Blog

10 Mar
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE 

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

 

Read More
08 Mar
0

“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD:  Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. Pa e larguar, nuk ka ndryshim.

·       “Rama, problemi i Shqipërisë”, PD:  Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. Pa e larguar, nuk ka ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një vend të shkretë për të rinjtë dhe profesionitët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët e shqiptarët u larguan masivisht.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në këtë vend secili mund të ndërtojë një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë.

Edi Rama ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses.

Dhe nuk mund të sjellë asnjë përmirësim e asnjë ndryshim për jetën e shqiptarëve.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju.

Që të kujdeset se pagat duhet të jenë më të larta.

Që kujdeset që shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.

Që ju të keni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj.

Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin dhe të mos largohen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e

tyre këtu.

Për të patur sukses, së pari duhet të largojmë Edi Ramën, së pari duhet të largojmë qeverinë me të cilën kemi ngelur për 8 vite në vendnumëro.

Nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës. Ajo që ka rëndësi është se problemi kryesor i Shqipërisë

është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Lajmi i mirë është se qytetarë e kanë kuptuar këtë. Që shqiptarët e kanë kuptuar këtë.

E shohim entuziazmin çdo ditë në rrugë. E shohim në çdo takim, shohim bizneset që na presin dhe mezi presin ditën për ta larguar Edi Ramën.

E thonë qytetarët në çdo takim, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo rrugicë e në çdo derë që ne trokasim.

Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe që s’u arritën kurrë nga riciklimi i të njëtave fraza dhe shprehje në tetë vitet e fundit të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë. Sepse nuk i ka mbajtur deri më sot.

Është koha për ndryshim!

 

Read More
06 Mar
0

Qeveria harxhoi 15.5 milonë euro për luks makinash në vitin e pandemisë. Dhurata Çupi:  Rama la në baltë njerëzit për luksin. Basha, kryeministri që sjell ndryshimin. 

·        Qeveria harxhoi 15.5 milonë euro për luks makinash në vitin e pandemisë. Dhurata Çupi:  Rama la në baltë njerëzit për luksin. Basha, kryeministri që sjell ndryshimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI ​​

Gjatë 1 viti, që kur u zbulua rasti i parë me Covid 19, në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra. Mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar plotësisht, mijëra biznese janë mbyllur, shumë njerëz kanë humbur jetën, mbi 100 mijë të tjerë kanë humbur punën.

Njerëzit janë bërë akoma më të varfër dhe të gjithë e pranojnë se qeveria ka dështuar t’i mbështesë me masa lehtësuese.

Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Qeveria e Edi Ramës nuk ka hequr dorë nga luksi.

Njësoj siç ka bërë për 8 vjet me radhë, pushteti i Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për makinat.

Në vetëm 1 vit, kur bizneset falimentonin dhe vazhdojnë të falimentojnë nga mungesa e mbështetjes së qeverisë, nga thesari i shtetit janë paguar 15.5 milionë euro për blerje makinash, për marrje me qira, për servis dhe goma makinash.

E kanë bërë këtu në Tiranë dhe në çdo cep të vendit. Nga njëra anë, siç provoi SPAK, vodhën me tenderat sekretë të ushqimeve për familjet në nevojë dhe për ilaçet e pajisjet anticovid, nga ana tjetër këta qeveritarë i kanë zhvatur shqiptarët edhe për rehatinë personale.

10 milionë euro kanë blerë dhe marrë me qira makina. 5.5 milionë euro kanë harxhuar për servis dhe për goma, megjithëse administrata më shumë ka qendruar në shtëpi sesa ka dalë në punë.

Tani që po flasim kanë hapur tendera të tjerë për luksin e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë të hanë në kuptimin e parë të fjalës.

Ja ku janë faktet!

Është një listë e gjatë me institucione, ministri, bashki që punë nuk kanë bërë, por kanë harxhuar në periudhën e pandemisë 15.5 milionë euro për makinat e tyre.

Me kaq shumë para mund të ndihmoheshin me mijëra biznese, ose mund të sigurohej mësim normal online për nxënësit me internet dhe tableta falas. Po të mos donte më pak luks dhe më shumë shërbim për shqiptarët, me 15.5 milionë euro, Edi Rama mund të kishte bërë shumë gjëra të mira për vendin në këtë periudhë të vështirë.

Si gjithmonë, Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën. Në 8 vjet ai nuk punoi asnjë ditë për shqiptarët, por i la në baltë dhe Shqipëria nuk bëri asnjë hap përpara.

Rama, i cili ka dështuar për 8 vjet në çdo drejtim nuk ka për të marrë edhe një tjetër mandat nga njerëzit! Në 8 vjet Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, pikërisht për shkak të vjedhjeve, abuzimeve, shpërdorimeve, si ky me tenderat 15.5 milionë euro në vitin e pandemisë.

Shqipëria nuk mund t’i përballojë edhe 4 vite të tjera me Ramën. Prandaj, në 25 prill shqiptarët do të bëjnë ndryshimin me votë, duke zgjedhur kryeministër Lulzim Bashën, një kryeministër për njerëzit, që do të sjellë ndryshimin!  ​

 

Read More
05 Mar
0

PD padit në SPAK Belinda Ballukun. Aferë korruptive 30 milionë euro në Portin e Durrësit.

  • Afera korruptive 30 milionë euro në Portin e Durrësit, PD padit në SPAK Belinda Ballukun. Ja si shkeli ligjin për kompaninë e rregjistruar në  parajsë fiskale

 

 

Partia Demokratike kallëzoi më SPAK ministren Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tënderin. Në padinë e PD, rë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion përfshihen edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”. Kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale, njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.  Partia Demokratike ka argumentuar në padi 2 shkelje të rënda të ligjit dhe dokumentave të tënderit.

 

Së pari, pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë.

 

Së dyti, koncesioni iu dha një kompanie me pronarë të regjistruar në parajsa fiskale, në kundërshtim me përcaktimet e tenderit. Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.”.

 

“Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”- thuhet në padinë e PD për Minstren e Transporteve, Belinda Balluku dhe vartësi e saj në Portin e Durrësit, të përfshirë në këtë aferë.

 

PD i kërkon SPAK që gjatë hetimit të kontaktojë edhe kompaninë serioze gjermane HHLA International Gmbh.  “Marrja kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të treguar arsyet kryesore që çuan në tërheqjen e saj nga ky prokurim publik do të nxjerrë më pah të gjithë skemën korruptive dhe do të vërtetojë garën me fitues të paracaktuar HILI COMPANY LIMITED.”- thuhet në padinë e PD, të përfaqësuar nga Sekretari  Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

 

PD konsideron se ky është një rast ideal që SPAK të sprovohet para qytetarëve duke treguar me vepra funksionimin e ligjit për këdo që e ka shkelur atë, pavarësisht nëse është i pasur apo me pushtet

 

PD e denoncoi këtë aferë që më fillim, duke i kërkuar Edi Ramës dhe Belinda Ballukut të tregojnë pse zgjodhën një kompani të parajsave fiskale, të dyshuar për pastrim parash dhe se kush janë pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë malteze, por deri tani prej tyre nuk ka patur asnjë reagim.

 

Read More
04 Mar
0

PD: Rama dështoi me shëndetësinë. Kur nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk kanë për të bërë as për 4 vjet të tjera. Plani i PD sjell ndryshimin!

 

 

Shëndetësia është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës. Ai i gënjeu shqiptarët me propagandë duke e çuar sistemin shëndetësor në degradim të plotë. PD ka një plan për ta ndryshuar për mirë shëndetësinë. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe do të fitojë Shqipëria!

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

 

 

Propaganda e Edi Ramës me shëndetësinë, nuk e fsheh dot dështimin e tij.

 

Pas 8 vitesh më qeverisjen e vendit, Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim, por veçanërisht në shëndetësi.

 

Në vend që të ulë kokën dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve:

Për degradimin e sistemit.

Për dorëzimin e shëndetësisë në duart e koncesioneve hajdute.

Për mungesën e sigurisë së ilaçeve, Për mungesën e pajisjeve dhe të barnave më spitale.

Për mashtrimin me shëndetësinë falas, sot Edi Rama po u bën të tjera premtime boshe shqiptarëve.

 

Para 8 vitesh u premtoi të gjithëve shëndetësi falas, por Edi Rama gënjeu. Shëndetësia është shtrenjtuar në çdo drejtim. Shqiptarët paguajnë edhe më shumë, sepse sistemi publik shëndetësor nuk ofron shërbimin që u nevojitet njerëzve.

 

Boll më me mashtrime dhe propagandë!

 

Kupa është mbushur!

 

Këta që nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk kanë për të bërë asgjë as për 4 vjet të tjera.

 

Ne kemi një plan serioz pune që do ta ndryshojë për mirë shëndetësinë.

 

Në qendër të sistemit do të jetë pacienti. Me parimin “paratë ndjekin pacientin”, ju do ta zgjidhni vetë mjekun tuaj të familjes, klinikën, spitalin. Kështu do të merrni shërbimin që meritoni më momentin që keni nevojë për të.

 

Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen sipas konceptit të spitaleve “sipërmarrëse”.

 

Ne do të sigurojmë paga 700 Euro për infermierët dhe 1200 Euro për mjekët.

 

Ky është ndryshimi që duhet të bëjë Shqipëria.

 

Edi Rama që ka dështuar për 8 vjet dhe e ka lënë Shqipërinë vendnumëro. Ai nuk mund t’i sjellë vendit ndryshimin që i duhet për të patur sukses. Aty ku vende si yni kanë siguruar arritje, Shqipëria ka dështuar, sepse Edi Rama na ka lënë në baltë.

 

Ka ardhur koha për ndryshim! Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe do të fitojë Shqipëria!

Read More
04 Mar
0

Përballja me drejtësinë për pronarët e fshehtë të inceneratorit të Tiranës, PD sfidon Ramën dhe Veliajn: Të vijnë në gjyq për të treguar kujt i kanë dhënë 23 milionë euro për një incinerator fantazëm.

 

 

Përballja me drejtësinë për pronarët e fshehtë të inceneratorit të Tiranës, PD sfidon Ramën dhe Veliajn: Të vijnë në gjyq për të treguar kujt i kanë dhënë 23 milionë euro për një incinerator fantazëm.

 

 

DEKALRATA E INA ZHUPËS DHE BELIND KËLLIÇIT TEK GJYKATA E TIRANËS 

 

 

Ina Zhupa: Sot ishim në një përballje gjyqësore me inceneratorim të Tiranës si dy përfaqësues politikë të Partisë Demokratike që kemi denoncuar me fakte dhe prova, siç ju i keni ndjekur edhe nga landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës, sesi është abuzuar me fondet publike, si  është bërë korrupsioni shtetëror, sesi janë dhënë miliona euro pronarëve qё fshihen nё ofshore dhe sesi prona publike e shqiptarëve keqpërdorohet.

 

Sot jemi 4 vjet pasi ёshtё dhёnё koncesioni i inceneratorëve tё Tiranës dhe ende vazhdon procesi i shpronësimeve qё e bёn shteti pёr njё privat. Miliona euro janë dhёnё deri mё sot pёr njё incenerator qё nuk ekziston. Ne mund tё shkojmë sё bashku nё çdo moment, jemi tё hapur, i thamë dhe gjykatës ne mund tё shkojmë ta vërtetojmë se atje nuk digjet asgjё.

 

Ne paguajmë njё shërbim qё nuk e marrim, nga njё shërbim publik qё ishte Sharra dhe landfilli i Sharrës brenda natës u kthye nё njё monopol privat dhe u 100- fishuan çmimet dhe e paguajnë qytetarët e Tiranës.

 

Deri më sot ne kemi paguar 23 milion euro për një inceneratori që nuk ekziston dhe pastaj jemi të detyruar të vijmë këtu dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, për të treguar që akuzat tona janë të drejta.

 

Partia Demokratike ka bërë dhe një padi në SPAK ku ka denoncuar me fakte dhe prova se kush janë shkeljet ligjore dhe çfarë besojmë ne se është e drejta për qytetarët shqiptarë për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre abuzimeve që i tregojnë fare qartë dhe raportet ndërkombëtare.

 

Po ta keni lexuar dje raporti i departamentit Amerikan të shtetit thotë: Shqipëria është parajsë e pastrimit të parave të pista, të parave ofshore dhe të parave që nuk dihet kush i merr dhe kë i ka nga mbrapa. Ne do të jemi përballë mafies së inceneratorëve. Gjithmonë na kanë përballë, nuk trembemi nga gjyqet, nuk trembemi nga shantazhet. Më 25 prill merr fund çdo lloj abuzimi me fondet publike.

 

Belind Këlliçi: Erdhëm sot në zbatim të ligjit për t’u përballur në fakt me palën që na ka akuzuar. Prisja në gjykatë Mirel Mërtirin të parin, bashkëpronarët e tij në parajsat fiskale. Të vijnë që t’ia bëjnë publike gjithë qytetarëve të Tiranës  se kush janë në fakt pronarët e vërtetë. Këtu duhet të ishte edhe Erion Veliaj në gjykatë, bashkë me Edi Ramën, mafia e plehrave, kokat e mafies së plehrave. Të na thonin se kush janë në të vërtetë pronarët e një inceneratori fantazmë që i kushton qytetarëve të Tiranës deri tani 23 milion euro dhe që Tirana sot është më e pistë dhe qytetarët e Tiranës paguajnë 51 mijë euro në ditë për pastrimin e kryeqytetit.

 

Tirana është e mbushur me plehra, sepse Tirana duke nisur nga zyra e kryetarit të Bashkisë dhe e kryeministrit në brendësi të saj ka vetëm plehra. Ka plehra të cilët kanë lënë Shqipërinë në vendnumëro. Ka politikanë të korruptuar, drejtues qeveritar të korruptuar që luajnë me fatin e të rinjve, që luajnë me fatin tonë, luajnë me fatin e shqiptarëve.

 

Ne erdhëm këtu për t’u përballur por përballje nuk pati. Pala kundërshtare as nuk denjoi të vinte, të paraqiste prova se pse po gënjejmë ne, çfarë po gënjejmë, çfarë kemi thënë që nuk shkon që nuk është e vërtetë. Nuk na trembin dot. Jo me padi, jo me shantazhe, jo me kërcënime, e kanë të kot.

 

Për fat të mirë sot jemi 52 ditë larg nga 25 prilli një datë që do të ndajë njëherë e mirë të ardhmen e këtij vendi. Mjaft më me abuzimin me fondet e shtetit, me buxhetin e shtetit, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ne me të vërtetë jemi një vend i vogël, një vend i varfër, por me aq para sa ka, sigurisht nëse ka një vullnet të mirë dhe një mirëqeverisje, edhe Tirana mund të pastrohet edhe rrugë mund të ketë në kryeqytet edhe lagjet mund të rregullohen edhe kopshte mund të ndërtohen edhe çerdhe mund te ndërtohen edhe ky vend mund të bëhet i jetueshëm. Sot Tirana është e pajetueshme duke nisur pikërisht nga niveli i ndotjes në kryeqytet.

 

Gazetarja: A kishte përfaqësues nga qeveria sot në gjyq?

 

Belind Këllici: Duhet të vinin. I kemi kërkuar, nuk vijnë. Tirana sot është i vetmi vend në botë që paguan miliona euro për djegien e plehrave dhe nuk digjen plehrat dhe qyteti është i mbushur me plehra. Dhe pse të çohemi ne para gjykatës, dy të rinj, unë dhe Ina ? Pse ? Sepse kemi ngritur zërin. Të dalin  ta bëjnë transparente, nuk ka asnjë problem. Të thonë të vërtetën ku shkojnë këto para. Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur, këtë duhet të dinë shqiptarët. Raporti i KLSH- e ka shprehur qartë, të zezë mbi të bardhë, se në 8 vite janë vjedhur 6.2 miliardë euro të lekëve të taksapaguesëve shqiptarë. Kjo është absurde, kjo histori duhet të marrë fund. Në këtu do të jemi, do të jemi sërish në mbrojtje të opinionit publik, në mbrojtje të kauzave të qytetarëve, për të ngritur zërin, jo për veten tonë por për interesin e qytetarëve shqiptarë. Kemi vendosur të jetojmë në këtë vend, ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, të jetë një vend normal. Të jetë një vend normal. Për fat të keq ne, sot, e kam thënë disa herë, gjendemi gjeografikisht në zemër të Europës, por Shqipëria ka standarde Afrikane, si ato të Mirë Mërtirit në Zimbabve. Kështu që i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta refuzojnë dhe ta përbuzin këtë model keqqeverisjeje, vjedhje të taksapaguesve dhe i premtoj që do ti çojmë të gjithë para drejtësisë. Të gjithë para drejtësisë. Ata që vjedhin lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe ata që i kanë marrë jetën një të riu si Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, para 4 vite e gjysmë, që sot nuk ka asnjë të dënuar asnjë të akuzuar para drejtësisë. Kjo është e turpshme, është e pafalshme. Dhe ajo ç’na ka ndodhur para pak muajsh në landfillin e Sharrës, ka qenë absurde! Dilnin punëtorët na shantazhuan duke thënë që ju gënjeni sepse këtu nuk ka humbur jetën askush. Kjo është absurde! Ne nuk e meritojmë këtë qeveri, nuk e meritojmë këtë bashki, nuk i meritojmë këtë klasë politikanësh në krye të qeverisë të korruptuar në çdo qelizë të tyre. Ndaj, 25 prilli është një referendum për t’u ndarë një herë e mirë nga e keqja. Faleminderit!

Read More
04 Mar
0

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË E BIZNESE NË KOMBINAT, TIRANË

 

 

 

  • Basha: Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre.

 

  • Basha: Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve

 

  • Basha: 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve

 

  • Basha: Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit

 

  • Basha: Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani

 

  • Basha: Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj.

 

  • Basha: Synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te të blejë. 25 Prilli është dita e ndryshimit.

 

 

 

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË E BIZNESE NË KOMBINAT, TIRANË

 

Takimet me qytetarët dhe bizneset, kryetari i PD, Lulzim Basha, i vazhdoi në Njësinë Nr.6 në Tiranë.

Qytetarë të shumtë e ndalën shefin e opozitës në rrugë duke ngritur problematika të shumta nga kriza e thellë social-ekonomike, deri tek procesi i rindërtimit nga tërmeti.

Pikërisht për këtë proces, Basha i dha garanci qytetarëve se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit do ta përmbyllë rindërtimin e do t’i japë fund vuajtjeve të familjeve që kanë humbur banesat e tyre.

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve. Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, – tha Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

Kreu i PD, tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, – tha Basha.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave”

Gjatë bisedave me qytetarë e biznese, Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

Lulzim Basha: Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte 1 mijë euro çek e shpalosëm jo se do ju shpëtonte ju ajo por të paktën të mbanit kokën mbi ujë.

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Këta i morën ato para dhe ua dhanë një grushti oligarkësh. Kjo është diferenca midis qeverisë që keni dhe qeverisë që do keni mbas 25 Prillit

Qytetari: Ishalla.

Lulzim Basha: Këta lekët e taksave i marrin dhe ia japin 5 vetëve, lekët e taksave tuaja, ne biznesin e vogël e konsiderojmë shtyllën e ekonomisë

Qytetari: Normal.

Lulzim Basha: Kjo nuk do bëjë mrekulli por të paktën do stabilizojë gjendjen

Qytetari: Po që të ketë punë, që të shkojë zinxhir.

Lulzim Basha: Zinxhiri i ekonomisë. Ndaj synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te dyqani i mishit dhe të blejë mish

Qytetari: Po, po s’pate lekë nuk shkon leku zinxhir.

Lulzim Basha: Sigurisht. Por mos u mërzisni se ju shoh të mërzitur. Mos u dorëzoni.

Qytetari: Jo, jo nuk dorëzohemi ne.

Lulzim Basha: 25 Prilli është dita e ndryshimit. është dita e ndryshimit!

 

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F341977420468503%2F&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”>

Read More
03 Mar
0

Basha pret kreun e VV, Albin Kurti: E garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën

 

Basha pret kreun e VV, Albin Kurti: E garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

 

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Read More
03 Mar
0

Raporti i DASH, Basha: Shkak për situatën dramatike të korrupsionit është një, qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

 

Të dashur bashkëqytetarë, vëllezër dhe motra!

 

Ditën e sotme, ashtu si ditën e djeshme, kam qenë në mesin e qytetarëve të Tiranës, duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe të Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020.

 

Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave ёshtё vet korrupsioni qeveritar qё ёshtё i mbjellur tashmë nё çdo qelizë tё shtetit dhe tё administratës. Kёtё ju e ndjeni nё kurrizin tuaj. Nuk ka nevojё tё kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane qё tregoi se Shqipёria ёshtё kthyer tashmë njё parajsë edhe pёr Ndraghetёn, e cila pastron paratë e krimit tё organizuar me lejet e ndërtimit nё bashkinë e Tiranës.

 

Raporti i Departamentit tё Shtetit thotë qartë se investimet nё pasuri tё paluajtshme dhe projektet e zhvillimit tё biznesit janë ndër metodat mё tё përhapura tё pastrimit tё tё ardhurave tё paligjshme dhe se boshllëqet ligjore nё legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike.

 

Se afërsia e Shqipërisë me Europën Perëndimore dhe prania e krimit tё organizuar shqiptar nё Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin ekspozimin dhe dobësitë e Shqipërisë nё luftën kundër krimit dhe krimit tё organizuar dhe korrupsionit. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

 

Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar. Për akuzën se në kulmin e pandemisë kur njerëzve duhej t’ju çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur.

 

Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj. Ky është shkaku i paralizës së biznesit, të sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Në 25 prill kjo do të ndryshoj. Në 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim.

 

Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë , do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.  Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim.

 

Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.

Read More