Blog

28 Jan
0

Do t’i kapërcejmë pengesat dhe transformojmë Shqipërinë në një vend të denjë europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim të zgjeruar dhe më pas një drekë pune me disa nga drejtuesit më të lartë të Bundestagut gjerman, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë Andreas G. Lämmel, Kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Krizave Thorsten Frei, si dhe Këshilltarin Politik të shumicës parlamentare CDU-CSU Hans-Joachim Falenski.

Tema kryesore e bisedimeve ishte plotësimi i kushteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Politikanët e lartë gjermanë ripohuan qëndrimin e qartë të Bundestagut se ata presin veprime konkrete dhe rezultate të qarta në luftën kundër krimit të organizuar e drogës, dekriminalizmit të politikës, zbatimit të reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira do ta bindin Bundestagun të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Zoti Basha u shpreh se këto prioritete janë në vetvete jetike jo thjesht për integrimin por për fatin e qytetarëve shqiptarë të cilët po detyrohen ta kërkojnë të adhmen duke migruar.

Zoti Basha u pohoi zyrtarëve gjermanë se ka ardhur koha që Shqipëria të kapërcejë ciklin e krizave dhe dështimeve të përsëritura dhe të hyjë në në një kurs normal zhvillimi që do ta kthejë atë në një vend të denjë europian.

Me këtë qëllim, Zoti Basha ndau vizionin dhe alternativën e tij për transformimin ekonomik dhe politik të vendit. Ai theksoi se hapi i parë në këtë rrugë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Parlamentarët gjermanë rishprehën edhe një herë mbështetjen e tyre të pandryshuar për zhvillimin dhe integrimin europian të Shqipërisë. Ata theksuan pritshmërinë e tyre se Shqipëria do të përqafojë sa më shpejt rrugën e ndryshimeve.

Kryetari i Partisë Demokratike u prit edhe në Kancelarinë Federale nga drejtuesi i Grupit 21 për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë Globale, Joachim Bertele, z.Knut Abraham përgjegjës për Europën Juglindore dhe z.Mathias Luttenberg, përgjegjës për procesin e Berlinit. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme Gjermane Zoti Basha u takua me Christian Hellbach, Drejtor për Europën Juglindore.

Në këto takime, zoti Basha theksoi rëndësinë që kanë për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit, zgjedhjet e lira e të ndershme. Ai i njohu zyrtarët gjermanë me alternativën e opozitës për zhvillimin e vendit, vecanërisht për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ofrimit të kushteve dhe sigurisë për investitorët e huaj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 28 Janar 2017

Read More
27 Jan
0

Thelbi i demokracisë europiane janë zgjedhjet e lira dhe llogaridhënia e politikës

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në Berlin për një vizitë pune ku do të takohet me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të politikës dhe institucioneve gjermane, të Fondacionit Konrad Adenauer dhe të partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkes, CDU.

Sot kryetari i PD-së dhe deputetët që e shoqërojnë në Berlin zhvilluan një takim me ish Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Pöttering, aktualisht president i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) të CDU-së të Kancelares Merkel.

Zoti Basha i shprehu Dr. Poteringut mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS për Partinë Demokratike, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane për hartimin e politikave publike të qeverisjes sonë të ardhshme dhe përgaditjen e politikanëve të rinj të PD-së.

Doktor Pottering siguroi për vazhdimin e mbështetjes si pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit të ngushtë midis PD-së dhe CDU-së.

Zoti Basha dhe Dr. Pottering diskutuan për çështjet kryesore politike që po kalon vendi. Me përvojën e gjatë politike dhe me njohuritë e jashtëzakonshme të politikës gjermanë dhe europiane, Dr.Pottering këshilloi për rreziqet që e presin Shqipërinë nëse nuk mban dot zgjedhje të lira dhe nuk pastron politikën nga kapja prej krimit dhe interesave korruptive.

Ai u shpreh se thelbi i demokracisë europiane janë zgjedhjet e lira dhe llogaridhënia e politikës, dhe politika e lidhur me krimin dhe e zhytur në korrupsion janë të papajtueshme me vlerat europiane.

Delegacioni i PD-së zhvilloi disa takime pune në Fondacionin Konrad Adenauer dhe në selinë e CDU, ku u diskutua gjerësisht për politikat publike dhe reformat që përgaditet të marrë qeveria e PD-së.

PD së bashku me ekspertët e KAS dhe CDU është në fazën përfundimtare të detajimeve të programit qeverisës i cili, sic thekson një ndër hartuesit e politikave ekonomike të Gjermanisë, Mathias SCHAFER, do të rikthejë besimin, dhe do t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik duke u mbeshtetur në zgjidhje realiste dhe jo premtime boshe.

Duke paraqitur pikat kryesore, Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha tha se programi qeverisës parashikon taksa të ulëta, investime që sjellin zhvillim dhe hapin vende pune dhe kujdes social.

Keqqeverisja dhe kriza ekonomike, tha Basha, kanë shkaktuar drama të mëdha njerëzore dhe sociale.

Kryetari Basha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë standardet më të larta demokratike që nga përzgjedhja e kandidateve, ku në një proces të hapur po merren propozime jo vetem nga anëtarësia e PD, por edhe nga qytetaret. Kandidatët, shtoi Basha, do t’i nënshtrohen një kontrolli të pastërtisë së figurës dhe përmes një procesi transparent, do të përgjidhen më të mirët, më të kualifikuarit dhe njerëzit që gëzojnë integritetin më të lartë në zonat ku do të kandidojnë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Konrad Adenauer dhe CDU një ekip ekspertësh do të mbërrijë në Tiranë në mes të shkurtit për një sërë seancash pune me përfaqësuesit dhe ekspertët e PD.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 27 Janar 2017

Read More
26 Jan
0

Çdo shqiptar mund të bëjë bilancin: A është më mirë se para 4 vjetësh?!

I nderuar Drejtues i seancës,

Të nderuar Kolegë deputetë

Kemi hyrë tashmë në sesionin e fundit të kësaj legjislature. Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e tjera parlamentare dhe ethet e Kryeministrit qartazi shfaqen edhe në këtë akt normativ të buxhetit 2016 që vjen si një lëmoshë elektorale për të gjithë shtresat më vulnerabël të shoqërisë që ai I injoroi për 4 vjet duke rënduar më së shumti në sektorët më jetikë shëndetësi dhe arsim…Përrallat me premtimet e para 4 VJETËVE po na vijnë cdo ditë si një “déjà vu” e shëmtuar.

Është koha kur cdo shqiptar duhet të bëjë bilancin: a është më mirë tani se para 4 vjetësh???!!!

Bilanci i realizimit të premtimeve Rama është ZERO!! Ku më së shumti bërtet “Shëndetësia Falas”…

Premtoi arësim për të gjithë, edhe për të pamundurit por të rinjve ju mbylli dyert e shkollave. Nxënësit e shkëlqyer I detyroi paguanin te privati ose të merrnin rrugët e azilit… pa kthyer kokën pas….

Premtoi 300 mijë vende punë…por lajtmotiv I Ramës në këto 4 vite ka qenë: vende punë ka, por s’ka profesionistë… Vende punë ka…por shqiptarët janë dembelë, janë parazitë. Vende pune ka sa të duash, – thotë Rama – por fëmijët tuaj janë budallenj sepse duan shkollë të lartë, duan juridik, mjekësi, ekonomik, inxhinieri, e nuk bëjnë kasapin, tornitorin, elektricistin, pastruesin… vende pune ka – thërriste KM -por jo në Shqipëri…në azil. Në Shqipëri ofroi punë:

  • në kultivim apo prodhim apo transport hashashi
  • apo në Sharrë, pa kontratë e siguracione, pa standarte e kushte… në landfillet e vdekjes..ku një nënë e 2 fëmijëve dhe Arditi vetëm 17 vjec humbën jetën në mënyrë tragjike..

Premtoi integrim dhe dëmshpërblim 100% të ish përndjekurve por as I integroi as I pagoi … madje I sfidoi vuajtjet, dhimbjet, burgimet, internimet, historitë rrënqethëse të jetës së tyre me shallet e kuqe në qafë, me yllin 5 cepësh, me bunkerin para teatrit kombëtar….

Premtoi taksa të ulëta për 97% të qytetarëve dhe mirëqenie…por solli mbolli varfëri e skamje…Banka Botërore në raportin e nëntorit 2016 evidenton që gjysma e popullsisë në vend jeton në varfëri…

Premtoi administratë të depolitizuar dhe emerime në bazë të meritokracisë por administrata u boshatis nga ekspertët e profesionistët dhe u mbush ose me ata që jepnin zarfet nën dorë, ose me militantë listash të ministrave apo deputetëve që nëse nuk merrnin pjesë në aktivet e PS… Ministrat (I shëndetësisë) mund ta pushonin nga puna me një telefonatë dukë I uruar edhe “suksese në jetë”…

Premtoi rend e siguri, luftë ndaj krimit…por bandat janë kudo, hashashi ka bërë të gjelbër të gjithë shqipërinë që e ktheu në kolumbinë e ballkanit; vrasjet për hesapet e drogës u rritën ndjeshëm… Rama kriminalizoi parlamentin, administratën, ekonominë dhe votën…

Premtoi mbështetjë për nënat kryefamiljare dhe gratë në përgjithësi por përtej fasadës dhe propagandës së shifrave gratë I ktheu në viktimat më të mëdha të qeverisjes së tij…I la pa punë, pa ndihmë ekonomike, pa strehë, pa akses në shërbimë sociale, I la pa mbrojtje e mbështetje..

Po, një gjë e ka bërë suksesshëm…ngriti një makinë stërmadhe e të frikshme propagande…plot ngjyra e plot gënjeshtra, mashtrime, e propagandë që funksionon me intensitet duke u munduar të “shpëlajë” trurin e shqiptarëve…

Diku përmend batuta bajate, shpesh përmend fraza nga personalitete të shquara…vë në gojë të Imanuel Kant, Shën Terezës, Milan Kunderës thënie që në fakt ata kurrë si kanë thënë (e s’mund t’I thonë se janë pa sens)… por Rama pa ju dridhur qerpiku I shpik si ja ka qejfi dhe interesi për të mbuluar kompleksin e tij të mosdijes e paaftësisë…Diku fyen gratë, e diku burrat për gratë…diku me arrogance përbuz qytëtarët që I shkruajnë për hallet e tyre në rrjetet sociale: “ti që ke fb s’mund të jesh I varfër” – është përgjigja e Kryeministrit Rama…Do isha shumë kurioze të dija cili është nocioni I Kryeministrit për varfërinë???!!!

Po kryefamiljari që u vetëvra para dy ditësh se nuk mund të paguante faturën e dritave (80 mijë lekë) a ishte I varfër??? A kishte vallë cellular apo fb????

Le të vijmë te Shëndetësia që është në ditën e saj më të zezë. Koncesionet e check up, dializës, sterilizimit dhe tani I laboratorëve e kanë ngrënë, thërmuar, shkatërruar shëndetësinë… Prej tenderave dhe politikave korruptive në spitale mungojnë që nga garzat, shiringat, vigonët te diazepam, paracetamol, antibiotik e deri te ilacet dhe kurat më të shtrenjta që kanë shkundur edhe qindarkën e fundit nga xhepat e shqiptarëve, I kanë futur në borxhe ose I kanë bërë të marrin kredi në banka për të shpëtuar jetën e familjarëve të tyre…

Edhe kur gjenden barnat apo mjetet në spitale..cilësia shpesh është e ulët, ose janë fallco, të skaduara, të pakontrolluara, pa vulë, pa standarte…Jo më larg se para dy ditësh një mjek I nderuar akuzonte drejtpërdrejt Ministrin dhe drejtuesit e QSUT për humbjen e familjarit të tyre për shkak të stentave jo cilësore që ishin tenderuar… Kush është fajtor për këtë z. Rama? A mban kush përgjegjësi??? E atje ku nuk reagon ministria apo kryeministria duhet të reagojë Prokuroria, Drejtësia!!!

Mbyllët shkollat për 2 javë se thatë…ka grip. Mbyllja e shkollave ishte preteks për të fshehur një dështim tuajin të madh, jo vetëm nuk ndërtuat dot asnjë shkollë të re, por as nuk vutë dorë për 4 vjet me rradhë në asnjë shkolle a kopësht…

Cdo muaj të gjithë ne paguajmë taksë të shumfishuar për infrastrukturën e arsimit (fatura)…ku shkojnë këto lekë??? Ku shkojnë paratë e taksave tona që paguajmë pikërisht që fëmijët tanë të kenë të gjitha kushtet në kopshte e shkolla???

Mbi 400 milionë euro ka dhënë Rama për 4 koncesione që s’vlejnë kurrgjë, …ndërkohë që shkollat janë në gjendje të mjeruar.

Mbi 400 milionë euro koncesione në shëndetësi për klientët e tij ndërkohë që nuk blen në kohën e duhur, sasinë e duhur dhe cilësinë e duhur të vaksinave për grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.

Por…le të bëjmë për një moment budallain …e të besojmë që Rama I mbylli shkollat për shkak të gripit… Janë ngritur shumë akuza, pretendime e pyetje drejtuar Ministrit të shëndetësisë për kohën e përdorimit dhe cilësinë e vaksinave antigrip.

Dyshime të forta janë ngritur që vaksinat kineze kanë hyrë në kundërshtim me ligjin “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik ne Republiken e Shqiperise” e nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në nenet 12, 33, 48, 50 etj. As etiketimi nuk mbante shenjën përkatëse, as udhëzim në shqip nuk kishte. Ndërkohë që një pjesë e personelit ka përdorur vaksina që janë prej kohësh të regjistruara në Shqipëri dhe janë të prodhuara nga kompani të mirënjohura në botë, për popullsinë u shpërndanë vaksina të dyshimta e thonë të paautorizuara nga institucionet ndërkombëtare …

Po, do thotë Ministri: ca problem ka këtu??? Kalit të falur nuk I shihen dhëmbët…

Që në fund të dhjetorit Ministri ka pasur mbi tavolinë raportin që do plaste epidemia e gripit dhe nuk reagoi, nuk lëvizi as gishtin për të marrë masat e nuk kreu as detyrimin minimal për të informuar popullatën në lidhje me të…

Tenderi u mbyll në fund të dhjetorit kur dihet që cdo vit vaksinimi duhet të nisë ne vjeshtë e jo në dt 5 janar…Ekspertët e fushës thonë që vaksina do 30 – 40 ditë kohë që të shfaqë efektet e saj dhe hedhin dyshime madje dhe akuza për përdorimin e tyre në mes të epidemisë… disa jetë qytetarësh dhe fëmijësh humbën për shkak të gripit…

A mund të ishin shpëtuar këto jetë nëse reagimi nuk do ishte I vonuar dhe konfuz???

Të nderuar kolegë,

Dje më njoftuan nga Berati që një fëmije 3 vjec ka humbur jetën për shkak të gripit. . . “Krimi qendron – më shkruan një djalë në fb- në faktin që ambulanca apo makina tjera te Spitalit Rajonal Berat e kanë lënë nënën ta marri ne krah foshnjen pa jetë dhe ta dergoj ne shtëpi. Asnjë deklarate nga spitali apo gazetaret.Po mundohen ta fshehin. Policia nuk u paraqit ne spital. nuk ka as gazetare as policë. sipas punonjeseve, drejtori i spitalit ka dhene urdher mos te behet publike”.

  1. Ministër a jeni ju në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë?? Cila është arësyeja që mbani të fshehta këto ngjarje???

Unë kërkoj që të shqyrtoni këtë cështje, të merrni masa të menjëhershme e të bëni transparente ngjarjen.

Të nderuar kolegë,

Jo më kot në focus të takimeve të KM këto ditë ka qenë shëndetësia. Paniku I dështimit të premtimit më të madh electoral, të shëndetësisë falas, e ka zënë pasi e ka të qartë që askush nuk do ja falë vuajtjet e pa fund në spitale e qendra shëndetësore, energjinë, dëshpërimin, rropatjet, zhvatjen, diskriminimin, persiatjet, varfërimin, denigrimin, fyerjen e përditshme nga ai dhe Ministri I tij kampion I korrupsionit.

E dëgjuat në Durrës përcartjen e rradhës…foli gjatë për recetën elektronikë…ka dhënë qindra mln Euro për e-albania, informatizim, dixhitalizim etj…por votimin elektronik nuk e pranon se e tmerron…Foli për recetën elektronike…një project I dështuar si pilot në Durrës (shkresa e DRF Durrës), ka shkaktuar anomaly, është I ngadalshëm, kodet nuk funksionojnë gjë që ka bërë që që pacientët të mos marrin dot ilacet për kurat e tyre…e megjithatë, I ka dhënë 7 mld lekë Ministrit të tij për ta shtrirë këtë project në të gjithë Shqipërinë…

Foli përcart për numra… tha që do rimbursonte 600 mijë të pasiguruar…se mendon votat por as e kupton fare se cfarë po flet…përcartje totale….Pa u ndalur te aritmerika e 600 mijëshit që nuk del…pyetja lind: po si do bëhet rimbursimi kur nuk ka bërë asnjë ndryshim ligjor?? Në cilën kategori do futen këta të pasiguruar? Si do rimbusohen??

Po e zëmë se qenkan ato 600 mijë… e për imbursimin e tyre duhen 68 mln Euro…ku I ka këto fonde Rama??? Sepse në buxhetin e 2017 për shëndetësinë nuk ekzistojnë…se aty pjesën e luanit e kanë koncesionet e miqve..

Por ky mashtrim I rradhës shkon përtej propagandës pasi po shkatërron systemin kontributiv të cilin e ka bërë diskriminues sepse disa paguajnë shumë më shumë e disa nuk paguajnë fare.Po pse duhet shqiptarët për t’u siguruar kur Rama po ju premton fushë më lulë, rimbursime falas për cdo gjë??? Kush do ishte aq budalla sa të merrte një shërbim apo ilace duke paguar shtrenjtë …ndërkohë që mund ti marrë falas???

Kapja e pushteteve, censura në media, përndjekja e intelektualëve, burgosjet e aktivistëve të shoqërisë civile, burgosjet dhe terrorin psikologjik të të varfëreve deri në vetëvarje, provokimet me simbolet e komunizmit, nderimet e diktatorit, vendosja e bunkerit në hyrjen e ministrisë së brendshme dhe hedhja e dosjeve të ish sigurimit në bodrumet e Ministrisë së Mbrojtjes janë ndërveprime të kalkuluara në një qëllim për të ndjell frikën dhe për të penguar shqiptarët të votojnë të lirë !

E shqetësuar Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në rezolutën e miratuar tri ditë më parë për Shqipërinë bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës. Rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Por asgjë nuk do t’i tremb shqiptarët për të shporrur me votë këtë “qeveri hije” të komunizmit.


Fjala ne Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 26 Janar 2017

Read More
26 Jan
0

Votimi elektronik tërësisht i realizueshëm, Rama i rembet votës

Të nderuar kolegë!

Të nderuar qytetarë që ndiqni “gjithë sy e veshë” seancat tona plenare, me shpresën e madhe se ketu, ne të mblidhemi, të diskutojmë dhe miratojmë ligje të rëndësishme për jetët tuaja, ekonominë e vogël të cdo familje tuaj, por edhe ekonominë e madhe të këtij vendi, që po bën mbi 3 vite që po lëngon.

Por për fatin tuaj të keq, ne shumë herë kalojmë ligje që vërtet i kemi detyrime kombëtare për transpozim, por implementimin e tyre nuk e besojnë tashmë as vetë ministritë që i sjellin këto akte për miratim, e jo më ju.

Dhe ja ku kemi për diskutim projektligjin për sigurinë kibernetike.

Pyetjes së thjeshtë se sa të sigurtë jemi të gjithë ne, si përdorues të rrjeteve të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit, vetë ministria e linjës apo “qeveria e epokës dixhitale” nuk mund ti përgjigjet.

Dhe a e dini pse?

Sepse janë vetë keta që rrëmojnë përditë në të dhënat tona personale, abuzojnë me to, në emer të programeve dhe e-platformave dhe kur dalin zbuluar, gënjejnë pa pikë turpi se po përpiqen të përmirësojnë jetët tona nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve online, sic ishte rasti I denoncimeve te shume perdoruesve cellular per sms-te e cuditshme te derguara nga nr 50505 qe i perket AKSHI-t.

Jo zotërinj, nuk ju beson kush më, ju e as sigurisë tuaj.

Përvec kësaj, në situatën që ndodhemi, ngutja për të sjellë vetëm të tilla akte, unë e shoh si një devijim të shtuar të axhendës parlamentare, në një kohë kur politika dhe Parlamenti gjenden në udhëkryq të madh.

 Jemi në prag të nisjes së fushatës zgjedhore dhe Shqipëria është pa ligj zgjedhor.

 Po, po, pa ligj zgjedhor, përsa kohë që votën nuk e mbron dhe nuk e siguron të jetë e lirë, baza ekzistuese ligjore dhe për më tepër institucionet e këtij shteti  dhe mazhorance që kanë dalë vetë nga një process i deformuar dhe i kundërshtuar zgjedhor.

Ne diskutojmë apo hartojmë ligje për siguri kibernetike,  ndërkohë që qeveria e vjedh dhe e blen votën në mes të ditës, në mënyrë mekanike, me duar, me pusulla letrash që kërcënojnë mësues, infermierë apo njerëz të administratës për heqje nga puna, që i mashtrojnë qytetarë më para, me pagesë të faturave apo fletoreve të borxheve  apo edhe më keq, me thasë me miell dhe ushqime që të kalojnë disa javë me bukë.

 E për ta bërë këtë, të paktën në dy zgjedhjet e fundit, nuk i është dashur as një kompjuter, asnjë specialist IT-je, asnjë platformë dixhitale, sepse paraja blen cdo gjë ndërsa kësaj radhe hashashi do të cajë bllokadën.

 Më tej se paradoksale tingëllon ky diskutim i yni për siguri kibernetike, në një vend ku shteti nuk siguron dot vullnetin e lirë të njerëzve të shprehur nëpërmjet votës, apo edhe më rëndë cënon jetët fizike të komisionerëve apo të vetë votuesve.

Zotërinj, siguria më jetike për shqiptarët sot nuk është ajo kibernetike por siguria e zgjedhjeve dhe kjo siguri lidhet vetëm me një masë, ky është votimi elektronik.

 Ja pra ku është rasti që kauza madhore e ruajtjes e moscënimit të votës dhe demokracisë së zgjedhjeve të dëshmojë edhe një dimension po kaq të kërkuar të BE që është siguria e shërbimeve elektronike.

Edhe pse po përpiqeni me cdo mjet për ta shitur ndërkombëtarisht si kapricio të opozitës, cështja e votimit elektronik në thelb është ndërgjegja juaj e shprishur.

Ju sëmureni nga vota e lirë, nuk e mbështesni dot atë sepse në themel të cdo qeverie të majtë që nga viti 1945 ka qënë dhuna dhe manipulimi.

Ju i trembeni Lirisë dhe nuk pajtoheni me vlerat e saj.

Por kësaj radhe presioni sa vjen e rritet nga Brukseli dhe kancelaritë e tij, për zgjedhje të lira e të ndershme, për dekriminalizim, për reformën në drejtësi.

Koha nuk pret dhe Evropa kërkon nisma reale prej jush që të finalizohen me rezultate konkrete, të cilët kanë vetëm një emërues të përbashkët, një qëllim-zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Por këtë proces e siguron dhe na i garanton tashmë vetëm dhe vetëm teknologjia.

Nuk mund ti lemë më votat e shqiptarëve në dorë të hajnave dhe të paaftëve që duan të mbajnë pushtetin për hir të babëzisë së tyre që po mban peng Shqipërinë e po degdis rrugëve të botës dhjetra e mijëra të rinj, fëmijë, burra e gra shqiptare.

Edhe pse pa dëshirë, e keni përcjellë edhe ju, Rezoltën e Partive Popullore Evropiane e cila shprehu zyrtarisht shqetësimin për ngërcin e Reformës Zgjedhore dhe mbështeti publikisht qëndrimin e Opozitës për zgjidhjen e kësaj situate.

Kolegë,

Nëse Shqipëria renditet në një nga vendet konkuruese në Rajon përsa i përket qasjes në internet dhe përdorimit të tij, kjo është falë aftësive dhe meritë e shoqërisë sonë dhe më së shumti të të rinjve me potenciale dhe vullnet.

Është e njohur tashmë ndërkombëtarisht intuita dhe zhvillimi I shqiptarëve me aftësi teknologjike, ku shpesh janë bërë modele suksesi në shkencë.

Por ky dimension  nuk lidhet kurrsesi me deklaratat patetike të qeveritarëve të sotëm që flasin për platformë dixhitale, shërbime online dhe përralla si këto, kur në fakt realiteti është ai i qiriut për dritë, është ai i shkrirjes së borës për të patur ujë në zonat e thellë, realiteti është ai i hapjes së rrugëve me lopata si në fillimet e shekullit të kaluar, ku ekzistonin vetëm qerret e kuajt dhe jo mjetet e transportit  dhe i cdo mjerimi tjetër që u bë më i prekshëm  dhe më i dukshëm si asnjëherë më parë në këto 26 vite liri, pikërisht  në këtë janar të acartë që ngriu Jugun dhe Veriun e vendit.

Madje për të thënë të drejtën, mua i vetmi shërbim që më rezultoi se funksionoi korrekt dhe profesional në këtë shtet  ishte vetëm ai i kompanive celulare, të cilat të paktën bënë të mundur komunikimin me zë dhe figurë nëpërmjet internetit, nëpërmjet së cilave banorët e zonave të thella  sinjalizonin rast pas rasti për situatën emergjente apo raportonin mungesën e ndihmës me ushqime dhe medikamente, duke  nxjerrë bllof gjithë makinerinë e propogandës së kësaj qeverie që vetëm shfaqej në ekrane, por jo në terren.

Edhe ky Parlament, sikurse edhe në krizat e tjera që kanë kaluar shqiptarët në këto 4 vite, ishte me pushime të gjata, kur Rama e Veliaj nuk munguan asnjë natë në paradat televizive, por në realitet, lanë edhe një herë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe në dorë të Zotit.

Pati 7 viktima, njerëz të moshuar që mbetën të ngrirë në rrugë, dhe askush prej jush nuk tha dy fjalë, pati fëmijë që humbën jetën nga gripi, ndërsa kryeministrin që e cudit kërkesa për votim elektronik, flet për recetë elektronike.

Po si mund të flitet për receta elektronike në një vend kur një kryefamiljar vret veten, se nuk paguan dot faturën e papërballueshme te dritave, ndoshta edhe të deformuar nga vetë OSSHE, sikurse ka ndodhur ne muajt e fundit me abuzime, mbifaturime, faturime fiktive, ne qytete e fshatrat e Veriut e të Jugut?

Sot kam në dorë disa fatura nga mbi 500 ankesat që janë depozituar pranë OSHE Tropojë, në lidhje me  problemet me energjinë, abuzimet me mbi faturime, më shumë Kw mbi normën, faturime fiktive për të ulur humbjet që kanë shkuar mbi 85% dhe për të mbuluar paaftësinë e drejtuesve.

Hajdutët me çizme kanë futur në faturat e nëntorit dhe dhjetorit 2016 edhe në fshatrat e Tropojës, nga 30 kw “Konsum i Perbashket” sikur jane banor pallati dhe përdorin ashensor apo kanë ndricim rrugor në fshatra ku edhe ato rrugë dhe ura lidhëse që ishin i dëmtuan rreshjet dhe acari.

Lëre pastaj ndërprerjet e gjata apo raste si ai i fshatit Prifç ku 7 familjet që kanë mbetur aty janë me mbi 7 ditë pa drita sepse është djeg transformatori!!!

Raste të tilla ka plot por askush nuk merr masa as kur ka vetflijime nga stresi dhe pamundësia.

Kolegë!

Jemi në sesionin e fundit të kësaj legjislature.

Ka mbetur dhe aq kohë sa për të dëshmuar se keni një vullnet dhe dëshirë qënësore për të mos rrezikuar demokracinë dhe Parlamentin.

Garancia mbetet VOTA.

Nuk ka më kuptim që një vend anëtarë i NATO-s dhe me statusin e Kandidatit të mos ngrejë institucionin qëndror të demokracisë VOTEN.

 Vetëm nga liria e saj buron liria e të gjithëve ne, e fëmijëve tanë dhe e zhvillimit të këtij vendi që aspiron BE.

Faleminderit!


Fjala ne Kuvend e deputetes Mimoza Hajdarmataj, 26 Janar 2017

 

Read More
26 Jan
0

Rama kundërshton votimin elektronik sepse nuk mund të pranojë votën e shqiptarëve

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Zoti kryetar,

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë,

Kryetari de jure i grupit parlamentar të PS paraqiti këtu qëndrimin e Edi Ramës ndaj zgjedhjeve. Në interesin më të mirë të vendit, në interesin më të mirë të demokracisë shqiptare, në interesin më të mirë të shoqërisë shqiptare unë ju bëj thirrje t’a pranoni kërkesën e të gjtha forcave politike opozitare sepse është rruga ligjore, absolutisht e vetme, për të bërë të mundur që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si një vend demokratik, është rruga e vetme për të bërë që qytetarët shqiptarë të votojnë siç votojnë anglezët, dhe jo vetëm ata por dhe somalezët, edhe ganezët dhe qytetarët e shumë vendeve, të cilët në këtë mënyrë kanë arritur të arkivojnë një diskutim dhe kundërshtira dekadash mbi procesin zgjedhor. Po nëse apriori ju e hidhni poshtë, ju vetëm sa bindni opozitën se në këtë vend zgjedhje nuk mund të ketë.

Po ju a e dini se kush ju drejton ju? Ju drejton armiku më i egër, pas kohës së diktaturës, i votës së shqiptarëve, ju drejton njëriu, që njëlloj si Assadi i Sirisë iu thotë qytëtarëve se për t’u votuar ai duhet që ata të votojnë një herë në referendum. Kur ai ju thotë juve që për t’a votuar atë si kryetar, për të patur një rival, duhet të votoni një herë në referendum. Dmth t’ja u rregulloj ai referendumin siç do vet. Po me ju ai mund të bëj çtë dojë por me shqiptarët ai nuk do mund të bëj kurrë.

E dyta, të zgjidhet përfundimisht çështja e votimit të emigrantëve. Eshtë një njollë turpi de facto përjashtimi i tyre nga e drejta e votës. Unë e di që i kanë emrat në lista por problemi është se nuk ushtrojnë të drejtën, kurse në një sistem on line i cili instalohet në një shpëjtësi të madhe, po të këtë vullnet, por ju dhe kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë dhe nuk ka si ta pranojë kurrsesi. A e di pse nuk e pranon? Nuk e pranon se është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Aldo Bares, të lirimit të Lul Berishës, të lirimit të banditëve. A e dini ju që atë e menaxhojnë bandat dhe banditët. Nuk e menaxhoni ju, juve s’ju pyet fare ai.

A e dini që kur i çon Aldo Bare shiritin e deponimit për tenderat dhe akte të tjera kriminale se si i bëhet gjaku ujë dhe ja u tregon gjykatësve kushtetues vettingun; “O më lironi Aldon o do ju ricikloj me vetting”.

Atëherë zotërinj, çfarë do bëjnë shqiptarët, do votojnë apo jo? A ndodh në një vënd në botë që një kryebandit ta arrestojë opozita siç ndodhi me Shullazin tuaj? A e dini ju ç’po bëhet për Hakmarrjen për Drejtësi? E njëjta gjë si me Aldo Baren. A e dini që ai me djalin e vet eshtë shareholder në pronat kriminale të Hakmarrjes për Drejtësi. A e dini që është i regjistruar nga shërbimet partnere në komunikime kriminale…Atëherë do votojmë ne apo do i nënshtrohemi një njeriu që është shndërruar në kaput meduze, në kreun e meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri.

Zotërinj, nëse doni të votojmë pranojeni sepse kjo është kërkesa më qytetare dhe civile. Le të hapet tenderi, të votojnë emigrantët pavarësisht se kush mund të fitojë më shumë apo kush më pak nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ata, burra e gra, të rinj e të reja me kontribut të jashtëzakonshëm në këtë vend të shprehin mendimin e tyre. Por ju nuk e keni mëndjen këtu. Ju e keni mëndjen se si ne të lirojmë Aldo Baren, se si ne të shpëtojmë badiguardin e këtij këtu që vrau Besnik Pudjen dhe prokurori thotë që se kanë vrarë, ndërkohë ky e ka badiguard vrasësin tani. Po ky është vrasës vet o zotërinj.

A doni të bëjmë zgjedhje apo jo? Unë them se duhet të bëjme zgjedhje, se të këqijat nuk kanë fund por merita është të dimë t’i ndalojmë, të mos lëmë rrokullisje. Por nëse nuk lini alternativë zgjedhjesh atëherë përgjegjësia është e juaja. Pra çpo themi ne? Ne po themi që duhet të mobilizojmë fondet dhe resurset, të votojmë dhe kaq. Doni t’i merrni zgjedhjet? Si merrni kurrë. Nuk e lë Surreli atë (Ramën) prandaj shërbehet me kriminelë gjithë ditën, shërbehet me dosje, me kriminelë, shërbehet me përdhunues, shërbehet me mashtrues. Më the zoti Ruçi të të them qoftë një shembull. A e do një të fundit? I fundit është Altin Jaku, sekretar i përgjithshëm i prefekturës së Lezhës. Ai vërtet është i fundit por ai tregon fundin e shtetit ama. Ja po ta tregoj Gramoz se kush është ai, se ti je kryetari de jure se de facto e di vetë ti kush është! Ai, Jaku, para dy vitesh drejtor i një banke private i vjedh një qytetari të nderuar mbi 100 mijë euro para në depozitë. Qytetari e dikton dhe denoncon, ndërsa epërori bankës bën padi penale ndaj drejtorit hajdut dhe e shkarkon. Po ç’ndoh me drejtorin hajdut? U bë sekretar i përgjithshëm, u lartësua, në një kohë kur tjetri vdes për 3 mijë lekë të vjetra në burg. Pyet pak zonjën Linditë apo Erjon Veliajn. Ju tregoj fotografinë. Ja në foto; është ministrja Nikolla, Erjon Veliaj, është Jaku, sekretar i përgjithshëm i prefekturës së Lezhës që ka vjedhur mbi 100 mijë euro në një bankë. Ja ku i ke pra meqë e deshe.

(Ndërhyn Balla) Një shpifës i ndyrë i dënuar për shpifje të ndyra duhet të mbyllë gojën e ndyrë. Kaq mund ti them. Mund të bëhesh kryetar i atyre por jo i Sali Berishës. Sali Berisha ta ka treguar vendin ty. Atij (Ramës) se me ty nuk merrem. Ai (Rama) që ka ngelur ta mbrosh ti, ai është mjerimi. Kur përpiqet të mbrojë Surrelin me shpifës të ndyrë me gojë të ndyrë, me përdhunues dhe trafikant, të akuzuar për trafiqe kriminale, atëherë me këtë vetëm qefin më bën kurse ai ka vetëm atë etiketë që i kam vënë, të faktuar me çertifikatë gjykate.

Ndaj Gramoz kur pyet bëj kujdes se bën autogol. Ndaj dhe njëherë, bindja ime është të pranoni kërkesën e ligjshme të të ghitha forcave politike opozitare, mos shkoni duke e shtyrë sespe mund t’i krijoni vendit probleme shumë madhore. Mos i përdor sipas qefit rezolutat e PPE. Të jesh i bindur se në spektrin politik partiak janë 1-shi në Europë. Kështu u sollët edhe me përfaqësuesit të Bundestagut por e patë që ato që thanë ata ishin lule me të tjerat që kërkoi grupi parlamentar i tyre. Ata s’kanë as një qëllim për të ndihmuar PD, as për të ndihmuar PS, ata kanë për qëllim të ndihmojnë demokracinë në Shqipëri.

Read More
26 Jan
0

Shqiptarët të kërcënuar nga korrupsioni elektoral, votimi dhe numërimi elektronik mjeti i vetëm që garanton zgjedhje të lira

Zoti kryetar,

Dy ditë më parë Asamblea Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila ka shumicën në Komisionin dhe Parlamentin Europian, diskutoi ndër të tjera zhvillimet e pritshme politike që lidhen me anëtarët e saj.
Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës. Rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

 

Ndaj dua të bëj të qartë edhe një herë sot për të gjithë, për publikun, për palën tjetër por edhe miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtare se nuk mund të ketë zgjedhje normale pa u eleminuar shitblerja e votës, pa u bërë dekriminalizmi i politikës dhe u garantuar vota e lirë edhe e ndershme që sipas nesh e garanton votimi dhe numërimi elektronik.

Kemi 10 muaj që diskutojmë për reformën zgjedhore. Ne nuk kërkuam një vit më parë votim dhe numërim elektronik. E kërkuam në maj 2016, një vit para zgjedhjeve.

Një vit më parë pakkush e imagjinonte atë që e priste Shqipërinë në  2016-ën. Se vendi do të mbillej i gjithi me drogë, nga jugu në veri; se Shqipëria do të kthehej në një Kolumbi të Europës; se mbi 80 oficerë policie (sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda)  do ishin përgjegjës për mbjelljen, kultivimin, mbledhjen dhe deri transportin e  drogës dhe trafikimin e saj jashtë Shqipërisë; se vetëm vlera e farës së kanabisit të blerë për t’u mbjellë një vit më parë do të ishte më shumë se 20 milion Euro, për t’u shdërruar pastaj në një kanabizim të plotë e të paparë në këtë vend dhe se trafikantët e drogës do ishin ata që krah për krah ministrave do inaguronin, resortet e ndërtuara me paratë e drogës; se krimi do ishte në çdo cep të Shqipërisë më i fortë se kurrë; se paratë e drogës, njerëzit e hashashit do përfshiheshin kaq fort në zgjedhjet e pjesshme lokale për të blerë vota në krah të qeverisë për t’i dhënë një mandat më shumë kryeministrit që t’ia shkelte syrin sërish teksa ata, mbjellin drogë, kultivojnë, trafikojnë, ndërtojne resortet dhe ai i dërgon ministrat e tij në inaugurim.

E pra një vit më parë pakkush e mendonte se droga do arrinte të tilla përmasa dhe se paratë e drogës, njerëzit e saj do të bëheshin njësh me qeverinë në zgjedhjet e Dibrës. Leksioni i Dibrës tregoi pra se opozita duhet të gjente zgjidhje për zgjedhjet e lira e të ndershme.

Dhe në gjithë këtë skenar krimi i kudondodhur, shkëlqen padyshim Kryeministri me kontratën historike që ka bërë me krimin, para se të vinte në pushtet. Ju më ndihmoni të bëhem kryeminister dhe unë j’ua shpërblej nesër.

Ju më ndihmoni të bëhem kryeministër me paratë tuaja, fuqinë, lidhjet, forcën e krimit dhe unë nesër ju bëj drejtorë, dhe ju fare lehtësisht mund të rikuperoneni paratë e fushatës që keni blerë vota për mua. Kjo është kontrata që Edi Rama bëri në 2013-ën me krimin. Këtë bëri me 19 deputetët me rekorde të tmerrshme kriminale që i përfshiu drejtpërdrejt me firmën dhe vullnetin e tij në lista fituese për t’i sjellë këtu, për t’i shpërblyer ata dhe për t’i përdorur sa kundër opozitës, sa kundër kundërshtarëve të vetë brenda partisë me brutalitetin e krimit.

Ky është simboli i kontratës me krimin dhe për këtë arsye mbi ne nga të gjitha anët e administratës njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale nga trafikantë prostituash e trafikantë droge deri në vrasës gjakftohtë.

Banditët janë sot të fortë se kanë qeverinë mbrapa, se kanë lidhje me politikën, ndaj dhe kanë fuqinë të ushtrojnë presion dhe të mbledhin vota me forcë, para’ dhe lidhje. Nëse nuk do kishin lidhjen me politikën, ata do ishin thjeshtë banditë që një ditë më parë apo më vonë do ishin brenda burgut.

Një vit më parë opozita mendonte se lidhja e  Ramës me krimin do të mbaronte me ligjin për dekriminalizimin. Por çfarë kemi sot dhe a u zhbë kontrata e politikës me krimin? Fatkeqësisht ende jo.

Rama sërish u shkel syrin njerëzve të krimit. Disa që i largon nga parlamenti po u jep poste në parti, dhe i përfshin drejtpërdrejt në zgjedhje. U jep konçesione familjarëve të tyre për të grabitur Shqipërinë dhe që pastaj paratë e grabitura t’i përdorin në fushatë për të blerë vota. U shkel syrin dhe u ngre traun e doganës që ata ikin kur me demek policia i turret për t’i kapur. I urdhëron policinë të heqë postbllokun kur në makinën e deputetëve banditë gjenden trafikantët e drogës.

Dhe ja ku jemi një vit më pas. Edhe për këtë duhet gjetur zgjidhje, miratim i ligjit nuk mjafton. Padyshim që dekriminalizimi ndoshta do e pastrojë këtë parlament nga personat me rekorde vërtet të tmerrshme kriminale dhe jo si ajo çështja e patentës se Dash Tahirit. Por nuk ka asnjë garanci opozita që banditët e lidhur me Ramën nuk do jenë sërish në zgjedhje në emrin e tyre, në emrin e Partisë Socialiste apo vëllezërve dhe motrave që banditët dhe mafia e trafikantëve kërkon të fusë në listat e 2017-ës.

Ndaj opozita 8 muaj më parë, një vit para zgjedhjeve, erdhi me kërkesën e qartë për votim e numërim elektronik. Sepse u bindëm çdo ditë e më shumë se votimi elektronik ishte mundësia më e mirë që qeveria, bandat, paratë e drogës, pushteti i banditëve të dale nga parcelat e kudondodhura të kanabisit të mos ndikonin në zgjedhjet parlamantare.

E kemi thënë një vit para zgjedhjeve se opozita sheh si mënyre për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme votimin dhe numërimin elektronik. Ndaj kjo historia e kohës së pamjaftueshme është vetëm nje alibi për t’i ikur të vërtetës dhe për të mos pranuar votën e lirë si mekanizëm për zgjedhjet e 18 qershorit.

Çdo ditë të këtij viti, çdo minutë të takimit me përfaqesuesit e palës tjetër por dhe me miqtë e partnerët ndërkombëtare, përfaqësuesit tanë kanë kërkuar votim elektronik përveç çështjeve të tjera po kaq të rëndësishme.

Por prej javësh jemi përballë të njëjtës strategji, përballë të njëjtit mekanizëm të alibisë me kohën dhe fajësimit të përditshëm të opozitës lidhur me Reformën Zgjedhore. Akuzat e përditshme të kryeministrit, dhe të të gjithë zëdhënësve të pushtetit, në këtë drejtim, dëshmojnë në fakt vullnetin e mbrapshtë për të mos e realizuar reformën zgjedhore dhe alibinë e qartë për të mos bërë asnjë hap për votimin elektronik që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Është e qartë ajo që kërkojmë ne, dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë, për publikun, për palën tjetër dhe për miqtë dhe për partnerët ndërkombëtarë, se nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri nën hijen kërcënuese të korrupsionit elektoral, te shitblerjes së votës, të përfshirjes së bandave të veshura me pushtet, të banditëve të dalë nga parcelat e kudondodhura të kanabisit me leje qeveritare.

Opozita mëshiron vullnetin për të goditur korrupsionin e kudondodhur elektoral. Për këtë çështje opozita ka bërë një betejë të gjatë, të mundimshme për të cilën ka marrë dhe kosto me vetëdije të plotë, sepse nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri nese nuk ka votim dhe numerin elektronik në çdo qendër votimi.

Çështja e votimit elektronik nuk ka lidhje as me fitoren dhe as me humbjen për shkak programi elektoral. Beteja për votim dhe numërin elektronik nuk është një betejë për pushtet. Nuk është një betejë për karrierë mes Bashës dhe Ramës apo Metës.

Është nje betejë për parime për standarde demokratike që garanton çdo qytetar të votojë i lirë, që vota e tyre të lexohet drejt pa futur duart e pista pushteti. Sot kur është kryeministër Rama, krimi është i kudondodhur dhe nesër e përgjithmonë pavarësisht kush do të jetë në pushtet.

Kjo është një betejë për një mision historik që opozita e ka detyrë ta udhëheqë. Sa për programin pastaj që i qan hallin opozitës ka kohë të diskutojmë në muajt e ardhshëm.  Ja ku kam këtu fjalimin  historik të Ramës kur u bë kryeministër me përuljen hipokrite ndaj qytetarëve për besimin, me premtimin e sjelljes normale me opozitën dhe jo arrogancë ndaj saj dhe me premtimet e tua: ja disa prej tyre që po i skadon afati:

Fjala 11 shtator 2013

Ne s’do ta harrojmë asnjë ditë Shqipërinë që vuan për ujë, punë, shërbime dhe nuk do t’i tradhtojmë dhe gënjejmë asnjëherë shqiptarët.

Jemi zotuar se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Do të gdhihemi e ngrysemi në betejën për t’ia dalë dhe jam besimplotë se do t’ia dalim, që Shqipëria e pas katër viteve nga sot, ….(!!!!!) (e degjon vete ai se cfare i bejne qytetaret per nje vend pune, le pastaj 300.000)

Jemi zotuar se do ulim cmimin e naftes  dhe cmimin e energjise elektrike, Jemi zotuar se uji në rubinet dhe në parcelë nuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin 2017. Unë dua të ndaj me ju sot, bindjen time se në mbylljen e këtij mandati, do të jetë mbyllur edhe odiseja e etjes për ujë të njerëzve e të tokave të këtij vendi. (!!!!!!) (e degjojne fshataret tani qe kaluan 4 vjet)

Jemi gati për një transformim të madh në shërbimin doganor dhe tatimor me konsulencën e Agjentëve të Kurorës (Croën Agents). (Iken milionat me Croën Agents se e pane se nuk i dilet korrupsionit qeveritar ne dogana)

Jemi zotuar se në fund të katër viteve do të kemi ulur taksat për 95% të shqiptarëve (!!!) JO qe nuk jane ulur por jane rritur ne menyre te frikshme per cdo biznes te vogel. Pyeti pak shqiptaret sesa paguajne per taksa sot pas kater vitesh, sesi vetem taksa e baneses eshte dyfishuar.

Shëndetësia falas nuk është një sadaka që bie nga qielli, po një e mirë publike që i ofrohet çdo njeriu në nevojë për kujdes shëndetësor – falë shtetit që nuk e ngre fondin për shëndetësinë me sigurime po në rrugë alternative. Sigurisht që shëndetësia kushton, pyetja është kush paguan. Dhe përgjigjja është jo ata që s’kanë, po e gjithë shoqëria për këdo që ka nevojë.

Debatin a bëhet a s’bëhet, unë jam i gatshëm ta vazhdojmë pas katër vjetësh mu tek sheshi i Spitalit “Nënë Tereza”, mbi provat e kësaj reforme radikale jo mbi hamendjet e atyre që thonë bëhet apo atyre që thonë s’bëhet.

Kjo puna e programit pra është një debat që do e bëjmë në sheshe, tek Nënë Tereza e kudo në të gjithë Shqipërinë, për faktin se mashtrove sa deshe para 4 vjetësh, që nuk ndërtove asnjë spital le pastaj shëndetësinë falas, per faktin se taksat i ke rritur në të gjithë vendin le pastaj uljen  e tyre për 95% të shqiptarëve, për faktin që nuk ndërtove asnjë rrugë, le pastaj që dhe ato që gjete po i jep me koncesione korruptive, miqve të pushtetit që të paguajnë 95 % shqiptarëve.

Por këtë debat mbi programet do e bëjmë aty pas pak muajsh. Tani kemi debatin mbi reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe kjo është një betejë që opozita e bënë me përgjegjësi të plotë. Nuk është betejë për pushtet, është betejë për qytetarët, që ata të votojnë të lirë dhe vota e tyre të lexohet e numërohet drejt sot e përgjithmonë.

Zoti kryetar,

Zonja deputete, Zoterinj deputete

Ditët ikin dhe koha për reformën zgjedhore ngushtohet çdo ditë e më shumë. Retorikë nuk është zgjidhja për një proces normal votimi në 18 qershor. Zgjidhja e korrupsionit elektoral, e largimit të ndikimit të krimit të kudondodhur, të lidhur me politikën në qendrat e votimit, e shitblerjes së votës, për ne është votimi dhe numërimi elektronik. Ta bëjmë sot kur ju jeni në pushtet dhe ne jemi në opozitë dhe të jetë përgjithmonë për të shpetuar Shqipëria nga problemet me zgjedhjet.

Ndaj se fundmi po e ripërsëris atë që është e qartë për ne, por duhet të jetë e qartë për të gjithë, për publikun, për palën tjetër, për qytetarët por dhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, se nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri nën hijen kërcënuese të korrupsionit elektoral, të shitblerjes së votës, të përfshirjes së bandave të veshura me pushtet, të banditëve të dalë nga parcelat e kudondodhura të kanabisit me leje qeveritare. Koha e pamjaftueshme është vetëm një alibi për t’i ikur misionit të vështirë dhe përgjegjësise për  t’u garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Ne jemi të gatshem të diskutojmë me palën tjetër, me miqtë e partnerët ndërkombëtare çdo zgjidhje, por jemi të bindur se votimi dhe numërimi elektronik do të garantonte në kushtet e rënda të krimit që ndodhet Shqipëria, zgjedhje të lira dhe të ndershme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

 

Read More
25 Jan
0

PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi në një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe nevojën jetike për demokracinë dhe aspiratat europiane të vendit, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Presidentit Daul pohoi edhe një herë se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe se Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe të drejtpërdrejtë.

Kryetari Basha e njohu Presidentin Daul dhe zyrtarët e lartë në Bruksel me programin zgjedhor të Partisë Demokratike. Basha mori mbështetjen e z.Daul për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet europiane të mirëqeverisjes per qytetarët.

PPE do të mbështesë dhe asistojë Partinë Demokratike gjatë procesit zgjedhor duke sjellë përvojën e cmuar të vendeve anëtare.

Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në BE dhe ka shumicën në Parlamentin Europian, Kryetarin e Parlamentit Europian, Presidentin e Këshillit Europian dhe Kryetarin e Komisionit Europian.

Mbështetja e PPE u sanksionua edhe përmes Rezolutës për Shqipërinë të miratuar dje me votë unanime nga Asambleja Politike e PPE.

Më poshtë keni linkun zyrtar të Rezolutës:

http://www.epp.eu/papers/albania-2017/

Linku ne pdf file: http://www.epp.eu/files/uploads/2017/01/Albania-Adopted.pdf


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 25 Janar 2017

 

Read More
24 Jan
0

Nga Uashingtoni në Bruksel, lajmet e mira për Shqipërinë nuk do të vonojnë

Pyetje: z Basha, ju kemi pasur një axhendë intensive me dy vizita shumë të rëndësishme siç ishte ajo në Uashington dhe këtu në Bruksel. Keni marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane ku është votuar një rezolutë për Shqipërinë. Për çfarë bën fjalë kjo rezolutë?

Basha: Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane ka dhënë një mbështetje unanime përmes rezolutës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ka kërkuar marrjen e masave kundër shitblerjes së votës. Ka bërë thirrje për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe nxjerrjen jashtë politikës të kriminelëve, prerjen e lidhjeve të politikës me krimin. Ka kërkuar bashkëpunimin e forcave politike për të kaluar me konsensus hapat për reformën zgjedhore që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka kërkuar luftë totale ndaj problemit të drogës, krimit të organizuar dhe problemeve që lidhen me krimin e organizuar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme madje edhe për terrorizmin.

Pyetje: Ka pasur edhe deklarata që duhen të paktën dy vjet për të realizuar një administratë në funksion të votimit elektronik. A është realiste kërkesa e Partisë Demokratike që duhet votim eletronik këtë radhë për zgjedhjet e 2017?

Basha: Çështja e votimit elektronik nuk është çështje kohe është çështje vullneti. Votimi elektronik do ti mundësojë çdo qytetari të votojë. Do të mundësojë që askush të mos votojë për dikë tjetër, pra do të mundësojë të mos ketë tjetërsim të votës .Me votimin elektronik dhe me numërimin elektronik nuk ka futje duarsh në vullnetin e qytetarëve. Ashtu siç votohet, ashtu edhe numërohet. Zëri i qytetarëve dëgjohet, vota e qytetarëve vendos.

Pyetje: Ju keni qënë i ftuar për të asistuar në ceremoninë e ndërrimit të stafetës, nga administrata Obama në atë të administratës së presidentit të ri amerikan Trump. Ju keni shkruar në rrjetet sociale, në faqen tuaj në Facebook, që është një epokë e re, një erë e re jo vetëm për Amerikën por edhe për Shqipërinë. Çfarë do sjellë Amerika për Shqipërinë?

Basha: Nga Amerika kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira për Shqipërinë dhe unë kthehem në Tiranë me lajme shumë të mira nga Uashingtoni. Disa prej këtyre lajmeve i kam përcjellë përmes rrjeteve sociale dhe medias por jo të gjitha lajmet e mira janë përcjellë. Jam i sigurtë që do përcillen në kohën e duhur. Lajmi kryesor për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për mendimin tim, për mbarë botën, është kjo erë e re e fuqizimit të qytetarit, e zgjedhjeve si një instrument jo për të sjellë në pushtet një parti apo një tjetër, por për të sjellë në pushtet qytetarët. Kështu u shpreh edhe Presidenti trump në fjalimin e tij të inaugurimit dhe ky është frymëzimi me të cilin kthehem në Shqipëri. Edhe zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet të jenë thjeshtë për të sjellë në pushtet një parti apo për të larguar një parti tjetër por e rëndësishme është që qeveria e ardhshme të jetë me të vërtetë qeveria e qytetarëve shqiptarë. Prandaj unë këmbëngul fuqishëm në një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm përmes votimit elektronik, ndaj kam hapur në Shqipëri një proces konsultimi jo vetëm me anëtarësinë por me mbarë qytetarët shqiptarë për të propozuar deputetët e ardhshëm, kandidatët e ardhshëm të Partisë Demokratike për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Është hera e parë që një proces i tillë hapet në Shqipëri. Jam shumë i inkurajuar nga cilësia e emrave që janë propozuar nga brenda dhe nga jashtë vendit deri tani. Procesi vazhdon dhe jam i bindur se me këtë cilësi propozimesh lista e ardhshme e Partisë Demokratike do të jetë lista më përfaqësuese e interesit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe me të vërtetë Partia Demokratike do ti ofrojë shqiptarëve jo thjeshtë një ndërrim pushteti por kthimin e qytetarëve shqiptarë në pushtet sepse sot pushteti është në duart e një grushti të vogël njerëzish që kanë gjithë pushtin politik, ekonomik dhe mediatik por nesër me këtë proces të hapur që kemi nisur ardhja e Partisë Demokratike në pushtet, në fakt do të jetë ardhja e qytetarëve shqiptarë në pushtet. Por ajo që dua të ndaj me ju është se me përfaqësuesit e Senatit dhe Kongresit amerikan dhe me përfaqësuesit e administratës së re të Presidentit Trump kam diskutuar edhe për mbështetje konkrete për objektivat e ardhshme së qeverisjes së Partisë Demokratike, që kanë të bëjnë me ekonominë, kanë të bëjnë me luftën ndaj monopoleve, kanë të bëjnë me çlirimin e energjive pozitive dhe kthimin e investimeve publike dhe private në ritjet e dëshiruara për të hapur më shumë vende pune dhe për këto mbështetja amerikane nuk do të mungojë.


Intervistë e Lulzim Bashës nga Brukseli, pas miratimit të rezolutës së PPE për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, 24 Janar 2017

 

Read More
24 Jan
0

Spaho me zv-ministrin e Jashtëm Italian: Votimi dhe numërimi elektronik, kusht thelbësor për zgjedhje të lira e të ndershme

Votimi elektronik është thelbësor për zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo të blera. Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë takimit me zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola.

Spaho theksoi se mazhoranca ka provuar në zgjedhjet lokale se nuk do votë të lirë e të ndershme ku rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluar për shkak të blerjes masive të votave, si në Dibër dhe Kolonjë. Ka pasur denoncime të shumta nga votues, organizata jo qeveritare të cilat kanë dëshmuar se votimi është bërë nën presion.

Jemi të shqetësuar, tha Spaho, duke shtuar se mazhoranca është duke lejuar kultivimin e kanabisit, për të blerë më pas votat.

“Zgjedhjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se vendet e zhvilluara dhe votimi elektronik do të shkurtonte fondet dhe do të lehtësonte buxhetin e shtetit. Në Shqipëri nuk ekziston një mekanizëm për të bërë zgjedhje transparente. Nëse duhet kohë, jemi të lirë të presim derisa të garantohen zgjedhje, rezultati i të cilave do të pranohen nga të gjitha palët. Mazhoranca nuk është e gatshme dhe nuk ka vullnet për të lënë të lirë vullnetin e qytetarëve për të votuar. Sot ka ende kryetarë bashkie, si rasti në Kavajë dhe Krujë, të dënuar për krime dhe ende mbajnë detyrën. Pas tyre qëndrojnë njerëz të inkriminuar të cilët rrezikojnë procesin zgjedhor. Ne kemi kërkuar që në vitin 2015 për të diskutuar në lidhje me garantimin e votës, votimin dhe numërimin në mënyrë elektronike, por mazhoranca nuk ka shprehur vullnet”, tha Spaho.

Read More
23 Jan
0

Naftëtarët e Fierit të përbuzur nga qeveria, nuk marrin pagat prej muajsh

 

 

Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit nuk marrin pagat prej muajsh, dhe kanë 1 vit që nuk u paguhen sigurimet shoqërore. Naftëfëtarët e kësaj rafinerie nuk i pret askush, dhe nuk i dëgjon askush. Ndërkohë, arroganca e qeverisë mbërrin deri aty sa pikërisht sot ata kanë sjellë në Kuvend për shqyrtim projektin për statusin e naftëtarit, një përpjekje për mashtrim elektoral.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kozma Dashi, denoncoi sot mungesën e vëmendjen për këta 150 punëtorë që mbajnë familjet me punën e tyre.

“Kemi të bëjmë me 150 punonjës të rafinerisë së Fierit të cilët janë në grevë pasi nuk u paguhen pagat prej 4 muajsh, dhe për 1 vit nuk u paguhen as sigurimet shoqërore. Për më tepër, Agim Myrdini, punonjës i kësaj rafinerie sot është në majë të një ngrehine duke rrezikuar të vetëflijohet. Askush nuk po çan kokën për atë dhe cinizmi qendron këtu që ne mblidhemi, se gjoja sa shumë i duan këta naftëtarë. Pra për përfitime elektorale qeveria është e gatshme të bëjë çdo gjë dhe ti braktisë ata naftëtarë në mëshirë të fatit. Pse? Eshtë e thjeshtë sepse filloi fushata zgjedhore. Qeveria kërkon të rrëmbëje sa më shumë për kapital politik. Kam kërkuar që heret që statusin e meriton dhe tu jepet naftëtarëve por jo në mënyra të tilla ku arrin në farsa që s’kanë ndodhur deri tani”, u shpreh Dashi.


Deklarata per mediat e Kozma Dashit, 23 Janar 2017

Read More