Blog

22 Nën
0

Buxheti 2019 më katastrofiku i 28 viteve viteve. Legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh.

BUXHETI 2019

  • Buxheti 2019 më katastrofiku i 28 viteve viteve. Legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh.
  • Llogaritë tregojnë se 97% e shqiptarëve, me rritjen e taksave, çmimit të naftës, të energjisë, paguajnë më shumë sesa para 5 vitesh.
  • Janë 1.9 miliardë euro më shumë të nxjerra nga xhepat e shqiptarëve, jo për shkak të formalizimit. Këta vjelin më pak se qeveria e PD.
  • Buxheti 2019 thyen rekordin e borxhit që, bashkë më PPP, e kalon kufirin ogurzi të 80%.
  • Projekti “1 miliard” me PPP, që po shkon 3 miliard euro, është projekti më korruptiv në Ballkan. Favorizon disa oligarkë duke lënë mbi shqiptarët një faturë të tmerrshme.
  • Buxheti 2019 nuk ndal boshatisjen e vendit. 1 në 6 shqiptarë është larguar gjatë qeverisë së Edi Ramës.
  • Buxheti 2019 nuk nxjerr nga varfëria ekstreme asnjë nga 150 mijë familjet. Buxheti për ta është sa për 2.2 km tek Unaza e Re.

ALTERNATIVA PD

  • Alternativa e PD nuk është një tufë premtimesh, por një plan solid për të rindezur motorrët e fikur të ekonomisë, të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj.
  • 9% taksë e sheshtë, e domosdoshme si taksë konkururese në Ballkan për të thithur investime që krijojnë vende pune.
  • Për biznesin e vogël ngritja e kufirit të xhiros në 120 milionë lekë në vit dhe vedosja e pullës fiskale në mjediset e jashtme të biznesit. Vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor. Në Tiranë janë 7 fishuar.
  • Eliminim të menjëhershëm të taksës së qarkullimit + taksës së karbonit = 314 lekë.litër më lirë.
  • Rikthim i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në nëvojë dhe për prodhuesit. Energjia është një nga piramidat më kriminale të ekonomisë.
  • Në qeverinë e PD të ardhurat nga taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë për koncesione korruptive. Secili prej tyre do të anullohet sipas ligjit Antimafia.
  • Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Qeveria e PD nuk do të paguajë asnjë qindarkë për to. Këto para do të shkojnë për prioritetet tona të zhvillimit.
  • Në bujqësi 100 milionë euro subvencione për fermerët, 50 milionë euro për investime në infrastrukturë.
  • Për të realizuar alternativën e PD, duhet të realizohen 3 synimet kryesore të opozitës: vetingu i politikanëve, platforma antimafia, dekriminalizimi i zgjedhjeve.
  • Ftoj qytetarët t’i bashkohen alternativës sonë për rrugëdalje nga kriza, për të rikthyer legjitimitetin qeverisjes. Është beteja ekzistenciale për një Shqipëri të mundësive për të gjithë.

 

FJALA E HAPJES E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Përshëndetje dhe mirëse keni ardhur të nderuar përfaqësues të partive parlamentare të opozitës, aleatë opozitarë.

Të dashur të pranishëm, miq të ftuar,

Përfaqësues të sipërmarrjes,

Shoqatave të biznezit të vogël, Konfindustrisë,

Shoqatave të prodhimit, të transportit, të fermerëve, të pensionistëve, grupeve të interesit e shtresave në nevojë, Përfaqësues të ish-përndjekurve politikë dhe pronarëve.

E sotmja është një ditë ku opozita, së bashku me ju, do të bëjë transparencën e munguar për atë që është buxheti më katastrofik në 28 vite të Shqipërisë pluraliste. Buxhet i cili legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve, të taksave të tyre, të burimeve të tyre natyrore dhe rëndon mbi ta një shifër borxhi rekord, e cila, e agreguar me borxhin e fshehur të projektit korruptiv të PPP-ve thyen për herë të parë tavanin ogurzi të 80 përqindëshit.

Kjo, falë projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit të ashtuquajtur 1 miliardë, i cili tashmë po i afrohet shifrës 3 miliardë. Pra, dhënies së 15 apo 20 koncesioneve, 10 apo 15 oligarkëve të vendit, me një vlerë të barabartë sa gjithë buxheti vjetor i Shqipërisë. Rritja e borxhit, koncesionet dhe favoret fiskale për një grusht njerëzish, kanë sjellë një faturë të tmerrshme për të gjithë sektorët e ekonomisë, që nga ambienti tmerrësisht negativ për investimet dhe biznesin, ambienti fiskal, tek shpenzimet sociale, për pensionistët, shtresat në nevojë, për shëndetësinë, për arsimin, për të rinjtë, për studentët.

Dhe kjo në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një buxhet realist, që të ndalë dramën e madhe të boshatisjes së vendit, ku 1 në 6 shqiptarë është larguar në kohën e qeverisjes së “Rilindjes” së Edi Ramës.

Shqipëria ka nevojë për një buxhet i cili të adresojë nevojat akute të mbi 150 mijë familjeve, në nevojë ekstreme ekonomike, për të cilat Edi Rama ka rezervuar në këtë buxhet një shumë të barabartë me atë që planifikon të hedhë në Unazën e Re. Pra, ai i ka rezervuar mesatarisht çdo familjeje një gjysëm milimetri asfalt të Unazës së re, duke i detyruar të ndërmarrin veprime ekstreme, siç janë largimi nga vendi, dhe duke e çuar edhe njëherë Shqipërinë në parametra afrikanë, ku sipas Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO), 290 mijë shqiptarë nuk hanë dot më shumë se një herë në ditë.

Vendi është në emergjencë dhe emergjenca, përtej konstatimit dhe denoncimit, ka nevojë për alternativë dhe veprim.

Por sot, teksa kjo qeverisje e falimentuar përpiqet ta kalojë dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, buxhetin e shtetit, në mungesë totale transparence dhe me një propagandë groteske, është detyra jonë si opozitë të bëjmë transparencë të plotë para qytetarëve. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë transparencë, jo thjesht me njëri-tjetrin, jo thjesht nga një foltore, por në praninë e përfaqësuesve të grupeve të interesit, të të gjitha shtresave të shoqërisë, që gjenden sot të përfaqësuara në këtë sallë.

Edhe njëherë ju falenderoj për pjesëmarrjen.

 

FJALIMI PËRMBYLLËS I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Faleminderit zoti Neranxi, jam i sigurtë që koha këtu gjithmonë do të jetë e pakët për trajtimin shterues të problematikave të ekonomisë e në veçanti kur diskutohet buxheti. Por dua të konkludoj me dy parashtrime të shkurtra.

Ne erdhëm këtu së pari për të bërë transparencën e vërtetë se ç’është ky buxhet. Një buxhet që vjedh njerëzit dhe pasuron një grusht oligarkësh.

Ky është modeli që ka ndërtuar dhe organizuar organizata e Rilindjes në 5 vite. Është një model thellësisht klientelist dhe i korruptuar. Është një model kriminal.

Nga njëra anë ka rritur taksat, ka rritur çmimin e naftës, ka rritur faturën e energjisë, ka rritur të gjitha tarifat pa përjashtim.

Llogaritë tregojnë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë sesa para 5 vitesh dhe shifrat janë të frikshme, 1.9 miliardë euro më shumë të nxjerra nga xhepat e shqiptarëve, jo për shkak të formalizimit, sepse, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm, vjelin vetëm 27.5%, pra më pak sesa ç’vilte qeveria demokrate me taksën e sheshtë, por si rezultat i represionit, i cili ka çuar bizneset drejt mbylljes, pensionistët dhe shtresat në nevojë drejt konsumimit të një vakti në ditë, të rinjtë drejt emigracionit.

Alternativa jonë është e qartë dhe nuk përbëhet nga një tufë premtimesh, por nga një plan solid.  Si në anën e mbledhjes së të ardhurave, ashtu edhe në anën e shpenzimeve.

Politika jonë fiskale ka vetëm një synim: T’i ndezë motorrët e fikur të ekonomisë. Të rikthejë besimin e biznesit të vogël, sipërmarrjen në tërësi të investitorëve të huaj dhe të konsumatorëve tek burimet e pashtershme të ekonomisë shqiptare që sot kontrollohen nga një grusht njerëzish.

Platforma dhe plani ynë është solid, i kalkuluar që, nga njëra anë, të japë këtë nxitje maksimale dh,e nga ana tjetër, të krijojë mjaftueshëm të ardhura për t’iu përgjigjur si sfidave sociale, ashtu edhe planit tonë ambicioz të investimeve.

Po i qëndrojmë 9% taksës së sheshtë, e domosdoshme si taksë konkurruese në Ballkan. Një vend që e ka taksën 6% më të lartë se Maqedonia dhe Mali i Zi, edhe sikur t’i ketë në rregull gjërat e tjera, nuk do të jetë në gjendje që të thithë investime të huaja që të krijojnë vende pune.

Dy investimet e fundit që krijojnë vende pune, TAP-i dhe Devolli po shkojnë drejt mbylljes. Dhjetëra-mijëra njerëz do të humbin vendet e tyre të punës.

Një investim të huaj nuk kemi parë këto 5 vite. Asnjë!

Pyetja që ia kam parashtruar shpesh herë kreut të kësaj organizate, kryeministrit aktual: “Na thoni një investim serioz perëndimor mbi 3 milion euro që i ke sjellë këto 5 vite?” Nuk ka asnjë të vetëm! Përkundrazi ka një listë të gjatë investimesh që janë larguar.

Pra alternativa jonë është 9% taksë e sheshtë. Padyshim.

Për biznesin e vogël:

  • ngritja e kufirit në 120 milionë lekë të vjetra,
  • vendosja e pullës fiskale në ambientet e jashtme të biznesit,
  • vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor, të cilat vetëm këtu në kryeqytet janë shtatëfishuar.

Janë shtatëfishuar paratë që paguan biznesi, sipërmarrja e vogël (e gjithë sipërmarrja, por sipërmarrja e vogël e ndjen akoma më shumë) për pushtetin vendor. Pra vendosja e një kufiri me ligj dhe thjeshtimi i të gjitha procedurave të ndërveprimit me të gjitha agjencitë shtetërore, prania e të cilave në biznese nuk mund të shkojë për terror siç shkon sot. Por duhet të shkojë për të ndihmuar klimën e biznesit.

  • Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në komoditetet që kanë të bëjnë me strukturën e ekonomisë, naftën. Eleminimi i menjëhershëm i akcizës apo taksës së qarkullimit, plus taksës së karbonit 314 lekë të vjetra për litër, para që merren në mënyrë abusive. Paguajmë naftën më të shtrenjtë, shtrenjtojmë gjithçka në ekonomi, bëhemi jokonkurrues brenda dhe jashtë vendit, dhe ku shkojnë këto para?! Shkojnë për të bërë 20 milionë kilometrin në Unazë.
  • Rikthimi i fashave mbrojtëse të energjisë, për shtresat në nevojë dhe për prodhuesit. Çmimi i prodhimit të energjisë shqiptare nuk kalon një lekë. Shitet me 9-13 lekë. 1 mijë e 300% marzh fitimi. Një nga skemat më korruptive, një nga piramidat më kriminale të shtetit shqiptar është ajo e energjisë.

Ne besojmë se këto masa do të risjellin shpresë dhe besim tek, në radhë të parë tek sipërmarrja, në radhë të dytë tek konsumatori. Do të ndezin motorrët e ekonomisë, do të çlirojnë energji pozitive, do t’i vënë në lëvizje kapitalin dhe do të rrisin natyrisht bazën mbi të cilën do të mblidhen këto të ardhura. Por këto të ardhura nuk do të shkojnë për koncensionet korruptive të programit që nisi me 1 miliardë e ka shkuar 3 miliardë.

Dua ta përsëris qartë dhe prerë, secili prej këtyre koncensioneve do të anulohet nga i pari tek i fundit, asnjë prej këtyre oligarkëve apo bankave që po i mbështesin, të mos kenë iluzionin më të vogël do të anulohen nga i pari tek i fundit dhe do të shqyrtohen sipas dispozitave të ligjit Antimafia.

Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Nëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo të falimentojë këto kompani, nëse alternativa është të mos kemi lekë për të paguar pensionet, pronarët, të përndjekurit, shtresat në nevojë, rrogat e mësuesve, ngrohjen për vogëlushët apo të falimentojnë këto të 15-të dhe bankat që qëndrojnë pas tyre.

Paralajmërimi është i qartë dhe i prerë: Asnjë prej këtyre kontratave nuk do të vazhdojë, janë të gjitha abuzive, janë të gjitha korruptive. Pa konkurrencë, propozime të pakërkuara, me kompani offshore si ato të inceneratorëve të Arben Ahmetajt, kompani që janë krijuar të hënën për të fituar tenderin të premten. Të gjitha këto kontrata do të anulohen.

Asnjë cent nga këto 2.2 mld që po shkojnë 3 mld nuk do të paguhen më nga qeveria e ardhshme. Këto para do të shkojnë të gjitha për politikat tona fiskale, për uljen e taksave dhe prioritetet tona të zhvillimit.

Në fushën e bujqësisë 100 milionë euro subvencion euro për fermerët, 50 milionë euro mbështetje në investime në infrastrukturë.

Në fushën e zhvillimit dhe investimeve në energjitikë, teknologjinë e informacionit dhe turizmit do të adoptojmë përvojat më të mira rajonale, të cilat bëjnë të mundur thithjen e investimeve të huaja, që duan jo vetëm një klimë konkurruese taksash, por duan mirëqeverisje, por duan po kështu që qeverisja të jetë një partner, jo një partner në kuptimin e allishverisheve dhe të ryshfeteve të biznesit, por një partner me sipërmarrjen që krijon vende pune, me forma të cilat përdoren në rajon me sukses; që nga regjime fiskale të thjeshtuara dhe me zbutje për 5 deri në 10 vitet e para, deri tek skemat e bashkëfinancimit të sigurimeve shoqërore.

Pse?

Për të thithur investime që hapin vende pune dhe hapin vende pune me paga dinjitoze dhe, po kështu, për të mbështetur sektorët jetikë prioritarë të zhvillimit, të infrastrukturës rrugore, portuale, hekurudhore. Por jo me PPP që e kanë çuar çmimin nga 3-4-5 milionë euro çmimet maksimale të investimeve në infrastrukturë, në 20-25 milionë euro.

Shikoni çfarë ndodh: Një tender fillon me 250 milionë, mbaron me 360 milionë, një nga këto tenderat korruptivë. Të gjitha këto do të marrin fund. Mbështetje do të kenë sektorët e shëndetësisë. Mbështetje do të ketë sektori i arsimit. Kjo mbështetje nuk do të matet më me kilometrat e rrugës të tenderave të korruptuar.

Sot kemi bëri një përpjekje titanike për t’i ikur tallavasë që imponon një kryeministër i dështuar që nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë nga foltorja e Parlamentit si llaxore. Prandaj nuk mund të jemi në atë parlament sepse ai sot nuk ka thënë asgjë as për hallet e njerëzve, as për problemet e njerëzve, as për zgjidhjet, është tallur nga fillimi deri në fund.

Përtej patologjisë psiqiatrike që është domeini i mjekëve në këtë sallë, dua të them që unë refuzoj si kryetar i opozitës ta zbres nivelin e debatit publik në nivelin prej halabaku me të cilin flet Edi Rama për të fshehur dështimin total të qeverisjes së tij.

Sot kemi folur me fakte, sot kemi folur me shifra, sot kemi dhënë alternativën e qartë për të dalë nga kjo krizë e thellë.

Natyrisht kjo alternativë mund të materializohet vetëm përmes procesit demokratik. Prandaj është e domosdoshme të realizojmë tre synimet kryesore të shpallura tashmë:

  1. Vetingu i politikanëve, pastrimin e asaj salle, qeverisë dhe qeverisjes nga politikanët e lidhur me krimin.
  2. Platformën antimafia për t’i shkëputur 2.2 mld euro dhjetë oligarkëve që po i marrin frymën ekonomisë dhe për t’ia kthyer pensionistëve, vogëlushëve, shëndetësisë, sipërmarrjes.
  3. Platformën e dekriminalizimit të zgjedhjeve për të mundësuar që shqiptarëve t’u kthehet një qeveri legjitime që përfaqëson votën dhe vullnetin e tyre dhe jo interesat e bandave kriminale dhe oligarkëve që kanë marrë peng vendin.

Ndaj, kërkoj mbështetjen tuaj. Na duhet ndihma juaj! Na duhet të artikulojmë së bashku jo thjesht problemet, por edhe rrugët e zgjidhjes.

Në qoftë se besoni në këto rrugë të zgjidhjes, siç i artikuluan disa prej jush sot, t’i themi me zë të lartë, t’i bashkohen jo thjesht një përpjekje të partive politike, por një rrugëdalje racionale dhe të zbatueshme si ajo që ne propozojmë dhe, mbi të gjitha, t’i bashkohemi betejës për të rikthyer legjitimitetin qeverisjes në vend, për t’i rikthyer legjitimitetin zgjedhjeve në vend, për t’i dhënë shqiptarëve as më shumë dhe as më pak se institucionet e pastruara nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin.

Këto janë prioritetet tona, këto nuk janë betejat tona, janë betejat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj mirëpresim dhe ftojmë të gjithë qytetarët, grupet e interesit, sipërmarrjen e ndershme të jenë pjesë e kësaj beteje.

Nuk është vetëm beteja e Partisë Demokratike, nuk është beteja vetëm e opozitës, është beteja ekzistenciale për një Shqipëri të mundësive për të gjithë, të mundësive për konkurrencë të lirë në ekonomi, të mundësive për një jetë më të mirë për të gjithë, të mundësive dhe shanseve për një Shqipëri europiane.

Ju faleminderit!

Read More
22 Nën
0

Edi Rama ka marrë nën sqetull Vangjush Dakon e po e mbron nga burgu edhe për pak kohë. Arsyeja e thjeshtë, nëse ai lëshon Dakon e bandave të Durrësit, rradhën do ta ketë vetë Edi Rama!

  • Edi Rama ka marrë nën sqetull Vangjush Dakon e po e mbron nga burgu edhe për pak kohë. Arsyeja e thjeshtë, nëse ai lëshon Dakon e bandave të Durrësit, rradhën do ta ketë vetë Edi Rama!

IZMIRA ULQINAKU, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE

Dosja 339 e krimit elektoral në Durrës, vazhdon të mbahet e mbyllur pa të pandehurin kryesor: kryesuesin e masakrës së votave, Vangjush Dako.

Përgjimet e dosjes 339 janë prova e pakundërshtueshme që kryebashkiaku i Durrësit duhet të arrestohet dhe t’i dorëzohet drejtësisë për t’u përballur me akuzën e rëndë të krimit zgjedhor.

Edi Rama e ka marrë nën sqetull VangJush Dakon dhe po e mbron nga burgu edhe për pak kohë. Arsyeja është e thjeshtë: Po lëshoi Dakon e bandave të Durrësit, rradhën do ta ketë vetë Edi Rama!

Provat janë në dritën e diellit: Dako duhet arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar bandën e Avdylajve të blejë vota për llogarinë e pushtetit të paligjshëm të Edi Ramës.

Vangjush Dako nuk e mohon dot zërin e tij, kapur në përgjime,  ku, në shkëmbim të votave, premton favore për bandat.

Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.
  • Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin.

Për një drejtësi të pakapur poliikisht dhe që nuk I shërben krimit të organizuar, dosja 339  duhet ta kishte çuar në burg Vangjush Dakon!

E gjithë bota kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri, por deri sa Vangjush Dako dhe eksponentët e tjerë të Rilindjes të jenë të lirë, zgjedhje të lira nuk mund të ketë.

Vangjush Dako duhet dhe do të arrestohet! Pastrimi i Politikës nga krimi do të bëhet!

Rrugë tjetër për të shpëtuar zgjedhjet e për të larguar krimin nga politika, nuk ka.

Read More
21 Nën
0

Vangjush Dako është simboli i masakrës elektorale, me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet.

  • Vangjush Dako është simboli i masakrës elektorale, me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet.
  • Dosja  “339”, e cila prej një muaji mbahet nën kontrollin e Edi Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prova që çon në burg Vangjush Dakon.

LUAN BAÇI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Sot bëhet një muaj, që kur u provua se dosja 339 ekzistonte dhe, bashkë me të, provoheshin si të vërteta edhe denoncimet e Partisë Demokratike se qeveria e Edi Ramës është një qeveri ilegjitime, e dalë nga masakra elektorale e qershorit 2017.

Simbol i kësaj masakre është Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili është kapur në përgjime duke blerë vota me bandat në shkëmbim të fuqizimit ekonomik të tyre.

Dosja  “339”, e cila prej një muaji mbahet nën kontrollin e Edi Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prova që çon në burg Vangjush Dakon.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.
  • Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë  vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako nuk ka shpëtim! Ai do të arrestohet!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Read More
21 Nën
0

Anëtari i FRPD, Oleg Gora u dënua politikisht nga gjyqtari Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko

  • Anëtari i FRPD, Oleg Gora u dënua politikisht nga gjyqtari Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko, pasi gjuajti me vezë Erjon Veliajn, sepse ishte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
  • Gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, vendosi se, të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.
  • Edi Rama liron trafikantë e kriminelë, dënon të rinj. Nuk kemi për t’i lënë të qetë që të shkatërrojnë vendin dhe të ardhmen tonë!

 

BELIND KËLLIÇI, KRYETAR I FORUMIT RINOR TË PARTISË DEMOKRATIKE

 

“Drejtësia” e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.

Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.

Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë!

Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.

Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

E vënë tërësisht në shërbim të Edi Ramës, drejtësia liron çdo ditë kriminelët dhe dënon qytetarët e pambrojtur.

Është kjo drejtësi e kapur politikisht që mbron ministra dhe ish ministra të përfshirë në trafiqe e korrupsion dhe dënon të rinjtë që protestojnë se nuk paguajnë dot tarifat e rritura te shkollës.

Është kjo drejtësi që mbron Vangjush Dakon, i cili duhej të ishte në burg për bashkëpunim me krimin në blerje votash dhe dënon të rinjtë që protestojnë në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe kundër korrupsionit, që po na merr frymën.

Është drejtësia e kapur dhe policia politike që i trajton si kriminelë të rinjtë që protestojnë tek Unaza e Re në mbështetje të banorëve që po u prishen shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim.

Dhuna dhe presioni politik orkestrohet nga Edi Rama për të trembur dhe për t’i mbyllur gojën të rinjve të FRPD dhe çdo të riu tjetër që proteston kundër padrejtesive, keqqeverisjes dhe krimit që na sundon prej 5 vjetësh.

Dua ta garantoj sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn se nuk do të shpëtojnë dot duke dënuar të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike!

Ne do të vazhdojmë të jemi përballë tyre derisa ta largojmë këtë të keqe, që është arsyeja pse Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në botë të të rinjve që duan të largohen.

Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk ta lejojmë të keqen që na qeveris sot të mbajë peng të ardhmen tonë europiane!

Read More
20 Nën
0

Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim.

  • Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim. Fshehja dhe heshtja për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, pazaret okulte që bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk prishin provat e dosjes voluminoze 339.

VALENTINA DUKA, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.

Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.

Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.

Read More
19 Nën
0

Me fermerët e zonës së Beratit

Me fermerët e zonës së Beratit ndamë të njëjtën bindje: Pa ndryshuar gjendjen politike, nuk ka për të ndryshuar asgjë për xhepin e shqiptarëve.

Për këtë na duhet të bashkohemi!
Ne jemi shumica! Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona.

Read More
19 Nën
0

Fermerët në Berat paralajmërojnë falimentimin nga braktisja e qeverisë, mungesa e subvencioneve dhe investimeve në infrastrukturën rurale.

  • Fermerët në Berat paralajmërojnë falimentimin nga braktisja e qeverisë, mungesa e subvencioneve dhe investimeve në infrastrukturën rurale.
  • Ekonomia është përqendruar në 10 duar. 2.2 miliardë të koncesioneve për klientët e qeverisë mund të rriten pensionet me 30 %.
  • PD nuk premton mrekulli, por subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japë. 150 milion euro subvencione në vit për fermerët.
  • Hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi karburantet, duke e bërë atë minimalisht 300 lekë më e lirë.
  • Pa ndryshuar gjendja politike nuk ka ndryshim në as në xhepat tuaj. Ne jemi shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona”

 

TAKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME FERMERËT NË POSHNJË, BERAT.

Me fermerët në zonën e Beratit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndau shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike.

Lorenc Toska – fermer: “Nëqoftëse nuk të rimburson psh plehun që të ta japë jo në atë kosto, plasmasin nuk ta jep, 20 përqindëshin ta ka hequr, çfarë ngeli për ne? Nëse do të ndiqet kjo, është shumë e afërt që këtu do të falimentojnë të gjithë, pa përjashtim.” 

Basha: “Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.”

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, Kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh të saj dhe taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar këtë pakicë të koruptuar, duke ndarë me ta 2.2 miliardë euro.

“Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët.  Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë” – tha Basha.

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë ata që përdorin automjetet.

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Lulzim Basha.

Që ky plan të konkretizohet, kreu i opozitës u tregua i hapur me fermerët në Berat për pengesën që ndodhet përpara, pengesë e cila duhet larguar nëpërmjet bashkimit.

“Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”- tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Read More
19 Nën
0

Nëse rinia ngrihet kundër padrejtësisë, e keqja merr goditje vdekjeprurëse.

·         Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen.

·         Duhet shembur frika. Qeveria nuk ka pranga për të gjithë popullin. Nëse rinia ngrihet kundër padrejtësisë, e keqja merr goditje vdekjeprurëse.

·         Rinia, prioriteti absolut i Partisë Demokratike. Ikja e trurit fatkeqësi, duhet të rikthehen të rinjtë e të investojnë në Shqipëri.

·         PD plan konkret për të rinjtë, trajnim profesional të studimeve, stazhe gjatë studimit, një periudhë 1-vjeçare e investuar nga shteti pas studimeve.
 

NJOFTIM MBI TAKIMIN E KRYETARIT LULZIM BASHA ME TË RINJTË NË BERAT

Në një bashkëbisedim me të rinjtë në Berat, lideri i opozitës u bëri thirrje të rinjve të bashkohen me opozitën, të ngrenë zërin kundër të keqes që po drejton vendin.

“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen’, tha ai.

Basha teksa u kujtoi të rinjve se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e egër prej 50 vitesh, theksoi se ajo sundoi duke përdorur frikën tek populli.

“Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”- u shpreh lideri i opozitës në takimin me të rinjtë në Berat.

Lulzim Basha garantoi të rinjtë se, në kontrast të thellë me ata që qeverisin sot, atij dhe PD nuk i mungon as plani, as vizioni, as vullneti për ta kthyer çështjen e rinisë si prioritetin absolut të qeverisë së ardhshme të PD.

Një pyetje që tërhoqi vëmendjen gjatë bashkëbisedimit, ishte ajo e Siera Skendos, studente e së Drejtës Ndërkombëtare në vitin e tretë, në Universitetin e Hagës.

 “Ndryshe nga parafolësit e mi, tha ajo, unë e mora hapin e madh, vendosa të largohesha nga Shqipëria. Të them të drejtën nuk e pashë të ardhmen time këtu dhe të jem e sinqertë ende nuk e shoh, çdo ditë e më keq madje, megjithatë jam e bindur se nën drejtimin tuaj, si unë edhe shumë të tjerë,do të duan të kthehen, sepse do të ketë rast për të gjithë ata që kanë studiuar jashtë, që do të duan të bëjnë ndryshimin e tyre. Kështu që në këtë kuadër, pyetja ime është: Cilat janë disa nga politikat apo disa nga reformat që do të ndërmerrni ju, në mënyrë që edhe studentët që kanë studiuar jashtë e ndoshta nuk e shohin ende jetën e tyre në Shqipëri, të kthehen dhe të kontribuojnë për vendin e tyre?

“Trajnim profesional të studimeve, stazhe gjatë studimit, një periudhë 1-vjeçare e investuar nga shteti pas studimeve. Janë mbyllur 250 shkolla, tarifat e universiteteve janë në nivele europiane, por jo në cilësi europiane. Kjo është një vjedhje që i bëhet te ardhmes suaj”, tha Basha.

Kryetari i opozitës theksoi se mundësia që i është dhënë Sierës për të studiuar në Hagë, duhet t’u jepet edhe shumë të rinjve të tjerë, por më pas të kthehen për të kontribuar me dijen dhe mentalitetin europian në Shqipëri, sepse e kundërta, largimi i trurit do të ishte fatkeqësi, tha Basha.

“Që të ndodhë kjo, së pari duhet të kemi një ekonomi në rritje, duhet të kemi një ekonomi që ofron mundësi shanse, oportunitete, për njerëzit me talente, me profesione dhe me dëshirën për të konkurruar në rrugë të ndershme në tregun e punës. Këtë nuk e kemi sot” tha Basha.

Ai e vlerësoi ekonominë në krizë. ​

“Sot kemi një ekonomi që nuk prodhon, sot kemi një ekonomi që as investitorët vendas, as investitorët e huaj nuk janë të gatshëm që të investojnë paratë e tyre, sepse është realisht një piramidë. Një piramidë që ka papritur një boom ndërtimesh, që nuk justifikohet nga kërkesa, por justifikohet vetëm nga paraja kriminale, pra është një proces i pastrimit të parave të pisëta, po justifikohet nga skemat korruptive, sic janë këto koncesionet – 10 koncesiione që kushtojnë sa gjysma e buxhetit të shtetit, diku 2 miliardë euro – ndërkohë që sektorë të rëndësishëm të rritjes ekonomike, që po punësojnë mijra të rinj, në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi e në Serbi, në Shqipëri mbeten në nivele primitive”, tha ai.

Basha riktheksoi se asnjë investitor nuk mund të drejtojë vëmendjen nga Shqipëria për sa kohë taksat janë 15 përqind dhe fqinjët tanë si Maqedonia dhe Mali i Zi taksat i ka shumë më të ulëta, 9 përqind.

“Kemi një ekonomi që as investitorët vendas, as investitorët e huaj nuk janë të gatshëm që të investojnë paratë e tyre, sepse është realisht një piramidë”, tha ai.

Ikja masive e të rinjve, profesionistëve, mjekëve ndodh për shkak të pagave të ulëta, mungesës së vëmendjes së qeverisë për qytetarët e saj, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur për t’i shërbyer qytetarëve, tha Basha, por krimit.

 

Read More
19 Nën
0

Kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet te ndeshkohet me burg. Dosja 339 deshmon lidhjet e tij me banden e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet! 

  • Kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet te ndeshkohet me burg. Dosja 339 deshmon lidhjet e tij me banden e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet! 

XHEMAL GJUNKSHI DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339!

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave.

Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët.

Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi.

Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhrshëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi.

Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak .

Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.

Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi.

Read More
18 Nën
0

Bashkëbisedim me të rinjtë në Berat!

· Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen.
· Duhet shembur frika. Qeveria nuk ka pranga për të gjithë popullin. Nëse rinia ngrihet kundër padrejtësisë, e keqja merr goditje vdekjeprurëse.
· Rinia, prioriteti absolut i Partisë Demokratike. Ikja e trurit fatkeqësi, duhet të rikthehen të rinjtë e të investojnë në Shqipëri.
· PD plan konkret për të rinjtë, trajnim profesional të studimeve, stazhe gjatë studimit, një periudhë 1-vjeçare e investuar nga shteti pas studimeve.

Read More