Blog

04 Qer
0

Digjet makina e gazetarit të TV Mat, mazhoranca në panik nga humbja

Braktisja që po u bëjnë qytetarët çdo ditë ka vënë në panik të madh dyshen Rama –  Meta të cilët po përdorin çdo formë që nga joshja me thasët me miell e deri tek presioni i bandave dhe policia e pushtetit.

Mëngjesin e sotëm është djegur dhe shkatërruar makina e gazetarit dhe operatorit të Tv Mat Enver Doçi. Gazetari Doçi ka ndjekur dhe pasqyruar me realizëm e profesionalizëm fushatën e kandidatit të Partisë Demokratike Nezir Rizvani. Gazetari Doçi pohon se akti i sotëm është në vazhdën e presioneve dhe kërcënimeve për shkak të detyrës që ai kryen nga përfaqësues të maxhorancës.

Dy ditë më parë në drejtim të policisë kriminale të drejtorisë së policisë Mat emërohet jo rastësisht  bashkëshorti i njërës prej kandidatëve të Edi Ramës në këtë rreth.

Drejtuesit e mazhorancës detyrojnë drejtorë të administratës të jenë jo vetëm pjesë e takimeve elektorale gjatë orarit të punës por edhe të ushtrojnë presion për votën mbi punonjësit e tyre e t’u mbledhin dokumentet e  identifikimit atyre.  Një punonjës i thjeshtë i OSHE-së Besim Lika u pushua nga puna vetëm pse mori pjesë në një takim elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike i mbajtur në orën 19:00 jashtë orarit të punës ndërsa nga ana tjetër të gjitha asetet dhe fondet publike në shkelje të nenit 3 të Kodit Zgjedhor janë vënë në funksion të fushatës së kandidates së mazhorancës përfshi dhe ambientet e shkollave, mësuesit dhe nxënësit.

Në foto shihni një ftesë për takim elektoral të kandidates së mazhorancës . Vendtakimi është ambienti i një shkolle të mesme në ditë jave orar mësimi.

Praktikën e shëmtuar të blerjes së votave për një thes miell apo për 20 e 30 mijë lekë po mundohen ta përdorin dëshpërimisht edhe sot. Në foto shihni një ndër dhjetëra militantë të  kandidates së mazhorancës duke ofruar thasë mielli në këmbim të votave.

Foto është marrë në Xibër më 28 maj 2015 në orën 13.00.

Aq shumë i ka zënë paniku nga refuzimi me votë i keqqeverisjes së tyre sa kanë arritur deri aty sa të shpallin në kërkim Enrik Gjonin djalin 25 vjeç me akuzën qesharake pse vendosi nëpër shtylla flamujt e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këto shkelje të ligjit dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal dhe të vërë para ligjit autorët dhe përgjegjësit e krimit te shëmtuar te shitblerjes se votës ne Mat, shkeljes se Kodit zgjedhore dhe terrorit që po ushtrohet ndaj qytetarëve të Matit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

 

Read More
04 Qer
0

Basha: Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin, janë problemet që kërkojnë zgjidhje imediate

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorë të Shijakut. Zoti Basha tha se  hallet dhe shqetësimet e qytetarëve nuk mund të injorohen me barsaleta e tallje siç po bëjnë çdo ditë Rama – Meta. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësime që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, tha zoti Basha dhe nuk mund të fshihen me propagandë qeveritare.

“Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë bërë llogaritë gabim, mendojnë se duke bërë estrada të përditshme, ku shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë do ta heqin vëmendjen tuaj nga hallet tuaja, nga zgjidhjet imediate që ju kërkoni. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin, rënia e fuqisë blerëse, këto janë problemet që kërkojnë zgjidhje imediate. Të tjerat janë llafe kazani”

Rritja e taksave dhe çmimit të energjisë, largimi i të pamundurve nga skema e ndihmës ekonomike, rënia e fuqisë blerëse kanë qenë shqetësimet që banorë dhe tregtarë i kanë shprehur zotit Basha në Shijak. Krahas identifikimit të problemeve, detyra është të japim zgjidhje, tha zoti Basha dhe zgjidhje u jep oferta e Partisë Demokratike, e hartuar dhe bazuar mbi hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Banor: Para dy vjetësh Edi Rama na tha, jo po dritat, jo po naftën, jo më larg se sot ishte bërë 1850 lekë nafta. Kam edhe një biznes të vogël. Nga 165 mijë lekë paguaja në tre muaj, tani paguaj 215 mijë lek.

Banor: S’ka familje shqiptare që nuk është e prekur nga taksat, nga tatimet, energjia.

Basha: Sa u vjen fatura e energjisë?

Banor: Diku nga 20-30 përqind më shumë.

Shitëse: Më erdhi njëra më tha dua bukë, domate, djathë, pa lekë e shkreta. Nuk mund ta lejë, sepse ajo s’ka përkrahje , s’ka mbështetje, se ia kanë heq. Kam një tjetër që ka nja dy milionë e gjysmë lekë aty dhe prapë vjen edhe merr.

Basha: Çfarë është, kryefamiljare?

Shitëse: Ajo është kryefamiljare, me dy të paralizuar në shtëpi, nuk ka asgjë. Me pa fletoren dhe regjistrat tona, ti habitesh. Mua mund t’më kenë mbi 15 milionë lekë borxhe njerëzit që marrin me listë.

Basha: Detyra  që kemi është jo vetëm të themi që kështu është, por ta zgjidhim. Si ta zgjidhim? Të ulim taksat, të heqim TVSH për mallrat e shportës, të paktën për bukën, miellin, orizin, sheqerin, vajin, të ulim çmimin e energjisë, t’u vijmë në ndihmë këtyre familjeve që s’kanë një lek për të blerë bukën e jo t’i heqim nga lista e ndihmës ekonomike, të hapim vende pune!

Shitëse: Me thënë të drejtën,  popullin në Shijak, unë sikur po e mbaj në krah.  Të gjithë vetëm për bukë dhe djathë.

Basha: Kështu që, në 21 qershor kërkoj votën tuaj e të gjithë qytetarëve të Shijakut, sepse zgjidhjet që ofrojmë, janë zgjidhje reale të problemeve reale të problemeve tuaja.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More
04 Qer
0

Takimi me Ramën, për interesat e qytetarëve

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova shpjegon programin e tij në takimet me banorët në lagjet e rrugës “Qemal Stafa” dhe “4 Dëshmorët” 

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të rrugës Qemal Stafa dhe 4 Dëshmorët, në turin e tij, programi në komunitet. Kosova thakesoi se projekti i tij ka të bëjë me lagjen ku jetojnë banorët e shqetësimet e tyre të përditshme.

“I pafsh hajrin popullit të Tiranës. Kaq di të të them unë. Merr xhaketën në krah e shko lagje në lagje”, thotë një qytetar.
“Meqë ke dalë dhe ke ardhur do të votojmë për ju. I shikon koshat që mungojnë?”, shprehet një qytetar.
“Do të ikin fare këto lloj kazanësh, do të jenë nga ato që nuk hapen dhe aty ku nuk ka vend do ti futim në tokë”, tha Kosova.
“”Shumë mirë. Më mirë ashtu”.
“Pse nuk e di unë? Unë skam ardhur për ta bërë më keq, unë kam ardhur për ta bërë më mirë”, thotë Kosova.
“Në kohën e Zogut ti e di ka pasur turbina aty ti e di, që lanin rrugën populli. Këtu nuk ka një çesme për të pirë ujë. Kjo rrugë këtu ka pasur 5 çesma”, thotë një banor.
Kosova: Mbaje shënim.
Kandidati për kryebashkiak u fut në oborrin e një shpie ku takoi familjarët.
“Unë do ti them zonjës së shtëpisë që siç ka bërë këtë oborrin e shtëpisë së vet, unë kam marrë përsipër për të bërë Tiranën.
Kam pasur mundësinë për të shëtitur Tiranën cep e më cep. Kam pasur aq shumë mundësi këto ditë sa kurrë në jetën time nuk e kam pasur këtë mundësi. Jo vetëm Tiranën, por edhe periferinë e paimagjinueshme sa kishte shkuar. Kam parë fshatrat deri në Shën Mëri, deri në fshatin Kus, i cili ishte në kufi me Ndroqin, me Vorën dhe nga nuk kam shkuar në këmbë, sepse çdo lloj takimi që bën në këmbë, çdo lloj ideje që merr, çdo lloj situate e papëlqyeshme që shikon ose çdo lloj mundësie që ti shikon për të bërë më të mirën, është një frymëzim është një impuls, sinqerisht është një shplodhje ose një grumbullim energjish për ta filluar punën siç duhet mbas datës 21 Qershor. E kam ndarë mendjen të kem më shumë përgjegjësi dhe të jem në shërbim të 1 milion banorëve.
Le ti mbledh dhe një herë forcat siç i kam mbledhur, për të dhënë një shembull çdo të thotë në një vend nëse njeriu i ndershëm dhe i punës merr situatën në dorë. Ndryshimi do të jetë i jashtzakonshëm. Në qoftë se me ato lekë që ka bashkia, bën kaq gjëra, unë them se do të bëjë dhe 40% më shumë. Se ky është qyteti im. Mjerë kush njolloset në jetë se nuk ka çmim, nuk ka asnjë lloj vlerë që ia pastron ato njolla. Ato janë njolla që po ti vendosi populli, nuk ti heq kurrë. Sado të përpiqen për të njollosur diçka të pastër, e keqja do të vijë e do të dëmtojë të mirën, për sa kohë e mira do të rrijë dhe do ti bëjë sehir të keqes.
Jam gati,kur them kafe ska rëndësi kafe, me ujë të ulem në tavolinë me Kryeministrin Rama për të bërë më të mirën për qytetarët. Nuk e kam shaka mos ma merrni për batutë. Kërkesën e kam të sinqertë, për hir të qytetarëve”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

 

 

Read More
04 Qer
0

Duma: Mos lejoni t’u tenderojnë votën, bashkë për 2 vjet zgjidhim kanalizimet dhe ujin e pijshëm

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së ish Kënetës. Mes qindra qytetarëve të kësaj zone, zonja Duma u bëri thirrje që të mos shesin votën por të mendojnë më shumë për të ardhmen e 4 viteve. Kandidatja e djathtë u shpreh se do të mbyllë problemet e zonës e në veçanti të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm brenda dy viteve të para të mandatit të saj.

“Pavarësisht që e di eskperiencën dhe vuajtjen juaj, ju arrini të bëni dallimin kë keni përballë. Por për një gjë ju lutem fort: mos tenderoni sot të ardhmen e katër viteve. Janë edhe 3 javë. Më 21 Qershor jam e bindur që bashkë do nisim një projekt që dita ditës do ta bëjmë më mirë. Premtimi dhe detyra e pare, përveç detyrimeve të zakonshme, është pastrimi i kanalit plotësisht, kthimin në zonë të gjelbër të pjesës tjetër të kanalit, rregullimin e rrugës me standard rruge se unë këtu në Durrës shoh dy rrugë.  Rrugët e vjetra të cilat janë ato që nuk janë rikostruktuar dhe nuk ribëhen dhe shoh edhe rrugët elektorale”, tha Duma


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More
04 Qer
0

Basha: Rama- Meta i ikin llogaridhënies, nuk kanë zgjidhje për papunësinë dhe krizën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e takimeve me banorët e jugut. Nga Saranda, zoti Basha i ka bërë thirrje dyshes Rama- Meta të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari për premtimet me të cilat erdhën në pushtet dy vjet më parë. Papunësia është rritur, çmimet janë rritur, taksat janë rritur, varfëria është shtuar, qytetarët vuajnë për bukën e gojës, ndërsa Rama – Meta, tha zoti Basha janë kthyer në aktorë humori që tallen me shqiptarët.

“Nuk flasin dhe nuk japin përgjigje për premtimet që dhanë dy vite më parë. Sa të rinj apo të reja nga Saranda janë punësuar këto dy vite, kush paguan sot më pak energji se para dy vitesh, kush paguan sot më pak taksa, kush fiton sot më shumë, kush jeton sot më mirë, kush nga ju i merr ilaçet falas në Sarandë, kush nga ju kurohet falas!?”

Nga Saranda, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përcolli një mesazh edhe për votuesit e majtë të cilët sot janë më të zhgënjyer se qytetarët e  tjerë nga keqqeverisja Rama Meta.

“Unë e di që në Sarandë ka shumë votues të majtë të 23 qershorit, unë e di që ata janë po kaq të zhgënjyer për mosmbajtjen e premtimeve, për vendet e punës që nuk erdhën e nuk erdhën kurrë, për poshtërimin që i bëhet ditë për ditë nga arroganca e këtij pushteti që i ka shndërruar zyrat e punësimit në motele për qeveritarët, i ka shndërruar në zyra rryshfeti. Ejani t’i japim një mesazh, një mesazh të qartë dhe të prerë oligarkisë që Saranda nuk ka dalë në shitje, që Sarandën nuk e blen e nuk e shet dot Koço Kokëdhima dhe klientela e tij!”

Kryetari i Partisë Demokratike ka bashkëbiseduar dhe me banore të Kardhiqit, Lunxhërisë, Delvinës e Finiqit. Banorët i kanë shprehur zotit Basha shqetësimet për mungesën e subvencioneve të cilat u jepen disa individëve që nuk merren fare me bujqësi. Po kështu, heqja me të padrejtë e ndihmës ekonomike dhe mungesa e rimbursimit të ilaçeve ishin të tjera shqetësime të banorëve të jugut.

Banor: Kanë vajtur deri te invalidët, tek ata që s’kanë mundësi të lëvizin nga vendi dhe u kanë prerë edhe atë ndihmë që merrnin.

Basha: Domethënë ty të shkon gjysma e pensionit për ilaçe?

Banor: Gjysma e pensionit shkon për ilaçe. Nuk të prura recetën që do çuditeshe, e mora vesh me vonesë që do të vije këtu sot. Këta vetëm mashtrojnë. Po të shkosh te materniteti, as stallat e derrave nuk janë siç është materniteti i Gjirokastrës. Turp i botës, ata gënjejnë!

Në mbyllje të takimeve në jug të vendit, kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe në Nepravishtë, bashkia e Libohovës. Në të gjitha takimet e zhvilluara, zoti Basha tha se e vetmja gjë që lulëzon nën qeverisjen Rama – Meta është propaganda.

“E vetmja gjë që lulëzon në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës është propaganda, propaganda e lugës boshe. Edi Rama dhe Ilir Meta flasin për çdo gjë, përveç papunësisë, përveç varfërisë, përveç pamundësisë për të mbyllur muajin, por ju thonë ne nuk duhet të flasim për ulje taksash e nuk duhet të flasim për ulje çmimesh”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More
04 Qer
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Pseudosondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta, janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit. Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani. Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama – Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini. Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More
04 Qer
0

Engjëll Cara: Asnjë banor të mos kërcënohet nga të majtët në Kavajë, do përballen me ligjin

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, vijoi takimet në fshatin Synej, fshat në të cilin ai shfaqi platformën e tij, për zhvillimin ekonomik të zonës, punësimin dhe bujqësinë.
Në këtë fshat, militantë të Partisë Socialiste kanë kërcënuar e shantazhuar bështetësit e Partisë Demokratike, ndaj ky problem zuri një pikë të rëndësishme në diskurin e z. Cara. Ai u bëri thirrje banorëve, që të mos tremben, pasi do u jetë gjithnjë në krah.

“Ervin Rroshi, Gent Daja, po ju them personalisht, nëse guxon të prek një banor të Golemit, të Synejt, të Luzit, të Helmasit, të Kavajës, do të ketë përballë ligjin dhe mua personalisht. Ka ikur koha e cubave me dhëmbë qumështi”

Më pas kandidati i djathtë Engjëll Cara, u ndal në një shtyllë të rëndësishme të programit të tij, siç është punësimi, i cili do të realizohet edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare.

“Sigurisht që ne në shtyllat tona të programit që do paraqesim dhe kontratën që do lidhim bashkë në katër vite, kemi përcaktuar që zhvillimi ekonomik dhe punësimi, të jenë prioritet i programit tonë. Me projektet tona, me institucionet ndërkombëtare do të bëjmë të mundur që të rrisim punësimin”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More
04 Qer
0

10 shkolla të reja në Tiranë, 34 të tjera do përmirësohen

Kandidati për kryebashkiak paraqet programin e tij në takimet me banorët në lagjet e qytetit

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. Kosova po ndalet në lagjet e qytetit për të prezantuar projektin e tij për Tiranën.

“Në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita, për psikologun me ndjek disa parametra në mënyrë që me i kap në kohë problemet shëndetësore ose parandalimin. Ne kemi llogarit edhe një lloj fondi edhe për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Aty ku shihet përreth shkollës që mund të ketë terrene ku nuk ndërtohet gjë ose ka një pronar bashkia tia marrë, tia blejë pronarit ku ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye, tia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve”, tha Kosova.

Ndërkohë në një takim me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, Kosova u ndal tek projektet e infrastrukturës.

“Ai ujësjellsin e vendos në mes të rrugës. Nuk vendoset ujësjellsi në mes të rrugës. Ujësjellsi vendoset anash”, thotë një banor.

“Nuk do firmos gjë pa e pas në dorë mbaje mend siç e kam bërë gjithë jetën”, tha Kosova.

“Të keqen më të madhe ne e kemi nga kanalizimet e ujërave të zeza”, thotë banori.

“Ky është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Eshtë për gjithë lagjen jo për një rrugë domethënë kur të merret me u bë do merret si bllok dhe jo vetëm një”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

 

Read More
03 Qer
0

Kosova, programi për Petrelën

Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, prezantoi sot projektin e tij për Petrelën duke u ndalur në specifikat e fshatrave e lagjeve.

Unë kam projekte specifike dhe kontrete jo vetëm per njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni. Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën ku jemi:

-Ndërtimin i rrugës Daias – Gurrë e Madh me gjatësi 5.2 km, duke përmirësuar gjeometrinë e kthesave

-Rrugë me gjerësi 7 m, me dy sense kalimi dhe me bankina

-Ndërtimi i sistemit të drenazhimit, kanale anesore të betonuara dhe të gjitha veprat e artit

-Paisja me të gjithë sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Objetivat dhe Investimet për të gjithë Komunën Petrelë për vitet 2015 – 2017

  1. Përmirësimi i Higjenës

Objektivi:   Përmirësimi i kushteve të jetesës duke synuar rritjn e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Rritja e cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujrave të zeza:
  • Sigurimi i furnizimi me ujë të pijshëm me cilësi dhe pa ndërprerje
  • Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza në fshati Picallë (1.4 km)
  • Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit
  • Ndërtimi i linjës së ujësjellësit Lagjia Kacan
  1. Mbrojtja nga ndotjet e mbetjeve urbane dhe ujrat e zeza:
  • Ndërtimi i dekantuesve të ujrave të zeza në pikat e shkarkimit në përrenj e lumenj
  • Rehabilitimi i Përroit të Mamicës
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane.

Përfitojnë rreth 6.400 banorë

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar

Objektivi:  Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e sigurisë në objektet arsimore zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Rikonstruksioni i 2 objekteve arsimore dhe 2 terreneve sportive:
  • Rikonstruksion shkolle 9-vjecare në Mangull, Stërmas
  • Ndërtim i terrene sportive në shkollën 9 vjecare Mullet
  • Ndërtim palestre në shkollën e mesme Mullet
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte
  • Rikonstruksioni i nyjeve sanitare në të gjitha shkollat
  • Sigurimi i internetit.
  1. Për fëmijë të shëndetshëm në nivelin parashkollor:
  • Vendosja e 3 kënde lojrash për fëmijët parashkollor
  • Pasurimi me mjete didaktike
  1. Përmirësimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet:
  •     Sigurimi i transportit për fëmijët që banojnë 30min larg objekteve arsimore
  • Vendosja e sinjalistikës së nevojshme për sinjalizimin e shkollave

Përfitojnë rreth 900 fëmijë

  1. Infrastruktura rrugore

Objektivi:   Përmirësimi i kushteve të lëvizjes së njerëzve dhe produkteve në të gjithë zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Përmirësimi i gjendjes së rrjetit rrugor
  • Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 7 km rrjet kryesor që lidhet me rrjetin rrugor kombëtar brenda vitit të parë të mandatit
  • Ndërtimi i Urës, Shkëmbi Care
  • Asfaltimi i 15 km rrugë dytësore që lidhin fshatrat me njëri tjetrin
  •       Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 65 km rrjet rrugor dytësorë dhe rrugë të brendshme brenda 2 viteve të para të mandatit
  1. Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore
  • Riparimi i sinjalistikës në rrugët ekzistuese si dhe kompletimi me të gjithë elementët e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në 25 km rrjet rrugor kryesorë dhe dytësorë
  • Ndriçimi rrugor në qendrat e komunave
  1. Përmirësimi i kushteve të lëvizjes për këmbësorët
  • Ndërtimi i trotuarëve në rrugët që do rikonstruktohen
  • Krijimi i rampave për PAK (persona me aftësi të kufizuara)

Përfitojnë rreth 6.400 banorë

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim, dhe unë do t’ju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015

Read More
03 Qer
0

Gjimnazistë e studentë mashtrohen për të marrë pjesë në takimet elektorale të kandidates së Kokëdhimës

Procesi mësimor u pezullua sot në të gjithë rrethin e Sarandës. Mësues e nxënës u detyruan të mbushin sheshin pranë “Limanit” të qytetit, për një takim elektoral të kandidates së Koços, ku sot gjeti mbështetjen edhe të vetë Ministres së Arsimit, znj. Lindita Nikolla.

Drejtues të institucioneve arsimore e mësues të tyre u mashtruan me urdhër të Koços, se do takoheshin me Ministren për çështje të arsimit ndërkohë që maturantët u mashtruan se do diskutonin për Maturën Shtetërore. Por takimi në Limanin e qytetit, rezultoi krejt ndryshe. Nën banerat ku tregohej se çfarë drejtimi duhet të ndjekin votuesit, u shfaq edhe vetë deputeti Koço Kokëdhima e kandidatja e tij.

Pasi vetë Ministrja u shpreh e kënaqur që merrte pjesë në një takim, siç e theksoi ajo, elektoral, treshja Nikolla, Kokëdhima e kandidatja e tij, premtuan e stërpremtuan sot për arsimin por mbi të gjitha, kërkuan votën e mësuesve dhe nxënësve për zgjedhjet e 21 qershorit. Revolta e përbrendshme për përballjen e sotme, nuk mund të shprehej nga pjesëmarrësit, pasi masat ishin marrë që në rast mungese në takim apo reagimi, pasojat do të ishin të rënda.

Nga politizimi i ditës së sotme, nuk është përjashtuar as Filiali Universitar i Sarandës, i cili është pezulluar me vendim të oligarkëve në pushtet, me fatin e të cilit vazhdon të luhet politikisht.

I bëjmë thirrje Ministres Lindita Nikolla dhe deputetit Koço Kokëdhima, të qëndrojnë larg përdorimit të administratës në fushatë, presioneve ndaj nxënësve, studentëve e qytetarëve pasi as presionet e as premtimet boshe nuk e deformojnë dot votën e banorëve të Sarandës.


Deklaratë e sekretares së Partisë Demokratike dega Sarandë, Matilda Qurku, 3 Qershor 2015

 

 

Read More