Blog

29 Maj
0

Deklarata për mediat e Edmond Spahos, nënkryetar i PD për ngjarjen e rëndë në Sukth

Edhe një herë po ngremë shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pardje në Bashkinë Sukth.

Në ambientet ku u zhvillua dy ditë me parë aktiviteti i kandidates së PD për Bashkinë Durrës, Grida Duma u sulmuan në mënyrë të dhunshme dy punonjës të Bashkisë Sukth dhe sekretari i seksionit të PD të fshatit Kullë duke i goditur me mjete të forta dhe tytën e pistoletës dhe kërcënuar me jetë nga përfaqesues të shtabit elektoral të Vangjush Dakos në këtë Bashki.

Komunikata e policisë në menyrë të qëllimshme ka gënjyer duke shpallur në kërkim vetëm dy nga autorët që kanë kryer aktin e dhunshëm.

Sipas filmimeve që ju kemi paraqitur dhe dëshmive të tre të plagosurve tregohet qartë që vecc personave që janë shpallur në kërkim, autor kryesor i sulmit të dhunshëm është Berti Hoxha.

Në këtë mënyrë policia është bërë pjesë e këtij skenari me qendrimin mbrojtes ndaj autorit kryesor i cili nuk u ndalua megjithe kallzimin e bere dhe deshmite e deshmitareve okulare ne vendngjarje.

Dje autoret e ngjarjes moren pjese ne aktivitetet elektorale te Vangjush Dakos ne Bashkine e Sukthit.

Trimerimi i tyre dhe mbeshtetja e policise i beri qe gjate marshimit te karvanit te turpit te Dakos neper Sukth te leshonin kercenime ndaj shtabit te PD ne kete qytet.

Ngjarja e ndodhur ne Sukth eshte mjaft e rende dhe tregon per klimen konfrontuese qe po mundohen te imponojne ne fushate njerezit e Vangjush Dakos dhe mund te jete pararendese e akteve te tjera ne ditet e ardheshme.

Per fat te keq askush nuk e denoi kete ngjarje skandaloze. Qeveria, Ministri i Brendshem dhe Kryeministri heshten dhe vazhdojne te bejne sehir madje me qendrimin e tyre i inkurajojne ata.

I bejme thirrje policise te heqe dore nga angazhimet politike ne fushaten zgjedhore ne Durres, te kryeje detyren duke mos u bere pale me elemente me lidhje kriminale.

I kerkojme Prokurorise te marre masa dhe ndaloje autoret e ngjarjes skandaloze ne Sukth qe nuk eshte i vetmi konfrontim elektoral i kryer nga pasuesit e Vangjush Dakos ne kete fushate.

Askush te mos mendoje se do shpetoje sot apo ne te ardhmen nga forca e ligjit.


Deklaratë për media e n/kryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho, 29 Maj 2015

 

Read More
29 Maj
0

Voltana Ademi: Rritje e fondeve nga buxheti bashkiak për zhvillimin e zonave rurale

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Znj. Voltana Ademi zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për zhvillimin rural të zonës. Aktiviteti i cili u mbajt  nën moton “Për Shkodrën e së ardhmes”, kishte në fokus problematikat dhe sfidat e zhvillimit e të integrimit të zonave rurale të kësaj Bashkie nëpërmjet një programi të hartuar me specialistë të fushave përkatëse. Të ftuar në këtë takim ishin fermerë, përfaqësues të agro-biznesit, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve etj. Gjatë fjalës së saj, Ademi u ndal tek disa nga sektorët kryesorë të ekonomisë rurale të cilat do të kenë gjithë vemendjen kryesore të Bashkisë së Shkodrës, siç janë bujqësia, blegtoria, agro-përpunimi, pyjet dhe kullotat, peshkimi etj.

Kandidatja Ademi e sheh zhvillimin e territorit të lidhur ngushtë me përforcimin e identitetit të secilës zonë duke pasur parasysh resurset natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve, trashëgiminë kulturore e historike dhe arkitekturën specifike.

Znj. Ademi tha se mbështetja specifike për bujqësinë dhe agro-përpunimin do të bazohet në investimet në infrastrukturën bujqësore e kryesisht në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja; mbrojtja e tokës nga dëmtimet; ngritja dhe forcimi i shërbimit të këshillimit; marketingu, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve në tregje të përshtatshme; parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve të kulturave bujqësore si dhe ato të blegtorisë që mbarështohet; saktësimi dhe regjistrimi i të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe kategorive të tjera në hapësirën rurale.

Ajo shtoi se do të punojë në drejtim të rritjes së fondeve nga buxheti bashkiak si dhe orientimin e fondeve të programeve nga donatorë apo ato të partneritetit publik-privat në sektorin bujqësor. Dy elementë të rëndësishëm në programin e kandidates Ademi shihen edhe ndërthurja e investimeve në sektorin bujqësor me ato të karakterit turistik si dhe mbështetja e prodhuesve e fermerëve për t’u vetorganizuar.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

Read More
29 Maj
0

Engjëll Cara: Në 100 ditëshin e parë, do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm

Kandidati për Bashkinë e Kavajës Engjëll Cara u takua me banorë të lagjeve 2 dhe 5.

Ai  u zotua para banorëve, se në 100 ditëshin e parë të administratës së re, do të zgjidhet njëherë e mirë, problemi i ujit të pijshëm në këtë lagje.
“Menjëherë pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, vëmendja do të kthehet tek problemi i banesave sociale”, -theksoi ndër të tjera z.Cara.
Një shqetësim tjetër i banorëve të kësaj lagje është papunësia dhe presioni ose shantazhi që po u bëhet banorëve nga kryetari aktual i Bashkisë.
Një banor i kthyer nga emigrimi, thotë se ka mbetur i pashpresë, pasi fëmijët janë pa bukë dhe ndër fjalë, ai pa vetëdije thotë: “Unë nuk kam frikë”. Kjo tregon për reprezaljen që po u bëhet banorëve të Kavajës.

Cara vuri theksin tek rëndësia e mirëmenaxhimit të taksave të qytetarëve të Kavajë, pasi, sipas tij, vetëm mirëpërdorimi i çdo qindarke të buxhetit të Bashkisë, do të bëjë që çdo banor të ndjejë “dorën” e Bashkisë, në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Gjithashtu, ai u tha banorëve, që administrata e nesërme do të jetë e përbërë nga bijtë dhe bijat më të mira të qytetit të Kavajës, duke i dhënë kështu një përparësi punësimit të rinjve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

Read More
29 Maj
0

Partia Demokratike dërgon në Kushtetuese vendimin e mazhorancës për të mbrojtur Kokëdhimën nga shkelja e Ligjit Themelor

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (më shumë se 1/10 e anëtarëve të Kuvendit), në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, në përputhje me nenet nenet 4, 7, 70, 71, 124, 131/e dhe 134/c, të Kushtetutës, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Kundërshtimin e vendimin nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e antikushtetueshmërisë së këtij vendimi: Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z.Koço Kokëdhima si dhe Intepretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Edi Rames dhe Ilir Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë.

Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij. Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetueshmërisë në vend.

Ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e cështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit.

Marrja në mbrojtje dhe fshehja nga drejtësia e deputeteve që janë miq për kokë të Kryeministrit shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për demokracinë, pasi çdo mazhorancë në Kuvend edhe në të ardhmen mund të mbrojë deputetët e saj duke injoruar detyrimin kushtetutes, dhe interesat e qytetareve.

Për këtë arsye,  ne shprehim bindjen dhe vendosmërinë tonë të plotë që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë për këtë çështje me paanshmëri dhe bazuar në provat dhe faktet e pakundërshtueshme të këtij dhunimi të Kushtetutës në mënyrë flagrante nga Koço Kokëdhima dhe mbrojtësi i tij personal, kryeministri Edi Rama.


 

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

 

Read More
29 Maj
0

Gjergj Mero: Për bizneset e mëdha dhe të vogla do të ul taksat vendore me 30%

Kandidati Gjergji Mero ishte sot në një fabrikë mishi dhe sallamerie, e njohur në tregun kombëtar,  me një aktivitet prej mëse 20 vitesh. Këto biznese vuajnë aktualisht  taksat e larta dhe uljen e konsiderueshme të fuqisë blerëse për shkak të  varfërisë së madhe që ka në  Korçë dhe qytetet e tjera. Gjatë takimit me drejtuesit dhe punonjësit  e kompanisë, Gjergj Mero tha se, Bashkia duhet të jetë institucioni më mbështetës i këtyre biznesve që punësojnë me dhjetëra njerëz dhe që nxjerrin në treg produkte serioze, me cilësi evropiane. Kandidati Mero tha se në programin e tij taksat vendore do të ulen 30% për bizneset mëdha dhe të vogla në mënyrë që të mbështetet prodhimi vendas dhe punësimi. Njëherësh kandidati Mero shpalosi pikat kyçe të program të tij,  ku theksoi se do të ketë një lehtësi të madhe për të punësuarit e rinj.

“Vitin e parë për të punësuarit rishtaz , bashkia do të paguajë sigurimet shoqërore”, u shpreh kandidati Mero, duke garantuar mbështetje dhe konsulta publike me biznesin, për çdo kërkesë dhe shqetësim të tij.

Nga ana e tyre drejtuesit e kompanisë falenderuan dhe vlerësuan tek kandidati Mero, ekspertin aleat për biznesin dhe programin e tij ambicioz për zhvillimin dhe nxitjen e biznesit vendas.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

Read More
29 Maj
0

Basha: Më 21 qershor të ndalim të keqen dhe t’i hapim rrugë ofertës që nxit punësimin dhe zhvillimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  u takua me banorë të Dibrës dhe Bulqizës. Pasi është njohur me shqetësimet e qytetarëve, z. Basha tha se dyshja Rama- Meta nuk mbajtën asnjë premtim dhe sot kërkojnë t’i fshihen llogaridhënies duke sulmuar opozitën dhe kandidatët e saj.

“Edi Rama nuk ka ofertë për ju. Unë i them sot, kthehu në Dibër, përdor të njëjtin pasion me të cilin sulmon Lulzim Bashën, për të sulmuar rrogat e ulëta, për të sulmuar varfërinë,  papunësinë! Me të njëjtin inat që sulmon kryetarin e opozitës, që të ka mundur një herë dhe prapë do të të mundë, vërsulju listave nëpër dyqane që janë dyfishuar!”

Partia Demokratike, tha z. Basha e ka ofertën për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën. Në 21 qershor, Basha ftoi qytetarët  të miratojnë platformën e taksave të ulëta, uljen e çmimit të energjisë etj.

“Vota juaj në 21 qershor është vula e një referendumi popullor, për të ulur me çdo kusht çmimin e energjisë dhe për faljen e kamatë-vonesave, për të ulur me çdo kusht taksat, për të rritur pensionet dhe pagat, për të rikthyer në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që janë larguar me të padrejtë dhe këdo tjetër që ka nevojë për të, për subvencione për bujqësinë dhe blegtorët.”

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar 21 qershorin si ditën e llogaridhënies së qeverisë dhe refuzimit me votë të keqqeverisjes dhe ndaljes së të keqes.

“Në 21 qershor, vota juaj për Partinë Demokratike është refuzim i politikës që  e ka zhytur Shqipërinë në krizë të thellë ekonomike, që  i ka zhytur shqiptarët në papunësi, që i ka rritur çmimet e ka bërë të pamundur mbijetesën për mijëra familje anembanë vendit.”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

Read More
29 Maj
0

Duma: Do të ruajmë bregdetin, plan afatgjatë për turizmin

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Shkozetit duke ndarë me ta planin afatgjatë për turizmin për të hapur vende pune. Duma tha se do të nisë nga ruajtja e bregdetit duke i thënë stop betonizimit, duke lidhur bujqësinë, vlerat historike dhe bregun e ruajtur në një zgjidhje afatgjatë për Durrësin. Duma tha se Durrësi do të ketë plazhin publik për qytetarët në zonën e Currilave, do të zhvillohet pjesa veriore duke ruajtur koridorin e gjelbër ndërsa plani i emergjencës parashikon stabilizimin e situatës me kanalizimet brenda një viti e 8 muaj.

“Do ti themi stop betonizimit të bregdetit. Do të ruajmë bregdetin dhe do të bëjmë gjithë zhvillimin e pjesës së veriut të bashkisë së re atje ku turizmi do të hapë vende pune dhe për ruajtjen e koridoreve jeshile dhe bregdetit për të pasur një qytet jo vetëm për sot, por për të pasur një qytet me vizion afatgjatë edhe për nesër. Projektet e zhvillimit për një turizëm afatgjatë dhe e lidhur kjo me produkt bujqësor, arkeologji e histori dhe me bregdetin që do ta mbrojmë do të na japë zgjidhjen ekonomike. Duhet të zhvillojmë qytetin ekonomikisht që të mund të kemi më shumë lekë në xhepat e gjithsecilit. Do stabilizojmë zonën e plazhit me të gjitha standardet dhe do ti ruajmë standardet atje por do bëjmë plazhin publik për të gjithë qytetarët tek zona e Currilat, që kur unë e thashë filloi e tha edhe zotëria tani. Plani i emergjencës për kanalizimet, për pastrimin e kanaleve të mëdha, për stabilizimin e rrugëve dhe rrugicave mes pallateve në periferi, në kalkulimet tona është një vit e 8 muaj”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015

Read More
28 Maj
0

Basha: Me votë më 21 qershor t’u japim qytetarëve zgjidhje për papunësinë, varfërinë dhe çmimet e larta të energjisë dhe naftës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Burrelit dhe Klosit. Zoti Basha është njohur me problematikat e shumta të banorëve të cilët janë në kufijtë e mbijetesës. Shumë biznese po mbyllen dhe arsyeja e vendosur në mbishkrimet në dyert e tyre është emigracioni. Më të zhgënjyer ndjehen votuesit e majtë të cilët thonë se qeveria u shërben vetëm një grupi njerëzish ndërsa qytetarët janë në varfëri ekstreme. Një invalid u ankua se i është zbritur me 25 mijë lekë ndihma ekonomike nga ministria e Mirëqenies Sociale ndërsa vetëm ilaçe duhet të blejë nga 36 mijë lekë në muaj.

Banor: Për 25 mijë lekë e di që ka hjek ministria e Tiranës dhe unë drejtohem vetë i katërti me 11 mijë lekë. Kam 7 vjet që jam i paralizuar, 72 mijë lekë do të marr ilaçe çdo dy muaj.

Banor: Një pjesë nuk kanë bukë me hangër brenda dhe i shoh nëpër kazana. Nëpër kazana sot në demokraci është situatë shumë e rëndë.

Banor: Jam një votues i majtë, na kanë hap zyra pune thone, kam dy vjet që nuk e bëj një orë punë. Si do të jetojmë ne? Si do t’i paguajmë këto?

Lulzim Basha: Çfarë të thonë kur shkon tek Zyra e Punës?

Banor: S’ka punë.

Lulzim Basha: “Oferta jonë, pikë kryesore ka punësimin, uljen e taksave për të krijuar më shumë vende pune, për të punësuar të rinjtë, kryefamiljarë të papun,  përmes zgjerimit dhe forcimit të biznesit”.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pyetur banorët e Burrelit i cili drejtohet nga socialistët nëse në këtë bashki jetohet më mirë, ka më shumë vende pune. Përgjigjja nga banorët ka qenë se në këto dy vite kur bashkia dhe qeveria janë të majta mjerimi dhe varfëria ka kaluar çdo kufi.

Lulzim Basha: “Pas mashtrimeve për 300 mijë vende pune, pas mashtrimeve për uljen e taksave, për uljen  e çmimit të energjisë, për legalizime falas e për shëndetësi falas, mashtrimi tjetër është që po t’i kemi ne të dyja do t’i bëjmë më mirë. Ja pra, këtu i kanë pasur të dyja, a i kanë bërë më mirë këto dy vite? A kanë sjellë përmirësim në cilësinë e jetës tuaj? A kanë sjellë shpresë për rininë? A kanë hapur vende pune për të papunët? Kanë mbyllur vende pune. Kanë pakësuar ndihmën ekonomike e kanë bërë më të vështirë për shumicën dërrmuese të familjeve të mbyllin muajin.

Çmimi i lartë dhe mbifaturimi i energjisë elektrike ishte shqetësimi i banorëve edhe në Bashkinë e Klosit. Në një kohë kur papaunësia është shumë e lartë, qindra persona janë hequr nga ndihma ekonomike, faturat bëhet e papërballueshme, thanë banorët. Zgjidhja, tha kryetari i PD Lulzim Basha është vota me 21 qershor”.

Banorë: Premtuan uljen e energjisë elektrike, jo vetëm që nuk është ulur por i kanë mbyt njerëzit me gjoba. Premtuan rritjen e ndihmës ekonomike, nuk kanë marrë ndihmë ekonomike i kanë heq njerëzit nga skema e ndihmës ekonomike. Njerëzit janë pa bukë.

Lulzim Basha: “Me 21 qershor është shansi për t’a zgjidhur këtë. Si do ta zgjidhim? Me votë duke votuar për Partinë Demokratike, votoni për uljen e çmimit të energjisë, për faljen e kamatvonesave. Votoni për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të gjithë atyre që janë hequr me të padrejtë dhe shtimin në këtë listë të atyre që kanë nevojë me të vërtetë për ndihmën ekonomike. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç votës. Me 21 qershor me votë kanë shansin të japin zgjidhje këtyre problemeve”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28  Maj 2015

Read More
28 Maj
0

Patozi: Larg duart e pista të pushtetit nga zgjedhjet

Fjala e deputetit te Partise Demokratike Astrit Patozi ne Parlament:

Ja kush i humb zgjedhjet

Ne duhet ta harrojmë se në Shqipëri do të ketë investime strategjike, nëse këtu nuk mbahen zgjedhje të lira. Por ndërkohë, nuk ka investim më strategjik për një demokraci të brishtë si e jona, se sa permirësimi i standarteve të zgjedhjeve në vend.
Por cfarë po bëjmë ne për këtë cështje, pasi tashmë jemi në mesin e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit? Me të keqen, mendoj une. Shikoj re të zeza në perspektiven e tyre dhe kam bindjen se gjithcka do të vijë duke u përkeqësuar, sepse të tilla janë shenjat.
Po ju sjell disa shembuj për këtë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, në bashkinë e Vorës. Natyrisht, unë e di se Vora nuk është qendra e botës dhe se atje garohet për një njësi administrative relativisht të vogël, në raport me bashki të tjera të vendit që janë shumë më të mëdha. Por është aq flagrante dhuna dhe presioni i pushtetit, saqë ia vlen të ndalesh për ta paraqitur si model, ose më mirë të themi, për shëmbëlltyrën e shëmtuar të këtyre zgjedhjeve.
Unë kam pasur rastin të ndjek të paktën 5 fushata në atë zonë dhe me plus – minuse fare të vogla, gjithcka ka shkuar pothuajse pa probleme, edhe për shkak të vetë natyrës së butë dhe të qetë të banorëve të Vorës, Berxullit dhe Prezës, që tashmë perfshihen nën juridiksionin e bashkisë së re.
Por këtë radhë, si asnjëherë tjetër atje mbizotëron një atmosferë lufte! Ka një ankth dhe tension të pazakontë në cdo fshat. Si ka mundësi? Sepse njerëzit janë po ata. Po ashtu, as unë dhe as ju nuk dini që në Vorë të jetë zbuluar ndonjë vendburim i madh nafte apo është gjetur ndonjë rezervë floriri, qe t’ia ketë rritur papritur vlerën. Po cfarë ka ndodhur atëherë kësaj radhe atje, që ka mobilizuar kaq shumë policinë, e cila është tërësisht e përfshirë në fushatë, në favor të njërës palë, bandat e qeverisë, që kanë zbarkuar të gjitha në atë zonë, por edhe bandat e krimit nga Vora dhe nga Tirana, që i kanë nxjerrë sheshit armët, dhe i mbajnë lokaleve mbi tavolina. Cfarë i bën bashkë dhe cfarë i trimëron, si policët me uniformë, ashtu edhe kontigjentet e krimit, që i kane harruar “hesapet e vjetra”, por janë të gjithë për një qëllim në Vorë?
Pergjigja është – kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është në qendër të gjithë asaj që po ndodh. Nuk e di dhe nuk dua ta di se për cfarë arsye e ka vendosur që ta fitojë me cdo cmim dhe cdo mjet atë bashki, ndonëse nuk ka asnjë shans. E them këtë, pa asnjë kënaqësi, madje me keqardhje, por gjithësesi me bindjen më të plotë.
A doni t’ju jap një provë të pakundërshtueshme për këtë? Nuk ka nevojë të shkoni apostafat në Vore për ta parë, por mjafton të kaloni rrugës në autostradën Tiranë-Durrës. Duket nga makina se mu në sheshin qëndror të qytetit nuk qëndron posteri i asnjërit prej kandidatëve, por ai i Ilir Metës. Pyetja ime është se për cfarë kandidon ky tipi në këto zgjedhje, për kryetar bashkie apo për këshilltar bashkiak, që i bën hije sheshit atje mu në mes të zgjedhjeve lokale? Por në rast se e ka vendosur të fitojë me cdo kusht në Vorë, le të japë dorëheqjen nga kryetar Kuvendi dhe ta provojë të zgjidhet kryetar bashkie. Të paktën gara do të ishte më e ndershme dhe më e sinqertë. Do të ishte në fakt garë reale, pikërisht zyrtarizmi i asaj që po zhvillohet në Vorë, sepse kandidati i opozitës sot ka rival Ilir Metën dhe të gjithë cetën e LSI-së në qeveri, që telekomandohet prej tij. Me këtë rast, do të shpëtonte edhe atë hallexhiun që ka për kandidat atje, të cilin nuk e lënë as të flasë nëpër takime, ngaqë nuk i bën dot bashkë tre fjali me kryefjalë dhe kallëzues.
Është i paprecedent pezullimi arbitrar i biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike, Fiqiri Ismaili, të cilit i shkuan të shtunën në fabrikë dhe të dielën i nxorrën vendimin njerëzit e Ilir Metës në AKU. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në këto 25 vjet, ndonëse ne kemi pasur plot zgjedhje, edhe të këqija, edhe shumë të këqija. Ku padyshim shkëlqejnë ato të vitit 2001, kur kryeministër ishte pikërisht Ilir Meta. Por ja që deri këtu edhe vetë Ilir Meta nuk kiste mbërritur. Në një kuptim, ai është sot duke thyer edhe rekordet e veta.
Sepse shumë flagrante dhe shumë banale historia. Se kandidati i opozitës e ka biznesin që nga 1992-shi, dhe nuk mund të pritej kjo fushatë për ta bllokuar. Se fabrika është aty edhe pas 21 qershorit, por Ilir Metës nuk i pret puna, sepse me sa duket e di që deri sa të shkojë aty, ka humbur disa herë, ndaj e urdhëroi goditjen mu në nisje të fushatës.
Po cfarë mendojnë këta burracakë, që fshihen pas pushtetit më të korruptuar të rajonit, se na kanë në dorë jetën ne? Që po të mos jesh me ta nuk mund të gëzosh as liritë dhe as të drejtat më elementare të njeriut, të cilat u fituan pas shumë dekadash 25 vjet më parë? Që nuk mund të gëzosh as punën dhe as pronën, që nuk mund të shkosh as në shkollë, madje as të lutesh në kishë apo xhami, pa lejen e tyre?
Ketu kam rezultatet e analizave të miellit të bllokuar nga një laborator i certifikuar për standartet e BE në Itali. Është tërësisht i pastër dhe kjo e nxjerr zbuluar bandën e LSI-së që e bllokoi me urdhër politik fabrikën. Në cdo vend normal ky do të ishte një skandal i përmasave të jashtëzakonshme dhe vala e shkarkimeve nuk do të kursente, as ministrin e Bujqësisë, jo më zyrtarë më të vegjël, si ato cerrat e AKU-së. Sepse është sulmuar në mënyrë mafioze nga shteti një biznes i ligjshëm, aq më tepër kur ai i përket një përfaqësuesi të opozitës dhe gjithcka ndodh në fushatë. Por problemi është se nën këtë qeveri asgjë nuk ndodh, pasi xhahilët e pushtetit janë monument kulture, që mbrohen nga Ilir Meta, dhe për rrjedhojë edhe nga Edi Rama.
Jo më larg se dje policia u përpoq te pengojë edhe vendosjen e flamujve të opozitës në Prezë, nderkohë që punëtorët që e bënë këtë “krim” sot janë thirrur në komisariat. Edhe shefin e komisariatit e kanë zgjedhur që të jetë, jo vetëm fans të LSI, por edhe me origjinë nga krahina e Ilir Metës. Po cfarë kujtojnë këta banditë politikë se do ta zhdukin fare opozitën dhe do t’i trembin njerëzit në atë farë feje sa të kenë edhe frikë të deklarojnë bindjet e tyre politike? Se pas kësaj nuk mbetet gjë tjetër vetëm ta nxjerrësh jashtë ligjit opozitën.
Nga kjo foltore paralajmëroj cdo oficer dhe punonjës policie ne Vorë, Tiranë dhe kudo tjetër që të qëndrojnë larg procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjet e ketij vendi dhe Kodin Zgjedhor, dhe jo urdhërat politikë, qofshin keto edhe te kryetarit te parlamentit. Sepse, herët a vonë, do të vihen personalisht para përgjegjësisë.
I thashë të gjitha këto, jo se kam ndonjë merak se incidentet e shumta do të ndikojnë në rezultatin e Partisë Demokratike në bashkinë e Vorës, sepse fitorja atje është e padiskueshme dhe e panegociushme. Por për të treguar se në cfarë klime po zhvillohen zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri. Sepse kur e bëjnë këtë në Vorë, që është gjithësesi një bashki e vogël, dhe vetëm 10 km larg kryeqytetit, përfytyroni se cfarë janë në gjendje dhe cfarë po bëjnë këta në njësi të tjera ku përfshihen interesa shumë më të gjëra, dhe që janë disa orë larg Tiranës, ku mundësia për t’ia fshehur faktet publikut është më e madhe.
Tani edhe dy fjalë për kokën tjetër të shqiponjës qeverisëse, të cilin e shikoj si tërësisht të dorëzuar dhe të pafuqishëm përpara të parit, pavarësisht se është kryeministër. Është duke zhvilluar fushatën më të shpërlarë që kemi pare ndonjëherë në Shqipëri në këto 2 dekada e gjysëm pluralizëm. Sigurisht, është në të drejtën e tij të zgjedhë stilin, veshjen, batutat dhe zhargonin që përdor, por një kryeministër normal nuk mund të thotë kurrrë se cdo votë për kandidatët e opozitës është e shkuar dëm, sepse ata do të bëjnë politikë pastaj. Edi Rama mund të jetë i vetmi udhëheqës në botë që ankohet që opozita merret me politikë, a thua se ne jemi këtu për t’i bërë fresk qeverisë, apo për të folur vetëm për kuturën dhe për sportin.
Po natyrisht që do të bëjmë politikë dhe do të rrëzojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe pasi të kemi fituar bashkitë. Po kjo nuk do të thotë se nuk do të qeverisim në bashkitë tona, ashtu sic, për hir të së vërtetës, keni bërë e edhe ju, në gjithë këto vite. Do të ishte e pafalshme edhe sikur Edi Rama të kishte qenë kryeministri i parë pas rrëzimit të komunizmit, por në fakt ai ka shumë radhë para, dhe e kanë provuar që të gjithë, se asnjëherë nuk mjafton të kesh qeverinë me vete, për të fituar zgjedhjet e pushtetit vendor. Se asgjë nuk ka u ndodhur qyteteve dhe fshatrave, që janë qeverisur nga opozitarët e kryeministrave, që nga Ylli Bufi e deri tek Sali Berisha. Ashtu ka për të ndodhur edhe pas 21 qershorit. Kjo është e sigurt.
Sa për atë fabulën e pështirë të gjoja një kryebashkiaku të PD që kishte frikë se e shihnin, ia kanë djegur pothuajse të gjithë kandidatët e opozitës, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë kompleks të bashkëpunojnë me kryeministrin në të ardhmen. Dhe kjo natyrisht që përfshin edhe takimin në zyrën e Edi Ramës. Por pyetja ime është se përse kryeministri dashka patjetër takim, dhe pse pikërisht në zyrën e tij me ata? Kur të gjithë ata që e njohin e dinë se ai nuk pret as ministrant e qeverisë së vet, e jo më deputetët apo kryebashkiakët e Partisë Socialiste, që nuk i ka fare në hatër? Nëse do të bashkëpunosh vërtetë me të ndryshmin apo kundërshtarin tënd nuk është e dosmosdoshme të puthesh apo të përfaqohesh, kur ka një mijë forma dhe mënyra të tjera komunikimi dhe bashkëveprimi. Gjithësesi, kjo është një temë që sa më shumë ta përmendë, aq më shmë nder na bën, sepse është një agument i diskretituar.
Ndërkohë, kërcënimet se ata që nuk votojnë qeverinë do të persekutohen në financime, janë sa qesharake, aq edhe frikshme, të cilat kam bindjen do t’i kthehen në boomerang Edi Ramës. E para, se nuk ka këllqe ta zbatojë, sepse opozita duhet të fitojë aq sa kryeministri mos të dijë nga ta fillojë “ndëshkimin” e të pabindurve pas zgjedhjeve. Dhe e dyta, se nuk mundet. Sepse ai është kryeadminstratori, por nuk është zoti i arkës së shtetit. E aq më pak zoti i lirive dhe i dinjitetit tonë. Se po të ishte ashtu, ne nuk kishte nevojë fare të zhvillonim zgjedhjet lokale, sepse na mjaftonte qeveria, e cila paska në dorë edhe diellin, edhe shiun.
Po tek e fundit, këto janë probleme të Edi Ramës, për të cilat sigurisht që koston apo meritën do ta marrë ai vetë. Janë të ulëta, janë antidemokratike, por do të jnë shqiptarët që do ta vendosin me votë, se cilin do të mbështesin dhe ciin do të refuzojnë.
Të nderuar kolegë,
Në këtë sallë, ne jemi mësuar që sa herë ka zgjedhje, të premtojmë dhe mburremi nëri-tjetrit për një fitore të thellë, e cila shumë rrallë ka ndodhur. Unë nuk dua të bie në këtë klishe dhe të flas që tani për një humbje shkatërruese të koalicionit të majtë, ndonëse qeverinë e kemi pasur me vete në këto dy vjet, që, pikërisht, kjo të ndodhte. Sepse mendoj që sot dhe gjithmonë ka më shumë rëndësi që njerëzit të votojnë të lirë, se sa kush do të jetë fituesi. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale, rezultati i të cilave është lehtësisht i interpretueshëm.
Dhe meqë i konsideruam zgjedhjet e lira si investim strategjik për një shoqëri si e jona, është totalisht përgjegjësi e kryeministrit standarti i 21 qershorit.
Por Edi Rama nuk mud të fshihet nesër, as gjoja pas kapërcimeve dhe fantazisë krijuese të LSI dhe as pas ekzagjerimeve të ndonjë kandidati që mund t’i dalë “jashtë kontrollit”. Do të jetë bashkëautor dhe bashkëpërgjegjës me cdo drejtues poltik, kandidat apo nëpunës shteti që do të cënojë lirinë e zgjedhjeve më 21 qershor. Aq më pak nuk mund të fshihet pas gjoja zellit të vecantë të Ilir Metës, edhe sikur vetë të vendosë të qëndrojë jashtë skemës së deformimit të zgjedhjeve, ndërkohë që po bie erë të keqe gjithandej.
Askush nuk e mban mend se kush ishte kryetar parlamenti, madje edhe ministrin e Brendshëm e kanë harruar se kush ishte më 2001, por të gjithë e kujtojnë si kryeminstër të zgjedhjeve të dajakut dhe të mbushjes së kutive, Ilir Metën.
Edi Rama, do të jesh ti përgjegjësi i vetëm, ndaj mbaji larg duart e pista të pushtetit nga zgjedhjet.


Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Astrit Patozi, 28 Maj 2015

 

Read More
28 Maj
0

Biznesi fason do të jetë partneri strategjik i punësimit të gjirokastritëve

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Gjirokastrës Igli Kokalari zhvilloi një takim elektoral në zonën industriale të qytetit. Në takimin që ai pati me një biznes fason z. Kokalari shpalosi platformën dhe vizionin e tij për çështjet e biznesit fason, si edhe për politikat e punësimit që do të ndërmarrë Bashkia e re.

Kokalari u premtoi sipërmarrjeve fasone se do ti shikojë ata si partnerë të rëndësishëm në punësimin e popullsisë duke thithur sa më shumë biznese të tilla.

Për të arritur këtë ai premtoi krijimin e një klime të re për këto biznese, thithjen e bizneseve fasonë të huaja dhe kryesisht ato greke nga zonat kufitare dhe kryesisht nga Janina. Ai u shpreh se bizneset e zonës së Janinës i shikon dhe do ti trajtojë si partnerë mjaft të rëndësishëm, që do të ndikojnë fuqishëm në rritjen e punësimit në Gjirokastër.

Për ti shërbyer kësaj, ai premtoi uljen e taksave lokale duke krijuar kushte të favorshme që ato të operojnë në Gjirokastër pa ngarkesë të rënduar fiskale. Gjithashtu ai u premtoi bizneseve rregullimin e infrastrukturës rrugore si pjesë e rehabilitimit e të gjithë kësaj zone që është lënë në harresë nga Bashkia aktuale.

Igli Kokalari në këtë bashkëbisedim dëgjoi edhe ankesat e ndryshme të punëtorve të këtyre bizneseve dhe u premtoi atyre se gjatë mandatit të tij si Kryetar Bashkie do të punojë për Punë dhe Dinjitet që është edhe kryefjala e partisë që ai përfaqëson.

Kandidati i Partisë Demokratike takoi edhe banorët e lagjes Palorto.

Kokalari premtoi ndaljen e rrënimit të kësaj lagjeje, duke krijuar hapësira të gjelbra, ndriccim për rrugicat me kalldrëm dhe mbi të gjitha pastrimin rrënjësor të mbeturinave.

Kokalari tha se do të ndalojë njëherë e përgjithmonë shkatërrimin e vlerave muzeale dhe do të punojë fort që qyteti të kthehet sërisht në identitet, rugëve me kalldrëm, shtëpive me rasa guri në vend të betonit dhe asfaltit.

Te promovojë vlerat turistike të Gjirokastrës dhe të ndihmojë sidomos shërbimin e hotelerisë familjare, tha kandidati i së djathtës.

Bashkia nën drejtimin e demokratëve do të jetë më pranë qytetarëve, pasi pë një dekadë ajo ka qenë e shurdhër ndaj kërsesave dhe problematikës së tyre, tha z. Kokalari.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28  Maj 2015

Read More