Blog

15 Qer
0

Vokshi me gratë në Rrogozhinë: Merrni në dorë fatet e familjes dhe të qytetit

Enkelejd Alibeaj ka vizituar “Lagjen Kastriot” ku mes banorëve të zonës ka takuar edhe fermerë të rrethinave që shesin produktet buqjësore në rrugë sepse nuk ka një treg të mirëfilltë,  por mbi të gjitha të përndjekur nga policia bashkiake. Tregtarët e tregut industrial ndërkohë kanë shprehur mbështetjen e tyre për z.Alibeaj.

Banorët e “Lagjes Kastriot” ndërkohë mes problemeve të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve kërkuan zgjidhjen e problemit të ish-konviktit industrial ku dhjetëra familje jetojnë në kushte të vështira.

Kreu i Partisë Demokratike në Fier Luan Baci tha se kjo fushatë dhe këto zgjedhje janë të ndryshme nga të mëparshmet sepse Enkelejd Alibeajt i janë bashkuar qytetarë nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Për Enkelejd Alibeajn problemet me të cilat ndeshen qytetarët e bashkisë së madhe të Fierit janë të njëjta ndaj në këtë fushatë nuk ka përzgjedhje bindjesh por zgjidhje të problemeve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015

 

Read More
15 Qer
0

Vokshi me gratë në Rrogozhinë: Merrni në dorë fatet e familjes dhe të qytetit

Në  një  takim me gratë  e Rrogozhinës, në  mbështetje të kandidatit Eqerem Deliu , kryetarja e LDGSH-së tha se gratë, nënat dhe vajzat janë  heroinat e çdo qyteti sot në  Shqipëri që ia dalin të mbijetojnë  me  familjet e tyre në këtë  mjerim dhe krizë  të thellë. Duke u përballur me histori të  trishtueshme të grave kryefamiljare dhe nënave të sëmura në Rrogozhinë, të cilat nuk kanë asnjë  mbështetje sociale dhe u është hequr KEMP-i, znj. Vokshi tha se, kjo është  fushata që  ka nxjerrë  më  shumë  në  dukje  dhimbjen e gruas dhe nënës shqiptare në këtë çerek shekulli demokraci.

“Vota juaj në këto zgjedhje është  vendimtare jo për politikën apo për bashkitë, por për familjet, për të tashmen dhe të ardhmen e qytetit ku jetoni. Ti  japim fund papunësisë , skamjes në  çdo vatër. Asgjë  nuk po bën për ju kjo qeveri e pushtet  lokal i drejtuar nga pushtetarët e majtë, që  kanë  të  parin interesin vetëm të  xhepit dhe jo të  komunitetit.

“Kemi një  kryeministër që në  realitet i përçmon dhe i fyen gratë  e vajzat. Në  fushatë  ai bën show  mashtron dhe kërcënon,  sepse  ai pyet vetëm për klanet e tij në  pushtet dhe jo për familjet e varfra që mbijetojnë  me vështirësi nga faturat e dritave, ujit dhe papunësia që  rritet mbi  50% të grave dhe vajzave në  çdo qytet e fshat“, u shpreh ndër të tjera znj. Vokshi.

Deputetja Vokshi njëherësh dhe kryetare e Komisionit parlamentar të Çështjeve sociale tha se “taksat rrënuese dhe informaliteti i lartë në  treg, po mbyll çdo ditë  bizneset e vogla e fasone, ku ju  mund të  punësoheshit.

Znj. Vokshi theksoi se program i kandidatit  që ka mbështetur gjithmonë shtresat në  nevojë, z. Deliu, shpëton biznesin nga barra e rëndë fiskale. Kandidati ynë  sikurse dhe të 60 bashkive të tjera ka në  fokus punësimin, integrimin social të  grave dhe barazinë  gjinore, sepse ne si Parti Demokratike besojmë  tek protenciali i madh i gruas për ndryshim dhe zhvillim të  komunitetit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015

Read More
14 Qer
0

Basha: Më 21 qershor askush nuk është mbi popullin dhe vullnetin e tij për punë dhe dinjitet!

Gjirokastra ka qenë ndalesa e radhës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e tij elektoral për zgjedhjet e 21 qershorit.  Bashkimi i madh i gjirokastritëve në këtë shesh, tha zoti Basha tregon vendosmërinë e tyre për të marrë në dorë fatin e tyre dhe për t’i dhënë oligarkisë mësimin e madh të demokracisë se : “Me 21 qershor askush nuk është mbi popullin!”

Ju vendosni dhe ju do vendosni të lirë nga presioni, të lirë nga shantazhi, të lirë nga hileja e pazaret, të lirë nga gjobat, të lirë nga tentativa dhe uria për t’ju poshtërurar me shit-blerje, me mëshirë, me lëmoshë. Kjo nuk do të ndodhë! Nuk ka për të ndodh sepse gjirokastritët janë të bashkuar si asnjëherë, janë bashkuar për veten e tyre, për familjet e tyre, për qytetin e tyre, për fshatrat dhe komunitetet rurale. Janë bashkuar sepse kohë të vështira kanë pllakosur vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj, kohë të vështira kanë pllakosur në Gjirokastër e në të gjithë Shqipërinë, e Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë bërë asgjë në këto dy vite për t’ju ndihmuar por ua kanë bërë edhe më të vështirë jetën.”

Anembanë Shqipërisë tha zoti Basha ka pllakosur varfëria, mjerimi, papunësia, çmimet janë të larta, kosto e jetesës është rritur, mundësia për të mbyllur muajin është zvogëluar, faturat janë shtuar, rrogat janë ulur. Dyshja Rama-Meta e ka dëshmuar në këto dy vite se këto nuk janë prioriteti i tyre. Gjatë gjithë kohës merren me opozitën, shajnë opozitën dhe kandidatët e saj sepse nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për hallet e shqiptarëve të cilat në dy vjet vetëm i shtuan.

Prioritetet e tyre janë kërcënimet ndaj qytetarëve, prioritetet e tyre janë fjalët boshe pa premtime, pa ofertë, pa zgjidhje, pa asnjë zgjidhje për problemet dhe hallet tuaja të shumta. Këto janë fatkeqësisht realitetet e hidhura që ofron dyshja Rama-Meta sepse prioritet kanë kontrollin, prioritet kanë pushtetin, prioritet kanë korrupsionin e pasurimin në kurrizin tuaj.

Ndaj në vend që t’ua lehtësojnë jetën shqiptarëve ua kanë bërë më të vështirë. Premtuan ulje taksash por i rritën ato, rritën taksën mbi karburantin, rritën taksën mbi pronën, rritën para disa ditësh me vendim të Këshillit të Ministrave tavanet e qirave. Premtuan 300 mijë vende pune, po ku janë këto vende pune?! Këtu në Gjirokastër si kudo nëpër Shqipëri papunësia është rritur, varfëria është rritur, mjerimi është rritur.

Premtuan çmime të ulta por faturat e energjisë janë dyfishuar, shqiptarët paguajnë dyfish më shtrenjtë energjinë sesa vendet e tjera të Ballkanit. Vetëm për naftën ku çmimi është rritur e vetëm rritet, 240 lekë/ litër më shumë janë taksat që vuri Edi Rama dhe Ilir Meta që premtuan uljen e tyre. Premtuan ulje çmimesh dhe i rritën, premtuan punësim dhe sollën papunësi, premtuan taksa të ulta dhe i rritën taksat. Ky është drejtimi i duhur për ta, taksa të rritura, papunësi, çmime të rritura, jetë më e vështirë për qytetarët, ky është drejtimi i duhur për ta. Por a është për ju drejtimi i duhur? A është për familjet tuaja drejtimi i duhur ky? A është për komshinjtë, për fqinjët tuaj demokratë dhe socialistë drejtimi i duhur ky? Sigurisht që jo!”,- theksoi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ka shpalosur ofertën e demokratëve, ofertë e cila ofron zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve që nga ulja e çmimit të energjisë dhe falja e kamat-vonesave, ulja e taksave, mbështetje bizneseve që hapin vende pune dhe investime në interes të zhvillimit dhe punësimit dhe jo të mbushjes së xhepave të qeveritarëve.

Oferta jonë është oferta e punësimit, është oferta e uljes së çmimeve për t’ju lehtësuar familjeve që të mbyllin muajin, është oferta e mbështetjes për fermerin, është oferta e mbështetjes për rininë dhe për bizneset që ndihmojnë në punësimin e rinisë, është oferta e rritjes së rrogave dhe pensioneve, e uljes së taksave anembanë vendit.

Filozofia tjetër është e tyre, tjetër mendësi kanë ata, kap çfarë të kapësh:  “E imja e imja, e jotja e imja, të kapim çfarë të mundim!” Filozofia e babëzisë, mendësia e babëzisë, gjithë pushtetin për vete, gjithë fondet për vete, gjithë paratë për vete edhe gjithë hashashin për vete, kjo është mendësia e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Jam i bindur që në këto zgjedhje mes këtyre kandidaturave ju do të zgjidhni ata që punojnë për ju, Igli Kokalari do të punojë për ju dhe interesat tuaja. Ju do të zgjidhni Igli Kokalarin dhe jo tjetrën që do të punojë për Ilir Metën, Vangjel Tavon dhe interesat e tyre. Njëri do të uli taksat, tjetra do ti rrisë taksat. Kë do të zgjedhë Gjirokastra?! Njëri do të punojë për ekonominë tuaj, për mirëqenien tuaj, tjetra do të punojë për ekonominë e Vangjel Tavos dhe Ilir Metës, do të punojë për xhepat e ologarkisë, do të punojë për qeverinë e tyre dhe do të shtypë e do të marrë gjithçka që i nevojitet nga populli punëtor, nga njerëzit e pamundur të Gjirokastrës dhe komunave përreth.

Këto janë hallet e shqiptarëve, këto halle meritojnë zgjidhje, ne ofrojmë zgjidhje dhe me votën tuaj zgjidhje do të japim”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

Read More
14 Qer
0

Një javë nga fitorja e përbashkët, e qytetarëve, e qytetit dhe çdo banori të Tiranës

Fjalimi i z.Kosova në mitingun përmbyllës të fushatës në zonën e Brrylit

Eshtë kënaqësi që jemi mbledhur sëbashku kaq shumë sot në këtë shesh. Vijmë sot pas një fushate intensive, për të lënë një tjetër takim të rëndësishëm.

Takimin e datës 21 qershor, ku ju dhe mbarë qytetarët e Tiranës do të vendosni për drejtimin që duhet të marrë Bashkia.

Kemi përballë dy modele.

Unë jam futur në këtë garë, me garancitë e përvojës time. Nuk kam dashur për asnjë sekond të dukem, apo të bëj shfaqje, kur kam deklaruar se po ofroj integritetin tim. Po kjo është e vërteta. Unë po flas me ju për atë çfarë jam. Qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin në krye të Bashkisë një person që kurrë në jetën e tij, siç ka ndodhur me mua me 35 vite takime të përditshme me njerëzit në hall, të kem kërkuar diçka në këmbim të shërbimit.

Pra po kërkoj të shërbej, pa kërkuar asgjë në këmbim. Anjë favor.

Eshtë koha të vendosim për një kryebashkiak menaxher të fortë, që ruan me fanatizëm taksat e qytetarëve, që u qëndron mbi krye punëve e kontrollon syçelët çdo proces derisa shërbimi, rruga, uji, pastrimi të mbërrijë tek qytetari.

Eshtë koha për të zgjedhur një kryebashkiak që nuk ka ndërmend të harxhojë asnjë sekond kohë me politikë boshe e replika që ngrenë stuhi të kota e të dëmshme, që nuk sjellin asnjë të mirë në familjet e në tryezat tuaja.

Ne e kemi parë se çfarë ka bërë politika në këto 25 vite. Ka luajtur shumë për interesat e saj, ka shkuar deri aty sa të mbajë edhe peng qytetin, të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndaj nuk e teproj aspak, dhe me bindje e them se ky është një moment historik për tu shkëputur nga ky model. Për ti dhënë madje një leksion politikës se ne qytetarët e Tiranës, të djahtë të majtë e të paparti, duam të zgjedhim vetë, dimë të zgjedhim vetë, duam të sjellim në krye të Bashkisë një nga ne, që nuk ka axhendë tjetër përpos asaj që duan çdo ditë qytetarët në jetën e tyre, që nis nga dera e shtëpisë, në rrugë, në shkollë, në ambjentin ku punojnë apo kalojnë kohën e lirë. Ta bëjmë të shenjtë e ta mbrojmë interesin e qytetit ku lindim, rritemi e projektojmë ëndrrat tona.

Unë them se ka ardhur koha të vendosim për Tiranën duke u nisur nga një interes i vetëm, interesi i qytetarëve.

Kemi ndërkohë përballë një model që për ti rënë shkurt ofron konflikt politik, axhendë personale, dëshirë të pafre për karrierë e ambicie, abuzim në kurriz të qytetarëve, mashtrim, mosmbajtje premtimesh, dhe sigurisht shumë fjalë.

Tirana sot po vuan. E kam parë nga afër se kriza ekonomike është prezente, se ka shumë punë për të bërë.

Kam një projekt konkret për të çliruar e për ti dhënë krahë energjisë që ky qytet punëtor e ka në genin e tij, me të gjithë banorët e tij, nga Zall-Bastari në Pezë, nga Kodër Kamza në Krrabë, nga Shëngjergji në Ndroq.

Do të ul me 30 përqind taksat. Biznesi i vogël që është motorri i zhvillimit do të marrë frymë, do të dalë nga gropa ku gjendet, do të rritet e do të krijojë vende pune.

Projekti im për infrastrukturën shkon lagje më lagje, aty ku ti banon. Unë e di se Tirana nuk është një koncept abstrakt, por është qyteti që fillon në derën tënde. Aty do të më gjeni mua, mos kujtoni se jam njeri zyre që bëj kalkulime për interesat e grupeve e klaneve, apo që bëj aritmetikën e karrierës.

E kam prezantuar në publik, do të sjell ujë 24 orë në Tiranë. Me ekspertët më të mirë që kam në krah, kemi vlerësuar se ekzistojnë të gjitha mundësitë teknike. Duhet vullnet. Unë e kam vullnetin, do të nis punën menjëherë pas 21 qershorit.

Arsim më të mirë, shkolla të reja e rikonstruksion të atyre ekzistuese. Nuk ka investim më të mirë për qytetin se sa tek dija, dhe ky është prioriteti im.

Po nuk mund tia nisim këtyre punëve pa pastruar qytetin tonë. Tirana do të jetë e pastër dhe higjenike, do të jetë e shëndetshme.

Kam ndërmend të mos ndalem për asnjë moment, e të krijoj vende të reja pune kudo ku është e mundur. Me lehtësitë ndaj biznesit dhe 3 fishimin e fondit të garancisë për të stimuluar sipërmarrjet e reja.

Dëgjojeni mirë këtë miqtë e mi. Paratë e fondet e Bashkisë, do të jenë pasuria juaj. Mbajeni mend mirë, se do ta shihni vetë me sytë tuaj se ku shkojnë ato, si do të përdoren, sa do të shpenzohen, sa do kursehen, e cili do të jetë destinacioni i tyre.

Unë i kam ftuar qytetarët e Tiranës që të bashkëqeverisim. Mezi pres të nis një punë e cila do të mbikqyret nga 1 milionë banorë. Mos hezitoni në asnjë moment të reagoni, të sillni mendimin tuaj, kërkesën tuaj, pse jo protestën tuaj. Asgjë nuk ka vlerë nëse bie ndesh me interesin tuaj. Dera ime është dera juaj. I hapur për këdo, 24 orë në ditë.

Jam i lumtur që ka nisur bashkimi i madh për fitoren e 21 qershorit, që është fitorja juaj, fitorja e qytetarëve dhe e qytetit.

Për taksa të ulëta

Për rrugë e trotuare

Për një Tiranë të pastër e higjenike

Për më shumë shkolla

Për më shumë vende pune

Për ndershmëri e transparencë.

Për punë e jo fjalë

Ju faleminderit


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

 

Read More
14 Qer
0

Duma: Kandidati tjetër të mos i shmangej debatit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma iu përgjigj pozitivisht ftesës së Forumit të Durrsakëve për debat me kandidatin e maxhorancës i cili refuzoi të marrë pjesë. Duma tha se duhet të kishte një debat civil për alternativat e tyre por që fatkeqësisht kandidati tjetër iu shmang për herë të gjashtë debatit.

“Sot do të ishte mirë që ne ta kishim edhe kandidatin tjetër. Do të ishte mirë që ti ishte përgjigjur pozitivisht këtij debati sepse në ndryshim nga ai unë nuk besoj se kemi një debat me qytetarët. Ne mund të kemi një debat alternativash. Ne mund të kemi një debat si e mendojmë që gjërat duhen rregulluar për më mirë. Dhe nëse ende ka sot një gjë që duhet thënë fort është debati civil për gjërat, jo debate politike për personat”, tha Duma.

E pyetur nga anëtarët e Forumit mbi masat e saj për të ulur korrupsionin, Duma tha se projekti i saj do të jetë planifikimi i çdo zëri në buxhet me komunitetin.

“Pikat në të cilat bashkia e Durrësit ia jep menjëherë impaktin korruptiv kanë qënë banesat sociale, kanë qënë tenderimi i drejtpërdrejtë dhe buxhetimi. Do të bëhen transparente investimet në komunitet. E kam thënë dhe për çështjen e zgjidhjes së pronave. Por mbi të gjitha, i gjithë planifikimi i zërave të buxhetit, i zërave financiarë do të jetë një proces negociate dhe konsultimi zë për zë për çdo investim në komunitet”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

Read More
14 Qer
0

Në plan të parë qytetarët, të majtë e të djathtë

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj u takua me banorët e lagjes “15 Tetori”. Përtej denoncimit të problemeve që ka shkaktuar neglizhenca e pushtetit vendor banorët shprehen mbështetje të plotë per z.Alibeaj në krye të bashkisë së re.

Kozma Dashi deputet i qarkut të Fierit tha se z.Alibeaj ka dhënë prova se di të drejtojë dhe për më tepër me sukses.

Alibeaj tha se politika sot i ka humbur kuotat në publik, pikërisht sepse nuk dëgjon publikun. Në krye të bashkisë së Fierit do të qeveris duke mbajtur në plan të parë publikun, tha ai.

Banorët e kësaj lagjeje shprehën mbështetjen e tyre duke e konsideruar z.Alibeaj një figurë që i përfaqëson të gjithë, të majtë e të djathtë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

Read More
14 Qer
0

Genc Deromemaj takim me Forumin e Gruas Demokrate, vëmendje dhe angazhim për çdo grua vlonjate

Gratë demokrate në Vlorë kanë dëshmuar një ditë më parë se mbështetja në këto zgjedhje do të jetë për kandidatin demokrat Genc Deromemaj.

Të shumta në numër, e entuziaste ato kanë qenë pjesë e një takimi të jashtëzakonshëm.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, për Vlorën, Nexhmie Xhuveli, i ftoi të gjitha gratë të jënë pjesë e fitores në 21 qershor, duke votuar për Genc Deromemaj.

Deputetja e Partisë Demokratike Liljana Elmazi, u tha grave vlonjate, se ashtu si në fushatë, Genc Deromemaj gjatë drejtimit të bashksë së Vlorës do të jetë zëri i halleve të nënave vlonjate.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi, tha se ky takim i jashtëzakonshëm është dëshmi se në 21 qershor Vlora do të jetë blu. Ajo garantoi në emër të kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha, se çdo projekt i Genc Deromemaj do të shkojë në parlament e do të kthehet në projekt të investuar në Vlorë.

Ndërkohë kandidati i Aleancës Pupollore për Punë e Dinjitet, tha se pas 21 qershorit historitë e varfërisë e pamundësive të nënave vlonjate do të kenë zgjidhje. Ai garantoi se vëmendja e bashkisë së Vlorës, do të jetë tek nënat e gratë, për t’i dhënë atyre dinjitet e punë.

Takimi është mbyllur me garancinë për fitoren, dhe votën për numrin 3, Genc Deromemaj dhe numrin 15, Partinë Demokratike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

Read More
14 Qer
0

Emigrantët do të votojnë për Punë dhe Dinjitet

Kandidati për Korçën Gjergji  Mero ishte në Selanik ku u takua me emigrantët shqiptarë. Ata i garantuan Gjergji Meros se do të vijnë në Korçë  dhe në qytetet e tjera  nga ku kanë origjinën,  për të votuar programin e Partisë Demokratike, si shpëtim nga kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë. Emigrantët thanë se prindërit dhe të afërmit e tyre nuk po jetojnë dot me pensionet minimale, të cilëve u është privuar dhe rimbursimi i ujit dhe dritave. Çmimet  janë rritur, faturat dhe taksat  po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme. “Në zgjedhjet politike të 2013-ës, kjo qeveri na mashtroi  me premtime boshe për ne dhe për të gjithë familjet tona në atdhe, prej nesh solli dhe me autobusa dhe  nuk u realizua asgjë nga premtimet e Rilindjes.

Kandidati Gjergji Mero ndër të tjera theksoi se vota për programin e koalicionit të djathtë për Punë dhe Dinjitet,  është vota për zhvillimin e Korçës, për zhvillimin dhe kthimin e shpresës për  çdo qytet, ku mjerimi ka mbërthyer çdo familje, papunësia e lartë po shkakton problem të rënda sociale, ku taksat rrënuese  po mbyllin mijëra biznese dhe po falimentojnë prodhimin vendas.

“Vota juaj tha kandidati Mero është për shpëtimin e fshatit nga falimentimi, ku ju keni derdhur mundin dhe sakrificën e afër çerekshekulli pune të rëndë në emigracion. Ne do të zhvillojmë fermat dhe do të ngjallim tregun e prodhimeve bujqësore, duke rritur ekonominë dhe agrobiznesin.

Kandidati Gjergji Mero vuri në dukje se në Korçë dhe në qytete të tjera, qeveria ka rrëzuar për pak minuta me tritol INUK-u , banesat, bizneset e emigrantëve të ndërtuara me vetësakrifikim dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

Kandidati Mero tha se vota e emigrantëve duhet të jetë vendimtare për fitoren e programit që do të sjellë zhvillimin, do të kthejë shpresën për të rinjtë dhe do të sigurojë punë dhe dinjitet.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

 

Read More
14 Qer
0

Situata ekonomike në Elbasan e rëndë, të reagojmë me votë më 21 qershor

Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku,  zhvilloi një takim me banorë të lagjes Vullnetari në qytetin e Elbasanit. Kjo lagje, është ndër më të prekurat nga problemet sociale, ku papunësia është në një shkallë edhe më të madhe se në zonat e tjera. Duke iu drejtuar banorëve kandidati Ardjan Turku, tha se është në dijeni të problemeve tepër të mëdha të këtyre banorëve, të cilët janë hequr nga ndihma ekonomike dhe janë braktisur nga shteti, duke premtuar ndërhyrje për përmirësimin e situatës.

“Shumica e familjeve kanë qenë me ndihmë ekonomike, vjen qeveria dhe pret gjoja në emër të një reforme, apo projekti pilot për Elbasanin, gjysmat e familjeve në ndihmë ekonomike. Para vitit të ri, vitin e kaluar, nga 4200 familje në ndihmë ekonomike që ka pasur Elbasani, 2000 u shkurtuan menjëherë dhe besoj ka edhe nga ju që jeni këtu që keni dalë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Ishin 7000 familje në Elbasan, në kohën kur unë kam qenë kryetar bashkie me ndihmë ekonomike. Tashmë kanë zbritur në 2200. Edhe pse vetë z. Sejdini sot pranon, që janë jo 17 mijë thotë ai por 31 mijë të papunë, dhe nuk janë 31, por ç’rëndësi ka. Si ka mundësi që me kaq të papunë qeveria të mos afrojë diçka. Por jo vetëm ata që janë të papunë, ata që janë në nevojë, po me KEMP-in ç’patën, për njerëzit që janë të sëmurë, pse i përgjysmuan dhe ata, sepse ia ka dhënë mjeku paaftësinë dhe duhet të marrin paratë dhe përsëri i shkurtuan gjysëm për gjysëm. Dhe imagjinoni s’po them ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ca gjëra të tjera, imagjinoni që qeveria premtoi para dy vjetësh, se do t’ia marrë 5% të pasurve dhe do i shtojë ndihmën ekonomike dhe asistencën, do kompensojë, që të përfitojnë 95% e popullsisë. Pra 95% është bërë akoma më keq ndryshe nga sa ata premtuan”.

Më pas kandidati Ardjan Turku është ndalur në një takim me të rinj  në fshatin Kuqan dhe me banorë të kësaj zone. Në këtë takim edhe njëherë Ardjan Turku bëri thirrje për një reagim të fortë me votë në zgjedhjet e 21 qershorit, pasi situate e rëndë ekonomike dhe sociale, ka përfshirë jo vetëm familjet e djathta por edhe ato të majta.

“Boll më me këto se po na shkon thika në palcë, dhe kur të shkon thika në palcë, i shkon edhe familjeve të majta dhe familjeve të djathta. Kur rritet energjia rritet edhe për të majtën edhe për të djathtën. Kur tallen për 3-4 mandate rresht me popullsinë janë tallur edhe me të majtën edhe me të djathtën. Kur të fusin në burg për një tjegull që i ndërron çatisë, fusin edhe të majtët edhe të djathtët. Na ndihmoni në 21 qershor t’i japim një goditje që t’i trembim, atë lakun që po na e shtrëngojnë, ta lirojmë, të marrim pak frymë dhe ta lirojmë edhe për të majtët edhe për të djathtët. Jo për të mos zbatuar ligjin, por mos i frikësojmë njerëzit me gjëra, që edhe gjithë bota i ka çështje administrative, çështje civile, kurse këto i kanë bërë të gjitha çështje penale dhe të bien policinë tek dera”, tha Turku.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015

 

Read More
14 Qer
0

Ilir Meta, skenar kriminal me strukturat e shtetit dhe banditë, nga frika e humbjes në Vorë

Çdo ditë, në sytë e mbarë opinionit publik, Ilir Meta me heshtjen e miratimin e ortakut të tij Rama, po zbaton në Vorë një skenar kriminal, të hartuar në zyrat e LSI, dhe të vënë në jetë në bashkëpunim të ngushtë mes banditëve të skeduar të sjellë enkas nga brenda e jashtë vendit, me strukturat e kriminalizuara të shtetit që shkelin ditë përditë ligjin për Ilir Metën.

Pjesë e këtij skenari kriminal të Ilir Metës, në traditën e tij të shëmtuar të zgjedhjeve të vitit 2001, është dhe inskenimi me metodat e sigurimit të shtetit i ngjarjeve dhe dëshmive të sajuara për të manipuluar opinionin publik.

E vërteta që po dëshmohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve në Vorë është se Ilir Meta po zbaton standardet e një organizate kriminale bashkë me taborrin e tij shtetëror e me persona me precedentë penalë, që po ushtrojnë çdo ditë presion, dhunë e terror. E gjithë kjo për interesat korruptive të Ilir Metës që kërkon me çdo kusht të marrë bashkinë e Vorës.

Ja ku kemi këtë foto, ku duket qartë, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë.

Ilir Meta kërkon ta kthejë Vorën në një inkubator kriminal të manipulimit të zgjedhjeve. Dhe sërish, megjithëse është përqendruar aty me çdo strukturë shtetërore e kriminale, ai e ka humbjen të sigurt. Fitorja e Fiqiri Ismailit dhe e Partisë Demokratike në këtë Bashki është vetëm një javë larg.

Vora dhe banorët e saj nuk do të pranojnë kurrë thundrën e Ilir Metës që kërkon ta kthejë Vorën në çiflig personal për planet e tij korruptive.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë urgjentisht të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar kriminal. Ne kemi bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës, që është kthyer në mashën e Ilir Metës në këtë zonë, dhe kërkojmë nga prokuroria të lëvizë me shpejtësi për të garantuar ligjin. I kërkojmë përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA, prani sa më masive për regjistrimin e këtyre zhvillimeve që janë rekorde të zeza për standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë qytetarët e Vorës të ushtrojnë sovranitetin e tyre me votë. Fitorja e Partisë Demokratike dhe e Fiqiri Ismailit është e padiskutueshme.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 14 Qershor 2015

 

Read More