Blog

11 Pri
0

Statusi i gruas është përkeqësuar nga varfëria, papunësia, inkriminimi, largimet e padrejta nga puna dhe eksodi masiv

Statusi i gruas në Shqipëri është dobësuar në mënyrë dramatike, pasi ato po vuajnë varfërinë e thelluar, largimet e padrejta nga puna, eksodin masiv.

Ky raportim u bë nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi në Konferencën e zhvillur në Pragë me temë: “Gratë çelësi i integrimit”, ku merrnin pjesë Presidentja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane Doris Pack, deputete të Parlamentit Europian, deputete dhe politikane të vendeve të rajonit dhe BE, studente, organizata jo-qeveritare, etj.

Deputetja Vokshi tha se politikat e anti-sociale të ndjekura në Tiranë në këto tre vitet e fundit, kanë kthyer pas reformat integruese, kanë thelluar varfërinë dhe kanë rritur me 50% papunësinë ndër gra dhe vajza. Në 2015, mbi 100 mijë shqiptarë ikën si refugjatë ekonomikë në Gjermani dhe mbi 200 mijë të tjerë aplikuan për llotarinë amerikane, tha Vokshi. Duke iu referuar  raportit të fundit të Bankës Botërore, deputetja Vokshi deklaroi se rreth 47% e popullësisë në Shqipëri jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, borxhi publik është rritur në  73.3% dhe shqiptarët paguhen 10% më pak se tre vite më parë. Duke folur për statusin e gruas në Shqipëri, Vokshi deklaroi se propaganda e numrave në qeverinë Rama me gra ministre është fasada e përkeqësimit të të drejtave ekonomike, sociale dhe politike të grave dhe vajzave. Spastrimet politike të grave dhe vajzave në administratë dhe kërcënimet e kandidateve gra për të lënë mandatet në Parlament për banditët e kryeministrit Rama, janë faktet publike të shtypjes së të drejtave të grave.

Në Konferencën e Pragës, deputetet e Parlamentit Europian dhe përfaqësueset e parlamenteve të vendeve kandidate në BE  diskutuan edhe për planin e mbështetjes së refugjatëve të luftës. Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Albana Vokshi deklaroi se qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me urgjencë në një plan strehimi për refugjatët nga Siria, si një bashkërendim i aksioneve humanitare të të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Shqiptarët, tha deputetja Vokshi, nuk kanë harruar mikpritjen e vendeve europiane gjatë eksodit të 90-tës, ku mbi 1 milionë bashkëkombas u larguan nga Shqipëria pas rënies së regjimit më të egër diktatorial në Evropë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Prill 2016

Read More
11 Pri
0

Rama të bëjë transparencë për iranianët e MEK

Partia Demokratike kërkon informacion dhe transparencë nga kryeministri në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish anëtarë të organizatës MEK.

Duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta, PD e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, z.Flamur Noka, ka depozituar sot në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Z.Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Prill 2016

Read More
10 Pri
0

Votimet e Ramës për të mos lejuar zgjedhje, një manipulim, dhunim, blerje, kërcënim dhe shkatërrim i votes së lirë

Votimet e Edi Ramës për të mos lejuar zgjedhje në partinë e tij, janë më shumë se çështje e brendshme e Partisë Socialiste, pasi qëkur kjo alibi leifeniane u shpall e derisa u mbyll, pati dhunim të votës.

Të gjitha shkeljet e evidentuara nga OSBE-ODIHR në raportin zyrtar për zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ishin të pranishme në votimin e djeshëm.

Gangsterët e të fortët e Edi Ramës që kontrollojnë qendrat e votimit, ishin dje në krye të detyrës dhe tanimë ata janë promovuar nga Edi Rama pasi u ka besuar drejtimin e partisë.

Presioni ndaj administratës ishte skandaloz pasi jo vetëm u monitoruan me lista kush votonte, por u thirrën dhe u kërcënuan të gjithë nëpunësit që nuk patën ndërmend të votonin.

Manipulimi nisi me listat që në fillim, të cilat u krehën dhe u sistemuan, që të ishin aty vetëm besnikët e Edi Ramës.

Manipulimi vazhdoi me shpalljen e rreme të pjesmarrjes, duke zmadhuar shifra sipas hesapit të Ramës, pasi askush nuk pati akses të verifikonte saktësinë e tyre.

Vota u ble nga oligarkët milionerë të Ramës, deputetët biznesmenë dhe kryetarët e bashkive u hodhën në aksion që me zgjedhjen e delegatëve e deri dje pasdite vonë.

Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth kauzës, për ti siguruar kumbarit Rama sundimin e partisë pa garë e pa zgjedhje.

Të gjitha këto shkelje, dhunime, abuzime, janë tipari i një armiku të konfirmuar të votës së lirë, siç është Edi Rama.

Dhunimi i votës dje, tregon raportin që ky njeri ka me zgjedhjet, të vetmin raport që ka me votën, që është blerja, manipulimi, dhunimi.

Kjo është një kambanë alarmi për zgjedhjet që po vijnë pasi është e qartë se Edi Rama ka vetëm një projekt, shkatërrimin e tyre.

Ndaj Partia Demokratike është e vendosur së bashku me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë të mos lejojë për asnjë moment që skemat e Edi Ramës kundër votes së lirë të zbatohen në zgjedhjet që po vijnë.

Vota e lirë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë fundi i tij. Një fund që ai nuk ka për ta ndalur dot sado të përpiqet.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 10 Prill 2016

 

Read More
10 Pri
0

Kokëdhima shkatërron detin për sarajet e tij, në mal ku do pleqërojë me Ramën ruan parullat e Enverit

Partia Demokratike e Vlorës denoncoi punimet e paligjshme që po zhvillohen në bregdetin e Qeparos, te ato që njihen si sarajet e Koço Kokëdhimës. Dhjetra automjete po ndërhyjnë në këtë plazh të bukur të bregut, në mënyrë të paligjshme duke shkatërruar ekosistemin. Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj u shpreh se ky ndërtim mishëron qeverisjen e Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, ku qytetarët e thjeshtë futen në burg për vendosjen e një tjegulle, ndërsa Koço prish ekosistemin për interesat e veta.

“Jemi sot këtu për të bërë denoncimin ndaj kësaj qeverie, të korrupsionit të kësaj qeverie, të keqqeverisjes së kësaj qeverie. Mund të shikoni që këtu është kështjella e radhës e Koço Kokëdhimës, pashait të jugut. Ju mund të shihni që një qytetar i thjeshtë nuk ndërron dot një dritare, Koço jo vetëm ndërton kështjella por grabit pasurinë kombëtare, prish zhavorin e detit, e merr këtë zhavor dhe e përdor për kështjellën e tij duke prishur të gjithë ekosistemin mjedisor dhe të detit. Kjo është qeveria, ky është Koço Kokëdhima, ky është Edi Rama. Ne e kemi denoncuar këtë objekt si të paligjshëm prej dy vitesh. Qytetari i thjeshtë nuk vendos dot një tjegull ndërsa Koço mund të bëjë bëjë gjithçka, është Pashai, është komisari i dritës së jugut”, tha Meminaj.

Më herët, anëtarë të Partisë Demokratike në Himarë lyen me bojë parrullat e sistemit komunist të restauruara nga qeveria në fshatin Kudhës, pranë zonës ku do pleqërojë Rama me Kokëdhimën. Parrulla si “Rroftë udhëheqësi ynë i dashur Enver Hoxha” etj, ishin rivendosur në një godinë publike në këtë fshat.

“Dy vitë më parë Partia Demokratike denoncoi në këtë vend parrullat e udhëheqësit më të dashur të Koços dhe Edi Ramës. Sot jemi këtu për të denoncuar dhe vepruar konkretisht kundër projektit të rilindjes urbane që këtu është një rilindje urbane për të rilindur Enver Hoxhën. Nga ky vend ku po fshijmë Koçon dhe kompani, do ti fshijmë edhe në 2017 me votën e lirë”, tha Meminaj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Prill 2016

Read More
10 Pri
0

Dhjetra familje në Rrethi-Epërm të Mirditës, rrezikojnë banesat dhe jetën, neglizhencë totale nga Bashkia dhe Qeveria

Dhjetra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën në fshatin Rrethi-Eperm në Mirditë.

Mbi 30 hektarë tokë janë dëmtuar nga erozioni dhe deri tani këtë dukuri e ka shoqëruar mungesa e plotë e vemendjes së qeverisë, megjithë ankesat e vazhdueshme të banorëve.

Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar dhe pompat dhe shtyllat e energjise elektrike.

Në një largësi me pak se 1 kilometër nga ky fshat është tuneli i HEC te Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fan.

Banoret thonë se askush nuk ka ardhur këtu për të parë situatën edhe pse janë ankuar në Bashkinë Mirdite tani dhe më parë edhe në Bashkinë e Rrubikut.

Banoret jane në panik pasi përveç demtimit të tokave në breg të lumit, tani rrezikohen dhe shtëpite dhe jeta e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë Albina Deda, dëgjoi nga afër këto shqetësime dhe e ka quajtuar të pafalshme neglizhencen e pushtetit vendor dhe qëndror, të cilët nuk kanë marrë deri tani asnjë masë për të ndërhyrë. Ajo kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasojat e rënda që mund të vijnë në këtë zonë.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 10 Prill 2016

Read More
09 Pri
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon fabrikimin e ulët nga Policia nën urdhëra politike, të lajmit për gjoja arrestimin e vëllait të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Kjo shpifje e qëllimshme dhe manipulimi i medias, rezultoi një përpjekje e dëshpëruar e Tahirit për të hedhur baltë mbi përfaqësuesin e PD e familjarët e tij, pasi shpejt u pa se lajmi nuk ishte i vërtetë. Partia Demokratike shpreh indinjatën për sulme të tilla të paprincipta bazuar në gënjeshtra, të organizuara pikërisht nga njeriu më i inkriminuar në vend, Saimir Tahiri me bekimin e shefit te tij. Asnjë presion mjeran si ky nuk e lëkund Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj nga beteja e përditshme kundër krimit dhe lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me krimin.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 9 Prill 2019

Read More
09 Pri
0

Mbifaturime masive, Edi Rama vërsul bandën e OSHEE kundër qytetarëve

Edi Rama ka vërsulur bandën e OSHEE kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë para kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike.

Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit.

Vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abuzive.

Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën.

Shtëpitë në zonat e plazhit janë gjithashtu objekt sulmi. Edhe pse ato janë të mbyllura dhe pa konsum, familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura.

Faturohen sikur të kenë konsum normal edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri.

Ndërkohë që bizneset e mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës trajtohen me përkëdheli dhe lehtësohen në pagesat e energjisë.

Paratë që merr me dhunë e me manipulim faturash, Edi Rama i ndan më pas me miqtë e tij, me tendera ku fituesit janë të paracaktuar.

Ndërkohë që qytetarët varfërohen çdo ditë, ku çdo ditë Edi Rama gjen një mundësi të fusë dorën në xhepin e tyre e të marrë dhe qindarkën e fundit, ai vetë dhe klientela e tij mbushin thasët dhe janë të shqetësuar për parajsat fiskale.

Mbifaturimi është krim, dhe ata që e kryejnë këtë krim duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Qytetarët e abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim, dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile.


Deklarata për mediat e zëdhënëses, Ina Zhupa, 9 Prill 2016

 

Read More
09 Pri
0

Çdo i ri do të ketë mundësi për arsim universitar, bashkëfinancim direkt për çdo student nga buxheti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka diskutuar programin e Partisë Demokratike për arsimin dhe bujqësinë më të rinj, fermerë dhe banorë të Mulletit, Baldushkut dhe Priskës. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve për arsimin e lartë, zoti Basha ritheksoi se ligji i arsimit të lartë i hartuar në mënyrë klienteliste do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti. Të gjithë të rinjve, tha zoti Basha do t’u garantohet e drejta për arsimim, ndërsa studentët do të mbështeten nga buxheti i shtetit. Tarifat do ulen përmes bashkëfinancimit direkt për cdo student nga buxheti. Masa e bashkëfinancimit do të përcaktohet nga dega dhe cilësia e universitetit ku studion studenti. Kjo sipas liderit të opozitës do të nxisë konkurrencën mes universiteteve për cilësi, si dhe do orientojë të rinjtë të studiojnë në bazë të nevojave të tregut.​

Basha:” Çdo të riu e të reje shqiptare do t’i jepet mundësia për arsim. Do të vendosim studentin në qendër të vëmendjes. Studenti vendos vetë ku do të studiojë. Qeveria përcakton nivelin e mbështetjes. Përshembull po studiove Juridik do të kesh 50 pikë bonus. Po studiove Inxhinieri Mekanike do të kesh 100 pikë bonus. Po studiove Zooteknikë, Agronomi do të kesh 120 pikë bonus. Pse?! Sepse unë e di që një inxhinier mekanik, një agronom, nesër brenda tregut shqiptar dhe në bashkëpunim me tregun europian do ta kemi shumë më të lehtë ta punësojmë, pra të krijojmë vlerë të shtuar, sesa një person me një profesion që është më i kudogjendshëm dhe më pak i përdorshëm.”

Banorët janë thellësisht të zhgënjyer nga qeveria e cila sipas tyre vetëm vjedh paratë dhe djersën e tyre.

Banorë: “Me fjalën “rilindje” duke thënë unë do të bëj shtet këto zotni nuk po bëjnë shtet. Këto po rilindin veten e vet duke vjedh lekët çdo tre muaj që i marrin djersën popullit. “

Bujqësia është konsideruar si prioritet kryesor i qeverisjes së demokratëve për nxjerrjen e vendit nga kriza. Për këtë kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se mbështetja nga buxheti për bujqësinë do të jetë në nivelin më të lartë të parashikuar ndonjëherë. Kjo mbështetje prej 1,5% e PBB do të përdoret për investimet kapitale në ndihmë të bujqësisë, infrastrukturës bujqësore dhe për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin shqiptar.

Basha:” Buxheti i financimit të bujqësisë do të jetë 150 milionë euro në vit. Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë, që është 50 përqind e popullsisë. Mbështetje drejtpërdrejtë për fermerët, për familjet e fermerëve  me subvencionim të drejtpërdrejtë nga shteti. Se sot edhe ato 5 lekë që shpërndahen, 2.5 lekë i mban hajduti që i thotë vetes “shef”, e gjysma tjetër e merr kur paguan gjysmën. Paraja do të shkojë në konton tuaj.  E vetmja gjë që do të kontrollohet është që këto para realisht po shkojnë për prodhim bujqësor dhe blegtoral.

Një socialist i zhgënjyer nga mosmbajtja e asnjë premtimi, thotë se ajo votë që i solli në pushtet po ajo votë do t’i largojë një orë e më parë.

Banorë:” Jam një socialist. Po të kisha frikë nuk do të kisha ardh sot këtu. Nuk kam frikë se deputeti i zonës tonë këtu kur donte votën më kërkoi dorën dhe ja dhashë, me mirëbesim, me programin që më pëlqeu, ia dhash. Por ai program që ishte nuk është më sot, u tjetërsu, edhe unë tjetërsohem.”

Zoti Basha ka theksuar gjithashtu se do të falen kamatëvonesat dhe për familjet në ndihmë ekonomike do të ketë subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat, si dhe do të krijohet një fashë mbrojtëse për shtresat në nevojë.

Në Priskë, një fshat jo shumë larg Surrelit ku ndodhet shtëpia e Kryeministrit, banorët shprehin shqetësimin për infrastrukturën rrugore, mungesën e investimeve në bujqësi dhe mungesën e ujit të pijshëm. Tregu për produktet e tyre ishte po ashtu një tjetër shqetësim.

Banorë:” Ujë këtu nuk ka. Bën një kokërr domate, çfarë do që prodhojmë do t’i hedhim në plehra se nuk të lë njeri më i shit poshtë. Fshati do treg. A i mbollëm, ku do ta çojmë?

Basha: “Aksesi në treg do të jetë i lirë dhe pa kufizim, pa NIPT, pa kartë fermeri, me kartë identiteti.”


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 9 Prilll 2016

Read More
08 Pri
0

Fermerët e Beratit në faliment, qeveria nuk bën asnjë prej detyrave të saj

Fermerët e qarkut të Beratit vuajnë mungesën e vemendjes së qeverisë ndonëse po kalojnë një periudhë nga më të vështirat. Mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, përmbytjet dhe mungesa e dëmshpërblimeve, mungesa e tregut etj, kanë bërë që shumë prej fermerëve të jenë në prag të falimentit. Ne fshatin Goriçan, fermerët kërkuan nga Partia Demokratike që të ngrejë shqetësimin e tyre. “Na kanë premtuar se do u sjellim ujin e pijshëm dhe vaditje. Por deri më sot nuk kemi parë asgjë”, tha një fermer.

“Kemi dy vite që jemi mbytur katër herë. Malli nuk po na shitet dhe para dy vitesh kur ishte Berisha kemi eksportuar në 10 vende. Sot trangulli është 200 lekë kur vjet në këtë kohë ishte 700 lekë. Malli na bllokohet në doganë”, u shpreh një tjetër fermer.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike do të ngrejë hallin e tyre në çdo forum. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për braktisjen e fermerëve për të favorizuar një grup të vogël oligarkësh.

“Ju e ndjeni në fshatin dhe komunën tuaj braktisjen totale që i ka bërë qeveria të gjithë zonave në Shqipëri. Kështu siç jeni ju është e gjithë Shqipëria dhe kam qënë në dy javët e fundit pothuaj në gjithë territorin e Shqipërisë. Problematikë është që qeveria nuk vjen siç vimë ne sot. Ne sot nuk vijmë për tu premtuar por vijmë për tu dëgjuar, për ta ngritur shqetësimin tuaj, për ti dhënë zë këtij shqetësimi, për ta çuar atë në institucione, për ta çuar atë në parlament, në media, që të vijnë që tu japim dëmshpërblimin për përmbytjet, që të vijnë e të mos kenë sjellje kriminale, që tregtari fiton më shumë se sa ju që punoni për ditë. Një shtet e ka Rama për të bërë paratë e veta për të bërë 200 milionë euro e vila në Surrel, një shtet e ka Meta, një shtet e kanë banditët që vijnë rreth e rrotull. Ay u japin edhe tendera se ndryshe ku do i nxjerrin lekët ata që u japin bandave dhe krimit?! Do i marrin nga ju dhe djersa juaj. Sepse krimi nuk punon. Kriminelët dua drogë, duan armë, dua qef por nuk duan të punojnë. E kanë gjetur të thjeshtë me Ramën se ua jep paratë që u merr ju”, tha Salianji.

Edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lefter Maliqi u shpreh se demokratët po u qendrojnë afër fermerëve të kësaj zone që po vuan braktisjen e qeverisë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 8 Prill 2016

Read More
08 Pri
0

Deputetët gjermanë do të mbështesin Partinë Demokratike si alternativë që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve për të sotmen dhe të nesërmen e saj europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim deputetët e parlamentit gjerman, përfaqësues të partisë së kancelares Angela Merkel,  Peter Weiss, Andreas Lämmel, Peter Beyer.

Zoti Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që CDU po i jep Partisë Demokratike në hartimin e programit elektoral dhe betejën e saj për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike dhe shtetin ligjor.

Një vend të veçantë në bisedën e zotit Basha me deputetët gjerman zuri alternativa e Partisë Demokratike dhe standardet e demokracisë në funksionimin e saj.

Hartimi i programit, theksoi zoti Basha është paraprirë nga konsultimet intensive me qytetarë në të gjithë vendin, grupe interesi, me ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe me mbështetjen e ekspertëve të CDU dhe PPE.

Partia Demokratike ka shpallur alternativën e saj qeverisëse për një ekonomi që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët.  Në programin e Partisë Demokratike parashikohen taksat më të ulëta në rajon, përmirësimi i klimës së biznesit, investimet në infrastrukturë, mbështetja financiare për bujqësinë dhe në vecanti përmirësimi i klimës së biznesit, në mënyrë që vendi të bëhet tërheqës për investime të huaja që hapin vende pune.

Programi i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, me qytetarët dhe grupet e interesit në mënyrë që produkti final të jetë një program i zbatueshëm  që siguron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët, dhe jo siç ka ndodhur me të ashtuquajturën “Rilindje” që erdhi me një program të mbushur me mashtrime dhe prodhoi një ekonomi në krizë të thellë dhe një shoqëri në depresion.

Një vëmendje e veçantë, theksoi zoti Basha po i kushtohet hapjes dhe ripërtëritjes së Partisë Demokratike përmes proceseve demokratike dhe pjesëmarëse të cilat përbëjnë një garanci se tandardet demokratike që aplikohen brenda PD do të aplikohen nesër në qeverisjen e vendit. Zoti Basha theksoi se me parimin “një anëtar- një votë” janë zgjedhur të gjitha strukturat drejtuese. Po kështu, i njëjti standard është aplikuar edhe me zgjedhjet e drejtuesve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Zoti Basha ka theksuar se një model i ri, jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë do të aplikohet për zgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet, duke nënvizuar vendimin e tij për t’i propozuar Këshillit Kombëtar që 35% e kandidatëve për deputet të jenë të rinj.

Zoti Basha ka marrë vlerësimet dhe mbështetjen e deputetëve gjermanë të CDU për  lidershipin e demonstruar në këtë standard të ri për demokracinë në Shqipëri, si dhe për betejën për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Deputetët e Bundestagut kanë vlerësuar vizionin e zotit Basha dhe alternativën e tij për zhvillim ekonomik dhe punësim. CDU dhe grupi parlamentar i CDU/ CSU, theksuan deputetët gjermanë do të mbështesin Partinë Demokratike si alternativë që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve për të sotmen dhe të nesërmen e saj europiane.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 8 Prill 2016

 

Read More