Blog

07 Shk
0

Albana Vokshi: Ndërhyrja e policisë në Fakultetin Filologjik e paligjshme dhe antikushtetuese! 

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, dënoi si akt antikushtetues, hyrjen e policisë më Fakultetin Filologjik, në përpjekje për të dëmtuar protestën e studentëve dhe pedagogëve.

Gjatë nderhyrjes së saj në Parlament, zonja Vokshi bëri të ditur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi.

“Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar.”- u shpreh zonja Vokshi.

Në emër të Partisë Demokratike, zonja Vokshi ka dënuar edhe më parë tentativat e qeverisë Rama për të prishur protestën e studentëve, duke përdorur policinë në mënyrë të paligjshme dhe duke shkelur pacënueshmërinë territoriale të Universiteteve.

Është edhe një herë rasti të sjellim në vëmendje se ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

Read More
07 Shk
0

I bëj thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë zgjidhjes politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë dhe institucionet nga krimi dhe oligarkia.

  • I bëj thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë zgjidhjes politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë dhe institucionet nga krimi dhe oligarkia.

 

  • Vendi është në krizë totale, por ky parlament nuk ka asnjë lidhje me hallet dhe problemet e njerëzve. Të gjitha ligjet që sjellin janë ligje për të zhvatur, sepse si aktivitet kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të pista të drogës dhe vjedhjen e talsave të shqiptarëve.

 

  • Rrealiteti i tmerrshëm në rrugët tregtare të qyteteve kryesore eshtë se ato janë kthyer në shkretëtirë. Gjysma e bizneseve me qepenat e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër pa klientë, vetëm me 1 të vetëpunësuar, me taksa të shtuara, me fitime në rënie të përditshme.

 

  • Një qeveri dhe një parlament, i dalë nga votat e blera prej krimit, nuk e lidh asgjë me jetën e vështirë të qytetarëve, duke u bërë shkaku pse ekonomia është në krozë dhe shoqëria është sot në depresion dhe 1/5 shqiptarë ushqehet 1 herë më ditë.

 

  • Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat I paktit me krimin.

 

  • Ne shteruam çdo rrugë politike. Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vettingun politik. Por, edhe ju duhet ta keni farë të qartë, se as Shqipëria e as Europa, nuk do t’ju lejojnë të vazhdoni më këtë maskaradë.

 

  • Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti Rama, që është ekspozuar kudo si njeriu që është ulur në atë karrige me votën e krimit.

 

  • Për pesë kriteret kryesore jo vetëm që s’ka progres, por ka regres. Korrupsioni është thelluar, më vend të luftoni krimin e organizuar, ai ble vota për pushtetin tuaj, emërimet i panë tek VOA si bëhen, vendi është në krizë ekonomike. të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhunohen. Jeni damkosur, si pengesa kryesore për integrimin europian.

 

  • Kjo është një faturë e rëndë për vendin dhe shqiptarët! Nuk kemi pse të vazhdojmë ta paguajmë këtë faturë. Zgjidheni politikisht krizën! Ndryshe, qytetarët do ta marrin fatin në duart e tyre, duke nisur me spastrimin e kësaj salle nga shërbëtorët e krimit, që e kanë vendin prapa hekurave dhe para drejtësisë.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Sot është rasti i parafundit për t’i bërë një thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, që detyrojnë kukullat e krimit dhe të oligarkisë, që kanë mbushur këtë sallë dhe bandat e qeverisë, t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë një zgjidhjeje politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë, institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur prej fyti.

 

Sesa e ka humbur sensin e realitetit, sesa larg realitetit është ky parlament kukull i krimit dhe oligarkisë, mjafton çdo moment retorike qeveritare, siç ishte ky që sapo ndoqëm këtu. Para tre ditësh, vizitova Portin e Shëngjinit dhe pata rastin të bashkëbisedoj me peshkatarët, afro një viti e gjysëm pas vizitës së fundit që kam patur me ta. Gjendja në të cilën ndodhen është tragjike. Porti dukej si i bombarduar nga forca ajrore armike. I vetmi ndryshim ishte me të vërtetë një sipërfaqe e vogël, e rrethuar, ku po ndërtohej Markata e Peshkut dhe nuk kishte peshkatarë dhe qytetarë të Shëngjinit që nuk e dinë që kjo nuk bëhet për peshkatarët por bëhet për ata monopolistë, një grusht monopolistësh dhe oligarkësh, miqtë e Edi Ramës, të cilët janë të vetmit që kanë përfituar nga politika klienteliste të kësaj qeverie. Peshkatarët e tjerë janë lënë në mëshirë të fatit, rrjetat i blejnë dyfishin, trefishin e çmimit, 20-30 mijë euro iu kushton remonti çdo vit. Sepse në asnjë prej katër porteve kryesore, këta që harxhojnë miliona euro në muaj për PPP-të, për skemën më kriminale të taksave të shqiptarëve, nuk kanë derdhur asnjë qindarkë që, të paktën, këto riparime të bëhen aty, t’i shërbejnë punësimit dhe të ulin koston e operimit të peshkatarëve shqiptar. Jo, nuk ka ndodhur kjo. E vetmja shkallë riparimi është ajo që kemi ndërtuar ne në bashkëpunim me Damën, është në një zonë ushtarake, e cila herë pas here, në një radhë të gjatë, i mundëson ndonjë riparim tani sektorit shqiptar të peshkimit, por shumica detyrohen të shkojnë në Greqi dhe Itali, me çmime të papërballueshme, shkatërrimtare për ta.

 

Ky ishte një moment, por të tilla janë të gjitha pikat e rendit të ditës sot, dje para një jave, para dy javësh, para tre javësh, sepse vendi është në krizë totale dhe kjo sallë nuk ka asnjë lidhje me hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, asnjë lidhje.

 

Të gjitha ligjet që sjellin këtu këta janë ligje zhvatje, “ligje rregullimi të peshkimit artizanal”, “formalizimi i peshkimit artizanal”, këta që aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të pista të drogës. Këta që aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë vjedhjen e taksave të shqiptarëve, të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që kanë paguar në vitet e qeverisjes së tyre 2 miliard euro më shumë për t’ia dhënë 5 oligarkëve, i ndajnë me Edi Ramën dhe politikanët e korruptuar që s’kanë asnjë lidhje me votën e qytetarëve.

 

Kriza ka arritur dimensione tragjike. Çdo ditë ka lajme tragjike nga vendi. Pasigurisë totale në shkolla dhe pacipësisë me të cilën shprehet Ministri i Brendshëm për ngjarjen tragjike në Kavajë, të dëshpërimit që i çon njerëzit drejt vetëflijimeve tragjike, si ai që ndodhi në Shijak, dhe që është një nga qindra raste të përvitshme, janë trefishuar rastet, vendi është në krizë depresioni, jo thjesht krizë sociale dhe ekonomike.

 

Të tjera raste të dhunimit dhe të sundimit të bandave mbi njerëzit e thjeshtë dhe biznesin, të dhunës në familje, si rasti i djeshëm në Vlorë, të gjitha simptoma të një krize totale që ka mbërthyer vendin.

 

Në këto ditë kam rivizituar disa prej qendrave kryesore urbane të vendit, nga Shkodra në Fier, në Durrës dhe kam parë një realitet të tmerrshëm, ku rrugët kryesore tregtare janë kthyer në shkretëtirë, gjysma e bizneseve me qepenat e mbyllur, gjysma e qepenave të hapur, brenda vetëm një njeri, i vetëpunësuari, burri apo gruaja e shtëpisë, fatlum nëse deri në ora 2 apo 3 të pasdites kanë patur 1 apo 2 klientë dhe një xhiro prej 5 apo 10 mijë lekësh të vjetra. Them fatlumë, si shprehje figurative, se s’ka asgjë fatlume, sepse paratë që duhet t’u paguajnë këtyre, me gjoba, me çmimin e rritur të energjisë, me çmimin e rritur të naftës, me çmimin e shtuar të kontabilistëve, se i kanë shtuar, i kanë futur në tvsh të gjithë, tejkalojnë çdo fitim minimal nga kjo xhiro që sa vjen e bie, siç bie fuqia blerëse e shqiptarëve.

 

Vendi është në krizë ekonomike dhe të vetmit që lundrojnë në luks janë një grusht politikanësh të lidhur me krimin dhe oligarkinë, për një arsye fare të thjeshtë: sepse si asnjëherë tjetër, prej shtatorit 2017, kjo sallë dhe qeveria shqiptare nuk i takon qytetarëve shqiptarë, nuk e ka lidhur fatin me qytetarët shqiptarë, por e ka lidhur fatin me ata që Zëri i Amerikës ua përplasi në fytyrë dhe ju nxori nga binarët seancën e kaluar, me Niçet, me Bajrët, me Ndokët, me Çelët dhe Sanxhaktarët, me Shullazët, me Bandën e Lushnjës, me bandat e Vlorës, me bandat anembanë Shqipërisë.

 

Një qeveri dhe një parlament i cili është ulur në këto karrige me votën dhe ndihmën e krimit, nuk ka asnjë lidhje me hallet e qytetarëve, prandaj ata ndihen më të braktisur se kurrë, jetimë, të lënë në mes të katër rrugëve. Fakti është se një qeveri dhe një parlament ekziston për disa arsye të thjeshta. Vetë institucionet e shtetit ekzistojnë për disa arsye të thjeshta, pjesë e një kontrate sociale, janë vullneti i qytetarëve, janë vullneti i banorëve, për të bërë disa detyra elementare, sigurinë, mirëqenien, shëndetësinë dhe shërbime të tjera sociale. Siguria zero, shëndetësia në mesjetë, punësimi është plaga më e madhe e shqiptarëve, mirëqenia vithiset nga java në javë, duke arritur rekorde, siç është përditësimi i raporteve të Organizatës Botërore të Ushqimit, e cila rikonfirmoi se një në dhjetë shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë, ndërsa familjet e gjysmës së popullsisë shqiptare jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, 5 mijë lekë të vjetra në ditë. A duan t’ia dinë këta? Sigurisht që jo. Gjysma prej tyre, nuk kanë asnjë lidhje, as me partinë, emblemën e të cilës mbajnë këtu në këtë sallë, as me anëtarësinë e asaj partie. Kanë lidhje vetëm me kriminelët.

 

Çfarë janë 5 dollarë, për dikë që ulet, ha dhe pi në dreka e darka që vetëm shishja e verës bën 1 mijë usd?!

 

Çfarë janë 5 dollarë për një kryeministër që, brenda një dite, me një transaksion të KESH, i jep një kompanie të lidhur me të, 4.5 milion usd?!

 

Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat i paktit me krimin.

 

Ne shteruam çdo rrugë politike. Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vettingun politik. Por, edhe ju duhet ta keni farë të qartë, se as Shqipëria e as Europa, nuk do t’ju lejojnë të vazhdoni më këtë maskaradë.

 

Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti, që tashmë është ekspozuar si njeriu që është ulur në atë karrige, jo me votën e shqiptarëve, por më votën e krimit.

 

Kjo është një faturë e rëndë për vendin. Kjo është një faturë e rëndë, për shqiptarët! Nuk kemi pse të vazhdojmë ta paguajmë këtë faturë.

 

Thirrini mendjes! Dëgjojini dhe socialistët e ndershëm. Të papunët, të harruarit, të braktisurit, që I keni hedhur në rrugë, sepse rrini dhe fërkoheni nga mëngjesi deri në darkë, me krimin.

 

Jepini rrugë politike! Zgjidheni politikisht këtë krizë, sepse, ndryshe, prej 16 shkurtit, të jeni të sigurtë se qytetarët shqiptarë, do ta marrin fatin e tyre në duart e tyre, duke nisur me spastrimin e kësaj salle nga shërbëtorët e krimit, që e kanë vendin prapa hekurave dhe para drejtësisë.

 

REPLIKA ME MINISTRIN E BRENDSHËM, SANDËR LLESHAJ

 

Ka një shprehje të njohur për shqiptarët: kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin.

Ndaj, ty të duhet pak kohë të mësosh përmendësh tezat bajate të propagandës së Edi Ramës, të cilin duhet ta pyësësh, përse i promovoi ata që u akuzuan se shtinë mbi ata që i sollët për t’i vrarë dhe mbi të cilët marshuat drejt pushtetit tuaj korruptiv.

 

Por, këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. I dinë socialistët e Fierit, i dinë socialistët e Burrelit, prandaj do të duhet edhe pak kohë t’i mësosh përmendësh tezat bajate dhe je fatkeq,  se, kur të tjerët janë zbythur e kanë rënë kokëposhtë duke treguar këto gënjeshtra, ti je i fundit që vjen dhe kujton se po thua gjëra të reja.

 

Sa i përket rekordit tim si Ministër i Brendshëm, je dy herë fatkeq, sepse, kur unë punova dhe ia dola të plotësoja 150 kritere të luftës kundër krimit të organizuar, se bashku me miq të nderuar, disa prej të cilëve i ke dëshmitarë sot në Tiranë në pozicione të shquara, dhe arrita që shqiptarëve t’u plotësonim një ëndërr, atë të lëvizjes pa viza në zonën Shengen, zotrote, bashkë me disa të tjerë, e kishit mendjen sesi të krijonit alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë, si askush tjetër, por pa sukses, në procesin e vizave për shqiptarët.

 

Ndërsa se ku e kame katandisur sot Shqipërinë, shefi yt, parardhësit e tu dhe propaganda jote nuk të ndihmon dot.

 

Delja e zezë e Europës, Kolumbia e Europës, bazë e krimit të organizuar, vendi 1 për pastrimin e parave të pista të krimit, kriminelët në Parlament dhe në krye të Bashkive. Ky është rekordi i Ministrisë së Brendshme dhe i kësaj qeverie të kapur dhe të zhytur në krim. Pra në një pikë biem dakord, s’kemi krahasim!

 

REPLIKË PAS FJALËS SË MINISTRES PËR PARLAMENTIN, ELISA SPIROPALI

 

Problemi që parashtron zonja Kryemadhi, e parashtron, natyrisht, si një veterane e themelimit të PS dhe FRESSH. E kuptoj nostalgjinë që ka prej ditës së parë, i kam konsideruar socialistët kundërshtarë politikë, fillimisht, si pasardhës të një partie që i bëri gjëmën këtij vendi, por edhe pas përpjekjes për reformim, për shkak të ndarjes totale të pikëpamjeve të çështjeve themelore të shoqërisë.

 

Kemi 5 vjet që nuk flasim më me socialistë, kemi tre palë zgjedhje që nuk kemi socialistë përballë.

Kë kemi përballë?

Banditë.

Hajdutë.

Dhe ky është problemi i madh i vendit. Nuk është “Nafija” problemi në vetvete. Problemi është se kur “Nafija” që kapet me ata dy tregtarët që u mori 500 mijë, e mbani mend videon që ju nxori, ne vend që të shkojë në burg, promovohet. Mburret se bëra 5 milionë në dogana.

 

Ky është modeli që i jep grave dhe vajzave socialiste?

 

Që në këtë parti do të ecësh përpara vetëm po të jesh “Nafije” dhe po të vjedhësh. Dhe ky është edhe problemi i Kavajës.

 

Se nuk ka nevojë të futemi në teorinë sociologjike dhe se si duhet të punojmë që mos të ndodhin trauma të tilla. As të drejtojmë gishtin tek adoleshentët. Por që për 1 muaj, operativët  policisë të mos marrin vesh se çfarë po bëhet, ky është rezultat i drejtpërdrejt i dy faktorëve.

 

Shthurjes totale të policisë, që i kanë vënë detyrë të mbrojë kriminelët.

Dhe një qyteti që para një viti ka patur një Kryetar Bashkie njeriun e dënuar për përdhunimin në grup të një minoreneje.

 

Ky është modeli që duhet flakur me çdo kusht dhe me çdo çmim dhe jam i bindur se këtë do të bëjnë qytetarët me 16 Shkurt.

 

 

REPLIKË PAS FJALËS AË  KYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PS, TAULANT BALLA

 

Përpara se të nis replikën, ju ftoj në këtë seancë të nderojmë me një minutë heshtje Aleksandër Fllokon, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, i cili ka ndërruar jetë dje dhe sot përcillet për banesën e fundit.

 

U prehtë në paqe!

 

  1. Ruçi, e ke të qartë, sepse ke qenë edhe ti javën e kaluar në Berlin sesi është gjendja. Për pesë kriteret kryesore të Komisionit jo vetëm që s’ka progres, por ka regres.

 

  1. Korrupsioni është zhytur më thellë dhe këtë e tregon Transparency International.
  2. Lufta kundër krimit të organizuar është ku thërret qameti, sepse ju kanë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat e krimit të organizuar për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin.
  3. Në administratën publike, po kështu, jua nxori Zëri i Amerikës sesi i bëni emërimet.
  4. Vendi është në krizë ekonomike.
  5. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve, i dhunoni në mënyrën më të pacipë, nga Unaza, në Shkozë, në Himarë, tek Teatri.

 

Pra, ju jeni damkosur, si pengesa kryesore për integrimin europian të vendit.

 

Zgjidhja jonë politike, të cilën edhe një herë jua ofroj, jo vetëm kukullave të krimit, por socialistëve të ndershëm, nga pozitat e kundërshtarit politik, është një qeveri tranzitore, pa këtë kryeministër hajdut, të kapur në flagrancë, e cila jo vetëm do të zhbllokojë pengmarrjen e demokracisë të kësaj salle, të kësaj qeverie, që merr vendime vetëm për një pakicë, oligarkësh, hajdutësh e kriminelësh, por është shansi i vetëm. Sa më herët ta bëjmë, që të zhbllokoë edhe integrimin europian të vendit, hapjen e negociatave. Që do të bëhet, do të bëhet!

 

Nëqoftëse nuk arrihet përmes një marrëveshje politike, edhe një herë po ju them, se populli do të vijë ta çlirojë edhe këtë sallë, edhe institucionet. Do t’i fshijë ministrat dhe deputetët e lidhur me krimin.

 

Por nëqoftëse keni një fije ndërgjegje, thirrini arsyes, kujtoni se çfarë ju thanë në Berlin! Hapini rrugë zgjidhjes politike, që të keni të paktën një shans sado të vogël. Mos ta humbim përsëri hapjen e negociatave për herë të tretë.

 

Hapja e negociatave për herë të tretë do të humbet për shkak të një emri, që ka ndërtuar një model me të cilën, nuk ka negociata.

 

Jua bëj këtë jo si kërcënim, por si thirrje atyre që, me të vërtetë e ndjejnë përgjegjësi politike, edhe pse janë kundërshtarët tanë.

 

Thirrini arsyes, përndryshe nuk do t’i lini asnjë rrugë tjetër qytetarëve, përveçse të marrin fatin e tyre në duart e tyre, të marrin institucionet e tyre në duart e tyre, se në dorë të krimit, oligarkëve dhe hajdutëve nuk kanë për të qëndruar më, çfarëdo që të bëni e të thoni.

 

 

Read More
06 Shk
0

Deri më 15 shkurt, Edi Rama ka kohë t’i japë zgjidhje politike krizës

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA NË PROTESTËN E BANORËVE TË UNAZËS SË RE

Dua t’ju falenderoj nga zemra për këtë shembull të jashtëzakonshëm kombëtar të kurajos dhe qendrësës që u tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësitë.

Nëse ju do të kishit ulur kokën, nëse ju nuk do të kishit qendruar, edhe përballë terrorit që ushtruan mbi ju, mbi gratë, mbi nënat, mbi fëmijët, nëse ju do të kishit rënë pre e propagandës dhe mashtrimeve të Edi Ramës, sot jo vetëm shtëpitë tuaja do të ishin rrafshuar, por afera e tmerrshme korruptive e kriminale nuk do ishte zbuluar, nuk do ishte zbuluar as skema e pastrimit të parave, as kush qendron pas saj, që është vetë Edi Rama dhe, akoma më keq për të gjithë, shpresa dhe besimi që keni ndezur në zemrat e shqiptarëve se me qendresë dhe bashkim, fitohet çdo e drejtë, nuk do të ishte ndezur pa qendresën e banorëve të Unazës.

 

Respekt dhe mirënjohje për ju vëllezër e motra dhe për gjithë qytetarët që ju kanë mbështetur në këto ditë e netë të vështira të qendresës tuaj.

 

Nuk kanë hequr dorë, e patë dje që vinin si korba e laraska rretheqark, sepse ky projekt ka vdekur, ka vdekur para syve të gjithë botës, por nuk duan ta kallin dhe vijnë rreth e qark si hije e çakej, sepse kanë marrë kaparin, miliona euro.

 

Nuk ka shpjegim tjetër për këtë aferë korruptive për kontot sekrete bankare, përveç kaparit të madh që ka marrë shefi i madh. Veç ai mund të vinte në lëvizje të gjithë shtetin e korruptuar për t’ju goditur ju, për të shkelur kushtetutën, për të shkelur ligjin, për të shkelur ligjin për prokurimet, për të shkelur Planin Urbanistik, vetëm e vetëm që për 1 kilemetër me 20 milionë euro të shënonte një rekord tjetër të zi mes rekordeve të shumta të vjedhjes dhe hajdutërisë, që janë e vetmja që Edi Rama dhe banda e tij e kusarëve kanë bërë për ju dhe shqiptarët.

 

E njëjta situatë është edhe në Shkozë. Dhe atje kanë prishur tashmë disa shtëpi por banorët janë ngritur. Është ekzaktësisht e njëjta situatë. Një projekt korruptiv dhe dy kompani kliente oligarkësh, njëra që ka marrë koncesionin e rrugës në jug dhe tjetra ka marrë stadiumin, të përfshira në një megavjedhje tjetër.

 

Kjo është e vërteta e bëmave të kryehajdutit të Shqipërisë, që Zëri i Amerikës e ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve që është siç e kemi denoncuar që prej ditës që parë, siç e ka zbuluar edhe Prokuroria ndonëse presioni politik ia ka mbyllur dhe kyçur sqepin, që ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve, i oligarkëve, i kriminelëve, peng i tyre, shërbëtor i tyre, ortaku i tyre.

 

Kam ardhur këtu shpeshherë dhe shpesh kemi pasur diçka të re për të ndarë me njerëzit në veçanti përsa i përket skemës korruptive, por edhe përsa i përket masave mafioze që mori kundër jush dhe familjeve tuaja.

 

Sot e mora këtë mikrofon për t’ju thënë se me 16 shkurt  vendi juaj nuk do të jetë këtu, por do të jetë atje, në shesh, në ballë të protestës qytetare dhe se me 16 shkurt nuk është koha më për fjalë, sepse fjalët janë thënë, të vërtetat kanë dalë. Deri me 15 shkurt , Edi Rama ka kohë t’i japë zgjidhje politike krizës, duke u larguar vetë. Me 16 shkurt , koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj, do të veprojë vetëm vullneti juaj, vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e nuk do të veprojë prej 16 shkurtit.

 

Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve, përndryshe, prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, ajo forcë që vendosi këtu, forca e qytetarëve të bashkuar, forca e sovranit të bashkuar. Me 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.

 

Edhe njëherë mirënjohje për kurajon, qëndresën dhe bashkimin tuaj. Ky është shembulli se si mund të ndalet e keqja, kjo është rruga se si do ta ndalim të keqen. Një ditë e re do të vijë, me vullnetin tuaj, me qëndresën tuaj, me shpresën dhe besimin, që këta fëmijë dhe rinia shqiptare të kenë të ardhmen që meriton.

 

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Të gjithë bashkë me 16 shkurt, para kryeministrisë!

Faleminderit!

 

 

 

Read More
06 Shk
0

Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike. 1 në 10 shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Gjysma e familjeve jetojnë me 5 mijë lek në ditë, por Edi Rama me oligarkët e tij ndërtojnë 1 km rrugë 20 milionë euro.

  • Shqipëria është një krizë të thellë ekonomike. 1 në 10 shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Gjysma e familjeve jetojnë me 5 mijë lek në ditë, por Edi Rama me oligarkët e tij ndërtojnë 1 km rrugë 20 milionë euro.
  • Edi Rama i vjedh shqiptarët, sepse ka vjedhur votat. Skandali i publikuar nga Zëri i Amerikës e provoi se Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është kryeministër i oligarkëve dhe i kriminelëve, me të cilët pasurohet.
  • Vetëm nga disa minuta përgjim, prej mijërave që ekzistojnë, u zbulua sesi është manipuluar vota në katër qarqe. Edi Rama ka vjedhur votat dhe mandatet e deputetëve me lekët e krimit dhe korrupsionit.
  • Mesazhi i PD është mesazhi i shpresës tek e nesërmja. Me aleatët tane perëndimorë PD ka një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Prioriteti numër një i planit tonë ekonomik është punësimi i shqiptarëve dhe mirëqenia e tyre.
  • Ne i kemi zgjidhjet: ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, rritja e pagave dhe pensioneve, që do të rrisin konsumin. Kjo politikë do të ndihmojë punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve në vendin e tyre.
  • Procesi politik elektoral është bllokuar. Nuk është çështje e Kodit Elektoral apo e Kodit Penal, është çështje e zbatimit të ligjit, I cili po të respektohej, do të çonte prapa hekurave Ramën, Tahirin, Ballën, Dakon, Gjiknurin.
  • Ky është është një shtet armik i interesave të çdo qytetari. Kjo është një qeveri e shitur kokë e këmbë tek banditët dhe tek oligarkia. Më 16 shkurt, të presim nyjën gordiane në Tiranë, që ka bllokuar zhvillimin dhe çdo proces politik.
  • Le të jetë 16 shkurti dita e parë e ndryshimit. Nuk ka për të pasur asnjë kompromis me të keqen. Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ai duhet dhe në vullnetin tuaj dhe bashkimin tuaj, do të largohet bashkë me krimin.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË TAKIMIN ME QYTETARË TË VORËS

 

Mirëse ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Bashkisë së Vorës dhe faleminderit për pritjen sot këtu në qytetin tuaj.

Unë sapo përfundova takimin me disa sipërmarrës të vegjël, biznese të vogla, dyqanxhinj siç i themi në gjuhën e popullit dhe qytetarë në rrugën, pas këtyre pallateve për të ardhur këtu në këtë takim me ju, për t’ju dhënë një mesazh të thjeshtë dhe të qartë për të gjithë që na ndjekin përmes ekranit dhe për gjithsecilin prej jush, për familjet tuaja, për miqtë tuaj.

Ajo që konstatohet në Vorë, konstatohet në Tiranë, konstatohet në Shkodër, Korçë, Durrës, Vorë dhe kudo tjetër, Shqipëria është një krizë të thellë. Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike. Mjafton të futesh në secilin prej këtyre dyqaneve, gjëja e parë që thonë që nuk ka xhiro. Pse? Sepse nuk kanë lekë. Nuk kanë lekë jo vetëm për të blerë apo shpenzuar diçka, si p.sh tek dyqani i parë që sapo u futa, për një bateri apo për një fotokopje, por nuk kanë lekë për të blerë as konsumimin minimal të përditshëm për veten e tyre.

1 në 10 shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë me 5 mijë lek të vjetra në ditë. Ndërkohë, Edi Rama bredh nga Berlini tek sheikët e Arabisë Saudite dhe kthehet këtu vetëm për t’i nxjerrë gjuhën popullit në parlament. Disa prej jush, shumë prej jush janë ndjerë të fyer apo jo? Disa të tjerë e kanë tallur, kanë thënë shiko si bën si majmun apo jo? Por nuk është ky thelbi, nxjerrja e gjuhës është një shfaqje e shëmtuar e një njeriu që bëhet me një dhe vetëm me një qëllim, që të flasim për fytyrën e tij, për gjuhën e tij, gjestet e tij, për mungesën e tij të edukatës, kur në fakt duhet të flasim për dështimet e tij, për premtimet që nuk ka mbajtur, për vjedhjet e tij, për hajdutërinë e tij, si këtu tek Unaza e Re, pak kilometra më tej ku po vjedh 20 milionë euro për 1 kilometër.

Dhe mbi të gjitha të flasim për skandalin e fundit, se skandalet nuk kanë fund këtu, ditë për ditë ka nga një skandal, për skandalin që i zbuloi Zëri i Amerikës. Atë ditë, atë siklet kishte. Nuk donte që të bëhej një diskutim dhe një ballafaqim për skandalin që i zbuloi Zëri i Amerikës.

Cili është ky skandal?

Ky është skandali që tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, nuk është kryeministër i juaj,  nuk është kryeministër i votës së lirë, por është kryeministër i oligarkëve, është kryeministër i kriminelëve, është kryeministër i hajdutëve, është kryeministër i Gjush Dakëve, i Niçeve, i Bajrave, i Ndokave. Pra, është kryeminstër i llumit, prandaj edhe kjo është një qeveri e llumit e cila i shërben vetëm hajdutërisë dhe pasurimit të një grushti njerëzish.

Arsyeja kryesore përse jeni kështu, pse jemi në këtë gjendje është sepse vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që në pushtet nuk ka ardhur me vota dhe, për këtë arsye, nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve, sepse e di që nuk do të ballafaqohet me ju, i bën hesapet që edhe zgjedhjet e ardhshme prapë me banda dhe me krimin do të marrë dhe do të mbajë pushtetin.

Zonja dhe zotërinj kam ardhur sot këtu edhe për një mesazh tjetër: një mesazh shprese tek e nesërmja që po vjen.

Partia Demokratike bashkë me aleatët tanë perëndimore kanë shpalosur një plan dhe një program për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ky plan ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Ky plan ka mbështetjen e partnerëve perëndimorë dhe ky plan do të vihet në zbatim që ditën tonë të parë në qeveri duke filluar me uljen që ditën e parë me 300 lekë çmimit të naftës dhe të benzinës, duke vazhduar me uljen e çmimit të energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20% dhe për popullsinë e cila sot paguan çmimn e energjisë më të lartë në Ballkan, ndonëse ju e dini se energjia prodhohet këtu në kaskadat e Shqipërisë me një çmim shumë më të ulët, për shkak të keqadministrimit dhe të vjedhjes.

Doni një shembull 100 milionë euro fitim KESH, 4.5  milionë euro ka fituar vetëm në nëj ditë një kompani e lidhur me Edi Ramën. E ka blerë nga KESH energjinë e ka shitur brenda 24 orëve 4.5 milionë euro. E dini sa janë 4.5 milionë euro? Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe për të 5-fishuar ndihmën ekonomike, për të gjithë pensionistët dhe për të gjithë ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës. I vjedh në një ditë Edi Rama.

Ne i kemi zgjidhjet; ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, rritja e pensioneve e cila do të stimulojë konsumin. Një politikë e cila do të ndihmojë punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Prioriteti numër një i planit tonë ekonomik është punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, në veçanti është punësimi i brezit të ri, krijimi i mundësive për punësim këtu në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre dhe jo largimi në emigracion.

Ky plan ekonomik është plotësisht i zbatueshëm, është realist. Ai zbatohet duke ndjekur një parim të thjeshtë dhe besoj se e kuptoni të gjithë.

Deri më sot, kemi një bandë, që i merr shumicës dhe i jep pakicës. Nesër, akti i parë do të jetë që çdo qindarkë, që oligarkët dhe Edi Rama ju ka vjedhur, do t’ua konfiskojmë, kudo t’i kenë pasuritë e tyre, në Shqipëri apo jashtë Shqipërie. Dhe këto para, do t’i kthehen qytetarëve shqiptarë, do t’i kthehen politikave tona të uljes së taksave, të uljes së çmimit dhe të energjisë, do të kthehen në investime publike që sot mungojnë dhe e kanë katandisur infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore, shërbimet sociale, në ditën e tyre më të zezë.

Por, dua të jem i ndershëm dhe i sinqertë me ju, deri në fund. Kam ardhur të zotohem para jush, se e kemi këtë plan dhe kam vendosmërinë, ekipin për ta zbatuar këtë plan prej ditës së parë. Ja ku i kam këtu, pjesëtarët e ekipit, njerëz të shquar dhe profesionistë me integritet.

Me gjithë këto të zeza që kanë ndodhur, normalisht në Europë, do të kishte pasur dy përgjigje. Përgjigja e parë do të kishte qënë: vota, që do ta kishte shkarkuar Edi Ramën. Por kjo nuk ndodhi, sepse e patë tek Zëri i Amerikës se çfarë ndodh me votën e shqiptarëve. Dhe ajo vetëm maja e ajsbergut është.

Vetëm një çeshtje, ku janë zbuluar vetëm disa minuta përgjim, nga mijëra orë përgjim, ka dalë sesi nga katër qarqe është manipuluar vota, janë vjedhur votat, janë vjedhur mandatet e deputetëve. Imagjinoni se çfarë ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë! Imagjinoni sa mandate të vjedhura ka Edi Rama me lekët e krimit, me lekët e korrupsionit, me oligarkinë.

Pra, procesi politik elektoral, është bllokuar. Na thonë: miratoni Kodin elektoral. U them “miq të dashur” ua kam thënë edhe në anglisht, por sot po ua përsëris në shqip, “Ç’punë keni me kodin?  Po të zbatohet ky kod elektoral, siç është, po të zbatohet ky kod penal, siç është, sot, Vangush Dako, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama, do të duhet të ishin para drejtësisë dhe prapa hekurave. Pra, nuk është çeshtje kodi, nuk është çeshtje letrash, është çështje e zbatimit të ligjit.” Ligji nuk zbatohet, sepse prokuroria është mashë e Edi Ramës. Është mashë e krimit në rrugë dhe e krimit në qeveri. Kriminelët, nuk kapen dhe nuk ndëshkohen. Edhe kur kapen ia hedhin pa lagur. Qeveritarët jo e jo! E pësojnë vetëm njerëzit e ndershëm, njerëzit e pambrojtur. Ata që detyrohen për bukën e fëmijëve të tyre. Ata që ngrihen kundër padrejtësive, ata i arrestojnë, si kuksianët apo si gratë shtatzëna te Unaza e re.

Ky pra është sistemi i padrejtë, që ka ngritur Edi Rama, këto 5 vite.

Kjo nuk është qeveria juaj. Ky nuk është parlamenti juaj. Ky nuk është shteti juaj. Ky është është një shtet armik I interesave të çdo qytetari shqiptar. Kjo është një qeveri e shitur kokë e këmbë, tek bandit dhe tek oligarkia. Ndaj, ka vetëm një rrugë, për të cilën, na duhet ndihma juaj. Për të zhbllokuar procesin politik, për të ardhur tek ju me këtë ofertë, për t’ju mundësuar që ju të zgjidhni me votë qeverinë që meritoni dhe ta mbani përgjegjëse, prapë me votë, duke u zotuar edhe njëherë, se do t’i bëjmë realitet, planin që sëbashku me partnerët perëndimorë, kemi për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, ju thërras që me 16 shkurt, të presim nyjën gordiane në Tiranë, në sheshin qëndror, në sheshin para kryeministrisë dhe te Dëshmorët e Kombit.

Ju ftoj të gjithëve atje, që të gjithë sëbashku, të bëjmë atë që bën një popull që i bllokohen rrugët e tjera për të dalë nga kriza. Zgjedhje nuk ka, drejtësi nuk ka, sovrani mblidhet, sovrani i jep fund qeverisjes së banditëve, i jep fund qeverisjes së oligarkëve. Mbaron me 16 shkurt, edhe formalisht, se në të gjitha senset e tjera, ka mbaruar kjo qeverisje. Vetëm për të qeverisur nuk qeverisin më. Vjedhin, mashtrojnë, grabisin, por nuk qeverisin. Me 16 shkurt, nuk do të jetë një ditë e zakonshme proteste, as një protestë si gjithë protestat!

Do të jetë dita, kur bashkimi më i madh i shqiptarëve, që nga dita e parë e pluralizmit, do t’i japë fund e do të deklarojë fundin e qeverisë bandite të Edi Ramës. Kjo është ftesa që kam për ju. Dhe unë do të jem në krahun tuaj, njësoj si ju. Nuk do të jetë ditë fjalimesh. Fjala e vetme dhe zëri i vetëm që do të dëgjohet atë ditë, do të jetë zëri juaj, zëri i qytetarëve të nëpërkëmbur, harruar, përdhunuar, grabitur e të vjedhur. Ndaj, ju ftoj, siç jeni mbledhur sot, këtu në këtë shesh dhe shumë më shumë, të jeni pjesë e protestës së 16 shkurtit, për t’i hapur rrugë ndryshimit. Duke nisur me 16 shkurt, le të jetë ajo dita e parë e ndryshimit, dita kur merrni në dorë, fatin tuaj.

Nuk ka për të pasur asnjë kompromis me të keqen.

Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ai duhet dhe në vullnetin tuaj dhe bashkimin tuaj, do të largohet, një orë e më parë nga karrigia që ka uzurpuar. Nuk është kryeministri I shqiptarëve, është kryeministri i krimit dhe do të largohet bashkë me krimin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të gjithë bashkë me 16 shkurt.

Faleminderit

Read More
06 Shk
0

Skema e Edi Ramës për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit zgjerohet nga Prokuroria në Parlament.

  • Skema e Edi Ramës për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit zgjerohet nga Prokuroria në Parlament.
  • PS dhe Edi Rama refuzojnë kërkesën e PD për të ngritur pa vonesë komisionin hetimor parlamentar për rolin e Tahirit në trafikun e drogës.
  • Qëllimi i Edi Ramës është të fshehë të vërtetën që e dinë të gjithë se zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, EDMOND SPAHO

 

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit me shpresën për ta shpëtuar atë nga burgu dhe më pas edhe veten e tij.

Sot, ushtarët e Edi Ramës në konferencën e kryetarëve refuzuan ngritjen pa vonesë të komisionit hetimor për Saimir Tahirin.

Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverisjen, që në këtë rast ëhstë bashkëqeverisje me bandat, Partia Pocialiste kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor.

Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Sahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 Shkurt 2019.

Ndryshimet tona nuk janë thelbësore. Ato kanë të bëjnë:

  • Me kohën e hetimit, që nga 6 muaj, bëhet 3 muaj
  • Me numrin e deputetëve që nga 9, bëhet 11
  • Me ngushtimin e kohës për të cilën do të hetohet, nga e papërcaktuar, në 2014-2018.

Skema për të zvarritur hetimin parlamentar për Saimir Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikun e drogës është e njëjta që po ndiqet edhe në prokurori. Përtej show-t që ndiqni në ekrane për afate të reja hetimi apo ankesa fallso kundër prokurorisë, gjithçka është skemë.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar se Donika Prela, që duhet të ishte nën hetim për pastrim parash dhe favorizim të bandave, po bëhet gati të lirojë Tahirin nga akuza e drogës dhe, në rastin më të keq, do t’i ngarkojnë një akuzë banale, si shpërdorimi i detyrës.

Edi Rama ka vendosur çdo institucion në shërbim të Tahirit, për të mbrojtur veten e tij nga drejtësia.

  • Ka vendosur parlamentin, ku zvarrit dhe i mohon opozitës të drejtën për komision hetimor.
  • Ka vendosur prokurorinë, ku bëhet show me të vërtetën që shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh: se Edi Rama, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe pjesa tjetër e bandës, kanë blerë zgjedhjet me paratë drogës.

Në 16  shkurt është dita që t’i japim fund kësaj maskarade dhe të bashkohemi për të mos lejuar asnjë nga këta bashkëpunëtorë të krimit të marrin peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Read More
06 Shk
0

Protesta tek Unaza e Re, shembull kurajo

Dua t’ju falenderoj nga zemra për këtë shembull të jashtëzakonshëm kombëtar të kurajos dhe qendrësës që u tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësitë.
Nëse ju do të kishit ulur kokën, nëse ju nuk do të kishit qendruar, edhe përballë terrorit që ushtruan mbi ju, mbi gratë, mbi nënat, mbi fëmijët, nëse ju do të kishit rënë pre e propagandës dhe mashtrimeve të Edi Ramës, sot jo vetëm shtëpitë tuaja do të ishin rrafshuar, por afera e tmerrshme korruptive e kriminale nuk do ishte zbuluar, nuk do ishte zbuluar as skema e pastrimit të parave, as kush qendron pas saj, që është vetë Edi Rama dhe, akoma më keq për të gjithë, shpresa dhe besimi që keni ndezur në zemrat e shqiptarëve se me qendresë dhe bashkim, fitohet çdo e drejtë, nuk do të ishte ndezur pa qendresën e banorëve të Unazës.
Respekt dhe mirënjohje për ju vëllezër e motra dhe për gjithë qytetarët që ju kanë mbështetur në këto ditë e netë të vështira të qendresës tuaj.
Nuk kanë hequr dorë, e patë dje që vinin si korba e laraska rretheqark, sepse ky projekt ka vdekur, ka vdekur para syve të gjithë botës, por nuk duan ta kallin dhe vijnë rreth e qark si hije e çakej, sepse kanë marrë kaparin, miliona euro.
Nuk ka shpjegim tjetër për këtë aferë korruptive për kontot sekrete bankare, përveç kaparit të madh që ka marrë shefi i madh. Veç ai mund të vinte në lëvizje të gjithë shtetin e korruptuar për t’ju goditur ju, për të shkelur kushtetutën, për të shkelur ligjin, për të shkelur ligjin për prokurimet, për të shkelur Planin Urbanistik, vetëm e vetëm që për 1 kilemetër me 20 milionë euro të shënonte një rekord tjetër të zi mes rekordeve të shumta të vjedhjes dhe hajdutërisë, që janë e vetmja që Edi Rama dhe banda e tij e kusarëve kanë bërë për ju dhe shqiptarët.
E njëjta situatë është edhe në Shkozë. Dhe atje kanë prishur tashmë disa shtëpi por banorët janë ngritur. Është ekzaktësisht e njëjta situatë. Një projekt korruptiv dhe dy kompani kliente oligarkësh, njëra që ka marrë koncesionin e rrugës në jug dhe tjetra ka marrë stadiumin, të përfshira në një megavjedhje tjetër.
Kjo është e vërteta e bëmave të kryehajdutit të Shqipërisë, që Zëri i Amerikës e ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve që është siç e kemi denoncuar që prej ditës që parë, siç e ka zbuluar edhe Prokuroria ndonëse presioni politik ia ka mbyllur dhe kyçur sqepin, që ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve, i oligarkëve, i kriminelëve, peng i tyre, shërbëtor i tyre, ortaku i tyre.
Kam ardhur këtu shpeshherë dhe shpesh kemi pasur diçka të re për të ndarë me njerëzit në veçanti përsa i përket skemës korruptive, por edhe përsa i përket masave mafioze që mori kundër jush dhe familjeve tuaja.
Sot e mora këtë mikrofon për t’ju thënë se me 16 shkurt  vendi juaj nuk do të jetë këtu, por do të jetë atje, në shesh, në ballë të protestës qytetare dhe se me 16 shkurt nuk është koha më për fjalë, sepse fjalët janë thënë, të vërtetat kanë dalë. Deri me 15 shkurt , Edi Rama ka kohë t’i japë zgjidhje politike krizës, duke u larguar vetë. Me 16 shkurt , koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj, do të veprojë vetëm vullneti juaj, vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e nuk do të veprojë prej 16 shkurtit.
Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve, përndryshe, prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, ajo forcë që vendosi këtu, forca e qytetarëve të bashkuar, forca e sovranit të bashkuar. Me 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.
Edhe njëherë mirënjohje për kurajon, qëndresën dhe bashkimin tuaj. Ky është shembulli se si mund të ndalet e keqja, kjo është rruga se si do ta ndalim të keqen. Një ditë e re do të vijë, me vullnetin tuaj, me qëndresën tuaj, me shpresën dhe besimin, që këta fëmijë dhe rinia shqiptare të kenë të ardhmen që meriton.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Të gjithë bashkë me 16 shkurt, para kryeministrisë!
Faleminderit!

Read More
06 Shk
0

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA

Përshëndes nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë. Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.

Read More
05 Shk
0

Dosjet e prokurorisë, të publikuara nga Zëri i Amerikës, vërtetojnë se Edi Rama, nuk është kryeministër i qytetarëve shqiptarë

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KRUJË

 

Mirëse ju gjej zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, qytetarë dhe qytetare të Krujës.

 

Ju falënderoj për këtë mikpritje të jashtëzakonshme në një orar ndoshta të papërshtatshëm, por ju, gjithmonë jeni treguar jashtëzakonisht mikrëpritës, nuk keni pyetur për orare. Edhe sot e shoh që keni mbushur këtë shesh këtu në qendër të qytetit historik.

 

Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja, siç e dini, është shumë e vështirë, shumë e rëndë. Nuk pashë një turist apo një blerës, qoftë edhe shqiptar, të trokasë në dyqanet e tyre. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit, ndërkohë që këto biznese artizanati, restorantet, kafeteria e qytetit të Krujës, por edhe vendeve të tjera bregdetare mezi presin 2 apo 3 mujor të verës. Por edhe sezoni i kaluar ka qenë i mjerueshëm.

 

Nuk mund ta them më mirë se sa e thanë ata: 6-7 vjet më parë gjysma e klientelës përbëhej nga klientë shqiptarë nga bashkëqytetarë nga Shqipëria, por edhe nga bashkëkombës që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, nga diaspora dhe gjysma tjetër ishin të huaj që vinin me kuriozitet për të vizituar Krujën dhe përbënin konsumatorët kryesore të shërbimeve dhe produkteve të Krujës.

 

Sot situata është krejt ndryshe, jo vetëm që nuk ka turistë, por 1/3 e popullsisë së Krujës është larguar; shumica prej tyre të rinj, shumica prej tyre profesionistë. Kjo është rezultat i një klime tjetër, që nuk ka të bëjë me Zotin, nuk ka të bëjë me motin, ka të bëjë me qeverinë ose më mirë të themi me bandën që sot qeveris.

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra një pyetje të thjeshtë gjithsecili mund t’ia drejtojë vetes: Për çfarë na duhet shteti? Për çfarë na duhet qeveria? Për çfarë na duhen ligjet?

 

Qëllimi i institucioneve, i ekzistencës së tyre, qëllimi i ekzistencës së qeverisë është të kujdeset për njerëzit, të kujdeset për sigurinë tuaj, të kujdeset për sigurinë e fëmijëve tuaj, të kujdeset për shkollat, të kujdeset për rrogat, që të keni të ardhura të mjaftueshme, të kujdeset për punësimin, për mirëqenien dhe, aty ku nuk ka punësim, të kujdeset për ata të papunë që të mos u mungojë, të paktën, buka, uji dhe dritat.

 

Por a po ndodh kështu me këtë njeri që ka uzurpuar karrigen e kryeministrit dhe bandën e tij?

 

Faktet tregojnë të kundërtën, që kur ka hipur në atë karrige iu ka marrë ju dhe gjithë shqiptarëve 2 miliard euro taksa më shumë se më përpara. Ky që do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve iu ka marrë 2 miliardë taksa më shumë. Si i ka marrë? Duke rrit taksat, duke rrit çmimin e naftës, duke rrit çmimin e energjisë.

 

A i ka kthyer këto taksa mbrapsht? A i ka kthyer në investime? A i ka kthyer në shërbime? Absolutisht asnjë kokërr leku. Përkundrazi, ka bërë masakër mbi të pamundurit.

 

Kruja, hyn në qytetet me numrin më numrin më të madh të familjeve në nevojë ekonomike, dhe këtu në vend që të shtohej numri i familjeve me ndihmë ekonomike, të shtohej ndihma ekonomike për të përballuar bukën e gojës, çfarë ka bërë? Ka hequr qindra familje nga ndihma ekonomike, 23 mijë, statistikisht, në të gjithë Shqipërinë. N          ë fakt, ka hequr dyfishin. Me çfarë do të jetojnë këta njerëz?

 

Ja, jua thotë Bashkimi Europian se me çfarë jetojnë! 45 përqind e familjeve shqiptare, jetojnë me më pak se 5 mijë lek të vjetra në ditë. Ku jemi këtu? Në mes të Afrikës?! Në xhungël?!

Jemi në një nga vendet më pjellore të Europës, me mundësi të jashtëzakonëshme. Por, këto 2 miliard euro të taksava tuaja, ju e dini fare mirë pse nuk kanë ardhur tek ju për pensione, për rroga, për spitale, për shkolla. Sepse, këto para i ka vjedhur Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve në qeveri dhe me oligarkët.

 

Zonja dhe zotërinj!

 

Ju, besoj e ndoqët ditën e premte, prezantimin që bëmë të alternativës ekonomike të Partisë Demokratike. Në krahun tonë, ishin ekspertët më të mirë europianë, këshilltarët ekonomikë të vendit më të suksesshëm ekonomik në Europë, Gjermanisë, këshilltarët ekonomikë të CDU, partisë sonë simotër, partisë së Kancelares Merkel.

 

Punësimi dhe mirëqenies e shqiptarëve, janë prioriteti numër 1, për Partinë Demokratike dhe për Lulzim Bashën.

 

Ne i kemi zgjidhjet për ju, dhe jemi gati që me votën dhe besimin tuaj t’i vëmë këto zgjidhje në punë. Të funksionojnë e të prodhojnë të mira për ju prej ditës së parë!

  • Ditën tonë të parë, nafta dhe benzina, do të jenë 300 lek më të lira për çdo shqiptar, sepse, ne do ta heqim taksën Rama, mbi naftën.

 

Ne i kemi zgjidhjet për ju. Ato miliarda që sot i marrin 4-5 oligarkë, dhe i ndajmë me Edi Ramën,

 

  • Do t’i çojmë për rritjen e pensioneve.
  • Do t’i çojmë për rritjen e rrogave.
  • Do t’i çojmë për të financuar energjinë, në mënyrë që shqiptarët mos ta paguajnë faturën, më shtrenjtë se çdokush tjetër në Ballkan dhe familjet në ndihmë ekonomike të marrin 200 kiloëatët e parë falas.

 

Ne do të mundësojmë, përmes uljes së taksave, që biznesi, mos të mbyllet me 50 biznese në ditë, siç është sot, shkalla e mbylljes së bizneseve, por të hapet e të sigurojë punësim. Të kemi pra, një valë pozitiviteti, rritje ekonomike.

 

I kemi planet. Planet, jo premtimet! Me ekspertët më të mirë, dy prej të cilëve i kam sot me vete këtu, Florion Mimën dhe Çlirimin Gjatën. Ne kemi vizionin. Ne kemi planin dhe vendosmërinë, që të fillojmë t’ju shërbejmë, që prej ditës së parë, kur të na e besoni me votë, qeverisjen e vendit.

Por, zonja e zotërinj, ju e dini fare mirë, përse jemi mbledhur sot këtu: institucionet janë kapur nga krimi dhe korrupsioni. Prej pesë vitesh e kemi thënë, këtu në këtë shesh. E kemi thënë para bashkisë, që është një monument i kriminalizimit. E kemi thënë kudo, por tani nuk është Partia Demokratike e vetmja që po e thotë. Janë dokumentet zyrtare të  hetimeve të prokurorisë shqiptare, që vërtetojnë se Edi Rama, nuk është kryeministër i qytetarëve shqiptarë, por është kryeministër i votave të vjedhura, kryeministër i bandave. Është kryeministër i oligarkëve.

 

Është Zëri i Amerikës, që ka publikuar këto të dhëna dhe ka kthyer edhe njëherë fjalorin e Enver Hoxhës, në gojën e Edi Ramës, që i thotë Zëri të Amerikës, kazan. E vërteta është se, sot, vendi nuk ka një qeveri dhe një parlament të qytetarëve, por institucione të kapura, nga krimi dhe oligarkët me një synim: që t’ju marrë taksat ju. Të gjitha ligjet bëhen për të zhytur thellë e më thellë, dorën në xhepin e shumicës së shqiptarëve, dhe për të pasuruar një pakicë.

 

Ky është epitafi i Rilindjes. Grabit shumicën e shqiptarëve, që të pasurojë një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Nuk ju përfaqësojnë më.

 

A ndiheni të përfaqësuar nga kjo maxhorancë dhe ky parlament?

 

Qytetarët: Joooo

A ndjeheni të përfaqësuar nga kjo qeveri? A ndjeheni të mbrojtur nga kjo qeveri?

Qytetarët: Jooo

 

Kjo është përgjigja juaj, kjo është përgjigja e çdo shqiptari të ndershëm, demokrat apo socialist. Por ajo që ky ka bërë, me dinakëri, me tinzari, me urrejtjen që ka në shpirt ndaj njerëzve, verbuar nga pasuria marramendëse që ka vënë bashkë me oligarkët dhe kriminelët është përpjekja për të vrarë shpresën, për të thënë: ky vend nuk bëhet, se kështu janë punët në këtë vend, ky vend nuk bëhet, për t’i larguar shqiptarët edhe njëherë nga atdheu i tyre.

 

E pra, këtu nga Kruja, është vendi dhe Kuvendi, për t’ju dhënë një mesazh, jo vetëm për ju burrave dhe grave të Krujës, të rinjve dhe të rejave të Krujës, por gjithë Shqipërisë: 500 vjet më parë, një popull i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake, politike dhe ekonomike të botës, këtu në Krujë.

Pse i qëndroi?

Se ishin të bashkuar. Se luftonin për kauzën e drejtë dhe kjo u jepte kurajon për të luftuar. Sot, ka ardhur dita ta rimarrim prapë këtë shembull, e t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të shohim njëri-tjetrin në sy e të themi: ne e kemi kauzën e drejtë, ne do të luftojmë sëbashku për kauzën e drejtë. Ne do ta shporrim të keqen dhe do ta rikthejmë Shqipërinë, në binarët e zhvillimit normal europian.

 

Alternativa e PD, është një alternative europiane, njësoj si në ato vende, ku shkojnë rinia e Krujës, për të kërkuar fatin. Dhe shumicën e rasteve e gjejnë me punë të ndershme. Këtu në vendin tonë, ne mund të krijojmë kushtet për punësim dhe mirëqenie, që këto miliarda euro, të krijojnë mijëra vende pune me kushte dinjitoze, me paga dinjitoze, me rritje konsumi.

 

Të rikthejmë shpresën dhe besimin, tek shtëpitë tona, tek familjet tona, tek ekonomia jonë, te qyteti ynë, te komuniteti ynë. Por, që ta bëjmë këtë, na duhet ndihma juaj.

 

Alternativat politike, shpalosen përmes institucioneve politike dhe proceseve politike. Por, institucionet i ka kapur krimi. Edhe prokurorinë e ka kapur krimi.  Në vend që të hetojnë dhe të arrestojnë, Vangjush Dakon me shokë, Damian Gjiknurin me shokë, dhe gjithë politikanët e tjerë socialistë që janë kapur në flagrancë duke vjedhur vota, kërcënojnë me ndjekje penale, gazetarët që e shpalosën këtë tek Zëri i Amerikës.

 

Pra, nuk ka më mjete për ta zgjidhur këtë krizë, politikisht. Prandaj jua them, fare qartë; koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa.

 

Asnjë qeveri dhe asnjë parlament, nuk është sovran i këtij vendi, ato ekzistojnë thjesht dhe vetëm si rezultat i vullnetit tuaj. Tani, nuk po e thotë vetëm opozita, po e thotë bota, që Edi Rama, qeveria e tij dhe maxhoranca e tij, nuk janë produkt i vullnetit tuaj, por janë produkt i vullnetit të kriminelëve.

 

Ejani, me 16 shkurt ta rrëzojmë këtë regjim banditësh dhe t’i japim vendit rrugëdaljen politike.

 

Zgjidhja politike e opozitës, është kjo: qeveria kalimtare, që të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të zhbllokojë integrimin europian të Shqipërisë e të zhbllokojë mundësitë, për liri dhe punësim, për mirëqënie, për çdo shqiptar.

 

Kjo është ftesa që ju drejtoj sot, në emër të Partisë Demokratike, çdo qytetari e qytetarje krutane, të gjithë atyre që ndjehen të braktisur e të zhgënjyer, dëshpëruar: ngrihuni në këmbë, jepini dorën njëri-tjetrit dhe marshoni të gjithë sëbashku në Tiranë, me shpirtin e bashkimit dhe kurajon historike të krutanëve.

 

Ejani!

 

Demokratë e demokrate, qytetarë të paangazhuar politikisht, socialistë të braktisur e të dhunuar nga kriminelët që u kanë vënë mbi kokë, këtu në Krujë, e në të gjithë Shqipërinë.

 

Ejani, merreni në dorë fatin tuaj. Ta çlirojmë qeverisjen nga pengmarrja kriminale dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. T’i japim rrugë, Shqipërisë europiane. T’i japim rrugë Shqipërisë së mundësive për ju.

 

Ju garantoj, se prej ditës së parë, që këtë vend do ta çlirojmë nga pengmarrja e Edi Ramës dhe bandave të tij. Një ditë e re do të agojë për këtë vend, dhe gjithësecilin prej jush, dhe ju do të mund të prekni e të shijoni frytet e një qeverie që ju shërben ju, që punon për ju dhe jep rezultate për ju, fëmijët tuaj dhe familjet tuaja.

 

Nuk ka rrugë tjetër, përveç bashkimit. Nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Nuk ka rrugë tjetër, përveç popullit.

 

Populli i bashkuar, me 16 shkurt në Tiranë, do ta hapë, do ta zhbllokojë rrugën që ka bllokuar krimi me Edi Ramën dhe do ti japë, prespektiven e merituar vendit, sigurinë, mirëqenien, mundësitë dhe liritë, çdo familje e shqiptari të ndershëm, që nuk kërkon lëmoshë, por kërkon të jetojë me djersën e ballit dhe me dinjitet.

 

Për këtë të bashkohemi me 16 shkurt. Për këtë është ftesa për gjithësecilin prej jush.

 

Ju mirëpres të gjithëve me 16 shkurt në Tiranë.

 

Zoti e bekoftë Krujën!

Zoti i bekoftë familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË FUSHË KRUJË

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, qytetarë dhe qytetarë të Fushë Krujës, faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, sot, këtu në qytetin tuaj!

 

Këto ditë kam nisur një tur për takuar qytetarë, për të takuar fermerë, familjarë, të rinj, përfaqësues të sipërmarrjes, të biznesit të vogël apo punëtorë në dyqane, por po e shikoni që po bëhet e pamundur që të jetë një tur bashkëbisedimi, sepse, brenda pak çasteve, sheshet e qyteteve mbushen me njerëz të qartë e të vendosur, të bashkuar dhe plot besim se po vjen një ditë e re.

 

Këtu në Fushë Krujë jam lodhur duke ardhur e duke dëgjuar kujt i plasi tritoli sot, kujt i plasi tritoli dje, kush mbylli dyqanin, kush ka ngelur pa punë; histori të trishta që ma mbushin zemrën me trishtim. Dhe vetëm mund ta imagjinoj si ndihen ata komshinjtë e këtyre që u plas tritoli apo familjarë, ata që ngelën të papunë, ata që ngelen të braktisur, ata që ngelën  të harruar.

 

Kam ardhur sot që t’ju them që mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin tuaj, me bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe me ndihmën e Zotit herën tjetër, kur të vij në Fushë Krujë, të flasim për bizneset që janë hapur, për të rinjtë që gjejnë vende pune, për uljen e çmimit të naftës, për jetën që bëhet pak më e lehtë dhe jo pak më e vështirë, për mundësitë, për punësim dhe për mirëqënie, për familje që jo vetëm e meritojnë ndihmën ekonomike, por edhe e marrin ndihmën ekonomike, për shkolla që nuk mbyllen por që investohen, për klinika dhe spitale, të cilat i ofrojnë të njëjtën shërbim që iu ofrohet qytetarëve të Maqedonisë. Dhe të jeni të bindur se kjo ditë po vjen dhe po afron, se kjo ditë do të vijë shumë më shpejt, sa më shpejt të rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut. Nuk ka asnjë arsye tjetër për pasigurinë që ka pllakosur Fushë Krujën këto vite.  Nuk ka asnjë arsye tjetër për vështirësitë ekonomike në të cilat ndodheni, për papunësinë dhe mungesën e mirëqenies, përveç keqqeverisjes.

 

Taksat e shtuara që ju paguani, çmimi i naftës në stratosferë, çmimi i energjisë elektrike, miliarda euro që ju mbledh qeveria duke ku kruajtur edhe astarin e xhepit, nuk kthehen në investime për Fushë Krujën, nuk kthehen në shërbime, nuk kthehen në spitale dhe shërbim të mirë shëndetësor, nuk kthehen në shkollim. Gjysma e maturantëve të Fushë Krujës nuk do të kenë mundësinë që të shkojnë në universitet, për shkak të tarifave të rritura dhe të pamundësive të familjeve të reja. Kjo duhet të ndryshojë, kjo mund të ndryshojë. Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra kjo do të ndryshojë!

 

Partia Demokratike dhe unë kemi një plan i cili do t’ju vërë ekonominë shqiptare në funksion të qytetarëve shqiptarë, do t’i japë fund trajtimit të vendit si një lopë për t’u mjelur nga kryeministri, 4 oligarkët, dhe 5 banditë.

 

Ne kemi një plan ekonomik të cilin e kemi hartuar jo vetëm me ekspertët më të mirë shqiptarë, por, siç e patë, para disa ditësh, edhe me ndihmën e ekonomistëve më të shquar të Gjermanisë, atyre që këshillojnë ekonominë më të fuqishme, ekonominë gjermane, ekonominë e Evropës. Tonat, nuk janë premtime, janë plane, plane të hartuara me përgjegjësi të madhe ndaj të nesërmes së gjithësecilit prej jush dhe familjeve tuaja.

 

Ulja e taksave, ulja ditën e parë e çmimit të naftës dhe të benzinës me 300 lekë, duke ia hequr taksën Rama mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë janë vetëm 3 nga shtyllat që do të çlirojnë miliona euro në ekonomi, do t’ia heqin lakun nga fyti biznesit, do të rrisin konsumin, do të kthejnë në lëvizje ingranazhet e ekonomisë shqiptare, do të çlirojnë energjinë positive, që sot e ka marrë peng krimi dhe hajdutëria qeveritare.

 

Ne, së bashku do të bëjmë të mundur, që paratë që shkojnë me miliona nëpër kontot bankare sekrete të Arben Ahmetajt, Edi Ramës me shokë, me ato koncesionet e inceneratorëve vidhen 21 milionë euro vetëm këtë vit, po i latë ju, po i lamë ne. Ato para mjaftojnë për të rritur pensionet, mjaftojnë për një politikë tjetër, ku çdo familje që ka nevojë për ndihmë ekonomike ta marrë ndihmën ekonomike, dhe jo lëmoshë, por mjaftueshëm ndihmë ekonomike, që në Shqipëri të mos ketë, sepse s’duhet të ketë, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita, asnjë familje që të mbetet pa i çuar fëmijët në universitet për shkak të pamundësive ekonomike. Të gjitha këto janë të mundura. Të gjitha këto janë të mundura, nëse miliardat e taksave nuk i vjedh Edi Rama me një grusht banditësh.

 

Normalisht, kudo që kjo të ndodhte, do të kishte dy zgjidhje: ose populli do ta largonte me votë qeverinë, ose drejtësia do t’i fuste në burg Edi Ramën dhe ministrat e tij të korruptuar. (thirrje të pjesëmarrësve për burg) Patjetër që po. Por, të dy këto procese politike janë aktualisht të bllokuara. Zgjedhjet janë të vjedhura. Nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, nuk e thoni vetëm ju, që e dini fare mirë se si u bënë zgjedhjet këtu në Fushë-Krujë, tani e thotë Zëri i Amerikës, e thonë gazetat dhe mediat perëndimore që Edi Rama nuk është kryeministri i zgjedhur i shqiptarëve, por është kryeministri i banditëve dhe i hajdutëve.

 

Normalisht, këtë situatë duhet ta zgjidhte drejtësia, por prokuroria e kapur e Arta Markut dhe Donika Prelës me shokë, në vend që të arrestojë Vangjush Dakon me shokë, hap hetime për nxjerrjen e sekretit hetimor ndaj gazetarëve që e botuan tek Zëri i Amerikës. Këta kanë prekur fundin. Këta i kanë vjedhur shqiptarët, këta i kanë dhunuar shqiptarët, këta i kanë mashtruar shqiptarët, dhe tani me arrogancë dhe me propagandë mendojnë se mund t’ia hedhin, por ora e propagandës së tyre u thye e u bë copë e çikë nga studentët e bashkuar, nga rinia shqiptare.

 

Prandaj, të vëmë në lëvizje procesin politik, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku ju të jeni në gjendje të votoni programin ekonomik që funksionon për ju, që siguron punësim, mirëqenie, mundësi dhe liri për ju, se këto duan banorët e Fushë-Krujës, këto duan krutanët, këto duan shqiptarët. Askush prej jush nuk kërkon lëmoshë. Ju doni liri, ju doni mundësi, për mirëqenie dhe punësim, ky është programi ynë, ky është objektivi numër 1 i Partisë Demokratike dhe i imi.

 

Por që t’i hapim rrugë këtij procesi, zonja dhe zotërinj, kemi nevojë për ndihmën tuaj. Politika është bllokuar nga vjedhja e zgjedhjeve, drejtësia është bllokuar nga kapja e prokurorisë dhe e gjyqtarëve, ka vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë, ka vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë dhe kjo që po ju them sot tani, është themeli i çdo shoqërie evropiane, ka vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë dhe kjo forcë janë shqiptarët e bashkuar me 16 shkurt në Tiranë. Të bashkuar, të qartë dhe të vendosur, për të deklaruar fundin e qeverisë së banditëve.

 

Ne jemi gati t’ju shërbejmë. Unë jam gati t’ju shërbej, me planin tonë, me ekipin tonë, me ekspertë, me njerëz me integritet, njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre dhe s’janë përfolur kurrë. Kam nderin që të kem këtu, pjesë të ekipit tim, Florion Mimën, Çlirim Gjatën dhe të tjerë anëtarë të ekipit të Partisë Demokratike, të cilët, së bashku me drejtuesit organizativë lokalë këtu, me Agronin, të cilin e kanë votbesuar, demokratët e Fushë Krujës, të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve dhe t’i ushtrojmë ato me profesionalizëm dhe përulësi ndaj jush., jo me mendjemadhësi, as me arrogancë, as me hile. Këto meritoni dhe ju jap fjalën se këto do të keni. Qeveria e Partisë Demokratike do të jetë qeveria që do të bëjë gjithçka për punësimin, për mundësitë dhe për lirinë tuaj.

 

Por, para kësaj, na pret beteja. Shumë prej jush e kanë ndjerë në palcë, keqqeverisjen. Ju kanë marrë shpirtin. Ju kanë shkujaruar, ju kanë braktisur. Tani, shikoni njëri-tjetrin në sy, dhe shikoni në sytë e njëri-tjetrit, në sytë e rinisë së Fushë Krujës, në sytë e këtyre fëmijëve: ka shpresë, ka besim, se një ditë e re po vjen, dita, kur fatin tuaj, nuk do ta kenë në dorë banditët, dita kur fatin tuaj, nuk do ta kenë në dorë, oligarkët grabitqarë, dita kur fatin tuaj, nuk do ta kenë politikanë hajdutë dhe mashtrues, dita, kur fatin tuaj, do ta keni në duart tuaja.

 

Ndaj, ju ftoj, që këtij bashkimi spontan sot në Fushë Krujë, t’ia shtoni rradhët me miqtë tuaj, me kolegët tuaj, me vëllezërit dhe motrat tuaja, me bashkëshortët dhe bashkëshortet tuaja dhe, të gjithë së bashku, ta sillni këtë besim për ndryshim në Tiranë me 16 shkurt, ta derdhni në bulevardin kryesor të Tiranës, bashkë me qytetarët e tjerë, nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës.

 

Le të jetë 16 shkurti, dita e historisë së artë e shqiptarëve, dita e parë e ndryshimit. Dita e parë e një demokracie të vërtetë europiane, ku çdokush ta marrë vesh, se në Shqipëri, që këtej e tutje, do të vendosin shqiptarët për fatin e tyre.

 

Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme. Ju mirëpres të gjithëve në Tiranë me 16 shkurt. Nuk kam shumë fjalë për t’ju thënë me 16 shkurt. Koha për fjalët ka mbaruar. Merrni fatin në duart tuaja më 16 shkurt në Tiranë!

 

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

 

Read More
05 Shk
0

NJOFTIM NGA TAKIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA ME ALBIN KURTIN

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në Tiranë Kryetarin e Vetëvendosjes z. Albin Kurti, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Basha dhe z. Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standarteve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Read More
05 Shk
0

Me mbajtjen e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë, vetingu u konfirmua edhe një herë si një vegël në duart e Edi Ramës

  • Me mbajtjen e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë, vetingu u konfirmua edhe një herë si një vegël në duart e Edi Ramës.
  • Prela i duhet Ramës për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit për vjedhjen e votave.

DEKLARATË E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE.

Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i drejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës.

Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur Edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve.

Vëzhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni.

Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka shërbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkatërrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor.

Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij. Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi I bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi.

Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve.

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vërtetës.

Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet!

Read More