Blog

13 Dhj
0

ÇLIRIM NGA KRIMI DHE BLERJA E VOTËS

Për çlirimin e Shqipërisë nga krimi, për çllirimin e zgjedhjeve nga shitblerja e votës, për konkurencën e hapur që i jep mundësinë cdo shqiptari të punojë për të arritur mirëqënien e vet.

Read More
13 Dhj
0

ANALIZË DHE KONSULTIM ME ANËTARËSINË

Vendimi unanim i Kryesisë për të nisur një proçes analize dhe konsultimi me anëtarët me qëllim forcimin e Partisë, reformimin dhe bashkimin e saj.

Read More
13 Dhj
0

Albanian government in denial of its huge crime and drugs problem.

Albanian government in denial of its huge crime and drugs problem. PM Rama: Crime is not a problem at all in Albania.

Read More
12 Dhj
0

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

  • Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,
  • Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës
  • Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
  • se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.

Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

Read More
11 Dhj
0

Fjala e plotë e Kryetarit Basha në 27 vjetorin e themelimit të PD

Të dashur demokrate dhe demokratë,

Shkëlqesi ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik,

Miq dhe të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në këtë takim tradicional të ditëlindjes së Partisë Demokratike.

Njeherësh të uroj me gjithë zemër, një për një, themeluesit, anëtarët dhe mbështetësit e saj, brenda dhe jashtë vendit: Gëzuar 27 vjetorin e Partisë Demokratike të Shqipërisë! Gëzuar ditën e lindjes së pluralizmit politik!

Ky është një përvjetor i trefishtë i tre ngjarjeve të mëdha historike, të cilat ndanë në dysh kohën e Shqipërisë: në njërën anë diktatura komuniste gjysëmshekullore, që përfundoi në koshin e historisë si kujtimi më i keq i brezave, në anën tjetër demokracia perëndimore që filloi epokën e saj të re.

Këto tre ngjarje janë Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990, fitorja e pluralizmit politik si arritja më  e madhe e saj, themelimi po atë mbrëmje, në 11 dhjetor 1990,  i Partisë  Demokratike nga një grup studentësh dhe intelektualësh me Azem Hajdarin në ballë.

Të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, këto tre ngjarje qëndrojnë dhe lartësohen cdo vit si përmendorja më e bukur dhe më madhështore e demokracisë së re shqiptare.

Ne mblidhemi çdo dhjetor për të kujtuar gjenezën e kësaj historie të madhe, për të nderuar protagonistët e saj -studentë, intelektualë, njerëz të thjeshtë – për t’u frymëzuar nga shembulli i tyre, për të reflektuar për rrugën që kemi bërë, për t’u rinisur me energji të reja.

Rëndësia e një Lëvizje apo një Partie përcaktohet nga produkti që sjell për vendin dhe njerëzit.

Lëvizja e Dhjetorit dhe Partia Demokratike që lindi prej saj kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, Shqipërinë Perëndimore.

Demokratët, nga i pari tek i fundit, kanë të drejtë të krenohen për këtë.

Krenarë për historinë.

Të përgjegjshëm për të sotmen dhe të nesërmen.

Të dashur miq,

Ky dhjetor i 27të vjetorit tonë është dhe nuk është si gjithë të tjerët

Është si të tjerët sepse na mbledh për të evokuar sërish,  plot respekt,  themelimin dhe themeluesit e PD-së, epizmin dhe idealizmin e spikatur të asaj kohe, sfidat dhe arritjet e mëdha  të forcës sonë politike ndër vite.

Ky dhjetor është si të tjerët kur perkujtojmë plot mall, nderim e mirënjohje ata që nuk i kemi më mes nesh:

Është Azem Hajdari, prijësi i Lëvizjes Studentore dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike të porsathemeluar.

Janë themeluesit e Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia;

Është Sokol Olldashi, është Ferdinand Pone, janë emra të tjerë demokratësh të shquar dhe demokratësh të thjeshtë që nuk rrojnë më. Partia Demokratike i ka e do t’i ketë ata gjithmonë në librin e saj të ndritur të kujtesës dhe të shembujve frymëzues.

Ky dhjetor është si të tjerët sepse ne sot si përherë nderojmë studentët dhe pedagogët e Dhjetorit kudo që ata janë, në Shqipëri apo kudo në botë. Patia Demokratike është bija e guximit dhe shpirtit tuaj të lirë.

Respekt dhe mirënjohje të veçantë do të ketë përherë për ata që ju prinë demokratëve në momentet e para, për Aleksandër Meksin, Arben Imamin, Neritan Cekën, Eduard Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon e të tjerë që nuk mundem t’i përmend dot të gjithë.

Nderimi dhe mirënjohja më e madhe e çdo demokrati do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë.

 

Por nga ana tjetër, ky dhjetor nuk është si gjithë të tjerët sepse vjen në vitin e krimit të madh zgjedhor të 25 qershorit, pasojat e të cilit janë një dënim i madh për qytetarët shqiptarë në radhë të parë, për demokracinë tonë.  Pastaj edhe për PD dhe opozitën.

Ky ishte një regres i jashtëzakonshëm, një kthim prapa që kërkon nga ne reflektime, vendime dhe veprime të matura por të vendosura.

Dhe ne e kemi vullnetin, i kemi mundësitë ta bëjmë ketë. Po e bëjmë këtë çdo ditë. Historia na ndihmon.

Gjatë 27 viteve të jetës së saj, PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka qenë në pushtet dhe në opozitë, ka marrë  goditje dhe plagë, ka fituar respekt dhe nderim brenda e jashtë vendit, ka shkruar historinë e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, por është  përballur ndërkaq me skenarë që kanë synuar deri eliminimin e saj nga skena politike; ka njohur diversitetin jetëdhënës të mendimit të lirë e të përgjegjshëm,  por edhe përplasje dhe konflikte të brendshme, të pashmangshme  herë-herë  për vetë natyrën e politikës; ka njohur ndarje dhe bashkime, ka njohur humbje dhe fitore, tronditje dhe lavdi.

Por PD gjithmonë është kthyer përherë tek vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Nga çdo vështirësi, nga çdo rrëzim, ajo është ngritur më e fortë.

Sepse forca jonë buron nga idealet dhe idetë ku ne besojmë dhe për të cilat luftojmë.

Partia Demokratike është ajo që ka mbajtur me vendosmëri, që nga dita e parë e lindjes e deri sot, busullën perëndimore, euroatlantike dhe europiane të Shqipërisë.

Ne jemi të lumtur që sot, edhe  forcat e tjera politike  në vend deklarohen në këtë kurs historik për fatin e vendit tonë,  por si pararendës dhe si protagonistë,  ne demokratët jemi këtu për të qenë garantët dhe për të mos rreshtur së shërbyeri, brez pas brezi,  idealin dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Euroatlantizmi i shkrirë natyrshëm me vizionin dhe ndjenjat tona kombëtare është pasaporta, është identiteti ynë politik!

Pavarësisht sfidave, PD  ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të ngrihet nga hiri, ia ka dalë të qëndrojë forca kryesore e qendrës së djathtë, ia ka dalë  të riniset në Fillime të reja, në Nisje të reja, ia ka dalë të afirmohet si Alternativa e vetme e pushtetit të së majtës socialiste, ia ka dalë të  qeverisë me sukses, të sjellë zhvillim dhe integrim real, si asnjë forcë tjetër në  vend.

E gjithë kjo, sepse PD ka ditur të reflektojë kur koha dhe rezultatet kanë kërkuar reflektim;

sepse ka vendosur gjthmonë të parin interesin e vendit dhe ka qëndruar me vendosmëri në beteja ballore, të drejta  e demokratike;

sepse ka ditur të ndërtojë vazhdimisht vizionin e ri  të së ardhmes;

sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja do të na çojnë në fitore.

Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurt dhe e afërt! Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrën tuaj, të çdo demokrati, dhe të çdo qytetari shqiptar.

Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona të vështira kur Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Por ne u ngritëm, ne zgjodhëm që të përballemi me të. Dhe ju të gjithë e dini se kjo nuk ishte përballje e lehtë. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por ne prapë qëndruam!

 

Dhe sot, pak muaj pas zgjedhjeve, përpjekjet tona po japin rezultat dhe shqiptarët po e kuptojnë drejtësinë dhe vetëmohimin e betejës që ne bëmë dhe po na japim vlerësimin dhe mbështetjen që meritojmë.

Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale, të shpërbëres së genjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko-qeveria në pushtet.

Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër  prej tyre nuk i  ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë: Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike,  kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë, angazhimi i bandave si struktura elelektorale të  Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me  paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajtures fitore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë.

Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtres dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim.

Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre.

 

Të dashur miq,

Rrallë ka ndodhur që denoncimet në kohë reale të opozitës të aferave kriminale dhe korruptive të vërtetohen një për një, deri në hollësi, emër për emër, nga shpërthimi i skandaleve dhe dalja në dritë e të vërtetës më vonë.

Dhe do të vazhdojë të na dalin fjalët. Pa asnjë firo, ashtu siç i kemi thënë e vijojmë t’i themi. Keni për ta parë.

Sot, në dritën e fakteve, shumica dërrmuese e shqiptarëve realistë thonë: Po, PD-së i dolën fjalët. Kjo qenka e vërteta.

Për këtë ju duhet të ndiheni të gjithë krenarë sepse secili prej jush, dhe ne të gjithë bashkë e kemi nisur dhe luftuar bashkë këtë betejë!

Kjo do të thotë se Partia Demokratike ka kryer para vendit detyrën e saj si opozitë me integritet të lartë moral dhe politik.

Sigurisht që ne do të kishim dashur që kriminalizmi dhe kanabizimi të luftoheshin e të ndaleshin në kohë, pa u bërë kapicë siç u bënë; kemi luftuar dhe kemi dëshiruar përnjimend që këto droga, krimi dhe paratë e pista të mos prishnin një festë të popullit të lirë, siç janë zgjedhjet.

Për këtë arsye ne pranuam draftmarrëveshjen për zgjedhjet, që partneri ynë strategjik, SHBA, u propozoi shumicës dhe opozitës shqiptare.

Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt.

Politika nuk është e pistë apo hileqare në vetvete, por është e tillë për ata që duan ta bëjnë pis e të paskrupullt atë, thoshte Vasllav Havel. Politika hakmerret një ditë ndaj tyre. Kjo është një ligjësi e hekurt.

 

Partia Demokratike nuk bleu vota dhe nuk angazhoi kriminelë.

Forca jonë, besimi ynë, sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi, gara dhe bashkimi.

Ne do të fitojmë duke qëndruar fort në truallin e vlerave që janë provuar si fitimtare në jetën e kombeve të lira dhe në historinë tonë gjithashtu.

Ndaj sot dua të ftoj cdo demokrate dhe demokrat, krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë.

Në themel të këtij projekti le të vendosim parimet e demokracisë, transparencës, vendim-marrjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënies si parimet që do të udhëheqin partinë tonë.

Le të mbështetemi tek frymëzimi dhe idealizmi që e solli atë në jetë, si parti e njerëzve, parti e intelektualëve, e të përndjekurve, e të rinjve dhe e idealistëve që besojnë tek liria, demokracia, dinjiteti njerëzor. E të gjithë atyre që e duan Shqipërinë vërtet si Europa.

Sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë që ne demokratët të fortë, kurajozë dhe të pakompromis me të keqen të plotësojmë misionin dhe destinin tonë hyjnor dhe historik.

Të dashur miq

Ora më e errët është ajo para agimit. Kështu ishte 27 vite më parë. Kështu është edhe sot.

Pikërisht sot kur shpresa duket e vrarë si asnjëherë tjetër ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i të keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë.

Le të jetë kjo ditë e 27 vjetorit tonë, dita e një vendimi  të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrate për tu  bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re.

Gëzuar ditëlindjen e 27 të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
11 Dhj
0

Komunikimi i Kryetarit Basha pas Grupit Parlamentar

  

  • Kushtetuta e ka bërë të qartë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e votave, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa veting. 
  • Pse kërkon Rama kontrollin mbi Prokurorin e Përgjithshëm? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, duke nisur nga Tahiri. 
  • Si mbyllen dosjet? Kryeprokurori ka fuqinë të transferojë apo të pezullojë prokurorët e çështjeve në hetim. Skema e Ramës është e qartë: Sabotim për mosngritjen e KLP-së, emërimi i kryeprokurorit, mbyllja e dosjeve të krimit dhe korrupsionit. 

Komunikimi i plotë me gazetarët i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar 

Pyetje: Rama përsërit ftesën që të bashkoni votat për kryeprokurorin, përndryshe socialistët do ta zgjedhin me shumicë të thjeshtë.

Basha: Së pari i bëj thirrje çdo deputeti të përfshirë në këtë proçes të tërhiqet menjëherë sepse po bën shkelje flagrante të Kushtetutës. Kushtetuta e ka bërë të qartë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e votave, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa veting. Pyetja shtrohet; pse prej më shumë se 1 vit e gjysëm pas Reformës në  Drejtësi, Edi Rama, do të emërojë një Prokuror pa bërë vetingun dhe vetëm me votat e mazhorancës. Përgjigjia është e qartë. Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, dosjet e Tahirit, Habilajve, Balilajve, të oficerëve të lartë të policisë në kërkim, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqës. Si do të mbyllen dosjet me një Prokuror që e cakton Rama? Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar, ky Kryeprokuror do të ketë fuqinë të transferojë apo të pezullojë prokurorët, të bëjë vlerësimin apo rivlerësimin e tyre. Pra skema është e qartë. Edi Rama ia ka dalë të sabotojë proçesin e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën, me qëllim që ai të ketë një prokuror nën hyqmin e tij, i cili do të bëjë të mundur, jo luftën kundër krimit, por mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. Natyrisht që kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe nga asnjë parti politike me një keqbërës që dëshiron të shkelë Kushtetutën për të emëruar një prokuror që të mbyllë aferat dhe dosjet kriminale. Thirrja ime e vetme për Edi Ramën është: Të zbatojë Kushtetutën! Dhe jo sepse ia kërkoj unë, por sepse e ka për detyrë.

Pyetje: Çfare ndodh nëse ky Kryeprokurori zgjidhet pas disa ditësh?

Basha: Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën, për të shtënë në dorë institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, me të vetmin qëllim për të mbyllur dosjet dhe hetimet e korrupsionit, atëherë ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita.

 

Read More
10 Dhj
0

Gjunkshi: Gjendje terrori në Dibër, Policia arreston shoferët protestues

Deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi reagoi sot pas arrestimit nga policia të shoferëve që po protestonin paqësisht. Sipas Gjunkshit, Policia i ka terrorizuar dhe burgosur shoferët që protestojnë për të drejtën e tyre kundër një monopoli shërbimi trabnsporti që ka vednosur Bashkia e Dibrës.

“Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferët protestues. Sot që në oren 06.00 të mëngjesit janë ndaluar shoferët të cilët protestojnë për të mbajtur frymën gjallë. Ata që prej nëntë muajsh trokasin në dyert e shtetit, por fatkeqëshit, shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Ata po protestojnë kundër monopolizimit, kundër korupsionit, kundër policisë e cila lejoi që të mbillej e gjithë kurora e Dibrës me drogë. Janë pikërisht këta drejtues policie të cilët akoma vazhdojnë të qendrojnë në detyrë. Këta i shërbejnë vetëm krimit”, tha Gjunkshi.

Deputeti i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryeministrit të lejojë protestën legjitime të shoferëve dhe kërkoi që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“I bëj thirje urgjent Kryeministrit të vendit Edi Rama, Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa të lerë protestuesit në të drejtën e tyre legjitime. Në rast se keni vullnet, këni dëshirë për të bërë sadopak shtet, keni momentin e duhur për ta treguar këtë, duke e filluar nga Dibra” apeloi Gjunkshi.

Read More
10 Dhj
0

Edi Rama realizon Big Brother duke marrë nën kontroll çdo sistem elektronik buxhetor

Me një vendim të qeverisë pak kohë më parë, Edi Rama ka vendosur nën kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëve dhe mundtë veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik  të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë.

Këtë e ka bërë duke vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother!

Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin!

Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush!

Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogariaskujt në  rregjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në rregjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes.

Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë kudo ku ka sisteme elektronike, duke shkelur të drejtat e njeriut, duke ndryshuar të dhënat tona pa u kontrolluar nga askush!

Sipas vendimit të Edi Ramës, Agjencia Big Brother ka marrënën kontroll edhe pajiset, sistemet, stafin që përpunon sekretetshteterore në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit tëKlasifikuar e kudo tjetër.

Me ligj, duhet që DSIK-ja, përgjegjëse edhe për vettingun, tëketë kontroll mbi njerezit dhe sistemet me informacionesensitive përfshirë ato të AKSHI-t.

Pse i duhet Big Brother-i, një agjenci civile, të marrë kontrolline sistemeve të Ministrisë së Mbrojtjes të një vendi anëtar tëNATO-s?

 

Të gjithë e mbajmë mend skandalin e kopjimit dhe fshirjes së të dhënave nga serveri i Tatimeve 4 vjet më parë. Veprimi u zbulua, sepse la gjurmë. Por tani BiG Brother është vetë edhe tek serveri i Tatimeve, edhe tek sistemi i gjurmëve.

Edi Rama zgjodhi ta realizonte Big Brother nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave dhe jo me ligj në parlament, sepse BiG Brother është shkelje flagrante e ligjit per bazat e të dhënave shtetërore, i miratuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Me vendim është më e thjeshtë sesa me ligj, që shërbimet të përqëndrohen në një dorë dhe më pas të jepen me konçesion.

Marrja nën kontroll e të dhënave nga Big Brother, i hap rrugë Edi Ramës të nisë konçesionin multimilioner të sistemeve elektronike, përfshirë atë të menaxhimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, pas të cilit ka denoncime se është Olsi Rama.

Refuzimi i ketij konçensioni i kushtoi Shkëlqim Canit postin e Ministrit të Financave dy vjet më parë.

Nuk është çudi që, pas monopolizimit të sistemeve elektronike për llogari të pushtetit dhe pasurimit të kryeministrit e familjes së tij, BIG Brother të vendosë kontrollin edhe mbi internetin, dritaren e fundit të lirisë së fjalës!​

Read More
09 Dhj
0

Bashkia e Dibrës monopolizon transportin e udhëtarëve! Gati bllokimi i aksit kombëtar nga shoferët e furgonëve!

Deputeti i Dibrës, Xhemal Gjunkshi mbështeti protëstën e shoferëve të furgonëve në Peshkopi, të cilët kërkojnë dhëniën fund të monopolit të transportit të udhëtarëve. Monopoli është vendosur nga Bashkia e Dibrës, e cila i ka dhënë firmës së ish nënkryetarit të Bashkisë të drejtën ekskluzive për të transportuar udhëtarë nga Pëshkopia drejt Tiranës dhe Durrësit. Kjo ka lënë pa punë pjesën tjetër të personave privatë që siguronin jetesën me transportin e udhëtarëve përmes furgonëve.

Shoferët i treguan deputeti Gjunkshi se ata nuk lejohen ta bëjnë më këtë gjë dhe në terminalin e qytetit lejohet qëndrimi vetëm i atyre furgonëve që kanë bërë marrëveshje me firmën e ish nënkryetarit të Bashkisë së Peshkopisë. Deputeti Gjunkshi tha marrëveshja e bërë në kushtet e frikës dhe presionit, është skllavëruese për shoferët që e kanë pranuar. Ata përdorin furgonët e tyre për llogari të firmës që ka monopolin, e cila fiton prej secilit 700 mijë lekë në muaj, por i paguan ata vetëm me 200 mijë lekë të vjetra. Në total nga kjo aferë korruptive, kompania private fiton rreth 20 milionë lekë të vjetra në muaj dhe nuk paguan asnjë detyrim për shoferët apo taksa për bashkinë. Deputeti Gjunkshi tha se kësaj firme Bashkia e Dibrës i ka dhënë edhe tenderin e transportit të arsimtarëve dhe nxënësve. Kompania e ka marrë tenderin, edhe pse oferta e saj ka qene gati trefish më e lartë se kostoja e kompanive paraardhëse. 22 Kryefamiljarët e hedhur në rrugë nga bashkia e Dibrës thanë se, nëse bahskia do të vazhdojë të heshtë, ata do të bllokojnë rrugën kombëtare.​

Read More
09 Dhj
0

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj

Më 6 Dhjetor, ditën kur Edi Rama fajësoi opozitën se po i nxinte faqen vendit me akuzat për drogën, EUROPOL konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Europian.

EUROPOL eshte agjensia ligjzbatuese që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.  Raporti i tij thotë se:

  1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro,
  2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale,
  3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe
  4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur.

Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës.

Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsionit dhe sigurise juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë një nga vendet e Ballkanit jo vetëm anëtar i NATO-s, por edhe një vend që negocionte për anëtarësim në Bashkimin Europian! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama. Dhe këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish.

Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave.

Vendet e Bashkimit Europian po kërkojnë përditë luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar dhe nxerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve. Ato po e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat, nëse në Shqipëri nuk shkatërron organizatat kriminale të trafikut dhe nese nuk nxirren para drejtësisë politikanët që e lejuan dhe bashkëpunuan me krimin.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.

Read More