Blog

03 Shk
0

Të enjten të miratojmë Byronë e Hetimit, ti japim vendit drejtësi të reformuar

Përshëndetje të nderuar deputetë,

Anëtarë të medias,

Të nderuar qytetarë,

Mblidhemi sërish këtë të mërkurë një ditë para seancës plenare të Kuvendit, në këtë mbledhje të grupit parlamentar për të analizuar siç e kemi bërë zakon aktualitetin politik, për të shpallur qëndrimet tona, për të komunikuar me qytetarët shqiptarë problemet e mëdha e të përditshme që vetëm sa shtohen.

Por do të më lejoni që edhe sot në nisje të fjalës time ti kushtoj pak kohë një procesi që ndonëse mund të duket abstrakt për qytetarët, ka një rëndësi themelore për cilësinë e jetës së tyre, për sigurinë e tyre, të pronës së tyre, të fëmijëve të tyre, për sigurinë e parave publike, të taksave, të tenderave, të prokurimeve, të cilat vidhen dhe shpërdorohen sic e tregojnë edhe raportet e fundit në një shkallë të paprecedentë për Shqipërinë e tranzicionit nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Dhe ky është procesi i reformës në drejtësi.

Proces i cili ndonëse nisi në mënyrë të njëanshme, i konceptuar si një mashë për të cimentuar kapjen politike të gjykatave, prokurorisë, e të çdo hallke të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe kupola e tij, prapë se prapë me ndërhyrjen e faktorit ndëkombëtarë dhe qëndrimin e qartë, parimor që prej ditës të parë të Partisë Demokratike sot ia ka dalë të kthehet në një proces në qendër të vëmendjes, në krye të listës së prioriteteve, jo vetëm për opozitën, BE, SHBA por edhe për qytetarët shqiptarë.

Pyetja që shtrohet është kjo: A është drejtësia, reforma në drejtësi një prioritet për Edi Ramën? Unë e kam përgjigjen ndaj kësaj pyetje, ndonëse përgjigja nuk paragjykon atë që i kërkoj sot.

I kërkoj të lerë menjëanë nazet dhe spërdredhjet, propagandën që e ka bërë zakon ta fusë kudo ku faktet nuk i ecin më, dhe t’i kthejë përgjigje ftesës time publike tashmë prej më shumë se një muaji, për tu ulur si përfaqësues të partive kryesore politike në vend,  ne ose përfaqësuesit tanë, të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste,  të Lëvizjes Socialiste për Integrim  dhe ti japim vendit reformën në drejtësi ashtu siç e meriton Shqipëria, siç e meritojnë shqiptarët, jo siç e do një palë apo pala tjetër. Dhe kemi sot një dokument ku mund të bazohemi, kemi rekomandimet e Venecias, kemi rekomandime kristal të qarta për sa i përket parimeve mbi të cilat duhet të reformohet drejtësia.

Të gjithë e kanë kuptuar se loja me ekspertë ishte një përpjekje po kaq mjerane e Ramës për t’i ikur përgjegjësisë për reformën në drejtësi, sa loja me planin franez për ti ikur masakrës urbane kur ishte kryebashkiak. Këtej bëheshin kullat dhe dengjet e parave fluturonin në xhepat e njeriut të përfolur nga raportet ndërkombëtare si zotëruesi i pasurive prej 200 milionë eurosh, e këtej na tregohej se plani ishte i ekspertëve francezë. Nuk mund të pranojmë lojëra të tilla me reformën në drejtësi.

Loja me ekspertë mbaroi. I madh e i vogël, të gjithë faktorët politikë në vend, partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar se ku ka mbetur sharra në gozhdë. Gozhda është Edi Rama i cili me çdo kusht kërkon:  ose të kapë drejtësinë ose jo reformë në drejtësi.

Unë ia kuptoj ankthin. Sepse për mua pyetja që shtrova para qytetarëve është pyetje retorike. Askush nuk ka më shumë nevojë sot për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar sesa Edi Rama dhe kupola e sejmenëve të tij që kanë futur në duar vetëm vitin e kaluar 1.1 miliardë euro tendera, koncensione, prokurime.

Askush nuk i trembet më shumë një drejtësie të pavarur, të reformuar dhe efektive që punon dhe nuk bën sikur punon, që shkon pas korrupsionit duke nisur nga peshku më i madh, sesa kreu i ekzekutivit. Dhe për analogji askush nuk është më i interesuar për reformën në drejtësi se opozita e vendit, Partia Demokratike e cila nuk ka kauzë më të rëndësishme se luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dy gangrena që po zhbëjnë çdo standard të sigurisë dhe të jetës për qytetarët në këtë vend.

As ekonomia nuk mund të ngrihet, as arsimi dhe as shëndetësia nuk mund të përmirësohen nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni, dhe as krimi, as korrupsioni nuk luftohen me drejtësi të kapur, aq më pak me një drejtësi të shantazhuar.

Pra, zotit Rama s’i mbetet veçse të përgjigjet drejt, pa spërdredhje. Nëse është për reformën në drejtësi është i mirëpritur dhe  këtë ftesë që po ia drejtoj unë, kryetari i opozitës. Edhe pse normalisht do duhej ta drejtonte ai si kreu i qeverisë. Të ulemi pa humbur kohë dhe të kryejmë një tjetër proces si ai që të gjithë po e lavdërojnë sot, edhe ata që nuk e deshën dhe që në fakt nuk e duan akoma por që s’kanë çfarë të bëjnë, procesi i dekriminalizimit.

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Bucchicchio e veçoi si një proces të suksesshëm, të një konsensusi të bazuar mbi parime dhe vlera të pakundërshtueshme, jo pazare politike. Pra, kemi një precedent të suksesshëm. Humbi një vit sepse iu desh të instalonte edhe disa kriminelë në krye të bashkive, por ligji u miratua dhe uroj që aktet që do ta bëjnë të aplikueshëm të miratohen këto ditë dhe të mos kemi vonesa të pakëndshme në këtë  proces.

Tani çfarë e pengon? Kam prej shtatorit, afro pesë muaj, që i bëj të njejtën ftesë për reformën në drejtësi. Nuk të beson më askush, as ty, as kasnecët e tu kur bredhin lartë e poshtë në perëndim duke thënë që opozita nuk e do reformën, që Ilir Meta nuk e do reformën. Opozita e do reformën,  opozita është gati të bëjë gjithçka për reformën. Ndaj t’i lemë llafet, të ulemi, ti japim shqiptarëve  një drejtësi të reformuar. Përndryshe barra e përgjegjësisë për këtë dështim është qartësisht e Edi Ramës dhe kupolës së tij. Sikundër akuza që i bëj sot si kryetar i opozitës, por që është akuza legjitime e çdo qytetari syhapur dhe të vëmendshëm ndaj aferave në këtë vend është se reforma në drejtësi e tremb Edi Ramën.

Ndërkohë kemi një produkt të gatshëm për të cilin siç më është raportuar edhe vetë zoti kryeministër ka rënë dakord, unë kam rënë dakord, përfaqësuesi i Ilir Metës tha javën e kaluar se paskësh rënë dakord. Dhe kjo është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte. S’ka mbetur gjë tjetër për t’u rakorduar, gjithçka është rakorduar. Taksapaguesit amerikanë përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit Lu dhe qeverisë amerikane kanë vënë në dispozicion miliona dollarë, për të trajnuar prokurorët dhe punonjësit e policisë që do të jenë pjesë e kësaj strukture për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Po për këtë çfarë presin, pse vonohet? Ndaj sot dua të autorizoj kryetarin e Grupit Parlamentar që nesër në seancë plenare ti kërkoj Kuvendit miratimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Problemi, i tyre është korrupsioni.  Korrupsioni, krimi, janë përgjegjësit e dështimit apo përkeqësimit në çdo fushë.

Sot kjo qeverisje mund të përmblidhet në dy fjalë, para dhe propagandë. Para jo për njerëzit, jo për qytetarët, kuleta e të cilëve vetëm sa është holluar, para për vete dhe për klientët e tyre,

Shëndetësia është pasqyra më autentike e qeverisjes së korruptuar dhe demagogjike  të Edi Ramës, ku mishërohen skandalet më të mëdha dhe veset më të shëmtuara të këtij modelit “Para dhe propagandë”.

Të tillë e bënë shëndetësinë të pangopurit dhe të paskrupujt në krye të qeverisë.  Asaj ia kanë vënë syrin që në fillim me përparësi, dyshja Rama-Beqaj dhe si rezultat e kanë katandisur në turpin dhe dramën më të madhe në vendit.

Është e vështirë të gjesh sot një mjek, një infermier, një punonjës, një pacient apo familjarët e tyre, me përjashtim të ndonjë rrotëlyeri nga qeveria, që të mos ndihet keq kur dëgjon, sheh dhe prek se shëndetësia shqiptare është në fakt e sëmura e madhe, e shpërdoruara e madhe, e dhunuara e madhe, e shfrytëzuara e madhe e Edi Ramës, Ilir Beqës, ortakëve dhe miqve tyre.

Sondazhi i fundit i financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD-i tregon se shëndetësia si sektor kryeson dhe udhëheq rënien në pikiatë të besimit të qytetarëve te kjo qeveri nga viti 2014 në vitin 2015.  Shëndetësia është në ditën e saj me të zezë edhe pse qytetarët nxjerrin miliona euro nga taksat, nga xhepat e tyre për të.

Por këto miliona përfundojnë në xhepat e Ramës, Beqës, Nushit dhe tarafeve të tyre.

Shëndetësia falas jo vetëm që është harruar, nuk përmendet por sot shërbimi shëndetësor është ku thërret qameti. Spitalet nuk kanë medikamentet dhe pajisjet bazë, për të mos folur për pajisje apo medikamente që duhen për sëmundjet e renda, sepse për ato nuk pretendon më askush.

Rasti më i fundit, ai i spitalit të Pogradecit ku mungonin medikamentet bazë për t’ju dhënë ndihmën e parë të lënduarve nga shpërthimi në Beragozhd, apo mungesave në spitalin e traumës të Fraksiparinës ose thënë ndryshe të holluesit të gjakut, që i duhet çdo pacienti, që ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Skandaloze janë edhe rastet e zëvendësimit me militantë të profesionistëve që sjellin edhe rastet e leximit jo profesional të skanerit, në rastet ku punon. Siç ndodhi me zotërinë 60- vjeçar para disa ditësh i cili u diagnostikua për apendesit dhe doli gjatë ndërhyrjes kirurgjikale se kishte trombozë në zorrë.

Qytetarët po paguajnë sot jo vetëm miliona euro kompanisë së Vilma Nushit për Check-up- in e famshëm, por rezultatet e tij i kanë zhytur në depresion të thellë e të pajustifikuar.

Rezultatet e analizave kanë nxjerrë një pjesë të madhe të pacientëve femra me probleme me prostatë. 50 përqind e qytetarëve femrave që kanë bërë Check-up kanë dalë të alkoolizuara.  Shumë persona kanë rezultuar me parainfarkt, apo  siç u bë publike nga kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, rasti i zonjës nga Kamza ku rezultatet e analizave i nxjerrin proteinat totale 25, çka do të thoshte se ajo duhej të  ishte në dializë por në fakt ajo jeton një jetë me një regjim pothuajse atletik.

Kjo është shëndetësia e Ramës dhe Beqajt për të cilën shqiptarët paguajnë miliona euro. Ne si opozitë kemi provuar dhënien e 1.7 mld lekëve më shumë vetëm vitin e kaluar për 100 mijë kontrolle që nuk janë kryer kurrë. Por abuzimi është edhe më i madh. E denoncuam që në fillim si një aferë të pastër korruptive  por kjo aferë sot po u kushton shtrenjtë qytetarëve për shëndetin e tyre.

Pak ditë më parë, nën presionin e denoncimeve tona dhe të një pjese të medias së lirë, Rama  deklaroi  përgjysmimin e ryshfetit të  tij me koncesionin e Check-up-it nga 120 milionë euro në 64 milionë dollarë.

Prapë mashtrimi është skandaloz, për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrance. Sipas kontratës, pavarësisht numrit të personave që do bënin kontrollin, Edi Rama kishte planifikuar për Vilmën paratë për kontrollin e 920 mijë personave, edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 20 përqind e  kanë bërë Check-up-in.

Pas fushatës dhe denoncimeve tona, Nastradini tha se do t’i japë para Vilmës jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë, prapë më shumë se dyfishi i atyre që aktualisht bëjnë check-up-in.

Pa dyshim në nisje kjo duket si një fitore e një beteje sepse është përgjysmuar të paktën hisja e tij në këtë megaskandal por lufta nuk është fituar.

Shikoni çfarë ndodh. Ilir Beqaj i cilësuar botërisht si kampioni i korrupsionit, njeriu sot më i diskredituar. I madh e i vogël e tregojnë me gisht. Por Edi Rama gjithmonë kërkon të tregojë, me këmbëngulje, se Ilir Beqaj është ai vetë.

Sajoi një vizitë në spitalin e Beratit, në krah të Beqës, gojëkyçur por thjesht për të manifestuar se koncesioni, abuzimi, është vetë ai.

Edi Rama ka dhënë mbi 300 milionë euro për shëndetësinë jashtë sistemit në duar klientësh, dhe mundohet përditë të shesë në publik, me regji të fortifikuar, në ambiente ku nuk hyn ajër tjetër pos propagandës bajate, se kemi një shëndetësi tjetër nga ajo që prekim, një në lulëzim.

Po mijëra pacientë që dergjen pavijoneve e përgënjeshtrojnë. Dhjetëra, mijë familjarë të tyre e përgënjeshtrojnë. Të sëmurët që marrin serum në karrige e përgënjeshtrojnë.

Dhe ngjarje të rënda si ajo e Beragozhdit në Pogradec 3 ditë më parë, e hedh poshtë këtë  propagandë anti-humane të Ramës sepse u pa qartë se qindra milionë eurot e Ramës nuk iu gjendën sa duhet, si duhet dhe kur duhet të plagosurve.

Është vetëm përkushtimi shpesh heroik i mjekëve dhe infermierëve, si ata të  repartit të Djegies, që tregoi se shëndetësia ekziston ende falë tyre. Çka e pashë dhe vetë në vizitën që bëra pranë të lënduarve dhe të afërmve të tyre.

Por Edi Rama ka zgjedhur mos ta njohë këtë realitet. Të mos përballet me të sepse për të shëndetësia nuk është pacienti, nuk është i sëmuri, nuk është hallexhiu. Shëndetësia për të është Vilma,  është Nadiri, është emigranti i Peruxhias me një punëtor, është Beqaj dhe salloni ku vërtiten miliardat.

Shëndetësia falas, ky premtim demagogjik i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ka rezultuar jo vetëm një gënjeshtër  e madhe por mbi të gjitha një marifet për të vjedhur dhe abuzuar përmes koncesioneve dhe tenderave  që kanë lënë gojëhapur të madh e të vogël, përmes financimit me paratë e qytetarëve shqiptarë, të shërbimeve dhe strukturave paralele apo gjysëm paralele me ekzistueset, të menaxhuara tani nga privatë të përzgjedhur prej dyshes Rama-Beqja. Këta kanë krijuar një sistem shëndetësor që nuk është as publik, as privat, por thjesht korruptiv.

“Falas pra, me lekët e taksapaguesve por nga këto lekë Rama dhe Beqaj fusin në xhep më shumë se gjysmën e tyre”!

Kjo është e vërteta e shëndetësisë falas.

Çmimi i shëndetësisë për çdo shqiptar është koncesioni 100 milion euro i sterilizimit, që Beqaj  ia ka  bërë dhuratë mikut të tij, Ilir Rrapit.

Çmimi i shëndetësisë janë dhjetëra e dhjetëra tendera pa garë apo me garë të stisur, ku mbi 30 prej tyre i ka fituar vetë ministri Beqja dhe ortaku i tij, rast i padëgjuar në Europë.

Çmimi  i shëndetësisë janë rimbursimet abuzive, siç është shembulli skandaloz i  rimbursimit të “Omega Farm” me një shumë prej 300 milionë lekësh për shitjen gjoja të 252 mijë tabletave ketosteril, që  sipas raportit të KLSH-së nuk rezulton të ketë hyrë në depo gjatë një periudhe njëvjeçare.

Çmimi i shëndetësisë janë abuzimet  e vazhdueshme nga Fondi Shëndetësor, Fond që mbikëqyret drejtpërdrejt nga Ilir Beqaj, si kryetar  bordi, ku vetëm abuzimet me karburantin, udhëtimet jashtë shtetit, shërbimin e makinave, blerjet, kancelaritë, koktejet, darkat, ahengjet i kanë kushtuar 100 milionë lekë shqiptarëve.

Vidhet shëndetësia. Vidhen qytetarët.

Ky pra është çmimi real i shëndetësisë dhe është më i kripuri që mund të imagjinohet. Por edhe më i hidhuri sepse përmban edhe rriskën e majme të korrupsionit, të përfitimeve të padrejta e të paligjshme nga një grusht njerëzish që kontrollojnë  sistemin me Edi Ramën në krye.

Një tjetër aferë është paralajmëruar nga mjekët e Urgjencës së Tiranës. Një urdhër verbal i  Ilir Beqajs parashikon shkrirjen e urgjencës, pa asnjë studim, pa asnjë konsultim, pa dhënë sqarime se kush do ta ofrojë këtë shërbim. Synimi është i qartë thonë mjekët. Urgjenca jepet me koncesion, toka ku është urgjenca jepet për pallat.

Ne jemi sot në krah të mjekëve dhe qytetarëve dhe i bëjmë thirrje Edi Ramës të tërhiqet menjëherë nga ky akt dhe të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar kushtet në këtë urgjencë e cila duhet t’u vijë në ndihmë të menjëhershme qytetarëve.

Zonja dhe zotërinj, deputetë, lufta për çlirimin e shëndetësisë nga kthetrat e korrupsionit është një interes i madh dhe urgjent publik.

Ne nuk do të ndalemi me denoncime tona të mbështetura si gjithmonë në fakte dhe argumente të pakundërshtueshëm. Ndërkohë kemi përgatitur dhe do të shpalosim edhe programin tonë për shëndetësinë.

Gjithçka që kemi deklaruar ne ka dalë siç kemi thënë ne. Duke filluar me kontrabandën e duhanit dhe karburanteve, duke vazhduar me Check-up-in apo denoncimet tona të fundit për lidhjet kriminale dhe emërimet kriminale nga Rama dhe Tahiri në poste kyçe.

Shembull ilustrues i fuqisë së bandave mbi  këtë dyshe dhe i degradimit të skajshëm të kësaj qeverisje për këtë shkak është emërimi në postin e  zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave të njëfarë Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej disa javësh ky person dhe përmes këtij personi, klani kriminal që e ka promovuar, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Pra, ka në dorë çdo lehtësi për trafiqet e drogës, të armëve dhe çfarëdolloj tarfiku dhe kontrabande tjetër.

Nuk është fare rastësi që pas këtij emërimi padroni i Saimir Tahirit, Emiliano Shullazi u fut, jo doli por u fut nga pika e kalimit kufitar në Durrës me një mjet të blinduar, që as nuk u ndalua, as nuk u kontrollua.

Pasi ne e denoncuam këtë fakt Edi Rama vuri në punë gjithë shtetin dhe prodhoi një dokument, që në fakt vërteton denoncimin tonë, prodhoi dokumentin e daljes së Audit Q7 por jo hyrjes së makinës së blinduar dhe me këtë mashtrim, Edi Rama rikonfirmoi edhe një herë para qytetarëve, para opozitës, para partnerëve tanë zyrtarisht lidhjen e tij me Emiliano Shullazin dhe Shullazët e tjerë të krimit.

Dhe sa herë kapet me presh në duar Nastradini hesht. Ka dy ditë që hesht.

Kjo është e vërteta, këto janë të vërtetat. Jo mashtrimet për të cilat paguhen miliona lekë nga taksat e shqiptarëve për reklamë por të vërtetat e hidhura që sheh dhe prek i madh e i vogël.

Ne i themi dhe do t’i themi, do t’i ndajmë me qytetarët, me miqtë dhe partnerët tanë që janë të alarmuar për lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri, për peshën e krimit në vendimmarrjet e qeverisë.

Kjo është lufta jonë: e ndershme, principiale, ballore, dhëmbë për dhëmbë kur është nevoja. Nuk mund të pranojmë kurrë që korrupsioni dhe krimi të bëjnë ligjin në këtë vend.

Ndaj jemi të vendosur dhe do të bëjmë çmos që reforma në drejtësi sipas Venecias të mos pengohet nga Edi Rama.

Ndaj i kemi kërkuar dhe i kërkojmë Prokurorisë të hetojë më urgjencë, të komunikojë për hetimet që ka nisur e të nisë me urgjencë hetimet për koncesionet, për tenderat abuzivë, për aferat e mëdha korruptive në shëndetësi, në energjitikë, në rend e tjerë, të denoncuara nga KLSH, nga opozita, nga media e lira dhe nga qytetarët.

Denoncimet e  KLSH-së  për abuzimet me vlerë  rreth 480 milionë euro të  kontratës së likuidimit  të qeverisë me ÇEZ , denoncime të tjera për afera të tjera korruptive të ministrave të sotëm janë aty.

Denoncimet e opozitës janë aty e do të jenë aty.

Ne nuk tërhiqemi as nga beteja politike, as nga beteja ligjore.  Për asnjë çmim.

Ka filluar numërimi mbrapsht për këtë bandë hajdutësh me në krye Edi Ramën dhe padyshim ata do të humbasin dhe jo ne.

Ata do të thyhen, e keqja do të thyhet, jo opozita, jo qytetarët.

Faleminderit!


Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 3 Shkurt 2016

Read More
02 Shk
0

Basha viziton të plagosurit nga shpërthimi në Beragozhd të Pogradecit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Beragozhd të Dardhasit. Zoti Basha u takua me familjarë,  personelin mjekësor si dhe me shefin e Shërbimit të Djegies Plastike, Gjergji Belba, ku u informua për gjendjen e të plagosurve.  Mjekët bënë të ditur se 9 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zoti Basha u ka uruar shërim të shpejtë të dëmtuarve, duke shprehur njëherësh dhe shpresën që të mos ketë pasoja të rënda për të lënduarit.  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka inkurajuar stafin mjekësorë të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre për t’ju ardhur në ndihmë të lënduarve, në mënyrë që të tejkalohen sa më shpejt  pasojat e plagëve dhe lëndimeve që kanë marrë.


Njoftim për media e Partisë Demokratike, 2 Shkurt 2016

Read More
02 Shk
0

Rama vazhdon të mbrojë Kokëdhimën e të tijtë nga drejtësia

Edi Rama vazhdon të mbrojë deputetët e tij nga drejtësia, duke ndërhyrë me çdo mjet për të vonuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës.

Kryeministri i Jugut, siç e ka dekretuar vetë Rama, është kapur me 150 shkelje të ligjit themelor te vendit, duke përfituar fonde publike per biznesin e tij.

Por drejtësia vonon për të, pasi Koço është ushtar i Ramës dhe i premtoi se do të dërgonte në kongres 3 herë më shumë delegatë të bindur.

Jam serish sot këtu, për ti përsëritur kërkesën Gjykatës Kushtetuese që të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koco Kokedhima.

Kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar.

Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin, që e shpalli si antikushtetuese fshehjen dhe mbrojtjen që Edi Rama i bëri ndaj drejtesise deputetit të tij, oligarkut te jugut Koço Kokedhima.

Me urdhër të Edi Ramës, Parlamenti mbylli sytë para shkeljeve të Kushtetutës dhe doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës, në mbrojtje të 150 transfertave financiare, fonde publike për biznesin e tij.

Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë vendim të parlamentit, si në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, duke kërkuar dërgimin e Kokëdhimës para drejtësisë.

Çështja ka mbetur pezull, pasi nën presionin e Edi Ramës, ky vendim ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.

Ndaj i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shteteror, me oligarkine dhe oligarket, me kapjen e shtetit, ndaj ky rast është e një rëndësie të madhe publike.

Prej mbrojtjes që Rama i bën Kokëdhimës po përfitojnë dhe deputetet e tjere te Rames, Leskaj e Suli, edhe ata të kapur në flagrance, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.

Fshehja e deputeteve ndaj drejtesise, ndërhyrjet e presionet ndaj gjyqtareve e prokuroreve, janë modeli që ka Edi Rama për drejtësinë.

Gjykatës te kapur, që mbrojnë njerëzit e tij, dhe prokurorë te bindur që urdhërohen lehtë ndaj kundërshtarëve politike. Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama.

Ndërkohë që hajdutëria e tij dhe e ministrave të tij është masive me qindra milionë euro, të konfirmuara edhe nga institucione si kontrolli i lartë i shtetit, drejtësia e shantazhuar, ende nuk ka bërë një hap në këtë drejtim. Ndaj është kundër Byrose Kombetare të Hetimit.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për nje drejtësi, qe heton dhe gjykon ne menyre  profesionale, eficente, te pakorruptuar por dhe të pavarur, te panneshtruar e të pakapur nga Kryeministri.

Një drejtësi që lufton korrupsionin e bëhet garante e zbatimit të ligjit, edhe kur akuzohen miqtë dhe oligarket te lidhur koke e kembe me kryeministrin.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 2 Shkurt 2016

 

Read More
01 Shk
0

Vokshi pranë mjekëve të urgjencës, akti i qeverisë për mbylljen, korruptiv

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Albana Vokshi dhe deputetët Roland Keta, Albina Deda dhe Arbjola Halimi ishin sot në mesditë pranë mjekëve të Urgjencës, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institiucioni shëndetësor. Vokshi, u shpreh për mediat se ky është një akt korruptiv në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe shëndetit të tyre.

“Kjo është një urgjencë ambulatore që funksionon prej 60 vitesh. Denoncojme vendimin më të fundit korruptiv të Ministrit të Shëndetësisë për dhenien me koncension të Sherbimit të Urgjencës Mjekësore në Tiranë. Mjeket dhe infermiere po jepen me koncension. Ky është shkatërrimi në qelizë i sistemit shëndetesor. Inkurajoj trupën mjekësore të protestojë kundër akteve korruptive. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë ofron shërbimin ne shtepi dhe asiston edhe rastet e aksidenteve rrugore, e përfshirë shpesh edhe ne operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Në fshehtësi të plotë, ky shërbim po shkatërrohet, ekipet mjekësore po ndahen në tre spitale, pa pasur një qendër komande që do të menaxhojë rastet urgjente. Nëse sot një qyetar në Tiranë thërret shërbimin e urgjencës në shtëpi, askush nuk do t’i ofrojë ndihmë. Atij i duhet të shkojë me makinë private në urgjencën e QSUT. Por rasti i tij mund të mos jete për QSUT, mund të jetë për tek spitali i traumes dhe nga aty i duhet të shkojë po privatisht te spitali tjetër. Një sorollatje pa fund e qytetarëve. Mjekët do të na e shpjegojnë më mirë se sa jete njerezish do të humbin nga kaosi që do të krijohet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe korruptiv. Urgjenca kthehet në pallat, kjo eshte arsyeja. Eshtë vendim antihuman, antiligjor e që do rendoje mbi shendetin e qytetarëve të Tiranës. Kryen nje volum vizitash rreth 4000 raste në muaj. I bëjmë thirrje Qeverise që të tërhiqet nga ky vendim jo-transparent, në shkelje flagrante të ligjit, i marrë në fshehtësi të plotë”, tha Vokshi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Shkurt 2016

Read More
01 Shk
0

Këshilltarët demokratë çojnë në gjykatë rritjen e çmimit të biletës nga Erion Veliaj

Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, Reila Bozdo dhe Fabian Topollaj, dorëzuan sot padinë në Gjykatën e Apelit Administrativ, në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së transportit publik. Kjo padi kundërshton vendimin e marrë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, për ta çuar biletën 400 lekë.

Pas dorëzimit të padisë këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj, u shpreh për mediat.

“Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

Që në fillim Partia Demokratike, e ka konsideruar këtë akt si një afere të pastër korruptive të lidhur në fushatën elektorale midis operatorëve të transportit urban dhe Erjon Veliajt, e cila do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës nga xhepat e tyre plot 6 milionë dollarë më shumë çdo vit.

Përveç të tjerave, Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë edhe si një xhepist ordiner duke futur duart në xhepat e të gjithë qytetarëve të Tiranës që përdorin transportin publik.

100 lekë më shumë do të marrë nga xhepi i secilit qytetar të Tiranës Erion Veliaj për një udhëtim të vetëm me transportin urban.

Nevoja e këtij xhepisti për ta kryer aktin me shpejtësi dhe pa u pikasur, ka bërë që vendimi i Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës të jetë i pavlefshëm për shkak se nuk janë zbatuar afatet dhe procedurat ligjore për t’i dhënë vlefshmëri juridike këtij akti.

Gjithashtu ne kemi kërkuar nga Gjykata marrjen e masës së sigurimit të padisë dhe pezullimit të efekteve të këtij vendimi të paligjshëm e abuziv deri në shqyrtimin e çështjes në themel për shkak se pasojat që sjell për qytetarët ky akt, janë të rënda dhe të parikuperueshme”, tha Topollaj.

Këshilltarët demokratë u bënë thirrje qytetarëve të Tiranës të rezistojnë e të refuzojnë këtë akt korruptiv të Erion Veliajt. Partia Demokratike thekson sërish se sapo të ketë në dorë vendimmarrjen do të reduktojë çmimin e biletës në 300 lekë si dhe do të heqë akcizën e naftës për transportin urban në Tiranë e në çdo qytet tjetër.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Shkurt 2016

Tiranë më 01.02.2016

 

K E R K E S E-P A D I

 

PA D I T E S:      Fabian Topollari,  lindur ne Gramsh me 20.08 1986, banues ne Tiranë në adresen Rr, Medar Shtylla, pallatet e firmës 2T, Mbrapa parkut të Delegacioneve, Tirane.

I P A D I T U R:  Keshilli Bashkiak i Bashkisë Tirane

O B J E K T I   :

  1. Konstatimin e pavlefshmërisë të Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”.
  2. Marrjen e masës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e Vendimit të Këshilit Bashkiak Tiranë nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”.

 

BAZA LIGJORE: neni 32/a,202 e vijues i Kodit të Porcedurës Civile, neni 115, 116  dhe 117 i Kodit të Procedurës Administrative, neni 2/3, 7/a, 10/2/b, 17/1/c, 28/1, 38/1 i Ligjit Nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” , neni 10 pika 3/1, pika n e nenit 32, te ligjit nr. 8652, dt 31.07.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, nenit 10, shkronja c, nenit 12, shkronja a, nenit 14, neni 85, paragrafi i trete te ligjit nr 8308, dt 13.3.1998, “Per Transportet Rrugore” i ndryshuar, VKM nr 761, dt. 12.11.2014 “Per Shfuqizimin e Vendimint nr 637, 21.05.2008, te Keshillit te Ministrave, “Per Ndryshimin e Tarifave te Transportit Qytetas te Udhetareve, te miratuara me vendimin nr 146, dt. 26.2.1998, te Keshillit te Ministrave i ndryshuar, Vendimit te Keshillit Bashkiak, Tirane nr.25, dt16.5.2006 “Mbi Percaktimin e linjave te Transportit Qytetas te Udhetareve, Menyren e organizimit te Sherbimit dhe Ripercaktimi i Stacioneve te Qendrimit te Autobuzeve te Sherbimit ne keto Linja ( i ndryshuar), me propozim te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Keshilli Bashkiak.

Para Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

T i r a n ë!

I nderuar Z.kryetar!

Unë Fabian Topollari, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë dhe zv/kryetarit të Komisionit Juridik në Këshillin Bashkiak Tiranë, kërkoj nga ju konstatimin e pavlefshmërisë se Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si një akt te miratuar ne kundershtim flagrant me proceduren ligjore te percaktuar nga ligji nr. 8652, date 31.07.2000 per “Organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar dhe  Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, per miratimin e Vendimeve te Keshillit Bashkiak.

  • Akti për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte propozuar per shqyrtim dhe miratim ne forme verbale nga ana e Kryetarit te Bashkise Tirane ne fund te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane te dates 30.12.2015 dhe eshte miratuar po ne kete mbledhje pa ju vene ne dispozicion anetareve te Keshillit Bashkiak Tirane ne forme shkresore. Gjithashtu ky akt nuk ka qene ne shqyrtim ne mbledhjet e Komisioneve te Keshillit Bashkiak Tirane te zhvilluara sipas lajmerimit zyrtar te Kryetarit te Keshillit, ne dt 28.12.2015. Kjo procedure ka cenuar rende te drejten e secilit anetar te Keshillit Bashkiak Tirane, perfshi dhe mua, per tu njohur me kete akt, per te pasur mundesi ta keshillojne kete akt me zgjedhesit si dhe te drejten ligjore per ta amenduar aktin dhe permiresuar ate ne funksion te interesave te qytetareve te Tiranes. Gjithashtu mbledhja e Komisionit te Ligjeve ne KB menjehere pas propozimit te Kryetarit te Bashkise per kete akt, pa nje lajmerim paraprak te anetareve te Komisionit te Ligjeve ne Keshillin Bashkiak dhe shqyrtimi aty per aty nga ky komision i nje akti kaq te rendesishem, jo vetem pamundeson nje analize te plote te aktit, por pamundeson ushtrimin e rregullt te detyres nga ana e anetareve te komisionit te ligjeve ne Keshillin Bashkiak Tirane qe do duhet te kontrollojne paraprakisht aktin per bazueshmerine  ligjore te tij dhe perputhshmerine e tij me situaten e faktit .
  • Ne baze te nenit 116/c te Kodit te Procedurave Administrative do te konsiderohen akte absolutisht te pavlefshme ato akte qe jane nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji. Vendimi i Keshillit Bashkiak Tirane nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” eshte nje akt i miratuar nga nje organ kolegjial dhe si i tille do duhet te respektonte te gjitha kerkesat ligjore per proceduren e miratimit te Vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane. Procedura e miratimit te ketij vendimi bie ndesh ne menyre flagrante me proceduren e kerkuar nga ligji nr. 8652, dt 31.7.2000 per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, dhe Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, per miratimin e Vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane. Per kete arsye ky eshte nje akt i pavlefshem sepse ai eshte miratuar pa respektuar proceduren e kerkuar ligjore.

Neni 31/4/5 i ligjit nr  nr. 8652, dt 31.7.2000 per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar shprehimisht parashikon se: 4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

  1. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.

Ne menyre te qarte ligji parashikon detyrimin  e Kryetarit te Keshillit Bashkiak per njoftimin 5 dite perpara mbledhjes, te anetareve te keshillit me rendin e dites, e rrjedhimisht detyrimin per njoftimin e anetareve 5 dite perpara realizimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak, me projektvendimet dhe materialet qe Keshilli do duhet te shqyrtoje ne mbeldhjen e Keshillit Bashkiak.

Me pas, sipas percaktimit te ligjit, Keshilli Bashkiak miraton ne mbeldhje rendin e dites dhe procedon vetem me shqyrtimin e atyre akteve te miratuara nga Keshilli ne rendin e dites.

Jo pa qellim legjislatori ka vendosur  afatin 5 ditor per njohjen e anetareve te keshillit bashkiak me rendin e dites dhe aktet ne shqyrtim, ne menyre qe ti japet mundesi keshilltareve per te shqyrtuar impaktin qe ka VKB tek qytetaret. Gjithashtu afati 5 ditor eshte afat I domosdoshem ligjor qe secili keshilltar bashkiak te kete mundesi qe te konsultoje vendimmarrjen me qytetaret, te verifikojne te dhenat e faktit qe paraqiten nga administrata e bashkise, te verifikoje perputhshmerine e aktit me legjislacionin ne fuqi si dhe te jete ne gjendje te paraqesin oponencen e nevojshme dhe permiresime/ndryshime te aktit ne funksion te vendimarrjes se Keshillit Bashkiak.

Ne rastin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, nuk eshte respektuar procedura ligjore e sipercituar. Per shqyrtimin e ketij akti, keshilltaret as nuk jane njoftuar 5 dite perpara zhvillimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane dhe as Keshilli Bashkiak nuk ka miratuar ne votimin per rendin e dites mundesine e shqyrtimit te ketij akti ne mbledhjen e dt 30.12.2015.

Pavarsisht se percaktimet e ligjit 8652/2000 i ndryshuar per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” dhe neni 13 i Rregullores se Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane percaktojne detyrimin e Kryetarit te Keshillit Bashkiak per njoftimin e rendin te dites dhe te akteve ne shqyrtim, keshilltareve bashkiak, pese dite perpara mbledhjes se keshillit bashkiak, projektvendimi  për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte paraqitur per keshilltaret ne oret e vona te dates 30.12.2015 ne mbeldhjen e Keshillit Bashkiak Tirane nga vete Kryetari i Bashkise, me arsyetimin e nevojes urgjente te miratimit te ketij vendimi per shkak te pasojave qe mund te vinin si pasoje te nje greve te paralajmeruar nga operatoret e sherbimit urban, qe sipas kryetarit te bashkise do te pezullonin sherbimin urban ne qytetitn e Tiranes duke filluar nga data 1.1.2016, ne rast se Keshilli Bashkiak nuk miratonte indeksimin e cmimit urban ne mbledhjen e dt 30.12.2015.

Procedura e ndejkur nga Keshilli Bashkiak Tirane per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, bie ne kundershtim me proceduren e kerkuar nga ligji 8652/2000, i ndryshuar, per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” e specifikisht me nenin 31/4, si dhe me proceduren e kerkuar nga Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, e specifikisht me nenin 13/4 te saj,  sepse nuk eshte respektuar afati  pese ditore per njoftimin paraprak te anetareve te keshillit Bashkiak me kete projektvendim, nje afat i domosdoshem ky per anetaret e keshillit bashkiak per tu njohur me aktin dhe per te pasur ne dispozicion kohen e percaktuar nga ligji per te krijuar bindjen e tyre pro apo kunder aktit ne shqyrtim.

Gjithashtu ne preceduren e ndjekur per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, nuk eshte respektuar as neni 31/5 i ligjit 8652/2000, i ndryshuar per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, si dhe neni 13/5 i Rregullores se Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, i cili percakton se keshilli Bashkiak miraton rendin e dites dhe rrjedhimisht shqyrton vetem aktet e miratuara prej tij si pjese te rendit te dites. Projektvendimi i paraqitur nga Kryetari i Bashkise Tirane për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, ne oret e vona te dt 30.12.2015, nuk eshte miratuar per shqyrtim si pjese e rendit te dites nga Keshilli Bashkiak ne fillim te mbledhjes se dt 30.12.2015 dhe ky projektvendim eshte shqyrtuar dhe  miratuar nga Keshilli Bashkiak Tirane pa qene pjese e rendit te dites se mbeldhjes se dt 30.12.2015. Per te vertetuar kete pretendim mjafton te shqyrtohet nga gjykata  Procesverbali i mbeldhjes se dt 30.12.2015 ku ne fillim te asaj mbledhjeje Keshilli Bashkiak miraton 9 akte ne rendin e dites dhe me vone me propozim te Kryetarit te Bashkise shqyrton Projektvendimin për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, pa miratuar me pare nje shtese ne rendin e dites.

Procedura ligjore per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte shkelur edhe ne kuptim te nenit 35/1 te ligjit 8652/2000, i ndryshuar “Per Organizimn dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i cili kerkon ne menyre taskative zhvillimin e seancave te keshillimit me bashkesine ne rastin e shqyrtimit dhe miratimit te normave, standardeve e kritereve për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë Keshillit Bashkiak me ligj. E drejta E keshillit Bashkiak per percaktimin e cmimit te transportit qytetas eshte nje norme, standard, funksion qe rrjedh nga ligji nr. 8308, date 18.3.199,  “Per Transportet Rrugore”, i ndryshuar, dhe per kete arsye, Organi i Qeverisjes Vendore ne kuptim te nenit 35/1 te ligjit 8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, domosdoshmerisht do duhej te kryente konsulta dhe keshillime publike me bashkesine, perpara shqyrtimit dhe miratimit te ketij vendimi ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Jo vetem qe keto keshillime nuk jane realizuar nga asnje organ i njesise vendore Bashkia Tirane sepse nuk ekziston asnje procesverbal qe ta vertetoje kete, por organi qe e kishte kete detyrim, Keshilli Bashkiak Tirane, nga ana e tij eshte vene ne dijeni te ketij akti vetem 60 minuta perpara miratimit te tij ne oret e para te dt 31.12.2015, te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane te dt 30.12.2015.

Kryetari i Bashkise Tirane kerkoj shqyrtimin e ketij projektvendimi pa respektuar proceduren ligjore per miratimin e tij me arsyetimin e nje rasti urgjent per shkak te paralajmerimit te operatoreve te sherbimit qytetas per pezullimin e ketij sherbimi, ne rast se Keshilli nuk merrte vendim per indeksimin e cmimit.  As ligji 8652/2000, i ndyshuar per “Organizimin dhe Fnksionimin e Qeverisejes Vendore” dhe as Kodi i Procedurave Administrative nuk parashikojne mundesine e kapercimit te procedurave ligjore per miratimin e nje akti, ne rastin e nje urgjence. Per kete arsye, mos respektimi i procedurave ligjore per miratimin e nje akti nenligjor sic eshte ne kete rast VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, perben nje shkelje te rende te ligjit dhe e ben kete akt te pavlefshem ne kuptim te ligjit.

Gjithashtu marredhenia midis Bashkise se Tiranes dhe Operatoreve te licensuar per ofrimin e sherbimit qytetas, eshte nje marredhenie kontraktuale e cila ka parashikime te qarta per te dretjat dhe detyrimet e paleve si dhe rastet dhe pasojat kur nje nga palet e kontrates nuk zbaton detyrimet kontraktuale, nuk pranon te permbush percaktimet e kontrates etj. Duke qene se jemi ne nje marredhenie detyrimore qe rrjedh nga nje kontrate midis Bashkise se Tiranes dhe Operatorit te sherbimit qytetas, edhe rastet e nevojes dhe urgjences do duhet te jene te percaktuara qartazi ne kontraten midis paleve, si dhe do duhet te jene te percaktuar qartazi ne kontrate pasojat e mundshme per palet ne rastin e nje urgjence apo force madhore dhe kurrsesi nuk shtrohet nevoja e shkeljes se procedures ligjore per miratimin e nje VKB-je, per sa kohe kontrata e lidhur midis paleve nuk e parashikon nje mundesi te tille.

Gjithashtu  pretendimi i paraqitur nga Kryetari i Bashkise ne mbledhjene Keshillit Bashkiak Tirane te dt. 30.12.2015 se mosindeksimi i cmimit do te sillte pezullim te sherbimit te transportit urban qytetas nga ana e operatoreve te licensuar te transportit qytetas, jo vetem perben nje kercenim te paligjshem per te nderprere sherbimin nga operatoret ekonomik por kurrsesi nuk mund te sherbeje si “urgjence” per rishikimin e tarifes dhe cenimin e te drejtave te qytetareve. Greva e njoftuar ne takime me zyrtare te Bashkise se Tiranes dhe anoncuar nga ana e Kryetarit te Bashkise ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, eshte nje akt i paligjshem, qe bie ndesh me kontraten dhe si i tille nuk mund te konsiderohet urgjence, por nje akt i paster kercenimi qe demton interesat e qytetareve te Tiranes, si dhe nuk mund te cilesohet “force madhore” sepse forca madhore eshte nje ngjarje apo veprim i pavarur nga vullneti i paleve kontraktore, nderkohe qe kercenimi per greve eshte akt i njeres prej paleve kontraktore dhe shprehje e qarte e vullnetit te saj per te mos respektuar kontraten.

Keshilli Bashkiak eshte organi perfaqesues ne Njesine Vendore te qytetareve dhe interesave te tyre, e per kete arsye ne vendimarrjen e tij do duhet te kete se pari parasysh mbrojtjen e interesave te qytetareve te Tiranes. Per kete arsye rritja e cmimit te biletes se transportit qytetas me rreth 40% ne menyre te menjehershme, pa u konsultuar me pare me komunitetin, pa pasur me pare ne dispozicion nje analize financiare te efekteve mbi qytetaret e Tiranes, si dhe pa pasur ne dispozicion nje analize  te thelluar mbi impaktet negative dhe pozitive qe sjelle nje vendimarrje e tille mbi qytetaret, sigurisht qe krijon bindjen se ne kete rast cenohet rende interesi publik dhe favorizohen ne menyre te paarsyetuar dhe ne kundershtim me kontratat e lidhura me Bashkine e Tiranes, vetem disa operatore ekonomike.

  • Gjithashtu,VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si ne titull dhe ne permbajtje, percakton indeksimin e cmimit te biletes se transporit urban qytetas. Ky indeksim ne piken 1 te VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte rreth 33% per cmimin e biletes se transportit qytetas per nje udhetim vajtje ose ardhje dhe rreth 50% per cmimin e biletes se pajtimit mujor ne sherbimin e transportit urban qytetas. Me indeksim te cmimit te nje produkti kuptohet pershtatja e cmimit te atij produkti ne perputhje me ndryshimin e kostove per ofrimin e ketij produkti. Nqs akti do te shoqerohej me nje relacion te hollsishem financiar, do te vertetohej qe ne kete rast nuk jemi perpara nje indeksimi te cmimit te biletes se transporitit qytetas, por nje rritje te ndjeshme te cmimit te transportit urban qytetas, nje rritje qe kalon disa here dhe vleren e inflacionit total te cmimeve ne keto 8 vite (periudha e ndryshimit te cmimit te biletes se transportit urban per here te fundit), cka provon nga ana e saj mosperputhjen midis qellimit te aktit dhe permbajtjes se tij. Se pari, indeksimi prej afro 40% te biletes se transportit qytetas nuk ka asnje mbeshtjetje ekonomike as ne perllogaritjen e inflacionit vjetor te 8 viteve te fundit ne vend (kohe kur eshte percaktuar per here te fundit cmimi i biletes se transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes) dhe as ne perllogaritjen e ndryshimit te kostove te ketij sherbimi ne 8 vitet e fundit. Sa per shembull dua te ve ne vemendje te kesaj gjykate se ne kohen e miratimit te VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, cmimi i naftes ne burse, qe eshte produkti kryesor i cili percakton kostot e sherbimit te transporit qytetas, ka qene me i ulet se perpara 8 vitesh, kohe kur per here te fundit eshte percaktuar cmimi i biletes se transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes dhe njesite e tjera administrative pjese e Bashkise se Tiranes sot. Se dyti, Keshilli i Bashkiak Tirane si organi kompetent per percaktimin e tarifes se biletes se transportit qytetas, ne kohen e marrjes se ketij vendimi, nuk ka pasur ne dispozicion asnje raport ekonomik dhe asnje te dhene zyrtare mbi perllogaritjen e inflacionit dhe kostot e sherbimit te transportit qytetas dhe per kete arsye vendimi i Keshillit Bashkiak per indeksimin e cmimit te transporit qytetas eshte marre duke mos u mbeshtetur ne fakte dhe ne prova.
  • Po ashtu VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, jo vetem ka percaktuar cmimin e ri te transportit qytetas ne piken 1 te saj, por gjithashtu, ne piket ne vijim te kesaj VKB-je, ka sanksionuar dhe nje formule te re per indeksimin e ketij cmimi  here pas here, kur te plotesohen kriteret dhe kushtet e percaktuara ne kete VKB. Perpos percaktimit te nje formule per indeksimin e cmimit te biletes se transportit qytetas here pas here, ne piken 2.4 te kesaj VKB-je, ngarkohet Kryetari i Bashkise qe te aprovoje indeksimin mbi bazen e formules se percaktuar nga VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” dhe praktikisht mundesine e Kryetarit te Bashkise per te percaktuar here pas here cmim te ri te transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes. Ky percaktim bie ne kundershtim te hapur me ligjin  8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” si dhe me ligjin nr. 8303, dt 18.3.1998 “Per Transportet Rrugore”, i ndryshuar, te cilet percaktojne qartazi se vetem  Keshilli Bashkiak eshte organi kompetent per te percaktuar cmimin e biletes se transportit qytetas. Perkunder percaktimeve ligjore,  nenit 2.4 i VKB-se nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, autorizon Kryetarin e Bashkise dhe jo Keshillin Bashkiak me te drejten e ndryshimit te cmimit te transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes, duke i dhene ne kete menyre Kryetarit te Bashkise nje kompetence qe ligji ja jep nje tjeter organi te pushtetit vendor.  Delegimi i kompetences se KB tek Kryetari e shnderron kete te fundit nga nje organ ekzekutiv, ne nje organ vendimmarres, ne kundershtim me rolin kushtetues te tij, si dhe ne kundershtim me ndarjen e qarte te detyrave qe Kushtetuta ben per KB dhe Kryetarin. Duke qene se VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si nje akt nenligjor, bie ndesh me ligjin nr.  8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” si dhe me ligjin nr. 8303, dt 18.3.1998 “Per Transportet Rrugore”, ai duhet te shpallet i pavlefshem dhe te anullohet teresisht nga kjo gjykate.
  • Gjithashtu unë cmoj se VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, jo vetem duhet te deklarohet nga ju si nje akt i pavlefshem, por gjithashtu mund të sjell dëme shumë të rënda,e pasoja te pariparueshme, për Institucionin e Bashkisë së Tiranës si dhe për Qytetaret e Tiranës nëqoftëse lejohet ekzekutimi i këtij VKB-je, deri në gjykimin në themel të cështjes. Percaktimi i nje cmimi te ri te rritur per transportin urban qytetas, me ane te nje akti te pavlefshem, demton interesin e qytetareve per sa kohe ata do duhet te paguajne tarifa me te larta dhe abuzive per transportin qytetas. Po ashtu, zbatimi i ketij akti te pavlefshem demton interesin e Bashkise se Tiranes e cila nga njera ane demtohet per shkak te ndryshimit ne disfavor te saj te termave te kontrates te lidhur midis saj dhe Operatoreve Ekonomike si dhe nga ana tjeter demtohet ne qellimin e veprimtarise se Bashkise qe eshte mbrojtja e interesit publik te qytetareve te Tiranes. Për këtë arsye kërkoj marrjen e masës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e Vendimit të Këshilit Bashkiak nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” ,deri në gjykimin përfundimtar të cështjes.  Duke u bazuar në nenet përfundimtare të kesaj VKB-je, ju bëjë me dije se në bazë të dy pikave të fundit të saj, e specifikisht pikave 7 dhe 8 të VKB  66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas shpalljes të tij dhe efektet financiare per ndryshimin e cmimit te biletes se sherbimit urban qytetas ne Tirane nga 30 leke ne 40 leke, fillojne prej dates 1.2.2016.

Duke u bazuar në nenin 28/1 të ligjit 49/2012 për “Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” gjykojmë se jemi në kushtet e nevojës së marrjes së masës së sigurimit të padisë për sa kohë dhënia efekte të këtij Vendimi që kundërshtohet deri në gjykimin në themel të cështjes, do të sillte pasoja të rënda dhe të parikuperueshme si për Bashkinë Tiranë ashtu edhe për perdoruesit e sherbimit urban qytetas ne Tiranë sepse pjesa e tarifes se shtuar te cmimit te transportit urban qytetas eshte veshtire e llogaritshme dhe absolutisht e pamundur per tu kthyer tek qytetaret. Pagimi nga qytetaret te nje cmimi te paligjshem per sherbimin urban qytetas krijon pasoja te renda dhe te parikuperueshme si per Bashkinë Tiranë dhe ne menyre te vecante per perdoruesit e sherbimit urban qe do paguajne nje tarife sherbimi te paligjshem. Gjithashtu rikuperimi i këtyre pasojave në rast të krijimit të tyre nga hyrja në fuqi dhe dhënia efekte juridike për një kohë i VKB te pavlefshëm nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, është shumë i vështire dhe pothuaj i pamundur për tu realizuar.

Për të gjitha këto arsye unë kërkoj pranimin e padisë sipas objektit të saj.

P A D I T Ë S I

Fabian Topollari

Adresa: Rruga “Bulevardi Zhan Dark”, Selia qendrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë.

Read More
01 Shk
0

Prokuroria procedon Bushatin për interesat e qeverisë dhe klientelës së saj

Prokurori Enklid Gjini, ndryshe i njohur si Prokurori i Konstandinit të Partisë, që bëri lehtësitë maksimale për të, edhe pse djali i miqve të Edi Ramës mori jetën e 4 personave, sot sërish nën urdhrat e partise, kujtohet pas 2 vitesh për të dërguar për gjykim anëtaren e Kryesisë së PD-së, kryetaren e Departamentit për Administratën Publike, Endira Bushati.

Ky procedim penal i nisur që në vitin 2014 që në fillimet e tij kishte vetëm një qëllim: mjetin e fundit për të kapur Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares së atëhershme të AMA-s.

Të gjithë e mbajnë mend, sesi mazhoranca e Ramës, u bë qesharake në përpjekjet e saj për të ndërprerë mandatin e kryetares së AMAs dhe për t’ia dhuruar këtë institucion klientëve të vet mediatikë.

Pasi dështoi me 2 amendime ligjore dhe 3 memo, në vitin 2014, Rama dhe klientët e vet mediatikë, gjetën “prokurorin e duhur”, për të përdorur mjetin e fundit, atë të pezullimit nga detyra të kryetares së institucionit.

Dhe pasi Gjykata e Apelit e riktheu në detyrë Endira Bushatin, në panik dhe në urgjencë, jashtë rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit, zgjodhën në krye të AMAs, në kundërshtim flagrant me ligjin, njeriun e klientit mediatik.

Por, nuk u mjaftuan me kaq. Pasi ky prokuror për një vit rresht nuk kreu asnjë veprim hetimor dhe asnjë njoftim, në kundërshtim flagrant me Kodin e procedurës Penale, u kujtua ta dërgojë atë në gjykatë me një akuzë qesharake të formuluar në zyrat e televizioneve klienteliste të Ramës.

Akuza se, AMA ka lejuar piraterinë, sepse ka detyruar televizionet kabllore që të mbartnin hapur dhe falas televizonet kombëtare, të cilat nuk shtrihen në 80 % të territorit sic e përcakton ligji, jo vetëm është qesharake nga pikëpamja juridike, por dëshmon dhe se prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, por vetëm është perdorur  politikisht.

Që televizionet kombëtare të mbarten falas dhe pa pagesë, nga çdo rrjet apo platformë, jo vetëm është në përputhje me ligjin shqiptar, por është dhe në përputhje me direktivat evropiane në këtë fushë.

Ky akt i prokurorisë është tërësisht në përputhje me interesat klienteliste të televizioneve kombëtare, që këta të fundit të mbështeten vetëm në një platformë dhe për të detyruar shqiptarët të blejnë me çmim të lartë kartën e kësaj platforme, për diçka që ligji ua njeh ta marrin falas.

Po kështu, ky akt i prokurorisë është në vazhdën e veprimeve të Ramës, për t’i mbyllur gojën opozitës, për denoncimet e saj, me padi e akuza të trilluara dhe për të frikësuar çdo media të lirë të mbetur ende në vend, përmes presionit nga monopoli mediatik në dorën e tij.

Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e hetimeve për çdo ish zyrtar, apo zyrtar të saj, por u bën thirrje njerëzve të drejtësisë të mos tremben nga presionet e Ramës, të hapin ligjin e të mbyllin telefonat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre.


Deklarata për mediat e deputetit Luciano Boçi, 1 Shkurt 2016

 

Read More
01 Shk
0

Skandali, Rama mashtron për makinën e Shullazit, fsheh futjen e saj në doganë

Pas denoncimit që bëmë dje për Futjen në doganën e Durrësit të Emiliano Shullazit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua, Edi Rama vuri në shërbim të tij, gjithë shtetin dhe nxori një dokument, që në fakt vërteton akuzën tonë.

Vërteton kapjen e Doganave me Qebinin e dyshes Tahiri-Shullazi.

Dokumenti që nxori Edi Rama, ky dokument që shihni në ekran, tregon DALJEN e Shullazit nga dogana e Durrësit me një automjet Audi Q7 me targa AA 655 ME. E thotë vetë dokumenti: Dalja me 25 janar, ora 21.20.

Por dokumenti nuk tregon momentin e hyrjes, pikërisht atë moment që denoncuam dje.

Sepse Shullazi është kthyer 3 ditë më pas me makinë tjetër. Me makinë të blinduar. Dhe as nuk është ndalur e as nuk është kontrolluar.

Ku është dokumenti, dhe procesverbali i kontrollit gjatë futjes me 28 janar të Emiliano Shullazit me një makinë tjetër, të blinduar, në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës?

Me qëllim Rama mundohet të mashtrojë. Tregon një dokument tjetër për tjetër, për të mbuluar skandalin. Nuk sqaron dhe as hesht. Jo, jo. Mashtron! Mashtron për llogari të Emiliano Shullazit.

Pikërisht këtë denoncoi dje Partia Demokratike.

Me mashtrimin e tij, Edi Rama konfirmon publikisht dhe zyrtarisht lidhjen me Emiliano Shullazin dhe vërteton se ka vënë shtetin në shërbim të tij.

Siç ka vënë në shërbim të tij sektorin e forcave operacionale të Tiranës, që në vend që të luftojë krimin, kujdeset për sigurinë e Shullazit dhe kryen shpesh porositë e tij.

Ky është shteti i inkriminuar i Edi Ramës. Këto janë lidhjet e tij skandaloze me krimin. Po vjen dita që qytetarët ti shkëpusin këto lidhje të krimit me qeverinë, të kthejnë rendin, ligjin dhe demokracinë në vend.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 1 Shkurt 2016

 

Read More
31 Jan
0

Të rinjtë e djathtë kërkesë qeverisë për punësim dhe edukim

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ndodhet në Vienë të Austrisë, në Samitin e të rinjve europianë demokratë, organizuar nga Insituti Ndërkombëtar Republikan.

Drejtues të 15 forumeve rinore dhe anëtare të të rinjve të Partive Popullore Europiane, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga qeveritë aktuale në Europë vëmendje më të madhe ndaj problemeve të të rinjve me theks të veçantë papunësinë dhe edukimin.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se: Individët dhe organizatat me identitet të qartë dhe integritet, janë guri i themelit për një demokraci funksionale.

Pjesëmarrësit jane drejtues te forumeve rinore nga Britania e Madhe, Gjermania,  Hollanda, Portugalia, Kroacia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Greqia, Serbia, Polonia, Hungaria.


 

 Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Janar 2016

 

IMG-20160131-WA0003

Read More
31 Jan
0

Nesër nis zbatimin gjoba korruptive e Erion Veliajt, qytetarët t’i bëjnë rezistencë

 

Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.

Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha.

Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet.


 Deklaratë e këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo, 31 Janar 2016

Read More
31 Jan
0

Tahiri-Shullazi caktojnë njeriun e tyre në krye të doganave

Emërimet e personave me lidhje kriminale në poste kyçe vazhdojnë. Kapja e shtetit, kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në Polici, Tatime, Dogana dhe kudo ku merren vendime të rëndësishme.

Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor.

Pikërisht Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve.

Duke caktuar si zv/drejtor të Përgjithshëm të Doganave, këtë lidhje të fortë të ciftit Tahiri-Shullazi dhe bandës që kontrollon Tiranën dhe Durrësin, krimi ka siguruar përfundimisht traun e doganës për aktivitetet e veta.

Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë.

Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit.

Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre për të larguar sundimin e krimit, dhe për tia kthyer doganat dhe policinë interesit publik, interesave të vendit.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 31 Janar 2016

 

Read More