Blog

20 Kor
0

Ligji i Ramës, klientelist, korruptiv, dhe shkatërrimtar për Arsimin e Lartë

Menjëherë pas tryezës së organizuar sot nga opozita me pedagogët dhe përfaqësuesit e studentëve në lidhje me arsimin e lartë, vjen lajmi se kryeministri Edi Rama ka detyruar grupin e tij të shprehet për një votim në bllok pro projekligjit në seancën e nesërme që i debikohet këtij projekligji.

Ka vendosur të hedhë edhe një lak të ri në fytin e shqiptarëve, në veçanti të pjesës më vitale dhe me më pak mundësi ekonomike në fakt, sic janë studentët. Projektligji i tij për Arsimin do të rrisë tarifat e studimit, duke ua kaluar koston vetë studentëve. Kjo skemë, do ta bëjë të pamundur jetën universitare për mijëra të rinj, të cilët edhe aktualisht, në kushtet e sotme, me tarifa të reduktuara e ku shteti merr përsipër shpenzimet në Universitetet Publike, e kanë të vështirë për shkak të varfërisë së thelluar, për shkak se familjet e tyre nuk kanë më burime financiare, për shkak të papunësisë dhe varfërisë në rritje.

Merreni me mend pas këtij ligji të Edi Ramës, që e gjithë kostoja e studimit do ti rëndojë drejtpërdrejt studentëve. Në thelb projekligji që vjen nesër para jush është një akt armiqësor kundër të rinjve të këtij vendi që kanë talent, kanë ambicie, që duan të ndjekin ëndrrën e tyre për tu edukuar e arsimuar e marrë profesione në universitetet publike, por që nuk kanë mundësi ekonomike për ti përballuar sipas propozimit që vjen nesër.

Me këtë akt, Edi Rama u fshin të drejtën kushtetuese të rinjve shqiptarë për tu arsimuar, duke ua bërë të pamundur këtë të drejtë themelore.

Edhe pse studentët janë kundër, edhe pse maturantët janë kundër, edhe pse prindërit janë kundër, edhe pse stafet akademike të universiteteteve publike janë kundër, edhe pse mbarë opinioni publik është kundër kësaj nisme, edhe pse eksperët më në zë të angazhuar nga vetë qeveria janë shprehur kundër, Edi Rama ka vendosur të shkojë në këtë drejtim të rrënimit të studentëve dhe universitete publike të vendit.

Kundër të gjithëve, kundër interesave të shumicës së qytetarëve, Edi Rama ka vendosur të kalojë një ligj, vetëm për interesat e tij klienteliste, korruptive dhe politike.

Variantet e paraqitura nga qeveria u kundërshtuan hapur nga pedagogë dhe studentë. Ata u ftuan të japin mendimet e tyre dhe bënë kështu duke besuar se mendimet e tyre do të merreshin parasysh por versioni përfundimtar nuk ka asnjë reflektim për çështjet thelbësore për të cilat kontestohej ky projektligj, si nga pedagogët apo nga studentët.

“Antikombëtar”, “revolucion antiligjor dhe antikushtetues” janë epitetet që i kanë vendosur këtij projekligji rektorë, dekanë e profesorë të shquar të këtij vendi dhe mbi 200 prej të cilëve kanë nënshkruar një memorandum kundër tij. E megjithatë Edi Rama ka vendosur kastile ta kalojë ligjin në një moment të tillë kur auditorët janë bosh sepse i druhet protestave, i druhet rebelimit legjitim e të drejtë kundër këtij ligji, nga studentë dhe pedagogë.

Ndryshe nga ligjet e mëparshme, shteti, nuk njeh më detyrim të përballojë me buxhet të pakushtëzuar pagat e pedagogëve të Universiteteve Publike dhe u lihet Universiteteve Publike që të përcaktojne tarifat e studimit për studentet mbi bazën e një logjike ekonomike që bazohet tek kostot dhe shpenzimet.

Por, kalimi i kostove të studimeve tek vete studentet e nje vendi me papunësi dhe varfëri në thellim siç është Shqipëria dhe barazimi i tarifave të studimit në Universitetet Publike me ato Private është baraz me ndërprerjen e ëndrrës universitare për pjesën më të madhe të rinjve të vendit dhe do të ulë dramatikisht numrin e studentëve dhe është baraz me një shkelje të rëndë të së drejtës kushtetuese të përcaktuar nga Kushtetuta që u njeh studenteve më të aftë mundësinë që; pavarësisht kushteve ekonomike, shteti t’u ofrojë arsimin e lartë si një të drejtë të llojit pozitiv, d.m.th që përballohet nga vetë shteti. Shkelja e të drejtës themelore është edhe më rëndë po të kemi parasysh se të drejtat kushtetuese jepen në mënyrë të barabartë pavarësisht kushteve ekonomike, si dhe objektivi social i parashikuar nga Kushtetuta që detyron shtetin që nga viti në vit të rrisë dhe jo të pakësojë numrin e studentëve që ju ofrohet arsimi i lartë pa pagesë.

Mënyra e e re financimit të Universiteteve Publike, rritja automatike e detyrueshme e tarifave të studimit në Universitetet Publike, ndarja e fondeve publike të buxhetit të shtetit për arsimin e lartë dhe për Universitetet Private, lënia dorë Ministrisë së Arsimit për përcaktimin se kush do të përfitojë këto fonde duke ulur në këtë mënyrë ndjeshëm mbështetjen financiare për Universitet Publike, si dhe fakti që shumë Fakultete Publike ofrojnë degë jo gjithmonë të kërkuara nga tregu do të vënë në rrezik ekzistence pjesën më të madhe të Universiteteve Publike duke çuar në këtë mënyrë në falimentimin e sigurtë të filjaleve të tyre në rrethe dhe në mbylljen e pjesës më të madhe të tyre, në pamundësinë e sigurtë të mijëra të rinjve të cilët deri më sot ishin në gjendje të përballonin studimet afër vendbanimit të tyre.

Në fakt kjo do të thotë që kryeministri, do të vendosë vetë, do të fusë vetë dorën në arkën e shtetit, e do të dorovisë paratë publike sipas tekave e qejfit e interesave të tij, sipas klientelës.

Klientelizmi që krijon ky projektligj prek dhe interesat e vete Universiteteve Private. Projektligji krijon një Institucion të arsimit të lartë me një status të bastardizuar që jo vetëm nuk njihet nga Kushtetuta por nuk ekziston as në praktikat botërore.

Të ashtuquajturit Universitete Të Pavarura Publike do të jenë Universitetet Private aktuale që pasi kanë marrë miratimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimin e statusit të tyre juridik, duke mos humbur themeluesi i tyre asnjë të drejtë reale mbi aktivitetin privat, i hapet dera të përfitojë fonde nga buxheti i shtetit njësoj si Universitetet Publike. Ky lloj institucioni i arsimit të lartë që i fiton të gjitha të drejtat ekstra vetëm me diskrecion të Kryeministrit, pra me firmën dhe vulën e Edi Ramës, sipas humorit dhe tekave të tij, prish jo vetëm barazinë në treg me Universitetet Private por krijon dhe situatë klienteliste, madje dhe ndikim politik po të kemi parasysh edhe faktorët dhe grupet e interesit aktualisht të lidhur me gamën e universiteteve private të vend. Tashmë liria e tyre e fjalës, e mendimit, opinioni i tyre, ekzistenca e tyre është lidhur në ganxhën e zyrës së Kryeministrit.

Autonomia Universitare si e drejta Kushtetuese që kanë vetë subjektet e Institucionit të Arsimit të Lartë për t’u vetëorganizuar si dhe Liria Akademike si e drejta e pedagogëve dhe studentëve për të qenë të lirë e të pa ndikuar në procesin mësimor shkencor, asgjesohet nga ky projektligj.

Pra, arrihet ëndrra e kahershme e pushtetit autoritar për ti mbyllur gojën me të dyja duart pjesës më vitale dhe më lartë të shoqërisë, botës akademike dhe studentëve.

Krijimi i një organi të ri që quhet Bordi i Administrimit, i cili jo vetëm dominohet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit por mban dhe kompetencat kryesore në funksion të organizimit në Universitetet Publike përballë organeve të zgjedhura nga vetë Universiteti, si dhe krijimi i një sërë Agjensish Shtetërore me kompetenca mbi institucionet e arsimit të lartë, shuan përfundimisht Autonominë Universitare. Komisarët e kryeministrit janë ata që vendosin për gjithçka dhe kudo. Me këtë ligj, gjithë bota akademike në vend, ka një shef, një dekan, një rektor, dhe ky quhet kryeministri.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, cënimi i Autonomisë Universitare afekton drejtëpërdrejt dhe të drejtën themelore të Lirisë Akademike.  Mënyra e financimit dhe fakti që qeveria do të ketë dorë të lirë shpërndarjen e fondit buxhetor  për Institucionet e Arsimit të Lartë po ashtu ndikon tek Liria Akademike e profesoratit.

Justifikimi për të gjithë këtë zamallahi, për këtë kapje të arsimit të lartë është cilësia e arsimit. Diçka për të cilën kemi pasur vërejtjet tona dhe për të cilin kemi qënë gjithmonë të gatshëm që me eskpertizën tonë të kontribuojmë në një rrugë tjetër të fuqizimit të konkurencës mes institucioneve publike dhe private dhe të mbështetjes në bazë të meritës duke pasur në fokus studentët.

Në fakt është krejt e kundërta propozohet me këtë projekligj. Problemi më i madh i cilësisë në Universitetet e Vendit deri më sot ka rezultuar shitblerja e diplomave në të gjitha ato raste që midis Universitetit dhe studentit krijohej një marrdhënie klienteliste. Akuzat, shpeshherë të provuara, ndaj universiteteve private se jepnin diploma dhe rezultate fictive, kishin të bënin pikërisht me marrdhënien klienteliste mes studentit dhe universitetit.

Tarifat e larta dhe fitimprurese nxisnin pronarët që të prodhonin diploma dhe rezultate fiktive. Universiteti publik mbeti relativisht i imunizuar nga ky rrezik pikërisht sepse pedagogu kishte të ardhura të njëjta pavarësisht rezultateve të studentëve. Tashmë, krijimi i marrdhënies klienteliste do të prekë edhe Universitetet Publike sepse ato tashmë do të përcaktojnë vetë tarifat dhe kuotat e studentëve si dhe mbi bazën e të ardhurave dhe pagat e shpërblimet për stafet Universitare. Pra, ligji jo vetëm nuk mbyll por hap derën e shitblerjes së dipomës në mënyrë masive në institucionet publike të arsimit të lartë.

Një tjetër goditje që i bëhet arsimit të lartë dhe shoqërisë ka të bëjë me nivelin e studentëve që pranohen, diçka shumë e rëndësishme për cilësinë e universteteve.

Nëse deri më tani nëpërmjet maturës shtetërore shteti ofronte arsimin e lartë për të rinjtë më të aftë të vendit, sot kriteri i vetëm për tu pranuar në Universitet si Publik dhe Privat do të jetë mundësia ekonomike dhe jo aftësia e studentit. Heqja e maturës shtetërore, rritja e tarifave të studimit në Universitetet Publike duke ia ofruar këtë të drejtë kushtetuese me tarifa të përafërta apo të njëjtat me universitetet private, nevoja e Universiteteve për tu përzgjedhur nga ata të rinj që kanë mundësi ekonomike për të përballuar tarifat e rritura, do të sjellë si rezultat që në Universitete do të shkojnë vetëm ata që kanë mundësi të paguajnë dhe jo domosdoshmërisht ata që janë të aftë, duke cënuar në këtë mënyrë dhe cilësinë e produktit të Universitetit.

Këto janë çështjet dhe problemet kryesore që shkaktohen nga ky ligj klientelist, korruptiv, i hartuar pa transparencë, i hartuar në shurdhëri të plotë ndaj zërit të grupit të interesit, të studentëve, prindërve, pedagogëve, i hartuar me nxitim dhe tekstualisht i hartuar në orët e para të mëngjesit pavarërisht kundërshtimit të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Arsimit dhe tashmë i sjellë në zhegun e verës për tu kaluar me qëllim që të mbulohet nga avujt e vapës dhe të harrohet si dhe shtatori të nisë me këtë zullum e atentat fashist ndaj arsimit të lartë.

Nesër, opozita, të ndertuara deputete dhe deputetë do ta kundërshtoni këtë ligj në seancën e thirrur me këtë qëllim. Qytetarët, studentët, pedagogët, të padëgjuar nga qeveria, do të kenë shansin të shprehen përmes gojës tuaj, përmes zërit tuaj. Mijëra të rinj të cilët kërkojnë të drejtën e tyre kushtetuese të arsimit të lartë do të gjejnë mbështetjen në luftën e pakompromis që ju të nderuar deputetë do ti shpallni këtij projekligji abuziv, korruptiv, klientelist, kësaj “prapa kthehu” për arsimin e lartë.

Unë angazhohem sot para publikut, para të rinjve, para studentëve dhe pedagogëve dhe gjithë shqiptarëve të shqetësuar për fatin e auditoreve e universiteteve dhe arsimit universitar, se Partia Demokratike do të çojë në vend drejtësinë, do të zhbëjë këtë kaos që po shkakton Edi Rama, do të bëjë gjithçka për të qendruar në krah të studentëve për të mbrojtur të drejtat e tyre, në çdo rezistencë dhe beteje pubike që ata do të bëjnë dhe do të bëjë gati projektin e saj së bashku me studentët dhe pedagogët, projekt të cilin ne do ta jetësojmë sapo shqiptarët të na votëbesojnë shumicën me votën e tyre të lirë e të ndershme.

Faleminderit!

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, 20 korrik 2015

Read More

Bashkqytetarët e bllokuar në traget, asnjë interesim nga qeveria

Prej tre ditësh dhjetra bashkëqytetarë kanë mbetur të bllokuar në portin e Ankonës, dhe kjo gjendje dramatike për ta është shoqëruar nga shurdhëria e qeverisë dhe autoriteteve tona.

Asnjë interesim, asnjë qëndrim nga zyrtarët e qeverisë tonë për këtë situatë të paprecedentë ku mbi 80 qytetarë, bashkë me mallin e tyre të konsumit ngarguar në kaminonë vazhdojnë dhe tani që flasim të jenë të bllokuar në portin e Ankonës në Itali.

Ndërkohë u deshën 36 orë për të mbyllur kalvarin e tyre qindra familjarë me fëmijët e tyre të vegjël dhe me prindër të moshuar, të cilët gjendeshin edhe ata në tragetin që ka pësuar defekt.

Familjarët që vijnë në Shqipëri me pushime, që shpenzojnë këtu kursimet e tyre, që ndihmojnë ekonominë e vendit, u braktisën krejtësisht nga qeveria dhe autoritetet dhe u lanë vetëm në orët e vështira të qëndrimit me ditë të bllokuar në traget.

80 tregtarët që kanë kamionë me mall që rrezikon të prishet, janë ende të bllokuar dhe ende nuk ka asnjë kujdes apo interesim nga qeveria për fatin e tyre.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të negociojë me autoritetet italiane dhe të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për kthimin e tyre në Shqipëri pa kosto të tjera për bashkqytetarët tanë.

Ne i kërkojmë qeverisë të kryejë detyrën e të mos heshtë duke parë nga larg këtë dramë që po luhet në kurriz të bashkqytetarëve tanë.

Deklaratë për shtyp e zëdhënëses së PD, Orjela Nebijaj, 20 Korrik 2015

Read More
18 Kor
0

Akti mafioz ndaj Telitit, hakmarrje pas zbulimit të manipulimeve me zgjedhjet

Sot pas mesnate ka ndodhur në Durrës një akt kriminal mafioz , ku banditë i kanë vënë zjarrin dhe kanë shkatërruar plotësisht makinën familjare të shefit të Auditit të KQZ Armand Teliti. Ky akt kriminal i tipit mafioz, vjen pas gjetjeve që bëri Auditi i KQZ , z.Teliti disa muaj më parë me importimin e të paktën tre mijë votuesve nga Vangjush Dako dhe 600 votuesve nga Elvis Alias servir Rroshi, të cilët nëpërmjet skemës së importimit të zgjedhjeve, një skemë kriminale kjo e provuar plotësisht nga Prokuroria arritën që të manipulonin rezultatin zgjedhor. Nei bëjmë thirrje policisë së Shtetit që të zbulojë sa më parë autorët dhe organizatorët dhe të tregojë me fakte se, nuk është në anën e banditëve dhe organizatorëve Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi dhe ti zbulojë sa më parë autorët dhe ekzekutuesit dhe organizatorët e këtij akti mafioz. Ne kemi dyshime të forta se, pas aktit mafioz të vënies së zjarrit të makinës familjare të zotit Teliti është dyshja Gjushi me Elvis Rroshin. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe i kërkojmë me forcë të zhvillojë një hetim të plotë dhe efikas të cështjes, duke zbuluar dhe vënë para drejtësisë banditët që kryen aktin mafioz sot dhe organizatorët, të cilët kanë frymëzuar dhe organizuar këtë akt kriminal.

I bëjmë thirrje dhe OSBE të shënojë në raportin përfundimtar këtë akt mafioz të ushtruar nga bandat dhe nga oligarkët që janë pas këtyre bandave ndaj administratës zgjedhore edhe mbas një muaji pas përfundimit të këtij rezultati.

Zoti  Halimi e keni denoncuar këtë ngjarje në polici apo në prokurori?

Padyshim që Prokuroria, policia është lajmëruar . Pa  dyshim që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen sipas informacioneve që ne kemi veprimet por ne i kërkojmë që të zbulojë sa më parë autorët dhe të tregojë me fakte se nuk është në anën e banditëve dhe oligarkëve që fshihen pas banditëve, por është në anën e qytetarëve dhe bërjes së drejtësisë në vend.

E konsideroni zjarrvënie të qëllmshme apo aksidentale? Cilat janë të dhënat paraprake deri më tani?

Ky është dyshimi ynë kryesor, i Partisë Demokratike; dyshimi i Partisë Demokratike i bazuar në fakte është se, ky është një akt mafioz  i kryer për shkak të detyrës, për shkak të gjetjeve që bëri zoti Teliti disa muaj më parë, në lidhje me skemën kriminale, të organizuar nga Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi

Deklaratë e deputetit të PD, Eduard Halimi, 18 Korrik 2015

Read More
18 Kor
0

Partnerët ndërkombëtarë të alarmuar nga korrupsioni në dogana e tatime

Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta  pergatiti recesionin ekonomik qe sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv në Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë.

Edhe Komisioni Europian paralajmëron se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim rreziku për ekonominë shqiptare. Në raportin e tij thekson se, niveli i borxhit të Shqipërisë  mbi 70% të PBB-së, rrit rrezikun e marrjes hua dhe interesat e borxhit, si edhe përkeqëson klimën e biznesit. Sipas ketij raporti, gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, dhe ka rrezik për rifinancimin e tij që arrin në 20% të PBB-së dhe nuk mund të përballohet nga bankat vendase. Ndërsa borxhi i jashtëm është në nivele të larta, 29.1% të PBB-së dhe,  pesha e tij po rritet.
Komisioni Europian ka lëshuar alarmin lidhur me borxhin publik të Shqipërisë mbasi niveli i lartë po largon edhe “FMN” nga Shqipëria. Para pak ditësh “FMN” mbylli bashkëpunimin dyvjecar me qeverinë shqiptare pa rifirmosur bashkëpunimin, mbasi ekonomia shqiptare nuk u stabilizua dhe rreziku i krizës eshte shtuar. Që në muajt e parë qeveria Rama u ndihmua dhe u lejua të marrë borxh për të shlyer borxh. Partia Demokratike e ka paralajmëruar rrezikun, ndërsa mazhoranca e kundërshtoi duke premtuar uljen e borxhit. Dhe sot ekonomia shqiptare eshte ne recesion nga mos mbledhja e të ardhurave, nga korrupsioni i lartë në tatime e dogana dhe nga marrja e borxhit me interes të lartë për shpenzime luksi qeveritar. Përvec këtyre Patrizio Pagano thekson se, mungojnë një mjedis miqësor për biznesin, një sistem taksash i qartë dhe efiçent, një gjyqësor efiçent dhe të drejtat e qarta të pronësisë, që janë faktorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm për tërheqjen e investitorëve.

Dështimet pranohen edhe nga kreu i “Croën Agents”, i cili tha: “Dështuam me doganat, nuk ka transparencë dhe ka korrupsion kudo”. Ai pranoi që të ardhurat nga akciza e cigareve janë ulur, mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët dhe se, stafi doganor është i paaftë dhe I korruptuar. Per keto arsye kemi rreth 800 mijë ton cigare dhe 40 mije ton karburante të c’doganuara më pak se viti i kaluar dhe në arken e shtetit mungojnë 150 milion dollarë.

Dështimi me borxhin publik bëri që Rama të shmangë edhe kontrollin nga Kuvendi I Shqipërisë, duke hequr detyrimin e Qeverisë për ratifikimin në Kuvend të kredive të huaja. Rreziqet nga borxhi janë në rritje, mbasi kompanitë ndërkombëtare të vlerësimit e kanë ulur vlerësimin e Shqiperisë me 1 shkallë dhe për shkak të krizës Greke, c’vlerësimi mund të rritet akoma. Kjo pra është gjendja reale e ekonomisë së vendit, si pasojë e korrupsionit, abuzimit e vjedhjes masive të dyshes Rama-Meta  dhe tërë strukturës së tyre që ka kapur doganat e tatimet, duke mbushur xhepat e tyre, duke blere vota e duke thelluar krizën e varferinë për shqiptarët.

Deklaratë e Koordinatorit për Ekonominë dhe Financat, Mateo Spaho, 18 Korrik 2015

Read More
18 Kor
0

PD nuk do ta pranojë kurrë padrejtësinë ndaj pronarëve

Dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv në lidhje me pronarët. Për dy vite ata nuk kthyen asnjë metër tokë dhe ulën me 30 përqind fondin e kompensimit. Me një vendim antiligjor i hoqën Agjensisë së Kthimit  të Pronave dhe Kompensimit plot 18,076 hektarë tokë shtetërore në dispozicion të kompensimit fizik të ish pronarëve dhe ia kaloi Ministrisë së Bujqësisë për ta ndarë për oligarkët e pushtetit për 99 vjet me qera të papërfillshme. Ky është një qëndrim i egër kundër ish pronarëve që nuk kanë marrë tokat e të parëve të tyre, por është edhe antiligjor dhe antikushtetues, pasi bie ndesh me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës që detyron shtetin të mos ndajë toka shtetërore për të tretët, derisa të përmbyllet procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë qëndrim antiligjor dhe kundër ish pronarëve dhe i kërkon qeverisë të ndalë luftën ndaj tyre e të angazhohet për përmbushjen e detyrimeve. Edhe përpjekja e egër dhe banditizmat në zgjedhjet e Vorës, përdorimi i cdo mjeti për ta marrë me cdo kusht këtë bashki, ndodhën  pasi janë mbi 10,000 hektarë toke e lirë bujqësore, që dyshja Rama-Meta donin ta vidhnin për oligarkët e vet. Ky është bilanci  i qeverisë me ish-pronarët pas dy vite qeverisje. Asnjë kthim e asnjë  kompensim prone. Dhe sot Rama ka nisur një skemë djallëzore, duke sjellë një ligj që synon kompensimin e pronarëve me vlerën e hartës së vitit 1976. Ky është një qëndrim ekstremisht kundër pronareve, kundër të drejtës themelore të pronës.

Partia Demokratike nuk ka për ta lejuar këtë padrejtësi dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë ligj që ridënon pronarët dhe të sjell ndërmend luftën e klasave dhe përndjekjen e tyre. Ne nuk do lejojmë skemën korruptive dhe klienteliste të Rama-Metes me pronat dhe pronarët.

Deklaratë e drejtuesit të Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët, Belind Këlliçi, 18 Korrik 2015

Read More
16 Kor
0

Ligjin për arsimin, qeveria skema korruptive për kapjen e universiteteve.

Sot në Kuvend dështoi plani i qeverisë për të kaluar pothuajse fshehtaz dhe pa debat e për të miratuar shpejt e shpejt projektlitigjin për Arsimin e Lartë.

Një projektligj i kësaj qeverie:

që u mbyll derën e Universitetit maturantëve, që nuk vijnë nga familje të kamura,

që rikthen korrupsionin në konkurse stadiumesh, sikurse ndodhte deri në vitin 2005.

Me një skemë financiare  që qartazi çon në shuarjen dhe mbylljen e një numri jo të vogël universitetesh publike nga Gjirokastra në Shkodër

Dhe, që autonominë e shëndoshë universtare të arritur deri më tani, e shkatërron, që qeveria ti bëjë zap universitetet dhe universitarët.

Pa harruar si gjithmonë skemat financiare në favor të klientelës së qeverisë.

Për këtë arsye opozita e ka kundërshtuar fort  e do ta kundërshtojë më tej këtë projektligj.

Deklaratë për shtyp e deputetit të PD, Genc Pollo, 16 Korrik 2015

Read More
16 Kor
0

Ligj kundër pronës, Edi Rama do të kompensojë me çmimet e vitit 1976

Pasi ka shënuar një bilanc Zero në dy vite, madje kthim pas në çështjen e kompensimit të pronave, qeveria është paraqitur me një projektligj që është pak të quhet skandaloz.

Edi Rama kërkon që toka të kompensohet me vlerën e vitit 1976, pra të vitit ku Kushtetuta Komuniste i shtetëzoi të gjitha tokat.

Si rrjedhim nëse një tokë me sipërfaqe 2000 metër katror që ka qenë jashtë vijës së verdhë në vitin 1976, e sot gjendet brenda vijës së verdhë dhe ka një vlerë më të lartë, do të kompensohet sikur të jetë jashtë vijës së verdhë, pra sipas kufijve të vitit 1976.

Në mënyrë antikushtetuese dhe kundër çdo parimi të Konventave ndërkombëtare, ligji do të prekë edhe ato pronarë që kanë marrë tashmë një sipërfaqe toke.

Neni 6 do të hyjë në histori si neni më antipronar i hartuar ndonjëherë dhe, kjo nuk është aspak rastësi, por e qëllimshme për të favorizuar ata që janë afër pushtetit. Pika 1, përcakton se prona vlerësohet sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Pra nëqoftëse një pronar është shpronësuar për 10.000 m2 tokë bujqësore në rr. “Komuna Parisit” në Tiranë, do vlerësohet si tokë bujqësore në zonën kadastrale më të afërt që ka tokë bujqësore, në këtë rast Vaqarri, ku vlera është afërsisht 2-3 euro për metër katror.

Sipas po këtij neni, prona zhvlerësohet duke nxjerrë jashtë zonave të qendrës prona që ndoshta tani janë kompensuar dhe, pronarët e ligjshëm do të duhet ti kthejnë buxhetit të shtetit dhe kompensimin e përfituar. Filozofi më anti pronë nuk besoj se ka pasur, jo vetëm këto 25 vite, por as përpara vitit 90-të.

Ligji përcakton se çmimet e tokës i vendos shteti dhe se këto çmime nuk mund të kundërshtohen në gjykatë.

Ligji merr përsipër që të ndërtojë një Agjensi të Trajtimit të Pronave, që nuk është veçse një agjensi burokratësh në formën e ish komisarëve të dikurshëm, që po sillen me pronarët në të njëjtën mënyrë si bënte dikur dega e brendshme.

Ndërkohë në këto dy vite kemi pasur hapa pas për kthimin dhe kompensimin e pronave:

–           Në 300 ditët e para të qeverisjes hoqi nga fondi për kompensimin fizik fondin e tokës bujqësore me sipërfaqe 18076 ha tokë që ishte për pronarët e tokave.

–           Zonat bregdetare që u kërkuan nga opozita për t’ju rikthyer drejtë për drejtë pronarëve, u morën nën tutelën e AKKP-së që vazhdoi t’i trajtonte ato njësoj si kooperativat e dikurshme.

–           Uli me 30% buxhetin për kompensimin e pronarëve përmes ligjit të ri të miratuar një vit më parë dhe ndërkohë për këtë vit, qeveria ka shpenzuar në vlerë monetare 76% më pak sesa viti i shkuar.

–           Përgjatë këtyre dy viteve në pushtet ajo nuk ka kompensuar asnjë metër tokë të pronarëve, që u premtoi se gjatë kompensimit do t’u njihte dhe letrat me Vlerë të dhëna në vitin 1990.

–           Kanë hartuar ligje që bien ndesh me interesat e pronarëve si ligji i Investimeve Strategjike që ua merr për hiçgjë pronën e një pronari, duke futur shteti si “ndërmjetës”, ligj për të cilin opozita depozitoi dhe një ligj në Kuvend.

Ky ligj përfundimisht i dënon përjetë pronarët e tokës. Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë ligj të kalojë në Parlament dhe mbi të gjitha do të bëjë gjithçka të mundshme për ta çuar betejën e pronarëve deri në fund.

Kjo nisëm e Edi Ramës cënon një prej të drejtave themelore siç është e drejta e pronës, dhe e bën kryeministrin feudalin e madh të vendit, që shpërndan si të dojë vetë prona e vendos si të dojë ai çmime.

Ne do të jemi në krah të pronarëve, në krah të kauzës së tyre të drejtë për të mos lejuar kthimin pas në kohët më të errëta.

Deklaratë për shtyp e deputetes të PD, Jorida Tabaku, 16 Korrik 2015

Read More
15 Kor
0

Basha-Kotzias: Shumë energji dhe potencial ende i pashfrytëzuar mes Greqisë dhe Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin pati një bisedë të frytshme rreth të ardhmes së marrdhënies mes dy vendeve.

Basha tha se duhet vullnet dhe reciprocitet për të kapërcyer çështjet e mbetura pezull dhe për të çliruar mundësitë e mëdha dhe energjitë ende të pashfrytëzuara që ekzistojnë mes dy vendeve.

Kryetari i Partisë Demokartike theksoi rëndësinë që ka abrogimi i Ligjit të Luftës, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi.

Z.Basha e siguroi z.Kotzias se Partia Demokratike do të mbetet vazhdimisht një mbështetëse e palëkundur e marrdhënieve të mira me Greqinë dhe promotore e thellimit të tyre të mëtejshëm.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Korrik 2015

Read More
15 Kor
0

Në luftë me krimin, korrupsionin e manipuluesit e zgjedhjeve

Të nderuar deputetë,
Pas denoncimeve tona të përsëritura dhe ngulmuese për rënien në  pikatë të të ardhurave në dogana dhe tatime, për evazionin dhe kontrabandën rekord sidomos në artikujt e akzisës, si duhani dhe nafta, Ministri i Financave, Cani, pranoi këtë javë gjendjen e patolerueshme dhe dështimin e madh të kësaj qeverie në drejtimin dhe menaxhimin e këtyre dy sektorëve kyçë, që janë burimet  kryesore  të të ardhurave për buxhetin e shtetit.
Kur hajdutët dhe hajdutet me çizme firmato janë sulur babëzisht në dogana dhe tatime, kur qeveria abuzon dhe dështon në shkallën më të lartë në dogana dhe tatime, çfarë pritet tjetër, çfarë mbetet tjetër për tu thënë për nivelin e korrupsionit. Megjithë propagandën e dyshes që po i del boja me shpejtësi e vërteta ka dalë në shesh. E kanë marrë vesh i madh e i vogël, raportohet periodikisht në raportet e partnerëve tanë strategjikë si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin për Shqipërinë ku thuhet e zezë mbi të bardhë se korrupsioni është përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Pa i hequr asnjë gram përgjegjësisë që ka ministri i financave dhe çdo zyrtar  tjetër që ka mbyllur sytë para të keqes, ne e dimë shumë mirë kush është përgjegjësi numër një, e dimë shumë mirë kush e ka ndërtuar instrumentin që ka prodhuar vjedhjen dhe kontrabandën masive në dogana dhe tatime: ky është kryeministri  Edi Rama.
Ndaj, në emër të interesit publik e pyes përsëri publikisht kryeministrin: Ku kanë shkuar 150 milionë dollarët  e munguar në dogana dhe tatime gjatë këtyre gjashtë muajve? Ku kanë shkuar 50 milionë dollarët e kontrabandës gjigande të cigares, rreth 800 ton në gjashtë muaj? Kush mban përgjegjësi?
Sërish i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë pa humbur kohë kontrabandën e cigareve dhe të çojë para drejtësisë autorët nga i pari tek i fundit. Në dijeninë tonë një shtet fqinj ka ofruar prova në lidhje me këtë kontrabandë. Kush i mban? Kush i fsheh? Në cilat sirtare janë bllokuar këto dokumenta?
Muaj më parë kemi denoncuar kontrabandën kolosale të naftës virgin në sasi prej qindra mijëra tonë që hyri në Shqipëri me dokumenta të falsifikuara sikur do ta çonin në rafineritë e naftës, ndërsa në fakt e hodhën në tregun e shitjes me pakicë, duke e përzier me karburantin që tregtohet për qytetarët që kanë në zotërim një  automjet. Dëmi i kësaj kontrabande ishte i shumfishtë.  Miliona  euro  dëme për arkën e shtetit, mijëra e mijëra automjete të qytetarëve të dëmtuara nga cilësia e keqe e naftës së përzier, impakt shumë negativ në cilësinë e ajrit dhe mjedisit.
Hetimi dhe ndëshkimi ligjor i këtij krimi të përbindshëm duhet të përfshijë gjithë rrjetin kriminal që e ka mundësuar, që nga komanduesit, kontrabandistët dhe shpërndarësit; është një imperativ për organet e drejtësisë, për të rikthyer besimin në forcën e ligjit, për të vënë në vend të drejtat e goditura hapur apo në mënyrë tinzare të qytetarëve nga xhepat e të cilëve janë zhvatur miliona sepse kanë paguar si naftë të cilësisë së pare, naftën kallpe. Pse zvarritet ky hetim, pse mbahet i bllokuar, nga kush dhe përse? Prokuroria ka gjithë mbështetjen e opozitës dhe publikut për t’i shkuar në fund këtij hetimi, pa u ndalur para asnjë pengese.
Në dritën e shifrave të frikshme të vjedhjes dhe kontrabandës në tatim dogana nga njëra anë dhe rritjes së defiçitit në raport me të ardhurat e planifikuara në anën tjetër, kryeministri ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit. Tinëzisht, pa bujë, pa transparencë, vjedhurazi nga sytë e publikut, hajdutce.
Do të heqin nga buxheti investime në rrugë e shkolla, spitale e çerdhe, sepse paratë me të cilat do të ndërtoheshin janë vjedhur. Do të heqin nga buxheti kompensimin e shtresave në nevojë, dëmshpërblimin e pronarëve dhe të përndjekurve, sepse paratë me të cilat do të paguheshin ata, janë vjedhur.
150 milionë dollarët që ju vodhën shqiptaërve në tatime dhe dogana nuk do të mund të hyjnë në arkën e shqiptarëve. Nuk do të kthehen në shkolla, rrugë, rroga, ndihmë ekonomike, kompensim për të përndjekurit dhe pronarët, rritje pensionesh, rimbursim ilaçesh.
Sepse i kanë vjedhur për vete, i kanë bërë shuka shuka në dyshekët e korrupsionit të zuzarëve dhe zuzareve të Ilir Metës dhe Edi Ramës, i kanë bërë apartamente, vila, hotele, konto bankare. Ndonjë cironkë herë pas here prangoset për sy e faqe të publikut por balenat, fokat dhe derrat e korupsionit nuk i gjen asgjë, ata drekojnë e darkojnë me klientelën e tyre të hajdutëve dhe evazionistëve e planifikojnë pushimet e verës në rezortet luksoze të botës. Ndërkohë që shqiptarët zhyten në borxhe për bukën e gojës, për faturat e energjisë dhe për të nxjerë pasaportat e kurbetit.
Kjo është skema.
Rritën taksat dhe tarifat. Rritën aksizat. Dhe çfarë ndodhi: u rritën çmimet. U rrit varfëria. U rit mjerimi dhe papunësia. Nga ana tjetër, po falimenton masivisht biznesi i vogël dhe po tkurret ai i mesëm dhe i madh. Investimet e huaj afër zeros. Kredia për investime të brendshme në pikiatë.
Rritën taksat aksizat dhe tatimet dhe çfarë po ndodh. Të ardhurat bien. Sepse është rritur kontrabanda, evazioni dhe korrupsioni.
Me këto para po vënë pasuri përallore qeveritarët dhe klientët e tyre. Po kapen Institucionet. Po blihen zgjedhjet.
Këto janë betejat e mëdha të ekonomisë dhe demokracisë. Nuk ka ekonomi pa konkurencë të ndershme. Kontrabanda dhe evazioni janë armiqtë e konkurencës së ndershme. Nuk ka rritje pensionesh dhe pagash me hajdutërinë në sistem. Nuk ka zgjedhje të lira pa prerë burimin e parave që hidhen për blerjen e votës. Nuk ka shtet normal me krimin, korrupsionin dhe kontrabandën në sistem.
Ne kemi shpallur luftë frontale me këto fenomene  shkatrrimtare dhe nuk do të ndalemi deri në fund. Bashkë me qytetarët shqiptarë, me mbështetjen e miqve dhe parnerëve tanë amerikanë dhe europianë  do t’ia dalim  t’i mundim.  Para se rregjimi i krimit dhe korrupsionit të ulë në gjunjë Shqipërinë.
Për këtë arsye Rama-Meta goditën dhe zhbënë standartet demokratike zgjedhore. Çdo ditë dalin në dritë fakte të reja që u shtohen fakteve dhe shqetësimeve të shprehura tashmë në raportin kritik paraprak të OSBE/ODHIR. Këto janë zgjedhje që morën ndërkombëtarisht damkën e blerjes masive të votës, të blerjes dhe sekuestrimit të kartave të indetitetit, duke u hequr “de fakto” shtetasve të drejtën  kushtetetutuese për të zgjedhur.
Këto janë zgjedhje ku numri mesatar i zgjedhësve në bashkitë e fituara  mes një mali me pengesa nga opozita është afro 48 mijë për kryetar bashkie, krahasuar me afro 18 mijë për kryetar bashkie si mesatare në bashkitë e fituara nga dyshja Rama-Meta, produkt i qëllimshëm nga qeveria për të siguruar  paraprakisht, pa shkuar akoma në zgjedhje, një avantazh elektoral përmes hartës së re të ndarjes administrative, të denoncuar prej nesh si hartë e fitores në tavolinë me salamandra elektorale.
Këto janë zgjedhje në të cilat Rama-Meta braktisën dekriminalizimin dhe shtuan kriminelët në pushtet; në vend të dekriminalizimit të jetës parlamentare, ashtu siç ramë dakord  në marrëveshjen e 24 Dhjetorit  të vitit të kaluar dhe siç kërkuan me forcë të pazakontë miqtë tanë amerikanë dhe europianë, dyshja shkoi përpara me kokëfortësi drejt kriminalizimit të pushtetit vendor përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish.
Këto janë zgjedhje të kapura që me rezultatin e manipuluar në shumë fragmente të procesit dhe territorit, dhanë për grupe të tëra shoqërore mesazhin e përkeqësimit dhe vrasjes së metejshme të shpresës.
Kjo duket qartë në rekordin e ri të numrit të  azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani në muajin qershor. Plot 5932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend. Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4922 dhe në prill 4794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, përsa u përket kërkesave për azil, shqiptarët vazhdojnë të renditen të dytët pas Sirisë. Dhe në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, tendenca ështe në rritje.
Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.
Kjo është një dramë kombëtare që vjen dhe thellohet pas zgjedhjeve të 21 qershorit duke u vënë atyre një tjetër njollë si zgjedhje që nuk hapën, por mbyllen perspektiva.
Por, të mos harrojmë për asnjë çast: këto zgjedhje, edhe pse të kapura me njëmijë fije nga qeveria oligarkike, edhe pse të kriminalizuara, dhanë megjithatë një mesazh të madh dhe shumë kuptimplotë për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Shumica humbi mbi 250 mijë zgjedhës përgjatë dy viteve të para të qeverisjes dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar; Partia Demokratike dhe opozita kanë rritur ndjeshëm përqindjen e votave në krahasim me vitin 2013 dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar gjithashtu. Ky është mesazhi qendor që kanë mundur të japin zgjedhësit shqiptarë megjithë dhunimin dhe shtetrrethimin e paprecedent të zgjedhjeve nga rregjimi.
Tre janë sfidat e mëdha ekzistenciale, me të cilat ballafaqohet demokracia sot dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë: krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Partia demokratike, opozita dhe unë personalisht jemi të vendosur për betejat që na presin, duke nisur së pari me dekriminalizimin. Nuk mund të ketë integrim europian të vendit me kriminelë deputetë apo kryetarë bashkish.
Në Komisionin për dekriminalizimin do të riparaqitet brenda korrikut drafti i propozimeve tona për të nxjerrë jashtë institucioneve publike shqiptare dhe për të ndaluar njëherë e përgjithmonë kandididimin e personave me rekorde të tmerrshme kriminale.
Për problemin madhor të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kam kërkuar nga miqtë tanë që në bazë të raporteve fillestare dhe përfundimtare të OSBE-ODHIR dhe Këshillit të Evropës të rikthejmë në vëmendje të institucioneve europiane domosdoshmërinë për të vepruar si në rrafshin legjislativ dhe institucional, edhe në rrafshin politik për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo dyshe, nga kjo mazhorancë në 21 Qershor. Askush nuk duhet të ketë më as më të voglin iluzion se në Shqipëri mund të mbahen të tjera zgjedhje pa çmontuar më parë instrumentat e kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Dhe së treti,  për luftën ndaj korrupsionit i cili është i lidhur me krimin dhe me zgjedhjet e kapura, me  150 milion dollarë që i mungojnë doganave dhe tatimeve të shtetit, një pjesë e të cilave padyshim janë përdorur për të blerë masivisht votat në procesin e 21 Qershorit, nuk jemi mjaftuar e nuk do të mjaftohemi të denoncojmë, por do të bejmë  gjithçka kemi në dorë për ta atakuar korrupsionin me forcën e ligjit dhe institucioneve të drejtësisë, dhe me forcën e sovranit që është humbesi më i madh nga ky korrupsion.
Këto janë problemet. Këto janë betejat. Të thirrur në këtë betejë janë jo vetëm demokratët dhe opozitarët por të gjithë ata që ndajnë me ne dhe besojnë si ne në vlerat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të gjithë shqiptarët që pavarësisht bindjeve politike nuk mund e nuk do të pranojnë kurrë inkriminimin e pushtetit. E pra në këtë këndvështrim ne jemi shumica.
Madje shumica dërrmuese. Në parlament le të kumbojë zëri juaj si përfaqësues të kësaj shumice. E le të bëhemi gati që fuqia e zërit të kesaj shumice të oshëtijë në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona duke nisur që nga kjo vjeshtë e pa kthim, pa kthim deri në pranverën shqiptare të mposhtjes së oligarkisë dhe regjimit të krimit e korrupsionit dhe rivendosjen e themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, 15 Korrik 2015

Read More