Blog

10 Qer
0

Bilanci 1 vjeçar i Veliajt, papunësi, rritje taksash, rritje tarifash, rrënim i ekonomisë së Tiranës

Këshilltarët bashkiake të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot bilancin 1 vjeçar të punës së kryebashkakut Erion Veliaj, si bilanc rrënimi e paligjshmërie. Kreu i këshilltarëve, Leonard Olli deklaroi se Tirana ka mbyllje masive të biznese, rritje taksash, abuzime me fondet publike si dhe projekte klienteliste.

“Sot, në bilancin 1 vjeçar të Erion Veliajt për të cilën ai krenohet, kemi mbylljen e një të tretës së bizneseve të këtij qyteti, mbetjen pa punë të dhjetra mijerave familjareve e rritje papunësie tek të rinjtë, dhe për më tepër sot qytetarët e Tiranës paguajnë shërbimin e transportit publik 10 lekë më shtrenjtë dhe nuk marrin shërbim më të mirë. Ka përkeqësim sepse klientët e aferës 6 milionë dollarëshe nuk mund të jenë të interesuar për shërbim ndaj qytetarit por vetëm për përfitime personale. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse Bashkia e Tiranës është e fundit për transparencën për nga 61 bashkitë e vendit. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj se mbi 30 tendera janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë  dhe kanë përfunduar në xhepat e klientëve dhe lidhjeve personale të tij e shefit të tij Rama. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj se edhe fëmijët 6 vjeçarë duhet të paguajnë për të udhëtuar në autobuzët e Tiranës. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse gjithçka e lidhur me qytetin është e destinuar vetëm për një gjë; interesat e klientit dhe interesat e betonit. Sot ka të drejtë të krenohet Erion Veliaj sepse me përjashtim të projekteve të gatshme që gjeti nga ish kryebashkiaku Basha nuk ka bërë absolutisht asgjë. i vetmi qëllim i tij është rrënimi i biznesit, zhdukja e iniciativës së lirë, rrënimi i të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe mbi të gjitha instalimi i etatizmit dhe diktaturës së urisë e asaj financiare”, tha Olli.

Këshilltarja Argyrina Jubani tha se Erion Veliaj i ka kushtuar vetëm 1 % të buxhetit të rinjve duke mos pasur projekt për punësimin e tyre. “Sot të rinjtë e Tiranës janë më të  pashpresë se kurrë. Ka të drejtë Erion Veliaj kur mburret me punën që ai është duke bërë në bashki kur ndërkohë projektet për rininë zënë vetëm 1% të buxhetit. Pra kaq të rëndësishëm janë të rinjtë e Tiranës, sot, për kryebashkiakun. Punësimi është një nga problemet më të mëdha dhe projektet, të cilat do të nxisnin punësimin në bashkinë e Tiranës, mungojnë. Ka të drejtë Erion Veliaj që mburret se sot e vetmja shpresë e të rinjve të Tiranës është që të largohen nga Shqipëria”, tha Jubani.

Ndërsa këshilltari Akil Kraja u shpreh se bashkia nuk jep më asnjë llogari për qytetarët dhe nuk dëgjon më zërin e qytetarëve. “Një bilanc i cili është tejet negativ me dialogun qytetar për mënyrën sesi  janë menaxhuar shpronësimet e pronave familjare të qytetit të Tiranës. Janë me dhjetra shembuj si tek Unaza e Tiranës , tek ish Hekurudha, familjarë të cilët janë përzënë me dhunë nga shtepitë e tyre, nga trojet e tyre, pa marrë asnjë kacidhe rimbursim për pronën legjitime të tyre. Po kështu anembanë qytetit të Tiranës, qytetarët kërkojnë dialog, kërkojnë të dëgjohen, të respektohen ligjet. Sot një vit më pas ne shohim një qeverisje lokale propagandistike, e cila nuk respekton qytetarin dhe e shkel atë në mënyrë të përditshme”, tha Kraja.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Qershor 2016

Read More
10 Qer
0

Kallëzim penal nëse nuk tërheqin nga kalendari 3 javor reformën në drejtësi

Kuvendi na informoi se është gabim i administratës dhe do të korigjohet

Dje pas daljes në faqen në faqen e Kuvendit të kalendarit tri javor,  ku rezultonte e futur dhe reforma në drejtësi në mënyrë krejtësisht ilegale duke përbërë në vetvete një skandal që nuk ka ndodhur në 25 vite të parlamentarizmit, por edhe më shumë, një fallsifikim kriminal, ka pasur një reagim nga Kuvendi. Sipas informacioneve të fundit që vijnë dhe sipas komunikimeve që ne kemi patur, rezulton se, të paktën jozyrtarisht na është thënë që ka qenë një gabim i administratës. Pak e habitshme, ndërkohë që dihet shumë mirë se, administrata nuk mund të bëjë gabime të tilla dhe nëse do të rezultojë se nuk është siç thonë, një gabim i administratës, mendoj se gjithësecili e ka të lehtë të gjykojë, sesa e rëndë është të shikosh sesi vepron kjo mazhorancë, sesi vepron Rama pa pyetur as për ligje, as për rregulla, as për procedura normale.

Por vepron me një vendosmëri kriminale për të kryer gjithçka që atij i intereson, qoftë dhe duke shkelur ligjin dhe rregullat. Megjithatë, po e përsëris, për momentin ne ende nuk e kemi depozituar kallëzimin në Prokurori. Po presim që siç na u komunikua nga Kuvendi, zyrtarisht të hiqet nga kalendari tre javor i Kuvendit, reforma në drejtësi. Të shohim si do të reagojnë dhe më pas do të kemi prononcime të tjera.

Nëse Kuvendi nuk tërhiqet ne do të rishohimm pozicionin tonë për kallëzimin penal, aktualisht nuk duam të çojmë kokë turku punonjës të administrates që mund të përdoren e urdhërohen në këtë rast. Por unë i qëndroj bindjes se këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim ose lapsus të momentit por me një tentativë të qartë për falsifikim të kalendarit, me urdhër të Ramës.


Prononcim për mediat i nënkryetarit Edi Paloka, 10 qershor 2016

Read More
10 Qer
0

Rama nis aferën e stadiumit, ikën si sheikët në Francë, shqiptarët duhet të paguajnë për të parë kombëtaren në ekran

Në pak ditë, Edi Rama ka shfaqur tre tipare të sundimit prej oligarku.

Nisi aferën e kullës dhe qendrës tregtare në mes të Tiranës, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Lë pas rrënojat mbi të cilat do të ngrihet një prej bizneseve më fitimprurëse në Tiranë, ku ai me klientin e tij bëhen pronarë të përjetshëm të 70 mijë metrave katrorë, dhe ikën për vete në Francë bashkë me ministra e deputetë për të ndjekur kombëtaren.

Ndërkohë si asnjëherë tjetër, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.

Nuk gjen dot një republikë sahariane ku sunduesit të kryejnë në pak ditë akte të tilla korruptive dhe kundër qytetarëve të tyre.

Por është Edi Rama që i bën paturpësisht.

Asnjë transparencë për kontratën e stadiumit dhe si u zgjodh kompania fituese, shkel ligjin për trashëgiminë kulturore, u ndalon shqiptarëve të shohin kombëtaren në ekranin për të cilin paguajnë taksat, dhe sigurisht nuk tregon se ku i merr paratë për udhëtimin e qendrimin prej sheikësh në Francë, ai dhe hajdutët ministra që e rrethojnë.

Eshtë në dorën e qytetarëve ta ndalin këtë sundim të korruptuar e kriminal, këtë oligarki që rend pas luksit e qejfit, ndërkohë që populli është në krizë, në skamje, në varfërinë më të madhe të 26 viteve.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 10 qershor 2016

Read More
09 Qer
0

Rilindja po bie, kërcënimet ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, sjellje e  diktaturave që bien

E nderuara drejtuese e seancës,

Përsëris pyetjen që znj. Topalli dhe z. Paloka bënë për Kryeministrin dhe ende s’kanë marrë përgjigje:

  1. Kryeministër, pse nuk e keni firmosur shkarkimin e ish kryebashkiakut Rroshi? Cfarë ju pengon ta bëni?
  2. Kryeministër, ku është Rroshi, pse e mbroni? Pse nuk e shkarkoni?

Ka ardhur koha, Kryeministri t’u përgjigjeve prej disa ditëve tashmë të opozitës.

Të nderuar kolegë deputetë,

Legjislacioni për Ndërmarrjet Sociale mbështet aksionet humane në ndihmë të njerëzve të varfër, që janë shtuar në numër në këto tre vite të keqqeverisjes Rama.

Termi “ndërmarrje sociale”, u hodh në mes të viteve ’90 duke ju referuar njësive që kërkonin të ndërthurnin ambiciet ekonomike dhe sociale, që nuk kërkonin të kapërcenin konceptet ekzistuese të ekonomive sociale ose sektorit jo fitimprurës, por kishin qëllim një urë lidhëse midis dy sektorëve për të përjetësuar aktivitetet sipërmarrëse, të fokusuara në qëllime sociale.

14 vite më parë Shqipëria kishte nivelin e varfërisë mbi 25.4%  dhe e ulëm në 14.3 % në 2012. Por vetëm disa ditë më, Banka Botërore në një nga raportet e saj të fundit publikoi statistikën “alarm” se gjysma e popullsisë në Shqipëri jeton në pragun e një varfërie të tejskajme, me më pak se 5 dollarë në ditë ¡

“Një dollar i dhënë për bamirësi ka vetëm një jetë, ndërsa një dollar i dhënë për të zhvilluar një biznes social vazhdon përjetë”, – thotë Prof.Yunus.

Është kjo arësyeja që qeveria Berisha, përqafoi me nuhatje ekselente një skemë të re për zvogëlimin e varfërisë e që implementohet në shumë vende edhe të zhvilluara të botës, skema e “Biznesit social” dhe “ndërmarrjet sociale”; por që u hodh poshtë pa asnjë rezervë nga kolegët deputetë atëherë në opozitë me arësyetimin që këto lloj biznesesh nuk mund të zhvillohen në Shqipëri. Koha vërtetoi pra që vizioni ynë ishte ai I duhuri për zhvillimin njerëzor dhe zbutjen e varfërisë në vend.

Mbështetja, mbrojtja dhe përfshirja sociale e grupeve vulnerabël, është kthyer në emergjencë kombëtare. Departamenti Amerikan I SHtetit, Banka Botërore, FMN, Bashkimi Europian, të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, të dhomave të ndryshme të investitorëve në Shqipëri, etj ngrenë shqetësimin e rritjes së korrupsionit në cdo nivel qeverisjeje, që po bëhet shkak i largimit të investitotëve, mbylljes së vendeve të punës, rritjes së papunësisë, përkeqësimit të të gjithë treguesvë ekonomikë e social, e më së shumti mohimit të të drejtave ligjore e kushtetuese të shqiptarëve: e drejta për një jetë dinjitoze, për një punë të ndershme, e drejta për arsimimin, e drejta për shërbim shëndetësor falas.

Të nderuar kolegë,

kriza ekonomike dhe varfëria është ulur këmbëkryq në cdo familjë shqiptare, dhe ku më në nevojë janë nënat kryefamiljare, gratë viktima të dhunës, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti rom etj.

Ndërkohë, Kryeministri që ka shitur institucionet te sponsorët e karrierës së tij e ka lënë në varfëri gjysmën e shqiptarëve, kapardiset cdo ditë duke thënë që reformat e tij janë të suksesshme, por që ne shqiptarët, të gjithë as nuk dimë e as nuk I kuptojmë. . .

Po sa familje po shkojnë me shpejtësi në varfëri ekstreme sepse Kryeministri, I ka hequr nga Ndihma Ekonomike, skema e invaliditetit, I ka hedhur në rrugë gjoja në emër të reformave??? Rritet varfëria, e në proporcionalitet me të rritet edhe dhuna në familje, dhuna ndaj grave e fëmijëve.

Një raport I fundit zyrtar jep shifra rrenqethëse. Rreth 80% e shkaqeve të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri vjen për shkak të rritjes së varfërisë e kushteve cnjerëzore në të cilat Rama I ka shpënë familjet. Rritet varfëria, rritet stresi, rritet pamundësia, rritet dhuna…ndaj edhe atë po e shohim në të gjitha format e saj monstruoze në shtëpi, në rrugë, në shkolla, jetimore….kudo!!! Po për këtë, përgjegjës kryesor është Rama!!

Shoqëria civile ka muaj që ka ngritur alarmin:

-100 mijë fëmijë jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme në shqipëri, shpesh pa një vakt për të ngrënë;

– 50 mijë fëmijë janë në situatë rrugë!!

Ne si deputetë të votuar nga shqiptarët, nuk mund të lejojmë që sot të ketë fëmijë në vendin tonë që nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar, apo mos të kenë asgje për të ngrënë, sepse prindërit janë pa punë dhe nuk ju sigurojnë dot ushqim dhe strehim..

Ndaj, Këtu duhet të fillojë reforma në drejtësi ! Ky është operacioni që duhet të ngrejë në këmbë “të madh e të vogël” në sistemin e drejtësisë !

Ky pra është rezultati fatal i reformave rilindase të orientuara totalisht jo drejt “Ndërmarrjeve sociale”, por drejt “Ndërmarrjeve grabitqare” me pronar të vetëm Edi Ramën¡ Rama nuk solli ndërmarrje sociale për qytetarët, por ndërmarrje fitimprurëse për pushtetarët!!! Ndaj ne e duam reformën në drejtësi!! Por jo atë të kapurën e Edi Ramës, por reformën e vërtetë që do tu jepte drejtësinë e munguar e të merituar të gjithë shqiptarëve.

Në mes të tollovisë me skandalet që po I plasin cdo ditë…përgjimet e kundraligjshme, mbulimin e shqipërisë nga hashashi, rritjen e trafikut të drogës – që ka mbushur faqet e gazetave prestigjoze në botë, skandalet më kryebashkiakët imoralë dhe përdhunues…Pompoz, me fjalimet e mbushura me vrer për opozitën, Kryeministri inaguroi para dy ditësh njërën prej ndërmarrjeve të tij “grabitqare”, njërin prej koncesioneve të tij, sajesa të shëmtuara dhe korruptive, të papara e të padëgjuara askund më parë…

Pyetja që më lindi kur dëgjoja Kryeministrin në fjalimin e tij me referenca pa referenca ose referenca të gënjeshtërta është:

– Më mirë ilace për qytetarët që po i shkatërron shëndetin dhe jetën?? Apo 100 milion Ilirit (jo Beqes) por mikut të tij???

– Më mirë pajisje që funskionojnë te onkologjiku e jo pajisjet e kobaltit që po marrin më qafe të sëmurët me kancer?? Apo 100 milionë dollarë Ilirit, mikut të Beqes??

– Më mirë ilace për të sëmurët me HIV/AIDS mungesa e të cilave ka cuar drejt vdekjes minimalisht 6 prej tyre në një hark kohor prej 10 ditësh? Apo 100 milionë DOllarë Ilirit, mikur të Ilirit të Rilindjes???

– Më mirë anestezi për Traumën, Spitalin e Durrësit dhe spitalet e tjera?? Apo 100 mln dollarë të dhëna mikut të koordinatorit të korrupsionit në qeverinë rilindase???

Në fjalën e tij Kryeministri thotë që ka “gjetur një inventar ekzistues instrumentesh kirurgjikale që nuk do të pranoheshin në asnjë spital në Europë dhe që në një vend normal do të shkonin të gjitha për skrap. “ Mbase këtu keni të drejtë. Por, a ka qenë ky problem më I madh I shëndetësisë??? A është bërë dhe më parë bëhej sterilizimi I pajisjeve?? Sigurisht që po… shëndetësia hallemadhe, sterilizimin e kishte një nga problemet më të vogla… Por.. sigurisht, u mbyll pazari për të blerë votat e rradhës dhe drejtësinë e rradhës…

Kryeministri, me elokuencën e fjalës së tij mashtron kur thotë që “Këto modele të Partneritetit Publik-Privat janë modele suksesi, që stimulohen në të gjitha nivelet, nga qeveritë, Por në këtë rast, nga privati merret financimi i menjëhershëm dhe dija, ndërkohë që shërbimi është publik dhe publiku nuk paguan asnjë qindarkë më shumë për këtë shërbim. Pra, janë modele në favor të interesit publik dhe në mbrojte të çdo të drejte që kanë qytetarët për të marrë shërbime cilësore.”

Si mund të thoni që nuk paguan publiku asnjë qindarkë?? Po kredia e parë e Bankës së këshillit të Europës me të cilën u ndërtua qendra ultramoderne e sterilizmimit në QSUT a janë para të publikut? Edhe me interes?? Thoni që s’kishim personel të trajnuar… Po  kredia e dytë e Bankës së Këshillit të Europës?? A u mor për të trajnuar personelin e QSUT për të vënë në funksionim Qendrën e Sterilizimit??? A janë këto para të publikut??? Po mirë, po 100 milionë dollarët që I ke dhënë Ilir Rrapajt cfarë janë?? A janë të publikut?? A janë të buxhetit të shtetit? A janë të taksapaguesve shqiptarë?? Të gjithë paratë që ju po ja jepni klientëve tuaj me anë të këtyre koncesioneve korruptive, I paguajnë qytetarët shqiptarë nga xhepi I tyre…

Të njëjtën formulë mashtrimi ndoqët edhe për check up –që pretendoni e thoni që është falas… Jo vetëm që s’është falas, por përkundrazi, qytetarët i paguajnë mikeshës dhe sponsores së Ramës, vetëm për shërbim taksi, plot 120 mln EURO …

Vetëm në shëndetësi 340 mln EURO për 3 koncesione, për 3 klientë kryeministrorë.

Vetëm me 3 koncesione në shëndetësi, 10 milionë Euro abuzime cdo muaj (në 32 muaj qeverisje rilindase); 355 mijë euro abuzim cdo ditë qeverisje…

E nëse këto fonde do ishin shpenzuar në mënyrën e duhur, shqiptarëve nuk do ju mungonin ilacet, spitalet do ishin të furnizuara me barna dhe mjete, qendrat shëndetësore do ishin rindërtuar dhe disa spitale ultramoderne do ishin dërtuar në disa rajone në Shqipëri…

Në një gjë Kryeministri tregohet I sinqertë në fjalën e tij kur thotë që në “32 muaj, nuk keni çuar dëm asnjë qindarkë të publikut” dhe I keni vënë të gjitha resurset, dhe financimin te partneriteteve publike-private pra e klientët tuaj!!!

Ndaj këtu duhet të filloje dhe sa më parë reforma në drejtësi!!! Këtu duhet të fillojë Drejtësia!!!!

Në fjalën e tij Kryeministri thotë që “ky (sterilizimi) është një revolucion brenda sistemit, që vjen si rezultat i një procedure “të mallkuar”, “të kriminalizuar” dhe të akuzuar e kthyer madje, në denoncim në prokurori, Partneriteti Publik-Privat, që këtu është banalizuar me fjalën e turpshme “koncesion” dhe është kthyer nga injorantët dhe nga ata që injorancën e tyre e bëjnë argument, në një shfaqje të huaj.”

PO z. Kryeministër!! unë jam një nga ata që ju I quani “injorantë” që e kam ngritur zërin, e kam kthyer në argument dhe denoncim jo vetëm në këtë foltore, apo në selinë e PD, por edhe kur më kanë thirrur në Prokurori. Dhe as mua , as kolegëve të mij nuk do na trembin presionet, e shantazhet Tuaja, e do jem e gatshme të shkoj sa herë që të ketë nevojë organi I akuzës për informacione rreth asaj që mund të jetë një nga aferat më korruptive në sistemin shëndetësor, por jo vetëm!!!

S’më mërzit aspak epiteti që më vini, para asaj që unë mendoj që është në interes të publikur, denoncimi I të gjitha abuzimeve marramendëse në sektorin më jetik për shqiptarët!!!

Kjo që po ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri tregon psikopatinë qeverisëse.

Jo vetëm hajdutë, por edhe të palexuar janë dy basketbollistët e ekipit “korrupsioni” të cilët tani po merren dhe më fshirjen e njollave në biografi për një fushatë të re të izolimit të Shqipërisë…

Tani, ekipi i hajdutëve po sterilizon jo vetëm vjedhjet në shëndetësi, por në të gjithë sektorët jetikë, duke kërcënuar në të njëjtën kohë prokurorë dhe gjykatës !

Kjo është sjellje e fund diktaturave !

Rilindja po bie !


Fjala ne Kuvend e deputetes, Albana Vokshi, 9 Qershor 2016

Read More
09 Qer
0

Futja fshehtas në kalendar e Reformës në Drejtësi, akt mafioz, nesër kallëzim penal

Pyetje: Z Paloka, ju thoni se ky është një skandal dhe të cilin do e hetoni me tej. Deklaroni se kaloi në fshehtësi në plotë. Kishit një kalendar tjetër punimesh?

Paloka: Ne do e dërgojmë të ndiqet penalisht ky rast sepse është një skandal i paprecedentë, jo vetëm në parlamentin shqiptar por as edhe në ndonjë institucion tjetër, sepse kaloi në mënyrë klandestine dhe me një akt tipik mafioz. Për dijeni të qytetarëve, procedura thotë që para se të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, punonjësit e administrates dërgojnë tek çdo anëtar i Konferencës së Kryetarëve draft-kalendarin 3 javor që do të miratohet në Konferencën e Kryetarëve. Ky draft na është dërguar dy here përpara kësaj Konference Kryetarësh dhe në asnjë rast nuk e përmban të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi. Ashtu si unë dhe të gjithë anëtarët e Konferencës që u është dërguar me email nga administrata e Kuvendit, në asnjë prej tyre nuk figuron Reforma në Drejtësi e cila papritur na rezulton në faqen e Kuvendit si e miratuar me mirëkuptim.

Pyetje: Po kalendarin 3 javor me Reformën në Drejtësi e keni tashmë? Këtë ndryshimin e keni të reflektuar në kalendar?

Paloka: Nuk na ka njoftuar njeri për këtë. Njoftimi erdhi nga gazetarët që kishin parë faqen e Kuvendit duke thënë që sot kanë kaluar Reformën në Drejtësi. Iu thashë jo, se ka një kërkesë tonën për ndryshime kushtetuese para disa muajsh dhe mendova se bëhej fjalë për një keqkuptim. Thanë që jo dhe se bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi që ka kaluar sot në Konferencën e Kryetarëve. E verifikova dhe është kështu. Ky është një skandal nga Konferenca që sot u drejtua nga Valentina Leskaj dhe as nuk u përmend. Ka edhe raste kur nuk është futur në draft-kalendar një projektligj dhe ngrihet në Konferencë të Kryetarëve dhe kërkohet konsensus, në raste të veçanta, për të futur një projektligj. Sot të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës, si një kioske mafioze, rrinin në heshtje dhe nuk e ka përmendur njeri. Të jem i sinqertë unë e prisja pas deklaratave të Ramës që kjo të përmendej në Konferencën e Kryetarëve, por mendova se e kanë kuptuar që është një absurditet dhe nuk e kishin ndërmend ta diskutonin. Fakti flet ndryshe. Del që këta kanë vepruar në mënyrë klandestine, ilegale dhe të jashtëligjshme. Ky është falsifikim i pastër dhe unë do të kërkoj që të ndiqet penalisht. Jam I bindur se do të bëhet ndonjë punonjës si kokë turku por edhe ky do jetë një falsitet i ndyrë pasi asnjë punonjës administrate s’mund të fusë pa ardhur asgjë në kalendar.

Pyetje: z Paloka, mos ndoshta keni qënë të pavemëndshëm pasi këtu lexoj që është miratuar me consensus në seancë plenare?

Paloka: Po ju them që në draft-kalendarin që unë kam në emailin tim siç e kanë të gjithë anëtarët e tjerë, nuk figuron. Kështu që nuk mund të ketë lidhje me vëmëndjen ose mosvëmëndjen tonë. Për më tej, Konferenca e Kryetarëve ka një procesverbal për ato që janë diskutuar. Aty u diskutua çdo gjë por kjo nuk u përmend. Reforma në Drejtësi në Konferencën e Kryetarëve as nuk ka kaluar dhe as nuk është përmendur në gojën e askujt dhe paptritur rezulton në kalendar “e miratuar me konsensus”. Pse ndodhi kjo?! Sepse ata sot nuk i kanë pasur numrat në Kuvend për të kaluar kalendarin me votë dhe për këtë arsye kanë bërë gjithë këtë makinacion mafioz me qëllim për ta kaluar gjoja me konsensus.

Pyetje: Kur thoni se do e ndiqni më tej penalisht çështjen, kë do të ndiqni penalisht?

Paloka: Atë që ka kryer këtë akt. Unë thashë që jam i bindur që do bëjnë fajtor ndonjë punonjës administrate siç e kanë zakon, por a është Valentina Leskaj që në mungesë të Ilir Metës drejtonte sot Konferencën e Kryetarëve, a është dikusht tjetër, kjo do të zbulohet. Kjo është bërë në dijeni të plotë të atyre që drejtojnë me qëllim të kalojnë në fshehtësi një gjë kaq të rëndësishme.

Pyetje: Në fakt kalimi i reformën në Kuvend u paralajmërua nga kryeministri Rama pas dështimit të takimit me z Basha…

Paloka: Dhe çfarë do të thotë kjo?! Që reforma të kalojë në formë ilegale?!

Pyetje: Z Rama tha që nuk do të pritet opozita…

Paloka: Më fal, ndoshta nuk njihni procedurat por unë po ju flas për një falsifikim dhe është një skandal i rëndë.

Pyetje: Unë pyeta përtej kësaj z Paloka…

Paloka: Përtej kësaj nuk mund të ketë kur jemi përballë një skandali të këtyre përmasave. Sepse përtej këtij skandali dhe përtej ndonjë skandali tjetër kemi ardhur këtu ku jemi. Kalojmë përtej përgjimit, kalojmë përtej kapjes politike, kalojmë përtej kapjes së Tahirit nga krimi, kalojmë përtej mbjelljes së Shqipërisë me drogë, kalojmë përtej gjithçkaje, por jo, përtej kësaj nuk mund të kalohet. Ka një procedurë dhe nuk mund ta fusnin dot. Unë isha i vëmendshëm. Kur ajo nuk u përmend thashë se mbase i kanë thirrur mendjes sepse s’mund ta fusin kështu. Për më tej thonë që ka kaluar edhe në Komisionin e Reformës, por në këtë komision jemi edhe ne dhe as aty nuk ka kaluar. Janë skandale të njëpasnjëshme.


Intervistë për News 24 e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, 9 Qershor 2016

 

Read More
09 Qer
0

Avokati i krimit s’mund të bëhet kryegjykatës

Ironike apo jo, gjykojeni vetë, por fati i reformës në drejtësi, na doli sheshit  se varet plotësisht nga xhepi i Ramës.

Sikur ditën e takimit me Bashën, Rama, sipas vetë fjalës së tij, të kishte ngatërruar gabimisht xhep, sot ne do ishim duke hapur aspak gabimisht shampanjën e suksesit në parlament dhe jo duke u grindur, për të gjetur midis shumë argumentave, se cili e ka fajin.

Sepse puna e kësaj qeverisje kështu është katandisur në fund të fundit, në punë xhepash. Shkurt hesapi, qeveri xhepiste.

Zbraz xhepat e qytetarëve, për të mbushur xhepat e veta. Shqyen xhepat e sigurisë kombëtare, duke përgjuar e duke u vetëpërgjuar dhe rras nëpër xhepa fatet e njerëzve, për t’i shdërruar ato më pas në vota nga xhepi, sa herë i duhet të vjedhë pushtetin e rradhës.

Pra, i gjithë ai stërmundim i ynë e i ndërkombëtarëve, e gjithë ajo pritje makthi, e gjithë ajo ecejake e gjatë Tiranë-Venecia e anasjelltas, na paska qenë e kotë dhe e pavlerë fare.

Shkurt, na u zbulua që Reforma  na qenka pikërisht tek xhepi i Ramës.

Nëse atij do ja mbante xhepi, apo ndonjë gjë tjetër që nuk mund ta themi këtu, ajo sot do ishte e përfunduar. Mjafton që ai ta nxirrte që andej.

Ndoshta atë ditë i mungoi avdesi. Tani që e ka,  ju tret dhe trimëria e castit.

Por jo vetëm kaq.

Cështja është se  Ramës nuk i del hesapi. Dhe hesapi i tij është i qartë.

Ai kërkon një Reformë që e le Drejtësinë në xhepin e tij.

E lë të kontrolluar e komanduar nga ai.

Një lloj drejtësie që e ribën Roshin kryebashkiak, që e ribën Prengën Deputet, që e ribën kriminelin, vrasësin, trafikantin, hero të kohës sonë, modelin e fëmijëve tanë.

Që e bën Ramën kryegjyqtar, kryehetues, kryeprokuror, perandor, sundues.

Një lloj drejtësie që çon drejt gijotinës, çdo kundërshtar politik të Ramës, qoftë dhe sot aleat strategjik dhe var në litar si dikur poetë e shkrimtarë, ëndrra e dëshira të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi.

Përndryshe, reforma nuk del nga xhepi i tij.

Aq më tepër që njeriu i 200 milionëve offshore e di shumë mirë, se ai nuk mund të nxjerrë nga aty, bumerangun e vetvetes.

Shpejt a vonë, Ramën e pret ndëshkimi i mekanizmit që ai përpiqet ta ndërtojë për mbrojtjen e vetes së tij dhe ecurinë e karrierës së tij.

Kjo frikë e tij është më e madhe se cdo dëshirë, pasi ai di për veten, më shumë se cdo hipotezë e mundshme e thënë dhe e stërthënë.

Megjithëse, veten gjithmonë e ka parë në pasqyrë si magjistar reformash, thellë-thellë ai e di shumë mirë që mbetet një mashtrues i reformuar dhe madje i deformuar.

Madje është frika ajo që e ka bërë që ta fshehë, jo në xhepat e thjeshtë të  xhaketës, por ta mbajë të palosur mirë, tek ato të pantallonave.

Prandaj dhe ditën e takimit nuk kishte si e ngatërronte fjalimin e ndjerë për të mallkuar e akuzuar si pengues opozitën,  me fjalimin për pranimin e reformës.

Masat i kishte të marra.

Me shumë kujdes, e ka futur tek ai xhepi i vogël që përdoret për të shkoqurat.

Që quhet ndryshe dhe xhepi i kusureve.

Në fund të fundit në konceptin e tij Reforma në Drejtësi, është njëkohësisht një monedhë, për ta përdorur si kusur politik.

Kusur që ka justifikuar dhe justifikon të gjithë kusaritë e bëra deri më tani. Një monedhë false kjo, gjithsesi.

Kusur që ai kërkon dhe pranon ta kthejë vetëm për një gjë. Për ta këmbyer me pushtetin e vet personal politik të rradhës.

Para këtij është gati të shesë gjithcka që i del përpara, siç po i shet.

Por, ne nuk mund të pranojmë që në emër të një drejtësie të padrejtë, të ndërtohet një sistem i ri padrejtësie i drejtë.

Reforma në drejtësi nuk duhet të jetë as kusuri për tu paguar dhe as monedha e pavlerë për tu gënjyer.

I gjendur sot pa asnjë kartë morale para njerëzve, Rama kërkon që t’i japë vlerën e kartës duke e mbajtur në xhep, pikërisht këtij  kusuri, që neve na ka rënë në pjesë të gjithëve “për të hequr kusur”, për shkak të gjendjes në krye të vendit, të një njeriu krejtësisht të padrejtë.

Prandaj ai nuk nxiton ta shpenzojë atë. Kalimi i kësaj do ta linte përfundimisht, pa kredo dhe kartë elektorale Ramën.

Atë nuk e pengojnë aspak, për ta miratuar dhe për të dhënë konsensus, as kërkesat e Venecias dhe as përmbushja e kërkesave tona për arkitekturën e institucioneve dhe moskapjen politike.

Njëkohësisht, nuk e shtyjnë përpara as deklaratat inkurajuese të ardhura në rrugë diplomatike, të cilat kanë zgjedhur t’i japin epitetin fleksibël, për t’i dhënë dorën e fundit, drurit më të shtrembër të politikës shqiptare në këto 25 vite.

N.q.s ai vërtet do kishte dëshirë dhe qëllim reformimin e drejtësisë, ajo do të ishte tashmë e nisur me konsensus politik dhe jo në mënyrë të njëanshme.

Por Ramës nuk i duhet drejtësia e pavarur.

 Atij i duhet fajtori i shpikur.

I duhet sebepi.

I duhet zhurma.

I duhet kërcënimi i gjyqtarëve.

I duhet lumi dhe llumi i akuzave pa fund e krye.

I duhet propanganda për të mbajtur me gajret njerëzit deri në zgjedhje.

Ky është brumi i magjës së tij që kundërmon korrupsion, arrogancë, krim, pafytyrësi e përcmim.

Dhe ta mendosh sy nga ky brum po del ajo gjëja e rëndësishme, buka e reformës në drejtësi!!!

I ngritur mbi abuzimin me dëshirën e votuesit për drejtësi, ai kërkon ta mveshë atë me efektin e mrekullisë, ndërkohë që unë personalisht besoj se kusuri që del nga xhepi i Ramës, për llogari të Ramës, jashtë dakortësisë me opozitën, pavarësisht se ka emrin reformë në drejtësi, do të prodhojë një shfytyrim të drejtësisë.

Nuk dua të replikoj aspak për domosdoshmërinë e kësaj reforme, por ajo nuk mund të jetë batanie që hidhet për të mbuluar paaftësinë drejtuese, idiotësinë ekonomike, yxhymin për të grabitur, braktisjen masive të shtetarëve.

Gati-gati, kjo ka marër ngjyrat e barsaletës.

Kur njerëzit sot i kërkojnë llogari Ramës, pse mungojnë investimet???

Na mungon  reforma në drejtësi lë të nënkuptohet ai, duke ju shmangur cdo përgjegjësie.

Me qesëndi mbrohet se nuk është faji i qeverisjes së tij.

Kur e pyesin për varfërinë, për papunësinë , për braktisjen, mungesën e shpresës, me cinizëm i thotë se për cfarë i doni këto ju?!!!

Ne do ju japim reformën në drejtësi.

Kur punëtorët e bitumit në Përrenjas kërkojnë pagën prej 11 muajsh, përsëri faji është i reformës në drejtësi, jo i talljes që bën qeveria e tij.

Kur fermerët e Shirgjanit, Gjergjanit, Gostimës, Shushicës i kërkojnë thjesht hapjen e kanalit të vetëm vaditës, që duhet të ishte bërë që në Maj, përgjigja që u jepet atyre nuk është e vërteta dhe e sakta.

Por me shpoti e përcmim, i nxjerrin gjuhën dhe i thonë se qeveria ka hallet e reformës në drejtësi. Nuk merret me gjëra të vogla.

Pasi të bëhet kjo rrezik dhe vetë fushat nuk do kenë nevojë për vaditje.

Edhe kur rrëzohen mandatet  e zhvatësve të fondeve publike, faji është i reformës në drejtësi.

Dhe për arat me kanabis, fajin e ka mosbëraj e reformës. Dhe për vrasjet e grabitjet në mes të ditës.

Dhe për dhunën në arsim. Dhe për rrënimin e biznesit.

Rama po e shet veten sikur po sjell midis nesh celësin magjik të zgjidhjes së cdo halli e cdo problemi, për të mbuluar aty me pak brilantinë zhulin e qeverisjes.

   “Killer me pagesë” e cilësoi kryeministri, gjyqtarin që dha urdhër-pezullimin  nga detyra, për kryepolicin e pushtetit të tij të degraduar.

Një lumë sharjesh me epitete nga më skandalozet listoi pa hezitim Rama, ndërkohë që ende nga goja e tij nuk ka dalë asnjë fjalë për Roshin e tij të zemrës, i cili sic i binte gjoksit vetë, provoi që është i dënuar për përdhunim.

Megjithatë nën obrellën dhe inkurajimin e kryeministrit në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me cdo parim drejtësie, i marrë nën hetim, ai vazhdon të jetë në detyrë.

Në asnjë rast, po ky kryeministër, nuk ka guxuar të përdor të njëjtat përcaktime, për skotën e vrasësëve e trafikantëve që i ka dhënë grada politike, në të gjitha nivelet e pushtetit.

Ata sot janë sigurisht, duke e duartrokitur për mbrojtjen që ai u bën, për përkrahjen dhe mbështetjen. Ai sot është ylli i tyre.

 Ylli i krimit që luan me drejtësinë dhe që  e do drejtësinë për të pastruar të palarat e veta dhe të bandës që drejton.

Po kë mbron ky kryeministër?!!

Cënimin e sigurisë kombëtare apo përgjimin e ambasadave?!!!

Përgjimin e njerëzve publikë, apo të politikanëve kundërshtarë?!!!!!

Heqjen e privatësisë së njerëzve të zakonshëm apo dhunimin e lirisë së fjalës e medias së lirë??!!

Se ku fillon kryeministri këtu, se ku vazhdon kryegjykatësi, apo kryeprokurori dhe se ku mbaron ordineri dhe avokati i krimit, unë nuk pres të ma tregojë reforma në drejtësi e dalë nga xhepi-portofol i Ramës.

Ne e kemi shprehur dakortësinë tonë për reformën, me kontributin absolut që ajo të mos merret peng nga një kastë politike me synime të qarta pushteti.

Kemi dashur dhe duam një reformë tërësore, me institucione solide dhe të mirërregulluara që prodhojnë një drejtësi efektive, të prekshme dhe që garanton një shoqëri të bazuar në rregulla dhe norma të denja për një demokraci me tipare e vlera europiane.

Cdo konkludim që con në kapjen politike e saj, që con në deformim i institucioneve të saj do ishte fillimi i fundit të drejtësisë dhe jo fillimi i fundit të padrejtësisë.


Fjala në Kuvend e deputetit, Luçiano Boçi, 9 Qershor 2016

 

Read More
09 Qer
0

Skandali i përgjimeve na turpëron si vend anëtar i NATO-s

Të nderuar kolegë!

 

Dje Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm bënë histori.

 

Përmes mediave dhe FB dje, fatkeqësisht edhe sot, Edi Rama në seancën plenare, ndërsa Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp, të dy këta drejtues të pushtetit i shtuan dhe një kapitull,  historisë voluminoze  të qeverisjes dhe mazhorancës së krimit, duke i bërë gjyq publik, me akuza dhe vetëshpallje dënimi, gjyqtarëve.

 

E padëgjuar, e pandodhur kurrë më parë , në asnjë vend!

 

Më e pakta, cënim i pavarësisë së pushteteve, linçim të tyre por më së shumti, ky qëndrim antikushtetues, antidemokratik, dëshmoi mentalitetin e etërve të Bllokut që merrnin në qafë gjyqtarë e avokatë të shkolluar jashtë, që zhduknin dhe shkatërronin jetë njerëzish e brezash, për pushtet të paaftësh,  faraonësh.

 

Qëndrimet e djeshme dhe të sotme  dëshmojnë  arrogancën e pafre të një kryeqeveritari dhe shokëve të tij të armëve,  që mendon se ka gjithçka në dorë, frymën e njerëzve, përgjimin e çdo dite dhe nate të tyre, mendon se është Zoti dhe ka pushtet e fuqi të pakufishme.

 

Në cilin shtet  demokratik,  anëtar të NATO-s , shtet të së drejtës, kryeministri dhe ministrat i bëjnë gjyqe sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër trumbetojnë me mashtrime dhe prepotencë mediatike  reformën e saj?

 

Në cilin vend anëtar të NATO-s, ministrat dhe kryeministri shantazhojnë opozitën dhe akuzojnë atë për kapjen e sistemit kur është vetë Rama që, nga mëngjesi në darkë, kërcënon gjyqtarët, linçon Presidentin dhe bëjnë fletërrufe në internet?

 

A mund të quhet demokratik dhe i lirë një vend edhe pse anëtar i NATO-s, ku kryeministri  dhe ministri i  brendshëm  përgjojnë ministra, deputetë, njerëz të institucioneve, ambasadorë, gazetarë  e më pas  trumbetojnë për reformë në drejtësi?

Kë do reformosh zoti kryeministër, dhe me çfarë instrumentesh?  me urdhra? me kërcënime ? apo me vendime të “gjyqësorit” ekzekutiv?

 

Edhe  më absurde dhe më cinike vjen qëndrimi i një kryeministri dhe i anëtarëve të qeverisë e mazhorancës ndaj Reformës në Drejtësi, kur janë po këta njerëz në konflikt të hapur me drejtësinë,  janë po këta njerëz në shkelje të rëndë me Kushtetutën, me ligjin, me respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës, kur akuzat e shpeshta që rëndojnë mbi ta janë për vrasje, plagosje, trafik të qenieve njerëzore, grabitje të parave të shqiptarëve dhe fondeve publike.

 

Cdo ditë që kalon në këtë Parlament është një bilanc i shtuar i kësaj ngrehine të pushtetit të krimit, që e po e çon Shqipërinë në kufi të greminës, me krizën më të thellë historike në 25 vite  liri dhe demokraci.

 

Si kurrë më parë, këtij Parlamenti i ka rënë hija e zezë jo vetëm e korrupsionit dhe e lidhjeve kriminale, por mbi të gjitha  besimi tek shqiptarët, të cilët ju nuk keni më guximin t’u përsërisni një milion shuplakat e zgjedhjeve të 2013-ës .

 

E bindur, sigurisht jo vetëm unë se, nga një milion shuplakat nuk kanë mbetur as një mijë të tilla, sot me sigurinë më të natyrshme mund të thuhet se këta deputetë përfaqësojnë vetëm paratë dhe burimet me të cilat siguruan ardhjen e tyre në këto karrige të shenjta.

 

Kur vendi ka rënë në kllapinë e papunësisë  në nivelin e 30 %, kur afro 400 mijë shqiptarët jetojnë për dhe me bukën e gojës, kur popullsia këta tri vite të qeverisë suaj është rrudhur me shpejtësi për shkak të azilit të lartë për mbijetesë, kur tenderët qindra milion euro i kanë çuar në rrënim të plotë shërbimet publike si shëndetësinë, energjetikën, arsimin, infrastrukturën,etj sot mbetet vetëm për të thënë

Rilindja është në agoni  të pakthyeshme.

 

E dhimbshme është bërë për çdo deputet takimi me banorët e zonës së tij.

E dhimbshme te takosh ne Tropojë një te paralizuar te gozhduar mbas karrocës i cili kërkon nga sistemi juaj i shëndetesisë falas, ti krijohet mundësia e te berit te një analize te mpirjes se gjakut në Tropojë dhe te mos detyrohet te shkoje ne gjakove per ta bere ate me 5 euro si dhe te paguaje afro 120 mije leke për taksinë deri atje.

E turpshme për një ministër krenarist të shëndetësisë, që në pamundësi për të menaxhuar sistemin (në rendje për të mbyllur aferat e tij) të sëmurët me dializë duhet të shkojnë në Kukës për të tërhequr ketosterilin jetësor për ta, apo një invalid që duhet të marrë ilaçet në fillim të muajit, por zyra përgjegjëse për të shpërndarë pensionet e invaliditetit i sorollat deri në data 15 apo 18 te muajit.

 

Shikoni foton e nje kabine elektrike në fshatin Shumicë të Tropojë…12 milion kanë paguar afro 5 shtëpi që kanë mbetur atje por përveç ndriçimit si kandil në shtëpitë e tyre, asnjë investim ne rrjet.

 

Kjo kabine por jo vetëm, po shndërrohen ne një rrezik jete për fëmijët e tyre qe luajnë rreth e rrotull.

 

Por paratë e tyre i hëngri korrupsioni dhe investimet për luks qeveritar.

 

Lista e zullumeve është e gjate por Shqipërinë e shqiptarët do ti  shpëtojnë vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike për te shpëtuar nga shkaktaret e tyre.

 

Nuk ka reformë dhe pseurdoreformë, pas të cilës ju kapeni si te fija e barit, që mund ta gjeni si pretekst për të zhvendosur vëmendjen dhe krizën ku e keni degraduar vendin.

 

Parlamenti në ketë prag të mbylljes së sesionit është më në pikëpyetjen më të madhe historike, sepse ai ka humbur rolin dhe funskionimin e tij në cdo dimension. A janë  përfaqësues të shqiptarëve , të  sovranit,  deputetët  me precedent të rëndë penalë, deputetët që kanë grabitur haptas në shkelje arrogante të ligjit dhe Kushtetutës paratët e taksapaguesve, a janë më këta deputetët e shqiptarëve që votojnë çdo seancë vetëm ligje dhe ndryshime ligjore që përligjin grabitje tendera, prokurime që tjetërsojnë pronat e shqiptarëve dhe pasurojnë agallarët e Rilindjes.

A janë këta deputetët e shqiptarëve, të cilët bashkë me njerëzit e  qeverisë dhe kryeministrit të kapur, bënë votimet më të korruptuara dhe të inkriminuara sikurse ishin zgjedhjet e vjetshme lokale ?

 

Cili është bilanci i tyre pas një viti?

 

Bashkitë si kështjellat e krimit po bien një nga një sepse prijësit na dolën vrasës, hajdutë, përdhunues femrash, fallsifikatorë dokumentash  e me plot zullume të tjera.

A e meritonin banorët e nderuar demokratë, heronj të lirisë , kavajsit, një kryetar të tillë, e meritonin krutanët e zgjuar dhe patriot një kryetarë të tillë? Po tepelenasit?

Absolutisht JO, por sistemi i kryeministrit të një milion shuplakave solli qëllimisht njerëzit e krimit për të mbajtur pushtetin e tij me cdo kusht dhe për ti shërbyer jo komunitetit por pushtetit, për të zbatuar aspak ligjin, por për të mos folur dhe  për shërbëtorët e qeverisë, shoëmenët dhe abuzuesit me fondet publike, përfaqësues vetëm të interesave të tyre sic është Tirana, Durrësi, Korca Vlora etj,

 

Pooor dhe ora e të vërtetës së tyre do të trokasë shumë shpejt.

 

Sot kryeministri dhe qeveria është në një akzuë të shtuar për krim, për mbrojtje të tij.

Sot qeverisë dhe Ramës i rezultojnë të arratisur, por ende me imunitet bashkiakët dhe deputetët e krimit.

Edi rama është avokati më i fortë i tyre dhe kjo qeveri ky ministër i brendshëm  mbron me fanatizëm vendstrehimin e tyre.

Por nuk është më koha për ti mbrojtur  njerëzit e krimit zoti kryeministër. Është koha të dëshmosh këtu nga kjo foltore, nga kjo sallë se e ke vullnetin për dekriminalizimin e shtetit dhe se reformën në drejtësi nuk mund ta përdorësh për alibi.

 

Gjithkush e ka të kuptuar dhe të sqaruar në kokë, se reforma në drejtësisë nuk mund të jetë histori surealizmi apo skenar për një gjyq të ri ndaj opozitës.

 

Reforma për pavarësi dhe konsolidim te drejtësisë  është nevoja për të shpëtuar  këtë  realiteti kritik që ti e ke gremisur në një krizë të thellë  me akuzat dhe kërcënimet publike ndaj gjyqtarëve.

Reformën në drejtësi nuk mund ta përdorësh  më si top futbolli për të bërë gola në portën e opozitës, sepse opozita nuk ta ka fajin që ti përgjon edhe ministrat e tu edhe shërbëtorët e tu, sepse në krim nuk ka besë dhe nuk ka burrni.

 

E deri sa reforma në drejtësi, me variantin tuaj, ta sillni në këtë sallë për miratim, kam frikë se nuk do ngelet  kush nga ju ta votojë, pasi  fotografia  “bella mafia” do ketë mbetur vetëm me kryeministrin në sfond, sepse krimi i ha bijtë e vet.


 

Fjala në Parlament e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, 9 qershor 2016

Read More
09 Qer
0

Reforma kërkon dije e vizion, jo kazmën e Edi Ramës

E nderuar drejtuese e seancës,

Besoj se ajo që ka vlerë të diskutojmë sot është ky debat që hapi kryeministri në lidhje me reformën në drejtësi dhe me atë që po ndodh me reformën në drejtësi.  Do ta nis duke rikujtuar diçka që kryeministri e tha në fjalën e tij të parë inauguruese në 2013. E përmendi edhe sot përsëri. “Nuk keni parë gjë akoma”. Shumë u shqetësuan për këtë, sigurisht një deklaratë që nuk parashikonte asgjë të mirë, ogurzezë. Në tre vjet ia keni parë provat kësaj deklarate e kryeministrit dhe si një njeri që nuk tërhiqet asnjëherë edhe nga deklarata që thotë gabim, e përsëriti serish sot. E përsëriti për gjënë më të keqe, më të gabuar. E përsëriti për sistemin e drejtësisë dhe reformën në drejtësi. Dje dha një nga provat më lapidare që tregon se ç’është presioni politik dhe kontrolli politik mbi reformën në drejtësi. Megjithatë në fakt nuk janë zhvillime të djeshme, të pardjeshme, për të kuptuar kush ishte qëndrimi i kryeministri Rama për drejtësinë, si e dizajnon në kokën e tij këtë reformë në drejtësi. Ju keni dëgjuar edhe sot të flasë për shkatërrim të sistemit dhe pastaj e quan veten reformator. Po ta vrisni mendjen, të nderuar kolegë socialistë, me zor do të gjenit ndonjëherë reformator me kazëm në dorë si kryeministri. Reformatorët kanë vizion, janë të lexuar, kanë ide dhe ato i vënë në zbatim. Sigurisht, po të mos lexosh as draftin kushtetues, zor i madh për të kuptuar se ç’po bën. Por në fjalimin e vitit 2013, nuk ishte ndoshta kjo gjëja më ogurzezë. Të paktën për këtë që diskutojmë tani, reformën në drejtësi. Do t’ju citoj një nga frazat më negative të atij fjalimi; ai tha: Është bindja ime e hershme që në një shtet që qeveriset keq është e kotë ti drejtohesh gjyqtarit dhe prokurorit ndaj unë ju premtoj që do të jem  i drejtë. Kërkojeni këtë frazë dhe e gjeni në fjalimin e tij, në pjesën ku i referohet drejtësisë.

Po të ndaleni në një moment, edhe ju kolegë socialistë, të cilëve nuk jua ka zënë sytë rilindja, por që keni një rrënjë më të gjatë se nga momenti që filloi rilindja në politikë, e kuptoni se sa ogurzi është ky sinjal alarmi.

Është vërtetë ogurzi sepse boll ta zbërthesh dhe e kupton se kush është vizioni i këtij kryeministri për drejtësinë. Qoftë ajo që është sot, që është vërtetë për të vënë duart në kokë, por mbi të gjitha për reformën në drejtësi dhe drejtësinë që do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët. Jo për ne këtu, por për shqiptarët. Në një vend që qeverisjet keq, sipas tij, nuk duhet ti drejtohemi gjyqtarëve dhe prokurorëve sepse është ai drejtësia, ai është i drejtë. Po të bëjmë një pyetje, në këto 3 vite kush ka qeverisur keq, dhe jemi në këtë situatë ku jemi sot. Jemi në një situatë ku njerëzit arrestohen për 50 cm mur të ndërtuar në oborrin e tyre, ndërkohë që kryeministri dhe Kokëdhima ndërtojnë pallate. Sa e sa njerëz burgosen, përplasen pas dyerve të institucioneve nuk gjejnë drejtësi në këtë shtet që qeveris ky kryeministër, që qeveris shumë keq, që po e pranon edhe vetë nga dita ditës. Për sa kohë nuk jeni me sy të zënë dhe të verbuar nga rilindja po keni pak kurajo të shihni të vërtetën në sy, edhe tek zgjedhësit tuaj, në një shtet që qeveriset kaq keq, kryeministri do që të jetë drejtësia. Ai nuk mund të jetë drejtësia, po ky është absurd. Në dukje është një absurd logjik, por në fakt është një cinizëm skandaloz. Ky kryeministër që po qeveris keq do të jetë ai që do ti japë drejtësi shqiptarëve. Ata që e njohin z.Rama e dinë se kur është bindje e tij e hershme ai është obsesiv, i shkon deri në fund. P.sh Tiranën, një pyll me pallate e bën, ka vendosur të shkatërrojë sistemin e drejtësisë, edhe këtë e bën, s’ka rëndësi se do të na duhen vite e vite për të rindërtuar një sistem drejtësie.  Reforma nuk do të thotë shkatërrim, besoj për këtë jemi dakord. Reforma do të thotë të ulemi dhe të rikonceptojmë diçka që nuk funksionon, të pastrojmë sistemin e drejtësisë nga të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar edhe nga të paaftët, por jo të shkatërrojmë sistemin e drejtësisë. Se kjo nuk është reformë, kjo është të marrësh kazmën e ti biesh themeleve të shtetit. Për një njeri që është i njohur nga të gjithë si antishtet, kjo nuk është çudi por problemi ynë këtu që do të kemi përgjegjësinë edhe morale për votën që do të japim për reformën në drejtësi është i papranueshëm ky leksik pavarësisht se ky vjen nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë. E kishte bërë planin që në 2013. Nuk keni punë me drejtësinë, jam unë. Çdo e mirë dhe e keqe do t;ju vijë nga unë. Në çdo demokraci normale është shumë herë më mirë një demokraci që nuk funksionon si duhet se një drejtësi në dorën e një kryeministri që qeveris keq. Për këtë arsye është shpikur ndarja e pushteteve shumë kohë më parë. Henry Kissinger thotë: Ndarja e pushteteve është shpikur ndër të tjera për të frenuar autoritarizmin dhe totalitarizmin e ekzekutivit. Ekzekutivi sot është Edi Rama. Është shpikur për këtë arsye dhe kush do ta kuptojë të thellohet dhe lexojë, kushdo nga ju të nderuar kolegë, përpara se sa të miratoni reformën në drejtësi sepse është turp i madh që kryeministri dhe ju deklaroni që jeni gati ta votoni ndryshimin kushtetues jo ndryshimin e një neni, por mbi 60 nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pa i lexuar një herë, sepse kjo s’ka ndodhur kurrë. Nuk ka rëndësi sa kohë keni dërdëllitur nëpër lloj-lloj foltoresh se po bëni reformë në drejtësi. Reforma në drejtësi ka vetëm një mënyrë si bëhet, bëhet vetëm me konsensus, behet me transparencë, bëhet me gjithpërfshirje dhe jo fallso por e vërtetë. Një reformë e drejtësisë e cila bëhet në këtë formë, nuk ka shans tjetër përveçse të na humbasë siç na ka humbur deri më sot 2 vjet kohë. Tani, të bëjmë një pyetje të thjeshtë. Çfarë po kërkon kryeministri? Po kërkon reformë në drejtësi, apo në fakt po kërkon ta dështojë?

Me këtë presionin që bën ky zotëri do ta cojë shumë shpejt drejt votimit, kur votat nuk i ka. Dy janë opsionet, ose në këtë sallë parlamenti do të gëlojë koprrupsioni politik nëpërmjet  blerjes së deputetëve dhe ky do të ishte një turp i madh dhe një rrënim jo për këtë parlament por për politikën shqiptare, ose ky zotëri që do të ishte më e mundshmja që mund të ndodhë, nuk i ka këto vota dhe duke mos i patur këto vota kjo i intereson atij dhe partnerëve të tij në qeveri. Sepse me 94 vota të pabëra reforma në drejtësi dështon dhe kushtetuta e përcakton të zezë mbi të bardhë, në nenin 177 “reforma në drejtësi për kënaqësi të kryeministrit do të shtyhet me një vit” dhe nuk është ky interesi jonë dhe besoj se nuk është interesi dhe disave prej jush kolegë socialiste që nuk e keni marrë mundimin të lexoni as kushtetutën as ndryshimet kushtetuese.

Merrni dhe lexoni c’themi ne. Ju kemi thene që po propozoni një system që Komisioni i Venecias jua quan shumë kompleks dhe të ngatërruar, një sistem i cili do të dështojë brenda dhjetë vitesh dhe kjo sallë e Parlamenti ndoshta pa ne këtu, do të detyrohet që të negociojë një reforme në drejtësi. E kujt i duhet kjo. Kush janë ata shqiptarë, që kane nevoje të bëhet reforme në drejtësi cdo dhjetë vite, për një sistem i cili nuk funksionon. Kush janë ata shqiptarë që u intereson sesa organe në krye të sistemit të drejtësisë ka Shqipëria? Sot kur shkon në gjykatë cdo shqiptar shpreson që gjyqtari ta caktojë datën shumë shpejt, ta shqyrtojë shumë shpejt, të japë drejtësi efikase pa korrupsion. Nuk pretendon shqiptari sesa veta do të emërohen në krye të drejtësisë.

Por po ju them dicka. Kush nga ju i mban mend akronimet e të gjitha institucioneve të larta të drejtësisë? Janë 14, KNGJ , KLP, KED, etj.

Po edhe partitë nuk kanë kaq shumë sigla sa ka ky system. Po ti numëroj unë të gjitha pa i lexuar unë vetë nuk arrij deri në fund të tyre, janë 14 institucione. E dini sesa funskionarë të lartë  do të paguajnë shqiptarët se për ti zgjedhur do ti zgjidhni ju mazhoranca, sa zyrtarë të lartë të qeverisë së gjyqesorit do të zgjedhim? 80 zyrtarë, pra më shumë se gjysma e këtij parlamenti dhe do të paguhen më shumë sesa ne, deputetët dhe gjysma e këtyre zyrtarëve do të zgjidhen nga ky parlament. A i thërrisni mendjes? Një reforme në drejtësi që bën që gjysma e qeverisë së gjyqesorit do të zgjidhet nga politika. Po ku është shmangja e politikës në këtë histori? Ky është politizim i pastër nga fillimi në fund dhe ne ju themi thjeshtojeni sepse thjeshtimi i bën mirë sistemit, heq mundësinë që politika të futet në shumë pika. Kryeministri përpiqet ti mbushë mendjen shqiptarëve se PD ka kërkuar dy të tretat. Po ju them që kjo është një gënjeshtër e madhe dhe në fakt këtij lakrori po i hapen petët të gjitha. Që shqiptarët ta kuptojnë thejsht, dy të tretat nuk i bëjnë punë askujt. Dy të tretat është formulë për bllokimin e këtij parlamenti në zgjedhjen e 40 personave nga sistemi i drejtësisë. Imagjinoni 35 deri në 40 persona që do të zgje dhe kjo salle dhe njëri pas tjetrit me dy të tretat këtu? Kjo sallë bllokohet. Por është pikërisht kjo qe kërkon kryeministri. Sepse e ka gjetur zgjidhjen te Këshilli i emërimeve në drejtësi të cilin ose me korrupsion ose me presion si ai djeshmi i bërë ndaj gjyqesorit do ta kapë të paktën në gjysmën e tij dhe nëpërmjet atij kur kjo sallë bllokohet, nëpërmjet atij do të emërojë pastaj të gjithë gjyqtarët. Sipas kryeministrit kush renditet i pari atje me telefonatën e tij, ai do të emërohet më pas.

Ja ku është truku që kërkon duke na e shitur se po e kërkojmë me 2/3. Jo. Më mirë ta marrë me 3/5 dhe pastaj ti përgjigjet shqiptarëve se pse e kapi sistemin e drejtësisë. Ajo që ne propozojmë është e propozuar e zezë mbi të bardhë nga Komisioni i Venecias, paragrafi 17 i raportit final, futnot i 4-t, thotë: 2 zgjidhen nga lista e profesionistëve të propozuar nga opozita dhe 3 zgjidhen nga lista e profesionistëve të propozuar nga mazhoranca. Kaq e thjeshtë. Lista e mazhorancës, lista e opozitës e thotë Komisioni i Venecias. Po ju them diçka të nderuar shqiptarë. Ajo që propozojmë ne është një formulë e thjeshtë e Komisionit të Venecias, jo e opozitës. Na e ka propozuar OPDAT dhe EURALIUS duke filluar nga janari dhe shkurti dhe ne e kemi pranuar. Për shumë pak, ne mund të arrijmë një marrëveshje historike dhe ta bëjmë gati këtë reformë për votim në parlament. Por kryeministri këtë nuk e do. Ndoshta i intereson dështimi me 94 vota që të shtyhet një vit reforma në drejtësi. Sepse Edi Rama ne te vertetë nuk do reformën në drejtësi, por do thjesht të kapë drejtësinë.

Komisioni i Venecias thotë t’i garantohet përfaqësimi opozitës në Këshillin e Lartë Gjyqesor, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në komisionet e posaçme për verifikimin e gjyqtarëve dhe gjithashtu në Kolegjin e Posatshëm. E thotë Komisioni i Venecias, doni, s’doni ju, kështu do të jetë. Kështu që tregohuni mendjehapur, beni kompromisin për një gjë që e kanë thënë ndërkombëtarët, jo ne, dhe marrëveshja mbyllet nesër dhe paketa bëhet gati për të ardhur në këtë sallë të parlamentit. Populizmat nuk ju bëjnë punë, me ato nuk do të shkoni larg, është si puna e gënjeshtrës që i ka këmbët e shkurtra.

Është mirë të jesh këtu dhe jo të bredhësh nëpër dynja. Që të lexosh dy rreshta nga ndryshimet kushtetuese, që edhe shqiptarëve të dish çfarë t’u flasësh. Koleg, ju rekomandoj të mos ndiqni këshillën e kryeministrit. Lexoni më parë atë që propozohet, atë sistem katastrofik që propozon mazhoranca juaj, ç’thotë Komisioni i Venecias dhe sa thjeshtë e propozojmë ne, që të arrijmë në një kompromis, por lexoni më parë.


Fjala e deputetit Oerd Bylykbashi në parlament, 9 qershor 2016

Read More
09 Qer
0

Çekiçi i drejtësisë që godet krimin, tmerri i Ramës

Të nderuar deputet,

Të dashur qytetarë,
Vendi po kalon dite te veshtira, po qeverisemi nga nje bande kriminale qe me skandalet e saj monstruoze po cenon sigurine kombetare, po cenon demokracine, po cenon jeten e gjithsecilit nga ne.

Te dashur qytetare,

Me shume pergjegjshmeri, do t’ju kerkoja te jeni sycelur, te mos keni frike, te jemi te vendosur per te shkaterruar shtetin brenda shtetit qe kane krijuar Rama dhe te vetet.

Nuk mund te bejme asnje hap perpara, nuk do te mund te kemi nje jete me te mire, një jetë dinjitoze si qytetarë europiane,

ne rast se shkaterrojme demokracine si sistem, ne rast se shkelmojme parimet demokratike mbi te cilat kemi themeluar kushtetuten tone,

asnje hap perpara, perkundrazi, keq e me keq do behet, ne rast se shkelmojme parimin e shtetit te se drejtes, parimin e ndarjes se pushteteve, parimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në këte menxyre po na terheq Edi Rama!

Ne nuk jetojme me te izoluar, por kemi mundesi ende te pafundme, per te pare ç’ndodh perreth dhe me gjere.

Ne Shkup, protestuesit antiqeveritar, kane veshur bluza ku kane stampuar portretet e tre prokuroreve maqedonas qe u vune ne radhen e pare te luftes kunder krimit qeveritar.

Portretet e prokuroreve Risteska, Janeva dhe Fetai kane pushtuar gjokset e demonstruesve, sepse puna e tyre, per te cliruar popullin maqedonas nga zyrtaret e korruptuar dhe me interesa antikombetare, ka pushtuar zemrat e popullit.

Sot do kisha dashur seriozisht te kisha tani, ketu, nje bluze te veshur me portretin e Prokurorit te pergjithshem.

Kemi kaq kohe qe flasim per pandeshkueshmeri, per korrupsion galopant, per plotesim te standarteve europiane, persa i perket barazise perpara ligjit, te zyrtarit te larte te shtetit perkundrejt me te fundit te shqiptareve te thjeshte.

Dhe sot ne te paren perpjekje serioze per te treguar forcen e ligjit, barazine e ligjit per te gjithe,

Sot qe fillon nje hetim normal per nje dyshim serioz mbi nje veper penale, shume te rende per nga pasojat qe mund te kete sjelle dhe per nga kategoria e zyrtareve shtetrorë të dyshuar si autorë, pikerisht tani, fillon një sulm i cmendur i Kryeministrit, Ministrit te Brendshem dhe strukturave qeveritare kunder prokurorise dhe gjykates shqiptare.

Ne kete moment, me precedent vetem ne fazat e para te vendosjes se diktatures komuniste ne Shqiperi,

ne kete moment ku eshte ngritur i gjithe pushteti ekzekutiv kunder pushtetit gjyqësor,

Ne kete moment ku po rrezikohet seriozisht demokracia,

Ne kete moment ku vendi eshte zhytur ne varferi dhe krim nga banda kriminale ne qeverisje,

Në këtë moment, une jam në krah te Prokurorit te Pergjithshem dhe cdo gjyqtari të ndershem, profesionist dhe të guximshem qe godet fort, po fort ama, me çekiçin e drejtesise, krimin e veshur me pushtet dhe qeveritaret e zhytur ne krim.

Thirrjet e çmendura, anti kushtetuese te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem, per linçimin e gjyqtareve dhe prokuroreve qe guxojne te bejne punen e tyre, jane sot shumfish me te renda dhe shoqerisht me te rrezikshme se sa vet vepra penale e pergjimit te paligjshem qe dyshohet se eshte kryer.

Keta njerez pa tru, ose me sakte me mendje ekstremisht te rezikshme per shoqerine, kete veprim qe po bejne sot e kane te perseritur, te mirmenduar dhe pjese te planit ogurzi per shqiptaret.

Te njejtin veprim per nga qellimi, por me te bute per nga artikulimi, beri K.M. ndaj Gjykates Kushtetuese kur kjo e fundit i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokdhimes, i cili kishte përfituar ne menyre te kunderligjshme, fonde publike.

Edhe ne kete rast KM shfryu inatin e tij dhe leshoi kercenimet e tij ndaj kesaj gjykate.

Deri ne demostrata para gjykatave ka shkuar kjo bande kriminale, sepse drejtesia e pavarur ate e tmerron, sepse drejtesia e pavarur ate e nxjerr lakuriq perpara shqiptareve, sepse drejtesia e pavarur nuk e lejon banden te shtoje zullumin e saj.

Prandaj duan ata ta kapin me çdo kusht drejtesine,

Prandaj duam ne, me mish e me shpirt te mos e lejojme qe drejtesia te bjere ne duart e bandes.

Prandaj une sot jam me Prokurorin e Pergjithshem, prandaj une sot jam me gjykaten e pavarur.

Prandaj une sot jam me Unionin e Gjyqtareve, me Unionin e Prokuroreve, me Keshillin e Larte te Drejtesise.

Shqiptaret e dine mire, e mbajne mend mire sesi po ky KM “inkurajonte” po te njejten prokurori, per te bere punen e saj deri ne fund dhe mbeshteste gjykaten me qellim qe sipas tij, drejtesia dhe jo politika te thoshte fjalen e fundit ne lidhje me rastin e ish kryetarit te bashkise Vlore Shpetim Gjika.

Ne ate rast, kryetari i bashkise i po te njejtes bande qe eshte edhe sot ne pushtet, u dergua ne burg si mase sigurie dhe doli qe andej vetem se desh humbi jeten dbe Rama mbeshteti gjoja drejtesine.

Ndersa sot qe merret nje mase ndaluese dhe jo shtrenguese, pra vetem pezullohet nga detyra dhe nuk arrestohet i dyshuari per te njejten veper penale me kryebashkiakun Gjika, shperdorim detyre, K.M dhe MB, dalin me shume se tre here brenda dites ne konferenca shtypi duke share gjyqtaret derdimen, alien, koke qelbur, kriminel..etj.

Keta duan te na zene syte me propaganden e tyre, te mbeshtetur nga parate e pista te krimit dhe te korrupsionit duke na servirur gjoja vullnetin e tyre per nje reforme ne drejtesi.

Drejtesia te dashur qytetar, se pari eshte zemer, pjekuri dhe pergjegjshmeri dhe se dyti eshte ligj.

A mund te kete zemer, pjekuri dhe pergjegjshmeri nje kryeminister si             Edi Rama qe, ne ditet e para te ketij parlamenti, kercenonte opoziten me shprehjen “ikni nga parlamenti me preteksin se po ushtroj dhune, por prisni se skeni pare gje akoma”

Çfare zemre, pjekurie apo përgjegjshmerie mund të ketë ky njeri, që solli ne këtë parlament, trafikante, droge, trafikante prostitutash, vrases dhe bandite te rendomte,

Furnizoi me te njejten kategori bashkite e vendit dhe administraten shtetrore.

Harxhon ky njeri 80 milion dollare ne vit vetem per zyra, orendi dhe luks, nga keto 14 milion dollare vetem per bileta avionesh, nderkohe qe mijëra shqiptar jane hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe jane lene te vdesin per buken e gojes, ashtu si jane te semure dhe me femije te vegjel.

Pjell politika e ketij njeriu, çdo dite, zyrtare si Canija ne Sarande, Luiza ne Lushnje, Shukriu ne Diber, dhe nuk ndalet as ne nivel ministrash, qe do zoti na e kursen te shohim dhe shemti te tilla te races bastarde njerzore.

Vendi eshte kthyer ne nje plantacion te stermadh droge dhe po tmerrojne cdo dite me tonelatat qe dergojne, italine, greqine dhe evropen mbare.

Tashme kallashnikove dhe kilograme te tera me tritol shoqerojne tonelatat e droges per te furnizuar edhe terrorizmin nderkombetar.

Çfare zemre, pjekurie apo pergjegjshmerie mund te kete nje KM i tille?

Nderkohe qe zhgarravit muret e zyres se shtetit dhe ben kosha me top basketbolli po ne zyrat e shtetit, ju deklaron dynjase se eshte ne nje situate skizofrenie midis politikes dhe artit dhe shpreson shume se e pret edhe nje jete e trete.

Si mundet o shqiptare te prisni nga njerez te tille te ndertojne shtet demokratik, te duan dhe te vendosin drejtesi?

Çfare tjeter presin gjyqtaret dhe prokuroret e ketij vendi nga ky njeri, perveç se ti shaje, derdimen, aliene, koke qelbur e kriminele.

Por kujdes, te nderuar qytetare, skizofren eshte, siç i kane thene dhe ja thote vetes, por ate qe kerkon e di mire.

Mos haroni qe OSBE permendi qe para nje vit se kishte nje pasuri 200 milion dollareshe, sot sigurisht qe e ka shtuar dhe eshte normale qe i duhet ta mbroje, dhe eshte afer mendsh qe i duhet te kapi drejtesine.

I duhet sepse edhe per vete mbrohet edhe kundershtareve u mbyll gojen.

Kemi kaq muaj qe vime verdalle me historine e reformes ne drejtesi dhe do ta theksoj thjesht dhe shkoqur qe ta kuptoje i madh e i vogel, me dhe pa shkolle

Eshte nje institucion qe kontrollon, disiplinon, promovon etj, gjyqtaret i cili eshte parashikuar te perbehet nga 11 vete.

6 nga keta 11 vete i zgjedhin vete gjyqtaret, 5 te tjeret i zgjedh politika nepermjet parlamentit.

Meqe ne te pergjegjshmit, te pjekurit, njerzit me zemer, nuk po merreshim vesh se si ti ndanim, apo ti zgjidhnim keta te 5, ekspertet amerikane, europian dhe komisioni i venecias, na rekomanduan me te thjeshten

Beni, thane ata, nga nje liste me profesioniste te dy palet dhe zgjidhni 2 nga lista e njeres pale dhe 2 nga lista e tjetres, te pestin lerjani shoqerise civile.

Sakte, thjesht, bukur, asnjera nga palet nuk ka mundesine te emeroje gjyqtare njerzit qe do vete.

Po keshtu, me te njejten formule zgjidhim edhe institucionin ekuivalent te prokurorise.

Kaq e thjeshte eshte o te dashur qytetar!

Dhe po kaq e thjeshte eshte edhe loja e politico – artistikut qe ka filluar te mendoje per jeten e trete.

Ai ka vetem nje qellim, o e ben drejtesine si do vete dhe ne sherbim te tij, o nuk e ben fare.

Ne te dy rastet del i fituar, prandaj dhe mban dy fjalime ne xhep dhe i nxjerr kur i duhen te ngrohta si petulla.

Per t’ju rikthyer edhe nje here skandalit te pergjimeve.

Eshte e thjeshte perseri per tu kuptuar, prokuroria ka nisur nje hetim, dyshon se nje paisje ilegale pergjimi eshte futur ne shqiperi dhe pergjon dynjane.

Saja me te vetet thote jo, me ate paisje kam bere trajnime.

Heton prokuroria, gjen prova qe Saja ka te drejte se ka bere trajnime, dhe çeshtja mbyllet me te gjithe te lumtur.

Po atëhere çka Saja qe shanë e bertet, po politico-artistiku çka?!

Mos valle është e vërtetë se kane shkelur ligjin dhe kanë frike se Prokuroria i nxjerr zbuluar?!

Po sikur ky rast te kishte ndodhur pasi te ishte krijuar prokuroria speciale dhe byroja e hetimit e pavarur dhe e mbikqyrur nga amerikanet do e zgjidhte dot me te shara, te bertitura dhe  me presion Rama?! Sigurisht qe jo.

Kaq e thjeshte eshte.

Prandaj une sot jam me Prokurorin e Pergjithshem.

Prandaj une sot jam me garancite qe krijon shteti i te drejtes, pushtetet e ndara, kushtetuta jone me sanksionimet per lirite dhe te drejtat e njeriut.

Prandaj une sot ju bej thirje te gjithe shqiptareve te qendrojne syçelur dhe te mos mashtrohen nga propaganda qe financohet me miliona euro nga parate e droges dhe korrupsionit dhe kerkon te na shes sapunin per djath.

Prandaj une sot do isha gati si ne shkup te mbeshtesja njerëzit e drejtesise ne lufte kunder pushtetit te krimit dhe te krimit në pushtet.


Fjala në Parlament e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 9 qershor 2016

Read More
09 Qer
0

Përgjimi i paligjshëm, gropa thithëse që po merr me vete qeverinë

Të nderuar kolegë

Prej dy ditësh Edi Rama dhe Saimir Tahiri me një nervozizëm të pashpjegueshëm,  kanë ngritur një postobllok kriminal dhe kërkojnë të ndalin drejtësinë, të bllokojnë institucionet e prokurorisë dhe gjykatën.

Janë hedhur në një sulm të paprecedentë, dhe përse do thoni ju.

Mos po mbrojnë ndonjë qytetar që i është shkelur e drejta.

Mos po mbrojnë ndonjë parim.

Mos po mbrojnë ndonjë të nëpërkëmbur.

Jo zotërinj.

Janë hedhur në sulm për të mbrojtur krimin e tyre, për të mbrojtur veten e tyre, sepse janë kapur në shkelje brutale të ligjit, janë kapur duke kërcënuar sigurinë kombëtare, me futjen e paligjshme të pajisjes së përgjimit dhe me përdorimin e paligjshëm të kësaj pajisje.

Prej dy ditësh shfaqet në panairin e policisë një dordolec ne dukje për te ironizuar, për të zhvlerësuar hetimin.

Në fakt dordoleci ishte nji gjest masovikesh të dikurshëm për të dhënë mesazh trembjeje gjykatës, për të kërcënuar prokurorinë, sepse provat po dalin çdo ditë se krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur.

Ndaj dhe këto dite kjo dyshja ketu prapa nuk gjen dot rehati, nuk gjejnë dot paqe se i tmerron procesi qe po zhvillohet në drejtësi.

Ndaj dhe ulërite si i çakërritur kryeministri ynë kundër gjykatësit.

Ndaj dhe saje qorri u shfaq mbrëmë në orarin kur dalin maskat këto kohë, pasi ka rënë nata, dhe sulmoi e kërcënoi në mënyrë mafioze prokurorinë e gjykatën.

Pse po ndodh e gjitha kjo.

Se jeni në panik prej hetimit, keni jo thjesht frikë por tmerr nga zbardhja e të vërtetës.

Ju nuk po kontestoni ndonjë moment, ju nuk po kundërshtoni ndonjë shkelje, nuk keni asnjë argument.

Ju thjesht nuk doni që të ketë drejtësi për krimin e rëndë shtetëror, dhe kërkoni asgjësimin e institucioneve.

Sulmet e egra, te paprincipta, te papara e te padëgjuara në historinë e demokracisë që ekzekutivi i bën një pushteti tjetër tregojnë konceptin e frikshëm që ka Edi Rama, konceptin se një drejtësi e pa kontrolluar, e pa komanduar prej tij, është një drejtësi qe duhet shkallmuar, është një drejtësi që duhet shkatërruar

Dhe paniku , nervozizmi i bëri te humbin vetëdijen e te mos dinë kufijtë e tyre ..I bëri qe te nxjerrin ate qe kane thelle ne honet e zbrazëtisë së tyre shpirtërore; urrejtjen ndaj çdokujt qe se kontrollojnë e se komandojnë.

Të nderuar kolege!

Dy javë më parë unë denoncova futjen në Shqipëri në mënyrë të paligjshme të një pajisje përgjimi dhe përdorimin e saj po në mënyrë te  paligjshme. Dy javë më parë unë ngrita alarmin se në Shqipëri është kryer Krimi Shtetëror i përgjimit të paligjshëm.

Ne komisionin e sigurisë kombëtare ju kapën ethet dhe u mbuluat në djersë të ftohta.

Drejtori i policisë që është pezulluar nga detyra për këtë krim, e mohonte. I kishit caktuar te bënte rolin e memecit nga frika se do dekonspironte.. Po ministri e pohonte. Pastaj e pohon drejtori, e mohon ministri.

Jeni në alarm prej dy javësh.

Keni blerë dhe siguruar heshtjen e Drejtorit të Policisë për ca kohë. Drejtori memec, ishte garancia juaj.

Por drejtori e ka kuptuar se krimi është i rëndë. Gjuha është zgjidhur. Ka nisur të flasë.

Sa më shumë flet ai, aq më shumë hidheni ju përpjetë ti dhe Edi Rama e sulmoni drejtësinë.

Ministri që kakariste (megjithëse nuk dinte të thoshte se si ka hyrë pajisja) garantonte dy gjera;

1-qe nuk është administruar bile as prekur nga policia  dhe

2-qe  është përdorur vetëm për trajnim

Megjithëse përpiqej te tregohej i sigurtë ne ato qe thoshte u ngatërrua nga paniku qe e kishte kapur, njëlloj si në rastin e të famshmes AA 003GB

Skenari që memeci të qëndronte vetëm me sy hapur dhe Saje qorri të  qëndronte i sigurte ne pasigurinë e tij, buronte nga fakti qe kur o.p.gj i prokurorisë prisnin te takonin memecin pajisja doli vjedhurazi nga policia dhe u fsheh ne zyrën e Grillos.

Mendoi se do shpëtonte pa u lagur nga ky krim shtetëror duke u fshehur pas shprehjes “qe baba duart’’ por harroi se krimineli sado te përpiqet te fsheh gjurmët e krimit, kur krimi kryhet në bashkëpunim do ketë rrjedhje informacioni dhe krimi do zbardhet.

Dhe më pas, në ditët në vijim u angazhua gjithë makineria e gjirizit qeveritar te shpallte armik kreun e shërbimit pse kishte kryer detyrën si institucion i sigurisë kombëtare duke informuar institucionin përgjegjës për përgjimet, dhe ky gjiriz heshti për përgjegjësin e krimit te kryer, Saje qorrin.

U angazhua e gjithë makineria e gjirizit qeveritar te sulmonte institucionin e presidentit te republikës pse kishte kërkuar informacion për këtë krim shtetëror te kryer, dhe përsëri asnjë fjalë për krimin e autorët e krimit.

Sot pas dy javësh informohemi se memeci foli.

Perveçse është futur ne mënyrë te paligjshme pajisja e përgjimit, ajo është përdorur edhe për të gjurmuar e përgjuar. Kështu ka thënë memeci.

Krimi është kryer. Çfarë prisni më? Çfarë pret ti z.kryeministër që ta shkarkosh Sajen? Pse nuk e bën? Çfarë të mban të kapur peng  ty në këtë histori? Sepse tashme është e qartë se je peng. Mos valle lidhja kriminale ju ka ngjizur aq shume ju të dyve saqë jeni të pazgjidhshëm?

Ky krim mbi krimet nuk është i pari.

Kemi të bëjmë me një përsëritës patologjik.

Po ju kujtoj vetëm disa.

A është krim qe ministri te presë ne zyre dhe ne ambiente private e te bisedoje si mik i ngushtë me një të dyshuar për krim si Durim Bami ? Unë them po, ti e mbrojte me zjarr e pasion.

A është krim dekonspirimi i dëshmitarit të drejtësisë, në rastin Frroku dhe nxjerrja e tij në pritë?

Unë them po. Ti e mbrojte

A është krim fshehja e  –letra e Interpolit për Frrokun.

Unë them po, por ti e mbrojte me zjarr e pasion.

Aty megjithëse e pe qe ishte i pambrojtshëm e bëtë kurban Didin për ti shpëtuar lëkurën këtij.

E mbrojte po me aq pasion kur doli laboratori i kokainës, në mes të Shqipërisë.

E mbrojte për avionët e drogës (mushkonjat).

E mbrojte përsëri kur doli se makina e tij private, A003GB ishte kthyer në taksi droge nga Habilajt.

E mbrojte përsëri kur përcollet Arben Frrokun, Shullazit i krijove gjithë kushtet, rrethanat dhe mbështetjen që të ngrinte një perandori krimi me gjoba e plaçkitje pronash.

Nuk ishte pjesë e aksionit për kapjen e Balilit, por ishe pjesë e aksionit për arratisjen e tij.

Droga dhe 30%.

Të gjithë e dinë se kjo është kontrata jote me trafikantët e drogës. 30 përqind e fitimit të biznesit kriminal vjen tek ti përmes rrjetit që ke ngritur me drejtues të inkriminuar të policisë së shtetit.

Kërcënimi mafioz ndaj prokurorisë dhe gjykatës  tregon edhe dëshirën që ke për te kontrolluar drejtësinë, që krimet tuaja të fshihen.

Përgjimi i paligjshëm që ne kemi denoncuar, që unë e denoncova në një seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë kombëtare është gropa thithëse që do ju marrë të gjithëve brenda.

I ka mbetur jashtë vetëm koka këtij Saje predikuesit dhe birit të xhelatit Kristaq, se keni sakrifikuar memecin e ca oficerë deri tani, dhe mendoni se do ia hidhni, do kaloni lumin.

Por kot e keni.

Gropa thithëse e këtij krimi shtetëror, të futjes në mënyrë të paligjshme të pajisjes, të përdorimit të saj në mënyrë të paligjshme, të përgjimit të paligjshëm që keni kryer, do iu marrë me vete.

Në asnjë vend, edhe me standarde minimale si gjendja ku e keni çuar ju vendin duke sunduar si bandë prej tre vitesh, asnjë qeveri sado kriminale e tutore, nuk ia ka dalë të mbijetoje kur është kapur duke kryer përgjime të paligjshme të politikanëve, të krerëve të institucioneve, të diplomatëve, të gazetarëve e aktorëve të shoqërisë civile.

Keni refuzuar prej një muaji të bëni transparencë;

Kush e solli pajisjen, kush urdhëroi, pse u soll, pse nuk u deklarua, pse u përdor pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, kush u përgjua dhe pse.

Hapi i parë që shqiptaret prisnin ishte  transparenca. Është detyrim ligjor të nxirrnit përgjegjësitë tuaja politike, se drejtësia ka punën e saj.

Po jo vetëm nuk kryeni aktin miminal të moralit politik, por përkundrazi, mbroni krimin çdo ditë, dhe sulmoni çdo ditë prokurorinë, drejtësinë për hapat që kanë hedhur deri tani.

Unë e kuptoj, dhe çdo shqiptar e kupton, se ju jeni hedhur në sulm për të shpëtuar bythën tuaj të zhytur në këtë krim.

Të zhytur thellë.

Po sulmoni prokurorinë, që ajo të mos guxojë të vijë tek autorët e vërtetë të krimit. Që jeni ju këtu. Ky Tahiri i brendshëm dhe shefi i tij, i biri i xhelatit Kristaq.

A e kuptoni se nuk jeni më një qeveri.

Por jeni kthyer në bandë mafioze që s’do t’ia dijë për ligj e kushtetutë.

Se nëse do ishit qeveri, e dalë nga vota, e me legjitimitet, që jepni llogari para qytetarëve,  nuk do të ishit sot ne kete derexhe  këtu.

Të paktën ky këtu, ky serial kriminel, si Tahiri i brendshëm, duhej të ishte në dyert e drejtësisë.

Është fyese për shqiptaret që të dalë nëpër ekrane ky që ka kryer krime e te na  sillet si predikues, keni pare e dëgjua kriminel qe predikon paqe e ligj e drejtësi si ky?  Jo. Është rast unik qe krimineli te predikoje drejtësi e paqe. Ky duhet te dorëhiqet urgjentisht se është person nen hetim, nen hetim për një krim te rende shtetëror. Te shkoje para drejtësisë, se e ka vendin në burg e askund tjetër.

Nuk e dorëzon Edi Rama, e mban krimin nën sqetull me forcë, e mban Sajen  e tij, se te dy kane rene ne një grope thithëse krimi dhe se gropa thithëse po bën të veten. Çdo orë që kalon ajo po ju fundos, se ky është një krim i patolerueshëm në asnjë lloj rrethane, i pakapërcyeshëm, i paamnistueshëm.

Çdo shqiptar e di, se përgjimin e ke urdhëruar ti, i biri i xhelatit Kristaq, dhe e ke organizuar ti, ministri i bandave në qeverinë bande .

E vërteta po del, e vërteta  do të dale lakuriq. Nuk ka kush iu shpëton. Këto janë krime që nuk mbulohen dot.

Ke kujtuar se ke milin e partisë që do të mbrojë për tërë pisllëqet e krimet që ke bërë.

Lutu që të të marrë në mbrojtje kur të shkosh afër tij me banim.


Fjala e deputetit Flamur Noka në Parlament, 9 qershor 2016

 

Read More