Blog

08 Pri
0

PD: Rama uzuron sërish kompetencat e Presidentit, shtrin tentakulat drejt forcave të armatosura

Deputeti Bushati denoncon projektin e Ramës për të marrë 11 kompetenca të Presidentit në lidhje me menaxhimin dhe drejtimin e forcave të armatosura.

(më tepër…)

Read More
08 Pri
0

PD: Tahiri hakmerret ndaj gjyqtarit që e dënoi për shpifje

Deputeti Bylykbashi denoncon kërkesën e Ministrit të Brendshëm drejtuar Presidentit, për të marrë masa ndaj gjykatësit

(më tepër…)

Read More
07 Pri
0

Vokshi: Qeveria “luftë” me gratë, mijëra vajza dhe gra pushohen nga puna

Bruksel / Deputetja e PD në takimin vjetor të Bordit të Përgjithshëm të Forumit të Grave Popullore Europiane.

(më tepër…)

Read More
07 Pri
0

PD: Rama producent i shfaqjeve në Vlorë, me asnjë vend të ri pune

Zëdhënësja Vorpsi denoncon sjelljen televizive të Kryeministrit 7 muaj pas marrjes së pushtetit, ndërkohë që bilanci është negativ në cdo drejtim për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët

(më tepër…)

Read More
06 Pri
0

PD: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve

Zëdhënësja Vorpsi denoncon emërimin e Beqirit në krye të informacionit dhe sigurisë për pronat e shqiptarëve, dhe të Gjiknurit në krye të informacionit të financave të vendit

(më tepër…)

Read More
05 Pri
0

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike

Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohesisht edhe më qesharaku dhe absurdi. Përsëri Sajmir Komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit. Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emerimet e narkotrafikanteve dhe përsonave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Read More
05 Pri
0

PD: Me Ramën, në krye të CEZ i dënuari për shpërdorim detyre

Zëdhënësja Vorpsi, denoncon emërimin në krye të task forcë të CEZ në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë

(më tepër…)

Read More
04 Pri
0

PD: Rama në krye të dështimit më të madh me rendin në 23 vite

Zëdhënësja Vorpsi bën bilancin e krimit të ditëve të fundit, dhe denoncon emërimet e të inkriminuarve dhe militantëve në Policinë e Shtetit

Mbrëmë Edi Rama shpalli luftë edhe me statistikat e Ministrit Tahiri, në përpjekje për të mbuluar të vërtetën mbi dështimin më të madh në këto 23 vite me rendin dhe sigurinë në vend.

Ja kush është bilanci i javës që po mbyllet:

2 tonë marijuanë me origjinë nga Shqipëria është kapur dje në jug të Italisë.

Dy të vrarë mbrëmë në Tapizë, në një atentat mafioz.

Gjendet kufomë e një personi të vrarë e të torturuar në lumin e Vjosë.

Vritet një biznesmen në Shkodër.

Goditet me armë policia në Sarandë.

Ka shpërthyer sot me tritol një makinë në Berat

Atentate dhe plagosje çdo ditë. Kjo është kronika e zezë e ditëve të fundit.

Kriminaliteti njeh vetëm rritje, pasiguria për jetën është shtuar.

Cilat janë masat që ka ndërmarrë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit?

Ja disa prej masave më të fundit:

Rrustem Mazreku i përjashtuar nga policia e shtetit për falsifikim të dëftesës së shkollës së mesme, i proceduar penalisht për këtë vepër, është emëruar shef i komisariatit të Hasit.

Ilir Roka, i përjashtuar nga policia për ngjarjen e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 21 qytetarë, është emëruar shef i qarkullimit në Vlorë

Alban Elezi i dënuar me 4 vite burg për përfshirjen në një vrasje, është emëruar së fundmi në njësinë e autostradave.

Kjo është situata alarmante e rendit, dhe e degjenerimit të Policisë së Shtetit, me përfshirjen e personave të inkriminuar dhe të militantëve jo profesionistë, të cilët janë në shërbim të partisë dhe përfitimit personal, dhe jo në shërbim të interesave të qytetarëve.

Read More
04 Pri
0

PD: Gjykata Kushtetuese rrëzon dyshen Rama-Meta, kthen të drejtën e opozitës

Deputeti Bylykbashi e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lejimin e komisionit hetimor për skandalin e serverit të tatimeve, si fitore të parlamentarizmit

(më tepër…)

Read More
03 Pri
0

PD: Njerëzit e deputetit socialist kërcënojnë gazetarin e RD

Zëdhënësja Vorpsi denoncon kërcënimet ndaj korespondentit, pas shkrimit për emërimet nepotike në spitalin e Tepelenës

Partia Demokratike denoncon kërcënimin e drejtpërdrejtë dhe brutal që të afërmit e deputetit socialist të Tepelenës i kanë bërë dje korrespodentit të Rilindjes Demokratike, pas një shkrimi që ai kishte publikuar lidhur me emërimet nepotike në administratë.

Një ditë më parë, korrespondenti Telnis Kuqi, kishte raportuar në gazetë për një nga rastet nepotike, që është emërimi i vajzës së deputetit të Tepelenës, Dashamir Kamberi, në postin e nëndrejtoreshës së spitalit të këtij rrethi.

Dje në darkë, bashkëshorti i nëndrejtoreshës, vajzës së depuetit Kamberi, ka telefonuar gazetarin dhe për më shumë se një minutë, i është drejtuar me kërcënime të tipit; do të të zhduk, je në gjak me mua, do të të vras, etj.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë kërcënim ndaj gazetarit, ndaj medias, ndaj fjalës së lirë.

Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të bëjë punën e saj, dhe të hetojë për këtë vepër penale të dhëndrit të deputetit Kamberi.

Ne i kërkojmë deputetit socialist dhe mazhorancës ta dënojnë këtë ngjarje, dhe të distancohen nga kërcënimet dhe shantazhet ndaj medias së lirë dhe opozitare.

Read More