Lulzim Basha: Së pari dua të theksoj edhe njëherë kërkesën që i kam drejtuar organeve të ligjzbatimit që të zbardhin menjëherë përgjegjësit dhe t’i vënë para përgjegjësisë ligjore. Dhuna u orkestrua, u organizua dhe u urdhërua nga Sali Berisha dhe një grup mercenarësh dhe kriminelësh që përbëjnë një organizatë kriminale, demokratët u thirrën të përdoren si fasadë dhe një pjesë shumë e vogël iu përgjigj thirrjes, por u distancuan nga dhuna. Dhe dua t’i përshëndes. Dua t’i drejtohem të gjiuthë demokratëve dhe t’iu them që është një ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë, për intersat e askujt dhe ky është një nga dëmet më të mëdha që po i shkaktohet familjes tonë politike për shkak të egoizmit pa kufij të Sali Berishës dhe të mbivendosjes së hallit të tij personal, interesave të demokratëve dhe të shqiptarëve. Por, megjithatë ndonëse Partia Demokratike, ne ishim subjektet të një sulmi barbar dhe të dhunshëm. Nga njëra anë kërkoj zbardhjen deri në fund dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve, organizatorëve, frymëzuesve të dhunës dhe nga ana tjetër iu them demokratëve se nuk do të humbasim asnjë sekondë në këtë kurth ku na dëshiron kundërshtari ynë dhe kundërshtari i interesit të të gjithë shqiptarëve, por duhet të jemi një orë e më parë në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth që është produkt i keqqeverisjes dhe i aleatëve të keqqeverisjes, ku tashmë edhe Sali Berisha me aktet e 8 janarit, është dëshmuar si një aleat i vyer, sepse kohë e çmuar e Partisë Demokratike, drejtuesve të Partisë Demokratike dhe deputetëve të Partisë Demokratike, kohë e çmuar mediatike që duhej të vihej në dispozicion të të mirës publike duke denoncuar, duke kërkuar vënien para përgjegjësisë. Sot kjo prokurori duhej të gëlonte nga të arrestuarit për aferën e inceneratorëve, për aferat e tjera të kësaj qeverie, sot ne duhej të ishim në një betejë politike për largimin e këtij regjimi, për fat të keq, siç e kam thënë edhe më parë, me aktet dhe veprimet e tij përçaëse dhe me gjuhën dhe retorikën e tij të dhunës, Sali Berisha është përpjekur ta pegoj. Përtej kësaj, edhe njëherë dua të theksoj se nuk ia ka dalë. Së pari nuk ia ka dalë të imponohet me aktet e dhuhës, siç nuk mund të imponohet asnjë pakicë. Së dyti, demokratët kanë ia kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i në personi të vetëm, me pjekurinë e tyre që qëndruan largë, madje dhe të atyre që ishin thirrur për t’u përdorur si fasadë, por nuk pranuan të ishin pjesë të inskenimit të dhunës. Dhe në kushtet kur kjo ka ndodhur, kjo tregon që Partia Demokratike mbetet një forcë politike jo thjesht e pjekur dhe e mençme, por e gatshme për t’iu përgjigjur sfidës më të madhe të kohës, që është dhënia fund e tranzicionit. Dhe kështu do ta shikoni dhe 8 janarin, jo si ngjarje e izoluar, por si një pjesë e përpjekjeve të një grushti njerëzish për ta mbajtur Shqipërinë në këto 30 vite: Pa demokraci të vërtetë, pa zgjedhje të vërteta, pa drejtësi të vërtetë, pa ekonomi të vërtetë, pronë dhe plaçkë të tyre dhe të një pushteti politik që vjen duke u kufizuar në duart e pak njerëzve. Nga ana tjetër, është Partia Demokratike dhe janë shumica e shqiptarëve që duan ndryshimin, po luftojnë për ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe dhe mos të pranojmë për asnjë çast që pakica 30-vjeçare e tranzicionit të bëhet një pakicë e përjetshme, por që shumica e shqiptarëve dhe aspiratave dhe ëndrrave të tyre më të mira, për një Shqipëri më të mirë të marrë formë përmes vullnetit të tyre të lirë, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një drejtësie funksionale.
Pra, e sotmja, njësoj si 8 janari, kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për demokratët dhe jo vetëm, Për të gjithë shqiptarët që duan normalitet, duan institucione të pavarura, duan t’i japin fund konfliktualitetit, dhunës, propagandës, korrupsionit i cili ka marrë formën e vet më të lartë nën qeverisjen e Edi Ramës. Dhe rruga për ta bërë këtë, është që të qëndrojmë së bashku sigurisht duke parë njëri-tjetrin në sy, duke pasur një vështrim kritik dhe vetkritik, mbi gjithçka ka ndodhur këto 30 vite. Pro mbi të gjitha duke pasur besim se së bashku, shumica e shqiptarëve do t’ia dalë ta lë prapa tranzicionin dhe interesat e pakicës që e mban Shqipërinë peng.
Pyetja: Zoti Basha, përse e fortifikuat selinë e Partisë Demokratike? A iu dhatë përgjigje prokurorrëve në lidhje me dyshimet për njerëz të armatosur që janë ngritur nga grupi kundërshtar, pra që quhet grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike? Ju vini si një lider që po përpiqeni të largoni “berishizmin” nga Partia Demokratike, si do ta kërkoni votën e demokratëve që sot janë më të përçarë se kurrë dhe në këtë kontekst, a jeni ju i gatshëm të përballeni me votën e tyre?
Lulzim Basha: Unë jam i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi që më takon me qëllim që fjalët mos të mbeten fjalë, por të kthehen në vepra. Dhe që fjalët të kthehen në vepra, duhet me doemos t’i japim fund valles 30 vjeçare të tranzicionit dhe valltarëve të tranzicionit. Këta valltar të tranzicionit, sot kanë një pengesë të patejkalueshme që është Partia Demokratike dhe padiskutim agjenda e tyre dhe kryesore është ta përçajnë Partinë Demokratike, ta shkatërrojnë Partinë Demokratike dhe kjo nuk mund të bëhet pa larguar kryetarin e zgjedhur të Partisë Demokratike. Të qëndrosh në krye ta Partisë Demokratike sot, do të thotë t’i qëndrosh fjalës që i kam dhënë demokratëve. Nuk është privilegj, është sakfrificë, por një sakrificë, por një sakrificë të cilën me ndërgjegje të plotë dhe do ta çoj deri në fund me vendosmërinë më të madhe. Sepse është një mision që nuk mund ta braktis më shumë sesa ç’mund të braktis fëmijët e mi apo nënën time, apo fëmijët tuaj, apo prindërit tuaj. Kështu që kjo është një betejë e cila nuk më takon vetëm mua dhe vetëm demokratëve, por ne jemi ballë kësaj beteje. Historia na ka vendosur ballë kësaj beteje. I ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm, edhe socialistët e ndershëm, t’i bashkohen kësaj beteje, sepse e di që shumica absolute e demokratëve, edhe atyre që kanë kritika ndaj meje, edhe atyre që mund të mos më duan mua për arsyet e tyre, e duan këtë betejë dhe fitoren e kësaj beteje, sepse pa të nuk ka të ardhme për Shqipërinë.
Pyetja: Po në lidhje me bunkerizimin, se nuk më thatë…
Lulzim Basha: Nuk preferoj që të kalojmë në metafora të këtilla. POartia Demokratike, siç e kam thënë gjithmonë ishte e përgatitur për çdo skenar dhe ne kishim një qëllim: Të shmangnim me çdokush atë që po kërkohej më çdo kusht, gjakderdhja më 8 janar, Dhe dua të falënderoj të gjithë ato zonja, midis tyre dhe gra shtatzëna dhe zotërinj që ishin brenda ndërtesës. Por edhe ata demokratë që nuk e pranuan dhe nuk iu bindën skenarit ogurzi që orkestroi Sali Berisha për përplasjen mes demokratëve në 8 janar, që padiskutim do të përfundonte me viktima.
Pyetja: I kërkuat ju Prokurorisë së Tiranës të hetojë personazhe konkretë, të cilët po akuzohen ditët e fundit, përfshirë këtu dhe zotin Berisha dhe anëtarët e grupit të rithemelimit? Dhe pyetja e dytë, pikërisht në këtë vend, ditën e kaluar zoti Berisha ju akuzoi drejtpërdrejtë se ju atë ditë jeni rrethuar me persona me rekorde kriminale, përfshirë trafikant dhe fondamentalist. Kush ishte ditën e 8 janarit në katin e dytë të Partisë Demokratike? Keni ju proa ta rrëzoni gjithë këtë akuzë ndaj jush?
Lulzim Basha: Si rregull kërkohen prova për të rrëzuar gënjeshtrën, por gënjeshtra mbetet gënjeshtër. Dhe gënjeshtrat e zotit Berisha kanë nisur prej datës 9 shtator, ju jeni publikisht dëshmitarë dhe vijnë e bëhen groteske në proporcion me dëshpërimin e tij dhe bërjen e tij pakicë absolute. Por unë preferoj ta lë të shkuarën mbrapa. Dhe t’iu them shqiptarëve që ata që na kanë mbajtur 30 vite në vendnumëro, ata që e kanë mbajtur Shqipërinë si plaçkë, si pengun e tyre për 30 vite, do të mund t’i largojmë vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, jo rreth një sigle, por rreth vlerave. Dhe Partia Demokratike është e vendosur që të qëndroj për këto vlera. Për vlerat e drejtësisë së vërtetë, për dhënien fund të pandëshkueshmërinë e korrupsionit, i cili është armiku numër 1 i mirëqenies së shqiptarëve. Dhe për një demokraci e cila si me thënë i jep mandatin, por dhe shkarkon qeverinë me votën e qytetarëve, në mënyrë që t’i shërbejë qytetarëve.
Pyetja: Keni kërkuar ju gjatë deklaratës tuaj, si deklarues para Prokurorisë të ketë hetim të personave konkretë?
Lulzim Basha: Kam kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm dhe inkurajoj edhe organet e drejtësisë të bëjnë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, sepse për fat të keq, nuk është asgjë më pak sesa një organizim i vetëdijshëm, i planifikuar, tentative, vrasjeje mes demokratëve për interesa të ngushta personale me një autor një grup të strukturuar kriminal por nuk janë demokratët dhe as interesat e demokratëve, këta janë interesat e mercenarëve dhe të një grushti personash me rekorde kriminale, qe te gjithë e pamë.
Pyetje: Keni kërkuar konkratisht të zotit Berisha dhe të anëtarëve të anëtarëve të grupit të rithemelimit?
Lulzim Basha: Kam kërkuar hetimin e gjithsecilit, nga i parit tek i fundit dhe kam kërkuar që drejtësia të zbardhë dhe të vendosë para përgjegjësisë të gjithë nga i pari tek i fundit, nga Sali Berisha tek i fundit por jo, për të bërë një diferencim të qartë, për të bërë një dallim të qartë midis organizatorëve, orkestruesëve, urdhëruesve të dhunës që besoj gjithë bota i pa për fat të keq. Për fat të keq i pa gjithë bota dhe jo vetëm Shqipëria dhe atyre demokratëve, atyre pak demokratëve të cilët u ndodhën aty, u distancuan dhe që e kanë kuptuar sot që u përdorën si fasadë.
Pyetje: Kishte vetëm dhunë me 8 janar apo më tepër se kaq, çfarë plani kishte sipas jush?
Lulzim Basha: Besoj që jam i qartë në ato që kam thënë. Nuk kam ndonjë tjetër çfarë të shtoj.
Pyetje: Zoti Basha, Meta sot ka folur për zgjedhjet…
Lulzim Basha: Nuk e kam ndjekur dhe nuk mund të përgjigjem për diçka që nuk e kam ndjekur dhe jam i sigurt që do të kemi një mundësi për të komunikuar për këtë çështje.
Pyetje: Zoti Basha, brenda selisë janë regjistruar disa persona që duke dalë në ballkonin e zyrës tuaj dhe janë përplasur fizikisht me protestuesit e tjerë, ju i keni identifikuar dhe ja keni thënë emrat prokurorisë?
Lulzim Basha: Jo unë s’kam arritur ti identifikoj sepse po të shikoni edhe vetë pozicionimi i dritares dhe i të gjitha rrethanave e bën të pamundur identifikimin në veçanti në kushtet e sulmit që ishte në ndërtesë por kjo është detyra e drejtësisë. Kjo është detyra e drejtësisë të zbardhë ekzaktësisht.
Gazetarët:……..
Lulzim Basha: Nuk do merrni dot përgjigje në qoftë se nuk arrini të keni durim ta merrni përgjigjen deri në fund. Unë nuk merrem me identifikimin se kush hynë edhe kush del në Partinë Demokratike prandaj duhet të jemi pak gjak ftohtë sepse kemi një përgjegjësi secili nga pozitat e veta, unë si kryetari i Partisë Demokratike, si kryetari i opozitës, ju si gazetarë që mos ti ushqejmë qytetarëve gjithçka që na vjen në mendje. Më falni se nuk kam mbaruar me kolegun tuaj. Pra pa diskutim që prokuroria duhet të zbardhë gjithçka, kjo është kërkesa ime dhe të vërë para përgjegjësisë, autorët, organizatorët, frymëzuesit dhe ata që ushtruan aktet e dhunës, kundër nesh, kundër Partisë Demokratike, kundër demokratëve dhe ajo që u përpoqëm të nxisin konfliktin deri në vëlla vrasje mes demokratëve dhe nuk ja dolën.
Zoit Basha ju thoni se nuk keni informacion për personat që kanë qenë në ballkonin e zyrës tuaj, ndërkohë zoti Bardhi ka deklaruar se është mbajtur një procesverbal për të gjithë personat që janë futur në seli atë ditë, a e keni lexuar ju këtë procesverbal për të pasur informacion se kush ka qenë personat në katin e dytë dhe në katin e tretë dhe a ka qenë ndonjë nga personat në ballkonin e zyrës tuaj shoqëruesi juaj që ka përdorur sprajt neutralizues ose ka goditur me hunj?
Lulzim Basha: Përgjigja ndaj të dyjave është jo, as e kam lexuar dhe as nuk kam dijeni për këtë që po deklaroni ju këtu. Siç e kuptoni pa diskutim që ka një interes, kryesisht nga ana e hetimit për çdo detaj të ngjarjes ndërsa interesi im kryesor është që Partia Demokratike edhe demokratët të rikthehen sa më shpejt në krye të betejës kundër keqqeverisjes, kundër korrupsionit që po gërryen mirëqenie e shqiptarëve dhe pa diskutim ta bëjmë këtë një frymë bashkimi dhe larg akteve të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes që u imponua për kaq gjatë nga një person që vendos interesin e tij personal mbi interesin e demokratëve.
Pyetje: Zoti Basha, cila është vija juaj e kuqe, do të jeni në ndonjë përballje për të larguar përfundimisht Sali Berishën apo për tu përballur me kryeministrin Rama? Dhe pyetja e dyte, a keni ndonjë shteg për ulje në tavolinë me zotin Berisha për t’i bashkuar në finale demokratët?
Lulzim Basha: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh, ajo është instrumenti i vetëm për ndryshim që ishte 25 prilli dhe është kaluar prej kohësh, ndaj ne duam një orë e më parë të kthehemi me të gjithë energjinë tonë në betejën që kemi nisur për t’i rikthyer Shqipërisë legjitimitetin dhe demokracinë, për të mundësuar një drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar që janë ndër aktorët kryesorë të masakrës zgjedhore të 25 prillit, që janë dhe e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
Pyetje: Zoti Basha ju deklaruat se jeni gati për të vijuar betejën me zotin Rama, por a jeni gati ju që ta nisni betejën me 6 bashkitë që nuk kanë drejtues gjë të cilën e ka deklaruar zoti Meta? Pra pavarësisht se çfarë ka thënë zoti meta, jeni gati që të futeni në zgjedhje në këto 6 bashki?
Lulzim Basha: Besoj që në këtë konferencë për shtyp që po bëjmë jashtë prokurorisë, shumë çështje keni marrë që mund t’i trajtoni gjatë ditës pa bërë reflektime. Unë sapo të njihem me deklaratat e zotit Meta do të jem prapë në dispozicionin tuaj dhe të kolegëve tuaj për çdo pyetje që do të keni.
Pyetje: Zoti Basha, ju po merreshit në pyetje nga prokurorja që të paktën para disa muajve e keni akuzuar edhe mjaft rëndë, Elizabeta Ymeraj?
Lulzim Basha: E keni informacionin e gabuar, jam marrë në pyetje nga një prokuror, nga një zotëri zoti Mazreku.
Pyetje: Zoti Basha, pas protestës së 8 Janarit ju vendosët që të largoni disa deputetë mbështetës të zotit Berisha duke tkurrur grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Aktualisht ju keni 37 deputetë mbështetës tuaj në parlament. A jeni gati ju që të bëni opozitë me një numër kaq të vogël deputetësh, përballë mazhorancës?
Lulzim Basha: Është një pyetje të cilës do t’i përgjigjem megjithëse është konsumuar tashmë dhe duhet të konsumohet edhe në mendjen e çdo shqiptari që cilësinë e opozitës nuk e bëjnë numrat por forca. Gatishmëria për të bërë një opozitë të vërtetë, pa kompromis dhe ballore dhe unë dua t’i garantoj sot të gjithë shqiptarët se Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë një opozitë të fortë, pa kompromis dhe ballore ndaj regjimit të Edi Ramës si mënyra e vetme për të rikthyer shpresë në vend, si mënyra e vetme për të kthyer ato reforma politike dhe strukturore që do të zhbëjnë efektet shkatërrimtare siç po i ndjeni ditë për ditë të masakrës së 25 prillit, efektet në ekonomi, efektet në lirinë e medias, efektet në jetën e përditshme të çdo shqiptari.
Pyetje: Zoti Basha, ish-kryeministri Berisha ju akuzoi dje nga ky vend ku ju po flisni për bashkëpunim me zotin Rama dhe këtë bashkëpunim e lidh si një bashkëpunim me interesa ekonomike, a keni ju një përgjigje për këtë nisur edhe nga një plan ndërtimi thënë kështu për vendin ku është sot selia e Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Është një akuzë shtesë dhe një gënjeshtër shtesë në dhjetëra që janë hedhur dhe prisni të tjera që do të hidhen dhe kjo sigurisht i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Padiskutim që ata po ndihmojnë njëri tjetrin në këtë situatë dhe Partia Demokratike dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike, po pengohemi të bëjmë punën tonë. Pra për këdo që do t’i mbajë sytë e hapura, veshët e hapura dhe ka dy pare mend në kokë e kupton që nga kjo situatë dhe nga këto gënjeshtra dhe nga këto mashtrime përfiton Sali Berisha dhe Edi Rama. Dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik, interesi i shqiptarëve. Ndaj, për këtë arsye, sa më pak të merremi më të shkuarën që përfaqëson Zoti Berisha dhe në fakt edhe zoti Rama. Sa më shumë t’i drejtohemi qytetarëve, ti themi mos u impresiononi, mos u frikësoni, mos u shkurajoni, ne jemi shumica, si qytetarë në radhë të parë dhe ne Partia Demokratike jemi më të vendosur se kurrë t’i lëmë pas hijet e të shkuarës, të pranojmë gabimet tona që ju kanë rënduar mbi supe qoftë kur kemi qenë në qeverisje, qoftë tani në opozitë. Dhe të bëhemi bashkë sepse kemi një vend të mrekullueshëm, jo një vend të varfër por një vend të vjedhur. Kemi të gjitha mundësitë për të ndërtuar një jetë normale në këtë vend.
Ajo që na duhet është mençuria për të refuzuar propagandën të qeverisë dhe të atyre që kanë interesat e tyre personale, aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar për të parë të parë të vërtetën siç është. Aktorët e tranzicionit duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, ne duam që Shqipëria të ndryshojë. Kushdo që Shqipëria të ndryshojë është thirrur në këtë aleancë jo thjesht politike, por edhe qytetare të bëjë pjesën e vet dhe unë i siguroj se në këtë aleancë ne nuk do të jemi as arrogantë e as mospërfillës, port ë hapur për çdo reflektim, për çdo vërejtje, çdo pasurim të axhendës politike në mnyrë që pakica absolute që ka marrë peng Shqipërinë të mos vazhdojë të sundojë dhe shumicës t’i kthehet shpresa dhe bashkë me shpresën mundësia që këtë vend të pasur dhe të begatë mos ta gëzojnë 5 veta, por ta gëzojë çdo familje shqiptare.
Pyetje: Cili është kriteri për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Pyesni përgjegjësit e Partisë Demokratike.
Pyetje: Si u ndjetë sot?
Lulzim Basha: Po si mund të ndihem kur duhet të isha këtu për të dëshmuar apo për të shtyrë përpara agjendën e korrupsionit, kundër korrupsionit të Edi Ramës…S’ka rëndësi kush e ka. Duhej të isha tek SPAK-u atëherë. Apo për të mbrojtur të drejtat tuaja si gazetarë, apo për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Pra si mund të ndihesh mirë pasi ke sulmuar atë që e ke konsideruar si shtëpinë tënde, pas i ke çuar për t’u vrarë me vetëdije me njëri-tjetrit. Kush mund ta thotë këtë? Pra nuk ka nevojë për koment. Është vetëzbuluar kur ka thënë ndihem mirë. Këto orë të miat, të Sekretarit të Përgjithshëm, të drejtuesve demokratë dhe demokratëve nuk janë orë të shpenzuara në interesin publik. Janë kurth i ngritur në bashkëpunim nga aktorët e tranzicionit që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është. Unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do që Shqipëria të jetë kështu dhe një pjesë prej tyre e shprehin dëshpërimin duke u larguar nga vendi. Nuk ka pse të largohen nga vendi. I ftoj të bashkohen e ta ndryshojmë Shqipërinë
Pyetje: Pas protestës së 8 janarit a ndiheni i rrezikuar?
Lulzim Basha: Në qoftë se unë do të vendosja rrezikun ndaj meje apo bashkëpunëtorët e mi do të vendosnin rrezikun ndaj tyre të parin, braktisja e detyrës do të kishte qenë gjëja e parë që do të kishit konstatuar. Ne jemi në krye të detyrës sepse konsiderojmë se detyra jonë shtrihet përtej vetes tonë, sigurisë tonë dhe ka të bëjë me jetën sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Pyetje: Si i konsideroni veprimet e Policisë së Shtetit dhe me çfarë argumenti do ta kërkoni votën e demokratëve, atyre demokratëve të cilët nga brenda selisë së Partisë Demokratike u hodhën bombola të zjarrfikëses.
Lulzim Basha: Për veprimet e Policisë i qëndroj asaj që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm. Demokratët janë të bashkuar në qëllim dhe sado të merreni me detaje një gjë ju siguroj se demokrati edhe kur Sali Berisha është përpjekur t’i vendosë përballë njëri-tjetrit, demokratët ndajnë një qëllim: Largimin një orë e më parë të Edi Rmës i cili përmes masakrës zgjedhore ka shkaktuar këtë produkt që ju e ndjeni ditë për ditë, kur dilni nga shtëpia, kur futeni prapë në shtëpi, kur shikoni fëmijët tuaj në sy, rritjen e kriminalitetit, pasigurinë në qytetet dhe fshatrat tona, rritjen e varfërisë, korrupsionin galopant. Po shin e po grin në lëmë Edi Rama, sepse Sali Berisha ka vendosur, se ngaqë është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye është pezulluar fillimisht nga grupi parlamentar, thotë më mirë mos të ketë Parti Demokratike dhe për këtë ka treguar që është i gatshëm të bëjë gjithçka, madje qartësishtë përmes asaj që është shprehur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, duke qartë që drejtpërdrejtë apo edhe përmes të tjerëve, në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën, janë pjesë e të njëjtës agjendë. Të dobvësojnë opozitën, njëri për qëllime të mbajtjes së pushtetit të marrë me dhunën dhe me manipulimet e 25 prillit dhe tjetri në këmbim të një imuniteti nga non grata amerikane dhe të krijimit të një bunkeri anti-Kombëtar dhe anti-Amerikan. Këto janë interesat që i lidhin me njëri-tjetrin. Janë interesat e tyre. Këta duhet të jenë e shkuara. Në mendjen time dhe në mendjen e atyre që kanë marrë përgjegjësi para shqiptarëve, në grupin tim parlamentar, ne grupin parlamentar të Partisë Demokratike, te çdo demokrat i ndershëm, te anëtarët e Kryesisë, diskutim që zgjati për gjithë ato orë, tek kryetarët e degëve, kryetar grupsesksionesh, demokratë të thjesht që më shkruajnë, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve, problemet e shqiptarëve. Se në fund të fundit, ne ekzistojmë për hirë të problemeve dhe halleve të tyre dhe për t’i zgjidhur këto halle dhe probleme. Kjo është përplasja e vërtetë. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë absolute që po pret zgjidhjen. Dhe Partia demokratike e ka për detyrë ta shtrojë këtë zgjidhje, ta diskutojë me shumicën e shoqërisë, e ta bëjë realitet një orë e më parë.
Pyetje: Ky është janari i dytë i trazuar i shqiptarëve, ju keni qenë ministër i brendshëm më 21 janar 2013. Nëse kjo dosje rihapet, a jeni ju i gatshëm të jepni versionin tuaj për Prokurorinë shqiptare?
Lulzim Basha: E para e punës që dosja është proceduar në mënyrë të plotë në gjyqet shqiptare. Dhe e dyta, siç ju thashë, me gjithë respektin dhe kohën e gjatë që kaloni në veçanti në janar që është gjithmonë ftohtë dhe ju që qëndroni këtu jashtë duke pritur, por më lejoni që mos ta kthejmë këtë në një kalvar të pafund pyetjesh, por të fokusohemi tek çështjet kryesore për të cilat ndodhemi këtu.
Pyetje: Sali Berisha ka njoftuar demokratët e Shkodrës për takim ditën e diel, ju zoti Basha keni një agjendë, çarë do të bëni ju si kryetar i Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Besoj se është e qartë që thirrjeve të zotit Berisha, demokratët e vërtetë i kanë dhënë përgjigjen e merituar. Këto janë thirrje jo për të bashkuar, por për të përçarë demokratët, jo për të luftuar por për të ndihmuar Edi Ramën. Ndërsa Partia Demokratike, duke filluar nga unë dhe drejtuesit e tjerë jemi dhe do të jemi pranë demokratëve në terren, si në një proces organizimi dhe riorganizimi dhe po kështu në një proces përgatitje që të forcojmë aleancën me qytetarët dhe së bashku t’i japim shqiptarëve atë që meritojnë: mbylljen e kapitullit të tranzicionit, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeveri që vjen nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.
Read More