Blog

21 Gus
0

Dhuna ndaj votës, Edi Rama nis kërcënimin e mësuesve në Dibër me njoftim largimi

Edi Rama është hedhur në aksion për të kapur, dhunuar e blerë votën e qytetarëve te Dibrës.

Ai po përdor cdo mercenar e cdo instrument që ka në dorë për të mos lejuar votën e lirë të qytetarëve, sepse e di mirë se cili është gjykimi i popullit për të, e di mirë se e pret ndëshkimi i popullit për qeverisjen e tij të varferise, papunesise,  korrupsionit dhe krimit.

Spikat së fundmi, drejtori i Arsimit në Dibër, Drin Gjeci, i cili thërret arsimtarët në zyrë, duke i kërcënuar me njoftime për largim nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë. Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani.

E njëjta metodë u përdor edhe në zgjedhjet e 2015, ku mesuesit u shantazhuan me vendin e punës, me bukën e gojës për të dhënë votën për qeverinë.

Ky mercenar i Edi Ramës në Dibër, jo vetëm u ka marrë para mësuesve për ti futur në punë, dhe për këtë ekzistojnë edhe video, por tani ju kërkon edhe votën që të qëndrojnë në punë.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë drejtor të korruptuar që kërcënon qytetarët me vendin e punës, në këmbim të votës.

Ju bëjmë thirrje arsimtarëve të Dibrës dhe po kështu edhe të gjithë punonjësve të sektorit publik të refuzojnë me përbuzje këto kërcënime kriminale.

Këto janë grahmat e fundit të një bande që kërkon me cdo mjet të zgjasë ditët e saj.

Mercenarët e Edi Ramës, Drin Gjeci me shoke duhet ta dine mire, që presionet e tyre janë dhe do të jenë të vëzhguara, të dokumentuara, dhe do të shërbejnë si provë jo vetëm për vëzhguesit e partnerët ndërkombëtarë, por sidomos për prokurorinë e gjykatën para të cilave do te japin llogari e do të përgjigjen deri më një për krimet e tyre zgjedhore e korruptive.

Dibra është e dibranëve dhe vetëm ata do të vendosin me votën e tyre të lirë për kryebashkiakun.

Bashkimi i madh popullor do të hedhë poshtë cdo përpjekje, cdo krim elektoral, cdo mercenar të korruptuar të Edi Ramës.

Dibra, si gjithë Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri, 21 gusht 2016

Read More
21 Gus
0

Shehu: Vendimi im i parë do të jetë ulja e taksave

Kandidati i opozitës për kryetarë bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me tregtarë të Peshkopisë. Situata e rëndë ekonomike, papunësia e larta që ka sjellë rënie të fuqisë blerëse, rritja e taksave, gjobat e larta ka çuar drejt mbylljes dhjetëra biznese.

Zoti Shehu ka theksuar se ka qene gjithë kohen një zë aktiv kundër rritjes së taksave, sigurimeve shoqërore dhe ka denoncuar gjobat korruptive nga biznesit.

Tregtari: Të uroj suksese një herë! Nga taksat na e ka pru majë hundës.

Sherefedin Shehu: Çfarë taksash? Bashkia ju kërkon taksë?

Tregtari: Një zarf na ka ardh, thotë aty 50  mijë lekë.

Sherefedin Shehu: Ka ngelë pa lekë bashkia.

Sherefedin Shehu: Mua më intereson që ti të jesh në dyqan dhe jo të hysh në listën e ndihmës ekonomike. Sepse po mbylle dyqanin çfarë do të bësh?! Ajo ndihma s’është për ty sepse me të as bukën nuk e siguron dot.

Tregtar: Do të kesh votën time dhe të familjes time sepse na kanë bë zbor. Kur them zbor, zbor.

Sherefedin Shehu: Faleminderit!

Tregtar: Këtu është njësoj taksa  si në Tiranë. Ne duam diferencën se Dibra ka gjashtë muaj dimër se këtu me ra borë bëhet një metër, s’kemi ku të dalim as ku të hamë.

Sherefedin Shehu: Po, po e di.

Tregtari: Po puna është ta verifikoni dhe të bëni dallim, se nuk është ekonomia e Tiranës njësoj me të Dibrës.

Sherefedin Shehu: Unë jam  për taksa të ulëta sepse ajo është e vetmja mënyrë për ju që te siguroni jetesën dhe këtë kam kërkuar deri tani.

Tregtari: Po rrofsh, atë presim.

Sherefedin Shehu: Tani do të vij që të zbatoj programin për taksat e ulëta.

Tregtari: Ishalla.

Sherefedin Shehu: Se keta  kanë vënë edhe nja dhjetë taksa të tjera se këtu ka qenë pa taksë.

Tregtari: Po nuk kemi pasë taksë.
Këtu maksimumi tre orë punë ke. Punove mirë, s’ponove keq. Nuk është si dyqanet lartë, që ta mbash hapur nga ora 08:00-20:00 i bëhet shërbim. Po këtu tre orë, dhe të paguash taksë, siguracion.

Sherefedin Shehu: Taksat e ulëta ne këtë e kemi edhe filozofi partie, jo vetëm unë si individ. Unë jam përpjekur me punën time në parlamentit që t’i ulim por keta nuk degjojnë

Puna e parë ne Bashki do të jetë ulja e taksava u tha zoti Shehu tregtareve pasi për të kryesorja është tu krijosh mundësi jo vetëm te sigurojnë te ardhura të mjaftueshme për veten por edhe të hapin vende pune.

Sherefedin Shehu: Vendosja e taksa ka një logjikë. Në qoftë se do të fitosh, do të japësh aq sa ka logjikë që edhe të fitosh diçka . Për ne kryesorja është që ti këtu në këtë dyqan të marrësh veten, kjo është kryesorja.

Tregtare: Të më vesh peshën që unë e mbaj dhe jo peshën që unë s’mund ta mbaj.

Sherefedin Shehu: Normal. Ky është edhe standardi jonë. Kush ka shumë të paguaj pak më shumë.

Tregtare: Po, po, do të shihet gjëja, se malli ja ku është.

Sherefedin Shehu: Por gjithmonë duhet të sigurosh veten tënde, se nesër do të dalësh në pension e do të duhet.

Tregtari: Unë dua ta lë dyqanin fare, se ne bëjmë luftë për mbijetesë.

Sherefedin Shehu: Në qoftë se ti nuk i del zot vetes shteti ka detyrimin që të të mbajë ty. Kur ti thua se me zor jetoj, edhe pse këtu mund të ketë pak punë, imagjino me të tjerët. Pra, këtu ka punë të mëdha për tu bërë.

Tregtare: Punë s’ka, taksa shumë. Ku të shkoj unë? Nga t’ia mbajë? Vetëm me u var më. Se s’i të mos kesh gjë kërrkundi edhe njeriu e ka gjetë atë të drejtën e tij.

Sherefedin Shehu: Është gjynah se ju keni bërë gjithë këto investime dhe këtu është e domosdoshme të ndryshojë pak sistemin ose me dhënë një mundësi.

Tregtare: Shihe e shkruaj këtu, rrinë njerëzit kot vetëm sa hapin qeranë.

Tregtari: Pas Vitit të Ri që ka rënë komplet, s’ka punë.

Investime që hapim vende pune, ulje e taksave dhe mbështetje për fermerët jane prioritet e shpallura nga kandidati Sherefedin Shehu për Dibrën.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 21 gusht 2016

Read More
21 Gus
0

Shehu: Prioritet investimet në infrastrukturë dhe bujqësi që hapin vende punë e rrisin mirëqënien

Kandidati i opozitës Sherefedin Shehu takoi banorë të Kalasë së Dodës ku theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë investimet në rrugë dhe në bujqësi.

Në hapje të takimit nënkryetari i PD zoti Paloka prezantoi kandidatin Shehu si një intelektual dhe ekspert model  në PD dhe parlamentarizmit shqiptar”kandidimi I Sherefedin Shehut I bën ndër jo vetëm PD por edhe Dibrës, sepse ai ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij përkushtim, integritet dhe vlera, u shprehj z. Paloka.
Kandidati Shehu tha se Dibra në këto vite të qeverisë Rama lëngon nga varfëria dhe është lënë në harresë. Asnjë premtim nuk ka mbajtur Edi Rama por ka berë te kundërten. Rriti taksat, cmimin e energjisë elektrike. Me dhjetra familje janë në erresirë sepse spaguajnë dot faturat e rritura të energjisë ndersa papunësia është rritur.
“ Kjo  është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi, vizion dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvecione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk shkojnë tek  fermerët,  por tek njerëz pranë klaneve të qeverisë. Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësash, shkolla  qendra shëndetësore, e hapje vendesh të reja pune, sepse qeveria i harxhon paratë e taksave për lluks qindra milion euro të zyrave dhe pushime luksoze të qeveritarëve.
Të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë  me partnerët ndërkombëtarë tha zoti Shehu I cili prej vitesh në karrierën e tij si ekspert I financave dhe ekonomisë njihet për partneritetin efikas me donatorët .
Ndër prioritetet e  punës sime tha kandidati Shehu do të  jete mbështetja per familjet e varfëra që nuk sigurojnë dot bukën e gojës.
Sipas zotit Shehu me reformat e bashkisë së re, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon , për turizmit malor, një mundësi e mirë dhe për punësim. Bukuritë natyrore të Dibrës janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen  e vecantë të banorëve, theksoi Sherefedin Shehu.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 20 gusht 2016

 

Read More
20 Gus
0

Hodhën dritë mbi aferën e landfillit ku vdiq Arditi, Veliaj pushon nga puna dy gazetarët

Partia Demokratike dënon me forcë ndërhyrjen brutale të Erion Veliajt në media, që solli largimin e dy drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 news.

Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin.

Alida Tota dhe Brahim Shima u flakën nga puna, sepse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Dy gazetarët zbuluan se impianti i korrupsionit i Veliajt ishte i zhytur thellë në informalitet, ku nuk zbatohej asnjë rregull, asnjë normë sigurie, asnjë  ligj.

Erion Veliaj jo vetëm nuk thotë vetë asnjë fjalë për humbjen e jetës së 17 vjecarit që punonte në atë biznes korruptiv e kriminal të ndërtuar prej tij në Sharrë, por hakmerret dhe bën shembull gazetarët që guxojnë të investigojnë.

Një sjellje e përsëritur, pasi me 11 gusht, Veliaj bëri të heshtë edhe një media të rëndësishme si Top-Channel, duke bllokuar pasqyrimin e denoncimit të PD-së, për këtë ngjarje.

Erion Veliaj del kështu hapur në mbrojtje të krimit e të korrupsionit në landfillin e tij.

Ashtu si dhe shefi i tij, Edi Rama, i cili vazhdon të mbajë në arrati kryetarin socialist të Peqinit, partneri i Veliajt në këtë aferë, duke mos ia dorëzuar drejtësisë, edhe pse është shpallur në kërkim prej 10 ditësh.

Shkarkimi i gazetarëve me urdhër të Erion Veliajt është një prej goditjeve më të rënda të lirisë së shtypit, tipar i qeverisjes së Edi Ramës e zhytur në krim e korrupsion, që e ka median e lirë armike.

Partia Demokratike i fton organizatat e medias të reagojnë për këtë rast, të mos pranojnë që një falsifikator i korruptuar si Erion Veliajt të bëhet drejtuesi i televizioneve dhe gazetave.

Ne shpresojmë se partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadat e vendeve të BE dhe SHBA do të mbajnë shënimet e duhura e do të vëzhgojnë nga afër rastin.

Edi Rama, Erion Veliaj, aferat e tyre të llojllojshme, nga ndërtimet tek droga kanë nevojë për media të dobët e të nënshtruar.

Por interesi publik, vendi, e ardhmja europiane ka nevojë për media të fortë e të pavarur.

Media do të jetë më mirë pa Edi Ramën e ushtarët e tij.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 20 gusht 2016

Read More
20 Gus
0

Turizmi me Edi Ramën, dhjetëra dështime në këtë sezon

Meqë sezoni është drejt mbylljes, le te reflektojme 1 minut për turizmin qe patëm sivjet. Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj.

Këtë vit pati me dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, si psh:

Vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e papërgjegjshmërise së qeverisë.

Rendi publik degjeneroi me shpejtesi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.

Gjithë bregdeti vuajti mungesen e dritave edhe në kulmin e turizmit.

0 km rrugë të reja në zonat turistike.

0 km për Rrugen e Arbrit, Rrugen e Elbasanit & segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.

0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durresit, Sarandes dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetra miliona euro. (Shihni për shembull varrezat e Durrësit se si kutërbojnë ujrat e ndotura ndërsa impianti u inagurua në 2013)

Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!

Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laci deri ne Himare.

Kafshe të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj.

Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjences civile.

Uji i pishem për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnje zgjidhje.

Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të genjehen nga fasada.

Bregdeti i Vlores u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasaden e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe Vlonjatët.

Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?”

Për Partinë Demokratike dhe Shqiptarët këto bjerrje të standardeve janë të papranueshme.

Ju ftojme të refuzojmë qeverisjen e papërgjegjshme dhe të bashkohemi per te:

  1. Rikthyer sigurine e jetës dhe të pronës
  2. Përmiresuar punësimin duke ulur taksat për turizmin
  3. Përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.

Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi, 20 gusht 2016

2016 pa drita 2016-06 kale i ngordhur tek shkembi kavajes djegie plehrash ne mes pyllit ne kurbin2 Garbage-Sheep-dig-on-the beach 2016

Read More
19 Gus
0

Fatura e korrupsionit, 600 mijë euro, jo për ndihmë ekonomike, ujësjellësa e rrugë, por për familjarët e Ramës

600 mijë euro janë pagesë papunësie për 12 mijë familje të varfra.

600 mijë euro janë paga minimale për 3 mijë e 727 persona.

Janë pensioni mesatar për 5500 persona.

Me 600 mijë euro, Edi Rama mund të kishte siguruar ujë të pishëm për 2 mijë banorë, duke ndërtuar një ujësjellës.

Me 600 mijë euro mund të kishte rregulluar 5 kilometra rrugë dytësore, ose rrugë fshati që u shërbejnë mijëra banorëve.

Por Edi Rama ka zgjedhur tia japë firmës ku punon vajza e gruas së tij.

600 mijë euro, me një dorë.

Prandaj nuk ka para për investime, për ujësjellësa, për rrugë, për vende pune, për të luftuar varfërinë, sepse paratë e shqiptarëve me Edi Ramën janë të destinuara për korrupsion, janë të destinuara të vidhen.

Sepse pa transparencë, pa garë, pa kritere të shpallura, Edi Rama fut 600 mijë euro të shqiptarëve ne xhepat e kompanisë ku punon vajza e gruas së tij. Për me demek konsulence.

Kjo është fatura e korrupsionit për qytetaret. Paratë shkojnë në llogaritë e familjarëve të kryeministrit, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë ujë, rrugë, kërkojnë punë.

Por Edi Rama nuk punon për shqiptarët, ai ka hequr dorë de fakto nga detyra.

Edi Rama punon vetem për vete e për oligarkët që e rrethojnë.

Ky sundim do të përmbyset shpejt.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa , 19 gusht 2016

Read More
19 Gus
0

Nga Saranda në Shkodër, nga Durrësi në Dibër, drejtuesit e Edi Ramës kanë lënë detyrën, menaxhojnë drogën

Implikimi i drejtuesve të policisë në biznesin e kanabisit sipas skemës së Edi Ramës ku për çdo rrënjë merret 30 përqind, është dramatik.

Kemi denoncuar prej ditësh me emra dhe me zona konkrete se si shefat e Edi Ramës në pilici janë kthyer në menaxherë të drogës.

Raporti i shërbimeve partnere dhe shërbimeve inteligjente vazhdon sot me të tjera të dhëna;

Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €.

Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.

Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.

Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.

Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.

Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malesinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.

Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në cdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.

Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.

Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë.

Ja pra se si me porosi të Edi Ramës dhe nën shembullin e tij, drejtuesit e policisë nuk kanë më prioritet qytetarët, rendin e sigurinë, por ruajtjen e trafikimin e drogës dhe marrjen e 30 përqindëshit nga ky biznes qindra milionë eurosh.

Ja si poshtërohen burrat dhe gratë në uniformë, që kanë integritet e punojnë me përkushtim, por kanë mbi krye një grusht shefash dhe qeveritarësh që po drejtojnë biznesin kriminal.

Ky është sundimi de fakto i vendit prej drogës dhe krimit.

Ky nuk është vullneti i shqiptarëve, as dëshira e tyre.

Shqiptarët duan një vend më të mirë, ku sundon ligji, me rend, siguri e punë të ndershme.

Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 19 gusht 2016

Read More
18 Gus
0

Shefat e drogës, ja menaxherët e fermës së madhe me kanabis të Edi Ramës

Në kulmin e debatit për mbulimin e vendit nga droga, në pikun e denoncimeve publike, të medias, të opozitës dhe qytetarëve, dje 4 tonë drogë arritën në Itali nga Shqipëria.

Kjo dërgesë si dhjetra të tjera, vërteton qartë se droga është tashmë një biznes qeveritar, ku drejtuesit në polici e pika kyce, janë përfshirë si ruajtës e vjelës së taksës 30 përqind, për llogari të Edi Ramës.

Shërbimet inteligjente partnere kanë raportuar se 15 përqind e territorit shfrytëzohet për drogë, në afërsisht 400 zona në gjithë vendin.

Partia Demokratike ka denoncuar drejtuesit kryesorë të Edi Ramës në Policinë e Shtetit, që janë dhe drejtues të trafikut të drogës.

Sot kemi të tjera të dhëna, për funksionarë kyc në këtë biznes kriminal.

Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tre raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur cështjen duke mos kryer asnjë verim hetimor.

Gëzim Zhupa, Drejtor i kufirit Vlorë. Lidhje e ngushtë e Tahirit. Hallke kyce ne kalimin e tonelatave me droge në Itali me peshkarexha.

Sokol Çelaj, Drejtor Rajonal i Kufirit Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në Polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me Albert Paten, ish-Drejtor i Njësisë Operacionale. Informacione këto të konfirmuara nga autoritetet partnere.

Albert Pata, me Edi Ramen u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Artion Duka, Drejtor i Forcës së Posacme Operacionale. Eshtë implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhje e drejtpërdrejtë e Emiljano Shullazit, ka të dhëna të besueshme se ka manipuluar provat në ngjarjen e Kasharit dhe Rrugën e Kavajës.

Ermal Muça, Zv/Drejtor i Policisë Tiranë, emërim i Emiljano Shullazit.

Arben Skëndo, Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së. I përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Ervin Hodaj. Eshtë kujdesur në rekrutimet që bën, të ketë persona të përshtatshëm për trafikun e drogës.

Taulant Kondi, Zv/drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës. Lidhje e ngushtë e Tahirit dhe Shullazit. I perfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Genc Merepeza, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në kufirin e gjelbër dhe në Pikat e Kalimit Kufitar. Për këtë, ka krijuar klanin e tij në disa pika doganore.

Zija Çela, shef i Komisariatit në Korcë. Me kombinime të ngushta me Drejtorin e kufirit në Durrës, Boge Bodini, kanë favorizuar kalimin e droges drejt Italisë.

Ky është realiteti i drogës, i këtij biznesi qindra milionë eurosh që po pasuron një grusht njerëzish rreth Edi Ramës, dhe po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon cdo aset të vendit, po shfrytëzon mjerimin e varfërinë e të papunëve, po sjell krime, vrasje e hasmëri në shoqërinë tonë.

Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë të ndershme, rend e siguri për famijlet e tyre.

Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.

Shqipëria do jetë më mirë, pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 18 gusht 2016

 

Read More
17 Gus
0

Noka ambasadorit Italian: Na jepni të dhënat e monitorimit të drogës nga ajri, qeveria i fsheh

Noka ambasadorit Italian: Na jepni të dhënat e monitorimit të drogës nga ajri, qeveria i fsheh

Nisur nga të dhënat dramatike të përhapjes së drogës, kultivimit e trafikimit të saj në gjithë territorin e vendit, dhe sidomos nga informacionet se ky fenomen menaxhohet nga drejtuesit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka, i ka dërguar një letër ambasadorit Italian në Shqipëri, z. Cutillo, ku i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa.

Z.Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën ti fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik, dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë iu drejtua ambasadorit Italian me një kërkesë me 19 prill të këtij viti, për të kryer sa më shpejt fotografimin dhe filmimin e parcelave me drogë nga ajri me anë të avionëve të Guardia di Financa, sipas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare të vitit 2011.

Bashkëngjitur, letra e z.Noka drejtuar ambasadorit italian në Tiranë.

I nderuar Shkëlqesia Juaj Ambasador Cutillo,

Më lejoni edhe një herë t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vijueshëm që Italia i ka dhënë vendit tonë, e në veçanti Policisë së Shtetit, dhe të shpreh vlerësimin për rolin tuaj në vijimin e këtij bashkëpunimi.

Krahas shqetësimit të thellë për rëndimin e situatës së rendit dhe sigurisë, siç dhe ju kemi vënë në dijeni nëpërmjet komunikimeve të mëparshme, vazhdojmë të ndjekim precipitimin dramatik të situatës së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Të dhënat e raportit të BE-së për drogat, përgatitur nga EUROPOL, në lidhje me situatën dramatike të kultivimit masiv dhe trafikimit të bimëve narkotike në vendin tonë, që rendisin Shqipërinë si vendin kryesor në kultivimin dhe trafikimin e cannabis-sativa drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Italisë, konfirmohen plotësisht nga informacionet tona nga terreni.

Invesitigimet mediatike kryesisht të ditëve të fundit, raportimet e qytetarëve dhe hulumtimet që PD ka bërë në terren, tregojnë qartë se  kultivimi i cannabis-sativa tashmë ka mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit tonë, duke pesëfishuar sipërfaqet ne raport me një vit me parë. Të dhëna konkrete nga brenda radhëve të policisë konfirmojnë se ky aktivitet kriminal ka mbështetje nga segmente të larta të Policisë së Shtetit, dhe nga drejtimi i lartë politik i Ministrisë së Brendshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve parcelat ruhen nga individë të armatosur ose nga punonjës policie të besuar të drejtuesve të policisë.

Sikundër jemi në dijeni, në bazë të marrëveshjes nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2011 për monitorimin nga ajri për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, avionët e Guardia di Financës kanë kryer monitorimin dhe fotografimin e terrenit. Në kushtet e lartpërmendura duke marrë në konsiderate edhe faktin që nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverise ka përpjekje të dukshme për të fshehur të informacionet e disponuara, ju kërkojmë ju që të na mundësoni këto të dhënat dhe imazhet e përftuara nga ky monitorim. 

Flamur Noka

Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Kuvendi i Shqipërisë


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 17 gusht 2016

LETRA

Read More
16 Gus
0

Edi Rama lufton drogën me të dënuarin nga gjykata se i dha trafikantëve sekretin hetimor

Një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyce të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Shihni cfarë bën Edi Rama.

Ka caktuar në Policinë e Korcë si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite.

Pse?

Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhëtuar punën e oficerëve të ndershëm.

Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës.

Ky person, me Edi Ramën bëhet shefi i trafiqeve të Korcës.

Në pika kyce që lidhen me drogën dhe transportin e saj, gjeden sot shumë persona me lidhje nepotike e lidhje të forta politike me Tahirin dhe Edi Ramën.

Ata janë bërë ura e kalimit të drogës, dhe janë një prej hallkave kryesore në këtë biznes gjigand kriminal, ku Edi Rama qëndron në krye të skemës 30 përqind për cdo rrënjë. Fakte të konfirmuara tashmë edhe nga shërbimet sekrete italiane dhe gjermane.

Ky është realiteti sot. Shqipëria e mbuluar me drogë, një biznes kriminal që po asfikson ekonominë e ndershme dhe po sjell plagë e vrasje të përditshme. Shqipëria sot sundohet nga bandat e drogës së Edi Ramës, në bashkëpunim me drejtuesit kryesorë të policisë.

Po kjo nuk është zgjedhja as dëshira e shqiptarëve.

Shqiptarët do ta heqin nga qafa këtë lak të drogës dhe krimit.

Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 16 gusht 2016

Read More