Blog

04 Mar
0

Denoncimi i PD: Pushtetarët qendrorë dhe lokalë ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës publike për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI, ROLAND BEJKO

 

Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon presionin e jashtëzakonshëm që është duke u ushtruar ndaj administratës publike lidhur me fushatën e anëtarësimeve në Partinë Socialiste.

Ajo që po paraqitet për propagandë si një fushatë normale dhe me dëshirën e njerëzve, në të vërtetë fsheh presionin që pushtetarve qendrorë dhe lokalë bëjnë ndaj vartësve të tyre.

Mjafton të shohësh fotot që ata shpërndajnë për të parë dhe për të kuptuar që në fakt pjesëtarët e këtyre takimeve janë punonjës të administratës, drejtues shkollash, mësues, edukatorë, infermierë apo punonjës të personelit mbështetës, që merren në takime nën presionin e vendit të punës dhe jo të dëshirës së tyre vetjake.

Kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën të njëjtin presion ndaj administratës, ku herë nën kërbaçin e vendit të punës dhe herë të tjera nën syrin vigjilentë të patronazhistëve, përditë dhe më shumë e bëjnë këtë vend të pajetueshëm, duke i detyruar njerëzit të largohen nga sytë këmbët, për shkak të mundësive të pakta të lirisë që ngushtohet përditë dhe më shumë.

Propaganda e administratës së depolitizuar nuk mund të justifikohet me presionin dhe shantazhin për bukën e gojës. Të njëjtin gabim, si socialistët sot, e ka bërë më parë, në 2012 edhe Sali Berisha me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët detyruan nëpunësit e administratës të merrnin teserat e Partisë Demokratike, por që kjo praktikë u refuzua me vota nga qytetarët në zgjedhjet e 2013. Kjo do ndodhë edhe me Edi Ramën në zgjedhjet e 2025.

Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë synon t’i japë fund kësaj maskarade me administratën publike, duke u dhënë shqiptarëve dhe punonjësve lirinë e duhur për të zgjedhur dhe mundësinë për të qenë të patrysnuar në preferencat e tyre politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nesër në pushtet, do ta modernizojë administratën publike, duke e bërë atë efikase dhe duke u dhënë qytetarëve mundësinë për të qëndruar në vendin e punës vetëm si pasojë e aftësive dhe meritave dhe jo e presionit apo dhunës partiake duke i dhënë fund njëherë e mirë sundimit të partitokracisë dhe liderit të partisë në pushtet, mbi shtetin.

Read More
04 Mar
0

Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE, miraton rezolutën “Basha” për Ukrainën. Kryetari i PD: kushdo që kryen agresion ndaj një vendi tjetër duhet të paguajë

 

Komiteti për çështjet ligjore i i Këshillit të Europës, miratoi sot rezolutën e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Pas kesaj i hapet rruga Asamblesë së Përgjithshme për vendimin final.
Në nje mesazh nga Parisi, Basha tha se ky është nje mesazh për kedo që ben agresion, se do të paguajë kostot finanaciare të shkatërrimit.

Pak ditë më parë kërkuan përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në projektrezolutën e propozuae nga Lulzim Basha thuhet se “përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të”.

Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:

Krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;

Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.

 

Read More
04 Mar
0

Deputetja e PD, Andia Ulliri, kërkesë për për informacion Kuvendit mbi situatën urgjente për kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore Idriz Tali, Fushë Krujë

 

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, ANDIA ULLIRI

 

 

Sot dorëzova në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore Idriz Tali Fushë Krujë.

Si deputete përfaqësuese e zonës jam vënë në dijeni për mangësi të  konsiderueshme në infrastrukturën e Qendrës Shëndetësore, mangësi që paraqesin pengesa të mëdha për ofrimin efikas të

shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, duke ndikuar në mënyrë kritike në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Këto kushte jo vetëm që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, por gjithashtu ndikojnë në besueshmërinë dhe

efikasitetin e sistemit tonë shëndetësor.

Vendndodhja Qendrës Shëndetësore paraqet sfida dhe shumë përgjegjësi, pasi ajo shërben jo vetëm si një qendër e kujdesit

parësor shëndetësor për banorët e Fushë Krujës, por edhe si një

pikë kritike aksesi për kujdesin urgjent mjekësor. E vendosur përgjatë

aksit të Rrugës së Laçit, Fushë Krujë, Qendra Shëndetësore kërkon

një nivel më të lartë gatishmërie për të trajtuar jo vetëmshqetësimet rutinë mjekësore, por edhe urgjencat e paparashikuara që vijnë nga aksidentet automobilistike.

Pavarësisht përpjekjeve të personelit të kujdesit shëndetësor, infrastruktura dhe burimet ekzistuese në Qendrën Shëndetësore

janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e vendosura mbi

të.

Ndaj sot me këtë shkresë i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përdomosdoshmërinë e investimit në këtë Qendre Shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën dhe mundësimin e paisjeve mjekësore të reja.

Në emër dhe të qytetarëve dhe vetë stafit mjekësor kërkoj informacion për këtë pyetje:

 

1.A është bërë ndonjë vlerësim në lidhje me rreziqet e mundshme që paraqet gjendja aktuale e Qendrës Shëndetësore Idriz Tali për

shëndetin dhe sigurinë publike?

 

  1. A ka ndonjë iniciativë apo program ekzistues brenda Ministrisë që synon mbështetjen e rinovimit apo modernizimit të objekteve

shëndetësore? Nëse po, a është Qendra Shëndetësore Idriz Tali pjesë e këtij programi?

 

  1. A mund të japë Ministria një afat kohor se kur mund të fillojnë punimet e rinovimit,

duke pasur parasysh urgjencën e situatës?

Fatkeqësisht premtimi i ofrimit të mjekësisë falas, përveç propagandës nuk i ka ardhur në shërbim asnjë qytetari shqiptar,

raste si kjo Qendër Shëndetësore janë shqetësimi real i qytetarëve.

Shëndetësi duhet të jëtë gjithmonë mbi politikat e ditës, duhet të jetë garanci shërbimit për secilin nga ne!

Read More
03 Mar
0

“Harroje amnistinë për zyrtarët e korruptuar”, Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Kush nuk vjedh dhe nuk bashkëpunon me krimin, për ju fle gjumë

 

Reagimi i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucioneve të drejtësisë.

Pas përpjekjeve për të ngritur komision që të kontrollojë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar.

Këtë e artikuloi sërish sot Elisa në botën e doganave.
Për të, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë.
Elisa i di mirë si funksionojnë këto dy mekanizma, nga doganat deri në Shkodër.

Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja.

PO, amnisti për qytetarët që i çuan në burg për 3 mijë lekë drita, ndërsa vetë vidhni miliona;

PO, amnisti për ata që protestonin për shtëpitë e tyre, ndërsa ju iu merrnit pronat dhe ua jepnit oligarkëve;

PO, amnisti për ata që protestuan kundër qeverisë tuaj, më e korruptuara në histori, që kriminalizoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët.

Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!

Read More
03 Mar
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Lezhë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, LEZHË

 

 

-Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posatçëm për të mbikqyrur SPAK-un. Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit. Sigurisht per një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domëthenëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet.

 

-Qëndrimet tona për zgjedhjet tashmë janë institucionalizuar. Padiskutim që garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë shumë më shumë sesa rregullat e lojës. Por pa rregullat e lojës, nuk ka asnjë shans që të kemi një rrugë të hapur drejt një sistemi zgjedhor ku qytetarët vendosin se kush do të shkojë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është arsyeja pse PD ka dorëzuar jo thjesht në emrin e saj apo të opozitës, por në emrin e interesit të çdo qytetari propozimet për listat e hapura. Porpozimin për Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të 2008-ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri.

 

-Ja tek është Lezha. Lezha e krenarisë kombëtare që dje kujtoi dhe rikujtoi një nga momentet kyçe të formësimit të ndërgjegjes dhe kombit shqiptarë. Lezha e intelektualëve, e artistëve, e poetëve. Lezha e oratorisë kombëtare e zhytur në llumin e injorancës, analfabetizmit që ka ngritur krye dhe është ngritur në krye. Lezha e sipërmarrjes dhe sipërmarrësve e rrethuar nga klientelizmi, patronazhizmi politikë dhe ekonomikë që e ka fundosur ekonominë e këtij qyteti, e kësaj treve. Lezha e traditave, e bashkëjetesës, e tronditur thellësiht nga intrigat, nga krimi, nga përplasjet, nga vëllavrasja. Këto janë realitetet e zymta me të cilat përballen sot lezhjanët, këto janë disa prej arsyeve që e kanë zbrazur Lezhën dhe Shqipërinë.

 

 

-Pa vënë dorën në plagë, pa qenë aty ku problemi gërryen jetë njerëzore, shkatërron ekonomi, përçan familje, largon familjet e tyre, nuk mund të marrësh përsipër të japësh zgjidhje të plota. Ndaj detyra jonë si demokratë është të jemi me njerëzit, për njerëzit në radhë të parë për t’i prekur ato probleme ashtu siç janë. Dhe së dyti të vijmë me zgjidhje që nesër do të jenë në zbatim. Sepse në qoftë se ka një aset të cilën kjo politikë 34-vjeçare, jo e ka djegur, por e ka hedhur në erë, është besueshmëria e politikës. Si mund të kesh besueshmëri kur e merr pushtetin duke premtuar 300 mijë vende pune dhe largon 1 milionë shqiptarë. Si mund të kesh besueshmëri kur e merr pushtetin duke premtuar shëndetësi falas dhe çon qindra milionë euro në aferën e shekullit, që është afera e inceneratorëve. Si mund të kesh besueshmëri kur premton legalizime falas dhe problemi me pronat vazhdon të mbetet jo i pazgjidhur, por nyje në fytin e të ardhmes të shoqërisë shqiptare. Ne nuk do të vijmë me premtime demagogjike, ne do të vijmë me propozime dhe zgjidhje konkrete.

 

Read More
03 Mar
0

“Situata ekonomike e familjeve, sipërmarrjeve, fermerëve, të rinjve dhe pensionistëve është në gjendje të keqe”, nwnkryetarja e PD, Pampuri:  Kryeministri Rama vijon protagonizmin në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA DHE DEPUTETJA, ORIOLA PAMPURI

 

Përtej tam-tameve përgjatë kësaj jave dhe protagonizmit të Edi Ramës në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare, qartazi i është larguar plotësisht qeverisjes normale të vendit dhe nuk adreson problemet reale të qytetarëve.

Këtë e tregon situata ekonomike e familjeve, sipërmarrjes, fermerëve, të rinjve e pensionistëve të vendit.

Në dy dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se norma mesatare e plakjes së popullsisë në vendet e BE.

Plakja e shpejtë e popullsisë, e cila përkon me numrin e lartë të personave që mbushin moshën e pensionit nga njëra anë dhe norma e punësimit në vend në ritme mjaft të ulta nga viti ne vit nga ana tjetër, gjë që po e çon drejt ezaurimit të plotë të raportit të zëvendësimit midis kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve.

Aktualisht norma e zëvendësimit është 1.1 kontribues për pensionist, ndërkohë që një dekadë më parë ishte 1.4.

Por Shqipërisë gjithnjë e më shumë po i largohen përfundimisht me dhjetra e mijëra qytetarë duke vendosur të marrin një shtetësi të huaj.

Sipas EUROSTAT në dy dekada 604 mijë shqiptarë kanë marrë një nënshtetësi të vendeve të BE, nga ku vetëm në dekadën e fundit (2013-2022) janë rreth gjysëm milionë shqiptarë.

Shqipëria shënon po ashtu numrin më të lartë të papunësisë tek të rinjtë, mbi 32%.

Në 11 vite me rradhë të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, vihet re gjizhashtu, mungesa e konkurencës e meritokracisë, duke vijuar dhe me një përqasje ndaj shtresës së mesme jo stimuluese, ku me tatimin e ri ndaj mbi 200 profesioneve të lira, përkeqësohet zhvillimi dhe produktiviteti në vend.

Politikat stimuluese mungojnë tërësisht, po ashtu financimi në inovacion, start-up, apo sektorët tradicional zhvillimor të vendit si Bujqësia dhe industria e lehtë përpunuese janë në nivele disa herë më të ulta se vendet e rajonit, çka i bën produktet shqiptare jo të konkurueshme as së brendshmi e as së jashtëmi.

Në mungesë të një qeverisjeje në shërbim të qytetarëve, transparente dhe llogaridhënëse e cila në fakt është në shërbim vetëm të një grushti oligarkësh apo njerëzish me interesa të ngushta me qeveritarët nëpërmjet konçesioneve e PPP-ve abuzuese, të cilët po e asfiksojnë ekonominë tonë të vogël, duke penguar të rritet e duke krijuar një mjedis që i shkurajon qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, transparente e llogaridhënese. Një qeverisje normale, që ka në qëndër qytetarin dhe e orienton vendin drejt zhvillimit e mirëqënies.

Partia Demokratike shumë shpejt do të shpalosë programin e saj dhe modelin e qeverisës, i cili nëpërmjet konsultimit me qytetarët e grupet e interesit do të synojë ti japë frymëmarrje familjeve, biznesit, të rinjve dhe ti rikthejë dinjitetin pensionistëve e shtresave të tjera sociale.

Read More
02 Mar
0

Deputetja e PD, Merita Bakiu: Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë masë pas rezultateve të PISA-s që tregonin përkeqësimin e sistemit arsimor në Shqipëri

 

 

DEKLARATA E DEPUTETES DHE ANËTARES SË KRYESISË SË PD, MERITA BAKIU

 

Ndonëse rezultatet e fundit të PISA-s treguan një gjendje të përkeqësuar të sistemit tonë arsimor, nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë.

 

Në dallim nga vendet e tjera, që kanë organizuar tryeza debati dhe kanë ngritur alarmin për gjendjen e arsimit të tyre, vetëm Shqipëria vijon t’i ngjajë asaj makinës në diktaturë që ecën vetëm me bori, por pa motor.

 

Në vend që të kishte një reflektim nga institucionet përkatëse, Ministria e Arsimit i është “përgjigjur” dështimit, duke e thelluar edhe më tej propagandën qeveritare nëpër shkolla, duke i kthyer drejtuesit e shkollave në komisarë politikë dhe në shpërndarës të aktiviteteve politike dhe partiake.

 

Ndërkohë që Kryeministri flet vetëm për arritjet imagjinare në këtë drejtim sa herë që i duhet të zhvillojë aktivitete të mëdha propagandistike, që në thelbin e tyre nuk shërbejnë për të ndryshuar thelbin e problemit.

 

E gjithë kjo përpjekje për ta shndërruar arsimin në fasadë të propagandës dhe të partisë-shtet, i ka dhënë rezultatet në të gjithë dekurajimin e shkollës sot.

 

Nxënës të dekurajuar, mësues nën presion nga të gjitha palët, drejtues që mbajnë vendin e punës duke shpërndarë propagandën e qeverisë.

 

Kjo është një panoramë e shëmtuar që duhet të ndryshojë sa më parë.

 

Partia Demokratike me programin e saj për arsimin synon ta zhveshë shkollën nga të gjitha vështirësitë dhe pengesat e deritashme burokratike, duke i dhënë mësuesve një vend nderi ashtu siç ata e meriotojnë dhe duke vendosur në qendër të misionit të tyre mësimdhnien dhe jo burokracinë e shkresurinave pa fund.

 

Dinjiteti i tyre do të shpërblehet me rroga më të larta dhe me kushte më të mira pune, duke mos i mbajtur nën presionin e vendit të punës dhe duke i çliruar nga drejtuesit komisarë partiakë, duke ndaluar rreptësisht të marrurit me veprimtari politike të gjithë ata që duan të drejtojnë institucionet shkollore.

Read More
02 Mar
0

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar sërish në protestë me mbështetjen e degës së PD Krujë dhe deputetë të PD të kësaj zone

 

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, protestuan sot sërish me mbështetjen e degës së PD, Krujë dhe deputetëve të PD të kësaj zone.

Ata kërkuan përgjigje nga ana e bashkisë dhe qeverisë në lidhje me shqetësimin e tyre në lidhje me rrugën, për shkak të mungesës së daljeve nga ky aks dhe që i detyron ata që të shkojnë deri në Kashar apo anasjelltas, pasi nuk është llogaritur asnjë dalje tjetër.

Protestuesit në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën për rreth 30 minuta

 

 

 

 

Read More
02 Mar
0

PD, Arbi Agalliu: Projektligji për investimet strategjike i propozuar nga qeveria, do të frenojë projektet investuese në fushën e turizmit për strukturat akomoduese që nuk ndodhen në zona me përparësi zhvillimi

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI, ARBI AGALLIU

 

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Prej disa ditësh në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, qeveria ka sjell projektligjin për “Disa ndryshime në ligjin nr 55/2015 për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Me anen e ketij ndryshimi synohet: te rritet ne menyre te konsiderueshme vlera minimale e projekteve te investimit, te cilat aplikojne per status strategjik ne do sektor te klasifikuar strategjik sipas ketij ligji; te detajohet procedura e paraqitjes se dosjes se projektit dhe vleresimit te saj duke permiresuar afatet e shqyrtimit dhe duke theksuar pergjegjesinë qe ka çdo ministri linje; si dhe te zgjatet afati i paraqitjes se kerkesave nga subjektet investuese te interesuara per perfshirjen ne procedurat per perfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedure e asistuar”, ne zbatim te ligjit nr.55/2015, “Per investimet strategjike ne Republiken e Shqiperise”, deri ne daten 31 dhjetor 2027.

Nga viti 2016 e deri tani jane trajtuar 88 projekte investimi, prej te cilave:
• 40 kane perfituar status strategjik
• 14 projekte jane refuzuar
• 34 projekte jane ne faze vleresimi

Pjesa me e madhe e ketyre projekteve jane ne sektorin e turizmit ose turizem i integruar.

Në këtë projekt ligj propozohet qe vlera minimale e nje projekti te propozuar per t’u kualifikuar si investim potencial strategjik te jete mbi 50 milione euro, ne çdo sektor ose te krijoje minimalisht 300 vende pune. Njekohesisht, nese subjekti synon proceduren e veçante, ne çdo sektor, vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 milione euro ose investimi te krijoje minimalisht 500 vende te reja pune.

Ne fakt në letra ligjiet duken në rregull dhe në përputhje dhe me rekomandimet e Bashkimit Europian. Problemi është tjeter kund. Problemi është tek zbatueshmeria.

Rritja e vleres së investimit nga 5 milione ne 50 milione dhe nga 50 milione ne 100 milione do te frenoje projektet investuese ne fushën e turizmit per strukturat akomoduese ge nuk ndodhen ne zona me perparesi zhvillimin e turizmit apo qe janë ne vlere me te madhe se kriteri i investimit per perfitimin e statusit 4 dhe 5 yje, status special, dhe, per rrjedhoje, subjektet investuese nuk do të kene interes per te investuar ne kête fushe. Kjo do të bëj që zonat jo preferenciale të zhyten edhe me shume ne varferi dhe investimet të fokusohen pikërisht në zonat ku interesat ekonomik janë të mëdha.

Partia Demokratike ngre shqetësimin se përfitues deri me tani në shumicën e rasteve nuk kanë qenë investitor serioz me emer ndërkombëtar por klient afër qeverisë.

Sot kane dal fakte te cilat tregojne qarte atë qe Partia Demokratike ka denoncuar prej kohesh. Zyrtare të larte të administrates publike, ministra e deputete kanë qenë përfitues të shumë nga këto projekte. Sot SPAK ëahtë duke hetuat raste të tilla dhe PD e inkurajon hetimin e thelluar në çdo rast të till.

Cila është arsyeja reale që kërkojnë të bëjnë këto ndryshime pikërisht tani?

Pse në kaq vite, megjithëse me kritere edhe me te buta se keto qe propozohen, nuk kemi patur kompani të rëndësishme ndërkombëtare që të kenë imvestuar në Shqipëri. Mjafton të shikosh se kush ka përfituar dhe e kupton mjaft mirë këtë skemë abuzueshmerie.

Ndaj të nderuar qytetar, nuk është problem baza ligjore por pangopësia e kësaj qeverie për të vjedhur e abuzuar me pronën e shiptarëve dhe me paratë e shqiptarëve.

Ju faleminderit!

Read More
02 Mar
0

Basha në prezantimin e shkollës politike “Sabiha Kasimati”: T’i japim hapësirë në drejtim gruas shqiptare. Në çdo degë të PD-së, do kërkoj që gratë të kenë poste drejtuese

 

Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë në konferencën e zhvilluar nga Forum i Gruas në PD në bashkëpunim me fondacionin Ëestminster Foundation for Democracy dhe NDI, ku u prezantua sot shkolla politike, “Sabiha Kasimati”. Në fjalën që mbajti para të pranishmëve, kreu i PD, Lulzim Basha shprehu fillimisht mirënjohjen ndaj nënave e grave shqiptare.

 

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë” – tha Basha.

 

Kryedemokrati vlerësoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Ai u ndal tek pozicioni i gruas në PD.

 

“Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Ti japim hapesire ne drejtim gruas shqiptare. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues. Zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per Shqiperine e njejta gje. Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere” – u shpreh më tej Lulzim Basha.

Read More