Blog

11 Shk
0

Alternativat e opozitës

Replika pas fjalës së Niko Peleshit:

“E vetmja gjë që parafolësi ka bërë për Korçën është se çoi në Korçë modelin Rama, mori atje ushtrinë e Papulëve e Carapulëve, leu fasada dhe ndërtoi kullën falike, shpërndau tentakulat e 20% dhe korrupsionit.

Përsa i përket Universitetit, unë dua të shpreh vlerësimin tim të madh për trupën universitare, rektorin Gjegji Mero, i cili me një vizion të shkëlqyer për universitetin e Korçës dhe me një dashuri për qytetin, për Korçën, i dhanë univeristetit një fizionomi të re, duke shfrytëzuar mbështetjen e qeverisë. E vërteta është se aty u rindërtuan korpuse ndër më modernet. Unë nuk përjashtoj mundësinë e instalimit të kësaj apo asaj veprimtarie tregtare siç ekzistojnë në çdo qëndër universitare të Shqipërisë, por ato në mënyrë absolute nuk zhbëjnë aspak kontributin dhe meritat e mëdha të zotit Mero dhe gjithë pedagogëve të këtij universiteti.

Dëgjova se po krijoni katër agjensi. Do hyni në histori si qeveri e zyrave, po jo e zyrave për të punuar por e zyrave për të mbushur xhepat. Ju të gjithë buxhetin e keni bërë zyra, salla, tualete. Tani na del se po ngrini katër agjenci zhvillimi rajonal për të tundur çelësat. Për çfarë ju duhen katër agjensi zhvillimi rajonal, në një kohë kur ju nuk tregoni dot një kilometër rrugë të ndërtuar, kur kreu juaj detyrohet të shkojë tre herë në një kilometër e gjysmë në Vlorë për të thënë se po punon. Ke dy vjet që s’po bën dot një rrugë, për të lidhur autostradën me rrugën Transballkanike. Çfarë ke bërë për Korçën përveç kullës falike, asgjë. Do të të them çfarë bëmë ne në Korç? Eshtë bërë impianti ujërave, është bërë Unaza, janë bërë kanalizimet, është finalizuar ujësjellësi. Pale pallatet që i bërë dhe nuk ja u dhe romëve se ke dhe ndjenja diskriminuese ndaj tyre. Solle paratë e Këshillit të Europës, bashkë inauguruam pallatet, dhe pastaj avulluan, nuk ja dhatë romëve. Se në pamje të parë jeni parti solidariteti ju, por në fakt jeni solidar me zhepat tuaj dhe me njëri tjetrin se romët e shkretë nuk morën gjë. S’mund të dalësh këtu ti dhe të mbulosh dështimin e plotë të kësaj qeverie në Korçë dhe kudo në Shqipëri. Ci doni agjencitë ju, i doni zyra për të larë për të shpëlarë, për të ndërtuar parkete dhe për të mbushur xhepat me paratë e rikonstruksionit.

Zonja deputete, zotërinj deputetë,

Jemi në prag të një eventi historik. Sekretari i Shtetit John Kerry në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, vjen për një vizitë zyrtare të shkurtër dhe shumë të rëndësishme. Si një dëshmitar i atij akti 25 vite më parë, dua të shpreh kënaqësinë time të madhe dhe të uroj mirëseardhjen për këtë nder të madh që i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Sigurisht, Sekretari i Shtetit ka axhendën dhe ka mesazhet e tij që janë dhe do jenë shumë të rëndësishme.

Por dy çështje dua të ngre këtu.

Së pari dua të ngre cështjen e “kampit të lirisë” të muxhahedinëve. Këtu jemi një grup deputetësh, bipartiza, të cilët kemi ndjekur me solidaritet kauzën e drejtë të këtyre qytetarëve, të cilët janë dhe rezistenca më e vjetër mbi tokë sot në kohët moderne, ka 60 vjet që luftojnë me të gjitha mënyrat për një rend demokratik. Ata janë në vështirësi serioze. Qeveria e mëparshme hapi shtegun e marrjes së këtyre qytetarëve në Shqipëri dhe mori kontingjentin e parë. Qeveria aktuale mori disa herë më shumë dhe ne e përgëzojmë dhe e përshëndesim këtë akt. Ajo që ne kërkojmë sot, dhe opozita e mbështet këtë akt, është që t’i premtohet sekretarit Kerry të merren të gjithë muxhahedinët sepse edhe para 8 muajve ata janë bombarduar.

Asnjë nuk i do. Irani nuk i do, Iraku nuk i do se flirton me Iranin, IS nuk i do se i konsideron proamerikanë, etj. Ne kemi traditën tonë, në këtë rast nuk kemi ç’i ndihmojnë SHBA-të, votën që  duhet ta japim për çështjen e sigurisë, ne ja dhamë gjithmonë dhe ju nuk ja dhatë duke bërë kështu një gabim shumë të rëndë, historik. Mashtrimin tjetër e bëtë për armët kimike. Kërkoj, nuk futa një rezolutë, se nuk dua të imponojmë, ti premtohet sekretarit dhe të merren dhe ata 2 mijë e ca fatkëqij që kanë mbetur aty në kushte mjaft të vështira. Ky premtim është strikt për qëllime humanitare, njerëzore. Unë nuk e di axhendën e sekretarit Kerry, por thashë që qeveria duhet të bëjë një akt miqësie, të bëjë një veprim të tillë. Dhe në këtë rast ka dhe mbështetjen e opozitës.

Së dyti, dua të dënoj me ashpërsinë aktin tuaj të papërgjegjshëm që urdhëroni antenat tuaja në media për të nxjerrë në prag të kësaj vizite, korbën e zezë të shqiptarëve, Nexhmije Hoxhën në një emision televiziv prej 3 orësh. Se ky këtu pas meje (Rama) ka vite të tëra jete që donte të bëhej djali i shtëpisë së tyre dhe su bë dot.

Ishte një akt i papërgjegjshëm, i turpshëm, nxjerrja e Zonjës së Zezë. Një gjeneratë e tërë nuk e ka idenë se çfarë është Nexhmije Hoxha. Nexhmije Hoxha është dora e zezë, një kriminele pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin, pasi pas debilosjes së të shoqit nga sëmundja që kaloi në vitin 72-74,  lexoni memoriet e sekretarit të Hoxhës, që cdo gjë që thoshte i shoqi i debilosur, çdo gjë e redaktonte Nexhmija sic deshte, nga viti 74 deri në vitin 76 sa vdiq. Enveri ishte Nexhmija, të gjitha ato purga, pushkatime, spastrime janë vepër mizore e Nexhmije Hoxhës, të cilën zotëria e nxjerr nga sënduku për të trembur shqiptarët, për t’u treguar shqiptarëve se ja ku jemi ne. Pasi shpërndau nga Varrëzat e Dëshmorëve dhe i përdhosi ato në të katër anët e botës me FB e tij me fotot e Enverit, tani nxjerr Nexhmijen në intervistë për të mbrojtur krimet makabre të të shoqit dhe të vetat. Unë mendoj se kjo nuk mund të ndodhte në asnjë rrethanë, nuk mund të ndodhte kurrë në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit. Por dije mirë që ke bërë një gafë shumë të rëndë.  Se që ti shpirtërisht je i lidhur me atë familje, që ti  harxhoje orë të tëra me një karafil në dorë në muret e Muzeut këtë e dinë të gjithë, por që të nxjerrësh këtë grua kriminele në televizor për të mbrojtur diktatorin, vetëm ti mund ta bësh këtë gje dhe ke bërë një akt të papërgjegjshëm.”

Replika pas fjalës së Ramës:

“Së pari, deklarova këtu se Kerry vjen këtu në 25 –vjetorin e marrëdhënieve dhe kjo nuk përbën një ulje të vlerës së kësaj vizite, por përbën lartësim të vlerës dhe nderim shtesë që Kerry i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vetëm ai që nuk di abc-në e vlerësimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare mund të më akuzojë mua.

Së dyti, nuk thashë dhe nuk them se ai vjen këtu të kërkojë marrje shtesë të muxhahedinëve. Por thashë se si një xhest të veçantë miqësor, të mbështetur nga i gjithë spektri politik, mund të bëhej ky premtim që është strikt për qëllime humanitare, njerëzore, mos ti lëmë ata njerëz që kanë gjysëm shekulli të vrarë, të copëtuar për një çështje të drejtë.

Thashë që në një akt miqësie të bëjë qeveria një veprim të tillë, edhe qeveria ka mbështetjen e opozitës. Këtu nuk ka asnjë gënjeshtër, por për ata që e quajnë gënjeshtrën të vërtetë dhe të vërtetën gënjeshtër, dhe t’i qëndron në krye të listës.

Përsa i përket votës. Vota për rezolutën e Palestinës ka qënë një gur prove në qëndrimet e Shqipërisë kryesisht ndaj SHBA-ve. Çfarë synonte ajo votë. Meqë e kam thënë publikisht dhe në OKB. Ajo nuk kishte asnjë synim asnjë tjetër veçse të bypasso-nte SHBA-të. Dhe çfarë fitonte ajo? Fitonte në vend të SHBA, gjykatën ndërkombëtare. Unë mendoj se kjo ishte një gjë që s’të bindte kurrë. Se vërtet  palestinezët, ndaj të cilëve ne kemi qënë të hapur, unë kam pritur Arafatin në Tiranë me nderimet më të mëdha, por ajo votë ishte një gabim, nuk sillte dobi. Çështja e Lindjes së Mesme nuk mund të zgjidhet kurrë duke anashkaluar SHBA-në. SHBA-të janë kryesorët në planet për sigurinë dhe stabilitetin. Ata shpënzojnë më shumë se kushdo tjetër. Shqipëria, e vetmja gjë që mund të bëjë pa komente, është të mbështesë, të votojë në organizatat qeveritare qëndrimet e SHBA-së për çështjet e sigurisë. Mbi këtë bazë unë nuk votova, dhe mora përsipër botërisht dhe publikisht se nuk do jepja vottën për rezolutën. Shkove zotërote u bëre synet, kujtove se zbulove hënën, tokën, diellin dhe të gjitha dhe morë përsipër dhe të vetmin premtim që mbajte kryeministrit të Turëisë është ky premtim. Siç u njoftua nga OKB, Shqipëria ndryshoi votën e saj nga abstenim që e lamë ne, në votë pro.

Unë të përgëzoj ty që fole sot më me zemër dhe e kuptoj që këtë sot e ke nga prania në sallë e zotit Manjani.“

Fjala për Reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit: 

“Lidhur me pretendimin e zotit Rama, unë dua të sqaroj deputetet këtu dhe mbarë shqiptarët se nëse unë nuk fola, nuk fola sepse m’u tha se është një marrëveshje e dakordësuar për të mos folur sot për këtë çështje. Cilido që të dojë, unë jam i gatshëm ti japë dokumentin. Dhe unë, kur jam në procese negociatash, përpiqem që t’i qëndrojë luajal procesit. Por meqënëse ju, në bazë të këtij qëndrimi duhet të ishe i heshtur njëlloj sa ne, shkele vetë një rregull, urdhëro përgjigjen.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë, prej një viti vendi është përfshirë në një debat të paprecedentë në historinë e tij për reformën në drejtësi, reformë e cila në bindje time të thellë është e domosdoshme. Bazuar në këtë bindje dhe në këtë parim, bazuar në faktin se nuk mund të ketë një forcë tjetër politike më të interesuar sesa opozita për funksionimin e shtetit ligjor si një mburojë e vetme e tij, atëherë ne përcaktuam qëndrimin tonë të hapur se do marrim pjesë në reformën në drejtësi. Oferta jona për të marrë pjesë në reformën në drejtësi u kuptua jo si një akt përgjegjshmërie të lartë, se normalisht në marrëdhëniet me një qeveri, opozita e ka më të lehtë të thotë 10 herë plaç sesa 1 herë shëndet, por ka raste që duhet të thotë se do punojmë bashkë për interesa më të mëdhaja. Ne këtë bëmë. Ne thamë se do punojmë. Po si? Si shtojcë e juaja? Kurrë! Sepse nuk ka një njeri që na ka dhënë votën ne do të donte të na shihte si shtesë. Nuk ka njëri që na ka dhënë votën, i cili nuk do të mbështeste një qëndrim tonin për një çështje madhore për vendin dhe shoqërinë dhe një bashkëpunim në mënyrë konsensuale.

E vërteta është që ju këtë ofertë e hodhët poshtë me cinizëm ekstrem. Por tani duhet të them një gjë.

Kur një kryeministër hedh poshtë ofertën e opozitës për një bashkëpunim konsensual, e vërteta është se gjuan mbi veten e tij. Dhe opozitës, sado që të duket se po e quskos, i bën një nder, e çliron  tërësisht nga çdo lloj përgjegjësie. Megjithatë ne vazhduam në mënyrë persistente të deklarojmë se duam të punojmë. Ju menduat se do na kompleksonit, duke futur papagaj për të deklaruar se opozita nuk do reformën. Harrojeni se ne kompleksohemi. Ne persistonim në qëndrimin tonë, persistonim në parimet që kishim shpallur dhe, të paperturbuar vazhdonim përpjekjet. Cfarë bëtë ju? Pa na pyetur fare ne, morët dhe dërguat një draft të hartuar nga një grup ekspertësh të vlerë dhe të korruptuar kokë e xhep. Vutë në grupin e ekspertëve të pavarur kunat-ollin e Mimi Kodhelit, dhe u ngrit zonja këtu një ditë dhe mbronte kunatin, sikur e kemi punë kunetërish parlamentin. Që ai (Gent Ibrahimi) është njeri për t’u vlerësuar, unë nuk kam kundërshtim. E kam vlerësuar dhe kur isha kryeministër. Por ai nuk mund të punonte kurrë në konflikt interesi, se në atë kohë kur kam qënë unë kryeministër ai nuk e kishte kunatën ministre, në atë kohë ai ka qënë thjesht një eksponent i shoqërisë civile me lidhje të majta por kjo s’më pengonte mua. Në momentin që ai  kishte kunatën ministre, nuk mund të ishte kurrë në atë grup, se do merrte në darkë ato që kunata e tij do i thoshte nga ç’ka i kishte thënë kryetari i saj.

Ekspert i dutë i madh ishte Dvorani, gjykatësi famoz që u shkëput nga Gjykata e Lartë dhe erdhi në takimet e PS për të kërkuar përkatësinë e tij partiake, të cilin e mbajti me gënjeshtra se do e çonte në Strasburg dhe më pas i ra bingo atij. Bingoja ishte që ai të emërohej ekspert dhe të shkruante në ndryshimet kushtetuese nenin ku anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë bëhet kryetari i gjyqtarëve të të gjithë Shqipërisë për dhjetë vjet me rrogë 6 milionë lekë.  Vure në krye të tyre famozin Xhafaj, i cili porositi “më kini kujdes kunatin”. Cilin kunat? Sokol Berberin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, më i vjetri në listë, edhe ai tani duhet të bashkohet me Dvoranin në krye të të gjithë gjykatësve të Shqipërisë me një rrogë 6 milionë lekë në muaj për dhjetë vjet rresht mandat. Vure aty një jurist, absolutisht të njohur, zotin Sokol Sadushi, një ekspert i përmendur plotësisht për të drejtën administrative, por si thotë ajo fjala e popullit “endja dhe lakmia i prish burrat e mirë”. Edhe ky, një tu ulur aty tha “Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë të Lartë Administrative”, se duhet të ishte ai kryetari  i kësaj gjykate, dhe në Kushtetutë ne do bëheshim me dy Gjykata të Larta. Vuri një zonjë, zonja Anastasi, e cila është në të drejtën kushtetuese dhe ka treguar një integritet në botën akademike ndaj dhe e them këtu se e meriton plotësisht të jetë në atë komision dhe komisione të tjera. Por çfarë mund të bënte kjo mes katër ujqërve që shihnin Kushtetutën se ku ta shpartallonin për të vendosur veten e tyre.

Erdhëm përsëri duke kërkuar që të kontribuojmë. Krijuam dhe ne grupin e ekspertëve, vendosëm më të mirët dhe kërkuam bashkërisht të punojmë me ju. Jo jo thanë ata, e keni gati dhe shihni projektin tonë. Ekspertët tanë thanë se kërkonin konsensus dhe se nuk kërkonin të bënin një draft të tyrin dhe se njohin si rrugë të vetme për vendin një draft konsensual. E dërguat në Venecia dhe drafti u përmbys plotësisht. Venecia konstatoi në draft se ishin bërë përpjekje që ministri i drejtësisë të ishte ministër i prokurorëve, i gjykatësve, të ishte shef i ekzekutivit. Në draft ishin bërë përpjekje të qarta që të krijoheshin dy prokurori në vend; njëra në varësi të Ramës dhe tjetra në varësi të një humbamenoje. Dhe pasi e merr kryeministri prokurorinë çfarë do bëj pastaj prokurori i përgjithsëm? Ai mbetet kot. Dërguat në Venecia gjëra të paimagjinueshme. Që ata të cilët pranojnë të marrin rrugën e gjykatësit ose të prokurorit të mos gëzojnë të drejta që i garanton konventa europiane e të drejtave të njëriut dhe kjo ëshët e shkruajtur e zezë mbi të bardhë në opinionet e Venecias. Dërguat në Venecia një kaos dhe një shpartallim të vendit në Venecia e gjitha kjo, me një qëllim të vetëm, për tu bërë ju kryegjykatës, kryeprokurorë, për të marrë pushtetin e fundit dhe për të asgjësuar demokracinë shqiptare. Por Venecia është Venecia, ka mendimin e saj, ua ktheu të gjitha mbrapsht.

Menduam se me këtë kthim të Venecias do nxirren konkluzionet, pra që të ulemi të punojmë bashkërisht. Presidenti Komisionit, Buquiçhio shkruajti që forcat politike të punojnë bashkërisht njëlloj si në rastin e ligjit të dekriminalizimit. Ne thamë po, jemi gati. Cfarë gjetëm ne? Në vend të gadishmërisë tonë publike, ne gjetëm kurthin e dytë copy paste me atë që u bë herën e parë.

Ekspertët tanë thirren me dt 29 dhe u vihet nga ekspertët socialistë, fakt i kryer, se ja ku është drafti merreni shqyrtojeni dhe na jepni mendime. Reagimi ynë ishte jo. Pasi ne, me ata që bisedonin me ju dhe me ne, kishim rënë dakort që të punohet në mënyrë konsensuale. Me dt 4 u thirr mbledhja tjetër dhe në fund të funit riprodhuat të njëjtin skenar, me besnikëri patologjike, vetëm e vetëm për të lënë vendin pa reformë. E dërguat përsëri pa ne në Komisionin e Venecias, por kësaj here ndodhi që edhe forca tjetër politike u shkëput dhe bëri draftin e vet, ne nuk bëmë draftin tonë.

Keni çuar dhe do vijnë përgjigjet dhe se si do veproni ju qofshi. Një gjë do ju them këtu. Opozita është treguar e durueshme dhe në interes të vendit e ka bërë këtë. Opozita ka patur alternativë të thotë që shko dhe thyej qafën e bëj çtë duash se s’kam punë me ty dhe nuk bashkëpunoj me ty kurrë, por nuk e ka bërë këtë dhe mendoj se ka bërë mirë sepse janë interesa më të mëdha. Por mënyra si je sjellë ti ndaj opozitës në këtë rast, e ke merituar 100 herë këtë që sapo thashë.

Vijmë tek Byroja. Meqë po më detyron do flas, sepse në fakt ti je shumë herë më i interesuar të ruash një kod të brendshëm por nuk e ruan ndaj dhe unë do flas. Cila është çështja e Byrosë. Zotëria në fushatë elektorale tha se do krijonte Byronë Kombëtare të Hetimit. Erdhi në pushtet dhe tha se menjëherë do krijonte Byronë, në varësi të zyrës së kryeministrit. Ndoshi që këtu, për një vizitë rastësore të ishte një nga juristët më të mëdhenj të kohës së sotme, ish drejtor i institutit MaxPlan, ndofta instituti më prestigjioz që ka toka gjermane, ish këshilltar i qeverive gjermane apo SHBA-ve. Ky zotëri kur u njoh me konceptin e tij (Ramës) të Byrosë, mënyrën e ndërtimit të saj, në mënyrë të revoltuar doli në mediat shqiptare dhe tha se kjo nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik.

(ndërhyrje nga salla).. Ju jeni aq të dobët, nuk njihni asgjë, ju njihni vetëm letra bixhozi, nuk njihni shkencëtarë. Ky profesor është një nga tre personalitetet që u zgjodh nga Bashkimi Europian si një nga tre të urtët e Europës për të shqyrtuar rastin e Austrisë. Ka patur kontratë për të mbrojtur Kosovën në Hagë si një vigan i vërtetë, dhe ka fituar gjyqin sëbashku me avoketër të tjerë. Ka qenë avokat i Kosovës. Cilido prej jush që është i interesuar të shkojë të marrë deklaratën e tij.

Megjithatë ky (Rama) nuk ndalet. Bëri ligjin e çoi në Parlament, e votoi në Parlament. Ligji shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe mori rrëzimin e plotë dhe total të tij. Unë kërkova që asnjë përpjekje nuk mund të behët dhe të parakalohet Gjykata Kushtetuese, sepse vendimet e saj janë të barazvlefshme me normat kushtetuese. Kjo u mor në konsideratë dhe nisi puna për draftin e dytë.

U bë drafti i dytë, i cili pasqyronte një fakt, kryesimin nga prokurorë të ekipit antikorrupsion, por e vendoste në varësi të Saje qorrit. Por unë absolutisht 100 herë përpara ia jap Shullazit. Dhe unë, duke qenë me të gjitha dakord marr në telefon dhe shpreh këtë sugjerim, që unë mendos se drejtori polic në krye të saj është problematik dhe se vendndodhja në drejtorinë e policisë është problematike, pasi çdo Prokuror i Përgjithshëm ka të drejtën kushtetuese për të refuzuar këtë vendndodhje. Pasi pa ndryshuar Kushtetutën duke i dhënë Policisë atribute hetimore, kjo nuk mund të bëhet.

Ndërkohë këto pikëpamje u shprehën edhe ne qeveri, i pavarur nga ne, por nga konsensusi kushtetues. Erdhën rekomandimet e Venecias, nuk pranonin kurrsesi që kjo të drejtohet nga jashtë, të drejtohet nga Policia. Rekomandimet e Venecias nuk pranonin që kjo të mos kishte lidhje me Prokurorinë e Përgjithshme, sepse krijoheshin dy prokurori të pavarura në një shtet, çka parimi kushtetues monokratik nuk e pranon një gjë të tillë.

Ishim ne që kërkuam me insistim që të amendonim këto dy çështje të rekomanduara nga Venecia, ta vendosim institucionin (Byronë) aty ku këta zotërinj kanë çuar korrupsionin, pra të Njësia e Krimeve të Rënda, të shtojmë një nen për këtë njësi në ligjin e prokurorit të përgjithshëm, të përcaktojmë kriteret sesi do të përzgjidhen këta prokurorë dhe të fillojë puna brenda 2-3 muajve. Ky ka qenë varianti absolutisht i yni.

Sesa do të vazhdojë opozita të jetë e gatshme për konsensus me ju atë nuk e di, se nuk jam vendimmarrës te kjo opozitë. Por një gjë do të bëj. Do të bëj gjithçka që ky proces të mos jetë një proces i zvarritur. Nëse ka njeri që e ka kuptuar kokë poshtë je ti. Të të ofrojë opozita për të bashkëpunuar dhe ti ta refuzosh, ti qofsh se ti nuk do reformën. Nuk e do, sepse po të behët reforma ka mundësi ta fillojë me Surrelin, ta fillojë me ty punën. Kjo është arsye që ti nuk e do reformën. Dhe kjo është arësyeja që ti, edhe pse dakortësohesh një ditë përpara, të nesërmen bën të kundërtën. Po bëj çtë duash. Ti mburrsh dhe ju shitesh këtyre për Tony Blair në një kohë kur ke 64 vota. Këto shitua këtyre, se mua nuk më shitesh dot për asgjë, sepse ti je një  aksident si kryeministër dhe nuk je kryeministër.

Dhe një gjë tjetër zoti kryetar i seancës,

kërkoj të ndalohen në mënyrë kategorike në komisione çdo lloj debati për PS. Kjo duhet të jetë e prerë, të paktën të mblidhet parlamenti të punojë, PS të mbetet në PS.”

Replikë pas replikës së Ramës:

“Meqenëse fatmirësisht falë shërbimeve të kuvendit, disponoj këtu protokollin zyrtar të procesverbalit të diskutimeve në kuvend, unë po ju lexoj shqiptarëve se çfarë kam thënë unë për byronë e hetimit, ndonëse duhet të pranoj që edhe z. Rama e lexoi atë korrekt, mirëpo ai ka një problem. Nuk ka anësi për të realiteti i vërtetë por  iluzioni që ka në mëndje, bëj ç’të duash ti, absolutisht se mund ti shkulësh iluzionin nga mendja. – “Çfarë ka byroja e hetimit”-  shtroj pyetjen këtu para jush. – “Jua them unë, absolutisht ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet tërësisht, duke marrë parasysh vërejtjet e Venecias, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Ja pra këto janë çfarë kam thënë dhe çfarë po të them Po të them se nëse ti je i gatshëm të bëjmë amendimet e ligjit në përputhje me sugjerimet e Komisionit të Venecias, hajde të votojmë.

Po ju them se “ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë  përputhet tërësisht duke marrë parasysh edhe vërejtjet e Venecias me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kush e pengon do të thoni ju? Kryetari i PD ju ka thënë ndërkombëtarëve silleni në këtë formë. Edhe unë po të them tani se nëse pasqyrohen vërejtjet e Venecias, sille ta votojmë nesër”.  Ja çfarë kam thënë për z. Manjani. – “Njeriu që po mban peng Byronë e Hetimit e ka emrin Edi Rama që gënjen të tjerët dhe thotë, nuk më pranon Ylli Manjani. Ylli Manjani pranon formën që ka sugjeruar Komisioni i Venecias, por ai është Ministër Drejtësie dhe nuk mund të refuzojë kurrë një formë që refuzon Komisioni i Venecias. Ylli Manjani thotë atë që thotë Sali Berisha, që thotë Pandeli Majko, që thotë çdo njëri që ju beson parimeve të drejta për një drejtësi të pavarur”. Kaq kam thënë. Po hajde dhe mbushi mendjen këtij tani. Janë të shkruajtura të gjitha.

Tani do të them dy gjëra të tjera. Lidhur me Nexhmijen dhe citimin që i bërë Bushatit. Nëse ti edhe Bushati ndjeheni krenarë me të shkuarën tuaj në “bllok” dhe Bushati ndjehet e thotë haptas, kjo nuk do të thotë asgjë tjetër veçse kapitalizim moral i krimit, dhe kjo është gjëja me e tmerrshme. Ndonëse Andi Bushati edhe ndonjë tjetër që ka shprehur krenari për të shkuarën, në një kohë kur baballarët e tyre, kanë thyer kocka njerëzisht, kanë internuar njerëz, kanë krijuar dramat dhe fatkeqësitë më të mëdha njerëzore, kjo nuk është asgjë tjetër veçse shndërrimi i krimit në kapital moral. Dhe unë nuk e kam dyshuar këtë asnjëherë. Mund të jem nga më të paktit që e kam konstatuar me habinë më të madhe, sepse unë nuk mund të akuzoj kurrë djalin për përgjegjës për të atin. Po në qoftë se djali mburret me jetën e parajsës që ka bërë për favoret e të atit mbi krime, nuk ka gjë më të shëmtuar dhe më të mjerë, të dhimbshme, sikundër do të ishte absolutisht e dënueshme për Sali Berishën nëse do t’u thoshte juve neo-bllokmenë nga mëngjesi deri në darkë vetëm për shkak të pozitave të etërve tuaj dhe ju ti kishit  dënuar krimet konkrete të tyre, nuk mund ta bëjë kurrë. Por ju se keni bërë kurrë këtë. U deshën vetëm 5 rreshta që ta nxirrja nga strofkulla neo-bllokomenin Bushat dhe të shprehte me krenari se ishte rritur në parajsën e “bllokut” për shkak të meritave kriminale të të atit dhe të gjyshes së vet.

Unë, në periudhën si kardiog në spital ju kam shërbyer pa përjashtim të gjithë qytetarëve shqiptarë, përveç Enver Hoxhës. Nga të burgosur dhe të internuar deri tek anëtarë të Byrosë Politike, sekretar të Komunitetit Qendror. Mund të jem nga të paktët mjek në Shqipëri, që kam refuzuar të jem mjek personal i ndonjërit prej tyre dhe këtë e dinë shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë. Kam refuzuar të jem mjek personal në mënyrë të prerë, sepse isha i pasionuar pas punës sime në spital dhe ky ka qenë argumenti.

Absolutisht në asnjë ditë të vetme nuk kam marrë rrogën në asnjë grup, përveç rrogës sime. Meqë ti citon Bushatin dhe e përvetëson atë, do të të them dy gjëra. Ti nuk ke sesi vepron ndryshe, sepse, mbrapa më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito Kapos në ekzekutime njerëzish, në ekzekutimet e qendrestarëve të Spaçit, si anëtare presidiumi dhe të dhjetërave të tjerëve. Natyrisht ty me Bushatin të bashkojnë krimet familjare dhe nuk mund të jesh ndryshe. Përsa u përket fjalëve të tij, me valixhe druri apo valixhe hekuri ose pa valixhe fare, parajsën e etërve tuaj jua thërrmuam jua bëmë copë e çikë.

Është shumë e vërtetë që të parët e mi, babai im dhe të parët e mi deri në të gjitha brezat, kanë qenë fshatarë. Kanë qenë fshatarë të cilët e rruanin kokën tullë, përveçse majës. Aty linin krifshën. E di pse e linin? Sepse nuk donin kurrë që kur t’ua priste armiku kokën e t’ua fuste duart në hundë apo në gojë e ti poshtëronte, por ti kapte për krifshe. Ata nuk ruanin derra dhe lopë në shpatet e Shpiragut, nuk pëllisnin si lopë dhe si derra për ti ndjellë ato, por e vërteta është se në raste të caktuara ia dolën sëbashku me bashkëfshatarët e vet të djegin të gjallë marshallë të Perandorisë Osmane. Dua të ndalemi pak në këto probleme. Të mos fyejmë të parët por ti lëmë atje ku janë.  Krimet e vetme që kanë kryer ata janë mbrojtje të vendit të tyre, në mbrojtje të derës së shtëpisë së tyre, në mbrojtje të tokave të tyre.

Ndaj, nuk mund ta nxirrje kurrë ti atë në prag të vizitës së sekretarit të shtetit.

Së fundi sot je marrë gjatë me kryetarin e PD. E ke të shkurtër shumë jetën në politikë, se me dy fantazma në shpirt, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës ti do thyesh qafën shumë shpejt.”

Replika fundit pas Ramës:

“Sëmundjet janë sëmundje dhe Sali Berisha është mjek, ndër të tjera. Zotëria është një gënjeshtar kongenital dhe qënia gënjeshtar kongenital e bën atë që çdo të vërtetë ta konsiderojë gënjeshtër, por është i pashpresë, i pakurueshëm. Duke thënë këtë, unë bëj thirrje, të mos humbet kohë, por të fillojë puna për reformën në drejtësi, siç ka sugjeruar kryetari i Venecias, siç kemi kërkuar me mijëra herë për hir të së vërtetës, siç dha dje mesazhin e  qeverisë gjermane, sekretari i shtetit për drejtësi.

Zotëri duhet të kuptosh një gjë. E do apo se do ti opozitën, përdor ti gjithë makinerinë shtetërore kundra saj, në mënyrë absolute integrim pa pjesëmarrjen e opozitës nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Unë e kuptoj që kjo të vret thellë në shpirt se ti ke konceptin atëror për votën, etërit tuaj e quanin plumba, ti i quajte shuplakë dhe grushte, po ja që vota në demokraci nuk është as plumb, as shuplakë, as grusht, por është një mekanizëm alternance që i shërben demokracisë.

Vetëm një gjë të dish, se në procesin e integrimit rrugë tjetër mbi tokë, të bësh ç’të duash, të mobilizosh gjithçka, nuk ka, përveç konsensusit, përveç marrëveshjes për problemet që kanë të bëjmë me integrimin. Edhe njëherë ju bëj thirrje të dëgjoni këto mesazhe dhe jo mashtrimet dhe trillimet e tij, të çakejve të tij, që pas çdo gënjeshtre bërtasin Eureka dhe të ulemi të punojmë për të kompletuar reformën.

Jam këtu për dy probleme të shkurtra. Dje mediat dhanë dokumente autentike sesi Albpetroli me sivëlla Kokëdhimën në krye, i shet kockës mafioze Besnik Sula 255 mijë ton naftë, 20% nën çmimin e bursës. Bankers Petroleum fiton 128 milionë euro, kurse Albetroli fiton 105 milionë euro. Nuk është ky konstatimi i Sali Berishës,e ka konstatuar edhe vetë ministria, si edhe iniciativa e transparencës e industrive nxjerrëse. Çfarë ka ndodhur? Zoti Rama merr pjesën e luanit, Koçoja pjesën e tij, Gjiknuri pjesën e tij dhe Albpetroli shet naftën me 20% çmim më të ulët sesa çmimi i bursës, se çmimi që shitet e njëjta naftë në Shqipëri. Dhe ky Besnik Sula që bën këtë, ky është shkaku që 1200 familje në Ballsh janë prej 8 muash pa rroga, sepse Besnik Sula i detyrohet qera mujore kompanisë që kishte uzinën nga 600 deri në 1600 euro në muaj, të cilat përdoren për të paguar fukarenjtë, hallexhijtë e uzinës që kanë 8 muaj pa asnjë lloj kafshate,sepse 5 milion euro shkojnë ne xhepat e këtyre që thash më sipër.

Shqipëria ka një ligj, ligji antimafies i cili detyron policinë dhe prokurorinë në sekuestrojë menjëherë të gjitha pasuritë mafiozëve, trafikantëve. Çfarë ka ndodhur? Kryekockës mafioze Besnik Sula, që kërcënon me vrasje investitorët që duan të marrin uzinën e Ballshit, ju dërgon mesazhe, pronat e tij ky kryemafioz i ka patur që të gjitha në emrin e kryetarit të grupit të trafikut të drogës të Durrësit, Pajtim Braçaj.

Përsëri Pajtim Braçaj është në të gjitha pronat. Çfarë ndodh. Pasi arrestohet Pajtim Braçaj, si kryetar i grupit të trafikut të Durrësit ku ishte Ajet Sula shtyllë kryesore e tij. Pronat që të gjitha transferohen në emër tjetër. Pse të mos them unë që ti je përfitues kryesor, që meqë ka bërë të gjitha këto ti i jep atij Parkun “Rinia” dhe i jep të ndërtojë. Pse të mos them unë që të ka futur në thes me para, se i ke aferat e përbashkëta më Besnik Sulën. Cili kryeministër do të pranonte që të transferoheshin pronat nga kryetrafikanti tek kryemafizoi tjetër, për të mos u konfiskuar vetëm ai kryeministër që i sillen paratë me valixhe.

Do them dhe diçka. (lexon sms) “Përshëndetje, Sot është prezantuar drejtori i Policisë Shkencore, policisë që dogji vet Saje qorri,  si shef i kontrollit të cilsësië, ish kryetari i PS së Vlorës, Xhevair Celoaliaj, i cili do kontrollojë cilësinë e analizave shkencore, të të dhënave të krimit në policinë e shtetit.”


Fjala në Kuvend e ish kryeministrit, Sali Berisha, 11 Shkurt 2016

Read More
11 Shk
0

Hoxha: Sektori i energjisë në krye të korrupsionit të Ramës

I nderuar  z. Kryetar!

Te  nderuar kolege   deputete !

Projektligji  “ Per nje shtese dhe ndryshim  ne ligjin nr.7926 , date 20.4.1995 , “Per transformimin e ndermarrjeve  shteterore  ne shoqeri  tregetare” te ndryshuar , paraqitur  nga qeveria  do te  votohet nga opozita .

 

Miratimi  i  ligjit  nr.43 / 2015 , “ Per sektorin e energjise  elektrike “ ne  perputhje   me direktiven nr.2009/72/EC , e ben  te  detyrueshem  ndarjen si ndermarrje  me vete  te  operatoreve   qe realizojne  veprimtarine e tyre  ne sektorin e  energjise  elektrike .

 

Keto  ndryshime ligjore  do te bejne  te  mundur  krijimin  e  shoqerive  te reja   te prodhimit  , transmetimit  dhe  shperndarjes   se  energjise  elektrike  te  cilat do te operojne  te  ndara  jo vetem ne pikpamje  operacionale , ligjore dhe  financiare  , por  edhe  organet   qe  ushtrojne  kontroll  mbi keta  shoqeri  , si  Keshilli Mbikqyres dhe Asambleja e Aksionereve  do  te operojne te   pavarura  nga njeri tjetri .

 

Bazuar  edhe  ne ligjin per  “Per  sektorin e energjise  elektrike “, ndarja  e  veprimtarive dhe  e  kontrollit  te  ketyre  shoqerive    perben  nje prej kerkesave   thelbesore   paraprake  per fillimin  e procerurave   te  certifikimit  te  Operatorit te Sistemit  te  Transmetimit .

 

Shoqeria KESH-sha  dhe  OST-sha   duhet  te kontrollohen  nga aksionare  te  ndryshem   dhe se Ministria e Ekonomise  do te  perfaqesoi  pronarin  shtet  te  shoqerive   qe  kontrollohen  nga  shteti .

 

Ky detyrim  i  parashikuar  ne ligjin “ Per sektorin  e energjise  elektrike “ do  te  permbushet  me ndryshimin e  ligjit  nr.7926, date 20 .4.1995.  “Per transformimin  e  ndermarrjeve   shteterore  ne shoqeri  tregetare “.

 

Keto  ndryshime  ligjore  vlejne edhe   per parashikimet  e reja  te  ligjit nr.102/2015 , “Per sektorin e gazit  natyrore ”, ligje i cili  kerkon  te njejtat  ndryshime .

 

Me keto ndryshime  ligjore   le  te shpresojme se  sektori  i energjise  ne tersi   te  performoje  me  mire   dhe qeveria   te  permbushe  premtimet e saje  elektorale   ne  raport  me qytetaret .

 

Keshillat  Mbikqyres  dhe  Asamblete e  Aksionereve  qe  do te ngrihen  le  te shpresojme  qe  te  jene  organe  te    pavarura  ne  respekt  te  ligjit  duke  mos  u shendrruar  ne strehe  per  militante , apo  njerez  me lidhje  nepotike  me qeverine  Rama –Meta .

 

Kjo Qeveri  ne  me shume  se 2 vite e gjysem ne pushtet ,  ka deshmuar  se bordet e ndryshem apo keshillat  mbikqyres  nuk i  perdor  si instrumenta te domozdoshem  per te  permiresuar  sektore te ndryshem  te ekonomise por si mekanizma  per te mbuluar  aferat  korruptive  te saj.

 

Kemi degjuar vazhdimisht  kryeministrin Rama  te cirret  per reformat  e  medha ekonomike  qe ka ndermarre  dhe” parajsen “ ekonomike  qe  ka pushtuar   qytetaret  shqiptare  .

 

Dje  shqiptaret  degjuan  laithitjen  e rradhes  te Kryeministrit  qe s’din  cfare  ben  dhe s’din  cfare thote. Ne shqiperi  paska 25 mije vende pune bosh se nuk  paskemi  specialist  te kualifikuar . Kryeministri harroi  te  thoshte  se  ne cilin  sektor te ekonomise duhen  keta punonjes  , ne ndertim , zejtari, fasoneri , bujqesi , apo ne fabrikat  e shumta qe jane hapur gjate qeverisjes suaj .

 

Ju  vazhdoni  te  genjeni zoti Rama sic i  genjyet shqiptaret ne 2013 . Nese do te ishte vertete  keshtu nuk do te ishin  larguar  nga Shqiperia ne drejtim te Gjermanise  dhe vendeve te tjera te BE  mbi  80- mije shqiptare  pas  ardhjes  suaj  ne pushtet .

 

Ata largohen se nuk kane pune , ata  largohen  se nuk kane shprese  dhe te ardhme  ne kete  vend, largohen se  ju u vrate shpresen  per  nje jete me te mire  ne  vendin e tyre  .

 

Nen qeverisjen  tuaj ekonomia shqiptare  po rrokulliset  me  shpejtesi  drejt  humneres  , klima e biznesit  sa  vjen  perkeqesohet, korrupsioni   ka kapur majat  si  kurre  me pare .

 

Ju do te mbaheni mend si kryeministri  dhe qeveria  me  e korruptuar  dhe  padyshim  afera qe ju ka bere te  shkelqeni me shume  eshte  ajo  me CEZ shperndarje .

 

600-miljon euro  u grabiten  shqiptareve   per  tu ndare  mes kompanise CEZ  dhe Edi Rames  me nje marrveshje  arbitrare  , duke ua servirur shqiptareve  si  nje marrveshje  detyruese   per  eleminimin  e vetos  se Qeverise  Ceke  ne proceset  integruese  te Shqiperise  . Teze  kjo  e pergenjeshtruar  tashme nga qeveria  Ceke .

 

Ne si opozite  kerkuam  hetim nderkombtare  te kesaj ceshtje  , ku te hetoheshin  te gjithe  pa perjashtim  , por ju e  rrezuat  me votim ne parlament  duke legjitimuar  aferen me te madhe ne historine  shtetit  shqiptare  te  kryer nga Rama dhe  Gjiknuri .

 

KLSH- para pak ditesh parqiti raportin vjetor  te veprimtarise se tij  per vitin 2015  duke  paraqitur  shifra  rrenqethese   te abuzimeve  ne tendera  , te evazionite   ne  dogana  dhe  tatime  . Demi  i  shkaktuar   kap    shifren e 777- miljon euro .

 

Edhe per keto shifra te institucionit  me te specializuar  zyrtar  dhe kushtetues  Rama dhe qevria e Tij  e ka justifikimin dhe nuk i pranon ato, pasi  KLSH- drejtohet  nga nje ish deputet i PD-se .

 

Kjo eshte  mendesia e  Rames  kerkon qe  ti  kete nen kontroll  te gjitha  institucionet  , KLSH-sh ,Byrone Kombetare te Hetimit , Prokurorine , Gjykatat,  qe te  vjedhe  sa  te  mundet  sic ka  ber gjere  me sot dhe te mos i ngulet gjemb  ne kembe .

 

Kjo qeveri me Ramen ne krye  abuzojne  cdo dite  me parate e taksa pagueseve   shqiptare  ben jete perrallore  , ndertojne  vila luksoze , udhetojne  ne vendet  me  te  shtrenjat  te  planetit si  te  ishin sheike ,dhe jo nga vendi me i varfer ne Europe   duke  percmuar  varferine  e shqiptareve .

 

Burgosin dhe cojne  ne  vetvrasje   per  tre  mije lek  energji  te  pa paguar , qytetare  si   Qamil Zela ,Arif Doda , Llazi Nasi  dhe  me parate e te pamundurve Rama kenaq  klientelen  dhe  miqte  e tij  Carapule dhe Papule  per te vazhduar  serialin e ndertimit   te sarajeve.

 

Ne fushate  elektorale  Rama  premtoi  ulje te cmimit  te  energjise  dhe ulje  te  tvsh-se ne 6%  per  konsumatorin  familjare , jo vetem qe s beri asnjeren prej tyre , por me te ardhur  ne pushtet  rriti cmimin e energjise  me  teorine e cmimit mesatar duke goditur shtresat  me  vunerabel  te  shoqerise  .

 

Pretendimet  e qeverise  se po kryen reforma te medha ne sektorin e energjise jane te pa baza . Te arketosh  parate per energjine e shitur  eshte gjeja me elementare  qe  duhet te beje c do qeveri. Ju thoni  se keni rritur ne menyre te ndjeshme  te ardhurat ne arken e shtetit  dhe per kete duheni pergezuar . Natyrshem lind pyetja   ku shkojne keto  para ? Sa po investoni  ne rrjetin shperndares  qe kunsumatori te kete energji  24 –ore . Mjafton te bie nje shi i lehte dhe zona te tera ne Shiperi mbeten ne erresire  me dite te tera .

 

Mbreme  fshatra  te tere  ne Mat  e kaluan naten ne erresire  te plote , nje  prej  familjeve kishte edhe mort ne shtepi dhe erresira ia dyfishoi dhimbjen . Askush nga personat  pergjegjes , shefa apo drejtore nuk pergjigjej ne telefon , askush nuk  ishte ne terren per te riparuar  defektet dhe kjo ndodh se rilindja nuk ka krye  asnje investim ne linjat dytesore  , specilalistet jane larguar nga puna per tu zevendesuar me militante.

 

Ndaj dhe shqetesimi i Ramse se ne Shqiperi ka vende  te lira pune dhe kerkohen punonjes te kualifikuar  behet me” kuptimplote “ne kete rast .

 

Sot familjet shqiptare , kryesisht ne zonat rurale po  perballen jo vetem me mungesen e energjise  por edhe  me  mbifaturime . Askush ne zyrat e sherbimit ndaj klientit nuk  pergjigjet  dhe qytetaret sorollaten deri ne rraskapitje .

 

Parate  duhen mbledhur me cdo cmim pasi duhen per ndertimin e zyarve te reja nga Carapuli , miku i Rames e fiton tenderin me vlere te plote edhe pse ne gare kishte kompani me vlera  shume me te ulta .

 

Vetem ne vitin 2015 demi ekonomik i shkaktuar  nga  OSHEE  kap shifren  e  31.9 –miljon eurove  dhe pas gjithe ketyre abuzimeve Rama hesht . Hesht se eshte  perfituesi  me i madh ne keto vjedhje .

 

Megjithese  shifrat e bera publike nga KlSH  jane tronditese,  akoma  nuk kemi degjuar nje minister apo kryeministrin  te bejne nje prononcim publik  apo te coj  ne prokurori  nje zyrtare te kesaj maxhorance per dem ekonomik te shkaktuar ndaj shtetit .

 

Keto veprime  e bejne te pa besueshme kete mazhorance dhe  dyshen Rama –Meta te cilet  dashkan te reformojne drejtesine  per te luftuar korrupsionin . Ata qe korrupsionin e kane filozofi dhe praktike  te  pune se tyre nuk mund ta luftojne ate .

 

Kemi pare keto dite kryeministrin Rama te rende  neper  ambulance  per te bindur qytetaret  se  cekapi  po   kryhet me sukses dhe ky koncesion eshte nje arritje  e madhe e kesaj qeverie . Nderkohe kur spitalet sot ne te gjithe vendin  kane mungese  ilacesh , madje kete fakt e pohoi edhe  nje koleg socialist  I cili kishte vajtur tek onkologjiku  me  nje pacient  nga zona e tij elektorale dhe kishte konstatuar  se ilaci qe duhej te jepej falas  nuk  egzistonte as ne spital dhe as ne farmacite e kryeqytetit . Kostoja e nje doze kushtonte 400 mije  lek te vjetra . Si ky rast jane  qidra dhe mijera te  tjere  qe enden  dyerve  te spitaleve  pa marre sherbimin  e merituar, fatkeqesisht ndonje edhe vdes vetem per faktin e thjeshte se Beqes  dhe Rames  u duhen shume para .

 

Kur keto fakte i paraqet opozita per Ramen vijne nga goje te liga qe duan te nxijne punen e Qeverise . Nuk e di c qendrim ka Rama kure keto fakte provohen nga deputete te shumices .

 

Keto dite ka dale ne drite afera tjeter e madhe lidhur me ndertimin  hidrocentralit te  Skavices  ku Ahmetaj dhe  Rama jane protagonistet  dhe si fillim kane  marre  mbi 5 miljo  euro vetem per dhenien e bonusit prej 8% kompanise SYZER . PD e kishte denoncuar muaj me pare kete afere dhe tashme  faktet po dali ne drite .

 

Ndaj dhe ndryshimet e propozuara  per krijimin e shoqerive te reja ne sektorin e energjise  nuk do ta zgjidhin problemin .

 

Zgjidhja do te vije vetem me largimin e kesaj  bande hajdutesh .

 

Faleminderit !


 

Fjala e deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, 11 Shkurt 2016

 

Read More
11 Shk
0

Qirici: Arsimi i lartë dhe shëndetësia në pikën kritike në Korçë

Të nderuar deputetë

Të nderuar qytetarë

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Kryeministrisë të Republikës së Shqipërisë me Qeverinë Gjermane për bashkëpunimin kulturor, e theksoj që është një marrëveshje e përfunduar në 2013, pra në kohën e qeverisjes së djathtë.

Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë, që prej vitit 1992 në arsimin professional dhe jo vetëm. Ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm nxënës dhe studentë shqiptarë që ndodhen në Gjermani për arsye studimesh, qoftë në sistemin bachelor, po ashtu dhe në master dhe në studime të doktoraturës. Sot ajo që vihet re është interesi e të rnjve shqiptarë për mësimin e gjuhës gjermane dhe aq më shumë interesi i rritur i tyre për të vazhduar studimet në Gjermani. Prandaj nuk do të duhej vetëm dakortësia për

Këtë marrëveshje nga qeveria e sotme, por konkretizimi i saj.Madje dhe Ministria e Arsimit duhet të shohë hapësirat e nevojshme që mësimi i gjuhës gjermane të shtrihet jo vetëm në Tiranë por dhe në gjimnazet e tjera të vendit dhe pse jo të futet që në shkollat 9 vjecare. Kjo përvec mësimit të një gjuhe të huaj, do i ndihmojë të rinjtë shqiptarë për të qene më të përgatitur në vazhdimësine e studimeve në Gjermani apo vende të tjera .

Arsimi i të rinjve duhet të jetë në qendër të vëmendjes nga cdo qeveri, por jo nga kjo që e drejton sot vendin. Le t’ju sjell në vëmendjen tuaj kolegë deputetë, faktin që qeveria përpara se të mendojë për arsimin, mendon për xhepat e veta.Konkretisht behet fjalë për Universitetin e Korcës.

Sipas një njoftimi të bërë publik në datë 20.01.2016, Këshilli Bashkiak në Korçë, në mbledhjen e tij të datës 22 janar 2016, diskuton për të marrë një vendim absurd: T’i marrë Universitetit “Fan S. Noli” pronën me emërtim ish

“Shtëpia e Ushtarakëve”, e cila i është dhënë me VKM Nr. 530 dt 07.08.2012 dhe është e hipotekuar në emër të tij me nr.pasurie 7/449, Zona kadastrale 8562 dt 21.2.2013. Ky veprim i Këshilli Bashkiak Korçë, në rradhë të parë është antiligjor, sepse prona në fjalë është e hipotekuar në emër të MAS dhe në administrim të Universitetit të Korçës dhe nuk është pronë e Bashkisë të

Korçës, për të cilat ka kopetencë ky Këshill për të marrë vendime tjetërsimi.

Ky veprim, u bë në vazhdim të dy vendimeve të pa drejta të Këshillit të Ministrave të vitit të kaluar dhe pikërisht VKM Nr. 76 dt 28.01.2015, i cili i dha Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë aneksin e këtij objekti (ish kinemanë) për të vendosur aty Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të VKM Nr. 201 dt 04.03.2015, i cili i dha Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë katin e parë për t’a bërë Qëndër Rinore, vendime të cilat i hoqën Universitetit këto asete shumë të rëndësishme infrastrukturore. Drejtuesit e Universitetit kanë shprehur disa here mosdakortësinë për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, te Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe ka qënë absolutisht kundër marrjes së gjithë godinës dhe tjetërsimin e saj, sepse aktualisht në katër auditoret e kësaj ndërtese zhvillohet mësim me një kapacitet prej 700 studentësh të programeve “Bachelor” dhe “Master”, me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Humane, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të saj janë vendosur zyra të administratës së rektoratit.

Prej dy vjetësh, në këtë godinë, me të ardhurat e universitetit janë bërë investime imediate për ta kthyer atë në gjendje normale për të zhvilluar mësim. Gjithashtu, për këtë godinë është prokuruar dhe hartuar, projekti i rikonstruksionit të saj, konform të gjitha standardeve bashkëkohore, duke synuar transformimin e kësaj godine në një godinë universitare, e cila do t’u shërbejë studentëve, personelit akademik e administrativ, por edhe qytetit tonë. Këtë vit Universiteti kishte planifikuar të kryente rikonstruksionin e plotë të saj nga të ardhurat e vetë institucionit në një vlerë prej rreth 52 milion lekësh. Ndërkohë që marrja, cënon ndjeshëm një prej standardeve më të rëndësishme Shtetërore të Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, dhe konkretisht treguesin e normativës së sipërfaqes së shfrytëzueshme për student, tregues ky i vlerësuar si ndër më kryesorët në procesin e akreditimit, proces për të cilin Universiteti është përgatitur për ta kryer me sukses brenda këtij viti. Këshilli bashkiak votoi për kthimin e kësaj ndërtese si Seli e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve. Dikush që nuk e di të vertetat do mendonte që po bëhet dicka tjetër, «e dobishme». Por, së pari, kjo ishte godinë që e përdorte Universiteti, pra për arsimin, për të cilën kjo qeveri bën se po e përmirëson.

Se dyti, i merr një pjesë, aneksi i kësaj ndërtese për zyra punësimi, sepse ishte ndërtsë në qendër, ndërkohë që zyart e punës në Korcë kanë qenë në mjedis tjetër; Prapë arsimi vihet përballë zyrës së punës.Dhe c’është me e bukura, dhe nga këtu zyra e punës do lëvizë. Shpenzime për mjedise, kur këto mund të përdoreshin shumë mirë për prioritetet e nevojave në Korcë.

Së treti, i merret më vonë një pjesë tjetër për ta bërë qendër rinore, ku përvec investimeve, ajo nuk u përdor si e tille.Dhe prapë do lëvizë dhe që atje.Por këto shpenzime që u bënë këtu?

Për të erdhur në këtë situatë të janarit që të merret e gjitha me argumentin se do të jetë Seli për Fondin e Zhvillimit, madje me forcën e kartonave dhe jo me argumentimin e zgjidhjes më të mirë.

Harron kjo qeveri, se Universiteti është në mes të vitit akademik dhe një veprim i tillë duhet të ishte diskutuar më parë? Cënohet procesi mesimor për 700 studentë, marrja e kësaj godine ul standartet e akreditimit, duke e ulur më poshte në renditje, Universitetin e Korces për këtë standart.

Përsëri Arsimi vihet në pikëpyetje.

Po investimet e bëra nga vetë Universiteti, do jua shpërblejë kjo qeveri? Flitet se do lobojë Bashkia pranë qeverisë për të mundësuar ndërtime të reja në territorin e Universitetit. Por:

1- Buxheti i 2016 i kishte të shprehura qartë,cfarë kishte

parashikuar për Korcën

2- Kjo duhet të ishte diskutuar që në fillim të vitit

akademik.

3- Por kemi dhe godinën e qarkut në Korcë, që organika e 2016 e përcakton me 13 punojës dhe këta në 4 kate qe ka kjo godinë? Mund të përdorej shumë mirë ajo për Selinë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

4- Në gjithë këtë rrëmujë vendimesh jo të drejta..qëndron Universiteti, për të duhet të ishte menduar dhe alternativa që do e ndihmonte universitetin në procesin mësimor dhe jo do e pengonte. Ateherë është Konvikti i shkollës mekanike në Korcë.,t’i jepet universitetit në administrim dhe të ndihmohet që të restaurohet, ndërkohë që të vazhdojnë procedurat për ndërtim në territorin e Universitetit., pa harruar që kjo e fundit do të dojë disa vjet për të qenë gati, ndërkohë që procesi mësimor dhe universiteti që këtë vit cënohet. Ju godisni arsimin dhe pikërisht në Korcë!Prandaj jepini zgjidhjen e duhur kësaj situate dhe sa më pare.

Nuk mund të besojë më kush se në Korcë ka 6500 vende të lira pune, por nuk ka punonjës të kualifikuar për këto vende.Por faktet flasin vetë në Korce: në sektorin e ndërtimit, punonjës zanatcinj po i quaj, që kanë pasur punë stabël, janë kthyer në punonjës sezonal se ndërtimi ka rënë dhe firmat e ndërtimit, nuk kanë aq punë sa për ti mbajtur dhe ata që kanë dhe jo më të marrin të rinj.

Fasonët janë biznese që nuk e kanë të siguruar punën për gjithë vitin, por me periudha, për të mos folur dhe për faktin, që gratë atje punojnë me orare të zgjatura, kur ka punë dhe pronarët nuk kanë mund të marrin punonëjse të reja.Por kam takuar dhe profesionistë që janë pa punë, ndonëse dhe kryefamiljarë, duke pritur për punë,por me shpresën e humbur për të pasur një punë stabël.Të gjithë e kanë të qartë shifrën e vendeve të lira të punës tani.

Po shendetësia në Korcë? E kam bërë prezent gjendjen mjerane të Maternitetit të Korcës,por akoma vazhdon e tillë dhe pikërisht në institucionin ku lind jeta. Nuk ka vlerë më propaganda boshe e shëndetsisë falas, kur vete nënat dhe familjarët shprehen të shqetësuar për kushtet aty, ku në dimrin e ftohtë të Korcës,duhet të sjellin ngrohëse me vete, kur fëmijët e porsalindur mund të dalin të sëmurë nga materniteti, falë këtyre kushteve…(fotot), kur dhe në tualetet mungonin llambat . Këtu ka arritur kjo «shëndetsi falas»,që mendjen e ka në tendera dhe kocensione. Kanë kaluar disa vjet dhe akoma nuk është bërë gjë për ta vendosur Maternitetin në tjeter mjedis, sic është thënë, ndërkohë aty cdo ditë nënat dhe fëmijët janë të rrezikuar.

Por drejtuesve të spitaleve, nuk ju duhet të merren me investime në spitale dhe maternitete, me furnizimin me ilace, me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, por duhet të zbatojnë urdhërat e pushimeve nga puna në qendrat spitalore, madje dhe atyre që janë afër daljes në pension. Panorama është e qartë…82, punonjës, pushohen në Spitalin e Shkodrës, 85 në Elbasan, në Lezhë etj.Por mjaft me këto pushime nga puna, ndërkohë që varfëria ka arritur kulmin, ju pushoni personelin mjekësor.

Si deputete e Korcës, ju bëj thirrje të mos vazhdoni me pushimet nga puna të stafit në spital apo maternitetin e Korces. I keni hyrë ju si qeveri në borxh qytetarëve të Korcës dhe gjithë Shqipërisë me politikat tuaja të dështuara në gjithë fushat.


Fjala në Parlament i deputetes së Partisë Demokratike, Eleina Qirici, 11 Shkurt 2016

 

Read More
11 Shk
0

Basha: Varianti i qeverisë nuk është ai i rakorduar me partnerët amerikan dhe Komisioni i Venecias  

Varianti që është publikuar nuk është varianti i dakordësuar me ndërmjetësimin e partnerëve  amerikanëve dhe Komisionin e Venecias. Ky është një variant tjetër, jo ai për të cilin ne kemi dhënë dakordësinë tonë. Se pse Edi Rama 5 ditë më parë nxori Arben Ahmetajn për të komunikuar se nuk do ta kalonte ligjin për Byronë e Hetimit pa ardhur edhe një herë rekomandimet e Venecias dhe katër ditë më vonë ndryshoi mendje, kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni ju.

Unë dua të përsëris këtu se Partia Demokratike ka qenë dhe është e vendosur për Byronë Kombëtare të Hetimit sipas draftit të rakorduar me partnerët tanë amerikanë dhe në përputhje me rekomandimin nr.90 të Venecias në 23 dhjetorit apo 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Dhe nëse mazhoranca e ka këtë vullnet ne e votojmë sot.

Sigurisht një variant unilateral, i cili nuk merr parasysh rakordimin me partnerët tanë amerikanë dhe Komisionin e Venecias nuk është gjë tjetër veçse një provokim apo një truk për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk do të votohet. Nuk do të votohet sepse një draft i tillë në vend që ti hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin. Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal tek qeveria, çka është e papranueshme dhe s’është në përputhje me asnjë model europian, as me Kushtetutën e Shqipërisë, as me draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe as me rekomandimin e Venecias.

Por në qoftë se është i sinqertë, në qoftë se me të vërtetë dëshiron të ketë Byronë Kombëtare të Hetimit një orë e më parë realitet ligjor, ne që sot jemi gati të votojmë draftin e rakorduar me parnterët amerikanë dhe sipas rekomandimit nr. 90 të Venecias.

Nëse jo le ta marrë vesh çdo shqiptar se kush është kampioni i hileve dhe i trukeve në Shqipëri. Por këto hile e truke nuk i ecin as me Partinë Demokratike, as me Lulzim Bashën, as me partnerët amerikanë, as me Komisionin e Venecias.

Pyetje:  Çfarë ndryshon nga drafti i dakordësuar me draftin e qeverisë? Konkretisht cila është pika që ju ndan?

Basha: Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë.


 

Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, 11 Shkurt 2016

Read More
10 Shk
0

Miratojmë Byronë e Hetimit nese është sipas rekomandimit të Venecias

Përshëndetje të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë, qytetare, përfaqësues të medias,

Koha po shtrëngon për reformat dhe këtu kam parasysh aktet plotësuese  për  ligjin e  dekriminalizimit, reformën  në drejtësi dhe reformën zgjedhore, si tre shtyllat kryesore të aksionit tonë politik në këtë periudhë.

Secila prej këtyre dhe të treja së bashku janë një kusht i domosdoshëm për një ndryshim të madh në demokracinë, në gjendjen ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë, për rivendosjen dhe kthimin njëherë e përgjithmonë të Shqipërisë  në kursin e një demokracie normale, për ndarjen e politikës nga krimi, për transparencën për çdo qindarkë dhe ndëshkueshmërinë ligjore të çdo abuzimi me paratë publike, në radhë të parë të korrupsionit qeveritar, për investimet e parave të shqiptarëve për shqiptarët dhe jo për një grusht pushtetarësh vetëshërbyes dhe të korruptuar deri në palcë.

Hartimi dhe zbatimi në germë dhe në frymë janë sot më jetike se kurrë dhe në, Partia Demokratike e kemi dëshmuar jemi të vendosur të japim kontributin dhe mbështetjen tonë në këtë proces.

Sot dua të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen edhe për kontributin e  jashtëzakonshëm që po japin partnerët tanë, eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein të cilët siç e keni ndjekur zhvilluan një vizitë në Tiranë, dhe partnerët tanë europianë dhe amerikanë.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë ngritjen nga Bashkimi Europian të një misioni monitorues të zbatimit të reformës në drejtësi. Duke e paralajmëruar këtë çështje, siç edhe bëmë, pa u miratuar akoma reforma në fjalë, Europa ka vënë gishtin në plagën më të madhe të ligjvënies në Shqipërinë e sotme, që është  moszbatimi dhe shkelja  e ligjeve nga një qeveri që e sheh veten mbi ligjin.

Ne ndajmë të njëjtën pikëpamje me miqtë tanë europianë dhe amerikanë se ligji pa zbatimin është mashtrim, është hipokrizi. Në këtë kontekst ne nënvizuan në takimin  me dy europarlamentarët shqetësimin tonë për zvarritjen e akteve plotësuese të ligjit të dekriminalizimit dhe mbi të gjitha për sfidat e  vazhdueshme që kryeministri i bën këtij ligji, si përmes  emërimeve të  reja të individëve me rekorde kriminale në poste kyçe,  ashtu edhe përmes fuqizimit politik dhe ekonomik të këtyre individëve në forma të tjera.

Ne e dimë, shqiptarët e dinë dhe miqtë tanë e dinë se Edi Rama, strategu dhe zbatuesi i kriminalizimit të politikës, e ka pranuar nga e keqja ligjin e dekriminalizimit. Që nga dita e miratimit të këtij ligji, ai ka treguar dhe po tregon qartë se po të kishte mundësi do ta linte të mykej në sirtarët e tij.

Duke qenë se falë betejës dy vjeçare të opozitës nuk ja arriti dot, ai po bën gjithçka që t’i fusë nga dritarja individët me rekorde kriminale që ligji i nxjerr nga dera e politikës. Tani që selia e krimit brenda në Kuvendin e Shqipërisë dhe në institucione të tjera do të çmontohet, kërkon t’i mbajë e t’i forcojë jashtë Kuvendit e kryesisht brenda Partisë Socialiste falangat e tij nga bota e krimit. Me të njëjtat detyra; të vjedhin, të grabisin, të plaçkisin, të blejnë vota, të terrorizojnë zgjedhësit, të manipulojnë rezultatet për pushtetin e Edi Ramës.

Ngjarjet e fundit në Lezhë janë shembulli tipik i farës së krimit, konfliktit  dhe injorancës që ka mbjellë dhe vazhdon të mbjellë ky njeri anembanë vendit.

Aleanca e tij e pashembullt me krimin në njërën anë dhe korrupsionin në koncesione e tendera në anën tjetër, e kanë bërë Edi Ramën sot subjektin numër një i ligjit për dekriminalizimin dhe të reformës në drejtësi që s’ka lënë e s’po lë gur pa luajtur ta pengojë duke dashur ta bëjë jo siç janë standardet e  drejtësisë në demokraci, jo siç thotë Komisioni i Venecias, por siç do t’i pëlqente vetë atij.

Shqiptarët po ndërgjegjësohen çdo ditë se dekriminalizimi i vërtetë fillon nga koka, fillon me largimin e Edi Ramës dhe skotës së tij nga qeveria. Ai është  pengesa e vetme për  reformën në drejtësi, për Byronë Kombëtare  të Hetimit dhe për çdo reformë tjetër që do të priste kthetrat e krimit në sistem dhe do të  çonte në bankën e drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

Kur Rama bashkë me Tahirin e tij premtuan me bujë të madhe Byronë Kombëtare të Hetimit kishin projektuar veten e tyre në krye të  kësaj Byroje me qëllim kapjen e hetimit penal, mbylljen dhe jo hapjen e dosjeve të korrupsionit, mbrojtjen dhe jo luftën kundër krimit dhe bandave me të cilat siç e di sot i madh e i vogël ndajnë bashkëjetesën dhe bashkëqeverisjen.

Që nga dita kur ra poshtë kjo ide e çmendur për të  futur nën sqetull Hetimin Penal, ata e  flakën në kosh për muaj me radhë projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dhe kjo sepse një Byro jashtë kontrollit të tij dhe levave të tij nuk i intereson, madje ju prishte planet, qetësinë dhe gjumin.

Sot para se të futesha në këtë mbledhje, mediat njoftojnë se në mbledhjen qeverisë paskan kaluar një projekt të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Është e vërtetë se ne u dakordësuam me ndërmjetësimin e partnerëve tanë amerikanë për një version që çmontonte kapjen direkte nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sikundër është e vërtetë që pasi e mbajtën në sirtar me javë të tëra këtë version, erdhi opinioni i “Venecias”, i cili diktoi në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga Prokuroria. Është versioni i Byrosë nën Prokurorinë siç e parashikon “Venecia” në rekomandimin e saj nr.90. nëse po, atëherë i janë përgjigjur ftesës tonë. Nëse po, i përgëzojmë ndonëse me vonesë dhe jemi gati të bashkojmë votat që nesër. Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për ‘i hedhur hi syve publikut, dhe institucioneve ndërkombëtare.

Të njëjtën lojë është përpjekur të bëjë edhe me reformën në drejtësi. Ëndërronte ta kalonte dhe akoma ëndërron ta kalojë si një anije kontrabandë me flamurin e Komisionit të Venecias, me një qëllim: kapjen e drejtësisë. Ai ka mundësi për shkak të votave, sigurisht ta pengojë reformën në drejtësi. Por vetëm kaq sepse me blofin ai nuk bind dot as hyzmeqarët e vet.  Me të apo pa të reforma në drejtësi do të bëhet. Një reformë e standardeve  europiane, e gjithë pranuar dhe konsensuale që në zbatimin e saj do të hapë një epokë të re për drejtësinë shqiptare dhe për demokracinë shqiptare.

Ndërkohë që koha po i mbaron pa bilanc dhe pa asgjë që të flasë me gjuhën e arritjeve dhe veprave, Edi Rama ka  marrë hov  të shpërthejë  rrethimin  e dështimeve të tij me propagandë dhe retorikë të të ashtuquajturve reforma.

Ka filluar të çirret sepse nuk e beson  kush, sepse nuk ka  patur e nuk ka reforma reale, shqiptarët nuk kanë parë, Shqipëria nuk ka ndjerë në asnjë fushë dhe sektor asnjë përmirësim por vetëm përkeqësim.

Në vitin e tretë të qeverisjes po shohim se si janë lëshuar me tërbim dhe me lakmi të skajshme në dy  punët e vetme ku spikat qeverisja e tyre:

Propagandë dhe vjedhje.

Propagandë për sukseset imagjinare që i dinë edhe vetë që janë imagjinare.

Vjedhje e paketuar me emrin reformë.

Vjedhje me tenderat me fitues të paracaktuar.

Propagandë në boshllëk për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet e përditshme, për të mbuluar dështimet e bujshme në ekonomi, në shëndetësi, në rend, në arsim, në pushtet vendor, në çështjen e pronarëve, të të përndjekurve, pensione, ndihmë sociale e kudo.

Është mbulim për  skemat e tyre të manipulimit të zgjedhjeve, tentativë për t’ua hedhur për herë të dytë qytetarëve që votuan premtim-mashtrimet e tyre para tre vitesh.

E ndërsa nuk e fshehin dot dështimin, nuk justifikohen dot me mungesë kohe, ka mobilizuar miliona euro nga paratë e qytetarëve për reklama, për t’u mbushur mendjen njerëzve se janë mirë.

Për t’i mbushur mendjen të papunit se ka punë por ata janë dembelë, tregtarit që e fillon dhe mbyll ditën me zero xhiro se ekonomia është mirë, qytetarit që endet me ditë të tëra nëpër dyert e spitaleve ku mungojnë ilaçet bazë se shëndetësia është falas, të pamundurve që nuk sigurojnë dot bukën e përditshme se sa të pasur janë sot, atyre që prej muajsh janë në errësirë së s’paguajnë dot energjinë për shkak të faturave të kripura se çmimi iu është ulur, fermerëve që u janë kalbur prodhimet se ka treg e s’ka kontrabandë, e kështu me radhë.

Por tashmë jo vetëm qytetarët por vetë qeveria ashtu si institucionet ndërkombëtare është detyruar të përgënjeshtrojë me gjuhën e pakundërshtueshme të shifrave dhe fakteve zyrtare propagandën e shpifur të Edi Ramës dhe ministrave të tij lakej.

Ekonomia, kjo kokëderre e vërtetë e pamanipuleshme, e pakurbueshme, e paspërdredhshme është edhe pasqyra më e vërtetë e këtij dështimi.

Ja çfarë thotë INSTAT-i i kontrolluar nga Rama:

Papunësia është rritur krahasuar me vitet paraardhëse dhe vazhdon të rritet nga tremujori në tremujor: sipas INSTAT-it aktualisht në masën 17.5 % në 3-muj III 2015, ndërkohë që në tremujorin e dytë ishte 17.3%.

Papunësia tek të rinjtë deri në moshën 29 vjeç rezulton 32.3 % dhe rritja e papunësisë për vajzat, gratë brenda këtij grupi, nga 26.9 % është rritur 34.8 %, pra 8 vajza apo gra në grupin 15-29 vjeç më shumë janë shpunësuar në tremujorin e fundit.

Ndërkohë FMN-ja ka deklaruar të zezë mbi të bardhë se Shqipëria rezulton i vetmi vend në rajon në tremujorin e tretë e të katërt të vitit 2014 ka rritje të papunësisë dhe rënie të pagës reale.

Rritet papunësia. Rritet varfëria, bie ndihma ekonomike. 103.033 familje merrnin ndihmë deri në vitin 2013,  81.621 sot,  22 mijë familje më pak.

Ndërkohë që INSTAT-i që deklaron se çmimet e shportës bazë janë rritur 2 -3 herë më shumë se norma mesatare e inflacionit. Në dhjetor 2015 krahasuar me dhjetor 2014, rritjen më të lartë të çmimeve e ka grupi “shërbim arsimor” me 4.8%, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.1%, ndërkohë që brenda grupit të ushqimeve zarzavatet, përfshirë patatet me 24%, frutat me 23% rritje.

Rritet varfëria, rritet papunësia, ulet ndihma ekonomike, bien investimet fryhet kokoshi, derdhet propaganda.

Bien importet: 1.4% më pak në vitin 2015 sesa në vitin 2014.

Bien eksportet 2015: 4.9% më pak se 2014-a.

Rritet deficiti tregtar me 1.6% krahasuar me vitin 2014.

Kreditimi po sipas të dhënave zyrtare krahasuar me nëntorin e  2014-ës, 2.2% më i ulët, ku biznesi 4.2% më pak.

Sipas Bankës së Shqipërisë janë rritur me 8% transferimet e fitimeve të kompanive jashtë Shqipërisë, 158 milionë euro hemorragji, para që transferohen jashtë Shqipërisë.

Reforma, ku ka reforma, çfarë reformash? Fluturon gomari reforma?

Raporti “Doing Business 2016”, sipas Bankës Botërore Shqipëria renditet në vendin e 97-të nga 189 vende në studim, duke humbur  35 vende dhe ku nga 10 indikatorët kryesore, 7 rezultojnë me përkeqësim duke futur këtu kategoritë kryesore : “të fillosh biznes”, “furnizimi me energji elektrike”, “regjistrimi i pronësisë”, “aksesi në kreditim” apo edhe “pagesat e taksave” (ku ndikimi kryesor është rritja me 50% e normës së tatim- fitimit), duke bërë që Shqipëria të bjerë në pikiatë sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja. Dhe sipas këtij raporti, Shqipëria është e fundit në rajon, në vendin e 97, ndërkohë që Maqedonia është në vendin e 12, Kroacia në të 40-in, Mali i Zi në vendin 46-të, Serbia në vendin 59-të, Kosova në vendin 66-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin 79-të. Që do të thotë se në qoftë se një investitor i huaj do  investojë në një nga vendet e Ballkanit, Shqipëria do të ishte vendi i fundit ku ai do të hidhte sytë apo paratë e tij.

Kjo reflektohet edhe në indeksin e matur të besimit të biznesit dhe konsumatorëve (3-muj IV 2015), ku rënia e besimit ka 4.1% më pak se viti paraardhës. E ku vlerësimi për gjendjen e përgjithshme të biznesit dhe gjendjen financiare rezulton më negative se periudha paraardhëse, me 7.8 përqindje, gjendja e përgjithshme me 5.4 pike përqindje. Këto janë informacione zyrtare.

Për çfarë reformash mund të flitet në një ekonomi kur të gjithë treguesit janë në rënie dhe vetëm borxhi  është rritur, siç e thotë edhe vetë raporti i Komisionit Europian

Në tremujorin e fundit të vitit 2015 për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Europian konstaton se nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore morën për poshtë duke iu larguar shumë objektivit.

Komisioni Europian  vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat, më të ulëta se sa priteshin 400 milionë euro më pak nga korrupsioni, nga kontrabanda, para të cilat nuk përfunduan kurrë në arkën e shtetit.

Rritet borxhi publik. Sipas institucioneve ndërkombëtare sot është të paktën sipas raportit të Komisionit Europian se borxhi publik ka vazhduar të rritet duke arritur në 73.6 për qind. 12 përqind më i lartë se në vitin 2013, ose në shifra reale 1,2 miliardë euro të marra borxh. 400 euro për kokë shqiptari të marra borxh dhe sot s’kemi asnjë investim të ri, asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë spital dhe projektet e nisura kanë mbetur në vend. Pyetja legjitime është, ku kanë shkuar këto para????

Ja të shikojmë një tjetër dokument zyrtar të Republikës së Shqipërisë, raportin e auditit të KLSH për periudhën Janar-Dhjetor 2015 i cili shprehet se:

  • Parregullsi dhe shpeshje financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik që kap vlerën prej 919.9 milionë euro apo 125.8 miliardë lekë.
  • Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve te audituara, në shumën totale dëm prej 257.7 milionë euro apo 35.3 miliardë leke.

 Nga 481 tendera të kontrolluara:

  • Në 399 prej tyre ka 1254 shkelje nga të cilat 40% e tyre janë në fazën e përgatitjes së tenderave pra të letrave, 37% në fazën e zhvillimit të tenderave, 16% e tyre janë konstatuar në fazën e lidhjes dhe zbatimit të kontratave.

Dëmi total sipas këtyre shkelje është 777.2 milionë euro. Totali i dëmit ekonomik në të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit, vlerësohen në masën 588.2 milionë euro :

  • Dëmi ekonomik në të ardhurat: 102.9 milionë euro
  • Dëmi ekonomik në shpenzimet: 485.3 milionë euro
  • Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shoqëritë anonime: 189 milionë euro
  1. a) 3 milionë euro nga Albpertrol
  2. b) 9 milionë euro nga OSHEE
  3. c) 8 milionë euro nga shoqëritë anonimë në fushën e shpenzimeve.

Këtyre po që u thonë reforma. Detyrimet debitore rezultojnë në shumën 789.9 milionë euro nga të cilat:

  • Vlera e detyrimeve debitore në sektorin e tatimeve: 87.7 miliardë lekë.
  • Vlera e borxhit doganor në sektorin e doganave: 12.8 miliardë lekë.
  • Vlera e detyrimeve të prapambetura të kontributeve të sigurimeve shoqërore: 10 miliardë lekë.

Ja ku kanë shkuar dhe se si janë zhvatur paratë e shqiptarëve. Padyshim këtu spikat edhe pazari me CEZ plot 600 milionë euro dhe të tjera “reforma”të tjera të sukseshme të trumbetura.

Aksioni i bujshëm i energjisë, zbatimi i ligjit si detyra themelore e çdo qeverie që na u shit si reformë, çfarë rezultatesh ka?

E mbajmë mend se si për shkak të padrejtësisë dhe arbitraritetit u shtynë drejt vetvrasjes për 30 mijë lekë të vjetra kryefamiljarë, si Qamil Zela, Llazi Nasi, Arif Doda. E lekët që iu morën me dhunë më të pamundurve jo pak por plot 1 miliardë e 248 milion lekë iu dhanë miqve të Edi Ramës, klientëve e deputetëve të tij.

Ndërtuesit të vilës në Surrel Pandeli Carapuli, iu dhanë 454 milionë lekë për restaurim godinash ndërkohë që shqiptarëve iu mungon në pjesën më të madhe e kohës energjia elektrike e po kështu 714 milionë lekë kanë përfituar Pjerin Ndreut, Sadri Abazit, Safet Gjicit, Vilma Nushit, e cila përveç koncesioneve në shëndetësi merr edhe nga OSHEE. Rigers Balili kryebashkiak i Delvinës, miqtë e administratorit të OSHEE,  etj.

Ashtu si me çdo gjë tjetër ky kryeministër dhe kjo qeveri ka vendosur të bëjë pazar dhe me arsimin. Në krye të drejtorive arsimore, siç ishte rasti i Lushnjës, i Tiranës kanë vënë njerëz pa lidhje me arsimin por që janë aty të bëjnë para duke shitur vende pune si mësues. Testim sot e testim mot. E çfarë ndodh më pas, disa mësues largohen nga puna dhe emërohen disa të tjerë, të cilët sërish duhet të paguajnë një çmim.

Sepse kjo është praktika që kanë vendosur edhe me militantet e tyre, vijnë marrin një vend pune, paguajnë deri në 5 mijë euro ryshfet, pas dy vjetësh largohen dhe vijnë të tjerë duke paguar sërish. Ky është shteti i Edi Ramës. Pazar kudo dhe me këdo.

Për të ardhur tek ligji i arsimit të lartë, tek tarifat e papërballueshme për studentët dhe familjet e tyre tek diskriminimi që u bëhet studentëve të transferuara etj. Pak ditë me parë prita një përfaqësi të studentëve të transferuar tek Universiteti i Mjeksisë. Ata janë të detyruar përmes një VKM-je absurde të paguajnë 3 fishin e tarifave që paguajnë studentët e tjerë, 2 milionë lekë më shumë për student.  Ky është diskriminim, vjedhje, abuzim me ligjin. Ne do të ofrojmë për ta asistencë ligjore sikundër ministrja e Arsimit do të thirret në komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të raportuar për këtë shelje kushtetuese e ligjore.

Dua sot ti them studentëve se vendimi i parë i Partisë Demokratike do të jetë shfuqizimi i ligjit për Arsimin e Lartë dhe ulja e tarifave për studentët.

Me maskimin e reformës po bëhet batërdia përmes konçensioneve në shërbime të dubluara në shëndetësi, në dogana, e tjerë. Siç bëmë dje publik përmes zëdhënëses së grupit parlamentar zonja Tabaku, në 900 ditë kanë koncesionuar ose janë në proces koncesionimi 660 milionë euro shërbime! Po kështu janë planifikuar 300 milionë euro të tjera për koncesionet në vijim duke e çuar në shifrën e 1 miliardë eurove vetëm për koncesione.

Kampione është shëndetësia, të cilën e kemi denoncuar në vijim e do të vazhdojmë ta bëjmë! Në total vetëm Ministria e  Beqajt u ka dhuruar klientëve të oborrit 287,4 milionë euro koncesione nga të cilat shqiptarët sot nuk përfitojnë pothuajse asgjë. Po të shtojnë edhe tenderët abuzivë shifra e abuzimeve në shëndetësi shkon në  338 milionë euro.

Besoj të gjithë e keni parë gjendjen në spitale të sjellë çdo ditë nga deputetët tanë  që po bëjnë një punë të lavdërueshme në këtë drejtim dhe për këtë dua të përgëzoj kryetaren e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi, deputetet Albina Dede, Arbiola Halimi, Luciano Boçi etj që kanë qenë në terren, spital më spital për të treguar të vërtetën siç është dhe kanë mbështetur punonjësit që në mënyrë absurde po largohen nga puna për t’u zëvendësuar me militantë të paaftë.

Eksperimenti i shërbimeve të dubluara ku shteti paguan dy palë për të njëjtën  punë duhej të ishte mbyllur me dështimin me  Crown Agents, së cilës qeveria  i dhuroi 8.2 milionë euro me argumentimin se kjo kompani do të mundësonte arkëtimin e mbi 100 milionë eurove në dogana. Rezultati pas dy viteve, siç dihet, ishte mosrealizimi më i madh i të ardhurave ku vetëm vitin e kaluar ishte prej 400 milionë dollarësh.

Të gjithë e mbajnë mend se si Edi Rama e serviri Crown Agents duke na thënë se do të bënte histori. Sikundër të gjithë e mbajnë mend qëndrimin tonë kundër. Por edhe kompania që vetë ai solli nxori në pah mënyrën se si funksionon dogana e Edi Ramës ku me urdhër të tij dhe të tarafit të tij ngrihet e ulet trau.

Nuk mjafton me kaq. Një tjetër vendim historik si ishte Crown Agents pritet të ndërmerrët.  Kjo qeveri ka ndërmend  t’i japë familjes së kryeministrit koncesionin e TVSH-së,  që në fund të dhjetë vjeçarit kompania fantazëm nga Hong Kongu do të ketë arkëtuar nga buxheti i shtetit 133.15 milionë euro. Duke u lënë barrë mbi shpinë shqiptarëve taksa më të larta, më pak shërbime dhe një buxhet të zbrazur. Pra ka vendosur të mos lërë gjë të pakoncesionuar tek familjarët e Kryeministrit apo miqve të oborrit, ka shpallur planin e shitjes së 70 shërbimeve/aseteve të tjera me vlerë 375 miliardë lekëve koncesione të reja ndërsa vendi zhytet akoma më shumë në gropën e varfërisë dhe mjerimit.

Për të hequr vëmendjen nga koncesionet e  tyre ka sjellë në vëmendje koncesionet e dhëna nga Partia Demokratike. Le ti themi edhe njëherë sot sepse debatin e refuzojnë dhe përmes këtij debati në distancë gënjeshtra e tyre nuk mund të ngjisë 170 koncesione në hidrocentrale në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike  nuk marrin por sjellin para në ekonominë shqiptare përmes investimit në arkën e shtetit përmes tarifës koncensionare dhe se në fund prodhimi i energjisë mbetet pasuri e shqiptarëve.

Meqë po flasim për koncensionet, le të vijmë tek ai i Skavicës që ne e kemi denoncuar si një aferë të Ramës dhe që sot “Rilindja Demokratike” e ka zbardhur duke publikuar fakte të reja për këtë aferë.

Me vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara Arben Ahmetaj ka marrë 500 mijë euro kapar, dhe në dhjetor të 2015 pas daljes se VKM që i jep 8% bonus  kompania Suzer i ka dhënë  5 milionë euro të tjera. Arben Ahmetaj i cili ka negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme për këtë projekt duke udhëtuar me çarter nuk mund të fshihet me gjoja dorëheqje por të bëhet gati të shkojë  para drejtesisë. Ne do të përpiqemi t’ia shkurtojmë kohën. Por e sigurtë është se para drejtësisë do të shkojë.

Rendi dhe siguria është dështimi spektakolar i Edi Ramës dhe s’kish si të ndodhte ndryshe kur në krye të këtij dikasteri vendoset njeriu i lidhur me bandat dhe grupet kriminale më të njohura në vend. Dy ngjarjet e fundit, terrori në Elbasan ku u vranë 3 persona dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur  dhe eksplozivi i gjetur në mes të Tiranës tregojnë dështimin e plotë të shtetit para krimit.

Pas trafikut të lëndëve narkotike me avionë tashmë ka lulëzuar fuqishëm dhe trafikut përmes detit me gomone. Tonelata të tëra droge nisen nga Vlora dhe zona të tjera përgjatë bregut  drejt Italisë me mbikëqyrjen e personave të inkriminuar që Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë emëruar në krye të Policisë së Vlorës.

Kjo situatë dhe ky guxim i pashoq i krimit për të vepruar kudo, në mes të qyteteve, në zonat e mbipopulluara dhe me uniforma policie është produkt i klimës së krijuar në vend, ku krimi, banditët, bandat, pengmarrësit, gjobëvënësit, trafikantët dhe vrasësit, kanë njohje, kanë mbështetje, kanë lidhje me ministrin e Brendshëm.

Kjo situatë kritike për rendin dhe sigurinë është produkt i drejtpërdrejtë dhe mban stampën e qeverisë Rama.

Kjo është reforma në rend. Ky pra është shteti i Edi Ramës. Këto janë reformat. Këto janë bilancet me vetë shifrat e qeverisë, INSTAT-it apo vetë institucioneve ndërkombëtare.

Ky është realiteti që shqiptarët prekin ditë për ditë, jo me shifra por në kurrizin e tyre, në tavolinat e tyre të zbrazura, në xhepat e tyre të zbrazur, në shëndetin e tyre të pakët.

Këtë realitet Edi Rama se fsheh dot. Ne jemi në këmbë, jemi pranë qytetarëve. Duhet dhe do të vazhdojmë të jemi në këmbë, fshat më fshat e qytet më qytet për të denoncuar këtë plaçkitje, këtë keqqeverisje, këtë inkriminim. Paralelisht me këtë kemi nisur të shpalosim platformën tonë. E para është ajo e financës, e uljes së taksave dhe do të vijojmë në javët në vazhdon me platformat e tjera.

Dekriminalizimi, Drejtësia, Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mbeten 3 reformat kyçe për të shpëtuar shoqërinë dhe shtetin nga gremina që mban emrin Edi Rama.

Java filloi me vizitën e dy europarlamentarëve të  nderuar dhe do të mbyllet me vizitën e sekretarit të shtetit, Xhon Kerry.

Vizita e Sekretarit Kerry është një  ngjarje  shumë e rëndësishme për  Shqipërinë,  për  angazhimet e saj në kuadrin e parneritetit strategjik me SHBA-të.  Kemi kënaqësinë t’i urojmë mirëseardhjen më Shqipëri mikut të nderuar; do të kemi kënaqësinë dhe nderin ta presim dhe të bisedojmë me të. Opozita është faktorizuar si faktori i zgjidhjeve në Shqipërinë e sotme dhe ky është një inkurajim i madh për ne për të ecur përpara.

Ju faleminderit!


Fjala e kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 10 Shkurt 2016

 

Read More
10 Shk
0

Vrasja e Elidonës, gratë dhe nënat e Tropojës në marshim proteste

Hajdarmata: Skamja dhe papunësia i nënshtron gratë dhe i kthen ato viktima të dhunës

Gratë dhe vajzat e Tropojës u organizuan dje në një marshim homazhi dhe proteste, në përkujtim  të Elidona Demirajt, e vrarë tre ditë më parë në Londër. Në këtë tubim kundër dhunës ndaj grave, morën pjesë dhe deputetja Hajdarmata, përfaqësuese të Bashkisë, nëna e vajza të Tropojës, gjimnaziste dhe aktiviste të shoqërisë civile . Pjesëmarëset dhanë mesazhin se dhuna ndaj grave është kthyer në një fenomen shqetësues që nuk identifikohet gjeografikisht, por me varfërinë e papunësinë, dhe mundësitë tejet e pakta të vajzave për të patur një jetë normale brenda Shqipërisë.

Deputetja Mimoza Hajdarmataj tha se Tropoja ka gjeneruar respekt e dashuri për gratë ndër breza, duke ngritur një model dhe për treva të tjera shqiptare. “Si bijë Tropoje, si nënë e si bashkeshorte i bëj apel burrave tanë, djemve, baballarëve të mos ushtrojnë dhunë  mbi gratë sepse ato janë  shpirti i sakrificës dhe vatra e dashurisë familjare”, tha Hajdarmata.

Apeli më i fortë shkon për shtetin, per qeverinë, që ti vëjë fre varfërisë e mjerimit që i ben gratë më të nënshtruara dhe nuk u krijon atyre asnjë mundësi punësimi e angazhimi profesional.

Emigrimi si e vetmja shpresë për ti shpëtuar krizës po kthehet për shumë vajza të reja burim për tragjedi njerëzore.

Janë me qindra vajza e nëna të cilat në pamundësinë e punësimit dhe shkollimit, dy vitet e fundit janë larguar nga Tropoja në kërkim të një jete normale në Perëndim.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Shkurt 2016

 

Read More
09 Shk
0

Spitali i Elbasanit në kushte skandaloze, dhjetra specialistë të larguar me urdhër të Beqës

Deputetë dhe drejtues të PD shohin nga afër kushtet e spitalit dhe dëgjojnë shqetësimet e pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Arbiola Halimi si edhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi, panë sot nga afër kushtet e spitalit dhe dëgjuan shqetësimet e pacientëve e familjarëve.

Nga vëzhgimi dolën mjaft problematika, ku më i rëndi ishte heqja nga puna, pa asnjë motiv, i infermierëve dhe sanitarëve nga drejtoresha e këtij spitali, me urdhër të Ministrit Beqaj.

“Punoj në repartin e kirurgjisë me përkushtim ndaj punës. Profesioniste me 40 vjet eksperiencë dhe të hidhem në rrugë në moshën 58 vjeçare kjo është e padrejtë. Vendimi i drejtoreshës është i padrejtë”, thotë një infermiere.

Ndërsa një sanitare shton: “Më thërret drejtoresha dhe më thotë se ky është urdhër i Ministrit, është reformë. Nuk ka asnjë motiv, gjejnë arsye shkollën, por janë hequr edhe me shkollë. Kërkojmë zgjidhje por ku ta gjejmë. Ne jemi të mbaruar, vetë i katërti pa punë. Vetëm unë punoja të ushqeja fëmijët. Ata po ngelin rrugëve”.

Protestës së tyre iu bashkuan përfaqësuesit të PD-së të cilët theksuan se kjo është një heqje politike por edhe korrupsion i Ministrit.

“Vumë re që ambientet janë të degraduara, gjë e cila evidentohet edhe nga pacientët, te cilët janë të kënaqur nga përkushtimi i stafit. Kushtet janë skandaloze. Mediat u penguan të hyjnë por ne bëmë disa foto të cilat do ti publikojmë. Problemi kryesor mbetet shkarkimi dhe largimi nga puna i stafit ndihmës, sanitare dhe infermierë. Janë larguar infermierë të cilët kanë një përvojë të gjatë 40-45 vjeçare, ndërkohë në profesione të tjera si specialist i oksigjenit dhe sanitare kanë vite të tëra që punojnë dhe sot largohen në mënyrë të paargumentuar dhe të pajustifikuar nga puna thjesht me një urdhër të drejtoreshës të marrë nga Ministria. Kjo është një tentativë për të mbushur gropën e madhe që Beqja e ka shkaktuar me konçensionet e tij, ka gjetur një mënyrë alternative pasi nuk mjaftojnë vetëm taksat e shqiptarëve por u dashkan edhe pagat e sanitarëve për të përballuar konçensionet qindra milionë euroshe që Beqaj vazhdon t’i japë me shumë dashamirësi për klientët, për interesa personale dhe politike. Në vend që këto para të shndërrohen në investime për spitalet, në rroga për infermierët, në shërbime më të mira, shkojnë atje ku do Beqaj dhe ku do Rama. Kjo është një gjendje skandaloze, dramatike e cila duhet të ndryshojë. Njerëzit që janë pas nesh nuk mund të hidhen në rrugë. Janë kryefamiljarë. Ka nga ata që janë të vetëm të punësuar, me zor mbajnë familjen, me zor mbajnë familjet e tyre dhe sot janë në udhëkryq. Nuk dinë ku të shkojnë për të kërkuar zgjidhjen e jetës dhe punës së tyre. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim, në protestën e tyre, në kërkesën e tyre dhe do të kërkojmë me insistim rikthimin ne vendet e punës, sikurse do të vazhdojmë të denoncojmë këtë gjendje skandaloze të spitaleve si këtu ne Elbasan dhe kudo në Shqipëri”, tha deputeti Luçiano Boçi.

“Në kohën kur Ministri Beqaj bashke me Edi Ramën jep konçensione duke grabitur buxhetin e shtetit duke ia kaluar privatit e miqve të tyre, nuk gjejnë dot hapësira per të mbajtur në punë infermierë dhe sanitarë të cilët i kanë shërbyer spitalit të Elbasanit për shumë vite. Të shqyrtohen rast pas rasti pasi pjesa më e madhe e tyre vijnë nga familje me probleme të thella financiare, ekonomike dhe sociale”, theksoi deputetja Halimi.

Partia Demokratike do të ndjekë në vazhdimësi nga afër situatën në spitalet e Shqipërisë, për të paraqitur në realitet degradimin që po përjeton shëndetësia nën drejtimin e Ministrit Beqja e kryeministrit Rama, të cilët premtuan në fushatë kushte më të mira për pacientët si edhe shëndetësi falas.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Shkurt 2016

 

Read More
09 Shk
0

Koncesionet korruptive të qeverisë kanë vënë në rrezik ekonominë e vendit

Së pari dua t’u falenderoj që keni ardhur dhe që keni reflektuar në të kaluarën dhe besoj edhe në të ardhmen me korrektesë të gjitha shqetësimet që Partia Demokratike ka ngritur në lidhje me denoncimet që kemi bërë për tenderat abuzivë dhe për koncensionet. Ne në mënyrë periodike gjatë dy viteve e gjysëm kemi ngritur shqetësimet për tenderimet abuzive në disa institucione dhe për disa koncensione që janë shqetësuese për buxhetin e shtetit dhe për pasojat që këto do të kenë në të ardhmen dhe sigurisht që nuk do të ndalemi këtu. Do të vijojmë të bëjmë jo vetëm denoncimet dhe të ngrejmë shqetësime por edhe të ofrojmë alternativa.

Së pari të sqarojmë së pari dy gjëra:

Si parti e djathtë, PD nuk është kundër parneritetit publik-privat dhe nuk është kundër koncensioneve. Kemi qenë dhe jemi të një ideje që janë disa shërbime të koncensionuara më mirë nga privati sesa nga shteti. Kemi qënë dhe jemi të një ideje të nje shteti të vogël dhe kemi qënë dhe jemi për një ide se konkurenca e lirë dhe tregu mund të ofrojë shërbime me kosto më të ulët dhe më pak burokraci.

Së dyti, me termin e koncesionit dhe partneritetit publik privat është abuzuar të paktën në 900 ditët e fundit, me idenë që, gjërat që nuk tenderohen dot dhe gjërat që kanë vështirësi tenderimi, qeveria është duke i dhënë me koncension ose është duke përdorur konceptin e parneritetit publik privat.

Lajmi është që në 900 ditë për të gjitha koncensionet që ose janë realizuar ose janë në proces kemi një kosto për buxhetin e shtetit prej 660 milionë euro. Kjo e llogaritur sigurisht mbi të gjithë informacionin në atë që kanë dhënë ministritë përkatëse të linjës dhe qeveria.

Kampion është shëndetësia, dhe unë kam përgatitur edhe një informacion në tabelë. Kemi 3 partneritete publike private të cilat kanë përfunduar por janë një sërë të tjerash në proces. Eshtë Check Up-in me vlerë 120 mln euro. Kemi denoncuar dhe do të vijojmë të denoncojmë aferën e Check-Up-it me shqetësimet që kanë pasur qytetarët. Eshtë edhe hemodializa dhe koncensioni për setet e steriilizmit. Në total 287,4 mln euro dhe së bashku me tenderët abuzivë, vetëm shëndetësia ka 338 mln euro abuzime, para që mund ti kishin shkuar buxhetit të shtetit.

Në fakt praktikën e koncensioneve dhe abuzimeve me konceptin e parneritetit publik privat e filloi ministria e Financave, ku Crown Agents, megjithëse nuk quhet koncension por u quajt asistencë teknike, është praktikisht bashkë menaxhimi i doganave nga qeveria shqiptare me kompaninë e njohur angleze që i kushtoi buxhetit 8.2 milionë euro, për të humbur 400 milionë euro në këto dy vite e gjysëm nga tatimet dhe doganat. Ky partneritet prezupozohej se do të sillte në buxhetin e shtetit 100 milionë euro.

Ne kemi denonconcuar Skavicën për pjesën e Katundit të ri, një koncension që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë euro. E kemi konsideruar një koncension abuziv duke pasur parasysh se ekziston një studim në ministri që nga viti 2009 që në mënyrë të detajuar parashikon se si duhej bërë ky investim dhe në momentin që ekziston ky studim nuk ka pse të vijë një ofertë e pakërkuar dhe nuk ka pse të nisë një procedurë e tillë për diçka që ministria e ka studimin dhe mund të niste një proces tjetër por jo këtë që ka filluar

Mbasi ne denoncuam koncesionin e targave prej 95 milionë eurosh, 50 euro për qytetar, ministria e pranoi se ka ardhur një ofertë e pakërkuar edhe në këtë rast.

Për ministrinë e Financave kemi një rast ekzemplar, koncensionin e TVSH-së. Eshtë hera e parë jo vetëm në këto 25 vite por në historinë e administrimit fiskal që një shtet mendon që një të drejtë të vetën tia kalojë një koncensionari. Kemi përgatitur edhe një grafik, ku nëse do të kishim vetëm shtetin që do të mblidhte të ardhura do të kishim këtë ndarje të ardhurash ku të gjitha do të vinin në buxhetin e shtetit.

Në fund të 10 vjeçarit, duke parashikuar normën e rritjes që ka parashikuar qeveria, prezuposohet që koncensionari në fund të 10 viteve do të ketë marrë 133.15 mln euro dhe qeveria 14 milionë euro. Për çdo 10 lekë TVSH që ne do të paguajmë, 9 lekë ne do tia paguajmë koncensionarit dhe vetëm 1 lekë do të shkojë në buxhetin e shtetit.

E kjo nuk mjafton, sepse Ministria e Shëndetësisë lajmëroi për 6 PPP të reja, duke filluar me koncensionin e laboratorëve. Njëkohësisht ministria e Ekonomisë ka vendosur një informacion ku 70 shërbime apo asete do të jepen me koncension me një vlerë prej 375 miliardë lekë apo rreth 300 milionë dollarë duke e çuar këtë vlerën që unë parashikova këtu pothuaj në 1 miliardë euro. Unë nuk besoj se ka një rast si Shqipëria ku nga mbetjet, tek varrezat, nga tatimet te doganat, nga rrugët te shendetesia,  të gjitha shërbimet janë duke u koncensionuar.

Dhe lajmi i fundit vjen nga shëndetësia! Ku Ministria ka nxjerrë njoftim që jo vetëm do të vazhdojë të koncesionojë, por do të përdorë paratë publike të marra nga kredia e Bankës Botërore për të bërë reklama për ti mbushur mendjen qytetarëve që koncensionet janë të mira. Nëse janë kaq të mira nuk e kuptoj pse duhet tua mbushim mendjen qytetarëve.

Por nëse ka një informacion që ne duam të mbetet sot është që; 660 milionë euro për 900 ditë të koncensionuara përveç atyre që janë në proces, ose 220 euro për çdo qytetar shqiptar, janë kosto shtesë që do të dalë nga xhepat e tyre në vitet e ardhshme për të kompensuar këtë humbje që ka në buxhetin e shtetit.

Pyetje: Zonja Tabaku folët për një numër të madh koncesioneve por kujtoj këtu që kryeministri Rama në fjalën e tij në Parlament tha që PD ka bërë mbi 170 koncesione gjatë gjithë qeverisjes së saj dhe pse mendoni se janë të gabuara këto koncesione aktualisht kur PD ka bërë të njëjtën gjë kur ishte në qeverisje?

Tabaku: Unë nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk më pëlqen që të filloj dhe të bëj krahasime, si ishim ne dhe si ishit ju por diçka është shumë e qartë. Nga 173 koncesione që u përmenden në Parlament, 95% janë koncesione të dhëna në fushën e energjitikës. Një burim natyror merret, shfrytëzohet, vijnë investimet e huaja, vjen kapital i huaj, realizohen punësime, koncensionari paguan edhe një fi koncensionare dhe kjo sigurisht në rastin kur shteti e ka të pamundur të investojë në këtë sektor. Ndërkohë që, koncensionet që ne po dëgjojmë sot janë të gjithë koncesione që kanë rrisk për buxhetin e shtetit.

Po marr shëndetësinë meqënëse është e prekshme. Ne do të paguajmë nga buxheti i shtetit 338 milionë euro të cilat mund të kishin shkuar për investime në shëndetësi dhe kjo sigurisht që nuk është një formë koncesioni. Ky është një tender që ata ia kanë dhënë një privati mundësinë që për 10 vite të marrë nga buxheti i shtetit këtë shumë parash. Kam këtu një raport të FMN-së, të 21 maj 2015, ku ka ngritur shqetësim për koncensionet dhe e konsideron partneritetin publik-privat dhe koncensionin si rriskun më të madh që mund të ekzistojë për buxhetin e shtetit. Rrisk i cili ka pasoja sepse të gjitha këto janë pasoja që të mbarten nesër në buxhete, për 10 vitet e ardhshme, 25 -30 vitet e ardhshme, për sa kohë do të jetë partneriteti publik-privat dhe shqetësimi kryesor është që shumica e partneriteteve publike-private ndodhin në sektorin e infrastrukturës siç janë energjia, transporti, uji, kanalizimet dhe telekomi. Por në rastin e Shqipërisë po ndodh edhe në sektorët e butë siç është shëndetësia dhe sigurisht që ky është një rrisk shumë i madh. Në qoftë se në 20 koncensione për të cilat ne po flasim, 9 i ka vetëm shëndetësia duke ditur situatën dramatike në të cilën është shëndetësia dhe sa nevojë ka për investime në shëndetësi sigurisht që kjo është një kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit.

Pyetje: Zonja Tabaku ju rendisni në hierarkinë e koncesioneve korruptive ato që janë dhënë në sektorin e shëndetësisë. Kryeministri Rama nga Durrësi tha që sulmohet ministri Beqaj për një arsye, sepse ka prishur lobingjet që kanë ekzistuar gjatë kohës së PD-së me barnat?

Tabaku: Sigurisht që çështjen e shëndetësisë e kemi sqaruar me detaje, do të vazhdojmë ta sqarojmë. Meqënëse ministria dhe qeveria ka vendosur që ta kenë shëndetësinë në qendër të diskutimeve të kësaj jave, por unë të paktën nuk kam sulmuar asnjëherë kënd personalisht por kam folur me fakte dhe faktet janë këto. Unë nuk e di se çfarë lobe të barnave mund të ketë prishur koncesioni i check-up-it për të bërë dy analiza të thjeshta merret një koncesion për 120 milionë euro, ose i seteve kirurgjikale, ose i hemodializës, që i jepet një bar-kafe në Berat.

Sigurisht që ky nuk më duket një lob që ka lidhje me PD ose mbështetje të PD. Ne flasim me shifra dhe fakte, fjalën dhe propagandën ia lëmë atyre. Qytetarët vetë e kanë parë, e kanë përjetuar se çfarë po ndodh me shëndetësinë.

Dje Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit Basha paraqiti dy raste të analizave dhe unë as nuk jam specialiste e kësaj fushe dhe as nuk marrë përsipër që të flas për këtë fushë por analizat ishin ndryshe në sistemin e check-up-it dhe ndryshe të realizuara në privat, i kishin nxjerrë të dy pacientët e sëmurë.

Pyetje:  Po hartoni programin për ditën kur do të vini në pushtet. Sa i përket programit ekonomik a po përllogarisni edhe kostot pasi juve keni deklaruar se me të ardhur në pushtet do t’i rishihni një pjesë të tyre teksa po përmendi se ka kosto të lartë për buxhetin e shtetit, kryesisht në sektorët e butë. Si e keni llogaritur këtë pjesë edhe në programin tuaj ekonomik?

Tabaku: Për herë të parë një parti në opozitë është duke përgatitur një alternativë dhe jo duke dhënë premtime në erë siç ka ndodhur dhe siç ndodhi të paktën edhe për këto tre vite. Në programin ekonomik të PD, përveç paketës fiskale me propozime konkrete, të gjitha të kthyera në shpenzime për buxhetin, një analizë të veçantë po analizohet edhe tani për rrisqet. Rrisqet që këto koncensione kanë në buxhet dhe si do të shpërndahen në vijim. Është diçka që është duke u marrë në shqyrtim nga specialistët e PD-së.

Pyetje: Pak ditë më parë z.Basha tha se PD po përgatit për ta çuar dosjen në Prokurori  për çështjen e koncensionit të TVSH-së, për çështjen e kuponit tatimor. Në ç’fazë është deklarata që tha z.Basha? Keni gjetur shkelje penale për ta çuar në hetim penal koncensionin e TVSH-së tek llotaria?

Tabaku: Ne kemi denoncuar dhe në bazë të denoncimeve tona Prokuroria mesa di unë, në rastin e shëndetësisë ka nisur një hetim dhe sigurisht që ky ka ardhur nga informacioni dhe shqetësimi që kemi ngritur në këtë fushë. Koncensioni i TVSH-së pritet që të lancohet, në mos gaboj në fund të shkurtit dhe sigurisht që PD do të vazhdojë hapa të tjerë në momentin që ky proces fillon. Për momentin ky proces të paktën nga të dhënat e Ministrisë së Financave, të paktën nga informacionet që ne kemi është thjesht në kuadrin e propagandës mediatike dhe sapo ato të marrin hapat ligjorë sigurisht që edhe PD do të vazhdojë me hapat e tjerë për denoncimin, edhe konkretisht në bazë të informacionit që do të publikojë Ministria e Financave.

Pyetje: Ndërkohë të gjithë koncesionet që janë dhënë deri tani ju do t’i njihni kur të vini në pushtet? Ka shanse që ato të anulohen sepse ju thatë që z.Rama kur ishte në opozitë kishte deklaruar anulimin e disa koncensioneve të qeverisë Berisha dhe kur erdhi në pushtet ai që ishin të çimentuar dhe nuk mund të prisheshin nga ana ligjore.

Tabaku: Unë po ju marr një shembull, z.Rama kur ishte në opozitë ngriti shqetësimin për hidrocentralin e Vjosës. Kam të paktën 10 deklarata për shtyp të bëra nga selia e PS-së që Vjosa do të kthehet në një park kombëtar dhe kjo leje për këtë hidrocentral nuk do të jepet. Ndërkohë që në korrik 2015-ës kjo u firmos. Kemi një diferencë shumë të madhe ndërmjet procedurave të nisura në mënyrë ligjore dhe koncensioneve tradicionale që janë përdorur gjithmonë dhe koncensioneve që po zhvillohen sot. Sigurisht që këto do të kalojnë në analizë, do të kalojnë në një skanim nga ekspertët e PD-së dhe nga ana e PD-së për të vlerësuar të gjitha shqetësimet që ne kemi ngritur dhe sigurisht për të vazhduar me procedurat ligjore për të ndërprerë të gjitha ato koncensione që ne i konsiderojmë, së pari korruptive dhe së dyti në shkelje të ligjit.

Pyetje: Pse janë korruptive kur i jep  Rama dhe jo korruptive kur i jep Berisha?

Tabaku: Unë e bëra besoj një diferencë të dy rasteve të koncensioneve. Për mua rastet e shëndetësisë janë thjesht tendera të dhënë për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë që koncensioni për shfrytëzimin e një aseti, një burimi sigurisht që lidhet me konceptin e koncesionit ashtu siç e kemi ne. Marrim rastin e TVSH-së, pse e kemi quajtur ne joligjore?

 Së pari, administrimi fiskal është me ligj detyrim i Financave. Së dyti, administrimi fiskal nuk është në fushën e koncensioneve sipas ligjit aktual, ose në fushën e sektorit publik-privat. Këto dy arsye dhe të dyja të bazuara në ligj sigurisht që e bëjnë konensionin e TVSH-së joligjor. Ne do të bëjmë denoncimin tonë, do të përgatisim informacionet tona pastaj është në dorë të organeve për të vazhduar hapat e metejshëm në qoftë se për ta pezulluar ose jo, nëse ata e konsiderojnë korruptiv. Për ne është joligjor dhe korruptiv.

Pyetje: A ka nismë për të ndryshuar tek ligji i koncensioneve në mënyrë që të hiqet dyshimi për koncesionet.

Tabaku: Meqënëse permendëm rastin e TVSH-së dhe mund të ndalem edhe atje. Na u tha që nuk do të ketë një ndryshim të kasave fiskale, ndërkohë që kompania që ka bërë kërkesën deklaron, referuar një media që do të ketë ndryshim të kasave fiskale. Sigurisht që kompania thotë se është më mirë të përdoren kasat tona fiskale por do t’ia lëmë qeverisë. Kjo është një kosto shtesë për buxhetin e shtetit, përveç asaj që unë deklarova këtu që do të merren nga të ardhurat nga mbledhja e TVSH-së. Ligji i koncensioneve është një ligj shumë i mirë, është një ligj i hartuar në 2013-ën, një ligj i ndryshuar në 2015-ën, është një ligj i hartuar me asistencën e Sigmës që herën e parë , edhe ndryshimet e 2015-ës patën disa përmirësime në drejtim të procedurave. Ne nuk po flasim për problematika që ekzistojnë në ligj, ne po flasim për problematika që lidhen me zbatimin e ligjit dhe interpretimin që këto po i bëjnë zbatimit të ligjit.

Kam dëgjuar qeverinë ditët e fundit që ka përshëndetur dhe ka vlerësuar raportin e “Standard & Poors”. Ne kemi ngritur shqetësim për financat publike për gjatë këtyre dy vite e gjysëm, po bëhen pothuajse tre vite, për rritjen e taksave, më shumë se për asgjë tjetër. “Standard & Poors” vlerëson që “Shqipëria në periudhën afatgjatë do të vlerësohet me B+ ne të njejtën kohë ne angazhohemi, thotë, dhe konfirmojnë se “ne periudhën afatshkurtër vlerësimi është B”. Ngre njëkohësisht shqetësim edhe për rënie të të ardhurave dhe të ardhura më të ulëta në performancë në vitin 2015 por dhe faktin që “disa nga rritjet e taksave nga qeveria aktuale që u zhvilluan në vitin 2013 kanë pasur një impakt negativ, ose impakt pozitiv për rritjen e sektorit informal por ne e konsiderojmë si impakt negativ dhe kanë kontribuar në këtë rënie të taksave”.

Sigurisht që nuk e themi me kënaqësi që e kishim thënë, as nuk ndjejmë fare kënaqësi që të themi që e kishim parashikuar, por faktet tregojnë që ekonomia ndodhet në një situatë të vështirë dhe vendosja e gjithë këtyre rrisqeve për koncensione, të cilat nëse llogariten, të paktën këto koncensione të përmendura dhe të nisura procedura në këto 900 ditë kanë një kosto rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe për një vend si Shqipëria ky është një rrisk dhe një kosto shumë e madhe.


Deklarata për mediat e deputetes Jorida Tabaku, 9 Shkurt 2016

Read More
08 Shk
0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme sprova më e madhe e Shqipërisë. Rama nuk ka vullnet për ta ndarë krimin nga partia

Patëm një diskutim shumë të frytshëm dhe të detajuar me z Fleckenstein dhe z Kukan për situatën politike në Shqipëri ku unë pata rastin ti brifoj për 3 çështje kryesore: për reformën në drejtësi, për dekriminalizimin dhe për zgjedhjet.

Për reformën në drejtësi përsërita vullnetin e opozitës për një bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me maxhorancën në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin por pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo kryeministrit aktual apo kushdo qoftë ai. Në këtë kuadër theksova rëndësinë që merr dialogu politik. Risolla në vëmendje faktin që në një vit e gjysëm nën alibira të ndryshme kryeministri nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesës së opozitës për një dialog të vërtetë politik dhe një punë gjithëpërfshirëse konsensuale e cila do të ishte në gjendje, nëse do të bëhej, të riparonte mungesën e besimit dhe ti jepte shqiptarëve të paktën në këtë fushë një reformë në drejtësi për të cilën palët janë rakorduar dhe e kanë cilësuar një prioritet për Shqipërinë.

Së dyti i brifova për çështjen e dekriminalizimit ku z.Fleckenstein dhe z Kukan janë padyshim persona që kanë dhënë kontributin e tyre të mirënjohur për marrëveshjen e 24 Dhjetorit 2014,  për miratimin me një vit vonesë të ligjit për dekriminalizimin, për procesin e përgatitjes së akteve nënligjore nga parlamenti dhe ndihma që po marrim në këtë drejtim. Theksova faktin se pavarësisht prej kësaj, shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë. Ka shumë raste për këtë. Po përmend rastin e Arben Ndokës që u bë emblema e kauzës së dekriminalizimit, por nga ana tjetër i shpëtoi një vendimi të drejtë të gjyqësorit për shkak të presionit politik në Gjykatën e Lartë dhe sot është figura kryesore e Partisë Socialiste në Lezhë, prej nga ku, për interesat politike përsëri të Edi Ramës kërcënon me jetë tashmë një deputet brenda radhëve të Partisë Socialiste. Faktin pra, që jo vetëm krimi nuk po ndahet nga partia e Edi Ramës dhe nga Edi Rama por se Edi Rama vazhdon ti përdorë këta individë dhe po i armatos me pushtet politik, pushtet financiar, me leje të paligjshme ndërtimi siç është leja që po shfrytëzohet sot në hyrje të qytetit të Lezhës ku po rrafshohet një kodër e tërë në hyrje të Kodër-Marlekaj për të ndërtuar  një pallat 12 katësh. Pra lidhja krim, para, pushtet vazhdon të mbetet shumë e fuqishme tek Edi Rama dhe ky është një problem që kërkon ndjekje të vazhdueshme sepse nuk është vetëm ligji që duhet implementuar por duhet edhe vullneti politik.

Pa këtë vullnet politik as që mund të bëhet fjalë për zgjedhe të lira dhe të ndershme,  pa hyrë në aspekte të tjera siç janë financimi i partive, të shit-blerjes së votës, të intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Ndava pikëpamjet me dy bashkëbiseduesit se këto janë dhe mbeten problem kryesor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama dhe Ilir Meta në zgjedhjet e 2015 të cilat vetë z Fleckenstein, ne median tuaj, i cilësoi si zgjedhje të dështuara sepse me të vërtetë të tilla ishin.

Pyetje: Çfarë qendrimi mbajtën ata? A ju shtyjnë drejt dialogut politik? E përkrahin këtë?

Basha: Ne e kërkojmë dialogun politik. Dikush tjetër duhet të shtyhet në dialog politik. Jo Lulzim Basha. Por qëndrimi i tyre ishte jashtëzakonisht pozitiv dhe mbështetës. Sigurisht unë nuk jam këtu të bëj zëdhënësin e tyre. Shpresoj që do të keni një rast për të marrë prononcimin e tyre. Por mund tju them që unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi shumë të inkurajuar nga mesazhet që morëm gjatë këtij takimi.


Prononcimi per mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me eurodeputetët Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstain, 8 Shkurt 2016

 

Read More
07 Shk
0

Me parimin një anëtar – një votë FRPD nis zgjedhjet për kryetar në 53 degët e saj

Me parimin një anëtar një votë  të rinjtë demokratë anembanë vendit do të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë. Gara nisi në Tiranë në degën numër 5 për t’u shtrirë në  53 degë të FRPD-së, në të gjithë Shqipërinë. Në nisje të kësaj gare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërine e zgjedhjeve të lira, votës së lirë dhe respektimit të çdo vote, si në garën brenda partisë ashtu edhe në garat ndërpartiake.Ky është çelësi i suksesit të shoqërive të përparuara, tha Basha.

Le ta dijë i madh e i vogël se të rinjtë dhe të rejat demokratë janë mbledhur në këtë sallë sikundër mblidhen e do të mblidhen në salla të tjera në Tiranë e anembanë Shqipërisë jo për emra por për vlera, jo për pazare por për besim, jo për të kërkuar por për të dhënë më të mirën që Shqipëria të ecë përpara.

Dhe për këtë, ne kemi zgjedhur një model që qëndron në themel të identitetit tonë si demokratë, të identitetit tuaj si rinia demokrate. Ky është modeli i zgjedhjes.  I zgjedhjes së vërtetë dhe jo të trukuar, i zgjedhjes së lirë dhe jo të diktuar, i zgjedhjes mes vlerave dhe jo mes antivlerave, i votës individuale të çdo anëtari.

Ky model, padyshim çelësi i shoqërive të përparuara tash 200 vjet, është modeli i Partisë Demokratike, është modeli i Forumit Rinor Demokrat sepse për njeriun e lirë nuk ka liri më të madhe se liria për të zgjedhur”, tha Basha.

Me votën dhe zgjedhjet është abuzuar dhe abuzohet çdo ditë në këtë vend, theksoi lideri i opozitës duke sjellë në vëmendje mashtrimin e bërë nga mazhoranca e sotme në zgjedhjet e 2013-ës. Premtimet e dhëna janë dëshmuar jo vetëm mashtrime por situata ekonomike, sociale e sigurisë po shkon keq e më keq. E pasi s’kanë mbajtur asnjë premtim por vetëm në një vit ka vjedhur 1.1 miliardë  euro, tashmë Edi Rama kërkon të eleminojë çdo zgjedhje të lirë në këtë vend, siç u faktua dhe me zgjedhjet e 2015-së, e siç po e fakton dhe në zgjedhjet brenda partisë së tij,  tha zoti Basha.

Sot Shqipëria vuan, vuan sepse kjo klikë dëshiron të eleminojë përfundimisht zgjedhjen si atribut i njeriut të lirë për ndryshim, si parakusht për të ndryshuar për të mirë. Do ta zëvëndësojë atë me pseudozgjedhje dhe e ka nisur brenda shtëpisë, e ka nisur duke iu imponuar socialistëve e më pas publikut të gjërë dhe votuesve shqiptarë zgjedhjen jo mes më të mirëve por mes më të nxirëve.

Mendoni se si ndihen në shtëpinë e tyre politike sot kundërshtarët tanë historikë, socialistët shqiptarë ku në vend që të zgjedhin midis një profesori dhe një artisti, midis një inxhinieri apo një mjeku duhet të zgjedhin midis trafikantit të drogës dhe tutorit të prostitucionit.

Po pse i duhet Edi Ramës të shpërtytyrojë e deformojë kështu fizionominë e një familje, të një partie politike? Sepse zgjedhja e lirë e tremb! Sepse zgjedhja e lirë nuk është vetëm liri është përgjegjësi! Sepse zgjedhja e lirë është llogari dhe sepse llogaritë dhe bilancin i ka ku thërret qameti, brenda shtëpisë së tij politike dhe në raport me qytetarët e tij. Kjo është arsyeja se pse prishi edhe procesin e vetëm zgjedhor që iu  besua në këto vite atë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. E prishi sepse meraku i tij ishte të tregonte në letra se 1 milionë shuplakat i kishte akoma në xhep dhe për këtë arsye krijoi një hartë territoriale falso. Investoi paratë e korrupsionit dhe krimit në një fushatë që tjetërsoi vullnetin e zgjedhësve dhe kandidoi në kundërshtim me këshillat, kërkesat dhe ultimatumin e partnerëve tanë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidatë me të shkuar kriminale në plot 8 bashki të vendit.

Dhe sot po e shikoni se çfarë po ndodh. Po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij. Ky nuk është vizion, model europian apo perëndimor. Por është padyshim një model, një model satrapi oriental. Është modeli i frenimit të zhvillimit. Jo i lirisë por i kontrollit me çdo kusht. Është modeli i rrugës që Shqipëria nuk duhet ta marrë dhe nuk do ta marrë. Është modeli i tjetërsimit të vlerave dhe identitetit tonë si europianë dhe europianëdashës.

Padyshim që i urojmë forcë dhe kurajo në këto ditë të errëta për partinë e tyre, atyre kundërshtarëve tanë politikë anëtarë të Partisë Socialiste që do tu duhet në përballjen që kanë nisur për të ruajtur çfarë mund të ruajnë nga trupi i një organizate të nisur si parti e që tashmë është kthyer në një kazermë të kryetarit. Një gjë është e sigurtë dhe e them nga kjo sallë e vullnetit të lirë të demokratëve: se partitë që mbysin votën e lirë, se partitë që asgjesojnë vullnetin e lirë të anëtarëve janë të destinuara të zhduken nga harta e historisë politike. Ndaj për ne është parakusht që të instalohet në çdo qelizë modeli i zgjedhjeve të lira e të ndershme ne gjirin e familjes tonë politike, të Partisë Demokratike ku e nisëm me një anëtar një votë të zgjedhjes së kryetarit e vazhduam me zgjedhjet për kryetarët e degëve, zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor e tashmë zgjedhjet për kryetarë të degëve kudo në Shqipëri. Zgjedhje të lira, të vërteta e demokratike ku vullneti juaj duhet të shprehet lirisht pa iu mbajtur dora askujt. Pa u sufluar asnjë prej jush duke ndjerë në çdo qelizë lirinë që keni për të vendosur me votë të lirë si demokratë”, tha Basha.

Beteja për votën e lirë është një betejë jetike, tha zoti Basha për të  sotmen dhe të ardhmen e vendit duke garantuar se demokratët janë të gatshëm të ndërmarrin çdo sfidë për t’u garantuar qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. E në këtë betejë mision të veçantë ka dhe Korpusi Rinor “Azem Hajdari”.

 “Një përshëndetje të veçantë dua t’i drejtoj anëtarëve të Korpusit Rinor “Azem Hajdari” dhe t’i siguroj se kanë jo vetëm mbështetjen, respektin dhe admirimin tim dhe të demokratëve anembanë por kanë po kështu edhe bekimin tonë në misionin e marrë përsipër për shenjtërinë e votës dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 Ky është modeli dhe këtë model do tu vëmë përballë; modelin e zgjedhjes së lirë, modelin e përballjes me vlerat më të mira që kemi, modelin që do të shembë këtë oligarki, këtë klikë mafioze që ka marrë përkohësisht në dorë fatet e vendit.

Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë, duke u dhënë shqiptarëve një herë e përgjithmonë  të drejtën demokratike për të zgjedhur me votë, për të zgjedhur mes partive politike, për të zgjedhur mes programeve politike. Nuk do të pranojmë kurrë kultin e errët të pseudozgjedhjeve, të alternativave të zeza nga të dyja anët që takohen në darkë si Bidai e zihen në mëngjes për të ushqyer me spektaklin e kotësive të tyre një publik të kequshqyer nga qeverisja e tyre, të shpunësuar nga korrupsioni i tyre dhe të frikësuar deri në palcë nga krimi i lidhur me ta. Nuk do ta pranojmë. Do ta rrëzojmë së bashku me shqiptarët, së bashku me demokratët e me në krye me forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Le ta nisim duke iu besuar më të mirëve sonte këtu në këtë sallë e më pas anembanë Shqipërisë. Urime dhe suksese!”-përfundoi përshëndetjen e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Shkurt 2016

Read More