zë i fortë dhe i pakompromis krah të drejtës, në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në mbrojtje të interesave tuaj ju ftoj të votoni në 14 maj Partia Demokratike e Shqipërisë!

Prof. Asc. Dr. Enriketa Papa një zonjë që përfaqëson qytetarinë, integritetin dhe profesionalizmin është pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare, redaktore, akademike dhe studiuese. Fokusi i saj është Kujtesa e Komunizmit dhe Historia Bashkëkohore e Shqipërisë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Histori dhe gjithashtu ka kryer studimet Master në Histori dhe studimet doktorale në “Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Juglindore” në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo është gjithashtu anëtare e bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe është autore e një sërë punimesh shkencore dhe botimesh akademike.

#zgjedhimtëardhmen

#partiademokratike

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0hJSwDv1HSaEUWVjZ8ZkzRneGgxVjcem4fuP5BqRSG5aQzhccJUYAHBu35DuLKRAVl&id=100057043192632&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Read More
12 Pri
0

Përgjigja se përse mazhoranca zëvendësoi qytetarët me pemë dje në fushatë.

16 mijë të rinj braktisën Shqipërinë vetëm vitin e kaluar për për të kaluar me gomone në Britani. Theksoj se këta 16 mijë janë vetëm ata të cilët janë paraqitur në një nga kapet e refugjatëve atje për të kërkuar azil. Shifrat janë zyrtare nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar.

Në krahasim me vitet e mëparshme, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm. Në 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013- 2018 kishte qenë mesatarisht më pak se 3 mijë persona në vit. Nga viti 2003 deri në 2011 aplikimet nuk i arrinin as 200 në vit (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar).

Edhe më tragjike e bën situatën fakti se 72% e aplikantëve, ose 11.3 mijë të rinj, ishin të grupmoshës deri në 29 vjeç. Përkatësisht gati 58% e aplikimeve për azil në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-n i përkiste grupmoshave 18-29 vjeç. Rreth 13.7% e aplikimeve janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç.

Qeveria u kujtua vonë të rris pagat në Shqipëri. U kujtua ta bënte këtë kur pa që edhe emigrantët nga Siria, Pakistani apo vende të tjera të treta nuk qëndronin në Shqipëri. Provonin 3 muaj dhe më pas largoheshin. Por tani është vonë.

Është vonë dhe këtë e kuptoi edhe vet mazhoranca pasi qytetarët në fushatë i zëvendësoi dje me pemë. Në mungesë të njerëzve dje në fushatë mori pemë.

Read More