Blog

10 Kor
0

Bumçi: Projekti i ndarjes së Kosovës, tregues se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm

 

Projekti i ndarjes së Kosovës, tregues se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm

 

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ALDO BUMÇI

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon edhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqesë Edi Rama si projekt i Perëndimit, në fakt ky është një projekt serb, që u shërben interesave serbe dhe ruse, si dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

 

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mosdistancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera, edhe pas Samitit të Berlinit, tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

 

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

 

Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

Read More
10 Kor
0

Basha: Sëbashku mazhorancën absolute “Rama ik” do ta kthejmë në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA

 

Lulzim Basha: Sëbashku mazhorancën absolute “Rama ik” do ta kthejmë në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh

 

Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

 

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

 

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

 

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

 

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

 

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

 

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

 

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Read More
08 Kor
0

Basha: Rama do të largohet. Detyra jonë, të mos mjaftohemi me rotacionin politik, por t’ju japim shqiptarëve fundin e tranzicionit

 

  • Mijëra bashkë në këtë shesh jemi triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, triumfi i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe.

 

  • 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Ramës, krimin, korrupsionin, varfërinë dhe mungesën e shpresës.

 

  • Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë ata që u bashkuan me ne për qeverinë e njerëzve. Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.

 

  • Dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm: Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, të hajnave, të injorantëve! Braktiseni dhe izolojeni Edi Ramën! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, ndaj Shqipërisë!

 

  • Sot Shqipëria ofron shumë pak për bijtë e saj. Ofron pak liri, pak mundësi, pak dinjitet. E vetmja e ardhme për fëmijët, është të punojnë për partinë, ose për oligarkinë.

 

  • Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

 

  • Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës. Ky regjimi kriminal, antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet! Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

 

  • Përpjekjet tona, me denoncimet, protestat, kurajon tonë, po sjellin jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit, që u jep fund krizave dhe na fut në rrugën e sigurtë drejt BE.

 

  • Kriza duhet të zgjidhet me parime, jo me pazare. Do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshëmrisë. Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, nuk do të ketë zgjidhje politike.

 

  • Bashkë me ta do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Pa u larguar Edi Rama nga pushteti, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë zgjedhje të lira, nuk do të ketë demokraci, nuk do të ketë integrim në BE.

 

  • Të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin, u themi sot: Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!

 

  • Kriminelëve u themi: Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare! Me fundin e këtij regjimi kriminal, do t’i japim fund politikës së të fortëve.

 

  • Për të patur një qeveri të popullit, në rradhë të [arë, duhet një reformë zgjedhore dhe një reformë e partive.

 

  • Sfida e parë pas largimit të Edi Ramës do të jëtë që ato të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur, që paratë e pista të mos kenë rol në zgjedhje.

 

  • Sfida jonë më e vështirë për ekonominë e lirë dhe konkurencën e ndershme është lufta kundër monopolove, kundër klientelizmit kundër kapjes së ekonomisë.

 

  • Përpara kemi një mision të vështirë për liri dhe demokraci. Ne duhet të besojmë tek forca jonë. Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë.

 

  • Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona. Koha është e shqiptarëve.

 

  • Edi Rama do të largohet. Detyra jonë është të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen, por t’ju japim shqiptarëve fundin e tranzicionit, fillimin e Shqipërisë europiane.

 

 

 

FJALA NË PROTESTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Të dashur bashkëqytetarë nga e gjithë Shqipëria!

 

Mijëra bashkë në këtë shesh jemi triumfi i shpresës mbi dëshpërimin. Jemi triumfi i kurajos mbi frikën. Jemi triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe.

 

Një javë më parë, më 30 qershor, ne refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin.

 

  • 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes.
  • Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe
  • qytetarisë së shqiptarëve
  • 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja.
  • 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës

 

Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli.

 

85 përqind e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës.

 

Edi Rama kërcënoi, dhunoi, tentoi të blinte dhe, prapë, nuk ia doli të thyente vullnetin e njerëzve.

 

30 qershori dhe shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë, kanë qenë triumfi i së vërtetës mbi propagandën. Kanë qenë trumfi i bashkimit mbi përçarjen.

 

Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë, me mashtrim e gënjeshtra, me mercenarë dhe para u mundua të mbjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve, për të na trembur që të mos bëhemi bashkë, që të mos ngremë zërin kundër tij.

 

Frika sjell nënshtrim. Frika të mbyll gojën. Nënshtrimi, heshtja, mbajnë gjallë krimin, mbajnë gjallë korrupsionin.

 

Edi Rama do që ne të jemi të bindur, do që ne të jemi të nënshtruar, do që ne të jemi të heshtur, që ai të na plaçkisë dhe grabisë, që ai të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

 

Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar

 

Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit.

 

Rama ik!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Të dashur motra e vëllezër!

 

Unë ju jam mirënjohës të gjithë juve që jeni sot në këtë shesh, u jam mirënjohës të gjithë atyre që e braktisën dhe e refuzuan regjimin e krimit më 30 qershor. U jam mirënjohës të gjithë atyre që na janë bashkuar në përpjekjet tona për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

 

Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.

 

Faleminderit vëllezërve tanë që nuk u tundën nga dhuna policore, nga qelitë dhe prokurorët e Edi Ramës. Kurajo juaj na ka bërë më të fortë.

 

Faleminderit opozitës së bashkuar! Ju jam mirënjohës secilit prej jush, nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan politik.

 

Faleminderit anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike! Respekt pa fund për të gjithë ju, për besimin tek kauza jonë, për të cilën qendruam bashkë, duke refuzuar mercenarët dhe të shiturit.

 

Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve!

 

Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës.

 

Rama ik!

 

Të dashur qytetarë,

 

Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por Shqipëria po shkretohet. Shqiptarët po largohen nga vendi i tyre.  Po ikin nga varfëria, Po ikin nga pasiguria dhe pamundësia. Po ikën rinia, e ardhmja e vendit. Po ikën elita, përparimi i vendit.

 

Dhjetëra mijëra shqiptarë të zotë e të ditur e kanë lënë Shqipërinë këto vite.

 

Mjekë, inxhinierë, informaticienë, kuzhinierë e infermierë, kanë ikur për mundësi, kanë ikur për dinjitet, kanë ikur për të jetuar të lirë në një shoqëri të drejtë dhe të ndershme.

 

Ne jemi ndarë nga familjarët, nga miqtë. nga të dashurit. Jetët tona janë varfëruar. Shqipëria është varfëruar.

 

Një vend që e braktisin më të mirët, profesionistët, intelektualët, një vend që e braktis rinia, ai vend nuk ka të ardhme.

 

Sot Shqipëria ofron shumë pak për bijtë e bijat e saj. ofron pak liri, pak mundësi, pak dinjitet.

 

  • Sipërmarrësi duhet të paguajë haraçin e korrupsionit dhe gjobën e kriminelit.
  • Mësuesi duhet të blejë e manipulojë vota..
  • Polici duhet të dhunojë kundërshtarët politikë.
  • Nëpunësi i shtetit duhet t’i shërbejë partisë.

 

E vetmja e ardhme për fëmijët, është të punojnë për partinë, ose për oligarkinë. Mundësi ka vetëm për krimin, karrierë ka vetëm për servilin. Mirëqenie vetëm për hajnin dhe grabitqarin.

 

Shqiptarët nuk janë të lirë.

Ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar.

Europa është sundimi i ligjit,

Europa është kufizimi i pushtetit.

 

Vetëm shoqëritë dhe kombet ku sundon ligji bëjnë përpara. Atje ku sundojnë njerëzit dhe jo ligji, atje politikanët abuzojnë, politikanët korruptohen, politikanët bëhen autokratë.

 

Kjo ndëshkon qytetarët, lë mbrapa kombet.

 

Fjalët e presidentit Xhon Adams janë të vërteta edhe sot: “E vetmja qeverisje e mire është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mirë.”

 

Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm.

 

Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.

 

Ai është ligj.

Ai është kryeministër.

Ai është parlament.

Ai është prokuror dhe gjykatës.

Ai është kryebashkiak.

Ai është kryeredaktor.

Ai është kryetenderues.

Ai është drejtor.

 

Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve, nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij plot me kriminelë dhe oligarkë grabitqarë.

 

Lakmia për pushtet dhe para e kanë vënë Shqipërinë nën thundrën e së keqes.

 

Përgjimet e publikuara nga gazeta BILD nxorën fytyrën kriminale të regjimit, treguan se regjimi Rama është antipopullor dhe antikombëtar.

 

Ky regjim duhet të rrëzohet! Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

 

Rama ik!

 

Të dashur qytetarë!

 

E gjithë bota tani e di se beteja jonë ka qenë e drejtë, se beteja jonë ka qenë jetike.

 

Pa përpjekjet tona 6 vjeçare, pa denoncimet, pa protestat, pa kurajon tone, nuk do të kishte ndodhur asgjë. Këmbëngulja jonë, qëndresa jonë, triumfoi.

 

Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit.

 

Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.

Sot shqiptarët duan një ndryshim të vërtetë.

Jo ndryshim të përkohshëm.

Jo ndryshim falls.

Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt Drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

 

Ky ndryshim mund të vijë vetëm, nëse ne nuk përsërisim atë që kemi bërë në të shkuarën.

 

Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

 

Ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë, ata që sollën krimin në politikë, ata që e zhytën qeverisjen në korrupsion, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.

 

Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur.

 

Vetëm drejtësia përmes ligjit.

 

Ndaj dua ta deklaroj sonte para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë së vërtetë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike.

 

Ne do të bëjmë çdo përpjekje, do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata

para drejtësisë së pavarur dhe bashkë me ta do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriun që ia la shtetin në dorë krimit.

 

Rama ik!

 

Pa u larguar Edi Rama nga pushteti:

 

  • Nuk do të ketë drejtësi.
  • Nuk do të ketë zgjedhje të lira.
  • Nuk do të ketë demokraci.
  • Nuk do të ketë integrim në BE.

 

Sundimi i ligjit është mënyra europiane, është standardi evropian.

Sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës.

 

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!

 

Të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin, u themi sot: Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!

 

Kriminelëve u themi: Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese! Shqipëria, e bukura e dheut, do të jetë një vend i lire, pa krim dhe pa dhunë. Me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve.

 

Fund të fortëve të rrugës!

Fund të fortëve të politikës!

Fund të fortëve të medias!

Fund të fortëve të biznesit!

 

Hapja dhe liria është fundi i të fortëve!

Konkurrenca e lirë është fundi i të fortëve në biznes!

Drejtësia e pavarur është fundi i të fortëve të rrugës dhe politikës!

Zgjedhjet e lira janë fundi i të fortëve të politikës dhe të medias!

 

Liria, demokracia dhe drejtësia garantohen vetëm me votën e lirë.

 

Një qeveri që vjen në pushtet jo nga vota e njerëzve, por nga paratë e oligarkëve dhe të krimit, ajo qeveri do të jetë qeveri e oligarkëve dhe e krimit.

 

Vetëm një qeveri që vjen me votën e popullit, do të punojë për popullin.

 

Për të patur një qeveri të popullit duhet,  duhet në radhë të parë një reformë e thellë kushtetuese, politike dhe zgjedhore dhe reformë e partive politike.

 

  1. Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.
  2. Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.
  3. Që Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje.
  4. Që Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

 

Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.

 

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

 

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

 

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrencë të ndershme.

 

  • Lufta kundër monopolove
  • Lufta kundër klientelizmit
  • Lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

 

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët  mund të jetojnë të gjithë në kamje.

 

Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurrencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

 

Liria ekonomike do të sjellë punë.

Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

 

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurrencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private.

 

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Të derdhur si asnjëherë në këtë shesh, ju, bashkimi solar i refuzimit, dhe ju qindra, mijëra, miliona të tjerë, zëri i heshtur, por i vendosur për ndryshim,

 

Përpara kemi një mision të vështirë për liri dhe demokraci.

 

Për t’ia dalë duhet të heqim dorë nga fajësimi i të tjerëve, duhet të heqim dorë nga fajësimi i të shkuarës.

 

Ne duhet të ndihemi përgjegjës për fatet tona. Duhet të besojmë tek forca jonë. Duhet të besojmë tek vetvetja, tek njëri-tjetri, se jemi ne ata që duhet t’i bëjmë gjërat.

 

Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën.

Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët.

Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë.

Zgjidhja nuk vjen me magji.

Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët

 

Padyshim në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.

 

Frymëzimi ynë janë patriotët që shpëtuan kombin tonë, janë ata që e bënë Shqipërinë të pavarur. Frymëzimi im jeni ju, dashuria e pastër për atdheun, vetëdija për të ardhmen e kombit, është shembulli, është frymëzimi për misionin tonë.

 

Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Besojmë me zemër dhe me shpirt. Kushdo që ka shpirt e mendje beson si ne.

 

Ne e kemi shpirtin plot me dashuri për Shqipërinë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët.

 

Dhe Zoti vetë e tha me gojë,

se kombet shuhen përmbi dhe.

Por SHQIPËRIA do të rrojë,

për të, për të luftojmë ne!

 

Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË OPOZITËS, LULZIM BASHA NË SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE

 

 

 

Zonja dhe zotërinj,

Të rinj dhe të reja,

 

Falë kurajës tuaj, këmbënguljes tuaj, betejës tuaj të nisur e të vazhduar pa ndalim në diell dhe shi, ditën dhe natën, edhe kur gazi luftarak dhe lotësjellës mbushte mushkëritë tuaja  dhe shtëpitë e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Kavajës, Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë, Falë sakrificës tuaj për liri dhe për demokraci, sot, shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj: Rama ik!

 

E kanë refuzuar në mënyrën më bindëse, më masive, më qytetarë edhe ditën më të zezë të qyqarit hajdut, kur, pa kundërshtar përpara, para syve të gjithë botës, nisi të vjedhë votat e tij.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Edi Rama e ka marrë vulën e largimit nga shumica absolute e shqiptarëve.

 

Edhe një herë dua t’ju falënderoj gjithsecilit prej jush njerëz të sakrificës, njerëz të betejës, vëllezër, motra, zonja, zotërinj, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, të moshuar, që, së bashku e vazhduam dhe e vazhdojmë këtë betejë. Por sot, të bindur se jemi në krye të një shumice absolute të votës më të pastër të 30 qershorit, 85% e shqiptarëve që folën me heshtje, që folën me tallje, folën me brohorima: Rama ik!

 

Aksionerë kryesorë jeni padyshim ju kryengritësit dhe qendrestarët e orës së parë, të pandarë në sakrifica e të vendosur për betejë deri në fitore, por bashkë me ne, aksionerë të sipërmarrjes kombëtare, të monumentit të refuzimit të Edi Ramës janë qindra e mijëra qytetarë të tjerë, individë, intelektualë të spikatur që i dhanë betejë regjimit kriminal, ditë e natë duke shpërfillur ekranet dhe mediat e blera, që vunë në rrezik jetët e tyre dhe familjet e tyr.

 

Përpara barbarisë së kriminelëve të Edi Ramës janë intelektualët e vërtetë shqiptarë, elita e mendjes dhe e shpirtit, nga Aleanca për Teatrin, që dua ta falënderoj e t’i them publikisht se jeni e vazhdoni të jeni shembull frymëzimi për qëndresën tuaj, tek pedagogët, tek studentët, sipërmarrësit, të rinjtë dhe të rejat, studentët shqiptarë.

 

Të gjithë ata që janë bashkuar në këtë betejë dhe janë të vendosur, dhe mendjendarë për largimin e Edi Ramës duhet ta dinë mirë sot dhe në ditët në vijim Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim, ndryshimi është tani, qëllimi kryesor, përparësia jonë absolute, prioriteti im i parë karshi çdo shqiptari edhe socialistëve të ndershëm.

 

Ditët dhe javët në vijim do të jenë ditë dhe javë të ngjeshur të aksionit politik për t’i dhënë formë, për t’i dhënë thelb dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Ai nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh por veprash dhe garancish.

 

Edi Rama do të largohet.

 

Por është detyra jonë të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen, por t’ju japim shqiptarëve atë që kërkojnë, fundin e tranzicionit, fillimin e Shqipërisë europiane, me standarde të vërteta europiane, në çdo fushë të jetës.

 

Sonte bashkë me mirënjohjen time, respektin tim të thellë për ju. Ky është zotimi im para jush, para flamurit kuqezi, dhe para Zotit.

 

Të gjithë bashkë do t’i japim formë shpresës dhe besimit për ndryshim.

 

Kam nevojë për ndihmën tuaj, për qëndresën tuaj, për mendjen tuaj, për shpirtin tuaj, për këshillat tuaja, teksa bashkë e mbyllim njëherë e mirë derën e tranzicionit, duke lënë jashtë Edi Ramën dhe bandën e tij. Dhe duke i hapur çdo shqiptari perspektivën e mirëqenies, dinjitetit, punësimit, perspektivën evropiane që meritojnë dhe ëndërrojnë tash sa kohë.

 

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.

 

Le ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit kriminal, le ta kthejmë mazhorancën absolute “Rama ik” në mazhorancën e ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Read More
08 Kor
0

Pampuri: Shqiptarët janë çdo vit më të varfër me Edi Ramën. Të gjithë bashkë me familjet tona në protestën e orës 20.00

 

  • Shqiptarët janë çdo vit më të varfër me Edi Ramën. 31% e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë.

 

  • Skamja është rritur 6% në krahasim me 1 vit më parë. Papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni problemet kryesore të vendit.

 

  • Të gjithë bashkë me familjet tona në protestën e orës 20.00. Shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe një qeveri që punon për mirëqenien dhe punësimin e tyre.

 

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, qytetarët e të cilit vazhdojnë të varfërohen në mënyrë të pandalshme.

 

Një anketim i Barometrit të Ballkanit tregon se gjendja e ekonomisë në familjet shqiptare po përkeqësohet nga viti në vit dhe se me qeverinë e Edi Ramës 1/3 e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. Thënë ndryshe, 31 përqind e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë.

 

Asnjë nga vendet e tjera në rajon nuk ka këtë nivel skamjeje, e cila për Shqipërinë është gati dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit.

 

Çfarë e bën edhe më të rëndë gjendjen është përkeqësimi i ekonomisë familjare dhe rritja e frikshme e numrit të familjeve që nuk përballojnë dot nevojat bazë për jetën.

 

Treguesi i rritjes së varfërisë dhe skamjes është simboli i qeverisë së Edi Ramës. Brenda 12 muajsh ata që nuk kanë bukë të hanë apo të sigurojnë veshje për fëmijët e tyre është rritur me 6 përqind.

 

Mbi 65 përqind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura për të përballuar as dhe një javë pushime.

 

Anketa e Barometrit të Ballkanit nxjerr në pah se problemet kryesore të shoqërisë shqiptare janë papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni. Këto janë 5 fusha ku qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht.

 

Zhytja e shqiptarëve në varfëri nga vitit në vit, pasurimi i vet dhe i një grushti njerëzish pranë tij me projekte korruptive, me taksa të larta, me vjedhje dhe grabitje të pasurive të vendit, janë arsyeja kryesore pse 85% e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën në 30 Qershor.

 

Pas 6 vjetësh keqqeverisjeje, shqiptarët e kanë tani të qartë se Edi Rama nuk ndjen asnjë detyrim për ta, pasi pushtetin e ka blerë me krimin dhe paratë e korrupsionit.

 

Sot shqiptarëve u duhet një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin. Këtë e mundëson vetëm vota e lirë, por me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Siç dëshmoi në farsën ilegjitime dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, Edi Rama edhe kur është vetë votues, vetë numërues, vetë çertifikues, nuk bën dot zgjedhje pa i vjedhur ato.

 

Është në interesin tonë më të mië, të tregojmë se jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund betejës sonë europiane për zgjedhje të lira e të ndershme, për një qeveri që punon për mirqenien e shqiptarëve dhe punësimin e tyre.

 

Të jemi të gjithë bashkë në orën 20.00 në Tiranë, bashkë me familjet tona në rrugëtimin tonë plot shpresë për Shqipërinë e mundësive, për #Shqipërinë si Europa.

Read More
07 Kor
0

Pampuri: KQZ-ja si fabrikë fasonerie. Punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës

 

  • Thellohet skandali i rezultatit të votimeve ne Elbasan. KQZ publikoi dokumentin e fallsifikuar nga Taulant Balla.

 

  • KQZ-ja si fabrikë fasonerie. Punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.

 

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

 

Komisioni Qendror i Vjedhjeve po tenton të mbulojë me heshtje skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në këtë institucion: fabrikimin e të dhënave zyrtare për t’i shërbyer propagandës së Edi Ramës për 30 Qershorin.

 

Sot do të faktojmë me prova të

pakundërshtueshme skemën e denoncuar më parë nga Partia Demokratike se pjesëmarrja dhe rezultatet e votimeve të paligjshme të 30 Qershorit paracaktohen nga Edi Rama dhe më pas publikohen nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

 

Skandali i 3 mijë votave më shumë të kandidatit në Elbasan sesa u gjendën fletë votimi në kuti, e provon këtë.

 

Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin.

 

Në fakt,  ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i fallsifikuar është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZ-së, duke e faktuar atë jo si një institucion në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikës hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

 

Më konkretisht, facebook-u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ-së na ndihmojnë për të bërë transparencë për shpërdorimin e detyrës nga KQZ dhe fallsfikimin e dokumentave  nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët.

 

  1. Taulant Balla publikoi dokumentin e fallsfikuar për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave.
  2. Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vone, në orën 12.14, fallsfikimi u publikua në ëebsite-n e KQZ-së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti.
  3. Rrethi mbyllet aty ku nisi. Në 12.35, siç tregon facebook-u, Taulant Balla e veshi mashtrimin me linkun zyrtar të KQZ-se, të cilin e kishte prodhuar vetë.

 

Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni, që punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë  nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.

 

Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me, Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës.

 

Ajo që na takon ne, shqiptarëve që refuzuam maskaradën e Edi Ramës më 30 Qershor, është vazhdimi i betejës deri në largimin e tij. Pjesëmarrja sa më e madhe në protestën e nesërme në orën 20.00 është përgjigja më e mirë kundër regjimit më të korruptuar dhe më të kriminalizuar në Europë!

Read More
07 Kor
0

Shehaj: Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë

 

  • Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë

 

  • Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, AGRON SHEHAJ

 

 

Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit.

Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia europiane.

Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane.

 

Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike.

Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook.

Është e njejta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit.

Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime.

Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë

 

Shqipëria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi.

Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.

Para katër muajsh, Komisioni i Buxheitit te Parlamentit Europian deklaroi se:

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”.

Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së “Rilindjes”. I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithe ekonomisë së vendit.

Të vetmet politika ekonomike të qeverisë kanë qenë grabitja dhe privatizimi de fakto i pasurive të Shqiëprisë në duart e Edi Ramës dhe një grushti klientësh të tij.

Koncesionet kanë patur vetëm qëllimin e grabitjes së pasurive dhe pronave publike.

Kontratat publike kanë patur vetëm këtë qëllim.

Ligjet ekonomike, që nga ligji i invesitmeve strategjike, tek ai i Korporatës së Investimeve,  tek ai për shitjen e pronave publike e deri tek ligjet special si ai i teatrit kanë patur qëllim vetëm grabitjen e Shqiëprisë

 

Për ta realizuar këtë plan Edi Rama ka qenë i interesuar për izolimin ekonomik të Shqipërisë.

Që të mos ketë trysni nga kompanitë dhe qeveritë  e huaja,  në mënyrë të qëllimshme EdI Rama e ka izoluar ekonomikisht Shqiëprinë nga bota, duke mbajtur larg projektet e huaja dhe investitorët e huaj.

 

Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.

Zero investime të reja ka marrë Shqiëpria nën qeverisjen Rama.

Qeveria ka mbajtur larg çdo biznes të huaj për t’u përfshirë në Shqipëri.

Miliarda euro koncesione janë dhënë por asnjë prej tyre  nuk i është dhënë ndonjë kompanie të huaj.

Të gjitha u janë dhënë kompanive të klientëve të qeverisë, pa asnjë kapacitet dhe përvojë.

 

Nga ana tjetër, qeveria qëllimisht ka nxitur largimin e investitorëve perendimorë duke i zëvendësuar ata me lindorë ose vendas.

Nga Deutsche Telecom dhe T-mobile tek Sheratoni, tek bankat më të rëndësishme franceze dhe kompanitë farmaceutike më të mëdhaja në botë

janë larguar.

Të gjithë janë zëvendësuar me investiroë lindorë osë shqiptarë.

Nga bregdeti Tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore;

Tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare;

Tek shëndetësia dhe arsimi;

Çdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë, të cilët janë biznesmenë grabitqarë që vetëm vjedhin, nuk krijojnë dhe nuk prodhjojnë.

Në vend të mundësive Edi Rama u afroi shqiptarëve si model ekonomik Drogën.

Ekonomia e drogës po mbizotëron në tregun vendas. Po furnizon ndërtimet e shumta pa efikasitet ekonomik. Po mbështet luksin e shfrenuar. Droga po shkatërron  strukturën ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare tashmë bazohet në grabitjen dhe paratë e pista.

Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike të Edi Ramës është mungesa e mundësive ekonomike, moskrijimi i vendeve të reja të punës, papunësia dhe varfëria për qytetarët shqiptarë.

Nga mungesa e mundësive Shqiptarët po largohen nga vendi, po ikën veçanërisht rinia, profesionistët, Mjekët, inxhinierët, po ikin zanatçinjtë, Teknikët, elektricistët, marangozët

Ky shkretim i Shqipërisë nga njerëzit po e thellon prapambetjen ekonomike dhe varfërinë e vendit.

Rrëzim i këtij modeli ekonomi eshtë prioritet kombëtar.

Partia Demokratike i fton të gjtihë shqiptarët, të protestojmë nesër së bashku:

Edhe kudër varfërisë;

Edhe kundër shkatërrimit ekonomik;

Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë!

Read More
06 Kor
0

Basha: Izolimi ndërkombëtar për Ramën po ndëshkon Shqipërinë. I vetmi vend pa asnjë qindarkë nga projektet e BE

 

Izolimi nderkombetar per Ramen po ndeshkon Shqiperine. I vetmi vend pa asnje qindarke nga projektet e BE

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

 

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

 

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.​

Read More
06 Kor
0

Endri Hasa: Për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për PS, KQZ prodhoi dokumenta fallco posaçërisht për Taulant Ballën

Endri Hasa: Për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për PS, KQZ prodhoi dokumenta fallco posaçërisht për Taulant Ballën

Komisioni Qendror i Vjedhjeve kapet në fallsifikim të paprecedentë. Për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për kandidatin e PS, në orën 12.14 prodhoi dokumenta fallco posaçërisht për Taulant Ballës

·        Në website-in e KQZ sot ka 2 rezultate për Elbasanin, duke shtuar një manipulim të ri në hartën e paligjshmërisë së 30 Qershorit me matematikën hajdute dhe të trashë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë fallsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.

Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.

Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime.

Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla.

Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.

Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht përTaulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39.  Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në ëebsite-n e KQZ-së.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të fallsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të paprecedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit.

Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.

Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk I dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit.

As prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas!

Me poshte linku i KQZ bashke me shpjegimin:

http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/07/

Me hapjen e ketij linku te KQZ, mund te verifikoni dokumentin e publikuar ne media se ne Elbasan, kandidati i PS kishte me shume vota sesa gjenden ne kuti.
Eshte dokumenti me emrin KRYETARI – ELBASAN, dt 5 Korrik, ora 10.39.
Ne te njejtin link, pak me siper gjendet edhe dokumenti prodhuar per Taulant Ballen, me te dhena te ndryshuara per te mbuluar skandalin, me emrin ELBASAN – KRYETARI, dt 6 Korrik, ora 12.14. Pak minuta me vone, ky link u be status ne facebookun e Balles.

Read More
05 Kor
0

Vokshi: Paketa e censurës së Edi Ramës kundër medias online është goditje ndaj demokracisë dhe pengon nisjen e negociatave

 

Paketa e censurës së Edi Ramës kundër medias online është goditje ndaj demokracisë dhe pengon nisjen e negociatave.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

I refuzuar, i bojkotuar, nga 85% e shqiptarëve në votimet moniste të 30 qershorit. I braktisur edhe nga mijëra socialistë të ndershëm, Rama ka miratuar me nxitim e fshehtësi të plotë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave paketën e censurës së medias online.

Me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kjo paketë vendos gjoba të papërballueshme,  parashikon mbyllje të portale dhe deningrimin e tyre publik. Kur të vendoset ndëshkimi i portalit, në vend të lajmeve, aty do të shfaqet fletërrufeja e shkruar nga Rama për të damkosur çdo kritik të tij.

Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoritetit të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjeve dhe shkarkimeve politike të dy anëtarëve të tij.

Të nderuar qytetarë,

Rama po instalon diktaturën në Shqipëri.

Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka demokraci.

Pa liri të medias nuk ka hapje të negociatave as në tetor.

Këtë paralajmëruan Reporterët pa Kufij në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunë alarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria.

Edi Rama dhe kllouni i tij Erjon Veliaj, u shpallën zyrtarisht armiqtë e medias në Shqipëri edhe nga koalicioni i 7 organizatave të medias që erdhën para disa ditësh në një mision faktmbledhës. Çensorët e gazetarëve dhe diktuesit e politikave editoriale u kritikuan si diktatorë të lirisë së medias dhe u paralajmëruan nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Miratimi ne KM të ligjeve të censurës së mediave, duke injoruar rekomandimet e Koalicionit të organizatave te medias, është këmbanë alarmi për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Paketa e censurës së medias është antikushtetuese!

Nëse ajo miratohet nga parlamenti i dalë prej votave të krimit, Partia Demokratike angazhohet se do ta anullojë menjëherë atë, sapo të marrë besimin për të qeverisur vendin! ​

Read More
05 Kor
0

Paloka:   Bandat që prekin zgjedhjet, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e KQZ dhe familjen e tij

 

Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës

 

•                   Bandat që prekin zgjedhjet, mbushin kutitë, blejnë vota, sot kanë kaluar cdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e KQZ dhe familjen e tij

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

 

 

Mediat  në vend kanë raportuara se menjëherë pasi Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkoi hetim administrativ të manipulimit dhe mbushjes së kutive në votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, ai ka marrë kërcënime serioze, për jetën e tij dhe të familjes së tij.

 

Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës.

 

Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota dhe shantazhojnë votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri dhe familjen e tij.

 

Partia Demokratike kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të banditit që, për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ-së, për shkak të kërkesë së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e numrit të votuesve.

 

Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin.

 

 

Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 Qershor.

 

 

Sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në KQZ, sado të përdor bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e qytetarëve refuzojnë Edi Ramën.

 

 

 

Duke e konsideruar Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë, Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjësi për gjithçka!​

Read More