Blog

26 Shk
0

Basha video-mesazh nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA është zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një video-mesazh nga Uashingtoni, ai kujtoi rolin e tij në heqjen e vizave me BE-në dhe theksoi se objektivi i radhës është sigurimi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve në SHBA.

Basha u shpreh se Shqipëria ka mbetur mbrapa në krahasim me Kroacinë, e cila tashmë ka përfituar lëvizjen pa viza drejt SHBA-së. Ai premtoi gjithashtu tërheqjen e investimeve amerikane për krijimin e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze në Shqipëri.

Postimi i plotë i Bashës:

15 vite më parë mundësuam lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Asokohe në krah të Kroacisë, u anëtarësuam në NATO dhe vijuam anëtarësimin në Bashkimin Europian. Fatmirësisht Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Europian dhe mundësoi lëvizjen pa viza edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetarët e saj, Shqipëria mbeti mbrapa. Sot nga Uashingtoni, dua të rikonfirmoj zotimin tim se ashtu siç hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat dhe do të mundësojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të thithim investime madhore të kompanive amerikane, për të krijuar vende të reja pune me paga dinjitoze për qytetarët e Shqipërisë. Ju përshëndes nga Uashingtoni.

 

Read More
23 Shk
0

Basha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për Shqipërinë në BE dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në Europë.

Në një postim në Facebook, Basha shpreh besimin se udhëheqja e CDU-së do të forcojë paqen dhe stabilitetin, duke mbështetur vlerat demokratike dhe procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE, përfshirë Shqipërinë.

Ai gjithashtu thekson pritshmëritë për një vëmendje më të madhe ndaj Kosovës, duke u angazhuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.

Postimi i plotë i Bashës:

Urimet më të përzemërta miqve dhe partnerëve tanë të CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani! Me këtë fitore hapet një kapitull i ri drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Në këtë kohë sfidash dhe transformimesh historike, Gjermania nën udhëheqjen e CDU, do të jetë një garanci për paqen dhe stabilitetin, në mbështetje të vlerave demokratike dhe për avancimin drejt Bashkimit Europian të vendeve aspirante, mes të cilave është edhe Shqipëria. Jam i bindur se nën udhëheqjen e CDU, qeveria gjermane do të ketë një vëmendje të shtuar edhe për Kosovën, duke nisur me angazhimin e shprehur në KiE për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.

Read More
22 Shk
0

“Qajnë hallet e diasporës, por shkaktarët e emigracionit masiv nuk japin zgjidhje”, Basha: Vota juaj e rëndësishme për të ndërtuar në Shqipëri shanse për një jetë më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës si një mjet për të ndalur emigrimin masiv të shqiptarëve.

Në një postim në facebook, ai thotë se klasa vjetër politike bën gjoja sikur qan hallet e diasporës dhe nuk jep asnjë zgjidhje, pasi janë ata shkaktarët e emigracionit masiv.

Basha më tej thotë se për Demokratët Euroatlantikë, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Keni parë që rendin pas votës së diasporës, të obsesuar gjoja me hallet e diasporës. Në fakt shkojnë për interesat e tyre, shkojnë për të marrë vota dhe jo për të dhënë zgjidhje. Emigracioni masiv i shqiptarëve, është produkt i drejtpërdrejtë i kësaj politike, politikës së mbrapsht, politikës së pistë, politikës së korruptuar, i pazareve korruptive. Ndaj për ne, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë, sepse Shqipëria meriton më shumë dhe vëllezërit dhe motrat tona në emigracion meritojnë më shumë.

Read More
20 Shk
0

“20 Shkurti, gur kilometrik i rëndësishëm për demokracinë”, Basha: Drejtësia ndaj krimeve të komunizmit dhe ndarja me të kaluarën jetike për një Shqipëri si Europa

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kujtuar 20 Shkurtin si një nga momentet kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë. Në një postim në facebook, Basha e cilëson kryengritjen popullore të asaj dite si një akt fisnikërie që rrëzoi simbolin e fundit komunist në Europë.

Basha më tej shpreh rëndësinë e reflektimit mbi gabimet e së shkuarës, duke nënvizuar se mungesa e drejtësisë për krimet e komunizmit dhe rehabilitimi i persekutorëve mbeten plagë të hapura për demokracinë shqiptare. Ai bën thirrje për transparencë, drejtësi dhe ndarje përfundimtare nga e kaluara, në mënyrë që Shqipëria të ecë drejt së ardhmes europiane.

Postimi i plotë i Bashës:

20 Shkurti është një nga gurët kilometrikë më të rëndësishëm të rrugëtimit tonë për demokraci.

Një kryengritje që fisnikëron popullin që ka paguar për shkak të regjimit gjakatar çmimin më të lartë për liri në Europë.

Sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.

Nderimi i guximit qytetar sjell dhe një reflektim të domosdoshëm për të mësuar nga gabimet e orëve të para të lirisë, që e kanë përndjekur demokracinë tonë përgjatë gjithë tranzicionit.

Me drejtësi të pakryer ndaj krimeve të komunizmit, persekutorë të rehabilituar dhe të persekutuar të harruar, janë thirrje për ndërgjegjen e secilit prej nesh për të pranuar se kurrë nuk është vonë për drejtësi, transparencë dhe ndarje nga e kaluara, për të jetësuar thirrjen që jehon prej më shumë se tre dekada, të Shqipërisë si gjithë Europa

Read More
17 Shk
0

Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë. Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.

Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme janë bërë si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji.

“Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”- shprehet Basha në reagimin e tij.

 

Read More
17 Shk
0

Basha rrëfen bisedën me presidentin Bush para deklaratës historike: Koha është tani!

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripostuar një pjesë të Podcastit të zhvilluar në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, ku ka rrëfyer bisedën me ish-presidentin amerikan George Bush, gjatë kohës kur po punohej për pavarësinë e Kosovës.

Basha ka treguar se si presidenti amerikan e njohu palën shqiptare mbi qëndrimin që SHBA do të mbanin për pavarësinë e Kosovës, si dhe batutën e presidentit Bush, i cili e shihte veten dhe presidentin rus Putin, në një ballafaqim të ngjashëm me atë të kaubojsave.

“Ardhja e Bush-it në Tiranë, në 10 qershor të 2007, ishte një ngjarje e përmasave historike. Sepse erdhi me dy lajmë të mëdha, përfundimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe kumti i famshëm “koha është tani” për pavarësinë e Kosovës. Ka qenë një takim i mbushur me emocione të jashtëzakonshme. Në takimin dypalësh me delegacionet, mbaj mend nervozizmin në kufijtë e ankthit të disa anëtarëve të delegacionit, kryesisht të krahut të Departamentit të Shtetit dhe aparatit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, sepse Bushi ishte jashtëzakonisht i lirshëm në komunikim.
Gjëja e parë që tha është “shiko kjo puna e pavarësisë së Kosovës është zgjatur shumë, unë mendoj ta bëjmë tani, si thua, ta bëjmë tani?!”.
Dhe pashë që u tendosën anëtarët e delegacionit, në veçanti këta të diplomacisë, sepse ishte një proces koordinimi. Tani, nëse Bush e kishte këtë një formë kortezie për të treguar nga njëra anë që Amerika e ka ndarë mendjen dhe që priste atë që tha, që duhet koordinuar me BE-në apo jo, këtë nuk do ta marrim vesh ndonjëherë.
Por fakti është që në atë moment ne ishim të gjithë të çliruar, të gjithë me flatra. Dhe në këtë moment u çlirua edhe ana tjetër e delegacionit amerikan, sepse u kuptua që do të kishte një trajektore koordinimi, siç edhe ata dëshironin.
Në një moment thotë “me Rusinë kjo punë ka për të vazhduar kështu siç ka nisur”, dhe përdori këtë shprehje, “se unë dhe Vladi (e kishte fjalën për Putinin), po shikohemi sy më sy për këtë punën e Kosovës”, si dy kaubojsa tha, dhe po shikojmë se kush është ai që po tërheq i pari pistoletën. Pastaj bëri një lëvizje dore dhe tha “I’m a quick shot” (jam qitës më i shpejtë), qeshëm të gjithë, ishte një moment relaksues por edhe përmbushës. “I’m a quick shot”, domethënë s’ma hedh dot. Gjysmë ore më vonë doli tha “Time is now” (koha është tani)” – tha Basha.

 

Read More
15 Shk
0

Basha uron Kosovën për Pavarësinë: Jemi krenarë për arritjet e jashtëzakonshme në këto 17 vite, më e mira është përpara

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar popullin dhe institucionet e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në facebook, ai thekson lidhjen e pandashme të Kosovës me kombin shqiptar dhe rrugëtimin e tij familjar, profesional dhe politik në mbështetje të saj.

Basha shpreh mirënjohje për presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Ai më tej falënderon aleatët perëndimorë, veçanërisht SHBA-në, Britaninë e Madhe, NATO-n dhe vendet europiane, për rolin e tyre kyç në pavarësimin e Kosovës.

Duke vlerësuar arritjet e Kosovës, Basha nënvizoi nevojën për maturi dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë për të forcuar shtetin dhe integrimin ndërkombëtar.

Urimi i plotë i Bashës:

Në përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës, me zemër uroj popullin e Kosovës, institucionet e saj dhe shqiptarët anembanë botës, Gëzuar Pavarësinë.

Kosova është pjesë e pandashme e jetës së kombit tonë, po ashtu pjesë e pandashme e rrugëtimit tim familjar, profesional dhe politik. Zoti më ka bekuar me mundësinë për të qenë bashkëudhëtar i ngjarjeve historike të Kosovës, të punoj e të jap kontributin tim, si një amanet i të parëve të mi, që do ta nderoj në çdo moment të jetës sime.

Në këtë ditë të shënuar, përulem me respekt dhe mirënjohje, para presidentit Ibrahim Rugova, personifikimit të pavarësisë, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, patriotëve, intelektualëve, veprimtareve, bijëve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifkuan gjithçka për ëndrrën shekullore për liri.

Mirënjohje e përjetshme edhe për miqtë dhe aleatët e mëdhenj, që qëndruan krah për krah shqiptarëve në realizimin e pavarësisë, SHBA-ja, Britania e Madhe, NATO dhe vendet mike europiane, që duke njohur pavarësinë e Kosovës mundësuan vendosjen në vend të një të drejte historike.

Sfidat në konsolidimin e një shteti të fortë, të begatë dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike, kërkojnë sot maturinë, vizionin dhe vendosmërinë e lidershipit të Kosovës, si dhe bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të partnerëve strategjikë, SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe, që jam i bindur se nuk do të mungojnë.

Jemi krenarë për arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës në këto 17 vite, e po ashtu të vetëdijshëm se më e mira është përpara.

Gëzuar Kosovë, Zoti e bekoftë Kombin tonë

 

Read More
29 Jan
0

 “Kushtoi 10 mln euro dhe ende s’ka përfunduar”/ Donocimi i Joni Myshketa: “Veliera” Ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, shprehet se projekti i njohur “Veliera” i Durrësit, i financuar fillimisht në mars 2016 me 4.7 milionë euro, ka arritur në vlerën 10 milionë euro, por ende nuk është përfunduar pas 9 vitesh. Sipas tij, ky vonim ka krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, duke rrezikuar sigurinë publike.

Në postimin e tij në facebook, Myshketa gjithashti thotë se pllakat dekoruese janë shkëputur, duke bllokuar trafikun dhe duke shkaktuar rrezik për qytetarët. Ai më tej thekson se qytetarët e Durrësit kanë nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës, jo për projekte të papërfunduar dhe të mbushura me korrupsion.

Postimi i Joni Myshketa:

Projekti “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016, me një fond fillestar prej 4.7 Milion Euro e tashmë vlera e projektit është dyfishuar duke arritur në rreth 10 milionë euro. Jemi 9 vite mbrapa dhe projekti akoma nuk është përfunduar duke sjell kështu vazhdimit probleme ne qarkullim e automjeteve dhe këmbësoreve. Siç shihet nga foto reale Projekti është ndryshkur ende pa u përfunduar. E si mos te mjaftonte kjo shpeshherë ka pasur dëmtime qe kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve, me e fundit e ditës se sotëm ku pllakat dekoruese te një pjese te rrugës janë shkëputur duke u bere kështu rrezik për qytetaret!

Qytetaret e Durrësit nuk kanë nevoje për projekte 3D!

Ndërkohë që ripërsëritet situata e rënduar në qytet me bllokime e përmbytje rrugësh në vetëm pak minuta shi duke penalizuar, kalimtarët e bizenset.

Kemi nevojë që taksat tona të shkojnë në përmirësimin e jetesës sonë e jo për të mbushur “vrima të zeza” korrupsioni si Veliera e “famshme “e jo vetëm.

 

Read More
29 Jan
0

Basha kryen homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos: Humbje e madhe për ortodoksët. Pati rol kryesor në ngritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos, pas homazheve që kreu në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Basha e cilësoi humbje të madhe për popullin shqiptar, veçanërisht për besimtarët ortodoksë, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pavarësisht polemikave gjatë jetës së tij, Basha vuri në dukje kontributin e kryepeshkopit në rivendosjen e një të ardhmeje shpirtërore për Shqipërinë pas dekadash përndjekje fetare. Ai gjithashtu nënvizoi vlerat e paqes, tolerancës dhe dashurisë ndërfetare që Janullatos kultivoi, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetet fetare të tjera.

Prononcimi i plotë i Lulzim Bashës:

Krishterët ortodoks shqiptarë kanë humbur udhëheqësin e tyre shpirtëror dhe për këtë dua t’ju shpreh nga zemra ngushëllimet e mia. Por humbja e një udhëheqësi shpirtëror sigurisht është një tragjedi për çdo popull. E veçantë është kjo humbje sepse, humbasim kryepeshkopin që ringriti nga hiri Kishën Ortodokse autoqefale të Shqipërisë. E di që për gjatë jetës së tij nuk kanë munguar polemikat shpeshherë të ashpra, të nxitura kryesisht nga gjaknxehtësia e përkatësisë së ortodoksëve shqiptarë, por fatkeqësisht sot, ndonëse unë kam pasur mundësinë t’ia them edhe personalisht, nuk mbetet gjë tjetër veçse të lartësojmë rolin e tij i cili është e do të bëhet gjithmonë e më evident në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga hiri pas dekadave të shkretëtirës shpirtërore dhe luftës kundër fesë nga regjimi i mëparshëm. Kjo është një meritë që ai e bashkëndan me bashkëudhëtarët e tij, me dishepujt dhe nxënësit e tij që sot i shohim të fronëzuar në kishat e ndryshme ortodokse të Shqipërisë, të cilëve bashkë me ngushëllimet e mia ju përcjell edhe bindjen se koha dhe Zoti do t’i lërë jo vetëm me kujtimet më të mira të kryepeshkopit Janullatos. Por edhe me veprën e tij të pavdekshme e cila sot valëvitet në shpirtin e të gjithë të krishterëve ortodoks shqiptarë dhe të gjithë shqiptarëve që çmojnë përtej kësaj vepre të prekshme edhe shpirtin paqësor, tolerancën, mirëkuptimin dhe dashurinë ndërfetare që ai e kultivoi me kaq kujdes me kolegët e tij të kishës katolike shqiptare, të komunitetit mysliman, të komunitetit bektashi, të vëllazërisë ungjillore dhe të gjithë besimtarëve në Zot. Ndaj, lutja ime sot është që shpirti i tij të prehet në paqe dhe falenderimi im si besimtar, por edhe si shqiptar për veprën e tij të pavdekshme që është ringritja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Le t’i bashkohet falenderimit të mijëra besimtarëve ortodoks, por edhe të tjerëve shqiptarë që dinë të vlerësojnë veprat e mira edhe kur njerëzit e mirë nuk i kemi mes nesh.

 

Read More
29 Jan
0

Basha pret Ali Ahmetin: Koordinimi i faktorit shqiptar, jetik për stabilitetin dhe integrimin europian

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Basha vlerësoi rolin e Ahmetit në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai theksoi rreziqet që kërcënojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndikimet serbo-ruse, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garanci për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike.

“Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal,” tha Basha, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të faktorit shqiptar në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Postimi i plotë i Bashës:

Kisha kënaqësinë të prisja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një personalitet me kontribut të shquar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe me një rol kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe avancimin drejt integrimit europian.

Diskutuam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Duke u ndalur tek zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Europës, administratën e re në SHBA dhe një rikonfigurim të lidershipit në BE vende të ndryshme të unionit, theksuam domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të faktorit shqiptar për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në rajon.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet e zotit Ahmeti lidhur me rreziqet që i kanosen të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet për ta shndërruar vendin në një satelit të interesave serbo-ruse përmes agjentëve të tyre, të cilët aktualisht mbajnë pozita të larta në kabinetin qeveritar.

Çdo cënim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet e vetmja garanci për bashkëjetesë ndëretnike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Të drejtat e shqiptarëve janë fituar me sakrifica të mëdha dhe gjaku i derdhur për to nuk mund të nëpërkëmbet nga askush. Popujt e rajonit duhet të ndërtojnë të ardhmen mbi baza të bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke shmangur kthimin pas në konflikte dhe ndasitë e të shkuarës.

Read More