Blog

19 Gus
0

Basha: Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Read More
18 Gus
0

Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit

 

VIDEO-MESAZH I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.

Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij. #HajdutiPsiqik #Ramaik#ShqipëriaSiEuropa

 

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/2570918656292633?s=1132062091&v=e&sfns=mo

Read More
17 Gus
0

Kaso: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës.

 

Reagon PD: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO.

 

 

Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

 

Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

 

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

 

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!

 

Audiopërgjimi i publikuar nga Bild, ku Pjerin Ndreu u bën presion mësuesve të deklarojnë votën për PS, ndryshe do pushohen nga puna.

Read More
17 Gus
0

Video-mesazhi/Basha: Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

 

VIDEO-MESAZH I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

 

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/2569028433148322?s=100027618759611&v=e&sfns=mo

 

Në video ështē një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij. Është kartela krininale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal. Në tërësi, në video përmenden 27 politikanë të PS, bashkëpunëotrë të Edi Ramës, qe janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

 

MESAZHI NË VIDEO

 

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

 

Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

 

Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia!

Njësoj si Elvis Roshin,

Vangjush Dakon

Qazim Sejdinin!

 

Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.

 

Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak.

 

Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

 

Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak.

 

Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama.

 

Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë.

 

Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama.

 

Liman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki.

 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit.

 

Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama.

 

Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i  krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh.

 

Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris.

 

Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet.

 

Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit.

 

Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

 

Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës

 

Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.

 

Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon.

 

Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën.

 

Edi Rama po i mbron dhe promovon njwsoj siç mbrojti dhe promovoi:

 

Arben Ndokën

Mark Frrokun

Armando Prengën

Saimir Tahirin

Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj

 

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm.

Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

 

#ShqipëriaSiEuropa

RamaIk

 

 

 

Read More
16 Gus
0

Basha tek Unaza e Re: Koha për të garantuar pronën tuaj, pa shenjtërinë e së cilës nuk ka shoqëri të lirë, nuk ka shoqëri të zhvilluar

 

  • Koha për të garantuar pronën tuaj, pa shenjtërinë e së cilës nuk ka shoqëri të lirë, nuk ka shoqëri të zhvilluar, dhe për të garantuar aty ku interesi publik kërkon zhvillimin, dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut për çdo centimetër katror të pronës tuaj,

 

  • Koha për të dhënë llogarinë finale para popullit po afron, dhe para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të platformës kombëtare “Për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, e nisim me nënshkrimin e Marrëveshjes dhe kontratës me banorët e Unazës së Re.

 

  • Unaza e Re, shkolla më e shkëlqyer në Ballkan e rezistencës qytetare kundër paligjshmërisë, kundër hajdutërisë dhe kundër korrupsionit qeveritar.

 

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT BASHA TEK UNAZA E RE

 

Ju përshëndes zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, të dashur fëmijë, banorë të Unazës së Re. I përshëndes po kështu të gjithë mbështetësit tuaj e në veçanti ata që kanë qenë përditë e përnatë pranë jush, bashkëqytetarët tuaj të kësaj zone, dhe po kështu të gjithë përfaqësuesit e komunitetit.

Sikundër e pata vendosur disa javë më parë, sot kemi finalizuar kontratën midis opozitës së bashkuar, Partisë Demokratike dhe banorëve të Unazës së Re. Ne, pjesë të kësaj kontrate, angazhohemi t’i përmbahemi të gjitha premtimeve dhe zotimeve që kemi bërë përpara jush, prej ditës së parë të zbulimit të kësaj afere dhe në netët e errëta dhe të ftohta të terrorit dhe dhunës kriminale kundër jush, dhe ditë për ditë, e natë për natë, së pari, për t’i dhënë fund poshtërimit, dhunimit dhe shkeljes së dinjitetit tuaj dhe të familjeve tuaja, për të dëmshpërblyer moralisht gjithësecilin prej jush, që ka vuajtur dëm të madh moral e psikologjik nën terrorin shtetëror, e në veçanti ata që përveç kësaj janë përndjekur politikisht me arrestime, burgime, apo kanë vuajtur trauma të mëdha shëndetësore, dhe po kështu vuajtjet që u janë shkaktuar fëmijëve tuaj, familjarëve tuaj, nga ky kalvar i patregueshëm vuajtjesh në zemër të Evropës, nga një regjim hajdutësh dhe kriminelësh.

Së dyti, për të garantuar pronën tuaj, pa shenjtërinë e së cilës nuk ka shoqëri të lirë, nuk ka shoqëri të zhvilluar, dhe për të garantuar aty ku interesi publik kërkon zhvillimin, dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut për çdo centimetër katror të pronës tuaj, të zhvilluar me mund, me gjak dhe me djersë.

Dhe së treti, vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë hajdutëve, nga më i vogli, tek më i madhi.

Sot dua t’ju drejtohem nga kjo protestë e përnatshme e Unazës së Re të gjithë bashkëqytetarëe, e t’ju them, se ajo që ngjan këtë javë, zbulimi i një tjetër krimineli në radhët e “Rilindjes”, i cili ishte planifikuar të uzurponte me dhunën e pakicës së pakicës dhe me dhunën e krimit bashkinë e Shkodrës, është treguesi më i mirë, se vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, me në krye Edi Ramën. Ata nuk kanë dhe nuk kanë pasur asnjë çast në mendje interesat e popullit, interesat e njerëzve. Dhe asgjë nuk e tregon këtë më mirë se Unaza. Gjithçka këtu nisi për grabitje, për vjedhje, për hajdutëri të përmasave më të mëdha dhe më kriminale: 40 milionë euro pa tvsh-në, 20 milionë prej të cilave do të shkonin, do të zhdukeshin, do të pastroheshin në kontot bankare jashtë Shqipërisë, me dokumente të falsifikuara, duke falsifikuar madje edhe dokumentet zyrtare të SHBA-ve. Në këtë vend, ku më i pambrojturi, i varfri, njeriu i thjeshtë përballet çdo ditë me gjoba, me haraçe, me dhunë policore, me arrestime të padrejta, ndonëse ka 6 muaj që është zbuluar ky skandal, asnjë njeri i vetëm nuk ka shkuar para drejtësisë. Sepse drejtësia është kapur nga Edi Rama dhe është kthyer në një vegël shërbëtore të kësaj bande kriminale. Unaza e Re, skandali dhe afera e Unazës së re, nuk vjen sepse këtu duhet apo kërkohet zhvillim, ky nuk është një projekt zhvillimi, ky është një projekt vjedhjeje.

Ndërsa projekti i devijimit të lumit, i pari projekt në historinë e Europës ku devijohet lumi, bëhet për të pastruar 60 milionë eurot e projektit të Edmond Begos, mikut të Taulant Ballës, trafikantit të dënuar të drogës, për hir të të cilit duan të shkatërrojnë banesat e mbi 600 familjeve të tjera, për të ndërtuar aty kulla me vlerë 60 milionë euro. E njëjtë si afera me Teatrin Kombëtar, ku edhe aty do ndërtohen kulla me vlerë 200 milionë euro për të shpëlarë paratë e klaneve të drogës, të klaneve shqiptaro-kolumbiano-spanjolle. Të gjitha këto afera i lidh një emër, të gjitha këto janë të mundura sepse shteti shqiptar nuk funksionon më si shtet por funksionon si bandë, si narkoshtet, dhe kjo sepse në krye të vendit është një njeri që ka kapur të gjitha pushtetet, ka sjellë kriminelët në institucione, ka shkatërruar zgjedhjet, ka kapur drejtësinë, me një dhe vetëm një qëllim, që t’i vjedhë e t’i grabisë shqiptarët deri në qindarkën e fundit, që të mbysë çdo zë kundërshtie dhe rezistence, dhe të sundojë vendin pa asnjë opozitë, pa asnjë kundërshti, pa asnjë kontroll, pa asnjë shans për të dhënë llogari para drejtësisë.

Ky është projekti i vetëm i Edi Ramës, vjedhja juaj, grabitja juaj dhe mosdhënia llogari për shkeljen e përditshme dhe të përnatshme të kushtetutës dhe të ligjit.

Por laku po ngushtohet e po shtrëngohet e despotit të inkriminuar dhe hajdutit psiqik Edi Rama. Koha për të dhënë llogarinë finale para popullit po afron, dhe unë kam kënaqësinë dhe nderin, që para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar e platformës kombëtare “Për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, që këtë ta nisim me nënshkrimin e Marrëveshjes së sotme, marrëveshjes dhe kontratës me banorët e Unazës së Re. Ky është angazhimi ynë, e zezë mbi të bardhë, jo fjalë në erë, për të vënë në vend drejtësinë dhe për të vendosur padrejtësinë para ligjit, që në momentin e parë kur shqiptarët do të na besojnë me votën e tyre të lirë përgjegjësinë e drejtimit të Shqipërisë drejt vlerave, standardeve e parimeve evropiane.

Hajdutëria, arroganca, shpërfillja e Edi Ramës ndaj banorëve të Unazës është etaloni i sjelljes së tij me të gjithë shqiptarët. Nga Teatri Kombëtar tek sipërmarrja e vogël, nga studentët dhe pedagogët tek shkencëtarët, nga fermerët tek pensionistët, nga sistemi shëndetësor në kolaps total tek sistemi arsimor i rrënuar,…këto janë të gjitha pasojat e hajdutërisë, arrogancës, shpërfilljes dhe mashtrimit të Edi Ramës. Unaza e Re jo vetëm nuk u përkul, nuk u tremb, nuk u mund, por qëndroi fort, dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin, shpartalloi aferën korruptive, ia ka dalë të mbrojë ditë për ditë e natë për natë, jo vetëm pronën, por edhe ligjin e kushtetutën këtu, ja ka dalë të rikthejë besimin e njerëzve tek forca e veprimit dhe bashkimit qytetar, dhe është sot shkolla më e shkëlqyer në Ballkan e rezistencës qytetare kundër paligjshmërisë, kundër hajdutërisë dhe kundër korrupsionit qeveritar.

Nderim dhe respekt për sakrificën tuaj, admirim për qëndresën tuaj. Le ta vazhdojmë së bashku rrugën që kemi nisur, deri në fitoren e kushtetutës, të ligjit dhe të drejtës, mbi hajdutërinë, mbi kriminalitetin dhe paligjshmërinë e bandës që i ka orët e numëruara.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Teksti i plotë i Marrëveshjes, nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe banorëve të Unazës së Re

MARREVESHJE UNAZA E RE

Read More
15 Gus
0

di Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri.

  • Edi Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri. Për pushtetin kriminal të Ramës nuk zbatohet parimi themelor i barazisë para ligjit.

 

  • Uzurpimi i pushtetit në Shkodërs është arsyeja pse trafikanti i drogës ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

 

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

 

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

 

  1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.
  2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.
  3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

 

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

 

  • Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?
  • Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?
  • Pse nuk vepron prokuroria?
  • Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

 

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

 

Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

 

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.

 

Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:

  1. a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.

 

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

 

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

 

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

 

Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal.

 

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Read More
14 Gus
0

Opozita është sot i vetmi institucion që lufton krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, i vetmi institucion, që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

 

  • Edi Rama po përpiqet të lajë duart me shpejtësi nga rasti “Pjetri”, por ai e promovoi Valdrin Pjetrin, duke ditur të kaluarën e tij kriminale.

 

  • Rasti “Pjetri” nuk është i shkëputur. Një pjesë e mirë e kryebashkiakëve të imponuar me dhunë nga Rama, janë me të shkuar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale.

 

  • Janë të paktën 16 kryebashkiakë dhe deputetë të Ramës të përfshirë në trafiqe, të lidhur me krimin, përfaqësues të krimit ose bashkëpunëtorë me krimin për të vjedhur vota.

 

  • Edi Rama mbrojti trafikantët e kokainës së Xibrakës për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi Ramën, i përfshirë direkt me protagonistët e fabrikës së kokainës.

 

  • Lidhja e Edi Ramës me krimin është lidhje e përhershme. Krimi është jetik për pushtetin e tij. Pa paranë e pisët të krimit, Edi Rama nuk vjedh dot zgjedhjet. Pa paranë e pisët të krimit, Edi Rama falimenton.

 

  • Regjimi i Edi Ramës është një regjim i ardhur në pushtet dhe vazhdon të mbetet në pushtet në bashkëpunim e krimin. Vetëm largimi i Edi Ramës hap rrugën për shkëputjen e politikës nga krimi dhe shpëtimin e ekonomisë nga krimi.

 

  • Rasti “Pjetri” tregon falimentimin e drejtësisë dhe të të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Policia, SHISH, prokuroria janë vënë në shërbimin personal të Edi Ramës.

 

  • Opozita është sot i vetmi institucion që lufton krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, i vetmi institucion, që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

 

  • Rasti “Pjetri” rikonfirmon se nëse politika nuk ndahet nga krimi, e ardhmja e Shqipërisë është në rrezik. Megjithë arritjet, ligji i dekriminalizimit nuk mjafton.

 

  • Shqipëria ka nevojë për ndarje totale me krimin, duke prerë të gjitha llojet e krimit me politikën, përfshi financimin e partive politike dhe politikanëve nga krimi.

 

  • Përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët.

 

  • Kush mendon se Edi Rama mund të kufizohet, të reformohet apo të korrigjohet, në rastin më të mirë, është naiv i rrezikshëm. Mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë! Rrugë tjetër nuk ka!

 

  • Pastrimi i sistemit politik, largimi përfundimtar i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.

 

 

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Zgjidhja që Edi Rama kishte për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.

 

Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin.

 

Rama, i pari, e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë, pikërisht, ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj, ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

 

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence të një njeriu që deshte t’ia hidhte Ramës dhe popullit.

 

Në fakt, i padenjë për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, është Edi Rama.

 

Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë se kush ishte dhe vëllai i tij, me të cilët, bashkarisht, inauguruan hotelin e drogës në Tiranë dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, e cila kalon përmes Shkodrës, e mbështetur nga klanet kriminale të Rilindjes.

 

Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale.

Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm ta çonte Shkdorën në përplasje civile.

Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë.

 

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç edhe ua tha me zë dhe me figurë pak ditë më parë, si kryetar bashkie dhe si kryetari politik i grupit të Rilindjes në Shkodër.

 

Kjo i dështoi dhe tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

 

Në të vërtetë, Valdrin Pjetri dhe rasti i tij do të ishte relativisht i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë Edi Rama dhe mercenarët e tij.

 

Por e vërteta është ndryshe.

 

E para, rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama ua imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale.

 

  • Pjerin Ndreu në Lezhë, një njeri i nxjerrë nga lista e zezë e ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, kur punonte në Policinë e Shtetit, i larguar nga Policia e Shtetit, për shkak të listës së zezë të ambasadës amerikane, në qeverinë socialiste të Fatos Nanos, u rikthye deputet me Edi Ramën. U kap në dosjen 184. Keni dëgjuar përgjimet sesi i bën presion për largimin e drejtprëve dhe mësuesve nëqofëse nuk votojnë haptazi për PS në Dibër. Për këtë u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

 

  • Valbona Sako në Durrës, është, po kështu, e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj, me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.

 

  • Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge, njësoj si Valdrin Pjetri, dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak e jo më të rikandidohej.

 

  • Agim Kajmaku në Vorë, një person me, të paktën, dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

 

  • Dionis Ymeraj në Dibër, gjithashtu, një njeri me të shkuar kriminale, i pushuar për korrupsion, nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës.

 

  • Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht për konfliktin e pastër të interesit, kur, si deputet përfitoi miliona euro të parave të taksapaguesve me qera e me kontrata. Në fakt, nuk u përjashtua, por u kandidua për Kryetar Bashkie në Kamëz.

 

  • Tërmet Peçi dhe Klement Ndoni në Tepelenë,, të arrestuar në falgarncë nga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për posedim të qindra kilogramëve kanabis.

 

Në krye të pushtetit lokal Edi Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës së pakicës kudo në Shqipëri

 

  • Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë akoma për Vangjush Dakon. E ndaluan edhe SHBA-të që të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë fjalë, nuk shkruajnë asnjë rresht.

 

  • Për Damian Gjiknuri, të kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen nr.184 si koka e operacionit për shitblerjen e votave, në bashkëpunim me bandën e Ymer Lalës dhe bandave të tjera kriminale në Dibër. Për këtë, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment.

 

  • Për Jurgis Çyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Emiljano Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thonë e nuk shkruajnë asnjë fjalë, asnjë rresht.

 

  • Nuk kanë thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve.

 

  • As për Rrahman Rrajën, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe të evidentuar në bashkëpunim me bandat për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

 

  • As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë? Askush nuk e mban mend më Estref Halilin, 22 vjeçarin nga Kolonja e Lushnjës, që u shty drejt vetëvrasjes në qelitë e paraburgimit të stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që krerët e bandës së kokainës, në fabrikën e kokainës në Xibrakë, u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën, tashmë janë liruar. E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi Rama, sepse kështu mbrojti vëllanë e tij Olsin Ramën, të pëtrfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë.

 

E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme.

 

Valdrin Pjetri nuk është pa inteligjencë apo budalla, siç thotë Rama dhe mercenarët e tij. Valdrin Pjetri iu fut politikës me inteligjencën rilindase, sepse ishte i sigurtë se në Shqipërinë e Edi Ramës jo vetëm që nuk do ta gjente asgjë, por ishte ishte i bindur se karriera e tij me Edi Ramën ishte e sigurtë, për shkak të lidhjeve të tij kriminale dhe të kaluarës së tij kriminale.

 

Në fakt, kështu po ndodhte, po të mos ishte për Partinë Demokratike dhe opozitën, e vetmja pengesë që i doli përpara.

 

Në të vërtetë, rasti Pjetri tregon se Shqipëria nën Edi Ramën, siç e thonë edhe raportet ndërkombëtare, është kthyer në parajsë dhe strehë e sigurt për ata që kryejnë krime në Evropë, kthehen në Shqipëri, pastrojnë para, bëjnë biznese të partrazuar, madje, merren edhe me politikë.

 

  • Valdrin Pjetri nuk bëri asgjë ndryshe nga ajo që bënë të tjerët para tij, Mark Frroku, i cili u mbrojt nga Edi Rama duke mos ekzekutuar thirrjen e Interpolit për kapjen e tij.
  • Valdrin Pjetri bëri atë që bëri Elvis Roshi, që Edi Rama e mbrojti deri në fund dhe vazhdon ende ta mbrojë.
  • Valdin Pjetri bëri atë që ka bërë Pjerin Ndreu, që Edi Rama e mbron dhe e promovon.
  • Valdrin Pjetri bëri atë që bën Tom Doshi, një nga aleatët më të mëdhenj, strategjik, për të përdorur fjalët e Edi Ramës, që e solli kur ishte në opozitë.
  • Valdrin Pjetri bëri atë që bëjnë të gjithë biznesmenët e drogës, që sot janë kthyer në biznesmenë të rilindjes.

 

Regjimi i Edi Ramës është një regjim i ardhur në pushtet në bashkëpunim me krimin, një regjim që vazhdon të mbetet në pushtet prej bashkëpunimit me krimin.

 

Krimi sot është jetik për pushtetin e Edi Ramës.

 

  • Pa paranë e pisët të krimit Edi Rama nuk vjedh dot zgjedhjet.
  • Pa paranë e pisët të krimit Edi Rama falimenton në të gjitha kuptimet.

 

Ndaj vetëm largimi i Edi Ramës hap rrugën për shkëputjen e politikës nga krimi dhe shpëtimin e ekonomisë nga krimi.

 

Por Rasti i Valdrin Pjetrit tregon edhe disa gjëra të tjera.

 

Ai tregon falimentin e drejtësisë dhe kapjen e saj totale nga Edi Rama. Të gjitha institucionete ligj-zbatuese në Shqipëri kanë falimentuar, duke u vënë në shërbim personal të Edi Ramës.

 

Opozita është sot i vetmi institucion që lufton krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, është i vetmi institucion, që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi. Po të mos ishte për denoncimin e PD dhe të opozitës, Valdrin Pjetri sot do ishte me dhunën e Edi Ramës kryebashkiak, siç do të ishte Elvis Roshi, siç do të ishte Vangjush Dako, siç do të ishte Qazim Sejdini, siç do të ishin shumë të tjerë sot deputetë dhe drejtues të lartë në qeveri.

 

Prokuroria, policia, SHISH dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit e kanë fare të thjeshtë: të verifikojnë të shkuarën, të tashmen dhe veprat e tjera kriminale të çdokujt. E kanë fare të thjeshtë të hetojnë përfshirjen në krime dhe korrupsion të çdokujt. Por nuk e bëjnë. Sepse janë nën kontrollin e Edi Ramës, i cili qendron në pushtet për hir të krimit dhe korrupsionit, me anë të krimit dhe korrupsionit.

 

  • Prokuroria dhe organet ligjzbatuese nuk e bënë për Valdrin Pjetrin. Nuk po e bëjnë për Vangjush Dakon. SHBA-të kanë të dhëna për korrupsionin e Dakos, por jo prokuroria dhe shteti i Edi Ramës.
  • Prokuroria dhe organet ligjzbatuese nuk e bënë për Habilajt deri sa ishte opozita që bëri presion.
  • Prokuroria dhe organet ligjzbatuese nuk e bënë për drogën derisa e mori vesh e gjithë bota për shkak të presioni të opozitës.
  • Prokuroria dhe organet ligjzbatuese nuk po bëjnë asgjë për krimin dhe korrupsionin, sepse janë në shërbim të Edi Ramës.

 

Së dyti, rasti “Pjetri” rikonfirmon se krimi synon gjithmonë politikën dhe, nëse nuk ndahet politika nga krimi, e ardhmja e Shqipërisë është në rrezik.

 

Ligji i dekriminalizimit është një arritje e madhe për Shqipërinë. Për këtë Partia Demokratike dhe unë jemi krenarë. Ky ligj ka mbajtur larg politikës shumë kriminelë.

 

Sot krimi dëgon në Kuvend dhe në politikë eksponentët e tij dhe kap indirekt politikën, por nuk mund të mohohet ndikimi i jashtëzakonshëm i ligjit të dekriminalizimit.

 

Por ky ligj nuk mjafton.

 

Shqipëria ka nevojë për ndarje totale me krimin, jo vetëm duke penguar kriminelët të hyjnë në Kuvend dhe në krye të bashkive, por duke prerë të gjitha llojet e krimit me politikën, përfshi financimin e partive politike dhe politikanëve nga krimi.

 

Kjo është prioriteti ynë i madh.

 

Unë e di që problemi kryesor, që ndjejnë shqiptarët është ekonomia, është varfëria, është papunësia, të cilat godasin direkt jetët e shqiptarëve. Shqipëria ka shumë mundësi për të gjithë. Shqipëria ka mundësi të mos ketë papunësi, të mos ketë varfëri, por kjo kërkon që qeveria të punojë për njerëzit, që ekonomia të ofrojë mundësi për të gjithë.

 

Kjo nuk mund të arrihet me një politikë të kapur nga krimi dhe nga një grusht oligarkësh grabitqarë dhe hajdutë.

 

  • Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës.
  • Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit.
  • Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve.

 

Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni koncesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramëndëse, 5-10 fish më të shtrenjta të çmimit europian për të njëjtat shërbime, për të njëjtat ndërtime. Janë të gjitha shërbimet dhe favoret që Edi Rama i bën krimit dhe oligarkëve. Këto janë shkaqet e varfërimit të shqiptarëve të thjeshtë.

 

Edi Rama nuk u ka shërbyer kurrë njerëzve dhe nuk do t’u shërbejë kurrë njerëzve. Ai është kryeministri i krimit, kyeministri i oligarkëve dhe do të  jetë i tillë deri ditën e fundit në pushtet.

 

Vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin.

 

Ndaj, përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët.

 

Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm. Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin.

 

Edi Rama duhet të ikë!

 

Edhe pas ikjes së tij vendit do t’i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit gjigand dhe vjedhje me oligarkët e babëzitur grabitqarë. Por rrugë tjetër nuk ka.

 

Pastrimi i sistemit tonë politik, largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.

 

Ju faleminderit!

Read More
13 Gus
0

Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge, ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik

  • PD publikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit
  • Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.
  • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
  • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.
  • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali.
  • Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia.
  • Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit
  • Valdrin Pjetri ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik

 

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Edi Rama hesht prej 2 javësh që kur Partia Demokratike zbuloi për opinionin publik se kandidati i tij për Kryetar të Bashkisë Shkodër është një trafikant droge, i dënuar në Itali 16 vjet më parë.

 

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi edhe njëherë se bashkëqeverisja me krimin e organizuar është projekti i tij i vetëm që i siguron pushtetin.

 

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

 

Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpunimi me krimin. Ai hesht megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

 

Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër.

 

Ndiqeni sesi në 30 Korrik, Edi Rama e vesh me mburojë të plotë politike Vakdrin Pjetrin në 30 Korrik.

 

[VIDEO KU RAMA JUSTIFIKON VENDOSJEN E VALDRIN PJETRIT SI DREJTUES POLITIK]

 

Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.

 

Në vend që të distancohej menjëherë nga drejtuesi i tij politik në qarkun Shkodër, Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia.

 

5 ditë më parë Valdrin Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kriminale.

 

[VIDEO KU VALDRIN PJETRI THOTË SE NUK JAM ARRESTUAR APO DËBUAR ASNJËHERË]

 

Kjo që sapo dëgjuat është një mashtrim.

 

Mashtrim ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku drejtuesi politik i Edi Ramës në Qarkun Shkodër, njëlloj siç bëri disa vite më parë edhe Elvis Rroshi i Kavajës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar dënimin. Çdo shqiptar e di se pas kalimit të 10 viteve nga momenti i dënimit, dëshmia e penalitetit del e pastër. Aty nuk shfaqen dënimet e mëparshme.

 

E vërteta është se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar. I dënuar për trafik droge.

 

Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratike po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firenze, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendentin për Kryetar Bashkie.

 

Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences.

 

[SHFAQEN DOKUMENTET E DËNIMIT SIPAS SISTEMIT TË KUESTURËS SË FIRENCES]

 

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

 

Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

 

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian.

 

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

 

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

 

Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian.

 

Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

  1. a) “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”.
  2. b) Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, siç ëhstë Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale.

 

Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës.

 

Megjithëse përfshihet në një nga pikat më të forta të ligjit të dekriminalizimit, këmbëngulja e Valdrin Pjetrit për t’i shkuar mashtrimit të tij deri në fund, provon se ai ka mbrojtje në nivelin më të lartë të pushtetit. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai kumbari i Valdrin Pjetrit, me kandidimin e të cilit poshtëron qytetarët e Shkodrës.

 

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

 

Edi Rama dhe kukullat e tij në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast. Por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Shkodrës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie, pjesë të krimit të organizuar dhe një trafikant të dënuar droge.

Bashkëngjitur dokumentet e dënimit sipas sistemit të Kuesturës së Firences  – VALDRIN PJETRI

 

Read More
10 Gus
0

Basha nga Mallakastra: Kapja e pushtetit vendor me dhunë nga banda në pushtet, hap fatal.

 

TAKIM I KRYETARIT LULZIM BASHA ME STRUKTURAT E PD MALLAKASTËR

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturave të PD në Mallakastër, se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale. “Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” – tha zoti Basha.

 

Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet- theksoi kreu i opozitës. “Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”. – u shpreh kreu i opozitës.

 

Kryetari i opozitës vlerësoi kryebashkiakun Agron Kapllanaj për punën e mandatit 4 vjeçar, gjatë te cilit vuri të parin interesin e qytetarëve. “Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër. Pseudokandidatura e Rilindjes që u refuzua bindshëm edhe nga vetë socialistët nuk mund të jetë kurrë kryetar i bashkisë Mallakastër. Koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë.”- tha zoti Basha. Pa votë të lirë nuk ka demokraci, pa demokraci nuk ka zhvillim, nuk ka drejtësi, nuk ka punësim.”- theksoi kreu i opozitës në Mallakastër:

 

Kryebashkiaku Kapllanaj shprehu besimin se PD, e cila është identifikuar gjithmonë si partia që ka sjellë ndryshimin, do të vazhdojë të sjellë ndryshimin për shqiptarët me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha.

 

Aktivi i PD për Mallakastrën u zhvillua në sallën e re të Kinemasë së qytetit, një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Kapllanaj, tek e cila nuk ishte investuar që prej ndërtimit në 1974. “Ne kemi dalë përtej bindjeve politike dhe jemi bashkuar. Kam punuar me përkushtimin më të madh për të bashkuar mallakstriotët”- theksoi kryebashkiaku Kapllanaj.

 

“Vjedhja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës, ka harxhuar 3.2 mln euro pa tender për vetëm për zyrën e tij. Çfarë mendon? Se do ta mbrojë përgjithmonë Ulsi Manja me Arta Markun dhe me Donika Prelën? Jo, jo, do të vijë dita shumë shpejt dhe atë ditë secili prej tyre do të japë llogari para shqiptarëve” – u shpreh zoti Basha.

 

Kryetari i opozitës e konsideroi hap fatal precedentin e kapjes së pushtetit me dhunë nga banda në pushtet dhe theksoi se “Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron. Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.”- u shpreh zoti Basha.

Read More
10 Gus
0

Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin në mënyrë që të shpëtojë karrigen e Kryeministrit,

 

  • Edi Rama është në dijeni se Valdrin Pjetri, kandidati për kryetar bashkie dhe drejtuesi politik i PS në Shkodër, ka qenë i dënuar për trafik droge në vitin 2003.
  • Heshtja nuk e ndihmon dot Edi Ramën për të mbuluar të vërtetën. Ai duhet të ikë bashkë me trafikantin e tij të drogës.
  • Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin në mënyrë që të shpëtojë karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie.

 

Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij.

 

Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.

 

Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit.

 

Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës.

 

Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka  ndërmend t’ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar.

 

Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003.

 

Dje, Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge.

 

Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeverisjes së tij me krimin.

 

Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucionale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratike, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë.

 

Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim.

 

Prandaj Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin!

 

Të japë dorëheqjen dhe të largohet me turp si Kryeministri, i cili u imponon qytetarëve të Shkodrës, të qeverisen nga një i dënuar për trafik droge. Të njëjtën gjë bëri me Kavajën, me Krujën, me Laçin, me Lezhën, me Tepelenën, me Vorën. Të njëjtën gjë bëri me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët i detyroi të përfaqësohen në parlament me vrasës, trafikantë të qenieve njerëzore dhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

 

Partia Demokratike e siguron Edi Ramën se duke heshtur, nuk e shpëton dot as veten, as trafikantin e preferuar të drogës në Shkodër! E vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin për të shpëtuar karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.

 

 

Read More