Blog

24 Sht
0

PD çon në Kushtetuese ligjin e aferës 600 milionë euro që ndalon dhe hetimin e autorëve, dhe depoziton projektligjin për hetim ndërkombëtar të korrupsionit me CEZ

Skandali i CEZ po merr çdo ditë përmasa tronditëse dhe provat e dëshmitë e reja po hedhin dritë për përfshirjen e drejtpërdrejtë në këtë skemë të korrupsionit më të madh në historinë e vendit, të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Eshtë konfirmuar publikisht tashmë se falja e 600 milionë eurove kompanisë CEZ, kjo afere kriminale, dhe dëmi i tmerrshëm financiar që i është bërë vendit, ka për autorë dhe përfitues, hartuesit dhe votuesit e marrëveshjes anti-kushtetuese në parlament, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Tani që dëshmitë e njëpasnjëshme po nxjerrin në dritë përmasat e kësaj afere korruptive, Edi Rama dhe Ilir Meta janë ri-bashkuar në pakt kriminal. Edi Rama ka nevojë për mbrojtje në aferën e 600 milionë euro fatura të njohura nga CEZ, që ai ja ka falur apo ka ndarë me CEZ. Ilir Meta ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë teksa akuzohet për aferën 135 milionë euro DIA-CEZ.

Të bashkuar në krim, Rama dhe Meta po bëjnë gjithçka për të mbyllur mundësitë e hetimit dhe për të fshehur vjedhjen më të madhe të pasurisë së shqiptarëve ku janë të dy dorëbrenda.

Partia Demokratike e denoncoi këtë krim që ditën e pare. Ne dërguam për ndjekje penale CEZ, DIA dhe këdo që ishte përfshirë në këtë aferë të tmerrshme korruptive. Por me ardhjen e tyre në pushtet Rama dhe Meta nxituan të mbyllnin marrëveshjen me CEZ dhe të ndalonin me ligj, e përsëris me ligj, ndjekjen penale të të dyshuarve kryesorë, akt ky i paprecedent në historinë e vendit.

Sot kur kjo dyshe duket se po përgatitet të ndalë hetimin e Jozef Hejsek, drejtorit të CEZ për llogari të Edi Ramës dhe aferës së tij 600 milion euro dhe për llogari të Ilir Metës dhe aferës 135 milion euro me Kastriot Ismailajn, dua tiu informoj se në fillim të javës së ardhshme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ta deklaruar si antikushtetues e për ta hedhur poshtë ligjin, pra marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. S.”.

Partia Demokratike argumenton qartë në kërkesën e saj se ky akt dëmton interesat financiare të shtetit shqiptar dhe ngarkon me borxh të tmerrshëm çdo qytetar të vendit, dhe kjo si pasojë e drejtpërdrejtë e aferës më të madhe korruptive të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Po ashtu, dua tiu informoj sot se Partia Demokratike ditën e hënë do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë projekt-ligjin që bën të mundur hetimin e plotë ndërkombëtar të kësaj afere korruptive.

Ne e kemi të qartë se Edi Rama dhe Ilir Meta s’do të lejonin një hetim të plotë e të pandikuar nga prokuroria e vendit. Me pushtetin e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit, ata do të ndikonin hetimin dhe do ta mbyllnin atë sipas interesit të tyre.

Vetëm një hetim me prokurorë ndërkombëtar me kompetenca të plota për të hetuar, kontrolluar dhe analizuar të gjithë aferën, të pandikuar nga dy personat e përfshirë në këtë aferë, si përgjegjësit kryesorë, pra Edi Rama dhe Ilir Meta, do të sillte drejtësi për këtë skandal me përmasa qindra milionë euro.

Vetëm pak orë më parë, përmes një videoje që u transmetua nga televizioni News 24, ne pamë se si një dëshmitar kyç, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, edhe pse nën mbrojtjen e policisë, është tërësisht vulnerabël, i sulmueshëm, dhe ndaj tij bëhet shantazh. Kërcënohet pikërisht dëshmitari, i cili nxjerr zbuluar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë djegur çdo mundësi për hetim të kësaj afere. Ndaj hetimi ndërkombëtar është e vetmja rrugëzgjidhje, në shërbim të vendit dhe interesave të qytetarëve.


Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Eduard Halimi, 24 Shtator 2015

 

Read More
24 Sht
0

Nuk ka pasur kërkesë për ulje çmimi, dokumentacioni i plotë për skandalin e CEZ

Prej disa ditësh, të zënë me presh në duar nga avokatët e vetë qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, segmente të mazhorancës dhe persona në hetim, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë opinionin publik lidhur me thelbin e këtij hetimi dhe se çfare ka ndodhur në të vërtetë.

Për të sqaruar opinionin publik dhe për të denoncuar këto përpjekje të dëshperuara të të implikuarve në këtë çështje, po paraqes faktet dhe dokumentet e mëposhtme;

  1. Siç është thënë shumë herë, kontrata e privatizimit të CEZ ka qënë e shoqëruar me një garanci bankare të Bankës Botërore prej 60 milionë Euro, e cila mund të tërhiqej nga CEZ në rastet kur ERE nuk kishte marrë vendim në përputhje me kontratën lidhur me borxhin e keq sipas studimit qe do të bënte Deloitte, kompania ndërkombëtare e zgjedhur nga të dy palët.
  2. ERE në vitin 2011, pas publikimit të raportit nga Deloitte, vendosi çmimin 2.8 lekë duke mos e marrë në konsideratë raportin e Deloitte për nivelin prej 16.85% të borxhit të keq. Pra faturave të papaguara të energjisë elektrike.
  3. Kjo solli kërkesën e CEZ drejtuar Bankes Boterore dhe Qeverise Shqiptare, per te sekuestruar garancine prej 60 milionë euro në datën 25 nëntor 2011.
  4. Banka Botërore, në rolin e arbitrit dhe garantuesit të marrëveshjes, pas vlerësimeve të saj teknike, njoftoi institucionet shqiptare dhe CEZ, me letrën e saj të datës 14 Dhjetor 2011, ku qeveritarët e akuzuar nuk janë të interesuar ta nxjerrin. Në këtë letër Banka Botërore shkruan se;
  5. Qeveria shqiptare për shkak të vendimit të mësipërm të ERE-s rrezikonte humbjen e 60 milionë eurove.
  6. Ajo mbështeste qeverinë për te gjetur një zgjidhje të drejte dhe të qëndrueshme dhe se për të arritur këtë, ERE duhej të miratonte nivelin e borxhit të keq 16.85% dhe të reflektontë këtë gjë në tarifat përkatëse.
  7. Kjo zgjidhje konsiderohej nga Banka Boterore si në perputhje me praktikat më të mira dhe në përputhje me interpretimin e saj për deklaratën rregullatore për borxhin e keq.
  8. Nëse bëhej kjo, kërkesa e CEZ për të sekuestruar garancinë bankare të mbajtur prej saj, nuk do të ekzekutohej.

Ndërkaq, siç pretendohet se ishte ulur çmimi, CEZ kishte rrëzuar me vendim gjykate vendimin e ERE për çmimin prej 2.8 lekësh që lidhej me llogaritjen e borxhit të keq në nivelin 14 % ( jo 16.85 siç thotë audituesi ndërkombëtar Deloitte) dhe për këtë arsye nuk paguante prej muajsh energjinë që merrte nga KESH, duke e çuar në vështirësi financiare.

Letra që përflitet e Ministrisë së Financave që tundin ata që janë të akuzuar me shpresë që të manipulojnë opinionin publik por edhe provat me shpresën se mund të mbulojnë skandalin e CEZ dhe të kompanisë DIA, pa e lexuar në asnjë rast përmbajtjen e saj, kjo letër është përgjigje ndaj nje letre të ERE ku njoftonte insitucionet ashtu edhe Ministrinë e Financave e cila u përfshi në çështje nga dhjetori i vitit 2011 për shkak të garancisë, ku deklraronte masat që ajo mendonte të ndërmerrte pas rekomandimit të Bankës Botërore për të shëndoshur sektorin energjitik shqiptar.

Në këtë letër, nuk ka asnjë kërkesë për ulje çmimi, apo as dhe një opinion se sa duhej të miratohej çmimi, pasi kjo është një e drejte ekskluzive e ERE. Letra mbështet programin e ERE në kushtet që të jetë i bazuar në kuadrin ligjor respektiv, në rekomandimet e Bankës Boterore, në heqjen e rrezikut që vendi kishte në procese gjyqesore vendore dhe ndërkombëtare që do të përfundonte me sekuestrimin e 60 milionë eurove si dhe në funksion të garantimit të furnizimit me energji elektrike të pandërprerë për popullatën pa rritur çmimin për konsumatorët. Pra kjo është letra që tundet nga të akuzurit. Sigurisht që mes institucioneve ka komunikim dhe aq më tepër që isha në rolin e garantuesit të një gjobe që mund ti vihej vendit prej 60 milionë eurosh, kur efekti i çmimit të diskutueshëm ishte 10 milionë euro.

Për ta përmbledhur, Ministria e Financave nuk ka thënë as më shumë dhe as me pak, nga ajo që Banka Botërore i ka thënë qeverisë shqiptare dhe vetë ERE. Aq është e vërtetë kjo, sa ne Vendimin e ERE për të miratuar borxhin e keq, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok thuhet se [citoj] “letra e Ministrisë së Financave ne cilesine e garantorit mbështet propozimin e Bankës Botërore”.

Në përfundim, faktet që ka konstatuar vetë avokati i qeverisë shqiptare, në letrën e tij drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentet ka dalë në konkluzion se në vitin 2012, çmimi i KESH është rritur me 48%, dhe nuk është ulur siç pretendojnë,  dhe se kjo siç duket ka sjellë prishjen e pazareve mes DIA dhe atyre që janë të lidhur me të  dhe CEZ. Për saktësi ju lutem referoheni paragrafit 1743 në faqen 31 të raportit të vetë konsulentit ndërkombëtar.

Partia Demokratike ka kërkuar dhe kërkon një hetim ndërkombëtar për këtë çështje si dhe dorëheqjen e Ilir Metës për t’i hapur rrugën një hetimi të plotë dhe të drejtë të kësaj çështje. Faktet e fundit për kërcënim deshmitarësh janë përpjekje të pushtetarëve për të mbyllur hetimin e këtij rasti të paprecedentë dhe manipulimi me faktet dhe të vërtetat po ashtu është një devijim nga vëmëndja e publikut lidhur me aferën tepër të rëndë, si në rastin e raportit të DIA-s ashtu si me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit të CEZ, ku qindra milionë euro iu falën në mënyrë të paargumentuar, dhe ku u bllokua çdo proces penal të personave të implikuar në çështjen me CEZ. Mbetemi të vendosur për ti hapur rrugën një hetimi ndërkombëtar.


Deklaratë për shtyp e ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, 24 Shtator 2015

 

Read More
23 Sht
0

Ligji i qeverisë, 1/7 e jetës burg për një stekë cigare

Të nderuar kolegë deputetë

Ne këto ditë presim në vijë në Kuvend projekligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin Penal. Për një stekë cigare të padeklaruar çdo shqiptar do ndërshkohet nëse kapet në kufi (vetëm dy steka lejon ligji) dhe nëse ke stekën e tretë do të dënohesh me 10 vite burg. Pra një shqiptar që jeton mesatarisht 70-80 vite duhet të kalojë një të tetën apo të shtatën e jetës së tij për një stekë cigare. Po cili vend në botë e ka këtë gjë? Vetem ne kështu?! Le të marrim SHBA-të me legjislacionin më të shpër në botë kundër evazionit e ka gjobë deri në 250 mijë dollarë dhe burg deri në 5 vite, nesë përfshihet në krime tatimore. Projekligji është plot me difekte por dua të përsëris sërish. Nëse këto shifra nuk janë si këto që po deklaroj unë largohem nga ky parlament.

Le të shohim shifrat. Në vitin 2013, në energjike shifrat nga shitjet janë 37.7 miliardë lekë dhe në 2014 janë 38.8, pra e një rritje natyrore. Janë mbledhur edhe 10 miliardë lekë shtesë nga fatura të papaguara për periudhën 2007-2013. Por ama në 2014 janë 14 miliardë lekë fatura të papaguara. Ky është suksesi?! Pyetja që mund të lindë është kaq të zi jemi ne shqiptarët?! Që nuk paguajmë taksa?! Le të shikojmë shifrat. Mua më rezulton janë më të mira se shumë nga vende që na rrethojnë dhe se ato ku duam të anëtarësohemi. FMN thotë që TVSH mblidhet mirë nëse mblidhet 0.4 % për 1 % shkallë tatimore. Pra shqipëria duhet të mbledhë 8 % të GBD-së në TVSH. Por sot mbledh 9.2 %, pra 1.2 % më shumë ose 150 milionë dollarë. Shqiptarët padrejtësisht i paguajnë shtetit të tyre 150 milionë dollarë më shumë. Ky është fakt. Austria mbledh vetëm 7.7 %, Franca 6.8 %, Belgjika me TVSH 21 % e ka 6.1 %, Italia me shkallë 22 % mbledh 5.2 %. Këto shifra na çojnë tek pyetja tjetër llogjike. Për çfarë do të bëjë ky ligj nëse miratohet? Vetëm korrupsioni do të rritet me gjobat 100 milionëshe dhe të jeni të bindur se inspektorë të pandërgjegjshëm do të bëjnë presion për të marrë një të dhjetën e gjobës vetëm për të mos zbardhur gjobën. Të ardhurat do të bien siç po e konfirmojnë shifrat. Papunësia do të rritet dhe po ashtu varfëria. Investimet do të ulen.

Qeveria kërkon të shmangë edhe ngjarje më të mëdha ku është përfsirë lidershipi i kësaj maxhorance. Mbrëmë jemi njohur me një tjetër skandal që do njihemi më shumë në ditët në vijim. Për ta mbyllur, po them një barcaletë të fundit që po qarkullon. Një qytetar hyn në dyqan dhe blen një televizon dhe pasi nuk merr mallin. Të dera e dyqanin e pret polici dhe i thotë që meqë nuk e paske kuponin, 30 metra larg dyqanit do gjobitesh me 5 milionë lekë dhe dyqani me 100 milionë lekë. i vetmi që fiton është shteti. Qytetari ska shpëtim por shpëtim ka vetëm nëse aty afër është Audi me target AA003GB.


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Florion Mima, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Ligji i qeverisë, 1/7 e jetës burg për një stekë cigare

Të nderuar kolegë deputetë

Ne këto ditë presim në vijë në Kuvend projekligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin Penal. Për një stekë cigare të padeklaruar çdo shqiptar do ndërshkohet nëse kapet në kufi (vetëm dy steka lejon ligji) dhe nëse ke stekën e tretë do të dënohesh me 10 vite burg. Pra një shqiptar që jeton mesatarisht 70-80 vite duhet të kalojë një të tetën apo të shtatën e jetës së tij për një stekë cigare. Po cili vend në botë e ka këtë gjë? Vetem ne kështu?! Le të marrim SHBA-të me legjislacionin më të shpër në botë kundër evazionit e ka gjobë deri në 250 mijë dollarë dhe burg deri në 5 vite, nesë përfshihet në krime tatimore. Projekligji është plot me difekte por dua të përsëris sërish. Nëse këto shifra nuk janë si këto që po deklaroj unë largohem nga ky parlament.

Le të shohim shifrat. Në vitin 2013, në energjike shifrat nga shitjet janë 37.7 miliardë lekë dhe në 2014 janë 38.8, pra e një rritje natyrore. Janë mbledhur edhe 10 miliardë lekë shtesë nga fatura të papaguara për periudhën 2007-2013. Por ama në 2014 janë 14 miliardë lekë fatura të papaguara. Ky është suksesi?! Pyetja që mund të lindë është kaq të zi jemi ne shqiptarët?! Që nuk paguajmë taksa?! Le të shikojmë shifrat. Mua më rezulton janë më të mira se shumë nga vende që na rrethojnë dhe se ato ku duam të anëtarësohemi. FMN thotë që TVSH mblidhet mirë nëse mblidhet 0.4 % për 1 % shkallë tatimore. Pra shqipëria duhet të mbledhë 8 % të GBD-së në TVSH. Por sot mbledh 9.2 %, pra 1.2 % më shumë ose 150 milionë dollarë. Shqiptarët padrejtësisht i paguajnë shtetit të tyre 150 milionë dollarë më shumë. Ky është fakt. Austria mbledh vetëm 7.7 %, Franca 6.8 %, Belgjika me TVSH 21 % e ka 6.1 %, Italia me shkallë 22 % mbledh 5.2 %. Këto shifra na çojnë tek pyetja tjetër llogjike. Për çfarë do të bëjë ky ligj nëse miratohet? Vetëm korrupsioni do të rritet me gjobat 100 milionëshe dhe të jeni të bindur se inspektorë të pandërgjegjshëm do të bëjnë presion për të marrë një të dhjetën e gjobës vetëm për të mos zbardhur gjobën. Të ardhurat do të bien siç po e konfirmojnë shifrat. Papunësia do të rritet dhe po ashtu varfëria. Investimet do të ulen.

Qeveria kërkon të shmangë edhe ngjarje më të mëdha ku është përfsirë lidershipi i kësaj maxhorance. Mbrëmë jemi njohur me një tjetër skandal që do njihemi më shumë në ditët në vijim. Për ta mbyllur, po them një barcaletë të fundit që po qarkullon. Një qytetar hyn në dyqan dhe blen një televizon dhe pasi nuk merr mallin. Të dera e dyqanin e pret polici dhe i thotë që meqë nuk e paske kuponin, 30 metra larg dyqanit do gjobitesh me 5 milionë lekë dhe dyqani me 100 milionë lekë. i vetmi që fiton është shteti. Qytetari ska shpëtim por shpëtim ka vetëm nëse aty afër është Audi me target AA003GB.


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Florion Mima, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Kundër informalitetit, kundër kërbaçit

Kemi dëgjuar këto ditë, pa fund, propagandën e re të qeverisë, e cila po shet aksonin e saj të fundit si një aksion që paskërka mbi dy vite që hartohet e zhvillohet, e që analiza të tëra risku, plane pune e përgatitje qenkan mbas kësaj vepre të re të qeverisë. U përpoqa të gjeja në diskutime mediatike të kolegëve të kohëve të fundit për të parë dhe unë se ku ishte ky plan strategjik për informalitetin, se çfarë kish bërë qeveria këto dy vite por nuk gjeta asjgë. 300 ditët e dyta thoshte kryeministri lufta ndaj korrupsionit! Nga prilli i këtij vitit thoshin ka nisur asioni më i madh ndonjëherë i dëgjuar në historinë e vendit për luftën ndaj abuzimeve me karburantet! Asgjë tjetër! Përveç këtyre deklaratave, asgjë tjetër, asnjë infoamcion, asnjë plan pune, asnjë rezultat as dhe i këtyre dy të fundit të lancuara! Asnjë për be!

Nga gushti, kur gropa e tatimeve thellohej gjithnjë e më shumë, kur të ardhurat nga taksa e rritur e qarkullimit nuk po mblidheshin dot, kur trau i doganave ishte ngritur për maunet e kontrabandës qeveria u kujtua të bëjë shtet, duke filluar me biznesin e vogël! Dhe aq i planifikuar ishte ky aksion sa u shty dy javë njëra pas tjetrës sepse nuk ishin gati, e sot ky ligj është futur për t’u diskutuar me procedurë të përshpejtuar!

Ky ligj që gjoja do të ndihmojë betejën me mullinjtë e erës së formalitetit nuk është gjë tjetër vetëm se një rrekje për të mbuluar një gropë të shkaktuar nga paaftësia e papërballueshme e të bërit politika fiskale dhe ekonomike konkurruese. Prandaj, arsyetimi qeveritar se rishikimi i ligjit për Procedurat Tatimore për të ndihmuar po të njëjtët tatimorë që këto 3 vjet kanë qenë në pushtet dhe nuk e kanë zbatuar ligjin, është vetëm një reflektim i qeverisë së aksioneve propagandistike.

E njëjta qeveri që jo më larg se 4 muaj më parë nisi aksionin e famshëm për hidrokarburet që si rezultat, sipas qeverisë, do të sillte uljen e çmimit të naftës në treg. Rezultatet, sot pas katër muajve janë; ministri i ekonomisë, turizmit e kështu me radhë doli katër herë në televizor, ministri i financave doli tre herë në televizor, kryeministri e përmendi mbi dhjetë herë dhe çmimi i naftës në treg vazhdon të mbetet mbi 180 lek/litër kurse në bursa ai vazhdon të bjerë. Është çështje propagande, jo ekonomie të kuptohemi.

Sot, morali që mazhoranca po shtron si në apologjinë ndaj këtij ligji të rishikuar edhe në betejën kundër informalitetit të drejtuar ndaj biznese të vogla lidhet me konkurueshmërinë e ndershme mes bizneseve. Pra, përdoret një parim i drejtë dhe aplikohet tek njerëzit më të pafuqishëm, a thua se konkurrueshmëria e pandershme dhe abuzimi me ligjin fillon dhe mbaron tek këto biznese.

Megjithëse e vërteta është se evazionin dhe abuzimet më të mëdha fiskale në këtë vend nuk shtrihet tek ato 36 mijë biznese të vogla që çojnë apo nuk çojnë 5-10% të ardhurave në buxhetin e shtetit. Problemi i vërtetë, në të ardhurat e këtij vendi nuk është as tek ato mbjellësit e duhanit tradicional në fushat e Shkodrës, siç edhe agjentët e huaj që i falët një kontratë ua specifikuan. Problemi real janë ato mamuthët e mëdhenj të ekonomisë që sjellin karburantet, duhanin, që duhet të paguajnë akcizat etj etj.

Këtij problemi si do t’i gjendet zgjidhja?! A ka ndonjëri nga ju guximin për tu marrë me problemin real të buxhetit?Duket se kjo qeveri përgjigjen për gropën prej 2.8 miliardë lekësh mendon ta gjejë tek masat e mësipërme, edhe sikur 17 mijë bizneset e reja që kaq fort propagandohen nga qeveria të paguajnë tatimet e tyre ato sjellin në buxhetin e shtetit një rritje prej 0.3%, që në fakt është një hap kërmilli për buxhetin e shtetit por një hap i madh për propagandën qeveritare që dështimin e saj në mbledhjen e TVSH-së (që në gusht rezulton 2,7 miliardë lekë nga plani) duhet ta justifikojë me 12 mijë biznese të mbyllura vetëm nga ky aksion anti-informalitet.

E që të kuptohemi, e kam thënë dhe e përsëris që ne jemi kundër informalitetit. Që ne kurrë si ju nuk kemi për të dalë e për të mbështetur informalitetin. Kam këtu me vete procesverbale të mbledhjeve të komisionit të ekonomisë të zhvilluara në shtator 2010, e seancave plenare të tetor të 2010 ku ju të gjithë njëri pas tjetrit jeni ngritur e keni folur të gjithë për faktin se nuk e mbështesni vendosjen e kasave, të gjithë një nga një keni qenë dhe kundër që t’i rimbursojë buxheti i shtetit, se që të kuptohemi ato që filluan të vihen në 2010 rimbursoheshin nga buxheti i shtetit, këto sot që po detyroni ambulantet e rrugës të gjithë paguhen vetë nga bizneset!

Po çfarë po prodhon ky aksion?! Ky aksion nuk po prodhon asnjë të ardhur shtesë në buxhetitn e shtetit dhe këtë e konfimuan të ardhurat e gushtit, dhe mbi të gjitha po prodhon rritjen e papunësisë. Një aksion i nisur pa asnjë plan, i pabazuar aspak në një analizë serioze risku, sikur minimalisht ministritë përkatëse që bëjnë shoë nëpër emisione e konferenca të kishin lexuar të dhënat e INSTAT. Do të kuptonin se janë pikërisht këto biznese të vogla informale që në këtë kohë krize dhe stanjacioni janë burimi kryesor i punësimit për shumicën e shqiptarëve.

Për pasojë edhe ato pak shqiptarë që kanë mbetur në këtë vend duke mbijetuar me të gjitha mundësitë, janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre sepse qeveria ka vendosur të bëjë shtetin me to dhe jo me të tjerët. Qeveria ka vendosur të tregojë dhëmbët me ato që janë të dobët sot dhe të tregohet e pafuqishme përballë atyre që e kanë kapur nga brirët këtë mazhorancë të korruptuar.

Janë të dhëna nga ministria e financave që flasin se problemi nuk janë bizneset e vogla por tatimet dhe doganat, janë të dhëna nga KLSH që tregojnë se një administratë doganore që përdor paratë për të bërë kurse anglishteje dhe për të blerë biçikleta nuk mundet të jetë aq e ndershme sa të mos hapë krahun sa herë që ka një ofertë më të mirë.

Sot një fakt interesant u shfaq në media. E kam fjalën për atë abuzimin prej 20 milion eurosh që duhet të prodhonte një sistem e-taxation të përkorë dhe që në fakt u fali përdoruesve një sistem të çalë. Faktet dhe provat edhe kësaj here dëshmuar se megjithse drejtoria e tatimeve në 2013 trashëgoi një kontratë të lidhur mes qeverisë shqiptare dhe asaj austriake për një sistem e-taxation me vlerën e 10 milion eurove, që do të paguhej nga qeveria austriake. Vendosi që për të njëjtat shërbime të kësaj kontrate, drejtoria e tatmieve të kryente jo një, jo dy por 6 tendera të dyshimtë duke çuar vlerën e këtij projekti në 20 milionë euro të tjera. Ja ku janë të gjitha të ardhurat që pretedoni që do të mblidhni shtesë nga ky aksion ndaj bizneseve të vogla! Me një tender të vetëm jua hedh në erë drejtoresha e tatimeve! Drejtoresha që si shumica e kësaj qeverie la një punë më të mirëpaguar për një ideal dhe se ky vend bëhet!

Nuk mund të shpëtojë ekonomia e vendit duke u marrë me biznesin e vogël që mezi siguron të ardhurat dhe një punësim familjar. Nuk mund të shpëtojë ekonomia e vendit dhe as buxheti i shtetit nga cikërrimat që administrata tatimore do t’i marrë me hir apo me pahir këtyre bizneseve. Nuk mund të kemi rritje ekonomike nëse nuk rregullohet problemi i korrupsionit që nuk është vetëm në shtresat e ulëta të administratës tatimore, por të një korrupsioni që ka kapur prej fyti këtë qeveri.

Pikërisht, kjo është frika që juve përpiqeni ta mbuloni me këto aksione që godasin pambarimisht një popull që në tre vjet e keni rraskapitur me taksa, me tarifa, me çmime të larta që e keni ushqyer me propagandë, gënjeshtra dhe art. Por, sërishmi ekonomia po rrotullohet drejt humnerës të një krize që ka lëshuar sinjale të forta.

Përballë dështimit që keni hasur me investitorët e huaj që largohen e shkojnë në vendet fqinjë me taksa më të ulëta, përballë dështimit të mbledhjes së të ardhurave dhe të vendosjes së një shteti ligjor. Nuk keni vendosur të reflektoni e të ndryshoni dicka, por keni vendosur që të abuzoni me pushtetin që qytetarët ua dhanë, keni vendosur të sulmoni biznesin e vogël për të justifikuar dështimet tuaja me kokëfortësi dhe arrogancë.

Të dyja këto nuk do të shpëtojnë as anijen në të cilën keni hipur dhe as nuk do të shpëtojnë qytetarët nga kjo dallgë dëshpërimi që u keni injektuar. Aq më pak nuk do të nxjerrin në selamet një ekonomi që e keni drobitur përgjatë këtyre tre viteve. Shteti juaj, është ai i gangsterëve që ose shkojnë nëpër dyqane e biznese për t’i gjobitur apo janë asi gangsterësh që i keni graduar me tituj honorifik.

Kjo lloj qeverie nuk mund të shpëtojë gropën e TVSH-së që edhe pas rishikimit të buxhetit sërisht i mungojnë 1.2 miliardë lekë, as nuk mund të shpëtojë gropën e 220 milionë lekësh që vjen nga zëri i tatim fitimit dhe as nga mosrealizimi i 316 milionë lekësh që vjen nga tatimi mbi të ardhurat personale. Të mos flasim për gropën e akcizës së qeverisë që në korrik ishte 6.5 milionë lekë më pak se sa plani, që taksat kombëtare ishin 15% më pak se sa plani. Para që duhet të ishin në arkën e shtetit por që keni vendosur t’i hidhni në arkat tuaja të kursimit.

Nuk mundet ta shpëtojë ekonominë kjo lloj beteje ndaj bizneseve më vulnerabël të cilët të gjendur përballë edhe një ligji të tillë alogjik do të mbyllin qepenat e tyre. E shifra e para disa ditëve prej 7200 bizneseve të mbyllura, që ka minimalisht po aq vende pune të humbura, do të katërfishohet shumë shpejt. Ndërkohë që recensioni ekonomik i vazhdueshëm do të godasë akoma më fort këto shtresa duke zhytur akoma më thellë të varfrit në mizerje. E duke e shndërruar, ironikisht, qeverinë e socialistëve në qeverinë e feudalëve të pasur dhe një populli të shtypur.

Në qershor të vitit 2013, kryeministri Rama u qante hallin biznesmenëve të vegjël nga një qeveri katile dhe i premtonte uljen e taksave. Sot është i njëjti person që jo vetëm u ka rritur taksat për gjithçka këtij biznesi por edhe i ka shpallur luftë duke i sulmuar anë e kënd duke harrur premtimin për heqjen e taksës ndaj Biznesit të Vogël, heqjen e taksave për ushqim bazë, uljen e faturës së energjisë elektrike. të gjitha sa më sipër ishin karremi të cilët qytetarët duhet të ziheshin në grep, kështu që kryeministri artist të pikturonte i qetë në zyrën e tij.

Kjo është e vërteta e hidhur e një qeverie të korruptuar që ka vendosur të bëjë kurban të dobëtin me qëllim që  hajdutët të ushqehen me to. Kjo është qeveria e kriminalizuar që ka vendosur të dekorojë të fortët dhe t’i mbrojë ato me ç’do kusht edhe të dënojë e të ndjek këmba këmbës biznesin e vogël pa kupon tatimor.

Kjo është qeveria që ka vendosur të hapë ekspozitë atje ku shqiptarët kanë vendosur të shkojnë për strehim politik. Kjo është qeveria që shkarravit mbi shkresat e dështimeve ekonomike dhe fshikullon shqiptarin që ç’do ditë përpiqet të sigurojë bukën e gojës.

Kjo padyshim është qeveria e të fortëve, hajdutëve, të korruptuarve të cilët i strehoni ku të mundeni ndërsa rrisni pabarazinë dhe mpakni revoltën e qytetarëve që ndjehen të fyer dhe të poshtëruar.


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Jorida Tabaku, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

“Kapiteni”, siç ndoshta ka dëshirë të duket , ka lëshuar timonin

I nderuar drejtues i seancës

Të nderuar kolegë deputetë

Në  dukje , te  qenurit në opozitë nga pikëpamja publike e një politikani shpesh  është komode, ai nuk mban përgjegjësi për çka ndodh e për çka bëhet, kostot   janë  të  qeverisë  e mazhorancës e ti mund  të kritikosh shumë më lehtë, të bësh pa fund retorikë, duke pritur që pushteti të marrë tatëpjetën nga konsumi e mërzitja e njerëzve, pse jo  dhe  më  shpejt,  nga revolta e tyre.

Kemi  hyrë tashmë në vitin e tretë të qeverisjes Rama-Meta, përpiqem  të mos i ndaj, megjithëse  shefi  i  aksioneve  me  burg e  shkatërrim duket që  ështe  Rama…..po dhe “sehiri” i Metës “me qetësi e dashuri”, kundërshtitë nëpër dhëmbë të LSI-stëve nuk  është  se  njerëzve  u  shkojnë më   për  shtat,  se  “halli i tyre sot  ka  shku  aty  ku s’mban më” dhe kurrkush  nuk  po  don t’ja dijë  për  hallin e fatin aleancës.

Kemi  hyrë  në  vitin e tretë të qeverisjes së një qeverie që  disa   gjëra  i  ka prodhuar  : aksione …tritol, burg, shkatërrim dhe eksod të heshtur e masiv të qytetarëve shqiptarë rrugëve të botës.

Kemi   hyrë  në   vitin   e tretë   të   një   qeverisje   që  as  delli  i   fasadava dhe  as “PR” nuk e nxjerr më   në  selamet,  kudo  ka  rënë  optimizmi, kudo  ka nervozizëm, më shumë madje  dhe  tek këta burrat e gratë përballë jush e mbrapa shpinës time;  askush  në  këtë  vend  nuk  është  i qetë dhe i qartë për punën, biznesin dhe te  ardhmen e  familjes  se tij, “kapiteni” siç ndoshta ka dëshirë të duket , ka lëshuar timonin, ndoshta s’ka ditur ta mbajë dot kurrë i vetëm …..e   historitë   e    të fortëve,  trafikantëve  që  i ngjiti deri në këtë sallë dhe gjithë qasja  e tij ndaj pushtetit, dhanë  e  nuk  mund  të  jipnin tjetër veç këtë  rezultat  e  këtë  Shqipëri  të  zymtë  që  kemi  sot.

Po  le  të  kthehemi  tek argumenti i ditës së sotme, që lidhet ngushtë  me  aksionin  “terror” anti – evazion  që  është  pasojë    e   mënyrës  si  këta  të  majtët qeverisën këto dy vjet, por dhe e shifrave  të  realizimit  të  të  ardhurave  të  8  mujorit.

Qeveria ka dështuar, e në kushtet e një paafatësie totale dhe të një  mungese  përgjegjshmërie për të analizuar gjendjen, të gjetjes së përgjegjësive, të ndryshimeve urgjente në drejtoritë e ministritë përgjegjëse, Kryeministri ka vendosur të nxjerrë dajakun, të  bëjë xhandarin  dhe  t’u  bjerë  sa  me  fort, duke  nxjerre  dufin e   dështimit  ndaj  biznesve.

Ju do të thoni kolegë socialistë e lsi-stë që në këtë vend jo për çdo gjë faji është i juaji, sepse për të qenë të ndershëm mes nesh ka problematika që janë mbledhur nga këto 25 vjet, nga njëra anë kemi gjithë vështirësitë e pazotesise  për të ngritur një sistem të ekonomisë së tregut dhe nga ana tjetër mëkatet e pushteteve, korrupsionit dhe “pangopjes” së njerëzve të veshur me pushtet e përgjegjësi.

A duhet formalizuar ekonomia?!

Përgjigja sigurisht s’do as mend as kalem që është PO.

Qasja ndryshon në mënyrën se si qeveritë shohim biznesin,  si partner (që patjetër  reflekton e mbart dhe mëkatet e një shoqërie në tranzicion) apo si kundërshtar apo palë që vec duhet mjelur e goditur.

Ndofta duhet qe sot te kisha  bere  dhe nje falenderim per koleget e komisionit ekonomise ,per  marrjen ne konsiderate  te propozimeve qe une bera para 2 javesh  ne kete foltore dhe dje ne komision … (ku i  jipet e drejta tatimpaguesve qe n.q.se kane mallra te padokumentuara , kane te drejten ti vetedeklarojne deri me 31.12.2015, etj etj, pa penalitet )

 por e kam te veshtire  ta bej  sepse ,

në se kthehemi mbrapsht dhe kërkojmë të kuptojmë çfarë kjo qeveri ka bërë për biznesin….pa pikën e dyshimit konkluzioni është  një:

 të gjitha masat janë represive, shtrënguese, tipike nga  ato  të shpjeguara në  librat bazikë të ekonomisë  që frenojnë  zhvillimin,  tkurrin biznesin,  nuk japin investime, punësim e prosperitet.

Dikush …Ramës duhet t’ia kishte thënë këtë….Meta i pari duhet ta kishte patur këtë guxim!

Rritët tatimin mbi fitimin 50%, atë mbi dividentin po 50 %, taksuat dyfish pronën , rritët ҫdo transaksion mbi pronën, ҫmimi i naftës nuk ka lidhje me bursën, energjinë e rritët, taksuat në mënyrë progresive pagat, ndaluat lejet e ndërtimit  dhe ….as  nuk  gjej  dot  as  nuk di  në  se  ka  një  masë, po  një  masë të vetme, një  politikë  pro  biznesit  në  këto  dy  vjet !

Natyrisht, jam dakord që biznesi duhet formalizuar dhe rregjistrimi në QKR është një detyrim, përtej të cilit nis dhe partneriteti  shtet – biznes.

Ekonomia e tregut dhe sistemi politik demokratik, ngrihen e funksionojnë mbi disa parime, ku ka të drejta,  detyrime dhe përgjegjësi reciproke, në se   ato shkelen  jemi  në   një  sistem, i cili  veҫ  demokratik  nuk  mund  të  ketë  emrin  më.

Ka biznese që prej 23-24 vitesh punojnë, rriten, zhvillohen e përshtasin menaxhimin e tyre me rregullat e ligjet e qeverisë, janë kontributorë të rëndësishëm të buxhetit….

Por a ka gjëra që duhen qartësuar, rregulluar, po   qoftë dhe  pastruar  në  bilancet   e  tyre?!  —

.. sigurisht që ka, siҫ ka gabime që vijnë nga paaftësia, papërgjegjshmëria  apo  dhe  padija e njerzve, qoftë dhe për shkak  të  ndryshimeve  shumë  të shpeshta  të  ligjeve  të    fiskut, por  ka   dhe  do të ketë në këtë botë dhe njerëz të dobët (mjafton të kujtojmë rastin e Enron-it, gjigandit që shkoi në falimentim nga një drejtor i përgjithshëm, shefi i financës dhe shefi  i  kompanisë  audituese) e  kujtova kete  për të kujtuar qeverinë që nuk mund të shkojë në një ditë nga gjobat, në sekuestrim malli e deri në ndjekje penale, qëllimi i një qeverie nuk mund të jetë të ndëshkojë e mbyllë biznese, shkurtojë  vende  pune  e  ndërtojë  burgje,  e them kete , sepse   në        atë  pikë  duket  që  ka  ardh  aksioni.

 Qëllimi i qeverisë është të bëjë më të mirë vendin dhe demokracinë në të,,, e demokracinë  kush  e ka  kuptuar  veҫ  hu    e dajak,   duhet  t’i  lëshojë  nga mendja e vet,    para se t’i ketë bërë  më dëm se kaq qytetarëve,  ekonomisë  po  edhe  vetes.

Dhe meqenese të gjithë jemi qenie humane e si të tillë jemi dhe të gabueshëm, po shtroj disa pyetje si psh :

 ne  ne kete salle  a   kemi marrë ne në  ҫdo rast  kuponin tatimor apo kërkuar nga shitësit apo biznesi i vogël atë?,

a ka dhe a ka patur kontabilistë, llogaritarë e magazinierë të paaftë e të papërgjegjsjëm në biznese ?

a ka agjentë të shitjes apo shoferë që harrojnë të dorëzojnë apo firmosin tek tregtarët faturat ?

 a ka prej tyre që nuk dinë të plotësojnë as faturat me TVSH ?

 a ka pronarë të biznesve të vogla tregtare që nuk kanë ruajtur faturat e blerjes së kompiterave e karrikeve ?…..e  pyetje të tilla vijnë  pa fund, dhe pergjigje  pa  fund  jep  dhe  secili  prej  nesh…

Po  nuk  mund  të  jetë ajo  kurrsesi , përgjigjja e drejtoreshës së madhe  të tatimeve që  arreston berberin se nuk ka faturën e grosistit të xhelit, sepse   prej tij gjen evazionin e grosistit…..

 dhe meqenese kjo zonja a zonjusha ka vendos të bëjë shtet, është  kuriozitet  që  publiku  të  dijë  për  rrogën  tre  herë  më   të  madhe  që ka marrë tek privati, sa tatime e sigurime ka paguar, e ……në se nuk i ka paguar ……a  do të veprojë ligji i Kryeministrit të saj….?

Për këtë të fundit, qytetarët përfshirë dhe unë kemi disa pyetje  :

(Per ekspoziten me piktura te kryeministrit )

A është  i rregjistruar në QKR, cili është Nr.NIPT-i i biznesit te tij  (artit të pikturave) që bën ?,

A ka kasë fiskale, ku i blen mjetet e punes, bojra, penele e nuk di ҫfarë ? a merr kupon tatimor kur blen e kush janë grosistët e tij ? a i deklaron të ardhurat nga shitja e pikturave që lajmet thanë 1500 euro për pikturë ?, a paguan taksa për këtë aktivitet ?

 A bëri deklarate për eksport në zyrat doganore për pikturat që ҫoi në Gjermani ?…dhe në se po,  të na i tregojë, po  në se jo, ҫfarë kanë për të na thënë zonjat  drejtoresha  të  tatimeve e doganave….?

Pergjigja dihet patjetër….. do na tregojnë Maliqin pas ligjit.

Kolegë deputetë

Biznesi duhet formalizuar, por biznesit i duhen dhënë dhe mundësi që të ndrequr gjërat e veta, të gjithë e dimë që edukimi dhe edukimi me procedurat fiskale e ligjore vlen më shumë se sekuestrimi, gjobat dhjetra milionëshe, mbyllja e biznese dhe burgosja,

për më tepër gabon biznesi po gabon jo rradhë dhe administrata tatimore, pa folur për kontrollet apo ndëshkimet selektive.

Prandaj dhe Opozita votoj kunder ne komision , sepse nuk beson qe kerbaci vetem ne drejtim biznesit eshte zgjidhja e problemit ..

Mendoj që ne duhet të krijojmë shance bizneseve, ata nuk janë kundërshtarët tanë, ata janë partnerët tanë, me të mirat e të metat e tyre, mentaliteti për më mirë e për më shumë bashkim duhet të jete mes  nesh, kjo bën Shqipërinë më të mirë dhe qytetarët më të përgjegjshëm.

Ju faleminderit


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Igli Cara, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Shteti në dorë të kriminelëve me mandat dhe oligarkëve

Shqiperia ne vitin 2015 nuk eshte me mire, me e pasur, apo me e sigurte se dje, perkundrazi…. Ekonomia eshte ne pikiate, te varferit jane shtuar dhe jane bere me te varfer mezi mbijetojne…. Ndersa të pasurit u bënë më të pasur.

Qeveria  ka varferuar shqiptaret, te ardhurat e tyre sot vlejne 6% me pak se dje, ekonomia shqiptare eshte ne stanjacion, nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh dhe buxhetit te shtetit i mungojne mbi 200 milione dollare per paaftesi dhe korrupsion; ne vetem 7 muaj…
Performanca e qeverise, qasja politike dhe jo-institucionale qe pershkon veprimet e saj, raporti i krijuar me shqiptaret qe qeveria i sheh si njerez qe duhen gdhendur dhe se vetem ajo mund ta beje kete, ka synim te garantoje pushtetin absolut mbi institucionet dhe aspak pushtetin e ligjit.

Formalizimi njëzëri duhet thënë se është detyrim.

Edhe pse ne parim aksioni kunder informalitetit ne pergjithesi  eshte i drejte, por i targetuar mbi shitesit e rruges apo ata qe vetem sa mbijetojne, kam frike se do te  rrise  papunesine, do te rrise tensionet dhe demtoje paqen sociale… e, njekohesisht, sdo te mbushe dot gropen e buxhetit te krijuar nga korrupsioni ne dogana e tatime…. Sipermarresit e vegjel, shitesit e tezgave te targetuar nga ky aksion me kerbac me sipërmarrjen e tyre sfidojnë kushtet e vështira ekonomike duke improvizuar dhe duke bërë biznes më vete, shpesh te regjistruar dhe në pjesën më të madhe duke paguar taksat. Kjo është përpjekja e dëshpërimit, por një përjekje që siguron punësim.… eshte rrjedhoje e krizave, apo reformave qe shkurtojne vende pune… eshte një zgjidhje për të përballuar situatën e rëndë ekonomike. njerëzit gjejnë një lloj punësimi që përkthehet në qetësi relative, marrin nje  page në nivelin e mbijetesës, ndaj Qeveria duhet te ofroje  një zgjidhje për formalizimin e tyre, por jo me force,  duke lehtësuar procedurat e regjistrimit dhe duke përmirësuar legjislacionin për licencsim, duke bere qe njerezit te marrin pergjegjesi sociale. Mendoj qe qeveria të ofrojë licensa për biznesin joformal, që këto biznese qe thjesht mbajne frymen gjalle, të kontribuojne në arkën publike pa paguar taksat. Përfitimi i kësaj licence është i qartë: tregtarët nuk mund të arrestohen dhe ti sekuestrohet malli nga policia.  Çdo zgjidhje tjetër, sidomos formalizimi me forcë është i destinuar të dështojë sepse bazohet të politika që nuk marrin parasysh realitetin dhe i  shohin keta te vetpunesuar per mbijetese  si një lope për t’u mjelë e per te mbushur gropen e korrupsionit ne buxhet.  qeveria nuk mund ti shkatërrojë me një të rënë të lapsit,
shitesit qe duan ate qe eshte e drejta e tyre dhe detyrimi i shtetit: te mbijetojne ata e familjet e tyre. Lufta kundër evazionit fiskal është e nevojshme, por klima e frikës që po krijon ky aksion është shumë shqetësues, sepse do të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim për shkak se bizneset e vogla kanë aktualisht 90 për qind të të punësuarve në vend.

Kush merr vesh sadopak nga të dhënat ekonomike e di mirë se ky aksion synon të shpërqendrojë vëmendjen nga mungesa e të ardhurave nga tatimet e doganat, të cilat kanë një mosrealizim me 200 milionë dollarë per 7 muajt e pare te vitit, dhe te dhenat e fundit tregojne se vazhdon mosrealizimi… cfare ka rezultuar deri tani nga ky aksion: dy berbere te arrestuar, divane e karrike te konfiskuara, madje dhe arkivole, prinder ( nene apo babe) te vetmit e punesuar në familje prej shume frymesh, u hodhen  e vazhdojne te hidhen ne mes të katër rrugëve , duke shkuar edhe ne vetflijim, ndersa qeveria ben shoën e radhes ne tv apo salla konferencash se me kete aksion po i jepet nje goditje e forte ekonomise informale  dhe buxheti i shtetit u forcua ndjeshëm, dhe nga kush: nga ata sipermarres te vegjel qe kontributin ne te ardhurat e buxhetit e kane -5% , nga ata qe me sipërmarrjen e tyre sfidojnë kushtet e vështira ekonomike duke improvizuar dhe duke bërë biznes vete, shpesh te regjistruar dhe në pjesën më të madhe duke paguar taksat. Kjo është përpjekja e dëshpërimit, por një përjekje që siguron punësim., sepse shteti nuk ua siguron kete… eshte rrjedhoje e krizave, apo reformave te qeverise qe shkurtojne vende pune… eshte një vetzgjidhje për të përballuar situatën e rëndë ekonomike, per te mbijetuar. Por kjo fazë do të kalojë dhe për tre muaj do të shtohen në statistikat zyrtare me mijëra biznese – por jo të ardhurat, ndersa ushtrise se te papuneve do ti shtohen dhe shitesit e vegjel te rruges, qe vetpunesoheshin, mbanin familjet e tyre me buke, sepse qeveria nuk ua siguron kete….Me bindje, mund të thuhet se efekti në ekonomi dhe në prodhim do të jetë i papërfillshëm ose negativ. Kjo sepse ne nuk po diskutojmë për çështjen kryesore të ekonomisë sonë: konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe për rrjedhojë rritjen ekonomike. E thënë më qartë, formalizimi përveçse detyrim është dhe incentivë. Por kërcënimi me burg dhe gjobat e larta nga shteti , te ligjeruara edhe ne kete projektligj, është detyrues e rreshtues dhe jo incentivë për të rritur prodhimin dhe punësimin e qytetarëve. Ndaj lind pyetja: çfarë masash janë ndërmarrë deri më sot për t’i ulur koston e prodhimit biznesit vendas? Çfarë masash janë ndërmarrë për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja? Çfarë masash janë marrë për të luftuar kostot e fshehura apo korrupsionin në vend? Pa u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ne nuk jemi duke adresuar asgjë që i vjen në ndihmë qytetarit dhe më pas shtetit.

Nëse marrja e borxhit në vitin 2013 ishte emergjente, a nuk ka qenë kohë e mjaftueshme që dy vite më pas qeveria t’ia kishte marrë dorën sadopak menaxhimit të ekonomisë dhe të mos e trajtonte atë sërish si çështje emergjence?

Gjithashtu, konsumi ka rënë me 1.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 (dhe kjo është diagnoza nga e cila vuan ekonomia jonë dhe jo informalitet):po ashtu eksportet kanë vijuar të bien me rreth 4.0% gjatë pesë muajve të parë të vitit kundrejt një viti më parë . Çdo qytetar apo ekonomist në vend mund të ngrejë pyetjen se me çfarë logjike ekonomike dhënia e kuponit tatimor dhe regjistrimi i biznesit do të ndikojë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve dhe në rritjen e konsumit, e cila gjeneron 70% të kërkesës agregate në vend. Si mundet të rritet konsumi kur nga të gjitha vendet e Europës Lindore, vetëm në Shqipëri dhe Bjellorusi ka rënë paga reale dhe është rritur papunësia? Si mundet të rritet konsumi kur Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është shoqëruar me më pak të ardhura në dispozicion të qytetarëve dhe për rrjedhojë në rënie të konsumit? Si mundet të rritet konsumi kur qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me FMN-së për të ngrirë rritjen e pagave të punonjësve publikë në vitet e ardhshme? Si mundet të rritet konsumi kur bankat kanë frenuar kredidhënien, dhe se fundi po financojne shpenzimet e qeverise? Si mundet të rritet konsumi kur studimet e fundit të BMI Fetch alarmojnë qytetarët se do të mbetemi shteti më i varfër i Europës, të paktën për 10 vitet e ardhshme?  Jemi të vegjël dhe jo konkurrues. Për më tepër, të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se Shqipëria ka të ardhura sa 30% e mesatares së 28 shteteve të BE-së. Ndaj mos thoni që kuponi tatimor dhe regjistrimi i biznesit është problemi dhe formalizimi i ekonomisë qenka zgjidhja e problemit. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse detyra e përditshme, abuzuese, e burokratëve të administratës tatimore. Nuk është ekonomi. Pas formalizimit, sipërmarrësi shqiptar shpenzon 357 orë në vit për t’i paguar taksat shtetit, nga 175 orë që e kanë vendet e OECD-së dhe po ashtu i duhet të kryejë 34 pagesa në vit, nga 11.8 që e kanë vendet e OECD-së. Po për këtë, a duhet të ketë aksion shteti?

Qeverisë i ka ngel Qeverisja në dorë, sa kohe ajo nuk heq dorë nga politikat e saj ekonomike, fiskale dhe rregullatore që e kanë zhytur ekonominë shqiptare, por dhe qytetaret në depresion të thellë, ne vetem dy vjet qeverisje. Për shkak të politikave fiskale dhe (jo) zhvillimore të qeverisë gjatë dy viteve te fundit, Shqiptarët sot blejnë nga 1.1 deri në 6.6% më pak mallra dhe shërbime sesa blinin një vit më pare, publikim i Bankes se Shqipërisë, dhe INSTAT, i cili raporton se paga reale në sektorin publik është ulur me 1.1% ndërsa në atë privat me 6.6%. Ky ështe niveli qe tregon se me sa janë varfëruar Shqiptaret drejpërdrejt për shkak të politikave dhe performancës qeveritare, që nuk kryen investime publike, por ato kete vit jane dhe me te uleta se ne 1997, qe sheh sesi eksportet rrudhen çdo tremujor, dhe se si shqiptarët ikin nga syte këmbët. Po ashtu, të gjithë pensionistet (rreth 450.000 shqiptarë) nuk do kenë rritje pensionesh gjatë të njëjtës periudhë. Me këtë qeverisje është e sigurtë që edhe ne  vitet që vijnë Shqiptarët, të rinj dhe pensioniste do jenë të detyruar të shtrëngojnë rripin edhe më shume, si Në sektorin publik dhe atë privat. Për vullnet të Qeverisë ata nuk kanë të drejtë të jetojnë. Vetëm të mbijetojnë

Ne programin tuaj te rilindjes, premtuat zgjidhjen me shkopin magjik te ekonomise dhe mireqenies se shqiptareve,  pra premtuat nje vend te cudirave. Por pas dy vitesh, per situaten e perkeqesuar ne cdo aspect, kemi pergjigjen e kryeministrit: Nuk kam shkopin magjik…

Ne lidhje me projekligjin qe po shqyrtojme kam mendimin dhe bindjen qe kultura e ndeshkimit, penalizimit eshte fryma qe pershkon ate dhe jo zgjidhja e problemit…

  1. Ne pergjithesi vihet re nje rritje drastike e gjobave. Pra kemi gjoba dispropocionale dhe inefektive. Ne masen me te madhe keto gjoba nuk lidhen me detyrimin, por jane gjoba afrofe. Kjo te krijon pershtypjen se synohet te krijohet nje klime terrori mbi biznesin per te mbushur arken e shtetit. Mosrealizimi i te ardhurave nga tatimet ne kushtet e rritjes me 50% te thuajse te gjitha llojeve te tatimit mbi te ardhurat, eshte rezultat:
  • i korupsionit dhe paaftesise se administrates tatimore
  • I politikave te gabuara fiskale qe i kane marre frymen biznesit dhe si rjedhoje gjenerojne me pak te ardhura per biznesin vete dhe si rjedhim per shtetin.
  • Gje qe ne deputetet e PD e kemi thene qe ne krye te heres
  1. Mosdiferencimi ne penalizim midis biznesit te vogel dhe atij te madh eshte gjithashtu nje mase e gabuar. Nje gjobe 500 mije lek te reja per nje biznes te vogel do te thote mbyllje e aktivitetit. Apo Gjobitja e bizneseve me 10 milionë lekë e reja për shitjen pa faturë fiskale nuk ka kuptim sepse një gjobë e tillë mjafton për të falimentuar çfarëdolloj biznesi, Ky eshte synimi i ketij ndryshimi te ligjit?
  2. Gjoba absurde ne disa raste. Psh, kur tatim paguesi leshon fature por jo kupon denohet me 500 mije lek gjobe. Ne kete rast nuk ka asnje lloj detyrimi te fshehur. Faturat tatimore jane me nr serial. Adminiatrata tatimore furnizon me keto fatura biznesin , dhe nuk mund te kete asnje fshehje te ardhurash ne kete rast. Penalizimi pa detyrim te fshehur/paguar eshte gjithashtu pjese e kesaj klime terrori qe keto ndryshime te ligjit me sa duket synojne te krijojne. Këto gjoba nuk do të funksionojnë. Ato thjesht do të rrisin mundësinë e taksambledhësve për më shumë ryshfet.

Ne jemi per ti dhene fryme biznesit, jo per ta mbytur ate. Forca, detyrimi , penalizimi, burgu nuk jane zgjidhja….ato thjesht po e cojne nje popull te varfer, te terrorizuar, rrugeve te Europes apo drejt vetflijimit…..ndersa ju i bini tam tamit: nuk kemi shkopin magjik…..por do bejme shtet…shtetin- burg per qytetaret e vet….te varfer, por jo kriminelet me mandate apo oligarket evazore e kontrabandiste qe financojne pushtet e blejne pushtet….


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Liljana Elmazi, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Trafiku i drogës, biznesi kryesor i bandave të krimit të lidhura me qeveritarët

Rruga e përshkruar nga ky projekt ligj për të ardhur në shqyrtimin e sotëm  eshte shembull tipik, tregues i qartë i arrogancës tashmë emblematike të kësaj mazhorance.

E bëtë një herë projektligjin dhe u shqyrtua në komisionet parlamentare. Mori nga opozita të gjitha vërejtjet shumë konstruktive lidhur me faktin se ligji ishte anti kushtetues në pjesët që i hiqte kompetencat Presidentit të Republikës,

Ju qendruat të shurdhër, nga një vesh ju hynë argumentet e opozitës dhe nga tjetri ju dolën.

Erdhëm në seancë plenare, ne të opozitës i përsëritëm edhe një herë argumentet tonë, por ju qëndruat të palëkundër në arrogancën tuaj.

E ktheu ligjin presidenti, bëri edhe ai vlersimet, argumentet,  analizat ligjore, por jo or jo shkëmb graniti rilindasit, e miratuat ligjin duke shkelur kushtetutën.

Përfundimisht  Gjykata Kushtetuese konstatoi antikushtetushmërinë e ligjit dhe ja ku jemi përsëri sot për të miratuar një ligj qe mund të kishte hyrë në fuqi që përpara disa muajve duke kursyer edhe mundin dhe kohën e vlefshme të deputetëve, Presidencës dhe gjyqtarëve.

E pse e gjitha kjo? Sepse ju, mazhoranca jeni arrogantë dhe ky shembull që kemi përpara sot e tregon fare fare qartë.

Në fakt arrogantë unë e them për delikatesë sepse këtu votojnë vrasës, trafikantë të cdo lloji,  deri edhe prostitucioni, grabitës dhe hajdutë.

Ndërkohë që projekt ligjet përgatiten nga një tufë qeveritarësh turkoshakë, të paaftë dhe arrogantë, që e vetmja gje qe dinë të bëjnë, është të gërhasin rehatshëm nën zhurmën e mizave.

Sipas kryeministrit, që ndërkohë e sheh veten si zysha e kësaj turme, (normale do ishte ta shihte veten si profesori apo mësuesi, pra mashkull, por ai e di më mirë, e sheh veten si zysha), pra sipas kryeministrit, qeveritarët tanë janë sot një ekuipazh drejtim i humbur.

Sipas meje këta qeveritarë e kanë një drejtim që nuk e humbasin kurrë, madje e kanë drejtimin parësor, drejtimin e vetëm, drejtim në të cilin punojnë dhe i përkushtohen cdo ditë kur dalin në zyrë.

Këta qeveritarë mendojnë cdo ditë dhe punojnë cdo ditë vetëm për të mbushur xhepat e tyre, për të vjedhur popullin dhe për të krijuar pasuri maramendëse.

Vetëm kreu i kësaj qeverie, thuhet nga raporti i OSBE se ka akumuluar më shumë se 200 milion euro pasuri të ruajtur jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, për shkak të politikës antipopullore të kësaj qeverie, për shkak të taksave të rritura, represionit ndaj biznesit, dajakut ndaj të pamundurve, papunësisë, mungesës së rendit dhe sigurisë, shqiptarët po vuajnë ditët e tyre më të këqia, të cilat kanë sjellë si pasojë vetvrasje të shumta dhe emigracion masiv. Emigracion i cili e rendit sot Shqipërinë të dytën pas Sirisë nga e cila njerzit ikin për shkak të luftës.

Sot Rama dhe Meta që drejtojnë maxhorancën, kanë goditur edhe themelet e organizimit demokratik të Shqiptarëve duke derrmuar standartet e zgjedhjeve. Duke kthyer Shqipërinë së paku mbi 10 vjet prapa. Këta oligarkë pikërisht për shkak të babzisë së tyre përdorin pushtetin për të bërë para dhe paratë për të blerë pushtet.

Për më tepër trafiku i drogës është identifikuar si biznesi kryesor i bandave të krimit të lidhura me qeveritarët.

Shqiptarët po i vuajne cdo ditë në kurriz zullumet pa fund të këtyre turkoshakëve, të paaftë dhe arrogantë në qeverisje por të paepur dhe të vendosur për të mbushur xhepat e tyre.

Sigurisht fytyra e vërtetë e kësaj bande në pushtet del në pah tek kriminalizimi i gjith shtetit dhe tek veprimtaria sidomos e ministrit të rendit si një nga përgjegjësit kryesor për trafikun  skandaloz të drogës.

Ky ministër, besoj më tipiku i turkoshakëve të paaftë dhe arrogant, i ka shpëtuar sot policët si subjekt barcaletash, pasi ka sjellë veten në qëndër të tyre.

Ndërhyri halldupce në emisionin televiziv dhe nxori veten zbuluar duke u përpjekur ti ikë akuzës se makina e tij, e famshmja AA003GB është makinë që ju jepte imunitet narkotrafikantëve.

Lexova diku që me humor shpreheshin “dëshironi që pakoja juaj të shkojë shpejt dhe e sigurt në destinacion? Zgjidhni jo FEDEX, por AA003GB.”

Për më tepër, ju sjell shqiptarëve pak buzëqeshje ne keto ditë të zeza kur ministri deklaron se ua ka  bërë trafikantëve rrup – sup nga toka dhe nga deti dhe ata tani kanë filluar e përdorin avionët nga ajri për të kryer trafikun e drogës.

I tmerruat fshatarët duke i ndjekur në cdo cep pallati dhe duke ju sekuestruar papaqët e parregjistruar me të cilët ata transportojnë ca tufa majdanosi, ose lini nam duke arrestuar berberë, ndërkohë që e gjith Shqipëria është mbjellë me kanabis, ndërkohë që laboratorë të sofistikuar kokaine ngrihen në mes të vendit dhe avionë që transportojnë drogë qarkullojnë nga Saranda në Kukës.

Edhe Devolli lajmërojnë mediat ka filluar të mbjellë kanabis në vend të mollëve e të patateve. Apo kalivaci ku parcelat e Krenarit lulzojnë edhe në mbrojte nga policia.

Më tregonin për një shef krimesh të pushuar nga puna sepse i thanë “shko e pri nja 100 rrënjë sa për tu dukur dhe ai preu afro 1000”

U mburrën dhe rahën gjoksin Rama dhe Tahiri se do të kontrollonin të gjithë teritorin në 300 ditë, por kaluan edhe 400 ditë pas 300 ditëve dhe shiheni si gjelbron Shqipëria nga kanabisi.

Përpiqeni tu lani trurin shqiptarëve me sloganet “do bëjmë shtet”apo “po vjen era shtet” dhe veprimtarinë tuaj shtetbërëse e bazoni te dajaku ndaj të pamundurve duke i lënë pa punë, pa ujë, pa drita, duke u prishur shtëpitë dhe së fundi edhe kishat dhe duke ndërtuar bunkerë gjigantë në mes të Tiranës.

Cështja është clloj shteti duan shqiptarët?

Shtet kishte edhe Enver Hoxha, shtet thonë se po bëjnë edhe ata të ISIS.

Clloj shteti mund të dinë të ndërtojnë turkoshakët e paaftë dhe arrogantë të Ramës?

Atë lloj shteti që lejon Ramën të ushtrojë pushtetin e tij personal dhe të pakufizuar.

Këtë lloj shteti që të mund ta përdorësh për të mbjellë terror e panik me qëllim të nënshtrosh e t’i mbyllësh gojën çdokuj. Me qëllim që ti ngordhësh nervin e protestës dhe ti vrasësh shpresën.

Jo më kot përmendet burgu në çdo ligjëratë. Jo më kot ndërton bunkerë, prish kisha dhe nuk le rast pa na nxjerrë edhe Enverin dhe lugetër të tjerë.

Sot ky shtet që vjen erë është kthyer në barrë e jo në shërbim të shqiptarit.

E padëgjuar në një vend demokratik që ish të persekutuarit nga regjimi komunist që protestojnë kundër rilindjes së simboleve të diktaturës, të arrestohen prej gjoja rilindasve që drejtojnë një vend demokratik.

Për të përfunduar demokracia është tendencë dhe Partia Demokratike do të mund ta rifusë Shqipërinë në rrugën e shvillimit.

Nderkohë mundohuni vidhni më pak dhe largohuni nga rruga e krimit se askush ska parë hajër nga ky drejtim.


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Arben Ristani, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Trafiku i drogës, biznesi kryesor i bandave të krimit të lidhura me qeveritarët

Rruga e përshkruar nga ky projekt ligj për të ardhur në shqyrtimin e sotëm  eshte shembull tipik, tregues i qartë i arrogancës tashmë emblematike të kësaj mazhorance.

E bëtë një herë projektligjin dhe u shqyrtua në komisionet parlamentare. Mori nga opozita të gjitha vërejtjet shumë konstruktive lidhur me faktin se ligji ishte anti kushtetues në pjesët që i hiqte kompetencat Presidentit të Republikës,

Ju qendruat të shurdhër, nga një vesh ju hynë argumentet e opozitës dhe nga tjetri ju dolën.

Erdhëm në seancë plenare, ne të opozitës i përsëritëm edhe një herë argumentet tonë, por ju qëndruat të palëkundër në arrogancën tuaj.

E ktheu ligjin presidenti, bëri edhe ai vlersimet, argumentet,  analizat ligjore, por jo or jo shkëmb graniti rilindasit, e miratuat ligjin duke shkelur kushtetutën.

Përfundimisht  Gjykata Kushtetuese konstatoi antikushtetushmërinë e ligjit dhe ja ku jemi përsëri sot për të miratuar një ligj qe mund të kishte hyrë në fuqi që përpara disa muajve duke kursyer edhe mundin dhe kohën e vlefshme të deputetëve, Presidencës dhe gjyqtarëve.

E pse e gjitha kjo? Sepse ju, mazhoranca jeni arrogantë dhe ky shembull që kemi përpara sot e tregon fare fare qartë.

Në fakt arrogantë unë e them për delikatesë sepse këtu votojnë vrasës, trafikantë të cdo lloji,  deri edhe prostitucioni, grabitës dhe hajdutë.

Ndërkohë që projekt ligjet përgatiten nga një tufë qeveritarësh turkoshakë, të paaftë dhe arrogantë, që e vetmja gje qe dinë të bëjnë, është të gërhasin rehatshëm nën zhurmën e mizave.

Sipas kryeministrit, që ndërkohë e sheh veten si zysha e kësaj turme, (normale do ishte ta shihte veten si profesori apo mësuesi, pra mashkull, por ai e di më mirë, e sheh veten si zysha), pra sipas kryeministrit, qeveritarët tanë janë sot një ekuipazh drejtim i humbur.

Sipas meje këta qeveritarë e kanë një drejtim që nuk e humbasin kurrë, madje e kanë drejtimin parësor, drejtimin e vetëm, drejtim në të cilin punojnë dhe i përkushtohen cdo ditë kur dalin në zyrë.

Këta qeveritarë mendojnë cdo ditë dhe punojnë cdo ditë vetëm për të mbushur xhepat e tyre, për të vjedhur popullin dhe për të krijuar pasuri maramendëse.

Vetëm kreu i kësaj qeverie, thuhet nga raporti i OSBE se ka akumuluar më shumë se 200 milion euro pasuri të ruajtur jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, për shkak të politikës antipopullore të kësaj qeverie, për shkak të taksave të rritura, represionit ndaj biznesit, dajakut ndaj të pamundurve, papunësisë, mungesës së rendit dhe sigurisë, shqiptarët po vuajnë ditët e tyre më të këqia, të cilat kanë sjellë si pasojë vetvrasje të shumta dhe emigracion masiv. Emigracion i cili e rendit sot Shqipërinë të dytën pas Sirisë nga e cila njerzit ikin për shkak të luftës.

Sot Rama dhe Meta që drejtojnë maxhorancën, kanë goditur edhe themelet e organizimit demokratik të Shqiptarëve duke derrmuar standartet e zgjedhjeve. Duke kthyer Shqipërinë së paku mbi 10 vjet prapa. Këta oligarkë pikërisht për shkak të babzisë së tyre përdorin pushtetin për të bërë para dhe paratë për të blerë pushtet.

Për më tepër trafiku i drogës është identifikuar si biznesi kryesor i bandave të krimit të lidhura me qeveritarët.

Shqiptarët po i vuajne cdo ditë në kurriz zullumet pa fund të këtyre turkoshakëve, të paaftë dhe arrogantë në qeverisje por të paepur dhe të vendosur për të mbushur xhepat e tyre.

Sigurisht fytyra e vërtetë e kësaj bande në pushtet del në pah tek kriminalizimi i gjith shtetit dhe tek veprimtaria sidomos e ministrit të rendit si një nga përgjegjësit kryesor për trafikun  skandaloz të drogës.

Ky ministër, besoj më tipiku i turkoshakëve të paaftë dhe arrogant, i ka shpëtuar sot policët si subjekt barcaletash, pasi ka sjellë veten në qëndër të tyre.

Ndërhyri halldupce në emisionin televiziv dhe nxori veten zbuluar duke u përpjekur ti ikë akuzës se makina e tij, e famshmja AA003GB është makinë që ju jepte imunitet narkotrafikantëve.

Lexova diku që me humor shpreheshin “dëshironi që pakoja juaj të shkojë shpejt dhe e sigurt në destinacion? Zgjidhni jo FEDEX, por AA003GB.”

Për më tepër, ju sjell shqiptarëve pak buzëqeshje ne keto ditë të zeza kur ministri deklaron se ua ka  bërë trafikantëve rrup – sup nga toka dhe nga deti dhe ata tani kanë filluar e përdorin avionët nga ajri për të kryer trafikun e drogës.

I tmerruat fshatarët duke i ndjekur në cdo cep pallati dhe duke ju sekuestruar papaqët e parregjistruar me të cilët ata transportojnë ca tufa majdanosi, ose lini nam duke arrestuar berberë, ndërkohë që e gjith Shqipëria është mbjellë me kanabis, ndërkohë që laboratorë të sofistikuar kokaine ngrihen në mes të vendit dhe avionë që transportojnë drogë qarkullojnë nga Saranda në Kukës.

Edhe Devolli lajmërojnë mediat ka filluar të mbjellë kanabis në vend të mollëve e të patateve. Apo kalivaci ku parcelat e Krenarit lulzojnë edhe në mbrojte nga policia.

Më tregonin për një shef krimesh të pushuar nga puna sepse i thanë “shko e pri nja 100 rrënjë sa për tu dukur dhe ai preu afro 1000”

U mburrën dhe rahën gjoksin Rama dhe Tahiri se do të kontrollonin të gjithë teritorin në 300 ditë, por kaluan edhe 400 ditë pas 300 ditëve dhe shiheni si gjelbron Shqipëria nga kanabisi.

Përpiqeni tu lani trurin shqiptarëve me sloganet “do bëjmë shtet”apo “po vjen era shtet” dhe veprimtarinë tuaj shtetbërëse e bazoni te dajaku ndaj të pamundurve duke i lënë pa punë, pa ujë, pa drita, duke u prishur shtëpitë dhe së fundi edhe kishat dhe duke ndërtuar bunkerë gjigantë në mes të Tiranës.

Cështja është clloj shteti duan shqiptarët?

Shtet kishte edhe Enver Hoxha, shtet thonë se po bëjnë edhe ata të ISIS.

Clloj shteti mund të dinë të ndërtojnë turkoshakët e paaftë dhe arrogantë të Ramës?

Atë lloj shteti që lejon Ramën të ushtrojë pushtetin e tij personal dhe të pakufizuar.

Këtë lloj shteti që të mund ta përdorësh për të mbjellë terror e panik me qëllim të nënshtrosh e t’i mbyllësh gojën çdokuj. Me qëllim që ti ngordhësh nervin e protestës dhe ti vrasësh shpresën.

Jo më kot përmendet burgu në çdo ligjëratë. Jo më kot ndërton bunkerë, prish kisha dhe nuk le rast pa na nxjerrë edhe Enverin dhe lugetër të tjerë.

Sot ky shtet që vjen erë është kthyer në barrë e jo në shërbim të shqiptarit.

E padëgjuar në një vend demokratik që ish të persekutuarit nga regjimi komunist që protestojnë kundër rilindjes së simboleve të diktaturës, të arrestohen prej gjoja rilindasve që drejtojnë një vend demokratik.

Për të përfunduar demokracia është tendencë dhe Partia Demokratike do të mund ta rifusë Shqipërinë në rrugën e shvillimit.

Nderkohë mundohuni vidhni më pak dhe largohuni nga rruga e krimit se askush ska parë hajër nga ky drejtim.


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Arben Ristani, 23 Shtator 2015

Read More
23 Sht
0

Kruja: Mbështetja më e madhe për policinë është largimi i Tahirit

Të nderuar kolegë

Sot pas një viti rikthehemi të diskutojmë përsëri mbi ligjin për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të komandimit të Forcave tona të Armatosura.

Në fakt këto ndryshime që keni sjellë sot janë detyrim për t’i pasqyruar në ligj, pas vendimit që Gjykata Kushtetuese mori pikërisht në shqyrtim të kushtetueshmërisë së këtij ligji me kërkesën e Presidentit të Republikës.

Para një viti deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë dhe në sallën e kuvendit ju argumentuan për cdo ndryshim qe kemi sot përpara se në mënyrë të dhunshme me forcën e kartonave e të arrogancës së pushtetit po uzurponi kompetencat e Presidentit të Republikës, të shprehura në mënyrë krejt të qartë në Kushtetutë.

Asokohe seç na jepnit ca argumenta që as ju vetë nuk i rendisnit dot logjikisht dhe nuk kishit faj, se nuk ishin argumenta. Vetëm një gjë kishte rëndësi: urdhëri i komandantit suprem ishte që ishin e c’ishin kompetenca mbi forcat e armatosura t’i kalonin atij dhe kjo duhej bërë me patjetër, paçka se ekzekutohet mu në lule të ballit Kushtetuta, asgjë fare nuk është.

Në fakt thelbi i ligjit që miratuat atëherë ishin pikërisht këto nene ku me një egërsi e ngut të paparë i rrëmbyet Presidentit të Republikës me një ligj të drejta dhe kompetenca që ia sanksionon Kushtetuta, në germë e në frymë. Një vend anëtar i NATOS, ku ministri e kryeministri vrapojnë t’i rrëmbejnë kompetencat me lloj lloj marifetesh Presidentit, si te ishin plackë kusarësh për tu ndarë sipas qejfit apo trilleve për pushtet absolut. Turp i madh për qeverinë po sigurisht që nuk e lë pa njollë edhe Shqipërinë përpara partnerëve.

Bërja e ligjeve me vetëdije të plotë, qartazi në shkelje të Kushtetutës, vetëm e vetëm për të kënaqur etjen e një njeriu për pushtet të pakufi,  maninë për të kontrolluar çdokënd, e babëzinë për të futur duart kudo, është kthyer tashmë në tipar dallues të kësaj maxhorance.

E është pikërisht kjo babëzi e kjo arrogancë në raport me qytetarët e me shtetin ligjor që na ka cuar këtu ku jemi. Sot shqiptarët janë  më të varfër se asnjëherë në këto vite e po marrin rrugët e europës me kanë e c’nuk kanë sepse në vendin e tyre të fusin në burg kur je i varfër e s’ke mundësi të paguash, ndërkohë që shumë prej tyre të rraskapitur thonë që edhe në burg do rrimë këtu e në Shqipëri nuk kthehemi më.

Nuk duhet të ketë trishtim më të madh për një politikan e aq më tepër kryeministër të një vendi kur dëgjon popullin e tij të flasë kështu. Dhe i dëgjoi Edi Rama qytetarët e tij. Shkoi e hapi një ekspozitë me ato që i quan piktura mu atje ku prej 2 vjetësh shqiptarët janë dyndur për të kërkuar azil. Fyerje më të madhe për shqiptarët e për kalvarin e tyre nuk ka, po edhe karagjozllëk më të madh për një kryeministër s’mund të ketë.

Ekonomia cdo ditë e më shumë po shkon drejt rrënimit ndërkohë që kryeministri krekoset nëpër gjithfarë forumesh e seminaresh duke u eglendisur me muhabete për kokërr të qejfit dhe më e forta është se këtë e quan reformë, edhe të suksesshme madje.

Në buxhetin e shtetit mungojnë 200 milionë dollarë, kontrabanda e cigares po lulëzon nga miqtë e ortakët e qeverisë, ndërsa rrugëve të Tiranës fëmijë e pleq që shesin cigare me kuti kartoni në dorë për bukën e gojës janë fshehur, se kanë dalë taboret e tatimorëve të Ramës të luftojnë evazionin. Edi Rama ndërton e bën punime edhe në zyrë edhe në sarajet e veta private pa fatura e pa gjë prej gjëje, por ai që shet misra duhet me se s’bën të pajiset me kasë fiskale se do bëjmë shtet.

Habilajt e kushërinjtë e tjerë të qeverisë mbjellin e korrin qindra e mijëra rrënjë kanabis e madje ruhen edhe me njerëz të armatosur, por ata që kanë dalë për të shitur një arkë domate në rrugë të gjejnë vrimë e të futen, se kjo qeveri është e vendosur të bëjë reforma.

Edi Rama e Ilir Meta janë nën akuzë për grabitjen e qindra milionë eurove të shqiptarëve sot në megaaferën e CEZ-it por cmimi i enrgjisë për shqiptarët rritet e sigurisht kush nuk ka mundësi t’i paguajë e dini vetë c’i ndodh. Shyqyr që nuk ekziston më dënimi me vdekje. Ministri i brendshëm është i dyshuar sot për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafikun e lëndëve narkotike.

Eshtë e provuar se me makinën e tij kanë lëvizur brenda dhe jashtë kufijve Habilajt e tij të cilët janë të njohur e të survejuar edhe nga policia shqiptare dhe nga policitë partnere si trafikantë ndërkombëtarë po ministri cfarë thotë? E kam shitur makinën thotë, pastaj del që e ka përdorur prapë pastaj del që e kanë përdorur familjarë të tij e që makina figuron akoma në emër të ministrit. Pastaj thotë që e kam shitur po nuk e kam shitur dot me letra se ashtu është një muhabet. E kuptoni se në c’gjendje kemi arritur apo jo ?? Ministri i brendshëm që makinën e tij personale e ka vënë në shërbim të trafikantëve dhe thotë që ku di gjë unë cfarë bëj unë.

Nga kjo foltore e kam dëgjuar shpesh të sulmojë opozitën e të thotë cdo herë se opozita po sulmon policinë e s’po e lë të punojë.

Policinë nuk e lënë të punojë trafikantët që keni emëruar në poste kyce dhe lidhjet kriminale të ministrit të brendshëm. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim pa asnjë rezervë policinë e shtetit në cdo aspekt të përmbushjes së misionit të saj.

Ne nuk do pajtohemi kurrë ama dhe do denoncojmë me force cdo rast të inkriminimit të policisë duke qenë të bindur se kjo është mbështetja më e mirë për të. Sot, mbështetja më e madhe për policinë e shtetit është largimi i Tahirit nga pozicioni i ministrit të brendshëm. Vetëm kështu oficerët e policisë do të punojnë të qetë pa u merakosur se ata me të cilët po luftojnë duke rrezikuar edhe jetën hanë e pinë me ministrin e bredhin në makinë me të.

Sigurisht që nga Tahiri nuk pres të tregohet kaq i përgjegjshëm sa të japë dorëheqjen, se përgjegjshmëria e tij ka mbaruar ditën që ka pranuar të ndajë makinën me Habilajt. Por pres që Edi Rama të flasë për këtë skandal sa më shpejt sepse në fund të ditës sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet përgjegjësia dhe shtohen dyshimet edhe për të.

Një kryeministër normal në marrëdhënie normale me një ministër do i kërkonte dorëheqjen pas përfshirjes në një skandal të tillë përndryshe i bie që është edhe vetë brenda, në një kohë kur kanabisi ka pushtuar cdo cep të Shqipërisë e nga partnerët tanë cdo ditë e më shumë po kapen ngarkesa që nisen nga Shqipëria.

Sigurisht që po pres me kërshëri të madhe edhe prononcimin e kryetarit te kuvendit për përfshirjen e ministrit të brendshëm në këtë skandal të trafikut ndërkombëtar të drogës pasi herë të tjera ka qenë shumë kreativ.

Nuk e di sesi do t’i konsiderojë Meta bëmat e fundit të Tahirit po nuk do cuditesha aspak nëqoftëse ai do t’i quajë një dekoratë tjetër në gjoksin tashmë të shpartalluar të Sajmirit.

Në fund të fundit duke i ngulur të tilla dekorata në gjoks Sajmirit, Iliri largon sadopak vëmendjen nga shpina e tij, e kërrusur së fundmi edhe nga afera e CEZ-it.


Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Keltis Kruja, 23 shtator 2015

Read More