Blog

25 Maj
0

Basha: Bashkëpunim me qeverinë pas zgjedhjeve vetëm nëse pranon platformën për uljen e çmimit te energjisë dhe naftës, faljen e kamatëvonesave, uljen e taksave.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll.  Z. Basha ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet, rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, tha zoti Basha, refuzuan dhe amendamentet e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë etj.

“U çuam amendamentet për hallet e problemet e mëdha të Shqipërisë, për premtimet e tyre të harruara. Rrëzuan amendamentin tonë për uljen e tvsh për energjinë elektrike, nga 20 në 6%, në mënyrë që familjet shqiptare ta paguanin më lirë energjinë elektrike, rrëzuan amendamentin tonë për rritjen e rrogave e pensioneve. Të tilla amendamente rrëzuan një nga një, duke përfshirë amendamentin për punësimin e rinisë ku i propozuam të hiqnin taksat për ato biznese që punësojnë të rinj, për të paktën një vit. Refuzuan kështu, jo propozimet e opozitës por refuzuan hallet e problemet e qytetarëve”.

Nga Lezha, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës,  investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto, tha Basha janë interesat jetike të qytetarëve të cilat do i konfirmojnë dhe me votën e tyre të 21 qershorit, ky është prioriteti i PD.

“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm. 21 qershori është dita kur ne do i japim mesazhin tonë më të bashkuar e më të fortë që ka dhënë ndonjëherë Shqipëria demokratike”.

Në takimet me banorët e Shënkollit, z. Basha është njohur me shqetësimin e banorëve për faturat e larta dhe abuzive të energjisë elektrike, mungesën e subvencioneve, rritjen e çmimit të naftës, çka e ka bërë më të vështirë punimin e tokës dhe dhunën e presionin që policia ushtron ndaj tyre edhe kur dezinfektojnë produktet bujqësore.

Nuk i shohin hallet tuaja, nuk duan t’i dëgjojnë hallet tuaja, papunësinë, varfërinë, taksat e larta, çmimet e papërballueshme të karburantit e energjisë ndaj dhe në 21 qershor thonë nuk është koha të merremi me hallet e shqiptarëve. Unë ju them sot nga Shënkolli, 21 qershori është dita e zgjidhjes së halleve tona”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25  Maj 2015

 

Read More
25 Maj
0

Veliaj mashtroi për krijimin e programeve dhe kurseve për personat me aftësi të kufizuara

Erion Veliaj po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por  kësaj radhë i paraqet me ambalazh për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI:

Krijim i programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara

Ku janë programet dhe kurset kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara?

Veç fjalë boshe dhe aspak punë.

Sa persona me aftësi të kufizuara janë punësuar prej këtyre kurseve të PREMTUARA por të parealizuara?

Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website.

Erioni PREMTOI por MASHTROI.

Si papagall i Ramës, Veliaj PREMTON por i ka vetëm fjalë pasi nuk REALIZON.

Erioni PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Po mbushet java e tretë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer, çdo ditë nga një tjetër MASHTRIM.

Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 25 Maj 2015

Read More
25 Maj
0

Dyfishim linjave të transportit publik në Durrës. Linjë të dedikuar për shkollat

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma udhëtoi me linjën e urbanit të Porto-Romanos në qytet dhe bashkëbisedoi me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik. Qytetarët ankohen se mungojnë autobuzët në masë, nuk ka orare të shpeshta, oraret janë tepër të kufizuara, mungojnë abonetë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka mbulim në mjaft zona të qytetit dhe rrethinave. “Ka një fluks të madh njerëzish. Pas orës 9 nuk ka më autobus dhe duhet të ikim më këmbë”, u shpreh një qytetar.

Zonja Duma u shpreh se sot qyteti mbulohet në rreth një të tretën e nevojës me shërbim transporti publik. Ajo u shpreh se Bashkia do të hapë linja të reja në mjaft zona të qytetit dhe rrethina si dhe do të ketë tarifa zero për shtresat në nevojë.  “Do ti shtojmë linjat e autobuzëve dhe do ti dyfishojmë ato. Do të shtrijmë linja edhe atje ku nuk ka. Qyteti do të ofrojnë linja transporti publik me abone për studentët, me tarifa zero për invalidët, me mundësi që edhe invalidët me karrocë të hipin dhe për fëmijët e shkollave po projektojmë një linjë të dedukuar vetëm për shkollat. E pashë të gjithë initerarin e linjave të urbanit. Nuk është as një e treta e nevojave të Durrësit. E njëjta gjë ëhstë edhe me Plepat, edhe me Spitallën dhe e njëjta gjë është edhe me universitetin. Gjithandej mungojnë urbanët për kërkesat e qytetarëve”, tha Duma.

“Mezi gjejmë abone edhe pse ato kushtojë nga 600 në 900 lekë. Është e vështirë ti gjesh”, u shpreh një studente. “Studentët do të kenë linjë abonejeve të subvencionuar nga Bashkia. Studentët e Durrësit marrin kaq pak nga bashkia, pothuaj asgjë”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25  Maj 2015

Read More
25 Maj
0

Veliaj mashtroi për hapjen e 62 mijë vendeve të reja të punës, hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë persona

Punë e jo fjalë.

Njerëzit janë të lodhur nga përsëritja e PREMTIMEVE të pambajtura të Erion Veliajt të dy viteve më parë, dhe që tani paraqiten me ambalazh të ri për Tiranën.

Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “62,000 vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit.”

A quhet Reformë përzënia e përmbi 20,000 hallexhinjve nga ndihma ekonomike pse kanë një tavolinë dhe ca karrige në shtëpi? Si do të jetojnë këta njerëz të vuajtur? Dhe Ku janë 62,000 vendet e punës që premtoi se do hapeshin?  Erioni ishte Ministri përgjegjës për të realizuar PREMTIMIN e hapjes së vendeve të punës. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim cdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI, por i kishte vetëm fjalë boshe dhe MASHTROI.

Sot përmbi 20,000 hallexhinj janë hequr nga ndihma ekonomike dhe mijëra të tjerëve u është ulur niveli i ndihmës. Nuk gjejnë punë në zyrat e punës. Punë ofrohet vetëm në këmbim të zarfit të rryshfetit ose në këmbim të abuzimeve seksuale nga perversët e pushtetit.

Papagalli i Ramës, vetëm PREMTON por i ka vetëm fjalë pasi nuk REALIZON.

Erioni PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


 

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike Arbiola Halimi, 29 Maj 2015

Read More
24 Maj
0

Edi Rama dha lejen e pallatit që shembi, qytetarët paguajnë koston

Sot pamë se prioritetet e vërteta të Edi Ramës nuk janë krijimi i më shumë vendeve të punës, por tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave për të cilat ai vetë ka dhënë leje.

Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit.

Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetarëve. Dhe përsëri përdori po me paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.

Ja ku është këtu leja e ndërtimit e firmosur nga vetë Edi Rama.

Kush do ta pastrojë këtë katrahurë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të  lejuar, të zhvilluar e së fundmi të prishur nga vetë Edi Rama.

A do të mbajë ai përgjegjësi për trillet e tij që i kushtojnë taksave të qytetarëve? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol? Për mbarë qytetarët tashmë është e qartë se kush është kryeministri i vendit.

Koha për përgjigjen qytetare po afron.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 24 Maj 2015

Read More
24 Maj
0

Qeveria sulmon kandidatin e PD në Vorë me urdhër të Metës

Strukturat mafioze të LSI-së në qeveri shënuan sot një sulm të ri ndaj zgjedhjeve të lira në Bashkinë e Vorës, duke vënë në shënjestër direkt kandidatin e opozitës, Fiqiri Ismaili.

Ministria e Bujqësisë dhe Autoritet i Kontrollit të Ushqimit, që drejtohen me telefon nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëruan pezullimin e fabrikës së miellit të zotit Ismaili, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore.

Një grup kontrolli nga AKU zbarkoi në fabrikë të shtunën, ndërkohë që vendimi arbitrar u mor një ditë më pas, pa pritur edhe afatet më minimale, që të verifikoheshin rezultatet e analizave. Të gjithë ne e dimë se administrata shtetërore e ka pushim të shtunën dhe të dielën, por kjo me sa duket nuk vlen për horrat e LSI-së në qeveri, të cilët punojnë në mënyrën e tyre, me bllok në dorë.

Duhet të theksoj se kryetari aktual i bashkisë së Vorës, zoti Fiqiri Ismaili ushtron një aktivitet normal dhe të ligjshëm biznesi, që nga viti 1992 dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme te tilla me autoritetet. Kurse fabrika e miellit, që u pezullua me urdhër politik, është hapur që në vitin 2012 dhe nuk ka pasur deri tani as shqetësimin më të vogël.

Goditja e biznesit të zotit Ismaili vjen pas një vale presioni mbi të gjitha sipërmarrjet private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e  bashkisë së Vorës, dhe pas trysnisë që po ushtrojnë forcat e policisë dhe elemente kriminale mbi aktivistet e Partisë Demokratike.

Një klimë e tillë represive në fushatë nuk mbahet mend asnjëherë në Vorë, madje as edhe në zgjedhjet e 2001-it, të cilat kanë qenë më të këqijat në këtë aspekt.

Partia Demokratike e konsideron këtë si një ndërhyrje të pastër të mafies qeveritare për të prishur zgjedhjet e 21 qershorit dhe për të deformuar vullnetin e shqiptarëve.  Ajo kërkon ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate të shpifur presioni dhe terrori shtetëror, që po ushtrohet prej ditësh në gjithë territorin e bashkisë së Vorës, duke paralajmëruar të gjithë abuzuesit se do të vihen rreptësisht para përgjegjësisë. Ndërsa sulmi mbi kandidatin Ismaili dhe çdo rast tjetër i ngjashëm do të vihet në dispozicion të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në Tiranë.

Po ashtu, i kujtojmë Ilir Metës dhe çdo shërbëtori të verbër të tij që ta harrojnë se me këto forma të ulëta dhe ordinere do të arrijnë qëllimet e tyre politike në Vorë. Fiqiri Ismaili dhe Partia Demokratike do të dalin më të fortë prej tyre dhe ata i pret një humbje shembullore në këtë njësi administrative.

Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje kryeministrit që të mbajë larg duart e pista të pushtetit, që duan të prishin zgjedhjet në Vorë.

Pavarësisht, se e njohin edhe kreativitetin dhe fantazinë e posaçme, që kanë skalionet e LSI-së në administratën e tij, ai do të konsiderohet njësoj bashkautor dhe bashkëpërgjegjës me Ilir Metën, në rast se nuk merren masa të qarta që dhuna dhe presioni të ndalen.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, 24 Maj 2015

Read More
24 Maj
0

Edhe më të varfërit do të arrijnë të paguajnë ujin dhe dritat

Kandidati Gjergji Mero në takimet në çdo shtëpi e lagje të qytetit përballet me skamje, braktisje sociale dhe mjerim.

Në lagjet autoktone të qytetit, të moshuarit që jetojnë vetëm, nuk kanë me çfarë të paguajnë dritat dhe ujin, por arrijnë vetëm të ushqehen.

Me një zonjë të moshuar, e cila jetonte në mjerim të plotë, z. Mero tha se nuk do të lejojë kurrë që këta njerëz të mos dëgjohen dhe vizitohen nga shërbimi social. Bashkia ka për detyrë ti gjendet pranë çdo moshe dhe çdo njeriu në hall. Tek kjo derë nuk ka trokitur për vite,  asnjë nëpunës, u shpreh z. Mero, i siguroi  se indiferencës shpërfillëse të pushtetit po i vjen fundi. Më tej duke prekur nga afër shqetësimet dhe hallet e banorëve kandidatit Mero pa se familje të tëra prej ditësh nuk kanë energji dhe ujë sepse nuk  arrijnë të paguhen.

“Korça prej vitesh nuk ka të përcaktuar minimumin jetik. Bashkia dhe drejtuesit e saj e kanë për detyre të sigurojnë këto shërbime jetike për ju. Me bashkinë e re de do të punojmë që ju të përballoni ushqimin dhe pagesën e dritave dhe të ujit. Është e patolerueshme që qytetari nuk është në vëmendjen e bashkisë, e cila a punuar për ndërtimin e Kullës dhe jo të ngritjes së kushteve për një jetesë modeste. Banorët nuk kërkojnë luks por të jetojnë tha kandidati Mero. Ndërkohë lagjja e vjetër 5 dhe nder me përfaqësueset e qytetit, nuk ka asnjë investim publik si rruge, ndriçim dhe gjelbërim.

“Me votën për punësim dhe kundër varfërisë ne do të hapim një faqe të re për Korçën, të jetueshme dhe me shpresë për të gjithë”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015

 

Read More
24 Maj
0

Veliaj mashtroi romët për Qendrën Tranzicionale të Emergjencës

Në shtator 2013, Erion Veliaj mori “ish repartin e Kimisë” nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”.

Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigande. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.

Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar SIÇ SHIHEN NË FOTOT BASHKËNGJITUR. Duket qartë që romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik.

Erion Veliaj PREMTOI, por ka vetëm fjalë dhe i MASHTROI romët dhe njerëzit në nevojë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia permendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI por MASHTROI.

Papagalli i Ramës, PREMTON por ka vetëm fjalë pasi kurrë nuk REALIZON.

Erioni PREMTON prapë veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015

 

Read More
24 Maj
0

Elbasani në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe sociale

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në qytetin e Elbasanit Ardjan Turku, takoi tregtarë të vegjël si edhe banorë të një pjese të lagjes 5 maji.

Shumë prej banorëve u shprehën të indinjuar në lidhje me kushtet e rënda ekonomike dhe sociale.

Banor: Unë pas katër ditësh dal në gjyq. Duan të më fusin në burg se nuk kam mundësi të paguaj dritat. Grua dhe burrë pa punë. Kam një vajzë studente nuk kam mundësi t’i blej një stilolaps, e çoj pa pukë në shkollë. Thonë nuk ke shkollë, s’ka punë për ty. Po ne që nuk kemi shkollë, do vdesim?

Banor: Asnjë ditë nuk kam marrë përkrahje. Me çfarë të laj dritat dhe ujin.

Banore: Unë jam e sëmurë me ilaçe, jam me 5 fëmijë, dalim shesim për 2 mijë lek të vjetra.

Kandidati i së djathtës z.Turku tha se oferta e Partisë Demokratike është për uljen e taksave në bashki si prioritet numër një. Kjo sipas tij do të krijonte lehtësira si tek tregtarët por edhe tek blerësit, fuqia ekonomike e të cilëve ka rënë në mënyrë drastike këto dy vite.

Gjithashtu z. Turku tha se hapësirat publike në Elbasan, sidomos në blloqe pallatesh janë të pashtruara, me pellgje uji në të cilat luajnë dhe jetojnë fëmijët. Është një situatë e mjeruar krahasuar me miliardat e lekëve që janë hedhur për zbukurime në zona të cilat nuk sjellin të ardhura, tha z. Turku.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015

 

Read More
24 Maj
0

Më pak nxënës në klasa, më shumë mësues, dhe kontroll të rreptë për standardet

Kandidati për kryebashkiak ka shpjeguar para prindërve në Njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet.

“Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikqyrin këta 25 fëmijë.Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me rradhë.Bashkia e Tiranës është pergjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur  vizita mjekësore e nxënësve,  shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rruges në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka per këtë kontigjent të fëmijës”, tha Kosova..

Duke u ndalur tek motivet e kandidimit, Halim Kosova tha:

“Kur kërkon votën duhet të kesh mbi kurriz një shërbim që ke bërë ti për këta qytetarë. Si do dalësh ti dhe tu thuash më ndihmoni ju që unë t’ju vjedh ju, se kështu i bie. Ju duhet të ndihmoni atë që duhet t’u kthejë ju lekët në shtëpitë tuaja, tek biznesi juaj, tek familjet tuaja, që do ulë çmimet, që do të krijojë kushte për shkolla.
Nuk e përfytyroj dot se si mund t’i dalësh qytetarëve t’u thuash ma jep votën kur po ta kthesh kokën nga mbrapa vetëm njolla të zeza ke dhe asnjë tjetër. Megjithatë, unë nuk do merrem me këto njolla, kam të fiksuar rrugën time për të shkuar në datën 21 Qershor me besimin e plotë të të gjithë banorëve të Tiranës për një fitore e cila do të jetë në radhë të parë fitorja juaj. Mbajeni mend këtë.Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i them vetes, bravo Halim se ke marrë vendimin e duhur ,unë them në kohën e duhur. Dikush më thotë me vonesë por unë them në kohën e duhur”.

Kosova është konfirmuar në përvojën e tij si menaxher i zoti dhe solli shembullin kur ishte Ministër Shëndetësie.

“Nuk e di se kush e ka parë kirurgjinw si ishte kur e mora unë Ministrinë dhe si u bë mbas 20 ditëve. Vetëm për 20 ditë punë. Dhe me çfarë do të thoni ju? Nuk mi dha asnjë nga shtëpia ime lekët, por ato që ishin për rikonstruksione, për shërbime, i mblodha, i vura në tavolinë, i mirëadministrova dhe stafi mjekësor kishte shumë ambjente komode pune por dhe të gjithë pacientët dhe qytetarët që hynë në atë spital të paktën kishin kushte normale. Nuk po them luksi, por kushte normale”.

“Këta që janë sot, janë të vërtetët, janë të thjeshtët, janë të sinqertët, mund të jenë dhe pa dinjitet, mund të jenë edhe pa punë, por janë me ju. Mos i harroni fytyrat e tyre”, shprehet një qytetar.

“Sekreti i bëries së punëve dhe asaj që i çon deri në fund është mënyra se si ti ke përkushtimin për ta ndjekur. Nuk ka besë po nuk e pe vetë deri në fund. Kjo është eksperienca ime, as çfarë thonë por duhet të prekësh çdo gjë me dorë”, thotë Kosova.

“Unë në të vërtetë jam i majtë dhe ky shpirt më është lodhur sot por pavarësisht bindjeve që ka.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015

Read More