Blog

08 Tet
0

Basha: Ngritja e çmimeve ka qëllim t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit, familjeve shqiptare.

Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.
Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1446196971883085824?s=21

Read More
07 Tet
0

Kreu i PD Basha replika ne Kuvend: Opozita në betejë me llumin e tranzicionit

Zonja kryetare po e nis me një procedurë, të lutem kryeministrit herë tjetër vendosja gotën e ujit të mbushur që mos ta ketë fytin e tharë gjatë gjithë fjalës. Ndoshta e ndihmon, ndoshta jo, sepse në qoftë se përsëritja e fakteve dhe e të vërtetave është nëna e dijes, dalja këtu për të marrë kohë për të përsëritur ato që thash unë, por të shtrembëruara dhe të gënjeshtërta, është nona e të keqes, edhe baba e të keqes në qoftë se doni. Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju.
Shiko si do ta zhvendos në një kacafytje dhe protagonizëm personal. Njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta, sepse për vite e vite me radhë, në fakt për dekada edhe para se të ulej në atë karrige, edhe kur ishte kryetar i opozitës, edhe kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, kështu e ka parë politikën, përmes syzeve të optikës së çfarë fiton apo humbet politikani, jo çfarë fiton apo humbet qytetari. Nuk i bëhet vonë këtij që raporti o OHDIR-it, në prioritetet që ka lënë e ka katandisur Shqipërinë në nivelin e Bjellorusisë të Lukashenkos.
Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj. Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë.
E pra, për këtë rezultati me çdo kusht e duke shkatërruar shtetin, duke iu shkatërruar ju shërbimet, duke iu varfëruar që t’iu blejë votën, aleanca me krimin e organizuar që ka marrë dhen dhe e dinë të gjithë, e dinë të gjithë. Ai kryeministri që do të vij këtu pas disa ditësh, ka ngritur dy taskforca vetëm për të studiuar efektin e krimit të organizuar në vendin e tij dhe mbështetjen politike që i jep vendi që do të vizitoj të dielën. Po s’është i vetmi, të njëjtën me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E dinë të gjithë që ky vend nën drejtimin e tij është kthyer në një nyje të trafikantëve të krimit të organizuar, sepse i ndihmon ky për të mbajtur dhe marrë pushtetin dhe pastaj e ndan pushtetin me ta për t’iu vjedhur ju, për të vjedhur shqiptarët. Këto janë të vërtetat, prandaj nuk hapen negociatat , por shampanja është vu. Gishti tregohet drejt BE-së, drejt vendeve anëtare, me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare se po tregohen të padrejta. Jo, jo nuk po tregohen të padrejta, por po tregohen të pasinqerta. Këtë ua thash edhe unë në samitin e Partive Popullore.
Thojani autokratëve në fytyrë, pse si hapni negociatat. Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk i hapni negociatat, ose pse nuk avanconi në atë rast që i keni hapur. Sepse ju dini gjithçka dhe kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer kredibilitetin e Bashkimit Europian tek qytetarët dhe të qytetarëve tek Bashkimi Europian. Duke qëndruar për vlerat që këta i kanë shkelmuar. Për këtë rezultati dhe pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit. Dhe për njerëzit kemi bërë betejën tonë. Dhe pavarësisht masakrës zgjedhore të shtetit të bërë njësh me pushtetin dhe krimin e organizuar dhe paratë e korrupsionit dhe paratë e oligarkisë dhe fatkeqësive të shfrytëzuara për të grabitur votën nga pandemia tek tërmeti, pavarësisht të gjithave këtyre, unë dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që me guxim dhe kurajo prapë na dhanë forcën të jemi këtu kaq shumë në këtë sallë për të qenë zëri juaj.
Sot përball kësaj të keqeje dhe nesër prap me votën tuaj për ta larguar këtë të keqe. Sepse për ne gjithçka rrotullohet rreth jush dhe fatit tuaj, jo rreth pushtetit si qëllim në vetvete. Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e Partisë Demokratike, as me kundërshtarët tanë historik socialistët e ndershëm e të thjesht, jo! Kjo është një garë mes patriotizmit të vërtetë mes dashurisë për vendin dhe dhembshurisë për fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Dhe pengut apo pengmarrësit të krimit të organizuar dhe të zyrtarëve të korruptuar të atij që i përdor dhe përdoret nga ata, të atij që është kukulla dhe i përdor ata si kukulla.
Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar. Këtij këtu dhe çdokujt tjetër, politikan, oligark apo çfarëdo manteli që kanë 30 vjet pavarësisht çdo qeverie vetëm sa vijnë e pasurohen dhe bëhen më të fuqishëm dhe një shprese të re që po lind se Shqipëria mund dhe do të jetë ndryshe, mund dhe do të transformohet në realitet në ëndrrën që kishim në 1992-shin kur paraardhësit e tyre e detyruam të hiqnin do të nga monopoli i dhunës, i pushtetit dhe i propagandës vetëm për t’i parë të rikthyer me kostume të shtrenjta, me fjalim të lustruar, me qime të ndërruar por zakon të paharruar. Varfëri, terron, propagandë, ky është trinomi i këtij dhe i bandës që mban peng qeverisjen e vendit për mes masakrave zgjedhore. Kjo pra është e vërteta siç është e vërtetë që nga 230 milionë euro që i dha BE-ja vetëm 120 milionë ka disbursuar. 230 milionë euro të taksapaguesve europian. Ku janë të tjerat? Të tjerat ku janë? Pse nuk hapen shkollat? Pse shtyhen? Sepse në raste të caktuara nuk ka shkolla, sepse premtimi që shkollat do të ishin gati këtë vit nuk u mbajt si shumica dërrmuese e premtimeve të një rrenacaku me certifikatë 24 karat.
Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës? Ku është? Do të ndërtohet pak më tej se do të grabitet trualli për të bërë qendër tregtare, për të pastruar më shumë para të Art Çelave dhe të Gjush Dakove dhe të bandave të Durrësit para korrupsioni, para droge. Thatësia thotë, thatësia 10 milionë euro më shumë se çmimi i tregut tenderi i fundit, goxha thatësirë apo jo? Me çfarë e shuan këtë thatësirë? Ku shkojnë këto 10 milionë euro më shumë se çmimi i tregut? Sa prej tyre për të kompensuar blerësit e votave dhe të patronazhistëve dhe sa prej tyre direkt në xhepat e zyrtarëve të korruptuar e lart, e më lart e më lart deri në parajsat fiskale të vendeve ekzotike? Kjo është thatësira? Kjo është thatësirë për shqiptarët. Ato 10 milionë euro janë të shqiptarëve, ky i grabit. Me taksat që thotë nuk i kam rritur, nuk i kam rritur thotë taksat. Përkundrazi biznesi i vogël me taksë 0 dhe këtu ia vlen ta themi me fjalë të thjeshta atë që e kanë zbërthyer me mendjen e tij disa opinionistëve të nderuar dhe të pa kapur shqiptarë. Ky është si ai sadisti që ta mban dyllin e qiriut mbi plagë dhe ta heq vetëm që ti t’i thuash faleminderit. Ky nuk është mjeku, ta merr plagën dhe ta shëron me melhelm. Kështu pra edhe me biznesin e vogël. Kush i rriti taksat? Kush i fiti në TVSH? Kush, more kush? Ky këtu! Dhe kur ne i thamë jo se do të shkatërrosh bizneset, nuk dëgjoi derisa ekonomia ra.
Qindra, mijëra falimentuan, qepenat u mbyllën, shumë familje u larguan, disa vuajnë për bukën e gojës dhe tani ky i bëri 0. Por ato nuk hapen më, nuk hapen më as nga kampet e emigrantëve ku i ka çuar, as nga honet e varfërisë ku i ka degdisur. Kjo është politika e tij e taksave. Sepse politika e tij e taksave siç do politikë tjetër e ka degdisur vendin jo siç thotë opozita shqiptare, por Departamenti Amerikan i Shtetit me qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Hapeni dhe shfletojeni, e keni online raportin. Qeveria më e korruptuar në Ballkan sipas Transparency Internacional dhe Corruption Perceprion Indeks, 2 raporte. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit citon që kjo është qeveria më e korruptuar e Ballkanit.
Dhe sigurisht kjo impakton, ka efekt kudo, ka efekt tek varfëria, çmimet, ka efekt tek borxhet tuajat dhe borxhet e Shqipërisë, ka efekt tek integrimi që është stopuar jo prej Bullgarisë, por prej babëzisë, makutërisë. Aleanca me korrupsionin dhe me krimin e organizuar është produkt i vetëm i këtij njeriu dhe ne jemi këtu për të bërë gjithçka brenda dhe jashtë kësaj salle në aleancën me qytetarët shqiptarë për ta zhbërë këtë aleancë me korrupsion dhe krimin e organizuar një orë e më parë. Kështu që për t’i dhënë fund mashtrimeve dhe shpifjeve me të cilat fyt tharë dhe gjuhë shteruar u përpoq të mos jepte përgjigje çështjeve që ngrita jo në emrin tim, as të Partisë Demokratike, por në emër të qytetarëve shqiptarë për hir të të cilëve ndodhemi sot këtu.
Le ta përmbyll me dy gjëra që çdo kush i di e kush nuk i di mund ti shohë e ti kontrollojë fare qartë. 65% e çmimit te çdo litri karburant i shkon makutërisë dhe babëzisë, 240 lekëshi i taksës Rama nxjerr qindra, mijëra dollarë çdo orë nga xhepat e shqiptarëve të varfëruar dhe faturohet si rritje çmimesh në bukën e gojës , në ujin e pijshëm e në çdo aspekt tjetër te jetës apo të mbijetesës së tyre. Dhe e dyta është shumë relevante, kontrolloni çmimet e naftës sot dhe i thoni monobufit të propagandës, të shtypjes, mjeshtërit të varfërimit të shqiptarëve si e shpjegon, si e shpjegon diferencën mes çmimit të naftës apo të karburanteve në Austri dhe në Shqipëri, apo austriakët janë më të varfër se shqiptarët?! Si e shpjegon çmimin e karburantit më të lartë në rajon? Sigurisht qe shpjegim nuk ka, ka e do të ketë rrëke propagande të cilat tashme e kanë sh’bërë efektin e tyre për t’ju krijuar shqiptarëve një burg për mendjen e tyre. Le ta shpërthejmë këtë burg së bashku dhe me mendje të ndriçuar nga fakte që nuk vijnë Nga fjalët por nga dhembjet tuaja të përditshme e të përnatshme, pranë dhe larg fëmijëve tuaj, le ta largojmë llumin e tranzicionit në fronin e së cilës është ulur ky dhe ata që e ndjekin, le ti hapim Shqipërisë një ore e më parë rrugën e mohuar tash kaq vjet drejt zhvillimit, drejt përparimit e dinjitetit të çdo qytetari pavarësisht bindjeve politike.

Read More
07 Tet
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË SEANCËN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar qytetarë,
Rendi i ditës së sotme, i cili ka në qendër marrëveshjen me Phizer, vendos edhe njëherë pandeminë në qendër të debatit parlamentar, sic ka qenë në qendër të debatit edhe në familjet tuaja.
Këto ditë është diskutuar në komisione, sigurisht nga përfaqësuesit e opozitës, për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe ato të raportuara nga entitete ndërkombëtare. Dhe si në traditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet, nuk bëhet.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhë dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë.
Sepse qytetarët tashmë e dinë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, që kanë gënjyer për tenderat abuziv në kohë pandemie, të mveshura me sekretin shtetëror, por, mbi të gjitha, që kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura.
Këtë nuk e themi ne, paçka se e paralajmëruam.
Këtë e konfirmomon tashmë edhe raporti i Komisionit Europian, në të cilin njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020.
Prandaj, kur të dielën që shkoi deklaroi se do t’ia dalim sic ia dolëm me pandeminë, zoti na ruajt, ajo fjali triumfaliste, që nuk kishte asnjë lidhje me të vërtetën, tingëlloi si një shuplakë, si një e pështyrë në fytyrën e qytetarëve të këtij vendi, ndërkohë që Edi Rama shfaqej nga mëngjesi deri në dark nëpër ekrane, për të mbushur me dokrra, me gogëllëqe, me gënjeshtra dhe me aktrim boshllëkun që krijoi mungesa e ndihmës reale.
Një shuplakë jo vetëm për familjet që u ndanë nga të dashurit e tyre, duke kaluar një kalvar të gjatë dhe të mundimshëm një kalvar që kjo qeveri nuk njeh dhe mohon, por edhe për ata qindra-mijëra të tjerë që shpenzuan kursimet e tyre për të gjetur shpëtim, sepse ky pushtet kishte larë duart me ta.
Dhe e dimë që nuk kanë shpenzuar pak.
Mesatarisht 1.000 dollarë për tampon, ilace e oksigjen, për të gjithë ata që u kuruan në kushte shtëpie, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë në xhepat e drobitur të qytetarëve më të varfëruar të Europës.
Dhe në fund të Europës e lanë Shqipërinë edhe për masat gjysmake që ofruan. Sepse ndërkohë që bizneset mbylleshin, njerëzit humbnin vendet e punës dhe varfëria shtohej në cdo cep të vendit, ky pushtet, që përparësi ka koncesionet PPP-të, tenderat sekret dhe korruptiv dhe grabitjen e pronave të qytetarëve dhe pronës publike dhanë ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinentin.
Na lanë pas edhe vende më të vogla, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që disbursuan 2 deri ne 3 herë më shumë paketa ndihmëse për të mbrojtur qytetarët e tyre.
Madje Republika e Kosovës po na jep një leksion, një mësim ndjeshmërie dhe përgjegjësie në këtë drejtim, sepse jo më larg se një javë më parë ka vendosur të mbështesë financiarisht me 1.500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë të tyre për shkak të COVID-19. Sigurisht kjo shumë nuk kompenson humbjen e njerëzve dashur, por kjo tregon , ky akt , ky veprim tregon qartësisht diferencën midis një qeverie që mohon dhe fsheh jetët e humbura për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit me të cilin e trajtoi pandeminë dhe një tjetër që kërkon t’u gjendet pranë qytetarëve, duke u dhënë mbrpasht taksat që ata derdhin nëpërmjet punës së tyre.
Por këta nuk e bëjnë dot këtë.
Nuk e bëjnë dot këtë sepse për tu dhënë para qytetarëve, duhet që këto para t’ia hiqni vetes, apo klientëve tuaj.
Dhe në vend që të këkojë ndjesë për jetët e humbura, për paprëgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik me qëllim që ti shërbej interesave të nje grushti të njerëzish, një grushti që u pasurua dhe në kohë pandemie, fryhen si sot në nisje të seancës ashtu dhe të të dielën si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.
E ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodhë apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellalli i të keqes doli për ti rënë daulleve të panikut dhe të justifikimit për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëve dhe buxheteve të tyre familjare.
Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo fundit e botës, për të përcjell një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund ta prek pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë të gjithë kanë tetë vite që po lenë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?
Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.
Prandaj nga manuali i manipulimit të opinionit publik që mban gjithmonë me vete nxori frikën, për të justifikuar ngritjen e cmimeve që do të kenë vetëm një qëllim: mbushjen e gropave që ka hapur, duke ia kaluar barrën e korrupsioit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare.
Jo vetëm në sektorin energjisë, por në gjithë strukturën shtetërore, i cili administrohet me militantët e patronazhistët, për t’iu shërbyer klientëve të qeverisë, dhe jo qytetarëve.
Bashkë me ta i keni vendosur vendit një tabel kukeni shkruajtur : Në shitje!
Porte, prona private e publike, pasuri natyrore, i keni trajtuar dhe po i trajtoni si plackë e një lufte që ju i keni shpallur shqiptarëve dhe interesit publik dhe kombëtar.
Keni nxjerrë borxhin publik jashtë kontrollit. Rritjen e tij nuk e keni përkthyer kurrë në mirëqënie apo rritje ekonomike për qytetarët, por në koncesione tendera dhe PPP-ra me 3 deri në 5 fish në vlerën e tregut për pasurinë tuaj, klientëve tuaj dhe krimit të organizuar që është ortaku i çdo koncesioni, çdo PPP-je dhe çdo grope shumëkatëshesh që hapet në Tiranë.
Me korrupsionin dhe shpërdroimin e fondeve publike, i keni shkaktuar miliarda euro dëme ekonomike shtetit shqiptar. Të paktën7 miliardë euro, sipas KLSH-së.
Buxheti e keni vendosur të gjitin në funksion të PPP-ve, një pjesë e mirë e të cilave janë fituar nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale, pronarët fundor të të cilave fshihen. Natyrisht sekreti nuk mbahet për të mbrojtur emrin e mirë të zonjave dhe zotërinjëve që përfitojnë duke vjedhur nga taksat e shqiptarëve, por për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshetësitë ekzotike, me pushtetarët e korruptuar që i japin këto favore . Këtë dëshmoi edhe skandali i Pandora Papers, që erdhi si një provë që problemet që ne kemi me sektorin e energjisë, nuk janë pasojë e krizave të importuara, por të babëzisë të qeverisë të këtij vendi.
E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, në të cilat në jo pak cëshjte të lidhura me sektorin e energjisë, mund të prodhojnë një dëm ekonomik prej 450 milionë euro për xhepat e shqiptarëve. Një bombë me sahat, e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment.
Dhe në mesin e kësaj stuhie perfekte, të shkaktuar nga kjo pakicë e korruptuar, që mbush karriget e pushtetit të kapur përmes masakrës zgjedhore dhe në pamundësi për të mbajtur premtimet që kreu i saj dha nga kjo foltore përpara shqiptarëve në nisje të këtij Kuvendi, realizmi i të cilave kërkon dyfishimin e buxhetiti të shtetit në katër vite, dicka që është përtej fantazive më delirante, i është dukur më e leverdishme të bërtiste ujku-ujku.
Me qëllimin e vetëm për të mos mbajtur përgjegjësi, siç nuk ka mbajtur për 8 vite, të mos mbani përgjegjësi për atë që keni bërë në dëm të këtij vendi dhe për atë që me siguri nuk do të bëni asnjëherë në të mirë të njerëzve të këtij vendi.
Mirëpo përtej llogarive politike, përtje propagandës dhe fjalimve që evokojnë shkëmbin e granitit buzë Adriatikut, ndodhen njerëzit.
Me hallet e tyre të vërteta. Me përpjekjet e tyre të përditshme për të çuar bukën te fëmijët e tyre. Me sakrificat e pathëna për ti çuar në shkollë, me një palë këpucë, një çantë dhe mjaftueshëm libra. Me kokëdhimbjet e përditshme për të paguar faturat e kripura që vazhdojnë të rriten dhe që bëhen kapic në fund të cdo muaji. Me pasigurinë që i shoqëron në cdo hap të këtij anormaliteti kronik që prodhon kjo pakicë e korruptuar në jetët e tyre.
Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta.
Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.
Këtë e konfimron edhe INSTAT-i që ju drejtoni, dhe që jo pak herë është kapur në gënjeshtër nga EUROSTAT-i. Kur pohon se 97% e familjeve shqiptare nuk plotësojnë dot standardet për ushqim dhe veshje për fëmijët e tyre.
E në këtë pikë kritike ku e keni çuar vendin, si të vetmit përgjegjës të një pushteti që e keni grabitur dhe ushtruar vetëm ju, as qytetarët dhe as ne, nuk mund të presim reflektimin tuaj. Prandaj na lind e drejta të japim propozimet tona për ato që ne mendojmë se janë disa masa emergjente që duhet të merren për të lehtësuar sado pak familjet shqiptare.
E para është heqja e taksës rama, prej 240 lekësh për litër karburanti. Erdhi në pushtet me premtimin që do të ul cmimin e karburantit, bëri të kundërtën. Tani është momenti t’i lehtësojë qytetarët nga kjo taksë që mund të shtojë konsumin e tyre dhe ulë cmimet e prodhimit në çdo fushë të ekonomisë
E dyta është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ne e kemi gati propozimin tonë, si masë emergjente, e shoqëruar me monitorimin e duhur që përfituesit të jenë konsumatorët dhe jo spekulantët, kjo masë do të lehtësoj disi lakun që rritja e çmimeve ka hedhur mbi qafën e drobitur të familjeve shqiptare.
E treta nuk mund të quhet as masë, por është vetem inkurajim që të respektohet ligji, dhe lidhet me faturimin e sasisë dhe të cmimit real të konsumit të energjisë që oligarkët me të cilët hani dhe pini nga mëngjesi në darke, që keni apo ju kanë në patronazhim, konsumojnë të favorizuar nga ju, në kurriz të qytetarëve.
E katërta është një masë që po aplikohet edhe në vendet e BE-së dhe është subvencionimi i cmimit të energjisë për qytetarët.
E pesta është mirëmenaxhimi dhe ndalja e shpenzimeve të shfrenuara dhe luksoze të OSHEE dhe KESH, të cilat janë kthyer në zhvatëse të parave të qytetarëve, dhe e kanë cuar për skrap të ashtuquajturën reformë që trumbetuat në fushën e energjitikës, por që vetëm ka rritur cmimin e energjisë duke e bërë më të lartin në rajon, ndërsa humbjet vijojnë, vjedhjet vijojnë sepse këto institucione janë kuvli militantësh hajdutë që vetëm mbushin valixhet për vete e për t’ia dorëzuar shefave lart e më lart e më lart.
E gjashta, ristrukturim i buxhetit për t’u bërë gati për ta vendsour atë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre, e jo pushtetarëve dhe të klientëve tuaj. E di që kjo është pikë e dhimbshme për ju, sepse duhet të hiqni dorë nga rrugët e florinjta me 20 milionë euro kilometri, nga koncensionet apo nga shpenzimet e luksit, por në këtë moment nuk ka zgjidhje edhe-edhe, edhe qytetarët edhe oligarkët, jo, ky është një moment ose-ose, ose qytetarët, ose oligarkët dhe pushtetarët e babëzitur që nuk shqiten nga benevrekët e tyre.
E shtata është më shumë para për shtresat në nevojë.
Sigurisht këto nuk përbëjnë një zgjidhje afatgjatë, spese Shqipëria ka nevojë për reforma strukturore në fushën e energjisë, e burimeve natyrore, të bujqësisë, të kërkimit dhe dijes, në të gjitha fushat e tjera që në 8 vite nuk ditët t’i bën dhe nuk pres as unë dhe as shumica dërrmuese e shqiptarëv t’i bëni tani, sidomos duke parë mjerimin në të cilin e keni zhytur vendin, duke vrarë konkurencën, duke asgjesuar shtresën e mesme, duke e varur zhvillimin ekonomik nga interesat e oligarkëve dhe nga paraja e pisët e korrupsionit dhe drogës që po kriminalizon ekonominë.
Prandaj këtë ju nuk e bëni dot, këtë nuk e bën dot ky produkt i masakrës së 25 prillit që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=TZMZ1-gXQQE

Read More
06 Tet
0

Samiti i EPP, kreu i PD Basha: Guxim për të drejtuar gishtin ndaj atyre që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.

Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës.
Përveç arenë përplasjesh gjeostrategjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta.
Për shumë vite është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave.
Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”. Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferncën e Parë Ndërqeveritare…

Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë.
Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.
Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj.
Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë, dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzues të frikës dhe anktheve të tyre.

Read More
06 Tet
0

Samiti i EPP për Ballkanin Perëndimor,Basha: Jetike marrëveshja përfundimtare e njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë

Është jetike për BE-në të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit
Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon.
Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.
Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza.
Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë.
Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë
Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në.

Read More
05 Tet
0

Videomesazhi i kryetarit të PD Basha para samitit të PPE: Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.
Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë.
Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.
Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa.
Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë.

https://fb.watch/8rIJhE3GiB/

Read More
04 Tet
0

Rritja e çmimit të energjisë dhe i karburanteve nuk është çështje e tregjeve ndërkombëtare, por pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

 

Përshëndetje të dashur gazetarë, punonjës të medias, sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar. Siç me siguri jeni informuar në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve në tërësi dhe paralajmërimi i tellallit të keqes  dje, për rritjen e çmimit të energjisë. Të gjithë jemi dëshmitarë, nuk mendoj se ka nevojë  të zgjatem shumë që çmimi i energjisë dhe çmimi i karburanteve rëndon më së shumti ekonomitë familjare dhe bizneset, në veçanti biznesin e vogël dhe të mesëm, por dhe biznesin e madh prodhues. Të gjithë e dimë që çmimi i energjisë dhe i karburanteve rrit apo ka një efekt të drejtëpërdrejtë tek çmimi i gjithçkaje tjetër që ne konsumojmë, qofshin këto nga buka e gojës e deri tek shërbimet që marrin qytetarët. Dua të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, kur në fakt e rriti edhe për familjarët edhe për bizneset. Dhjetra kryefamiljarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të faturave të rritura të energjisë elektrike. Mbi 1000 janë burgosur, mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar të paktën një natë në komisariat, në furtunën e terrorit që Edi Rama ngriti gjoja në kuadër të reformës së sistemit të energjisë. Jemi vendi i katërt sipas raporteve ndërkombëtare ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon për energjinë, energjinë elektrike apo karburantin. Dhe këtu pyetja shtrohet:  Çfarë u bë me të famshmen reformë të energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura qytetarëve apo gjoja të kursyera, të mirë administruara. Ne e dimë fare mirë që këto para nuk shkuan kurrë në destinacion, se çmimi i energjisë u rrit, se çmimi i karburantit u rrit, jo një herë, por dy herë duke e bërë karburantin shqiptarë një ndër më të shtrenjtët në Europë dhe botë, më të shtrenjtin në rajon. Ndërkohë që shqiptarët vetë, kanë fuqinë blerëse më të ulët në Europë. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është tashmë një fabul, një anekdotë sesi në veçanti zonat kufitare kalojnë kufirin vetëm për të blerë karburant në Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut. Pra, nuk është mashtrimi i Edi Ramës se kjo që po na vjen është çështje e tregjeve ndërkombëtare, kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e dështimeve të tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë, por kriminale. Që paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë , për uljen e çmimit të karburanteve, siç I ka premtuar, i ka marrë në fakt, këto çmime I ka shtuar dhe me paratë e mbledhura shtesë ka pasuraur veten e tij dhe një grusht oligarkësh që janë pjesë e thellimit të problemit në Shqipëri, sepse siç theksova dhe dje abuzimi I tyre duke vjedhur energjinë elektrike është pjesë e problemit. Përball kësaj ne kemi jo thjeshtë dhe vetëm propozimet të cilat u bënë publike dje dhe të cilat do të zhvillohen në detaje edhe nga parlamentarët tanë edhe nga grupet tona të ekspertëve në bashkëpunim me grupet e interesit të shoqërisë që nga ato të biznesit dhe të konsumatorëve. Po ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Edi Rama po përgatit. Këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar e të varfëruar të shqiptarëve, për tavolinat e tyre të zbrazura, për xhepat e tyre ku do të fus duart për të marrë, qindarkat e fundit pikërisht për të mbyllur gropën e korrupsionit. Kjo nuk është një gropë e krijuar nga tregjet ndërkombëtare, kjo është një gropë e krijuar nga korrupsioni i Edi Ramës,  8 vite në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të ekonomisë tonë kombëtare. Dhe kjo gropë nuk mund të mbushet kurrësesi duke grabitur dhe duke iu marrë qindarkat e fundit shqiptarëve. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë gropë, është që paratë e zhvatura me PPP, me tendera korruptivë, me koncesione, me afera, që janë të vetmet vepra apo gjëma të Edi Ramës karshi njerëzve dhe karshi publikut, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar dhe që janë rruga për ti dalë përpara kësaj fatkeqësie që në fakt nuk vjen nga jashtë, por vjen siç ka ardhur çdo fatkeqësi nga brenda nga keqqeverisja dhe nga korrupsioni. Padiskutim që detyra jonë nuk është thjesht  denoncimi që e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, nuk është thjesht ti tregojmë shqiptarëve  që me një qeveri të përgjegjshme siç nuk është kjo, ka zgjidhje dhe unë e përmblodha në dy fjalë, por është e zbërthyer në ato shtatë propozime, por është po kështu t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë si dhe të nxisim, inkurajojmë, mbështesim dhe përkrahim të gjitha  format e reagimit popullor sepse ky nuk është një problem i Partisë Demokratike,por është një problem i të gjithë qytetarëve,është një problem kombëtar. Ju faleminderit!

Read More
04 Tet
0

Shqipëria me Edi Ramën është drejt autoritarizmit.

 

  • Vjedhja e zgjedhjeve në Forumin e Grave të PPE: Shqipëria me Edi Ramën është drejt autoritarizmit.
  • Albana Vokshi: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me demokracinë. Oligarkët dhe krimi i organizuar kontrollojnë vendimmarrjen.
  • Albana Vokshi kërkon në EPP Women mbështetje për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

NJOFTIM PËR TAKIMIN E KRYETARES SË LDGSH ALBANA VOKSHI NË EPP WOMEN

Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Ëomen), Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë ngriti çështjen e ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

“8 vjet nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe, shtetin ligjor, ndërsa integrimi europian ka ngecur në vend, për shkak të keqqeverisjes. Kjo ka sjellë largimin e qindra mijëra shqiptarëve, përfshirë të rinjtë dhe profesionistët më të mirë. Në 8 vjet, kryeministri grumbulloi të gjitha pushtetet në një dorë. Ai kontrollon qeverinë, parlamentin, gjyqësorin, pushtetin lokal, një pjesë të madhe të medias dhe shoqërisë civile. Çdo pushtet që zotëron, si një autokrat në mes të Europës, Edi Rama e vuri në shërbim të karriges së tij për të marrë mandatin e tretë në mënyrë të paligjshme. Raporti i OSBE/ODIHR evidentoi shkelje të rënda, që konfirmon se shteti u vu në shërbim të PS.” – u shpreh zonja Vokshi.

Kryetarja e LDGSH njohu eurodeputetet, anëtaret e Parlamenteve të vende të BE-së me disa pika kyçe të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje.

  1. Krimi më i madh elektoral ishte nxjerrja e të dhënave personale të të gjithë votuesve. Ky operacion u drejtua nga AKSHI, agjenci nën varësinë e kryeministrit, në bashkëpunim me të gjitha ministritë, institucionet dhe PS, që kontrollon skemën e patronazhimit.
  2. Kryeministri dhe ministrat abuzuan me postin dhe pushtetin e tyre duke venë në dispozicion të fushatës elektorale të gjitha burimet njerëzore dhe financiare.
  3. Fondet e tërmetit, të shëndetësisë, legalizimet dhe punësimet elektorale u përdorën në mënyrë abuzive për blerjen e zgjedhjeve.

“Këto ishin disa nga arsyet pse një ndër rekomandimet kryesore të raportit të OSBE/ODHR i i drejtohet qeverisë: qeveria të marrë rë gjitha masat për të siguruar votë të lirë e të ndershme për çdo qytetar shqiptar.-theksoi Albana Vokshi.

Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi shprehu shqetësimin e PD se me Edi Ramën vendi po rrëshket çdo ditë drejt autoritarizmit dhe se krimi organizuar dhe oligarkia kontrollojnë vendimmarrjen e qeverisë. “Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, të PPE-së, të parlamenteve të vendeve tuaja, që të na mbështesin në kauzën tonë për rivendosjen e demokracisë, shtetit ligjor, ku në themel të qeverisjes të jetë vota e lirë dhe të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese.”- u shpreh zonja Vokshi në Forumin e Grave të PPE-së.

Read More
03 Tet
0

7 propozimet e Bashës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve: Askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice

 

  •  “Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve” Basha: Shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë.
  • 7 propozimet e Bashës për tu ardhur në ndihmë qyetarëve: Askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA

 

Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha cmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë.

Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve.

Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre.

Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri?

Shqiptarët e dinë mirë që jo.

Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur.

Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë.

Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë, por për të marrë në këmbim votën e tyre.

Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi.

Me këtë bilanc të zi, me këtë qeverisje që fatkeqësitë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë si opozite është të ushtrojmë, edhe me ndihmën e qytetarëve, të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice.

Ndaj prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:

  1. Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
  2. Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
  3. Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
  4. Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
  5. Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
  6. Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
  7. Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Nisur nga eksperiencat e hidhura që përmenda pak më parë, vetëm këmbëngulja jonë e përbashkët i pamundëson këtij kryeministri dhe kësaj pakice të korruptuar të përdorë fatkeqësitë tuaja për t’u pasuruar vetë dhe miqtë e tyre.
Shqipëria është e juaja, jo e një pakice.

Read More
16 Sht
0

Basha: Demokracia shqiptare ka vdekur: Ulni kokën dhe kërkoni ndjesë për varfërinë që i keni shkaktuar shqiptarëve.

 

FJALA NE KUVEND E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE, Z. LULZIM BASHA. 

 

Zonja dhe zotërinj, të nderuar qytetarë!

Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ajo ka vdekur! Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore, në themelin e saj që janë zgjedhjet e lira.

Nuk vdiq për shkaqe natyrore, packa se sëmundja e saj ishte e rëndë dhe e gjatë.

Demokracia është vrarë.

Gishti tregues për të kërkuar përgjegjësit e këtij krimi mund të drejtohet te shumë prej nesh që jemi në këtë sallë, apo tek ata që nuk janë më. Kushdo që është ngritur në këtë foltore në këto tre dekada ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit dhe i vetëm i saj është ai që foli përpara meje.

 

Provë e kësaj është fjalimi që ai mbajti pas dy mandatesh kryekëput të dështuara nga pikëpamja e interesit publik dhe përfitimit të qytetarëve; është deliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit me pasoja tragjike të qeverisjes, dhe përpara paaftësisë kronike për të menduar për qoftë edhe një cast të vetëm për dicka tjetër, përveç mënyrës se si të mos lëshojë pushtetin e tij.

 

Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar në instrumentin më të rëndësishëm të saj që janë zgjedhjet, ky njeri nuk do të ishte duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe për atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës sespe do të kishte punë me drejtësinë për cfarë i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij.

 

Sepse nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur për t’ju mohuar qytetarëve shprehjen e vullnetit të tyre të lirë, askush me bilancin e tij të zi, nuk do të kishte shansin të dilte në këtë foltore për të përsëritur gënjeshtra të reja dhe për të amnistuar krime dhe dështime të vjetra.

 

Sigurisht ai që qëndron ulur këtu mbrapa do thotë që këto janë fjalë, që gjërat po shkojnë mirë, që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme të kësaj qeverie dhe unitetit parti-popull, se këto që unë shpreh janë pjesë e lojës së vjetër pozitë-opozitë, e me radhë e me radhë…

Po a është e vëretë kjo? A janë këto që unë deklaroj sot para jush subjektive? Produkt i verbërisë së opozitës që nxinka gjithcka, sic shprehet ai dhe kasnecët e tij?!

Për t’i dhënë përfitimin e dyshimit, më lejoni t’ia bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, jo me bisturitë tona, por me ato të partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare:

 

Fillojmë me Bankën Botërore, sipas të cilës Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan. Gati gjysma e bashkëqytetarëve tanë jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Vazhdojmë me Eurostatin, sipas të cilit Shqipëria është vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë.

Përsëri Eurostati, shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët dhe konsumin individual më të vogël për frymë në Europë.

Nga Eurostati vijnë edhe shifrat për eksodin masiv të shqiptarëve, sipas të cilave ke konkuruar me Asadin e Sirisë për azilkërkuesit që janë shfaqur dyerve të Europës gjatë keqqeverisjes tënde.

Ky është realiteti.  Në vend që të ulni kokën e të kërkoni ndjesë keni pacipësinë të mburreni. Sëpaku këtë t’jua kishit kursyer shqiptarëve: mburrjet dhe vetëlavdërimet mbi varfërinë, që janë për njerëzit e thjeshtë njësoj si tju rrotullosh thikën në plagën e hapur.

 

Korrupsioni është një tjetër thagmë e juaja. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit, ndërsa Transparency International e konsideron korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit.

Banka Botërore dhe Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim të rendisin të dytin në botë, pas Zambias për nivelin e ryshfetit, me shifra 3 herë më të larta se ato të 2013-ës.

Sigurisht këto ndikojnë te klima e biznesit, për të cilën Shqipëria renditet e fundit në Europë në raportin më të rëndësishëm Doing Business!

Je në listën ‘gri’ të Moneyval për pastrimin e parave, e sapo e zbrite edhe 28 vende, sigurisht parave të krimit dhe korrupsionit.

Për OKB-në je prodhuesi kryesor i hashashit në Europë, si të vetmin produkt me të cilin njihet qeverisja jote, ndërsa fermerët shqiptarë që punojnë ndershmërisht tokën i ke lënë pa mbështetje, me subvencionet direkte më të ulëta në rajon.

Edhe aty ku jepen me pikatore, jepen kryesisht për korrupsion dhe për të blerë vota.

 

Sipas UNESCO-s je një nga vendet me financimet më të ulëta për arsimin, vetëm 2.3% e PBB-së, më i ulëti në 20 vjet!

Shqipëria renditet e fundit në Europë sa u takon shpenzimeve për shëndetësinë, gjithmonë sipas Eurostat.

Ndërsa Banka Botërore thekson se e ke renditur Shqipërinë në krah të vendeve afrikane për numrin e mjekëve për banorë dhe se qytetarët kanë pagesa maksimale nga xhepi, duke hedhur në koshin e plehrave gënjeshtrën e shëndetësisë falas.

Dhe kur pandemia trokiti në derë, qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetët e tyre për shkak të një pushteti që dha mbështetjen më të ulët ekonomike në Europë. Këtë nuk e them unë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar!

 

Borxhi publik ka dalë nga binarët, duke kërcënuar të ardhmen e brezave. E gjete në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Erdhe në pushtet duke bërtitur e duke cituar Luigj Gurakuqin “a ka ma keq se me la borxh me borxh”.

Premtove se do ta ulje borxhin dhe e çove mbi 80%, më të lartin në rajon.

Pa futur këtu PPP-të që nuk i deklaron si borxh, packa se FMN ju kërkon të kundërtën, sepse borxh janë, dhe vetëm këto kanë kapur vlerën e mbi 2 miliardë eurove. Angazhime jashtë bilanci që janë në shifra rekord, duke na renditur të parët në krahasim me Europën e pasur, duke zënë 9.5% të PBB-së.

 

Për të mos harruar arbitrazhet miliona euroshe që do të rëndojnë në xhepat e qytetarëve, e sidomos njërin në vecanti, atë të Becchetti-t, që nuk është gjë tjetër vecse pasojë e luftës tënde personale që deri më tani mban një faturë prej 120 milionë euro dhe ka filluar të arkëtohet.

Ti ke mashtruar se ai nuk do të marrë asnjë kokërr leku, në fakt ai po i merr në euro, po ja merr paratë shqiptarëve, ndërsa padia që ne kemi depozituar në SPAK për këtë krim po merr vetëm pluhur.

 

PPP korruptive dhe klienteliste prodhojnë cudira të tjera për taksapaguesin shqiptar, sepse nëpërmjet tyre financohen rrugët më të shtrenjta se shumica e vendeve të Europës, si ato me 20 milionë euro kilometri.

Dhe paradoksi do të bëhet edhe më kuptimplotë, kur qytetarët e vendit më të varfër në kontinent, do të udhëtojnë në rrugë të florinjta, për të ushqyer babëzinë e të korruptuarve, me të cilët je në ortakëri, duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë, për shkak të taksave që ti ke rritur dhe që shkojnë në drejtim të paditur.

Dhe mund të vazhdoj kështu me orë të tëra, duke numëruar të këqijat dhe poshtërsitë që i keni bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë, nga aferat më të vjetra, tek ato më të reja, si ajo e portit të Durrësit.

 

Nga dështimi i reformës në arsim, te kolapsi nën peshën e PPP-ve korruptive, i reformës në shëndetësi.

Nga reforma e falimentuar territoriale, që u qëndis si një këmishë force për t’u shërbyer interesave tuaja politike, por jo qytetarëve, tek e sëmura e madhe, që është reforma në drejtësi.

Një e sëmurë që mbahet e intubuar nga partnerët, por e goditur dhe e rrezikuar nga virusi i korrupsionit i kësaj pakice që e ka kapur për të penguar ndëshkimin e merituar të eksponentëve të saj të korruptuar e të lidhur me krimin!

 

E pas kësaj ekspozeje të shkurtër, që shqiptarët e njohin mirë sepse pasojat i kanë vuajtur dhe i vuajnë në lëkurën e tyre, pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat?

Dhe përgjigja e menjëhershme vjen prej një tjetër raporti ndërkombëtar, atij të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon masakrën zgjedhore.

Aty thuhet se ka patur blerje masive të votave dhe presion ndaj votuesve.

Se partia në pushtet dhe shteti janë shkrirë në një.

Se asetet publike janë keqpërdorur në avantazh të partisë në pushtet, pra abuzim me pushtetin dhe funksionet publike!

Keni rritur fiktivisht punësimin në administratën publike, duke shtuar mbi 12 mijë vetë, për qëllime elektorale, keni ushtruar presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

 

Raporti thotë se keni përdorur fonde e rindërtimit për të ndikuar votën.

Keni përdorur legalizime në këmbim të votës.

Keni vjedhur të dhënat private dhe personale të shqiptarëve duke ngritur sistemin kriminal të patronazhistëve për të ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

Keni përdorur grupe kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Keni ndryshuar Kushtetuën në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndryshuat për qëllimet tuaja fletën e votimit, çka solli numër rekord votash të pavlefshme.

 

Po ashtu raporti flet edhe për përdorim e turpshëm të komitetit politik të ekspertëve, për të mbyllur kufijtë dhe për t’iu mohuar të drejtën e votës qindra-mijëra shqiptarëve në emigrim.

Mjafton një nga rekomandimet prioritare që ti vërë vulën rrëzimit të këtye zgjedhjeve, po ua lexoj: Shteti duhet te garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Duhet ndalur cdo forme presioni për të zbuluar nëse dhe si qytetarët kanë votuar. E keni lexuar apo jo? Ngjan si pika uji me raportin e Bjellorusisë së Lukashenkos. Mjafton kjo fjali që rëndon si gur varri mbi zgjedhjet e vrara.

 

Kjo, të dashur bashkëqytetarë, është vetëm ajo që vëzhguesit e huaj kanë konstatuar për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Por ju e dini mirë se ajo ishte shumë më shumë se kaq, ndaj dhe ndërthurja e partisë, krimit dhe oligarkisë, e kanë deligjitimuar rezultatin e një procesi zgjedhor që nuk kishte lidhje me demokracinë dhe është i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe pretendent për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndaj edhe imponimi i një realiteti të rremë nuk zgjidh asgjë për shqiptarët, problemet e të cilëve janë dhe do të jenë po ato që kanë pasur para masakrës zgjedhore, për sa kohë ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin.

Kështu vdesin demokracitë. Kështu humbet Shqipëria dhe fiton autoritarizmi!

 

Përbërja e kësaj pakice reale që hiqet si shumicë fiktive, që kemi sot përballë nesh, është shfaqja më e qartë e një regjimi që nuk e ndryshon dot natyrën e vet e për pasojë as efektet negative që ai ka mbi jetën e cdo shqiptari.

Sepse në këtë sallë janë mbledhur përsëri ata që nuk duhet të ishin këtu, si dhe ata që përdorën të njëjtat mjete të paligjshme për t’u bërë pastaj aksionerë të një pushtetit të korruptuar.

Duke filluar me ata që u kapën në flagrancë me dosjet kriminale 184 dhe 339, pandëshkueshmëria e të cilave ka kërcënuar dhe kërcënon negociatat me Bashkimin Europian, packa se për këtë që qëndron këtu mbrapa fajin e kanë përherë të tjerët për dështimet e tij.

Secili prej tyre, është një mospërfillje e hapur ndaj shoqërisë shqiptare, e cila sfidohet nga pandershmëria dhe lidhjet e këtyre parlamentarëve me krimin e organizuar, si përfaqësues të vërtetë të tij, dhe jo të qytetarëve.

 

Guximi dhe tallja përballë një drejtësie të paralizuar bëhet edhe më arrogant, kur një nga ata që u përfshinë në sistemin kriminal të vjedhjes së votës së Dibrës, i cili duhet të ishte përpara drejtësisë, vendoset në ministër i saj.

Në këtë sallë janë po ashtu edhe përfaqësuesit e Tom Doshit, që u futën këtu si një kalë Troje nga i cili dolën paratë me të cilat u blenë votat për të sjellë 3 persona që pak ditë përpara se të bëheshin deputetë, mbanin poste drejtorësh në administratën e Edi Ramës.

Një tjetër provë që e bën të qartë se fatet e tyre janë të përbashkëta, sepse ajo parti u përdor për të bërë punët e pista e për të përfituar më pas nga buxheti i shtetit me ndarje ofiqesh e tenderash.

Në këtë sallë janë edhe dy përfaqësues të rinj të aleancës së Ramës me krimin. Njerëz që dolën nga anonimiteti duke grumbulluar vota me para e shantazhe, të renditur ndër më të votuarit në Shqipëri, ndërsa njihen në jetën politike të vendit vetëm sepse janë djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit.

 

Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët!

Përballë këtyre individëve mbi të cilin ngrihet ky pushtet i paligjshëm, detyra jonë është që të bëjmë gjithcka që ata të mos jenë më në këtë sallë dhe i njëjti fat të ndjekë sa më parë të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë regjim që nuk përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve.

Kjo është detya jonë e parë dhe vetëm ne mund e do ta bëjmë, sepse vetëm kështu ndahet përfundimisht e ardhmja nga e shkuara.

Ne jemi në vijën e parë të betejës.

Sepse ishim ne që refuzuam parimisht të përdornim të njëjtin model korruptiv të ndërtuar nga ky regjim, pasi jemi të vetëdijshëm se me barazimin e këtyre faktorëve, pra me aktivizimin edhe nga ne të grupeve dhe metodave kriminale asgjë nuk do ndryshonte për shqiptarët, edhe nëse ndryshimi nuk do të ishte penguar.

 

E ndryshme ishte beteja jonë. Ajo nuk u bë nga njerëz të pushtetshëm, nga krimielë të lidhur me politikën, nga parazitë të përfitimeve ekonomike që burojnë nga taksat dhe pasuritë e qytetarëve.

Beteja jonë u bë nga njerëz të zhveshur nga cdo pushtet dhe imunitet, nga qytetarë të thjeshtë, nga të rinj e të reja, nga punëtorë e punëtore që kërkonin një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, nga sipërmarrës të ndershëm që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit dhe klientelizmit të regjimit, nga intelektualë dhe aktivistë që kërkonin ndryshimin e shumëpritur.

 

Ne nuk kërcënuam. Ne nuk blemë. Ne nuk vodhëm. Ne nuk përdorëm asnjë mjet shtetëror. Ne nuk pranuam asnjë kriminel.

Ne dolëm në fushatë si njerëz të lirë, ne folëm qartë dhe fortë për vizionin tonë për Shqipërinë, për bijtë dhe bijat e saj, u bëmë zëri i tyre duke frymëzuar shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë.

Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale të vendit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve.

 

Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin.

Një program që ka në qendër familjen shqiptare, që synon forcimin e shtresës së mesme, si garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

Këto angazhime morën një mbështetje masive, sepse ishin rruga e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga stanjacioni dhe qëndrimi për shumë gjatë në vendnumëro. Ndaj ne do të luftojmë me cdo mjet dhe me cdo formë, që këto angazhime të bëhen realitet dhe zëri i qytetarëve që kërkojnë këto ndryshime të dëgjohet.

 

Distanca që ekziston midis vënies në jetë të këtij programi në dobi të shqiptarëve dhe vazhdimit të një modeli që ka rezultuar i dëmshëm për interesin publik nuk është e madhe, por e vogël sa 30 mijë votat që ndanë, pavarësisht gjithë paligjshmërive, dy kampet tona.

Qytetare dhe qytetarë të nderuar,

Vendi ndodhet në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Për ne zgjedhja është e qartë, për ne zgjedhja është dhe do të jetë gjithmonë vetëm ajo që është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Njeriu i mashtrimeve të zhurmshme elektorale,

i 300 mijë vendeve të punës, që u kthyen në 500 mijë të larguar,

i uljes së cmimeve, që u kthyen në rritje mbytëse për familjet shqiptare,

i legalizimeve falas, që u ktheyn në legalizime me pagesë dhe prishje selektive,

i shëndetësisë falas, që kolapsoi përballë korrupsionit të PPP-ve klienteliste,

i buxhetit për arsimin 5,5 të PBB-së, që u katandis në më të ultin në 20 vite,

i uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që u kthye në zgrapje të vazhdueshme nga dora e tij në xhepat e qytetareve dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, i uljes së cmimit të naftës, që u kthye në naftën më të shtrenjtë në Europë,

i luftës kundër korrupsionit, të cilin e coi në nivelin e kapjes së shtetit,

I premtimeve për celje negociatash, që për vite me radhë për faj të tij u shndërrua në shtim kushtesh,

Ky njeri pra, rekordmeni shekullor i premtimeve të pambajtura

nuk ka asnjë zgjidhje, përvec kopjimit përtac e analfabetik të programit të Partisë Demokratike, dhe riciklimit të mashtrimeve të vjetra.

Por problemet e Shqipërisë janë serioze. Dhe zgjidhjet serioze nuk vijnë nga 40 faqe llomoti, që kanë paturpësinë ta quajnë program.

 

Nuk do të merrem me të, sepse realisht do të ishte një koment mbi hicin.

Por ajo që ka qenë e qartë për të gjithë, prej fillimit, është se i vetmi program që ju keni është vijimi i plackitjes i gjithckaje publike dhe private, për veten tuaj dhe për klientët tuaj.

E vetmja strategji që keni, është ajo e mbijetesës tuaj politike.

Asgjë më shumë se kaq.

 

Mund të përdor shumë, shumë shembuj, sepse prej vitesh keni prodhuar skandale që janë eklipsuar nga skandale të tjera, dhe për shkak të të munguarës së madhe, drejtësisë, e gjitha kjo ngjan si një luftë fjalësh, ndërsa vendi ka marrë tatëpjetën.

Megjithatë ka një moment që e shfaq në gjithë brutalitetin e tij natyrën e vërtetë të pushtetit tuaj dhe vizionit që keni për këtë vend.

 

Pandemia. Pandemia goditi ashpër të gjitha shtetet – sigurisht nuk mund të të bëj përgjegjës për këtë – por në zgjedhjet që ti bëre në keqmenaxhimin e saj shqiptarët kuptuan se kush jeni dhe sa e gënjeshtërt është propaganda juaj.

Është fakt tashmë që Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë.

Mijëra prindër, bij e bija nënash e baballarësh, sot kanë lënë pas boshllëqe, dhimbje dhe halle në gjirin e familjeve që i humbën, për shkak të koktejit të neglizhencës vrastare, propagandës së pashpirt dhe makutërsië për të bërë plackë edhe në kohërat e kolerës.

Është fakt dhe dhimbje e pakurueshme po kështu, se kur njerëzit po humbnin gjithcka për të shpëtuar shëndetin e tyre, ti dhe ndihmën ekonomike më të ulët në Europë.

 

Po ashtu është fakt se ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ndërkoë që familjet shqiptare varfëroheshin dhe ekonomia lëngonte për shkak të mbylljes, ti bëje tendera sekretë me cmime të paracaktuara në dobi të klientëve të pushtetit tend.

Ti vijoje pagesat e majme për inceneratorët e mafias së plehrave dhe PPP-të e tjera që ishin në funksion të xhepave tua dhe fushatës zgjedhore.

Pra, në ditët më të zeza të shqiptarëve, shqetësimi juaj i vetëm ishte pasurim dhe pushteti, asgjë tjetër.

Kjo nuk është një sjellje njerëzore, por ngjan më shumë me ato të hienave, që sulen më egër në momentet e brishtësisë.

 

Këta jeni ju!

Ky është modeli juaj!

Ky është programi juaj!

Asgjë tjetër vecse një kope e babëzitur që si në rast pandemie si në rast tërmeti, turreni për të shqyer cfarë mundeni të shqyeni!

Një fatkeqësi kombëtare!

 

E vetmja ku dua të ndalem tek ai që ju quani program, është iniciativa e Novisadit.

Cfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe që ka mbështetjen politike e financiare të BE-së, vendeve kryesore anëtare të Unionit e që mbledh së bashku të gjitha vendet e Ballkanit, dhe cfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciative paralele të krijuar në Novisad e si autoritetin më të lartë ka Vucic.

 

Përgjigjja është e thjeshtë. Juve nuk ju intereson aspak procesi dhe rezultati i bashkëpunimit rajonal por vetem kapardisja si udhëheqës rajonalë para popujve që i keni lënë në baltë prej korrupsionit dhe lidhjeve tuaja me krimin e organizuar.

 

Proceset e suksesshme janë gjithmonë të gjata e të vështira, por autokratët e të korruptuarit kanë vetëm hallin e kohës së tyre politike, jo të njerëzve.

 

E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion – por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot – dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për ti dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në cdo marreveshje e dokument.

 

Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend vec për sulmet që ti i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit sic ndodhi 2 ditë më parë.

 

Pas çdo resme që Vuçiç bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Presheves përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, sic ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile.  E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet nga liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë.

 

Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sic janë per Vucicin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdheniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti.

Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën.

 

Është e vërtetë që rritja e ekonomisë dhe e mirëqënies, sigurisht dhe zhvillimi i një një vendi, ndalja e shpopullimit që po kërcënon të ardhmen, nuk vjijnë vetëm nga faktorët ekonomikë, apo nga premtime të bujshme, por varen nga zhvillimi i demokracisë, nga institucionet, nga besimi i qytetarëve në to, nga bashkëndarja në shoqëri të vlerave dhe shpresave.

Është po ashtu e vërtetë që nuk mund te kemi rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqënie, me institucione nën thundrën e korrupsionit, me një demokraci të goditur në zemër, te zgjedhjet e lira, me vlera të përmbysura prej sundimit të gjatë të korrupsionit dhe krimit që bashkëjetojnë me regjimin që ka marr peng të ardhmen e Shqipëirsë.

 

Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.

Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.

Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim.

 

Ne i kemi marrë mësimet tona nga gabimet e të shkuarës, i kemi hapur dyert tona për këdo që kërkon të kontribuojë për përmirësimin e jetës politike të vendit. Sado të pakënaqur dhe të mërzitur me politikën apo me ne, për cfarë nuk kemi bërë apo për cfarë mund të bëjmë më mirë, sado të largëta t’i kemi pikëpamjet, fati i një shoqërie ngrihet mbi bashkëpunimin forcave të saj të gjalla dhe politikës.

Dhe në këtë rast, bashkëpunimi nuk është një opsion, por është një detyrë. Një detyrë e nxitur nga ajo që na ka bashkuar përballë krizave në dukje të pakapërcyeshme: aspirata për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Sepse përpara se të jetë një mision partiak, i yni është një mision patriotik.

Dhe kthimi i demokracisë dhe legjitimitetit në Shqipëri është një kushtrim në këtë stinë të re që ka trokitur në dyert e politikës shqiptare, ku asgjë nuk ka për të qenë më si më parë!

 

Ndaj sot, nga kjo foltore dua të përësëris këtë ftesë në emër të Partisë Demokratike për mbarë shoqërinë shqiptare, për intelektualët, studentët, pedagogët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët, profesionistët, të rinjtë e të rejat për të ndërtuar bashkarisht një platformë për rikthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend do të jetë guri i themelit i një aleance të sinqertë dhe jetike për t’iu kundërvënë partisë-shtet, të lidhur me krimin, korrupsionin dhe oligarkinë.

Të dashur bashkëqytetarë, ne duam të punojmë me ju, për t’i dhënë jetë një debati që nuk mund të zhvillohet vetëm brenda kësaj salle, ku zëri i qytetarëve të dëgjohet për t’i dhënë jetë një reforme zgjedhore që të jetë në lartësinë e kërkesës së shoqërisë për një demokraci përfaqësuese sa më pranë standarteve të vendeve që ne kemi nderin t’i quajmë partnere, një reformë territoriale që të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partisë politike, prandaj zëri juaj duhet të jetë i pranishëm në këtë diskutim.

 

Për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, për platforma që clirojnë ekonominë nga oligarkët dhe garantojnë garën dhe konkurencën, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimin, duke i dhënë fund damkës së pashlyeshme që ka marrë përsipër kjo pakicë.

E pasi të kemi forcuar bashkëpunimin tonë dhe t’i kemi dhënë zë dhe jetë propozimeve të shoqërisë, do të jetë detyra jonë që t’i sjellim në këtë sallë, ku me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, do të luftojmë për t’i bërë realitet në shërbim të cdo shqiptari.

Natyrisht kam dëgjuar edhe fjalët e përgjegjësit për krizën e thellë të vendit, kur thotë se është i hapur për bashkëpunim pa kushte nëse ne nuk shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Në radhë të parë, nuk e kemi bërë kurrë.

 

Në radhë të dytë, të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj do të thotë të sajosh histori si ajo e Griseldës për të penguar vizat dhe ta trumbetosh nëpër Europë si krim të qeverisë shqiptare.

Por këtë nuk e kemi bërë ne, kjo është vepra e poshtërsisë tënde karshi shqiptarëve kur ishe në opozitë.

Madje ke vijuar ta dëmtosh imazhin e vendit e në fakt je dëmtuesi numër një i Shqipërisë,  duke futur kriminelë në parlament dhe bashki, duke i dhënë Shqipërisë nofkën Kolumbia e Europës për shkak të kanabizmit masiv të vendit, duke emëruar jo një as dy port tre ministra të brendshëm të lidhur me krimin e organizuar, duke i degdisur shqiptarët si azilkërkues me shifra të ngjashme me ato të Sirisë në luftë civile në raport me popullsinë, duke e klasifikuar vendin si Shtet të kapur për shkak të korrupsionit që ti dhe banda jote plackitëse e keni cuar në nivelin më kërcënues për institucionet dhe qytetarët.

 

Kjo është përbaltja më e madhe që është bërë vendit, prandaj mos ofendo inteligjencën e shqiptarëve dhe as mos u sill si ai që nuk je, sepse nuk përcakton dot asnjë agjendë, nuk përcakton dot asnjë reformë, sepse i ke zgjedhur me kohë aleancat e tua, bota mbarë e di që janë krimi dhe një grusht i vogël klientësh.

Ne kemi të qartë agjendën tonë dhe interlokutorët tanë, dhe ata janë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Prandaj kushtet nuk i dikton ti, por ata dhe nevoja e vendit për ndryshim.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Zonja dhe zotërinj,

Prindër, të rinj dhe të reja

Jam i bindur që kjo nuk do të jetë e lehtë.

E di që cinizmi dhe mosbesimi mund të jenë penguese për disa kohë.

E di, e shohim të gjithë-kush nuk e sheh? –se sa e si është investuar e vijon të investohet shumë për të mbajtur vendin në stausquonë e sundimit afatgjatë të një kaste në qeveri dhe rreth saj.

 

Interesi dhe beteja e kësaj kaste është të ndalë të ardhmen ku ligji, liritë, shanset e barabarta, puna, dinjiteti, rritja e mirëqenies të jenë shija e jetës së gjithsecilit në këtë vend.

 

Beteja jonë është tjetër. Ne po bëjmë e do të bëjmë çmos që horizonti i Shqipërisë normale të hapet. Dhe do të hapet.

 

Por, mbi të gjitha, jam i bindur se në këtë betejë midis së shkuarës dhe të ardhmes, kjo Parti Demokratike, mbi vlerat dhe parimet perëndimore të së cilës Shqipëria u ngrit nga hiri i një regjimi gjakatar, ka forcën, energjinë dhe vizionin për të sfiduar cdo regjim dhe për të përqafuar ambicien e shumicës së shqiptarëve që duan ndryshim.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Në momente të vështira të historisë, shprehjet më fisnike të angazhimit kanë qenë përherë zgjedhjet e guximshme, të cilat kanë krijuar mundësi që deri në një moment më parë dukeshin të pamundura, të paarsyeshme.

 

 

Gjithmonë ka ekzituar një hapësirë midis qytetarëve dhe partive, për shkak të pakënaqësive, zhgënjimeve apo antipative të reja apo të vjetra.

Në disa momente kjo hapësirë është si një hendek i madh, shpesh herë për shkak të partisë që nuk reflekton mjaftueshëm shoqërinë. Ndërsa në momente të tjera kjo hapësirë është vetëm një hap larg, sepse qytetarët dhe partitë shohin mundësinë e ndryshimit nëpërmjet njëri-tjetrit.

Ky moment ekziston sot, dhe është detyrë qytetare të hedhim një hap drejt njëri-tjetrit.

 

Sfidat që kemi përpara janë të shumëllojshme.

Nga ato madhore, si frenimi i shpopullimit, që po mpak familjet dhe po mbyll shkolla anembanë vendit, tek ato të përditshmet por jo më pak të rëndësishme, që kanë të bëjnë me kostot e jetesës, me shkollimin e fëmijëve, me punësimin, lirinë e sipërmarrjes dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë këtu në vendin tonë.

Unë e di që ky komb dhe kjo shoqëri, ka një energji të madhe për të cliruar, ka vetëdije dhe dhembshuri për të mos qëndruar e pavendosur përballë kërcënimeve të mëdha, dhe, mbi të gjitha, ka kurajon për t’u bërë pjesë aktive në zgjidhjet e mëdha që kërkojnë këto kohë të vështira.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Ne jemi këtu për ta nisur së bashku përballjen dhe punën për ndërtimin e të ardhmes që cdo shqiptar dëshiron dhe meriton.

Dhe me forcën tuaj e vendosmërinë tonë, me ndihmën e Zotit, dhe për hir të Shqipërisë e të fëmijëve te saj, do ja dalim mbanë.

Falemnderit!

 

Read More