Blog

18 Pri
0

FJALA E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, PËR KRYTAR TË BASHKISË TIRANË, ROLAND BEJKO

Të dashur motra dhe vëllezër,

Të dashur demokrate dhe demokratë,

Të dashur qytetarë të Tiranës,

Dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve për pjesmarrjen tuaj sot këtu në celjen e fushatës tonë. Jo vetëm ju që jeni present, por të gjithë demokratë dhe qytetarë    që na ndjekin nëpërmjet ekranit dhe i kanë sytë e veshët në këtë sallë. Dhe janë shumë më besoni!  Këtë gjë e kamë ndjerë gjatë këtyre ditëve nga mesazhet e pafundme inkurajuese që kam marrë . Nga demokratë dhe nga qytarë të thjeshtë , nga Tirana dhe gjithë Shqipëria. Madje dhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.  Nuk ka motivim më të madh për mua personalisht se sa mbështetja dhe inkurjami tyre.

Një falenderim të vecantë, dua të bëjë për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Tiranës, për Kryesinë e Partisë dhe Kryetarit të saj zotit Enkelejd Alibeja, të cilët më dhanë besimin dhe mbështetjen që unë të jem kandidat për Partinë Demokratike në Tiranë. Ky është nderi dhe përgjegjësia më e madhe e karrierës time politike. Sepse Tirana është zemra e Shqipërisë. Tirana, është qyteteti i të gjithë shqiptarëve nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Sepse Tirana, është qyteti që më  ka pritur me krahë hapur dhe ku kam jetuar e punuar  për më shumë se 20 vite. Dhe këtë dashamirësi, Tirana dhe tiranasit e mrekullueshëm e kanë shprehur me të gjithë shqiptarët ngado që kanë ardhur dhe kanë jetuar e ndërtuar familjet e tyre këtu, në kryeqytetit e të gjithë botës Shqiptare.

Të dashur motra dhe vellëzer, këtë kandidim dhë këtë përgjegjësi e kam pranuar me bindjen dhe besmin më të madh. Është vendimi më i duhur dhe i  më i drejtë që kam marrë në jetën time politike, për disa arësye:

E para sepse ka të bëjë me karakterin tim. Asnjëherë në jetën time 33 vjecare brenda Partisë Demokratike nuk jam stepur nga sfidat dhe veshtirësitë. Gjithmonë, në momentet më të vështira, sa herë që është dashur kontributi im për Partinë Demokratike, nuk jam kursyer në asnjë moment. Të gjitha energjitë dhe njohuritë e mia i kam vendosur në shërbim të saj dhe  të demokratëve, pa përfituar asnjëgjë mbrapsht. Sepse jam njeri prej jush, demokratëve të thjeshtë që vetëm kanë luftuar për Partinë Demokratike dhe skanë përfituar kurrë prej saj.  Dhe sigurisht që nuk do të stepesha as kësaj radhe. Aq më shumë në këtë garë ,ku lipset kontributi i të gjithëve ne. Unë e shikoj politikën si mison dhe jo si përfitim. Kështu jam unë. Një idealist i pandreqshëm,  dhe kështu do të jem gjithmonë. Njësoj si të gjithë ju këtu.

E Dyta, si mund të pranoja une, si mund të pranonim ne të gjithë, që demokrtatët në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë të përfaqësoheshin nga një non-grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, i izoluar nga e gjithë politika perëdimore si Sali Berisha. Si mund të pranonim ne, që demokratët në Tiranë të përfaqësoheshin nga nje socialist si Ilir Meta. Demokratët nuk e mertiojnë një poshtërim të tillë. Ne jemi këtu sot , unë jam në  këtë garë pikërisht për të shpëtuar nderin dhe historinë e Partisë Demokratike që mos të rrëshkasë në duart e një autokrati lindor dhe në dorën e një grabitqari politik si socialisti Ilir META, të cilin Sali Berisha e ka futur në mënyrë të pabesë në gjirin e demokratëve, që ai votat e tyre  ti marrë dhe ti cojë nesër te pazari I radhës me  Edi Ramën. Kjo është një tradhti historike, një thikë mbas shpine që I ka futur demokratëve dhe të djathtës Sali Berisha. Kjo është pabesia më e madhe politike që i ka bërë atyre demorkatëve të ndershëm, që janë të gjithë miqtë dhe shokë tanë. Por ne, kurrsesi nuk mund tja jepnin këtë kënaqësi. Ne jemi këtu, pikërisht për të ndalur këtë pabesi. Ne jemi këtu, për ti thënë të gjithë shokëve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, Partia Demokratike është shtëpia e tyre dhe jo Levizja Socialiste për Integrim e Ilir metës.

E treta, kandidatura jonë në Tiranë  është e vetmja alterantivë e së djathtës shqiptare në këto këto zgjedhje. Të gjitha të tjerët janë flamuj të majtë. Nga komunistët e deri të soclialistët. Në këtë kuptim kjo garë, ka rëndësi edhe më të madhe për demokratët dhe të djathtën shqiptare. Nuk mund ta linim ne Tiranën në dorën e së majtës , sepse e dimë shumë mirë se cfarë shkatërrimi janë për të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të Tiranës.

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, unë  pranova të kandidoja në këtë garë sepse besoj fort se ne do te dalim  me kokën lart dhe fitues. Unë kam besim te ju dhe të gjithë njërzit e ndershëm të Tiranës, se ne mund ta shporrim Erion Velinë nga zyra që ka zaptuar .

Jam i ndërgjegjshëm që nuk është një betëjë e lehtë, por ai që beson, në fund fiton. Dhe unë  besoj te suksesi ynë i përbashkët që fillon nga Tirana.

Të dashur motra dhe vellezër ,

Kjo nuk është një garë e veshtirë sepse përballë kemi ndonjë kundërshatarë të fortë. Erion Veliaj nuk ka fituar asnjë betejë politike me forcat e tij. Në 2015 fitoj me votat e LSI-së, në 2019 nuk ishte kandidatë përballë. Ndersa kur ka garuar vetem me g-99, nuk mori as 2 përqind të votave. Popullariteti I tij,  është një popullaritet fals, I ndërtuar nga propaganda mediatike. Ai është një njeri i katapultuar nga Edi Rama në Partinë Socialiste. Është thjesht një cirak i ustait të tij, pa asnjë rekord politik. Po!! Ka një rekord Erion Veliaj! Në fakt janë dy. Erion Veliaj njihet si kryebashkiaku që bënë totalisht të kundërtën e asaj që thote dhe premton. Premtoi moratorium për ndërtimet dhe ndërkohë ka dhënë 8 milion metër katron leje ndërtimi në 8 vite. Po e përsëris dhe njëhër! 8 milion metra katror në 8 vite. Një milion metër katror në vit. Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka ka dhënë më shumë lejë ndërtimi se sa të gjithë kryebashkiakët  në 33 vite tranzicioni së bashku. Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku i betonit, do të mbahet mend që në Tiranën e tij sipas raporteve ndërkombëtare janë pastruar 1.6 miliard dollar. Ka dhe një reKord tjetër.. Ka rritur me 8 herë taksat lokale. I  ka marrë frymën sipërmmarjes dhe qytetarëve me taksa dhe me gjoba absurde. Një person I cili, këto para që ja ka marrë sipërmarrjes dhe qytetarëve i ka shpërndoruar me haengje politike dhe me tendera korruptiv për kilentët e  tij. Qeverisja e tij në krye të bashkisë Tiranë do të mbahet mend si një qeverisje që i ka marrë frymen njerzve, një qeverisje që ka rrjepur qytetarët e tiranës dhe paratë e tyre i ka cuar në xhepat e oligarkeve.  Si mund të jetë popullor një njëri i tillë?! Nuk ka kurrsesi. Qytetarët e Tiranës kanë vetëm urrejtje dhe përcmimi për të. Kjo është e sigurtë.

Kjo betejë, është e vështirë jo se përballë kemi Erion Veliajn , por përballë nesh kemi trinomin e tranzicionit shqiptar, oligarkinë politike Edi Ramën – Sali Bershën dhe Ilir Metën,  që për 33 vite me radhë ja kanë marrë frymën Shqiprisë dhe Tiranës.  I kanë ngulur kthetrat Tiranës dhe Shqipërisë për interesat e tyre dhe familjarëve të tyre. Kjo oligakriki politike, mbështet nga oligarkia ekonomike. Të cilët i kanë të gjithë së bashku. Që të tre!  Erion Veliaj është përfaqësuesii tyre më i denjë. Ditën bëjnë sikur zihen ndërsa natën Erion Veliaj shpërndan leje ndërtimi për të gjithë këtë oligarki politike.

E keni dëgjuar ju ndonjëherë Belind Këllicin të denoncojë ndonjë oligark apo ndonjë kullë?!! Si ka mundësi se bënë ndonjëherë? Është shumë e thjeshtë . Shefat e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ja lejojnë, sepse i kanë  kanë të lidhura interesat me oligarkët e Tiranës dhe Shqipërisë. Belind Këllici, me keqardhje e them, është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane në Shqipëri. Po përdoret si levë e politikës së vjetër Meta -Berisha. duke përfaqësuar politikën e vjetër 33 vjecare në Shqipëri . Prandaj, si Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje.

Trinomi Berisha Meta RAMA janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi.  Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës    Erion Veliajt. Shikoni se cfarë po u bëjnë pronarëve të tokavë në Tiranë. Po ja u zhvasin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronesime jashte cmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet.

E megjithatë, megjithëse kemi perballë kastën e vjetër politike  shqiptare dhe interesat e tyre financiare, ne jemi besimplotë në betejën tonë se do tja dalim. Sepse do të kërkojmë votën e demokratëve, votën e njerzve të lirë, votën e atyre që nuk e durojnë dot këtë kastë politike sepse i ka marrë frymën për 33 vite , sepse mbi 70 përqind e qytetarëve shqiptare janë kundra trinomit Rama-Berisha-Meta dhe do të jenë kundra edhe dy cirakve të tyre Kellici dhe Veliaj.

Ne do të fitojmë edhe për një arësye tjetër. Sepse ne, bashkë me hartuesit e programit tonë për Tiranën, që gjejë rastin ti falenderoj nga zemra të gjithë për kontributin e tyre, kemi vizionin dhe alteranativën më të mirë për Tiranën.Perkushtimi. ndershmëria dhe aftësia, janë ato cka na diferencojnë nga kundërshtarët tanë.

Vizioni im për Tiranën, vizoni ynë për Tiranën, nuk bazohet te premtime utopike me autobaza falas  apo me dy million pemë, por te  një vizon realist dhe tërësisht i mundshëm. Nje vision qartësisht i djathtë ku në thelb janë vlerat më të mira njërzore si  merita, konkurenca, morali politik, ndershmëria. Ku në qendër të këtij vizioni  janë identiteti, kultura dhe historia e Tiranës. Ky është një vizion totalisht i kundërt me  dy alternativat majtise që kemi përballë.

Në fakt, ne mund ti premtonim qytetarëve të Tiranës jo vetëm autobuzë falas, por edhe një euro për cdo person që merrte transportin publik, apo nga një pemë në cdo shtepi, por ne jemi njërëz serioz. Ne e shikojmë politikën dhe qeverisjen me seriozitet dhe ndershmëri, dhe jo me mashtrime populiste që si beson askush.

Ne jemi për një Tiranë, qytet mikëpritës për studentët me të gjitha infrastrukturat nevojshme, e cila të jetë e gatshme  për të pritur  150 mijë studentë, shqiptar dhe të huaj brenda vitit 2030.

Ne jemi për një Tiranë, ku cerdhet, kopshtet dhe shkollat mos të jenë më shumë se 15 minuta larg shtëpive të cdo familjeje.

Ne jemi për një Tiranë, ku taksat lokale për sipërmarjet kulturore dhe artisitke, apo individë, janë zero.

Ne jemi për një Tiranë, ku tregjet e ushqimeve nuk janë monopol. Dhe ne për këtë, do të ndërtojmë 5 tregje në pikat hyrëse të Tiranës dhe do të nxisim konsumin e ushqimeve me ‘’kilometër zero’,’ për të ndihmuar shitjen e prodhimit të   zonave rurale të tiranës.

Ne jemi për një tiranë, me taksa të ulta dhe taksa për të gjithë. Për të nxitur dhe për ti dhënë frymarrje ekonomisë lokale. Për nxitjen e keonomisë lokale dhe tregut të lirë në do të ndërtojmë  tre zona të lira ekonomike.  Në zonën e Kërrabës , Arbanës dhe Ndroqit.

Ne jemi për një Tiranë, që kujton dhe respekton sakrificën e atyre njërzve që dhanë jetën në kohën e kumunizmit, ku falë sakrificës së tyre ne sot jetojmë në pluralizëm. Për këtë, do të ndërtojmë muzeun dhe monumentin në nderim të të gjithë viktimave të regjimit komunist. Është një turp që në  Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk ka ende një monument dhe muze të mirëfilltë për viktimat e komunizmit. Aq më shumë është turp që e djathta në 33 vite se ka ndërtuar atë.

Ne jemi për një Tiranë, që zbaton dhe i afrohet normave europiane të mjedisit dhe ajrit  deri në fund të mandatit , 350 mikro grimca m3. Dhe jo për një Tiranë, ku smogu dhe ndotja po u merr jetën njërzve duke shkaktuar sëmundje nga më të ndryshmet. 60 përqind më shumë është rritur vdekshmëria si pasojë e demtimit të rrugve të frymëmarrjes në Tiranë, sipas të dhënave të shëndetësisë dhe ekspertëve të saj në Tiranë.

Ne jemi për një Tiranë ku të gjithë kanë mundësi të strehoen. Dhe këtë gjë mund ta bëjë të mundur ulja e barrës fiksale dhe lufta kundër parave të pista në ndërtim. Shtrenjtimi i pronave  nuk tregon aspak zhvilim sic thote  erion veliaj. Përkundrazi, tregon pamundësi jetesë për shumicën e njerzve dhe familjeve që jetojnë në tiranë apo cifteve të reja, që u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Rritja e cmimve e cila nuk përputhet me rritjen e rrogave dhe ekonomisë, tregon se këto apartamente janë apartamente që ndërtohen nga paratë e korrupsionit dhe të krimit të cilat kanë prishur cdo rregull të ekonomisë së tregut dhe normalizimit të cmimeve.

Ne jemi për një Tiranë ku shërbimet shëndetsore, klinikat e ndryshme  mos të jenë më shumë se 15 minuta larg cdo familje.

Ne jemi për një Tiranë, ku turizmi është për gjatë gjithë vitit dhe i shumËllojshëm. Dhe për këtë, do do të ketë zero taksa ndaj siperrmarjeve turistike bujtinave dhe startupeve për turizmin në pesë vitet e para.

Ne jemi për një Tiranë ku   transporti publik është  i  kronometuar,  sic ndodhë në të gjitha qytetet europiane dhe ndërtimin  e pesë parkimeve të mëdha në hyrje të tiranës për të zbutur trafikun brenda qytetit.

Ne jemi për një tiranë ku zonat e ndryshme historike , ajo otomane, ajo para luftës, e komunizmit dhe asmbali arkitekutror iq endrës të përbëjnë zonat e trashgimisë kulturore të Tiranës.

Ne jemi për një Tiranë ku dallohen qartëSisisht pesë zonat urbanistike. Zonat industriale, spitalore, universitare, moderne me kulla  dhe  ajo historike. Dhe jo për një Tiranë kaotike sic është sot, ku nuk kuptohet asgjë dhe që ka reflektuar një mungesë identiteti total dhe, ku reflektohet mungesa e cdo standarti europian për një qytet të banueshëm dhe efikas nga ana ekonomike,  sociale dhe urbanistike. Ne nuk jemi kundër ndërtimit dhe zhvillimit. Industria e ndërtimit përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Tiranës dhe Shqipërisë, ku punësoshen mijra njërëz. Por ne jemi për një qytet ku cdo sektor ka zonën e vet të mirëpërcaktuar, që edhe ekonomia të zhvillohet, dhe njërzit të punosëhoet, por edhe që qyteti të jetë i jetueshëm me identit dhe me hapësriat përkatese sipas funskioneve.

Këto janë 15 premtimet  të miat dhe të stafit tim për  Tiranën. Vizionin tonë, planin tonë për Tiranën, ne do tja u bëjmë të ditur të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve të tiranës në ditët në vashdim.

Për të gjithë këto arësye , vizioni yne, është FRYMARRJE PËR TIRANËN. !!

Read More
18 Pri
0

FJALA E KRYESUES SË LISTËS SË KËSHOLLTARËVE TË PD PËR BASHKINË TIRANË, ENRIKETA PAPA

Të dashur qytetarë të Tiranës! Të nderuar miq!

Unë jam Enriketa PAPA.

Kënaqësi dhe nder të jem përpara Jush në këtë hapje zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike për Tiranën. Bashkimi i entuziazmit dhe energjive njerëzore në këtë sallë është një ogur i mbarë për një nisje të suksesshme të fushatës sonë për një Tiranë ndryshe, për një Tiranë të jetueshme, për një Tiranë, ku qytetarët jetojnë normalisht, për një Tiranë që mund të marrë frymë lirisht edhe nga këputja e hallkave të korrupsionit dhe keq-qeverisjes

Unë jam grua, bashkëshorte, nënë e dy fëmijëve, prof. asoc. në Universitetin e Tiranës, e lindur dhe e rritur në Tiranë, në një familje me origjinë nga Përmeti, që u vendos në Tiranën bujare, më 1946, pas dramës së shpronësimit të gjyshit tim, tregtar, prej regjimit komunist.

Unë jam një qytetare e angazhuar dhe e shqetësuar mbi të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tim, Tiranës sonë.

Përfshirja ime dhe angazhim im në PD, buron nga vullneti për një frymë të re politike të së Djathtës moderne, për një politikë njerëzore ku meritokracia, dinjiteti, integriteti dhe morali politik formësojnë një politikë të shëndetshme dhe një qeverisje që nuk shtrembëron besimin e qytetarëve.

Jetojmë në kohë të vështira prej keqqeverises, premtimeve të pambajtura dhe angazhimeve të harruara. Ajo që shohim sot në Tiranë është pasqyra e një lodhjeje tërësore të qytetarëve me politikën.

Përtej situatës së vështirë në familjen tonë politike, ne jemi të ndërgjegjshëm dhe për këtë sfidë. Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm që përpara kemi sfidën që gjatë kësaj fushate të kthejmë besimin e Tiranasve të zakonshëm tek politika, tek Partia Demokratike, tek pjesëmarrja në proçeset demokratike, të kthejmë besimin tek fuqia e votës si një instrument ndëshkimi ndaj keqeverisjes së Tiranës sonë.

E pranova pa hezitim ftesën për t’ju bashkuar ekipit të Kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e nderuar të drejtoj listën e një ekipi zonjash dhe zotwrinjsh, të rinjsh dhe të rejash, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues politikë që do të udhëhiqen nga shqetësimi njerëzor prej qytetarësh të angazhuar për të ardhmen e qytetit tonë.

Ne jemi në këtë garë zgjedhore me qëllimin e qartë politik dhe qytetar për të realizuar një rezultat zgjedhor, maksimalisht pozitiv për Partinë Demokratike në Tiranë dhe për Z. Roland BEJKO. Vizioni ynë është për një Këshill Bashkiak, ku llogaridhënia e secilit kryetar, përfshirë zotin BEJKO, të jetë në qendër të veprimtarisë së këshillit bashkiak.

Vizioni ynë për një Këshill Bashkiak do të jetësohet përmes votës qytetare në mbështetje të siglës së Partisë Demokratike. Vota masive për Partinë Demokratike do tw bllokojë nismat arbitrare, dhe do te4 mbroj interesin publik dhe materializimin e programit dhe propozimeve tona për Tiranën.

Gjatë fushatës elektorale ne po trokasim në kujtesën e secilit qytetar për shumëçka që nuk është bërë, apo është ç’bërë gjatë dy mandateve qeverisëse të Erion Veliajt për Tiranën. Kujtoni shembjen e Teatrit Kombëtar, tw stadiumit, monumente kwto kulture. Goditja ndaj trashëgimisë urbane dhe historike të kryeqytetit, shkatërroi Tiranën e planifikuar dhe të ndërtuar, sipas arkitektëve të famshëm, Weiss, Frashëri, Köhler, Brasini, de Fausto. Tirana e midis dy Luftrave Botërore merrte frymë, ishte e harmonizuar me ambjentin natyral të saj dhe Malin Dajt të ngritur mbi kodrat e qytetit. Sot Malin e Dajtit mezi e shohim, të fshehur pas kullave të oligarkëve. Babëzia e ndërtimeve shumëkatëshe në qendër, ka lënë të pazhvilluara, pa infrastrukturë dhe pa shërbime publike periferinë e qytetit.

Sot Bashkia cënon pronën private me shpronësime të detyruara, me dhunë, me çmime jashtë çmimit të tregut, me çmime shtetërore, për qytetarët e Bërxullës, Lundrës, Astirit, 5 Majit, Kombinatit. Pas këtyre shpronësimeve fshihen paratë e të fuqishmëve (oligarkëve) dhe kësisoj Bashkia abuzon në kurriz të pronarëve të truallit o banesës. Sot Bashkia është kthyer në kërcënim për qytetarët e Tiranës dhe me planet e shembjes së banesave 50-vjeçare.

Ndaj sot më shumë se kurrë Partia Demokratike mbetet e vetmja alternativë me identitet të qartë të djathtë dhe mbrojtësja e interesave dhe zhvillimit të qytetarëve të Tiranës.

Votoni programin pro pronës, pro ekonomisë së zhvilluar urbane e rurale, pro qytetarëve.

Votoni Frymëmarrjen për Tiranën!

Votoni Roland Bejko.

Forca Partia Demokratike.

Never give up!

Read More
18 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË KOMANDUAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Të nderuar motra dhe vëllezër

Të nderuar Demokrate dhe Demokratë ,

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë

Po bëhet më shumë se një vit e gjysmë, që një sulm i pashembullt, i mirë-koordinuar, i mirë-organizuar, i mirë-financuar, vazhdon të zhvillohet pandërprerë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë së parë opozitare të vendit, të krijuar nga ëndërra e studentëve dhe intelektualëve të lëvizjes së Dhjetorit. Kjo parti ka rëndësi historike për fatet e orientimit perëndimor  të Shqipërisë, parti që ka bërë gjërat më të mëdha dhe më të rëndësishme për vendin.

Që ky vend të dalë jo vetëm nga prapambetja e regjimit komunist, nga dhuna, nga varfëria, por si partia që e ka futur Shqipërinë në rrjetën e qytetërimit perëndimor.

E pra, sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e                                  ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur

non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA,

si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet          

me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur.

Partia Demokratike dhe çdo simpatizant i saj ka qenë në një agresion të shumëfishtë. Agresion politik, agresion mediatik, agresion ligjor, madje dhe agresion fizik.

Dhe  e dini pse?

Sepse kjo parti, ju dhe të gjithë demokratët që e duan dhe kanë kontribuar për të janë ndryshe nga ata. Ata nuk e durojnë dot – e kam fjalën për kastën e vjetër politike, dinozaurët e tranzicionit shqiptar

– që të ekzistojë një forcë politike me integritet, që të ekzistojë një forcë politike që në themel të saj ka vlerat më të mira njerëzore, që ka në themel të saj lirinë e çdo individi, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Dinozaurët e politikës së vjetër Edi Rama, Sali Berisha  dhe Ilir Meta nuk mund të pranojnë që të ekzistojë një forcë politike jashtë kontrollit të tyre personal.

Ata nuk mund të pranojnë që në Shqipëri, ka njërëz të lirë si puna juaj, sepse njerëzit dhe pushtetin i duan t’i kenë në kontroll, për interesat e tyre, për pushtetin e tyre dhe për hallet e tyre.

Ata e dinë shumë mirë, se një parti politike si Partia Demokratike, e çliruar nga mëkatet e së shkuarës, e çliruar nga çdo dilemë e rrugës që duhet të ndjekë, me moralitet të lartë politik dhe vendosmëri drejt të ardhmes,  është një kërcënim për pushtetin e tyre.

Ky mentalitet që kasta e vjetër politike përfaqëson, mentaliteti ku çdo gjë shihet si pronë personale, njerëzit, partitë, insitucionet, ja kanë marrë frymën Shqipërisë për 32 vite me radhë.

Për një gjë të jeni të sigurtë, ju dhe gjithë shqiptarët që na dëgjojnë sot. Janë të tre bashkë, dhe s’ka as më të voglin dyshim për këtë. Nuk mund të vazhdojnë jetën politikë pa njëri tjetrin.

Kanë 33 vite që ndajnë interesa politike dhe financiare bashkë. Oligarkët i kanë bashkë, mediat i kanë bashkë, politikën e kanë zaptuar bashkë.

Si ka mundësi që Sali Berisha dhe Ilir Meta, këta opozitarët e vërtetë nuk denoncojnë asnjë oligark të lidhur me qeverinë dhe bashkinë?!!

Është shumë e thjeshtë! Janë bashkë me Edi Ramën, me sistemin politik dhe financiar 33 vjeçar në Shqipëri.

Ditën bëjnë sikur zihen për parime, natën ndajnë interesat financiare së bashku. Prandaj edhe fyejnë, shajnë, ulërasin, sa herë që u përmenden paratë që përdorin për fushata e interesa politike.

Ashtu siç kanë bërë me mua këto ditë, mediat dhe taboret politike të Sali Berishës, vetëm e vetëm se ngrita një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët në fakt.

Ku i gjen paratë Sali Berisha për aktivitet e tij politike të kushtueshme?

Pyesni Erion Velinë, oligarkët që ai përfaqëson, dhe aty do të gjeni përgjigjen se ku gjenden këto para.

Ky sistem pra, sistemi politik i drejtuar nga Rama, ka element përbërës  themelor të tij, Berishën dhe Metën. Sistemi politik që ka patur si elemente bazë të tij në vendimarrjen politike biznesin klientelist dhe krimin e organizuar nuk mund të bëjë pa Berishën dhe Metën.

Berisha dhe Meta janë shpëtimi i vetëm i këtij sistemi të kalbur sepse nuk janë alternativë për shkak të izolimit perëndimor dhe pamundësisë për të fituar.  Dhe ne duhet ta themi sot fort.

Po!!

Edi Ramën e mbajnë në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk mund të vashdojë gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër. Kjo është e qartë! Kanë nevojë për njëri tjetrin.

֍֍֍

Në shtëpinë tonë të demokratëve, prej më shumë se një viti e gjysmë vazhdon një luftë, një përçarje me protagonist Sali Berishën. Shkaku është i thjeshtë!

Halli personal dhe familjar i tij, shpallja non-grata nga SHBA-të si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor, janë në thelb dhe e vërteta lakuriq e gjithçkaje që ai ka kryer kundër Partisë Demokratike gjatë këtyre muajve pa ndalim, qëkurse ish- Kryetari i Partisë Demokratike ia pezulloi praninë në Grupin Parlamentar deri sa të zgjidhej statusi i tij nongrata.

Në koherencë të plotë me qëndrimin që ne kemi pasur për të gjitha nongratat e tjera që kanë shpallur SHBA, si Tom Doshi, Vangjush Dako, Aqif Rakipi etj; në koordinim dhe mbështetje të politikës së Presidentit Biden,

si derivim i urdhrit ekzekutiv të ish-presidentit Bush, për ta konsideruar korrupsionin në vendet e rajonit tonë si rrezik serioz për sigurinë dhe zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit

– tashmë është koha të sqarojmë se kush jemi ne, demokratët euroatlantikë të Shqipërisë, përkundër gjithë propagandës berishiste me një frymëzim dhe tonalitet leninist, që është pjesë e kulturës së vjetër politike të Sali Berishës.

Në vend që këtë qëndrim, këtë akt, Sali Berisha ta trajtonte si problem të tijin, ai ia ka ngarkuar atë çdo demokrati dhe po kërkon të implikojë çdo ditë çdo demokrat,

çdo simpatizant dhe çdo strukturë të Partisë Demokratike në rrugën e pashpresë të tij, por shumë dëmsjellëse për të gjithë ne, për të krijuar një negociatë dhe rrugëdalje me udhëheqësit e botës së lirë, SHBA, dhe prej korrikut të vitit të kaluar dhe me Britaninë e Madhe.

Ai  pra , është në luftë për imunitetin e tij politik. Ai kërkon vetëm imunitet dhe përballë kësaj nevoje është gati të shkatërrojë PD-në dhe opozitën, është gati ta çojë votën tek LSI-ja dhe më pas kjo ta çojë tek PS-ja.

֍֍֍

Ne jemi të qartë dhe të bindur për karakterin anti-perëndimor, anti-atlantist të lëvizjeve të tij.

Por po ashtu kemi një qëndrim të palëkundur ndaj faktorit kryesor të së keqes në këtë vend, qeverisë së Edi Ramës.

Nuk ka dyshim që problemi themelor i lëngatës së Shqipërisë aktuale, shkaku kryesor i zbrazjes së saj nga njerëzit, shkaku themelor i gjendjes katastrofale ekonomike, korrupsionit të ngritur në sistem, dorëzimit tek krimi i organizuar, mungesës së shpresës, shkatërrimit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve, pra vetë sistemit demokratik, është Edi Rama.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është koordinuar me dy këmbët e tjera të trinomit, me Sali Berishën dhe Ilir Metën,

dhe përpiqen në çdo moment, përkundër hapave mbështetës të aleatëve euroatlantikë, të bllokojnë mekanizmin demokratik shqiptar, me firma, me vula, me vendime, me shantazhime, me lloj-lloj marrëveshje të fshehta e të pista, për ta bllokuar sistemin politik në Shqipëri.

Ne, demokratët euroatlantikë jemi kundërshtarët e vendosur të regjimit në fuqi. Ne kërkojmë përmbysjen sa më parë të këtij regjimi, shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie dhe rrëzimin e saj. Kjo është e mira e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Përkundër kësaj, ne gjendemi të rrethuar nga një veprim i koordinuar i krahëve të trinomit që do ta ruajë sistemin politik të vjetër 30 e ca vjeçar, që askujt mos i hyjë gjemb në këmbë, të bëhet thjesht në makiazh gjoja drejtësie apo vendosje gjasme e rendit apo të ligjit dhe mbi të gjitha të mbetet një status quo që i lë gjërat në Shqipëri siç janë, kur ne duam të kundërtën: ndryshim dhe reformim të thellë të sistemit tonë politik, tregun e lirë dhe prosperitet në zhvillimin e vendit. Asnjë ndotje, asnjë përbaltje, asnjë përgojim nuk e zhbën dot pozicionimin tonë të qartë, kundër kësaj qeverie, me qëllimin për t’ia shkurtuar jetën një orë e më parë.

Ai që po ia zgjat jetën kësaj qeverie është Sali Berisha me veglat e tij të gënjyera apo të interesuara, të cilat, duke e dëmtuar thelbësisht Partinë Demokratike, duke e sabotuar procesin politik të demokratëve dhe shpresën e tyre, janë shndërruar në varken e shpetimit të qeverisë së Ramës.

Ne luftojmë për të  ndaluar përdorimin e këtyre zgjedhjeve nga non grata si sifdë ndaj SHBA dhe perëndimit në tërësi. Qytetarëve  shqiptarë nuk duhet tu devijohet qëllimi i votës kundër qeverisë, duke u përdorur si votë anti-amerikane. Ndaj çdo votë kundër qeverisë që nuk është dhe votë kundër perëndimit e ka një sigël, është Partia Demokratike e Shqipërisë

֍֍֍

Në lidhje me Sali Berishën i qëndrojmë vendimit të 9 shtatorit. Ai ka qenë një vendim i drejtë dhe i arsyeshëm i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, proporcional në raport me zgjedhjen themelore që kjo parti ka bërë në dhjetor të vitit 1990, qëndrimin euro-atlantist.

Asnjë non-grata i çfarëdo lloji nuk ka vend në Partinë Demokratike, aq më pak të na udhëheqë, aq më tepër të na përdorë apo manipulojë demokratët e Shqipërisë, njerëzit më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi, në shërbim të qëllimit të tij.

Në këto 18 muaj është koha të bëjmë një bilanc.

Pas 9 shtatorit, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushatë për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike.

Ai ndërtoi një proces anti-statutor dhe të paligjshëm duke ndërtuar organe dhe struktura paralele në PD dhe duke mbledhur në 11 dhjetor një kongres të paligjshëm të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e quajti nul.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje.

Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu!

Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhuna e brendshme verbale ose fizike, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme.

Ai bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur apo vetëzgjedhur kryetar i PD-së dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike.

Ai, vazhdoi duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, dhe kush?!

Ai që humbi në vitin 2013!

Jo vetëm kaq. Ai që në fund të korrikut të këtij viti prej qeverisë konservatore britanike u shpall non-grata.

Dhe ajo nuk ishte qeveri soroiste, ishte qeveri e partisë sonë simotër, ishte qeveri anti-soroiste dhe e shpalli me të njëjtat terma non-grata Sali Berishën, tashmë me një dosje të plotë të vënë përpara syve të tij.

Duke pretenduar se do të rrëzonte për disa ditë qeverinë apo Edi Ramën, por në koordinim të thellë me të, ai organizoi procesin e njëanshëm të primareve duke manipuluar dhe gënjyer demokratë për shanset për pushtet të një partie të udhëhequr nga non-grata, shanse të cilat thjesht nuk ekzistojnë.

Megjithatë, qëndrimin tonë të arsyeshëm për bashkim ai e refuzoi duke bërë një proces të njëanshëm primaresh.

Negociatat Bardhi – Paloka dështuan sepse Sali Berisha nuk pranoi asgjë, sepse kërkonte jo bashkim por imponim, jo fuzion por nënshtrim dhe asimilim.

Kulmi i veprimit shkatërrimtar të tij ndaj Partisë Demokratike qe pas 3 marsit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vendim i mbajtur peng gjatë nga qeveria e Edi Ramës.

Gjëja më absurde, që dëshmon qartë se qëllimet e Sali Berishës që nuk janë për demokratët, nuk janë për shqiptarët, nuk janë për simpatizantët, por janë për të krijuar një moment imponues për hallin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është refuzimi nga Sali Berisha i ofertës sonë zyrtare që kandidatët e primareve të ishin kandidatë të Partisë Demokratike dhe të vinin të kandidonin në shtëpinë e tyre, me logon e tyre.

Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët te  socialisti Ilir Meta,  duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që përçau Partinë Demokratike dhe e përçau në momentin kur ai nuk e kishte një instrument kundër perëndimit, me qëllimin për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri.

Partia Demokratike ka lindur si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri dhe e ka për detyrë të jetë aleate e pakorruptuar e perëndimit në Shqipëri.

Të jesh aleat me perëndimin nuk mjaftojnë vetëm deklarata si ato të Sali Berishës, Ilir Metës apo Edi Ramës.

Të jesh me Perëndimin duhet të luftosh për standartet e perëndimit në shoqërinë shqiptare dhe jo të flasësh si perëndimor dhe të sillesh si dikatator i korruptuar.

֍֍֍

Për Partinë Demokratike këto janë zgjedhje politike.

Misioni ynë është të shmangim perceptimin se opozita është e pashpresë pasi është e kapur nga dy figura të korruptuara dhe anti-perëndimore.

Ne nuk duhet të lëmë qyetarët e Shqipërisë pa alternativë. Ata nuk mund të gjenden mes Shillës dhe Karibdës.

E gjithë përpjekja jonë është  që këto zgjedhje të prodhojnë një klimë për bashkimin e PD-së pas zgjedhjeve.

Dhe kjo klimë krijohet jo duke mbështetur non-gratat, por duke e bërë të qartë se mbajtja e tyre në krye të opozitës është mbajtje në pushtet e Edi Ramës.

Non-grata është shkaku i përçarjes së PD-së dhe bashkimi i opozitës do të vij kur të eliminohet ky shkak.

Partia Demokratike është e vetmja parti që nuk ka  brenda saj, as si mbështetje të saj persona non-grata apo të sanksionuar për  korupsion madhor. Ata janë pjesë e qeverisë dhe opozitës së korruptuar. PD është ishulli i vetëm i pakorruptuar i politikës shqiptare.

14 maji është një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e saj.

Megjithëse për ne, për të gjitha rrethanat ku jemi ndodhur në vitin e fundit, këto nuk janë zgjedhje ashtu sikurse duhet të ishin, unë besoj se përsëri ne do të dalim më të fortë se më parë.

E kam bindje këtë gjë sepse shikoj vendosmërinë tuaj për misionin që kemi. E kam bindje se demokratët nuk do ti çojnë votat e tyre për të siguruar karrierën politike të Ilir Metës dhe për të përfocuar LSI-në. Demokratët do të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj.

Ky takim që ne po bëjmë sot dhe ju falenderoj të gjithë për pjesamarrjen, dhe të gjitha takimet që do të zhvillojmë në ditën në vijim në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë,

nuk janë thjesht takime elektorale. Por janë gur themeli për atë që do të jetë Partia Demokratike pas 14 majit.

Një parti më e organizuar, një parti më e qartë, më e lirë, më demokratike, një parti që padyshim do të jetë alternativa qeverisëse e Shqipërisë nesër. Ne e kemi për detyrë që t’i japim Shqipërisë një të djathtë  me vizion të qartë politik, një të djathtë perëndimore, besnike të vlerave tona, aleate të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm ne dhe askush tjetër. Prandaj unë besoj se pas 14 majit jo vetëm që  do të riorganizojmë dhe do të forcojmë më shumë Partinë Demokratike,

por do të jemi në gjendje që ti japim një dimension ndryshe të djathtës shqiptare. Shqipëria ka nevojë për këtë forcë politike dhe ne do t’ja japim atë me kontributin e të gjithëve ju.

Për një arsye shumë të thjeshtë.

E ardhmja i përket kësaj partie për të gjitha vlerat që ajo mbart.

Ata tjerët, dinozaurët e politikës shqiptare, mund të jenë më të zhurmshëm, por ama nuk ka dyshim që janë e shkuara, dhe ata vetë e dinë këtë gjë.

Prandaj edhe shantazhojnë, kërcënojnë dhe ulërasin. Dhe këtë ë bëjnë vetëm e vetëm nga frika sepse hallet e tyre janë të pafundme.

Frika që një ditë do të humbasin pushtetin, dhe kjo  ditë nuk është larg, i bënë gjithmonë e më shumë agresiv.

Mirëpo agresiviteti tyre nuk na step aspak. Detyra jonë, detyra ime, detyra e gjithesecilit është që të flasim me njerzit dhe me demokratët për të vërtetën. Ti shpjegojmë atyre me sinqeritet se ne besojmë te kjo parti dhe besojmë që ardhmja i përket Partisë Demokratike.

Unë këtë do ta bëjë në të gjitha takimet e mia që do të zhvillojë gjatë fushatës në të gjithë Shqipërinë.

Në këto zgjedhje kudo që kemi paraqitur kandidat për kryetar bashkie, i kemi përzgjedhur njerëz me integritet dhe njerëz me vlera.

Pikërisht kjo është forca jonë në dallim me kundërshtarët tanë.

Kandidatët tanë për këshillat bashkiak në të gjithë Shqiperinë janë njërëz me kontribute për Partinë Demokratike, janë njërëz që vetëm kanë sakrifikuar për këtë parti dhe jo njërëz që kanë përfituar prej saj.

Dhe unë jam i bindur që ata do të zhvillojnë një fushatë shembullore, me njerezit dhe per njerezit me dore ne zemer.

Kjo gjë ka ndodur edhe në Tiranë, sidomos në Tiranë. Tirana është një betejë politike shumë e rëndësishme për të gjitha qëllimet e të ardhmes për Partinë Demokratike. Kandidati ynë në Tiranë, Roland Bejko, është një kandidaturë që e nderon këtë garë për të gjithë kontributin që ka dhënë për këtë parti, dhe të gjitha vlerat që përfaqëson.

Prandaj unë sot ju bëjë thirrje që ta mbështesim Rolandin në këtë garë për të mirën e Tiranës dhe të mirën e Partisë Demokratike. Për këto qëllime që kemi, lipset kontributi i gjithsecilit, ashtu sikurse po e jepni deri më tani.

Ndoshta kemi edhe ndonjë mosmarrëveshje midis nesh, është normale në një parti ku liria ekziston, por le ti lëmë për momentin mënjanë dhe të mbështesim të gjithë  kandidatët tanë për anëtarë të Këshillit Bashkiak për Tiranën

dhe kandidatin tonë për kryebashkiak Roland Bejkon.

Rolandi dhe ekipi i tij deri më tani kanë kryer një punë fantastike dhe dua t’i përgëzojë  për këtë. Kanë arritur të ndërtojnë me programin e tyre një alternativë qeverisëse për Tiranën  dhe unë besoj se është alterantiva më e mirë për Tiranën, dhe qytetarët e saj do ta votojnë pa me të voglin dyshim.

Ndaj miq, me besim ne zot e me besim tek e verteta dhe e drejta, me respekt për njeri-tjetrin, kurrë të mos dorëzohemi, e t’i japim frymëmarrje, Tiranës dhe Shqipërisë.

Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Shqipërinë!

Faleminderit!

Read More
18 Pri
0

PE miraton liberalizimin e vizave per Kosoven, reagon ish kreu PD Basha

Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës 🇽🇰 do të lëvizin të lirë në Europë 🇪🇺, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë.

Parlamenti Europian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund.

Urime Kosovë!

Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë.

 

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02kw1Mr5iJnRUsJGfMewYh9hUzWvQ6HkHpmxrwRByxV9Chp6FP1yZywzJdkwP3QVtHl&id=100044557144125&mibextid=qC1gEa

Read More
18 Pri
0

Reagim publik i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj

Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët:

Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?

Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që ti përgjigjen kësaj pyetje dhe të bëjnë transparencën e parave te tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtejes dhe baltës , në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.

Të gjithë në rresht, për turpin e tyre,  bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

Janë të gjithë në radhë për SPAK.

Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre,  por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të meresha fare më një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të.  Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje.  Pyetja duhet të ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Velisë, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.

Si ka mundësi  që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?

Përgjigjia është shumë  e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik.

Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.

E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:

Ku i gjenë paratë Sali Berisha?

Për përgjigjen,  pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para.

Read More
18 Pri
0

PD ankim ne KAS per fleten e votimi: Nuk ka ekzistuar subjekt zgjedhor pa emrin e atij qe e drejton

Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit.

Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit.

Bejëni vetë diferencën.

Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani.

Përgjigjën e di vetë ai.

 

Read More
17 Pri
0

Sekretari përgjithshëm i PD,Bardhi takim me strukturat e PD në Elbasan

Sot në takimin me strukturat e Partisë Demokratike Elbasan i falenderova që u bënë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. 16 vjet keqqeverisje në Bashkinë Elbasan nga Partia Socialiste janë një thirrje zemre për ndryshim. Elbasani meriton më të mirën dhe duhet ti ofrohet më e mira.

Për këtë ne kemi paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak Elbasan, me gra e burra, djem e vajza, që e duan Elbasanin dhe qytetarët e saj. Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak kryesohet nga Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan z. Eugen Isaj, një administrator lokal i provuar, me integritet dhe përkushtim profesional e qytetar për Elbasanin. Të tillë janë të 51 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak, duke ofruar modelin më të mirë për qytetarët e Elbasanit.

Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë. Në 2023 nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Të gjithë e mbani mend se sa herë i kemi dhënë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve Ilir Metës, na ka kthyer kurrizin dhe e ka përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!

#VotoPartinëDemokratike

#VotoNr.9 ✌️💙✌️

#FrymëmarrjepërShqiperinë#ZgjidhPartinëDemokratike

Read More
17 Pri
0

Eriselda Çela takim me demokratët nê njësinë administrative Dërmenas

Jam e nderuar dhe e emocionuar që isha në njësinë ku linda, jam bijë e kësaj njësie e cila ka themeluar Partinë Demokratike.

Njësia administrative Dërmenas në 14 maji do të jetë blu  ashtu siç ka qënë basion i Partisë Demokratike prej 33 vitesh.

Kjo njësi lëngon nga braktisja e të rinjve, politikat e shpopullimit dhe harresa e Bashkisë e Qeverisë Rama.

Programi ynë është për qytetarin.

Ne do të bëjmë realitet zhvillimin e qytetit me investime, shërbime dhe integrimin e qytetarëve në tregun e punës.

Mjaft më premtimeve boshe të Partisë Socialiste, nuk mbushet barku me fjalë.

Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që Fieri meriton!

Fieri, e ardhmja jonë.

Frymëmarrje për Fierin. 

Për Fierin, për shtëpinë tonë.


 

Read More
17 Pri
0

Deklaratë e drejtoreshës së komunikimit të fushatës së kandidatit të PD për bashkinë Tiranë, Mirela Karabina

Partia Demokratike e Shqipërisë

Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Amas dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Ne kërkojmë nga këto insitucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje cdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njërëz dhe drejtues të  formacioneve të ndryshme elektorale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson.

Partia Demokratike ka paraqitur sot “Ankesë në lidhje  me keqinfomimin e disa subjekteve mediatike” drejtuar:

Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoriteti te Mediave Audiovizive,

Znj. Desada Metaj, Zëvendëskryetare e Mediave Audiovizive,

Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje mediave dhe insitucioneve që monitorojnë ato, të zbatojnë parimin e hapësirave televizive sipas  parimit “par condicion” për subjektin politik Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë kandidatëve të saj për këshillat bashkiak dhe kryetar bashkie.

 

Read More
17 Pri
0

Sula: Pse nuk funksionon Autoriteti per Mbrojtjen e Konsumatorit te ulë çmimet?

📍Për shkak të pandemisë, por edhe më shumë pas luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve bazë të ushqimeve pësuan një rritje të madhe. Në disa raste si me vajin, miellin etj, çmimet edhe u dyfishuan. Qeveria shqiptare nuk mori asnjë masë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj për të zbutur sadopak këtë efekt.

📍Por sipas një raporti të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, indeksi standard i çmimeve ndërkombëtare të produkteve ushqimore ra për të 11-tin muaj radhazi në Shkurt 2023. Pra në 11 muajt e fundit çmimet e ushqimeve bazë vetëm se janë ulur, por jo në Sqipëri.

📍Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të ishte mesatarisht 129.8 pikë në Shkurt, me rënie 0,6% nga Janari 2023 dhe rënie 18,7% nga kulmi i saj në Mars 2022.

🔴Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtarë është e theksuar. Por pse nuk ndodh kjo në Shqipëri?

Përse nuk ndërhynë autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit?

Mirë që kur qytetarët kishin aq shumë nevojë, qeveria nuk uli asnjë taksë, po tani që çmimet në tregun ndërkombëtarë kanë rënë, përse në Shqipëri nuk ulen çmimet?

Neglizhenca e qëllimshme e organeve shtetërore ka bërë që siç konfirmoi Ministria e Financave të ulet ndjeshëm konsumi. Që shqiptarët të mos blejnë mjaftueshëm ushqime.

🔴E them neglizhencë e qëllimshme sepse autoritetet përkatëse nuk hynë qëllimisht. Sepse duke mbajtur çmimet e larta, të ardhurat që shteti mbledh në buxhet prej TVSH-së por jo vetëm janë shumë herë më shumë.

📍E thënë thjeshtë: çmimet janë ulur por qeverisë i intereson që ti mbaj të larta sepse në këtë mënyrë u merr më shumë para nga xhepi qytetarëve. Ua merr përmes taksave të larta që vendos dhe me çmime të ushqimeve të larta. Taksat bëhen edhe më të shtrenjta. Praktikisht edhe ajo që po propagandon kryeministri për rritje page nuk është e vërtetë. Nuk po ju rriten pagat por po ju kthen paratë që ju ka marrë padrejtësisht nga xhepi, madje shumë herë më pak.

500 milionë euro më shume mblodhi në 2022 shteti nga TVSH për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa ajo që ju kthen ju është vetëm 120 milionë euro. Kaq është fondi shtesë për pagat nga rritja që propagandohet. 380 milinë euro të tjera shpërndahen mes 10 vetave në qeveri dhe klientët e tyre.

Read More