Blog

31 Tet
0

Topalli: Jetojmë në kohën e fermanit Rama-Meta, jo të ligjit

Ku po e çoni Shqipërinë? Ku po e çoni ekonominë shqiptare? Ku e kanë  nisur të dashur shqiptarë ekonominë tuaj familjare? Sa para do të keni në portofolet tuaja të dashur shqiptarë pas këtij dekreti? Ky akt është kriza që do të hyjë në shtëpitë tuaja për fat të keq. Ky akt është konfirmimi i dështimit Rama me 95% siç ju paralajmëruam. Këtu shkruhet e këtu do të votohet nga rilindja…Shqipëria drejt greminës, ky është fermani Rama-Meta!

Kjo Shqipëri që nga fillimi i krizës globale në 2008 ruajti qëndrueshmërinë, kjo Shqipëri që edhe pse e rrethuar nga kriza e vendeve fqinjë vazhdoi të rritet; kjo Shqipëri që pavarësisht vështirësive tërhoqi 4 miliardë & investime të huaja në 4 vitet e fundit; kjo Shqipëri që uli në 12,8% papunësinë në kohë shtrëngate; kjo Shqipëri që në kohë krize globale çdo vit rriti rroga e pensione, nuk do të jetë më e tillë pas këtij akti!

Kjo Shqipëri që rriti të ardhurat 9 miliardë & në 8 vite, që ndërtoi 10 000 km rrugë të reja, 456 kanalizime të reja, 369 ujësjellësa të rinj, 1300 shkolla nuk do të jetë më e tillë pas këtij akti. Kjo Shqipëri që ruajti stabilitetin makroekonomik, nuk do të jetë më pas këtij akti.

Ky akt është rrokullisja drejt krizës. Dhe vetëm 40 ditë nga rilindja. Këto janë të 40-t…. e ekonomisë shqiptare!

Pas këtij fermanit rritje rrogash si në kohën e Berishës nuk do të ketë më. Rritje pensionesh e dyfishim të tyre nuk do të ketë më!  Rrugë të reja, tunele, ura, spitale e shkolla të reja nuk do të ketë. Për ish-pronarët e ish-të persekutuarit nuk thuhet më gjë!

Të ardhurat, që u rritën me 9 miliardë dollarë si në 8 vite. Jo vetëm nuk do të ketë më….por ato vetëm për 4 muajt e ardhshëm do të ulen, e jo me 1, 2 ,4 milionë dollarë, por plot 240 milionë dollarë!

Ky është fermani. Por ky është edhe alarmi.
Me urdhër nga lart kanë vendosur që në 4 muajt e ardhshëm, të ardhurat të mos hyjnë në buxhetin e shtetit siç ishte parashikuar me ligj! ose në arkën e shtetit do të hyjnë 4 herë më pak para! Me ferman kanë vendosur që deri në fund të vitit t’i zhvasin arkës së shtetit 240 milionë dollarë! 240 milionë dollarë për t’i harxhuar për qejf. Para xhepi!!!

E sikur kjo të mos mjaftojë do të rrisni borxhin edhe me 240 milionë $ të tjera! Pra, me një fjalë binomi Meta-Rama, sot hapin një gropë financiare prej mbi 500 milionë dollarë.

Po rrisin borxhin nga 64 në 70%. Pra, në 4 muaj rrisin borxhin aq sa ne e kemi rritur në 8 vite!!!! Imagjinoni për një sekond nëse ne do të kishim rritur borxhin me ritmin e tyre do i binte që në 8 vite në të kishim çuar borxhin në 186%!!!! Dmth vendi ynë do të kishte shkuar në të kuqe!!!

Natyrisht për këtë i duhet alibia dhe deloitt prej muajsh është bërë hazër për këtë! Aty punojnë edhe familjarët e qeverisë! Borxhin ndaj bizneseve ka mbi një muaj që e kanë shumëfishuar (caktuar), shto pusulla, shto fatura shto, shto e shto e herë thonë 600 një herë tjetër 700, por në fund do e negocionojnë në konfidencialitet edhe ky sipas aktit dhe e ndajnë si brenda klubit! Ndërkohë, tani bëjnë demek se po e llogarisin! E sikur kjo të mos mjaftonte nuk bëjnë tender për kompaninë, në kundërshtim me ligjin! Nuk ka më tendera! Tani sulltanati nxjerr vetëm fermane! Tani nuk ka me ligje, tani e mbrapa ka fermanë!

Edhe ky Akt normativ i Rama-Metës është i paligjshëm! Ai është në thyerje të ligjit të buxhetit! Tamam si akti i nëpunësit civil, që jo vetëm përmbysi konsensusin, që në planin politik është akt para fundor, është të shpallësh opozitën armike, por në planin ligjor është në thyerje flagrante të Kushtetutës e Ligjit!
Tani nuk ka më ligje, tani e mbrapa ka fermanë! Dhe siç thonë këtë  e bëjnë me “konstruktivitet”!

Hallet e problemet, varfëria e papunësia me këtë akt vetëm do të rriten! Të gjithë ju që i keni besuar premtimeve papandreutjane të udhëheqësit keni të drejtë të zhgënjeheni! Ju të tjerët që nuk e votuat keni të drejtë të zemëroheni, por përtej zhgënjimit, zemërimit, frikës apo panikut kësaj radhe rrokullisja do të jetë më e rrezikshme nga ç’mund ta merrni me mend!!

Po ku mund të ndodhë që me një ferman si ky, t’i jepni vehtes 240 milionë USD para qejfi, para xhepi!!!! E t’i hiqni shqiptarëve rroga, fëmijëve shkolla, bujqësisë subvencionet! Po ku ndodh që me një letër si kjo të varfëroni me 240 milionë dollarë shqiptarët, e kjo deri në fund të vitit!

240 milionë USD e avulluara, të munguara për arkën e shtetit, janë shumë për US, kurse për Shqipërinë tonë me halle është kriminale!

Ku po e çoni ekonominë? Ku po e çoni Shqipërinë. A nuk duket gati profetike eksperti juaj, kur tha se me 95% do të dështoni!!!! Por, në fakt dështon Shqipëria, dështon ekonomia shqiptare që ia doli në vitet më të vështira!  Po nëse ky është fillimi me minus 240 milionë dollarë për qytetarët e plus 240 milionë dollarë për klubin tuaj, të dashur qytetarë, mbajeni mend, vitin e ardhshëm rrezikoni që të fillojnë uljen e rrogave e pensioneve tuaja!!!!!

E sa për mashtrimet e sotme të Ramës se arka është boshatisur dhe vendi është rrënim, më lejoni t’iu lexoj jo sipas meje, por sipas FMN, BB, BE etj., se cila është Shqipëria që ju lamë ne, cila është inventari i ekonomisë që dorëzoi Berisha:

Më 12 tetor 2013, FMN çertifikoi edhe një herë ekonominë shqiptare. Fjalë për fjalë, shifër për shifër, FMN konfirmoi çdo gjë që qeveria Berisha ka bërë e ka deklaruar. Deklarata e Saccomanos në emër të FMN hedh poshtë çdo mashtrim të bërë javët e fundit nga Rama për ekonominë shqiptare! Skaneri që FMN i bëri ekonomisë shqiptare është inventari i dorëzimit të pushtetit! Ja cila është ekonomia që ne kemi lënë edhe sipas FMN:
1) Pas një rritje prej 1.6 për qind në 2012, PBB pritet të rritet afro 2 për qind në 2013, dhe të vazhdojë të rritet nga pak gjatë 2014.
2) Rritja e eksporteve vazhdon të jetë e fortë, si rezultat i përmirësimeve strukturore të ekonomisë.
3) Papunësia vazhdon të mbetet e pandryshueshme, 12.8 për qind.
4) Rritja në pagat reale dhe kostot e njësive prodhuese janë të qëndrueshme. 5) Inflacioni indeksit të konsumit (CPI) ishte në një mesatare prej 2.1 për qind për tetë muajt e parë të vitit.
6) Shifra e deficitit aktual është ulur gjatë tre viteve të fundit.
7) Balanca e përgjithshme e pagesave ka qenë në suficit gjatë vitit 2013.
8) Ka patur rritje të investimeve të huaja direkte (IHD) (Investime e Huaja Direkte)
9) Borxhi publik është në rreth 64 për qind të PBB, deklaratë e Saccomanos para Bordit të Drejtorëve të FMN:
më 16 tetor 2013 Komisioni Europian dha të njëjtin çertifikim! Ishte dita kur komisioni rekomandoi statusin për herë të dytë, por ju ishit aq shumë të mërzitur!
Katër ditë më vonë, më 16 tetor, raporti i progresit i BE konfirmon se:
• Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% në tremujorin e I-rë 2013.

Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.
• Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.
• Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa, kursi i këmbimit të lekut ishte i qëndrueshëm.
• Raporti i BE konfirmon se në 2012, deficiti u ul në 3.4% të PBB nga 3.5% që ishte në 2011, ndërsa qeveria në vend që ta ulë me aktin e djeshëm e rrit atë në 6.3%.
• Raporti i BE thekson se, rishikimi i buxhetit në 2012 e kompensoi uljen e të ardhurave me shkurtim të shpenzimeve, ndërsa akti i kësaj qeverie e katërfishon mosrealizimin mujor të të ardhurave dhe e mbulon atë me borxh të dyfishuar. Deri në gusht u morën borxh rreth 35 miliardë lekë, ndërsa në 4 muajt e mbetur do të merren rreth 37 miliardë lekë.
Tani vetëm një pyetje të thjeshtë ka: kujt mendoni ju se i besojnë shqiptarët: Saccomanos, Ministrisë së Financave të Italisë apo Canit, Fondit Monetar Ndërkombëtar apo Ramës, Bankës Botërore apo bashkëkryetarëve, BE apo udhëheqësit?

Tani, nëse ju këtë e quani rrënim dhe veten rilindje, atëherë ju duhet të dyfishoni pensionet, e rrogat brenda vitit! Pse nuk e bëni? Ju duhet të rritni vendet e punës, jo vetëm se keni premtuar 300 000 mijë, por në vitin e parë duhet të hapni mbi 100 000 vende të reja pune, pse nuk e bëni? Nëse ky çertifikim i BB, FMN, BE që shkruan për arritje, por që ju e lexoni rrënim, ju duhet ta ulni borxhin që ne iu lamë në 64% e jo ta rrisni në kufijtë e lartë të rriskut 70%! 
Për kujtesë në 2005, realizimi 8-mujor i të ardhurave ishte 88% dhe në tremujorin e fundit të ardhurat u tejkaluan me 28% dhe deficiti vjetor u ul në 3.8% e PBB nga 4.5% e PBB e programuar.

Në 2005 për muajt shtator-dhjetor ne rritëm të ardhurat me 120 milionë dollarë mbi planin, ju sa erdhët në pushtet për muajt shtator-dhjetor po e aprovoni 240 milionë $.
Ne në 2005 gjetëm deficit 4,5% e PBB dhe e ulëm për 4 muaj në 3% të PBB, ju në 2013 vetëm për 4 muaj rrisni borxhin me 4%.

Ju në muajt e fundit të tetë viteve të qeverisjes socialiste latë të ardhurat në 88% të planit. Ne e lamë me 93%. Ju jeni në muajt e parë të qeverisjes suaj më keq se ç’ishit në fund të qeverisjes 8 vitë më parë! Po nëse ky është fillimi juaj ku do të rrëshqasë fundi juaj? ku po e çoni vendin, ku po e çoni ekonominë. Unë e di që nuk keni progam, ju nuk keni projekt zhvillimi për vendin, por ju sigurisht keni një plan për bahçen tuaj e klientëve tuaj, por para se të bëni që vendi të bie në humnerën e errët të destabilizimit, shqiptarët do të dijnë të refuzojnë, të ju refuzojnë.

Kam parë e s’kam parë, por si ky Kryeministër nuk më ka rënë kurrë të dëgjoj. Ky është fermani i tij! Ky është emri, firma e vula e tij! Ka firmosur pikë për pikë e fjalë për fjalë në relacion çdo gjë që ne kemi deklaruar. Ka firmos e ka vulosur me dorën e tij se çdo gjë që ka thënë vetë mbi tmerrin e rrëninim e Shqipërisë kanë qenë shpifje e mashtrime! Ka thënë se ka 1 milion shqiptarë të papunë, por ka firmosur se papunësia është 12,8% ose 146 000 ose e thënë ndryshe çdo herë që ka folur ka gënjyer në shifra me 8 deri 9 herë. Ka thënë se arka është boshatisur, por ka firmosur në relacion se në 8 muajt e parë të 2013 ne kemi mbledhur 93% të të ardhurave të planifikuara! Ka folur për rrënim, por ka firmosur Shqipërinë me rritje ekonomike, me rritje eksportesh me borxh 64%, me ulje deficiti etj. Tani si ia vini emrin këtij, po iu a lë juve! Por ai që e ka firmosur e vulosur e ka emrin Rama!

Pasi ka firmosur relacionin ka marrë sopatën e ka heq 100 milionë investime kapitale, ose ka shkurtuar 20 000 vende pune. Pastaj ka vendosur të zhdukë nga Thesari i Shtetit 240 milionë $ të tjera! Vetëm me këtë të fundit do të kishte rritur rrogat me 30, ose do të ishin ndërtuar 240 km rrugë të reja, ose 300 shkolla të reja; ose spitale të reja do të kishte rritur pensionet me 23%…por këto nuk do të bëhen më, por nuk ndalet këtu. Sikur të mos mjaftonte ky, merr borxh edhe 240 milionë $ të tjera. Ky që para një viti thoshte të ndryshojmë Kushtetutën e të vendosim kufirin e borxhit në 50%  sot e çon borxhin në 70%… Kjo është papërgjegjshmëri lapidare!

Ky është starti drejt recesionit! Kjo është rrokullisja drejt krizës dhe delegjimitetit! Ky është dekreti juaj, qindra milionë dollarë me një dorë, për pare xhepi… ju ia kaloni stilit të  sulltanëve e sulltaneshave,  sheikëve, mbretërve e bosëve! E keni nisur mbrapsht, shumë mbrapsht!  Ju mund të pasuroheni,  ju mund të jetoni në saraje, ju mund të sillni edhe dekrete të tjera, por vendi do të lëngojë, papunësia do të rritet, çmimet do të rriten…vendi do të rrëshqasë, por para se ai të bjerë në  humnerën e errët të destabilizimit, shqiptarët do të ngrihen,  mbajeni mend:  Kujdes beg se ka hendek!
Milet bahçe bashkan haram saraje mysafiri zhduk pazare të bien humnerën e errët të destabilizimit.

Read More
31 Tet
0

Paloka: Një milionë shuplakat, do t’ju kthehen në një milionë shkelma

Fjala e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka në Kuvend:

Zoti drejtues i seancës, përpara se të filloj fjalën time, dua të evidentoj një fakt të turpshëm që ka ndodhur sot gjithë ditën.

Së pari, Ministri i Financave nuk ka qenë pothuajse gjithë ditën në sallë dhe e ka detyrim me rregullore të jetë aty dhe përveç kësaj, kryeministri i kësaj qeverie ditën që diskutohet në Parlament, akti normativ për buxhetin mbledh nuk e di se çfarë këshillash në zyrat e tij pikërisht dhe me qëllim që të sfidojë këtë Parlament.

Në këtë Parlament zotërinj nuk jemi vetëm ne, por jeni edhe ju. Prandaj, turpi është për ju sesa për ne.

Kur u diskutua programi i i kësaj qeveri, ne nuk mund të bënim gjë tjetër vetëm ti përsërisnin shqiptarëve se ashtu si edhe gjatë fushatës, Rama vazhdoi t’i gënjente.

I gënjente për legalizime falas, shëndetësi falas, heqje taksash për biznesin, heqje TVSH-je për ushqime, energji etj, etj. Më shumë ne nuk mund t’ju thonim shqiptarëve sepse qeveria sapo ishte ulur në ato karrige.

Sot gjendemi përpara aktit të parë serioz të kësaj qeveri. Kur them akt serioz, sigurisht që nuk kam parasysh aktin në vetvete, për faktin se ky është akti i parë real që ndërmerr kjo qeveri, e cila deri tani ishte marrë me heqje portretesh dhe fotografime bodrumesh.

Në fakt sot morëm vesh se kryeministri ishte marrë me numërimin e thasëve të fasuleve neper magazina.

Çfarë u thotë kjo qeveri shqiptarëve? Sidomos atyre 1 milionëve që ka qejf Rama. Vetëm pak muaj e ditë pasi u premtoi parajsën, sot u thotë se do t’i çojë drejt humnerës.

Atyre njerëzve që presin shërbim shëndetësor falas, sot nëpërmjet gojës së Beqës ju tha se do të sakrifikojnë për të ndezur kaldajën në spital. Atyre që presin t’u ulen çmimet e ushqimeve, sot u tha se nuk kanë bukë as për ushtarët në Afganistan. Personave me aftësi të kufizuara që presin pagesat e tyre, u tha duke mashtruar trashë, se paratë e tyre nuk janë, se qeveria e kaluar paska shtuar listat me emra invalidësh, ndërkohë që ata e dinë shumë mirë, se listat dhe paratë i menaxhon pushteti lokal.

E jo më kot, edhe sot ata invalidë protestojnë përpara bashkive të Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, që jo rastësisht janë bashki që drejtohen nga socialistët.

Kanë kaq kohë, dhe i dëgjuam edhe sot, të përsërisin se qeveria Berisha u paska lënë një gropë të zezë në financa, prandaj dhe për humnerën ku po e çojnë vendin këta, prapë fajin e ka Saliu.

Unë nuk do t’u besoj deklaratave të FMN-së, BB, apo BE-së lidhur me stabilitetin e ekonomisë shqiptare, por do të marr të mirëqenia ato që po na thotë Rama, se qeveria kriminale Berisha, ka lënë një gropë të zezë në financa që evazioni dhe kontrabanda në Shqipëri gjatë qeverisjes Berisha ishin kthyer në një hemoragji të vërtetë për financat etj, etj.

Dëgjova sot, shumë ekspertë këtu, por si qytetar i thjeshtë me kulturë modeste financuare, unë do të doja që kryespecialisti i financave Rama, të më shpjegonte diçka.

Si ka mundësi që kjo qeveri pasi bllokoi nëpërmjet çupave hemoragjinë në tatime dhe dogana, pasi ka bllokuar evazionin dhe kontrabandën, të mbledhë më pak të ardhura sesa qeveria “zullumqare” e Berishës?! 
Ma shpjegoni zotërinj? Ma shpjegoni se si ndodh që pasi kapni dhe bllokoni “hajdutët e Berishës”, paratë në arkë në vend që të shtohen, u pakësokan?

Një gjë tjetër që besoj ju duhet shpjeguar shqiptarëve, është se si një qeveri që nuk paska para t’ju japë atyre që janë për bukën e gojës, i lejoka vetes të harxhojë miliona për të ndryshuar mobiliet në zyrën e Ramës sa herë ai ndryshon ngjyrën e çorapeve, në mënyrë që ngjyra e mureve dhe mobilieve të përshtatet me ngjyrën e çorapeve.

Si shpjegohet që një qeveri që nuk ka para’ për invalidët, nuk i kursen paratë kur është puna për të shëtitur nëpër botë, por një shpurë e tërë udhëton në biznes dhe first class me bileta avioni, që shkojnë deri në 4 mijë euro për njeri.

Nuk e di se pse kryeministri i një qeverie, që nuk ka asnjë litër naftë për nevojat më të domosdoshme (siç deklaroi këtu Rama), përdor helikopterin për të shkuar dhe atje ku mund të shkosh në këmbë?
Por nuk mjafton!

Për të bërë të gjitha këto, kanë vendosur të marrin dhe borxh.

Jo borxh për investime, as për rroga e pensione, siç gënjeu këtu zotëria, por për të ruajtur nivelin maksimal të shpenzimeve për vete.

Asnjë qindarkë nuk është ulur për shpenzimet e qeverisë në këtë akt. Asnjë qindarkë, sepse Rama dhe shpura e tij, nuk duan t’i privojnë vetes asnjë luks, megjithëse bën sikur qan e bërtet për ata që s’kanë buke të hanë.

Ky zotëria që qante këtu për invalidët ,vishet me kostume nga 10 mijë euro, shëtit në biznes class me bileta nga 4 e 5 mije euro e nuk pi RedBull por kërkon shampanjë nga ato që vetëm një shishe kushton mijëra euro.

Zoti Rama, ne këtej vërtetë mund të mos veshim Versace apo Brijoni siç vesh ti, jo se nuk i njohim siç bëre ironi, por se nuk kemi zbuluar akoma se si të gjitha këto që bën ti, behen pa para siç ti deklarove këtu.

Na ndriço zoteri se;

Si mobilohen zyrat e tua me mobilie të shtrenjta, PA PARA.

Si udhëtohet në biznes e first class PA PARA

Si blihen toka e ndërtohen vila si ajo që po ndërton ti, PA PARA… 
Na ndriço!

Sigurisht që asgjë nga këto nuk bëhet pa para dhe për më shumë, të gjitha bëhen me paratë e atyre për të cilët kryeministri derdhi këtu lot krokodili.

Nuk dëgjova sot asnjë prej deputetëve socialistë, të bënte llogari si dikur për borxhin, se sa ju rëndon ai çdo qytetari shqiptar. Dikur kur bërtisnin për krimin “që bënte qeveria Berisha”, pse e rriti borxhin mbi 60%, megjithëse të gjitha paratë që merrte ajo qeveri borxh, përdoreshin për investime, pra u ktheheshin përsëri shqiptarëve në forma të tjera.

Nuk dëgjova të bënin ndonjë llogari të tillë sot. Nuk dëgjuam se sa do u shtohet borxhi shqiptarëve me qëllim, që Ramës mos i mungojë luksi në zyrë.

Nuk dëgjova të thotë njeri, se sa pagesa invalidësh mund të bëheshin nëse Rama dhe shpura e tij do të hiqnin dorë nga fare pak privilegje të panevojshme nga ato që nuk bëhen pa para…

Rama na tha sot këtu, se llogari do të japë pas katër vjetësh, përpara shqiptarëve e jo përpara nesh.

Sigurisht që llogarinë me shqiptarët e ka. Dhe ne këtu përfaqësojmë disa qindra mijë shqiptarë nga ata që nuk i besuan as mashtrimeve të Rames e as parave të pista.

Sa për katër vjetet… Kështu siç e ke nisur mor zotëri, vështirë se do t’i kapësh katër vjet.

Se sa do të durojnë shqiptarët, kur dhunës dhe terrorit që po ushtroni t’i shtoni dhe humnerën e varfërisë, kjo është për t’u parë.

Duke u shkatërruar shtëpi e biznese, me leje dhe pa leje, duke i nxjerrë në rrugë të madhe pa pyetur as për ligj e as për Kushtetutë e duke i nëpërkëmbur përditë,  do të shohim se sa gjatë do të durojnë, jo ata që përfaqësojmë ne, por ato një milion shuplakat, që shumë shpejt do t’ju kthehen në 1 milionë shkelma.

Read More
31 Tet
0

Bylykbashi: Qeveria Rama-Meta po na vjen me një bllok të zi në dorë

Fjala e plotë e deputetit te PD Oerd Bylykbashi ne Kuvend:

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit

Te nderuar kolege.

Një muaj e gjysëm më parë, në fillim të kësaj legjislature, debatuam gjatë në këtë sallë mbi pseudo-programin e qeverisë Rama-Meta.

Ne fjalen time atehere, theksova se Kryeministri Rama me ate pseudo-program po kerkonte nje mandat te bardhe, nje carta bianca per te bere çfarë t’i dojë qejfi, i palidhur me premtimet elektorale per rritje te ekonomise, krijim të 300 mijë vendeve të reja të punës, shendetësi falas, heqje te taksave për 95% te popullatës, legalizime falas e te tjera premtime plot shkelqim te rreme.

Atehere theksova se me këtë carta bianca që i dhanë, ky Kryeministër do të kishte të drejtë që premtimet e tij elektorale ti përmbushte më pak, ose ndryshe nga ç’kishte premtuar ose do të bënte gjëra krejt të tjera të papremtuara. Theksova se kjo carta bianca ishte e rrezikshme se askush nuk do të mund t’i kërkonte këtij Kryeministri llogari sepse programi i tij nuk kishte asgjë nga premtimet e bëra.

Për fat të keq, situata është edhe më keq. Qeveria Rama-Meta po na vjen me një bllok të zi në dorë. Qeveria po nxin çdo gjë, në ekonomi, në rend publik, në administratë, në territor, ambient, në prona, etj. Loja e qeverisë me publikun është e qartë. Të nxijë çdo gjë, ta bëjë të jashtëzakonshme, urgjente, që të mos i lerë kohë askujt të mendojë në mënyrë racionale, të trembet nga emergjenca dhe të pranojë në heshtje masat e jashtëzakonshme të qeverisë; tatime te jashtëzakonshme, masa ekstreme në buxhet si kjo gropë financiare që po përpiqet të miratojë sot, veprime të kundraligjshme dhe ekstreme në strukturën e policisë si emërime pa ligj e shkrirje strukturash kyçe, që më pas ta ndërsejë policinë, pa ligj, kundër bizneseve, pronave dhe individëve të terrorizuar nga aksione të denja për një shtet policor.

Kjo urgjencë ekziston vetëm në kokën e kryeministrit dhe ai po e përdor që të justifikojë përdorimin e sopatës së akteve normative. E filloi me administratën, tani me buxhetin. Shqiptarët duhet të presin me ankth që të shohin se kush e ka radhën për sopatën normative të qeverisë Rama-Meta.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme që pretendon dyshja Rama-Meta i shërben atyre si alibi për të mos mbajtur premtimet e veta. E si mund të mbahen kur situata ekonomike qenka një krizë e plotë dhe gropa fiskale nën këmbët e shqiptarëve qenka një greminë e thellë?!

Po sa kohë mendon ky çift donkishotesk se do t’i mbajë shqiptarët nën presion e terror psikologjik?

Qeveria thotë jemi në krizë, pra recesion, por BE dhe FMN i thonë të gjithëve se Shqipëria do ketë këtë vit rritje prej 2%, rritje kjo më e lartë se në vitin 2012, dhe ne vitin e ardhshëm do ketë përmirësim të mëtejshëm.

Progres-Raporti i Komisionit Evropian jep panoramën më të qartë e më të besueshme. Por për fatin e shqiptarëve, kjo është e kundërta e asaj që thotë Kryeministri sot.

Pra, kujt t’i besojnë shqiptarët? Kryeministrit që i përngjet Kalorësit të Fytyrës së Vrerosur të Servantesit dhe Kryetarit të Kuvendit që i qesh pas kurrizit për brroçkullat që ai këput? Apo t’i besojnë FMN-së, Progres-Raportit të BE-së që na propozoi për të dytin vit rresht të qeverisjes Berisha, statusin e vendit kandidat? Unë jam i sigurt se shqiptarët i besojnë Barrozos dhe jo pinokërirave dhe donkishotizmave të dyshes Rama-Meta.

Qeveria kërkon të thellojë defiçitin duke thënë se kanë rënë të ardhurat. Por dështon me sukses të shpjegojë pse nuk ruan trendin 8 mujor të defiçitit. Në 8 muaj, defiçiti i qeverisë sonë ishte vetëm 15 miliardë lekë. Por kjo qeveri po kërkon të përdorë këtë akt normativ si tritol që gropën financiare ta bëjë një greminë të rrezikshme financiare duke rritur defiçitin vetem në 4 muaj me 24 miliardë. Asnjë zezonë ekonomikë që trumbeton Kryeministri nuk e justifikon këtë.

Tjetër gjë qëndron pas gjithë kësaj. Ashtu siç bëri me seminarin e gushtit ku ftoi ekspertë të huaj që ata të thonin se premtimet nuk mund të mbaheshin, tani ka marrë kovën me bojë të zezë e po lyen me të fasadën e ekonomisë shqiptare që BE, FMN dhe Banka Botërore e shumë institucione të tjera thonë që është një histori e suksesshme në detin e krizës botërore.

Për fat të keq shqiptarët kanë për kryeministër një piktor. Kryeministri ynë po përpiqet të trembë shqiptarët duke pikturuar ekonominë shqiptare me ngjyrat e zeza dhe gri. Me këtë sterrosje, Kryeministri po përpiqet të justifikojë kompanitë e huaja mercenare që po kontrakton me para të shqiptarëve për të audituar borxhin, menaxhuar tatimet dhe doganat apo për të lobuar.

Më e pakta, kjo është paaftësi në menaxhimin e financave të shtetit nga kjo qeveri, por besoj me shumë se ky eshte një klientelizëm dhe korrupsion i hapur. Me këtë akt normativ, duke thelluar mosrealizimin e të ardhurave dhe defiçitin, ju po i thoni bizneseve kliente dhe vullnetare tuaja që të nxitojnë e të bëjnë evazion fiskal, të fshehin të ardhurat e të mos paguajnë taksat, sepse administrata tatimore është brenda marzhit të mosrealizimit, nuk do ju vijë nga pas t’ju zerë me presh në duar. Dhe ndërkohë që policia e Kryeministrit është ndërsyer rrugëve mbi bizneset private, askujt nuk ia mban të nxjerrë kokën jashtë, aq më pak të nxgrejë zërin. Dhe kështu, klientët tuaj vazhdojnë evazionin tashmë të ligjëruar.

Me këtë akt normativ ju i jepni vetes të drejtë, pasi përhapni tymnajnën e zezë, të merrni hua 400 milion dollarë. T’i kishit marrë hua për investime, apo për të paguar detyrimet e prapambetura, gjysma e së keqes. Por ju, jo vetëm po shkurtoni investimet me pasoja të rënda për ekonominë dhe kompanitë që kanë realizuar detyrimet kontraktuale, por ju me borxhin që po merrni po ia shtrengoni lakun në fyt shqiptarëve.

Dhe per çfarë? Për shpenzime korrente qeveritare! Qindra miliona dollarët që merrni hua për shpenzime luksi të Kryeministrit dhe ministrave për zyra luksoze udhëtime, madje bashkë me bashkëshortet siç thotë Kodi Etik, për shpenzimet për ngritje ministrish të reja, të gjitha këto do të paguhen vetëm nga xhepat e shqiptarëve. Por ju ata i bombardoni me mediat tuaja servile duke thënë se vendi është në krizë.

Modeli i sjelljes suaj gjendet edhe në të shkuarën kur baballarët tuaj ndërtonin Bllokun famëkeq në mes të varfërisë, por edhe sot e gjeni ne Korenë e Veriut ku diktatori i ri ka shpenzuar ne një vit 600 milion dollarë për luksin e tij.

Nuk po zgjatem në analizën e shifrave dhe ndikimin dërrmues të këtij akti në ekonomi, se koleget e mi e kanë bërë shumë më qartë. Por duke parë shkurtimet e shpenzimeve që qeveria Rama-Meta po bën, vë re diçka alarmante e cila duhet të ndezë llampat e kuqe. Partia Demokratike ka denoncuar në publik sulmin tuaj arrogant, agresiv dhe frontal ndaj institucioneve të pavarura me qëllimin e vetëm, kapjen dhe kontrollin e tyre. P
avarësia financiare nga qeveria është në themel të pavarësisë së këtyre institucioneve.

Por Kryeministrit i dhembin veshët nga fjala “institucione të pavarura”. Të gjitha institucioneve të pavarura, edhe atyre kushtetuese po u shkurtohen fondet sot. Shkurtime po i behen KLD për inspektimet që duhet të kryejë, KLSH për auditimet, KQZ edhe pse kjo e fundit duhet të bëjë dy palë zgjedhje lokale së shpejti dhe nje referendum mbetet ende i dekretuar për tu zhvilluar në dhjetor të këtij viti. Po shkurtoni shpenzimet e SHISH, të INSTAT etj.

Por shembulli me flagrant është shkurtimi drastik i fondeve për ILDKP, pikërisht atë institucion që po e sulmoni me të gjitha taborret, ato qeveritare dhe ato gjoja te shoqërisë civile apo individë të orkestruar. Kërkoni ta shkrini këtë institucion që do kontrollojë pikërisht juve, qeveritarët dhe konfliktin tuaj të interesit.

Në përfundim, diçka në lidhje me konfliktin e interesit. Kryeministri, me gjeste musoliniane nga ky podium na tha se paratë e marra hua nuk do i përdorë për zyra. Na ka thënë se luksin Kryeministri e bëri me para vullnetarësh dhe donatorësh. Gjithshka jashtë ligjit! Sepse në logjikën e tij, ai është ligji. I duket vetja edhe si Luigji i XIV tani, aq sa për luks e ka mbushur Kryeministrinë me afreske.

Tani, ky Kryeminister t’i shpjegojë shqiptarëve sa lekë nga rritja skandaloze e shpenzimeve korrente për Kryeministrinë, ngritjen e ministrive të reja, pra nga 400 milione dollare borxh per shpenzime, do të shkojnë në xhepat e gjoja “donatorëve” të kuq? Mos të lodhet aspak. Të bëjë publike listën e donatorëve, se llogaritë ia bëjne vetë shqiptarët. Ia bëjnë edhe për tenderat që do ua japë atyre më pas, ashtu siç po ia jep Deloitte and Touche apo Crown Agents.

Dita e mirë duket që në të gdhirë, dhe duke parë retë e krizës ekonomike me të cilat është mbushur ky akt normativ, po e mbyll duke perifrazuar një autor shumë të dashur të baballarëve biologjikë  të një pjese të kësaj qeverie:

Me gusht bashkë, për Ramën iku dhe vapa, zoti i ruajt shqiptarët se ç’dimër vjen prapa!

Read More
31 Tet
0

Spaho: Qeveria e Ramës, 90 milionë dollarë shpenzime për luks

Fjala e plotë e deputetit te PD Edmond Spaho, në Kuvend:

Te nderuar kolege.

Sot diskutojmë për njërin nga disa akte qe ka nxjerre qeveria e Rilindjes por qe me mire se kushdo përshkruan thelbin e saj. Akti normativ per ndryshimin e buxhetit te vitit 2013 pasqyron idetë e Rilindjes, modelin qe ajo do te ndjeke dhe rezultatet qe gjenerata e re e shqiptareve i premton qytetareve te vendit.

Per te pasur nje gjykim sa me real mjafton te krahasosh disa tregues kryesore ekonomike dhe financiare si, gjendja e ekonomise, mbledhja e te ardhurave, shpenzimet, deficiti buxhetor, borxhi dhe investimet publike per te kuptuar se me cilet kemi te bejme dhe se ku po shkojme.

Qe qeverise Rama i intereson qe gjendja e ekonomise se vendit te paraqitet sa me e zeze, per kete askush nuk ka dyshim. Sa me poshte te jete ekonomia sot aq me lehte harrohen premtimet elektorale dhe aq me thjeshte ngrihen taksat e paralajmeruara se fundi per qytetaret dhe biznesin.

Prandaj edhe baterite kane kohe qe jane drejtuar nga qeverisja qe dorezoi pushtetin, e cila sipas qeverise aktuale e la vendin ne vitin zero, me grope te madhe ne mbledhjen e te ardhurave dhe me nje borxh te paimagjinueshem.

Po a eshte vertet kjo gjendja e ekonomise se vendit? Vleresimet e organizatave te cilat nuk kane objektiva te njejta me Rilindjen flasin per nje pamje ndryshe nga sa shprehen perfaqesuesit e gjenerates se re.

Nuk ka vec pak dite qe jemi njohur me dy vleresime te dhena nga institucione te rendesishme te ekonomise dhe financave boterore, progress raporti i Komisionit te Bashkimit Europian dhe vleresimi per Shqiperine i paraqitur ne takimin e perbashket vjetor te FMN dhe BB.

Ne te dy rastet vleresimi eshte qe ekonomia shqiptare eshte stabel dhe me ritme pozitive te rritjes se produktit te brendeshem. Gjate vitit 2013 parashikohet nje rritje me e madhe e prodhimit te brendshem ne krahasim me vitin 2012. Rritja e PBB do te arrije nivelin e 1.9% ne krahasim me 1.2% qe ishte ne vitin 2012.

E zeze mbi te bardhe kjo do te thote se nuk jemi ne vitin zero sikurse pretendon Rilindja e zotit Rama por jemi ne nje vit ku megjithe veshtiresite e ambientit ekonomik te jashtem, vendi arrin te performoje me mire se mjaft vende te tjera ne rajon.

Le te shohim tani se cili eshte niveli i treguesve me te cilet Rilindja po merr stafeten nga demokratet dhe hopi qe ajo po na siguron nepermjet ndryshimeve ne buxhetin e vitit 2013.

Do te ishte me se e priteshme qe disa nga dukurite dhe tendencat jo pozitive si mbledhja e te ardhurave te cilat nen qeverisjen e demokrateve kane mosrealizim per periudhen 8 mujore, te orientoheshin nga kahja tjeter, ajo e permiresimit.

Masa apo shkalla e permiresimit do te vareshin shume nga shkalla e angazhimit te drejtuesve te gjenerates se re.

Per te qene te vertete duhet ti themi opinionit public se gjate 8 muajve te pare te vitit 2013, qeverisja e demokrateve krijoi nje mosrealizim ne te ardhura i cili vleresohet ne 16.2 miliard leke ose rreth 160 milion dollare. Mesatarisht i bie qe te mos kemi mbledhur rreth 2 miliard leke ne muaj.

Arsyeja ta do qe hapi i pare qe qeveria e Rilindjes do te bente do ishte ndalimi i menjehershem i renjes ne mbledhjen e te ardhurave. Kjo bindje te perforcohet kur shikon se si drejtuesit e rinj jane leshuar ndaj kontrabandes, evazionit dhe korrupsionit te cilat sipas tyre paskan shoqeruar qeverine e mepareshme.

Nuk mund te le ketu pa sjelle ne vemendje premtimet e zotit Rama gjate fushates elektorale, por dhe me vone, se me ardhjen e PS ne pushtet do te vije edhe fundi i mospagimit te taksave, fundi i konkurrences se pandershme, i evazionit fiskal dhe i kontrabandes.

Kur degjon angazhime te tilla nuk ka si te mos ndihesh krenar qe je pjese e ketij populli i cili po qeveriset e do te qeveriset nga nje qeveri kaq e pergjegjshme.

Por cila eshte e verteta e aktit normativ, e politikes se re te Rilindjes dhe e sjelljes se gjenerates se re te shqiptareve ndaj pares publike?

Ndersa ne 8 muajt e pare deficiti ne te ardhura eshte 16.2 miliard leke, qeveria e Rilindjes premton qe per kater muaj do ta coje ate ne 38.7 miliarde leke, pra do ta rrise edhe me 22.5 miliard leke me shume gjate nje periudhe dy here me te vogel se ajo e demokrateve. 
Me fjale te tjera ne se gjate 8 muajve te pare u krijua nje deficit prej 2 miliard leke ne muaj, qeveria e re dhe program i ri i shpetimit do te krijojne nje deficit ne te ardhura me 5.5 miliard leke ne muaj.

Instiktivisht te vjen te pyesesh vertet shqiptaret votuan ne menyre plebishitare me nje million shuplaka qe te shkojne nga e ashtuquajtura grope ne nje hon te frikshem, politike e cila ne se vazhdohet edhe gjate vitit 2014 me siguri do garantoje recesionin dhe kriza do te shtrohet kembekryq.

Perse duhet qe te bjere niveli i mbledhjes se te ardhurave dhe te grumbullojme ne buxhet 10 miliard leke me pak se ne vitin 2012? Ekonomia ne vitin 2013 do te rritet me 2% kurse ne vitin me te keq i cili ishte viti 2012 u rrit me 1.2%.

Kapacitet fiskal per te gjeneruar te ardhura ka por nuk ka deshire dhe vullnet per ti mbledhur ato pavaresisht se ne publik rrahim gjoksin dhe ne realitet veprojme ndryshe.
Ku do te shkoje ky kapacitet fiskal, te cilin edhe po ta korrektosh me ritmin e mosrealizimit te qeverise demokrate, perseri le jashte buxhetit te shtetit 150-160 milion dollare.

Ku do shkojne keto para, perse nuk do te mblidhen, kush do i marre dhe per cfare merite? 
Pergjigjet presim te na i jape qeveria e Rilindjes. Dhente zoti te mos shkojne si shperblim per ata qe ndihmuan qeverine te vije ne pushtet gjate zgjedhjeve te 23 Qershorit.
Mosmbledhja e te ardhurave kerkon zgjidhje se ndryshe me se do te paguhen rrogat dhe pensionet, me se do rikonstruktohen zyrat e kryeministrise dhe me se do funksionoje keshilli i ministrave me dy rrjeshta?

Pergjigja eshte e thjeshte: marrim borxh. E rrisim deficitin buxhetor nga 4.3% te PBB qe e la Berisha ne 6.2% te PBB. Borxhin public te cilin e kemi perdorur si gogol per te trembur njerezine gjate kater viteve te fundit e cojme nga 63% ne 69%.

Berisha e rriti borxhin publik gjashte perqind gjate kater viteve te krizes dhe nuk lame kusur pa e share. Gjashte perqind Rilindja po e rrit ne kater muaj.

Ketu vijme ne problemin e trete qe ka ky akt normativ dhe qe ka te beje me shprehjen nga e thena ne te bere sec e ndan nje mal i tere.

Qeveria e Rilindjes po i thote popullit se ata jane te pergjegjshem. Se do te shkurtojne shpenzimet, karburantin e drejtuesve, se kryeministrine do e ndertojme me pune vullnetare dhe se Toni do te vije te punoje vullnetarisht per te bere te mundur qe edhe ne te jemi pjese e BE.

Zero lek shkurtohen ne fakt ne shpenzimet operative dhe shpenzimet e ministrive. 188 miliard leke ishin shpenzimet operative ne janar 2013, 168 miliard leke jane ne aktin normativ.

16 miliard leke shkurtohen shpenzimet ne total por asnje lek nuk eshte shpenzim operativ. 6 miliard leke jane kursime ne interesat e borxhi
t te cilat vijne nga ulja e normave te interest gjate periudhes te qeverisjes se Berishes, 7 miliard leke jane shkurtime ne investimet publike dhe 3 miliard leke jane shkurtime ne buxhetin e pushtetit vendor.

Atehere ku jane politikat dhe perqasja e re e Rilindjes, ku eshte pergjegjshmeria, perse fjalet dhe veprat jane kaq te ndryshme?

Ketu vijme tek problemi i katert qe ka akti normativ. Qeveria vendos te marre edhe 22 miliard leke borxh ne nje kohe qe i kishte mundesite qe ne skenarin me liberal te mos merrte me shume se 10 miliard leke borxh.

Ky vrap i qeverise per te marre borxh, e per te shpenzuar leke, e con deficitin buxhetor ne 6.2% te PBB nga 4.3% te programuar. Investimet publike ne teresi mbeten ne nivelin e 5.5% te PBB madje edhe keto kur te realizohen.

Rrjedhimisht kemi nje diference te huamarrjes prej 0.7% ose 90 milion dollare qe shkojne per shpenzime operative. Ky veprim i qeverise se Rilindjes jo vetem qe i mungon morali, por bie ne kundershtim me nenin 57 te ligjit per sistemin buxhetor ne Republiken e Shqiperise, ligj qe kerkon 3/5 e votave dhe qe eshte miratuar me konsensus.

Ligji i mesiperm percakton qarte dhe prere se qeveria mund te marre borxh vetem per investime publike qe ne rrethanat aktuale do te thore qe 90 milion dollare borxh jane te jashteligjshem.

Nje praktike e tille nuk ka ndodhur asnjehere gjate 8 viteve te fundit. Madje ekonomia edhe ne vitet me te veshtira, si gjate periudhes 2010-2012, ka qene ne gjendje qe te mbuloje me te ardhurat te gjitha llojet e shpenzimeve si dhe nje pjese te investimeve publike.

Ne keto kushte ka vetem nje rruge per te proceduar. Qeveria duhet ta terheqe aktin, ta rishikoje ate ne menyre qe deri ne fund te vitit renja ne mbledhjen e te ardhurave te mos trefishohet ne krahasim me 8 mujorin e pare te vitit por te permiresohet.

Me pas, te rregulloje raportin investime publike deficit buxhetor ne menyre qe te respektoje rregullin fiskal te percaktuar ne ligjin organik per buxhetin e shtetit. Ne te kundert, ajo do filloje ti vere kazmen ekonomise se vendit, do te nxise palighshmerine dhe do perfundoje edhe nje here ne dyert e Gjykates Kushtetuese.

Ju Faleminderit!   

 

Read More
31 Tet
0

Tabaku: Rama e la bashkinë me miliona dollarë borxhe

Fjala e plotë në Kuvend e deputetes së PD, Jorida Tabaku:

Gjatë fjalës sime të parë në parlament në rastin e prezantimit të programit të qeverisë, shpreha mendimet e mia në lidhje me faktin që qeveria po përgatiste opinion publik për mosrealizimin e premtimeve si dhe kishte disa javë që nxirrte zëdhënës për të alarmuar qytetarë e biznese se në çfarë gjendje të keqe ndodhej ekonomia shqiptare. Njëkohësisht u shpreha se megjithëse konfuze, pa bosht, pa ide të qarta të hedhura në programin e prezantuar qeveria tregonte se nuk kishte një vizion për ndërtimin e një modeli ekonomik.
Dua të ndalem shkurtimisht në 3 drejtime kryesore që besoj se mund të jenë me vlerë dhe për qeverinë për t’i dëgjuar!

Së pari në një kohë rekord për një qeveri normale po sillni dy akte normative, të cilat në vetvete e kanë reduktuar fuqinë e ligjvënësit dhe të debatit parlamentar. Akti Normativ a nuk shpreh vallë vullnetin, unin dhe egon e kryeministrit dhe jo një debat konstruktiv mbi buxhetin?

Ne si opozitë e kuptuam sjelljen ndaj nesh në fjalën e parë që mbajti Z. Rama, por shpresoj të jenë komodë deputetët tuaj me këtë mënyrë të re të funksionuari të parlamentit. E dini kur e ka përdorur aktin normativ për herë të parë qeveria Berisha? Për herë të parë është përdorur në vitin 2006 po për Buxhetin! Por ky është një standart shumë i lartë për tu arritur nga ju!

Së dyti, në çdo dalje tuajën në katër vitet e fundit, në çdo deklaratë, në çdo takim me ndërkombëtare si dhe së fundmi në programin e qeverisë shprehni qëndrimin tuaj për borxhin. Sigurisht kategorikisht kundër! Dhe cili është veprimi i parë që bëni si qeveri? Merrni borxh! Jo për investime, jo për projekte zhvillimi por për paga, për shpenzime operative. Ju po e rilindni vendin në kohën më të keqe të socialistëve, në vitin e fundit të qeverisjes Nano, në atë kohë kur borxhi përdorej për shpenzime rutinore operative! Ndërkohë që në 8 vite te qeverisjes Berisha, stoku i borxhit publik u rrit 404 miliard lekë (rreth 4 miliard dollarë), ndërsa shpenzimet për investime publike ishin 540 miliard lekë (rreth 5.4 miliard dollarë). Edhe pse buxheti i shtetit u luhat në nivelin 26-29 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, raporti mes investimeve publike dhe shpenzimeve operative u përmirësua ndjeshëm.

Ndërkohë që morëm në 2005 një vend me investime publike që mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, gjatë 8 viteve të kaluara, kapën edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008. Sot, në kundërshtim me ligjin për manaxhimin e shpenzimeve publike, në kundërshtim me parimet e vendosura për ruajtjen e parametrave të qëndrueshmërisë fiskale të vendit, po marrim plot 10 miliardë lekë borxh për shpenzime operative, për zyra, për pritje përcjellje, për ministri të reja e për staf të ri! Qeveria Berisha kurrë nuk e ka marrë një borxh të tillë, ndërkohë që sot deklarohet një rritje e borxhit publik me 6 pikë përqindje në 4 muaj, aq sa u rit në 4 vitet e fundit të presioneve të krizës globale.

Unë personalisht, jam e idesë se borxhi i përdorur për zhvillim dhe që gjeneron punësim, borxhi i shëndoshë, sigurisht mbetet borxh por stimulon ekonominë dhe një nga arsyet që Shqipëria arriti të ketë këto tregues që ka sot është pikërisht fakti që borxhi u përdor ashtu siç duhej! Ndërkohë që në 4 muaj parashikoni që reduktim në të ardhura prej mbi 20 miliardë lekë, ndërkohë që 8 muaj ky mosrealizim ishte vetëm 13 miliardë lekë. Sa e aftë do të jetë kjo qeveri të grumbullojë të ardhura vitin tjetër? Përsëri do të vazhdojmë po me këtë tendencë? N.q.s. e lamë Shqipërinë me një borxh për frymë prej 280 000 lekë me këtë borxh të ri prej 24 miliard lekësh, ju po e rrisni në 325 000 lekë një rritje prej mbi 13 përqind për borxhin e çdo shqiptari që rëndon në xhepat e tyre.

Se treti, si ne relacionin e përgatitur, dhe ne diskutimet ne komisionin e ekonomisë, ashtu dhe ne konferencat për shtyp, akoma nuk janë sqaruar shumë detaje. Së pari, metodologjia e realizuar për parashikimin e të ardhurave duke ndjekur të njëjtin trend që kishte realizimi i të ardhurave për 8 muajt e parë të vitit, të kishte ruajtur të paktën raportin 93% që keni deklaruar po ju. I cili duke pasur parasysh dhe efektet e politikave reduktuese që janë parashikuar në buxhetin fillestar në asnjë rast, në asnjë skenar nuk parashikonte një gropë prej 40 miliardë lekësh. Çfarë metodologjie, çfarë faktorësh kanë ndikuar që ç’do muaj administrata juaj tatimore do të gjenerojë 6 miliardë lekë më pak, mesatarisht ç’do ditë 3 milionë lekë më pak

A ka një analizë si do të ndikojë kjo politikë e marrjes hua të një vlere kaq të madhe për kaq pak muaj në vitin e ardhshëm? Në qershorin e afërt ju deklaruat se tregu i brendshëm ka nevojë të menjëhershme për likuiditet e po kështu premtuat ne program. Madje ky veprim i kritikuar fortë edhe nga vetë Banka e Shqipërisë, të cilës sipas programit të qeverisë aktuale do t’i jepeshin dhe çelësat e përcaktimit të tavanit dhe këmbora për t’i tërhequr veshin qeverisë kur ta kalonte atë. Edhe pse kritikë të qeverisë së djeshme sot po merrni hua nga tregu i brendshëm i bankave duke mos i dhënë mundësi tregut të brendshëm të zhvillohet dhe duke i vendosur depozitat vendase të blejnë dhe rifinancojnë borxhin.

Akti normativ tregon një mungesë të theksuar transparence. Për herë të parë marrim një dokument që nuk sqaron në detaje se cilat janë projektet e investimeve që do të shkurtohen, se në të vërtetë do të shkurtohen plot 7 miliardë lekë investime publike, cilat janë njësitë e pushtetit vendor që do ti shkurtohen shpenzimet, sepse në të vërtetë përveç shkurtimit prej 3 miliardë lekë si rezultat i të ardhurave ka dhe një shkurtim prej 6.5 milionë lekë në fondin për buxhetin e pushtetit vendor. Po ky buxhet është transparent në diçka, këtu shikohet qartë se shpenzimet operative do të shtohen, plot 17 miliardë lekë në krahasim me planifikimin tonë dhe sipas analizës këto shpenzime variojnë nga 4.2 milionë lekë në Ministrinë e Ekonomisë në 600 000 lekë në zyrën e Kryeministrit. Për çudi juve pretendoni të bëni shkurtime në administratë!

Dua t’i rikujtoj ish kryetarit të Bashkisë se si e la atë para dy vitesh. 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara, 20 milionë dollarë shpronësime, 35 milionë dollarë punë të papaguara. Çfarë bëmë? Nuk u qaravitëm por dolëm të mbledhim të ardhura!

Në këtë buxhet nuk shohim as hijen e një vendi që siç pretendoni ju është në krizë. Këtu nuk shohim asnjë politikë stimuluese për biznesin. Këtu nuk janë as borxhet e pretenduara nga ju që qeveria i ka lënë biznesit që ulen e ngrihen nga 10 miliardë që deklaroi dje Ministri i Financave në 50 miliardë që deklaroi të premten po Ministri i Financave. Në këtë buxhet nuk ka asnjë politikë stimuluese për asnjë nga sektorët që ofrojnë shërbime për qytetarët, as nuk do të fillojnë ato trajnimet profesionale për të rinjtë sepse shpenzimet për tregun e punës ulen dhe rriten shpenzimet për administratën, as nuk do të kemi reformim në sistemin shëndetësor e shoqëror sepse dhe k
ëtu do të shpenzojmë më pak e priten të rriten kontributet! Ky ndryshim në buxhet paralajmëron vetëm diçka! Një ndryshim buxheti për kollandrisjen e qeverisë se re! Asgjë më shumë! Shqipëria që lamë ne është ajo që dëgjuat në takimet me FMN me rritje të parashikuar 2 përqind për këtë vit, Shqipëria që lamë ne është ajo që dëgjuat nga raporti i progresit të BE me borxh rreth 63 përqind të GDP, Shqipëria që lamë ne është ajo që përsëri dëgjuat nga raporti i FMN me papunësi 12.8 përqind e rritje të punësimit me 2.8 përqind. Është ajo që siç tregon progres raporti i BE ka pasur rritje të sipërmarrjeve të reja më 8 përqind! Kjo është Shqipëria që ju pretendoni të rilindni?! Edhe sikur të mos bënit asgjë, ashtu siç kanë qejf shpesh herë ministrat tuaj të thonë, mendoj se do ti bëni më pak dëm vendit! Dhe sikur të mos bënit asgjë, por vetëm të vazhdonit të ruanit të njëjtin trend që la qeveria Berisha vendi sot të paktën do të kishte 13miliardë lekë të ardhura më shumë!

Për të gjitha këto arsye, si dhe për të mirët e qytetarëve që më kanë votuar mua dhe Partinë Demokratike shpreh votën time kundër këtij drejtimi që doni të çoni ekonominë shqiptare!

Read More
31 Tet
0

Patozi: Te hash tek “Piazza” me leke borxh

Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Astrit Patozi në Kuvend:

Që pas pagëzimit të saj, këtu e 40 ditë të shkuara, kjo qeveri sot po bën punën e saj të parë. Të tjerat, deri më sot, kanë qenë deklarata dhe fotografi, shfaqje në televizor, me Saimirin dhe pa Saimirin, me tritol dhe pa tritol, me zhurmë dhe pa zhurmë, aq sa u duk se forma ishte qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance me dy koka.

Mirëpo vjen një ditë dhe nuk mund të shmangësh thelbin. Një mazhorancë nuk mund ta fshehë dot veten pafundësisht, duke vënë në skenë cdo ditë nga një dramë apo komedi, për të hutuar publikun, sepse qeveritë votohen për të bërë ndonjë punë. Sado të flasin vetëm me leje apo të mos flasin fare ministrat e këtij kabineti, vjen koha kur fjalët nuk kanë më asnjë vlerë, vjen koha kur je i detyruar të veprosh.

Dhe ja ku erdhi çasti i shumëpritur. Ky akt normativ është puna e parë e kësaj qeverie. E përkthyer në gjuhë të kuptueshme për çdo qytetar të këtij vendi: Rama-Meta, megjithëse janë dy, do të mbledhin shumë më pak të ardhura, se Berisha i vetëm. Dhe sikur të mos mjaftojë, që do ta varfërojnë që në nisje arkën e shtetit, këta nuk do ta mbajnë fare dorën, por do të harxhojnë më shumë. Kjo është pra puna e parë e kësaj qeverie, nëse mund të quhet vërtet punë që të prishësh atë që gjen gati. Por më shumë se sa dëmin e konsiderueshëm, që do t’i shkaktojë financave publike, ky akt normativ vlen për të kuptuar tendencën e kësaj qeverie, që erdhi në pushtet në emër të “Rilindjes”.

Sepse ky ndryshim në buxhet nuk prek aspak zërin e shpenzimeve operative, por cënon rëndë investimet si dhe fondet e pushtetit lokal. Ju kujtohet, besoj, jo më larg se katër muaj më parë, se si qanin disa nga kolegët socialistë, atëherë në opozitë, për autonominë vendore në çdo shpalosje dhe ndryshim buxheti. Ishin të njëjtat zëra të fortë, që tundnin dynjanë atëherë për moskalimin e tavanit të borxhit, i cili sipas tyre do të sillte fundin e botës për Shqipërinë. Por kishte, gjithsesi , një ndryshim themelor mes dy kohëve. Atëherë borxhi kërkohej për investime publike, tani po merret për shpenzime qeveritare.

Sot me siguri që po të njëjtat personazhe, ose nuk do të ndihen fare, ose mund të shkojnë deri në paturpësi e mjerim, dhe ta mburrin këtë akt normativ. Dhe ky është ndoshta efekti u parë që u sjell atyre “Rilindja”.

Janë rreth 400 milion dollarë më pak në arkën e shtetit, janë rrugë dhe ujësjellës, që nuk do të ndërtohen, janë projekte të bashkive dhe të komunave, që do të hidhen në kosh, ndoshta një herë e përgjithmonë.

Por nga ana tjetër, asnjë ministri nuk do t’i prishet terezia, madje do të vijojnë fasadat dhe punimet e brendshme në çdo dikaster të kësaj qeverie, u thua se nuk dolëm nga një palë zgjedhje demokratike, por vijmë nga një luftë e përgjakshme dhe duhet të rindërtojmë gjithçka nga e para. Sigurisht, nën shembullin e kryeministrit, i cili e nisi punën në krye të vendit me restaurimin e zyrës, me foton sipër kokës, që e donte me mjekër dhe jo me mustaqe, dhe me bojën e mureve dhe të tavolinës. Nën këtë moto çdo anëtar i kabinetit dhe, natyrisht çdo besnik i tij poshtë, do të investojnë kudo nëpër Tiranë për triumfin e “Rilindjes”, në formën e llacit dhe suvave, kolltukëve dhe makinave, rafteve dhe abazhurëve, nëpër ministri dhe zyra të tjera të shtetit.

Dhe sikur të mos u mjaftonte, që qeverisë i shtuan edhe një kat, në raport me atë të Partisë Demokratike, sot na duhet të paguajmë edhe për transferimin e gati gjysmës së saj në godina të reja, dhe të gjitha këto duke futur dorën në arkën gjysmë bosh, nga ulja e planifikuar e mbledhjes së të ardhurave. Dhe pas kësaj, vështirë se mund të gjendet ndonjë shqiptar që të mos e mendojë se transferimi i zyrave nuk është nevojë administrative, por thjesht një mënyrë për të përligjur avullimin e milionave nga buxheti i shtetit. Ndaj edhe ka ardhur sot në parlament ky akt normativ, i cili më shumë se cdo gjë tjetër është në fakt radiografia më realiste e asaj që përfaqëson në të të vërtetë pushteti i Edi Ramës dhe i Ilir Metës.

Në skenarin më të mirë, kjo është një qeveri e paaftë, e cila jo vetëm që nuk ndjek ritmin e paraardhëses, por e pranon botërisht dhe që në start se nuk e bën dot vezën e saj. Në skenarin më të keq, që është më afër të së vërtetës, kjo është një qeveri që ka ardhur në pushtet vetëm me mendjen për të zhvatur. Unë mendoj se Rama-Meta është një ndërthyrje e të dyjave. Ndaj është edhe me e rëndë situata. Ndaj edhe kjo qeveri është rast i pashpresë. Ta harrojë ai që mund të shohë ëndërr se ajo mund të shkrepë ndonjëherë.

Kur Edi Rama emëroi dy zonjusha të reja në krye të tatimeve dhe doganave të Shqipërisë u hap një debat i madh, që përfshiu shumë aspekte, madje hyri, ndoshta pa të drejtë, deri në detaje të botës dhe natyrës femërore. Vetë Edi Rama u kujdes shumë që ta shpjegonte refuzimin publik ndaj tyre si një qasje maskiliste dhe primitive, ndërkohë që askush, e aq më pak opozita, nuk e trajtoi asnjëherë cështjen si problem gjinie.

Personalisht, do t’u uroja punë të mbarë atyre, si dinjitare të larta të administratës, por edhe si femra në karrierë , po të doni, sepse e di që ato mbajnë pozicione kyce, që ndikojnë jo pak në ekononominë e vendit. Por ky gjest nuk do të kishte asnjë kuptim, kur vetë kryeministri me këtë akt normativ na tregon se nuk i ka cuar aty për punë.

Përkundrazi, sot po kuptohet qartë se Edi Rama i ka dërguar atje që ato të mos kuptojnë asgjë se për cfarë janë emëruar. Ose, që edhe po e kuptuan, të mbyllin gojën dhe të heshtin. Sepse, megjithëse era e “rilindjes” po fryn e fortë nga të katër anët, ato ligjërisht kanë për detyrë të bëjnë më pak punë, se sa përfaqësuesit e “rrënimit”, që u larguan vetëm një muaj më parë.

Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia që Edi Rama edhe mund t’i shkarkojë pas një viti dhe në vend të tyre të emërojë dy barkmëdhenj, jo domosdoshmërisht nga ata, që kullojnë yndyrë. Dhe të thotë pastaj se eksperimenti i parë nuk funksionoi. Por cfarëdo të bëjë Edi Rama nesër, asgjë nuk do mund ta justifikonte, as këtë akt normativ, as emërimin e atyre zonjushave, dhe mbi të gjitha, dështimin e sigurt të kësaj qeverie.

Sepse, sipas meje, asgjë nuk po ndodh rastësisht dhe thjesht nga paaftësia. Gjithcka është e kalkuluar deri në detaje, që ky vend të rrënohet ekomikisht dhe një grusht njerëzish me pushtet, jo domosdoshmërisht barkmëdhenj dhe që u shkëlqen faqja nga lyra, të pasurohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sot është një ditë e zezë për të gjithë që kanë besuar vërtet se rotacioni politik mund t’i japë një impuls të ri ekonomisë së vendit. Sot duhet të trishtohen realisht edhe ata qytetarë që e kanë votuar këtë mazhorancë më 23 qershor, sepse pritshmëria e tyre e kuptueshme merr një goditje të prerë dhe shterruese. E mbajmë mend të gjithë Edi Ramën në fushatë, madje edhe pasi u bë bashkëkryeministër, pasi për të fu
shata vazhdon ende, kur tregonte me gisht qeverinë e Partisë Demokratike, si shkaktare të rrënimit ekonomik të vendit.

E pra ky rrënimi ekonomik, sipas Edi Ramës gjithmonë, edhe në ditën e vet më të keqe, nuk e la Shqipërinë të bjerë në recesion. Sepse ditët e saj më të këqija ishin në fund të mandatit, atëherë kur pasojat e krizës globale u ndjenë të forta edhe në Shqipëri. Ndërsa kjo “Rilindja” e madhe, edhe në ditën e saj më të mirë, shkon poshtë e më poshtë, madje edhe se pika më e ulët e rrënimit. Sepse dihet tashmë që për cdo mazhorancë ditët e saj më të mira janë menjëherë, pasi vjen në pushtet.

Kjo pra është diferenca e madhe mes nesh, Mes atyre që qeverisën me përkushtim, me pasion dhe përgjegjësi, natyrisht edhe duke gabuar, dhe të tjerëve që kanë ardhur me lugë në brez për të vjedhur që në ditën e parë, që në aktin e parë, që në punën e parë.

Nëse bashkëkryeministri Edi Rama do të besonte qoftë edhe për një cast gënjeshtrat e tij, ky akt normativ nuk do të ekzistonte. Sepse cdo qeveri, që vjen pas një opozite të gjatë, do të kujdesesj shumë që hapat e parë t’i kishte, jo vetëm të matur, por edhe shpresëdhënës. Cfarë optimizmi mund të zgjojë një kabinet, kur as në muajin e tij të parë, nuk i afrohet pararendësit? Përfytyro se cfarë ndodh në fund kur i bien fare bateritë? Ndaj edhe ky akt normativ është, në një mënyrë, edhe prognoza e qartë e të ardhmes së qeverisjes Rama-Meta.

Por sot është një ditë e zezë edhe për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Ky akt normativ cënon rëndë kornizën ligjore të vendit, e cila e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime publike dhe kurrësesi për shpenzime operative. Rama –Meta na kanë sjellë sot një projekt, që i bën rrush e kumbulla edhe ato pak para, që do të mblidhen nga tatimet dhe doganat tmerrësisht të rrudhura të “Rilindjes”.

Dhe në një vend ende të varfër si Shqipëria, është njësoj si t’i kërkosh lekë dikujt e të shkosh për të darkuar tek “Piazza”, kur nuk ke bukë për të ngrenë në shtëpi. Apo që të shkosh e të flesh tek “Sheraton-I”, me pesë yje, kur nuk ke për të paguar qeranë e shtëpisë dhe faturën e dritave.

Në mbyllje, ky akt normativ është i papërgjegjshëm, i pamoralshëm,i pacipë, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe një goditje e rëndë për ekonominë kombëtare, mu në ditën që ajo pret të ringjitet si dikur, në ditët me diell të parakrizës globale. Por përtej këtyre të vërtetave të hidhura, ky akt i qeverisë Rama-Meta shkon edhe më larg se kaq.

Është preludi i një stine të frikshme evazioni dhe abuzimesh, jo vetëm në tatime dhe dogana, por në cdo qelizë të kësaj qeverie. Ky akt normativ qelbet era korrupsion, dhe, për fat të keq, kjo nuk vlen vetëm për këto dy muaj, që kanë mbetur deri në mbylljen e 2013-ës.

Është vetëm fatura e parë që paguajmë prej kësaj qeverie të papërgjegjshme. Sa më shumë ta lëmë të na udhëheqë, sic i pëlqen të thotë dhe veprojë kryeministrit, aq më të madhe do ta kemi gropën, ku do të na zhysë, akt pas akti, ditë pas dite, dhe vit pas viti.

Read More
31 Tet
0

Noka: Borxh shtetëror për të shlyer borxhin personal të dyshes që bleu votat

Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka në Kuvend:

Të nderuar kolegë deputetë,

Brendia e aktit normativ për “Disa ndryshime në buxhet “, që na serviret sot këtu, nuk dëshmon gjë tjetër përveçse atë që Partia Demokratike dhe kjo opozitë kishte paralajmëruar që në seancën e pak javëve më parë, që kjo qeveri është tërësisht kaotike, që është pa program dhe pa alternativë zhvillimi dhe qeverisjeje dhe se përbën rrezik për stabilitetin.

Shumë kush, që sigurisht kishte parë atë seancë në televizion hartimin tuaj me kopertinë të zbukuruar dhe të ngjyrosur me kujdes, por që nuk e kishte lexuar, mund të na ketë paragjykuar,  mund të ketë thënë që: “Po pse kështu e nisni, pse kaq agresiv që ditën e parë”, apo të tjera skepticizma kur ne sulmuam dhe paralajmëruam atë që po ndodhte dhe do të ndodhte.
Por sot, pas këtij Akti Normativ, besoj se nuk ka paqartësi se debati ynë ishte paralajmërim i qartë, që hartimi i paraqitur si program, ishte vetëm çelja e siparit të ”Kohës së rrënimit “ dhe se sot shqiptarët kanë mbi kokë  “Qeverinë e rrënimit”.

Kur ish- kryeministri Berisha ju kujtoi këtu, se premtimet e z. Rama në fushatë, ishin premtime “alla Papandreu” dhe se kryetari juaj po përgatitet t’i ofrojë vendit tonë të njëjtin fat që ja ofroi Greqisë Papandreu ,nga shumë ju kolegë socialistë, pati reagime. Dhe ishte normale, pasi shumë prej jush nuk e dinit ç’bluante në kokë kryetari juaj dhe se gjithashtu mendonit se do të kontribuonit në forcimin e shtetit dhe zhvillimin e tij. As një muaj nuk ka kaluar dhe gjysma e juaj nuk mendoni njëlloj si para një muaji , dhe për këtë jam i bindur. Prisni, prisni se shumë shpejt do shikoni edhe më shumë!

Thelbi jo vetëm i këtij akti normativ, ndër të tjera duket qartë se është hapi i parë i asaj që ne paralajmëruam.

Dhe, hapi i parë i një qeverisje të paaftë apo qeverisje “alla Papandreu”, është larja e duarve nga premtimet.
Por, që Papandreu shqiptar të mundësonte që në sy të opinionit të lante duart nga premtimet e bujshme me të cilat gënjeu shqiptarët, duhet tu binte fillimisht daulleve të krizës, të falimentimit të financave të vendit.

Dhe kjo përpjekje nisi që më dt, 24 Qershor e në vazhdim. E filloi me mohimin e gjithçkaje që është arritur në këtë vend pavarësisht se shqiptarët i prekin, i ndjejnë aritjet dhe shijojnë frytet e arritura nga qeveria Berisha.

Është muaji i katërt që kudo ku ka shkuar dhe shkon, në çdo kamera që i del përpara, dëgjon termin krizë ekonomike, kolaps financiar dhe nevojë për të filluar vitin zero si të vetmin artikulim tërësisht të qëllimshëm të Papandreut shqiptar.

Të artikuluara në opozitë, ishin dëshirë që i buronte nga shpirti z.Rama, por të artikuluara si kryeministër, janë oguri me i keq për të ardhmen që i pret shqiptarët, megjithëse nuk kanë lidhje me realitetin që trashëgoi.

Dhe, faktin që Shqipëria nuk trashëgoi krizë, e jo më rrënim të financave, nuk e themi vetëm ne që qeverisëm deri dje, por e thonë ndërkombëtaret që na kanë monitoruar vazhdimisht.
Shikoni Progres raportin e 2013-ës që thotë se: “Shqipëria ka vazhduar të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike”.

Raportuesi në bordin e FMN-së  për Shqipërinë  z. Sacomani,  deklaron, që rritja ekonomike për 2013-ën, pritet të jetë afër 2%, papunësia 12.8%, borxhi 64 % të PPB.    
E thotë edhe kjo qeveri në shifrat që paraqet në relacion, pavarësisht se me gojë nuk e pranon. Edhe vete z. Rama është i detyruar ta pranojë në letër më së fundi, që ju dorëzuam pushtetin me rritje ekonomike pozitive me shifrën 1. 6%, por ama rritje pozitive e jo negative siç thonit deri para pak kohësh.

Dhe për borxhin publik, që thonit se është mbi 100% të PBB-së, sot e ka firmosur vetë z.Rama, që është 64%, aq sa kemi thënë ne vazhdimisht.
Z. Rama ka harruar që trumbetonte me të madhe, se janë 1 milion të papunë, pasi tani në këtë akt normativ thotë se papunësia është 12.8%, dmth 142 mijë, e jo 1 milion.  
Z. Rama ke nxjerrë  gënjeshtar veten me firmën tënde, pasi thoje vazhdimisht, që për këtë shifër, ne gënjejmë.

Por, cili është preteksi për rishikim buxheti dhe thellim te borxhit publik ku ju kapeni? Tek mos realizimi i te ardhurave!
Ju akuzoni, se ne ju lame realizimin e të ardhurave 93% ose 16 miliard më pak se plani , mgjse 13 miliard është impakti real në buxhet.
Dhe keni thënë se do të shohim performacë tatimore dhe doganore, çka do të tjotë se po të kishte 1% vërtetësi kjo mburrje, do të kalohej lehtësisht ky mosrealizim?
A e dini se kur na dorëzuat pushtetin në 2005 realizimin e të ardhurave për 8 mujorin na e latë 88%, pra 5% më poshtë se e lamë ne? Dhe ne, edhe pse përgjysmuam taksat për 4 muajt që kishin ngelur, arritëm të realizojmë 127% planin .

Megjithatë të pranojmë, se nuk mund të bëni këtë gjë, por ju duhet të merrni borxh. Pse nuk merrni borxh për investime ashtu sikundër është e sanksionuar dhe është bërë këto vitet e fundit, por merrni borxh për shpenzime?

Të më falni, por më vjen për të qeshur, seriozisht, kur shoh kolegët e mi,  të njëjtët që para një viti ulërinin këtu, që nuk duhet rritur borxhi, që rritja e borxhit është rrezik për ekonominë, që ne po falimentonim ekonominë, që një qeveri që rrit borxhin është antikombëtare etj, etj si këto, sot po të njëjtët i ka detyruar të dalin këtu në të njëjtën foltore dhe të argumentojnë pse duhet rritja e borxhit. Dhe cili është ndryshimi nga dje në sot? Sepse dje kundërshtonin rritjen e borxhit për investime.

Sot i ka detyruar të dalin e të lëpijnë atë që kanë pështyrë, por shumë më rëndë, sulmuesit e rritjes borxhit, dje për investime, sot i sheh të bëhen avokatët më të zjarrtë të rritjes së borxhit për shpenzime. Sa qesharake, por njëkohësisht edhe shumë e rëndë është kjo te nderuar kolege. Po nejse të kthehemi tek çështja.
Po pse nuk merrni borxh 13 miliard lekë që është efekti real në buxhet, por merrni afërsisht 40 miliard lekë kur nuk keni ndërmend të bëni fare investime, sepse realisht investimet po i ulni me 7 miliard lekë? Çfarë dmth kjo?

Kjo të nderuar zotërinj, ka edhe një shpjegim tjetër. Ju po bëni atë që ne kishim paralajmëruar. Po merrni borxh jashtë nevojave reale sepse ju duhet të rrisni shpenzimet e administratës, pra, po faktoni atë që kemi thënë, se do jeni qeveria më e kushtueshme që ka patur ky vend në demokraci.

Ju duhet ky borxh, sepse nuk mund të përballoni ndryshe dot krijimin e administratës shtesë të ministrive të reja, se jeni të qartë gjithashtu, se spastrimi politik që keni filluar në administratë, 
do të ketë kosto financiare. Pra, jeni të qartë se në shume raste, ju do ju duhet të paguani dy administrata.

Ju duhet borxh, sepse dyshja bashkëkryeministrore ka borxhe të mëdha për të shlyer tek klientët e çiftit Rama –Meta, që paguan paratë për
të blerë vota në fushatë. Shumë, shumë para u derdhën për të blerë vota dhe këtë nuk besoj që e kundërshton ndonjëri, se vazhdojnë barcaleteat për shit-blerjen e votës, edhe sot e kësaj dite. 

Tani klientët e dyshes Rama –Meta që paguan, jua kërkojnë t’jua dy ose trefishoni ato para të pista që ju dhanë.  Pra, një arsye tjetër pse merrni borxh, është se klientët duan dyer jo thjesht të hapura në dogana dhe tatime por duan dyer të shqyera. Kjo do të thotë, merr borxh shtetëror për të shlyer borxhin personal të dyshes.
Ju po merrni borxh pasi përpos qëllimit për të krijuar idenë e krizës, doni që me këtë akt, t’i paraprini mbajtjes së të vetmit premtim të përrallave të fushatës që keni ndërmend të mbani: Rritjes së taksave.

Kjo zhurmënajë ka qëllim edhe justifikimin e rritjes së taksave duke ja servirur opinionit si shpëtimin e vetëm nga situata e ashtuquajtur e “Rëndë financiare”. Pra, ky akt është edhe një paralajmërim i fortë për kamxhikun që do t’i fshikullojë fort biznesit në periudhën e mëpasme.

Ky akt është dhe çelja e siparit të rrënimit ekonomik të vendit pasi shenjat i ka dhënë me kohë, që në fushatë Papndreu shqiptar me premtimet në ajër që bëri.
Shqetësuese, madje alarmante është fakti, që shqiptarët do vuajnë pasojat e rrënimit që po u troket në derë.

Si përfundim, më lejoni t’ju them, se ajo që u servir me shumë bujë, si Rilindje, po nis qartësisht si rrënim, dhe qeveria e rilindjes që nga sot meriton të quhet qeveria e rrënimit.
Zoti i ruajttë shqiptarët nga ju!

Faleminderit.

Read More
31 Tet
0

Bode: Buxheti legjitimon propagandën boshe dhe hakmarrëse të mazhorancës

Fjala e plotë e Deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode në Kuvend:

Është e qartë se kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë shumë të vendosur për të prezantuar ekonominë shqiptare si një ekonomi në krizë dhe se financat e shtetit shqiptar kanë marrë fund.
Viti zero ua kërkon një gjë të tillë edhe pse në vijimësi pas fillimit të këtij sulmi të pamoral dhe të paprecedent, edhe pse institucionet e njëpasnjëshme ndërkombëtare kanë deklaruar të kundërtën.

Dhe kjo, pikërisht për t’i treguar qeverisë që të mos shkojë larg me këtë sulm të pamoralshëm ndaj ekonomisë dhe të financave të vendit.

Raport-progresi është dokumenti që përmbledh në vetvete të gjitha konsideratat e institucioneve për ekonominë shqiptare dhe ai daton më 16 tetor publikimin për t’i kujtuar qeverisë se ekonomia shqiptare ka bërë progres të madh dhe po shkon drejt një ekonomie funksionale të tregut.

Pra nuk është në kolapsin e modelit që prezanton qeveria shqiptare e Ramës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar më datë 12 tetor,- ditën kur Ministri i Financave ishte në Washington-, se ekonomia shqiptare vijoi të performojë pozitivisht.
Pas një rritjeje prej 1.6% të vitit të kaluar pritet që sipas institucionit më konservator të rritjes ekonomike, një rritje ekonomike prej 1.2% për vitin 2013, si dhe me një tendencë rritjeje të lehtë edhe gjatë vitit 2014.

Ky institucion ka rikonfirmuar se janë nën kontroll papunësia dhe inflacioni dhe se borxhi publik për këtë vit mund të shkojë deri në 64%. 
I njëjti konfirmim ka ardhur një ditë më parë edhe nga drejtoresha rajonale, Goldstein, e cila i është përgjigjur në ligjëratë të drejtë qeverisë se ekonomia shqiptare nuk është në krizë dhe se ekonomia shqiptare ka nevojë për reforma strukturore të shpejta dhe një politikë fiskale të përshtatshme, në mënyrë që të marrë ritmin e saj normal.

Ne sot, në opozitë dhe dje në qeveri kemi thënë vazhdimisht se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht dhe më mirë se rajoni.
Kemi thënë se ekonomia shqiptare ka humbur ritmin e saj dhe kapacitetin e saj të rritjes që nga fillimi i krizës globale.

Presioni i kësaj krize, shtimi i kanaleve të komunikimit me ekonominë shqiptare në mënyrë të detyrueshme do të ndikonte në humbjen e këtyre ritmeve me të cilat abuzohet prej jush. 
Reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria e mëparshme, thuhet në raportin e FMN-së  bënë të mundur që ekonomia shqiptare të jetë jashtë krizës.

Qeveria do me çdo kusht që ta paraqesë në krizë punën e saj, por po bën atentatin më të madh ndaj ekonomisë së vogël të shqiptarëve që e kanë ndërtuar me mund dhe djersë dhe që i kanë dhënë dinamizëm edhe atëherë kur ekonomitë e fuqishme në mënyrë të njëpasnjëshme u kolapsën nën vorbullën e krizës globale.

Ky buxhet vjen pikërisht për të legjitimuar propagandën boshe dhe hakmarrëse të atyre që sot e kanë marrë pushtetin.

A ishte i domosdoshëm ky akt normativ për rishikimin e buxhetit? Edhe këtu u përmendën një mijë e një argumente. U përmend dhe fakti se po është ndryshuar dhe gjatë tre-katër viteve të fundit. Në këto tetë vite të qeverisjes sonë ne e kemi ndryshuar pesë herë në rritje buxhetin dhe tre herë në rishikim në ulje. Është krejt normale që një qeveri e përgjegjshme të sjellë për të rishikuar buxhetin dhe financat e vendit, por jo për ta shkatërruar atë. Diferenca këtu është përpjekja për të rrënuar në mënyrë përfundimtare financat publike të Shqipërisë.

Kush ishte fundi I periudhës tetë mujore, kur ju morët qeverisjen?

Situata ishte kjo:
Të ardhurat ishin realizuar në masën 93% të programit të tetëmujorit me një deficit prej 16 miliard lekë nga të cilat rreth 13 miliardë lekë lidhen me buxhetin qendror, ndërsa pjesa tjetër prej 3 miliardë lekë lidhen me buxhetin vendor dhe të gjitha këto janë mosrealizime. Dhe në këto 13 miliardë lekë të parealizuara, ekzistonin mundësitë për të rialokuar mosrealizimin pa ndryshuar dhe rrënuar financat publike. Rreth 7 milion lekë ishin kursime definitive, 5 milionë lekë interesa dhe 2 milion lekë ishin fondi i ministrive, I cili nuk figuron më në buxhetin që ju na keni paraqitur. Në periudhën tetëmujore shpenzimet ishin realizuar në masën 92%, pra me rreth 21 miliardë lekë më pak shpenzime nga ato të planifikuara.

Me dashje përfshini 12.5 milion lekë që lidhen me privatizimet që nuk kanë të bëjnë me programimin normal dhe nuk janë burim i deficitit, pasi kanë një pjesë të veçantë financimi. 
Në këtë hapësirë shpenzimesh dhe mosrealizimesh ishte e mundur mundësia e rialokimeve pa u bërë gjëmën financave publike.

Gjatë vitit 2005 kur kemi ardhur në pushtet, gjatë periudhës tetëmujore të ardhurat ishin realizuar në masën 88% dhe në katërmujorin e fundit doganat tejkaluan planin me 120%. 
Po ashtu tatimet nga 80%, kaluan në 90-92% gjatë asaj periudhe. Dhe kjo bëri që vonesat që ju përmendni i sot për thesarin, ne i kemi gjetur edhe me 21 ditë vonesa dhe 9.8 miliardë lekë nga 2005 sigurisht që janë sa 23 dhe 24 miliardë lekë e 2013. Në u morëm me përmirësimin e performancës dhe lamë pas paraardhësit, ne mblodhëm tatimet dhe taksat dhe në fund të vitit, jo vetëm që nuk ndryshuam buxhetin, por nuk rritëm deficitin duke e ulur atë nga 4.5% që ishte programimi në 2005, ne e çuam në 3.8% të PBB-së.

Ju po bëni të kundërtën, edhe një avantazh që ekziston dhe që duhet përkthyer si rotacion që t’ju mobilizojë më shumë si administratë, edhe këtë po e thyeni dhe po e rrënoni përfundimisht me këtë akt normative të buxhetit.

Çfarë po bëhet me buxhetin?

Buxheti shkurton të ardhurat e vitit dhe rrit deficitin e të ardhurave me 39 miliardë lekë dhe nga këto 35 miliardë lekë janë mosrealizime nga tatimet dhe taksat. Nëse në periudhën 8-mujore mosrealizimi ishte me 13 miliardë lekë, për katër muaj ju po e rrisni me 22 miliardë lekë mosrealizimin e të ardhurave nga tatimet dhe taksat. Nëse mosrealizimi mesatar mujor në periudhën tetëmujore ishte 1.5 mld lekë në muaj, ju programoni që në këtë periudhë mosrealizimi të jetë në 5.5 miliardë lekë në muaj. Janë pra rreth 55 milion dollarë më pak në muaj. 
Deficiti në mbledhjen e të ardhurave është rreth 3.5 herë më shumë. Grumbulloni të ardhura me të njëjtin ritëm të asaj eksperience ekstremiste që ju e keni quajtur, që kishte qeverisja e Partisë Demokratike dhe në buxhet do të keni rreth 13 miliardë lekë më shumë. Ju do të merrni 13 miliardë lekë më pak borxh, deficit për të mbyllur këtë pjesë të vitit.

Të ardhurat flasin për një rritje të evazionit me rreth 30 milion dollarë në muaj në krahasim me këtë periudhë të keqe dhe shumë të dobët që pati qeverisja e PD-së, siç thoni ju.

Ku shkojnë këto të ardhura?

Sigurisht shkojnë në interesat tuaja dhe ato që jeni duke i
bërë çdo ditë përmes dinamitit.

Shpenzimet në këtë buxhet thuhet se do të shkurtohen me 16 miliardë lekë dhe këtu ministri i Financave gënjen kur thotë se ka shkurtime edhe në shpenzimet operative.

E vërteta është kjo:
Janë 6 miliardë lekë nga kursimet e interesat e borxhit publik. 
Janë 3 miliardë lekë shkurtime nga të ardhurat e pushtetit vendor. 
Janë 7 miliardë lekë shkurtime nga investimet publike, ajo të cilën janë ankuar se ka vonesa dhe prapambetje në investime dhe likuidime.

Të gjitha këto bëjnë në total rreth 16 miliardë lekë. 
Zero është efekti i shpenzimeve administrative.

Mund të ketë ndonjë ministri që i hiqen shpenzimet. Vetëm kryeministrisë i janë shtuar 580 milionë lekë si fond rezervë, të cilat do të përdoren për ato qëllime të cilat i dimë të gjithë. 
Të gjitha janë shpenzime administrative dhe operacionale të ministrive. Nëse i mbledhim këto ju për periudhën e katër muajve të fundit rrisni një kosto 330 milion dollarë, të gjitha këto janë në kurriz të shqiptarëve. Merrni hua 330 milion dollarë nga deviacioni i perfomancës së qeverisë së keqe të Sali Berishës. Sikur të shpenzonit me të njëjta ritme si ato të qeverisë së kaluar që për ju është më e keqja, shqiptarët në fund të vitit do të paguanin 330 milion dollarë shpenzime më pak.

Çfarë  ndodh me deficitin dhe borxhin?
Për një periudhë të gjatë e keni bërë “gogol” borxhin dhe u bënë tre katër vjet dhe më të drejtë, sepse një vend për të qenë atraktiv kërkon parametra makroekonomik të stabilizuar.

Read More
31 Tet
0

Bregu: Ëndrra e kësaj qeverie, rrënimi i vendit

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike Majlinda Bregu në seancën e Kuvendit:

Si për ta nisur punën me këmbë të mbarë, Edi Rama e filloi nga vetja e të tijtë.

I Këputi që në javën e parë një të zbukuruar zyrave, “Me fonde të një rilindasi bujar”,- tha. Mister ende është sot, si e bëri, me ç’proçedura e sa i kushtoi?

Nisi të  këpusë përditë fijet e lidhjes me ligjin e zbatimin e tij. Dhe i këputën nën porosinë e tij, një të fshirë Gardës së Republikës, Policisë së Shtetit, Drejtores së INSTAT, drejtorëve të shkollave, e me rradhë, duke i hapur rrugë një sërë emërimesh, të atyre që vetëm nevojë për performancë në punë e cilësi nuk kanë.

I këputi dhe një anullim loje konsensusit politik me aktin normativ për nëpunësin civil dhe votoi si maxhorancë e re zhbërjen e asaj që e kishte votuar si opozitë.

I këputi edhe një kod heshtjeje e sekreti sa s’dimë më as ne dhe as media, që lufton për lajm, se çfarë vendimesh merr kjo qeveri, por duhet të presim të gjithë t’i shohim të botuara në fletoren zyrtare. Siç ndodhi me ndryshimin e ligjit për kompetenca të INUK, siç ndodhi me këtë tjetër akt normativ që vjen sot, me të cilin po i këput një marrje borxhi, prej 240 ml USD, sepse i duhen atij dhe 5 ministrive të reja, që të jenë komode në shpenzime deri në fund të këtij viti.
Kur Edi Rama tha,- “Më keni akuzuar për dhunë, po s’keni parë gjë akoma”, e paska patur sinqerisht.  Na prezantoi kryefjalën e programit të tij qeveritar: Dhunë! Dhunë, të tillë ndaj ligjit, institucioneve, biznesit,  askush s’kishte parë e dëgjuar, të pakten për brezin tim që kohën e Enver Hoxhës e kemi pak më të largët në memorie.

Pasi i mbushi qytetarët me rrena të zbukuruara me batuta stilistike gjatë gjithë periudhës zgjedhore, filloi me ardhjen në pushtet, të zbatojë planin e rrënimit.

Kush mendonte se Kryeministri i sotëm fliste kuturu për të mbushur këndet e fjalës dhe premtonte se nuk e kuptonte shtetin, ishte tërësisht gabim.  Me të vërtetë Edi Rama, e ka ndarë mendjen në jetën e tij, të mos e përfille rregullin e shtetin, por premtimet ishin thjesht preambula e një rrënimi të paralajmëruar, ose e asaj “Dhunës që nuk kishim parë akoma”.
Rrënimi, kriza ekonomike, papunësia, krimi, njerëzit që s’kanë ç’të hanë,  përsëriten edhe sot çdo ditë në forma ligjëratash e predikimesh.
Sot është në pushtet e s’ka nevojë pse ta thotë këtë çdo ditë, por duhet që këto fjalë të kenë jehonë çdo ditë në të gjithë shoqërinë. Kështu njerëzit mund vetëm të alarmohen e të justifikojnë mosbërjen Bismilah të realizimit të asnjë premtimi!

I pari i bindur që Edi Rama s‘do të mbante premtimet, ishte vetë kryeministri i sotëm.

Ekziston një ide, në të cilën kontributori më i madh në përhapjen e saj, është shkëlqesa e këtij Kryeministri, se në politikë të gjithë janë njësoj. Të gjithë gënjejnë kur duhet dhe ia veshin fajin njeri – tjetrit.

E rremë. Por kjo është ajo që i duhet qeverisë sot. Demoralizimi dhe përhapja e ndjenjës së dëshpërimit, sa më e madhe të jetë, aq më shumë do të lehtësojë marrjen e veprimeve të paligjshme, “Sepse ne jemi në krizë”,- thotë Rama. Kur flet çdo ditë se sa keq e ke gjendur këtë vend, pavarësisht se të gjitha institucionet ndërkombëtare të thonë të kundërtën, njerezit fillojnë besojnë se janë edhe më keq seç e pandehnin, bizneset hyjnë në spiralen e ankthit të pasigurisë, transaksionet financiare pengohen, shkurt e poshtërisht ecet me plan drejt rrënimit.

Argumenti këtu mbërrin në qorrsokak. Nëse ishte vendi kaq keq, si keni menduar ta qeverisni?!

Përgjigja është e thjeshtë: Duke e rrënuar!

Dhe ne sot në Parlament, na kërkohet të votojmë vetëm një nga aktet e planit të rrënimit.
Borxhi, ka qenë gogoli me të cilin në çdo takim në fushatë, Rama i trembte qytetarët. Dhe normalisht, për një familje që i duhet të marrë dhe borxh për të shtyrë muajin, tmerri kur i jep shifra alarmante është edhe më i madh.

Citoj Ramën vjet: “Të gjithë duhet ta kuptojnë, që borxhi nuk është i shtetit dhe heqja e kufirit të borxhit duke e çuar mbi 62 për qind, bie ndesh me interesin e çdo familje të zakonshme shqiptare. Vlera e kursimeve të tyre në lekë është cënuar drejtpërsëdrejti që prej momentit që borxhi ka kapërcyer mbi 62 për qind dhe tavani është hequr.”
Po sot? I këput një të rritur borxhit me 6 % menjëherë ose 6 pikë përqindje në 4 muaj. Ndërkohë, që kaq u rrit për 4 vjet, të cilat ishin vite të krizës globale të ekonomisë.

Dhe ky borxh do të përdoret vetëm për shpenzime qeveritare.

Asnjë faturë e prapambetur e biznesit nuk do paguhet me të, asnjë TVSH e prapambetur, asnjë faturë për pushtetin lokal, as për pagesa invalideti, as për pensione. Thjesht është vazhdimi i programit: “Më keni akuzuar për dhunë, por s’keni parë gjë akoma”.

Qytetarët duhet të dinë se ky borxh, prej 240 milionë dollarësh, merret i gjithi për qeveritarët dhe do të paguhet i gjithi, nga qytetarët. Këtë e di dhe Edi Rama. E ka pranuar para një viti.
Por kryeministri e di gjithashtu se vështirësitë kanë qenë prezent dhe e kanë tronditur ekonominë tonë gjatë këtyre viteve dhe janë dashur përpjekje madhore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, rritjen ekonomike qoftë edhe prej 1,7 % vitin e fundit, për të ulur qoftë edhe lehtësisht papunësinë e sidomos për të ruajtur të njëjtin nivel të dyfishimit të investime të huaja direkte në ekonomi, ashtu siç vlerësohet edhe në Progres – Raportin e Komisionit Evropian.

Raport progresi 2013 (BE)
Ekonomia shqiptare ka vazhduar të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike. Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionuese. Ajo duhet të jetë e aftë t’u bëjë ballë trysnive konkurruese dhe forcave të tregut brenda Bashkimit Evropian në periudhën afatmesme, me kusht që të përshpejtojë reformat strukturore, përshirë forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtën e pronës, luftën kundër korrupsionit, trajtimin e pagesave të prapambetura, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe nxitjen e kapitalit njerëzor, Deficiti i buxhetit kaloi objektivin prej 60% te GDP, por në krahasim me rajonin vazhdon të mbetet i ulët”

Për t’i bërë ballë trysnive konkurruese të tregut brenda BE-së, por dhe atij rajonal, duhen përpjekje madhore. Duhet një realitet si ky i progres raportit apo i BB-së apo i FMN-së, që deklaroi se “Pritet një rritje ekonomike e PBB rreth 2% në terma realë, që ndërkaq është ndër më të lartat në rajon”, që t’u mbushësh mendjen partnerëve të fuqishëm ekonomike, që të kthejnë kokën për projekte gjigande që sjellin investime, punësim, të ardhura, për shqiptarët siç bëri Sali Berisha me TAP. Por, nëse do të largosh investitorët e huaj, të dhunosh ata vendas, t’u thuash të gjithëve se ne jemi keq, të rrënuar, nuk kemi shpresë, ne jem
i si Italia e viteve të pasluftës, etj etj, fol çdo ditë për rrënim e pasiguri.

Qytetarët duhet ta dinë, se ky borxh që merret sot, nuk është si borxhi që  merr një familje për të rregulluar çatinë, apo rrugën para shtëpisë, apo për të blerë ilaçet, por kjo është njësoj si të lësh çatinë, të mos blesh ilaçet, të mos paguash ujë e drita, por të marrësh borxh për t’u veshur me Versaçe, siç do të thoshte Edi Rama!
Ky nuk është borxh për të ndihmuar biznesin, as për të hapur ndonjë vend pune, ky është borxh për të ecur me shpejtësi drejt krizës.

Sepse Edi Rama s’ bën dot pa këtë krizë. I duhet të krijojë rrënim që të shpëtojë fytyrën nga premtimet megalomane dhe të gjithë të paktën këtu në këtë sallë, e dimë se sa herë në këtë 
vend janë krijuar ngjarje për të shpëtuar fytyrën politike të Edi Ramës. E dinë mirë socialistët që i mbajti peng të strategjisë “Hap kutitë, dua të shoh votën time,” vetëm që të  shpëtonte fytyrën nga humbja; apo si i nxori në greve urie për dy javë si strategji për të shpëtuar fytyrën, ngaqë kish thënë kudo se “ Duhet të hapeshin kutitë, që të çliroheshin vizat”; apo votimi i 3 ligjeve në maj,  për të shpëtuar fytyrën, pasi i kishte bllokuar për 9 muaj duke humbur marrjen e statusit vjet, pas rekomandimit të parë nga KE.

Sot kryeministrit të ri të këtij vendi, i duhet të projektojë “Vuajtjen e pushtetarëve të virtytshëm”,  që të harrohet “mashtrimi i pushtetarëve të pavirtytshëm”!

Dhe presin me këtë plan, që në vend të solidarizohen këta me qytetaret, e të mbajnë premtimet, presin që qytetarët të solidarizohen me vuajtjen e qeverisë e ta mirëkuptojnë se s’do mbajë premtimet. 

Shihni planet e tyre. Ende pa ditur se çfarë do të bëjnë, e kanë caktuar se kush do ta BËJË, sepse interesi është, që askush të mos bëjë gjë.

Menduam se kishim konsoliduar një shtet me reforma të thella strukturore, që do të ishin bazë për cilëndo qeveri të pas 23 qershorit.
Por qenkemi gabuar.

„E keqja s’ka fund“. – thote populli, dhe ajo që kjo qeveri po bën me ngulm, seriozitet absolut dhe me interes të madh është: Bërja realitet i ëndrrës së rrënimit të këtij vendi.
Më vjen keq, shumë keq edhe për ata, që premtimet i tunduan, por të gjithë duhet ta mbajnë në vesh se ky do të jetë shteti, ku Brizi i tatimeve duhet të bëjë sallore, Lizi i doganës të bëjë letra të hapura, Koço të lahet me naftë e kryeministri thotë: „Unë udhëheq, jo unë qeveris“.

Ndaj të gjithë ju të tjerët që s‘jeni këta, duhet vetëm të mos harroni, se kjo është kronika e një rrënimi të paralajmëruar!

Read More
31 Tet
0

Berisha: Mazhoranca me skenarin Papandreu në Shqipëri

Prononcimi për media e z. Berisha, pas fjalës së mbajtur në Parlament.

Rënia e të ardhurave është vetëm 2 për qind, ndërkohë në vitin e tyre elektoral rënia e të ardhurave ka qenë deri sa ne erdhëm në pushtet 35 për qind. Dhe kjo 2 për qind përdoret tani si motiv për të katërfishuar borxhin dhe se këta zotërinjtë që bërtitën 4 vite rresht kundër borxhit 60 për qind, dhe me një të rënë të lapsit u vendosin shqiptarëve një barrë borxhi prej 72 për qind. E tëra kjo shkon për dieta, për orgjira, për shpenzime personale, për pritje e përcjellje dhe asnjë qindarkë nuk shkon për investime për qytetarët e vendit. Ky është mekanizmit i sigurt i thirrjes me shpejtësi të recensionit, është një pseudo model të krijuar nga shifrat fallco mbi të cilin operohet, edhe njëherë, ajo çka mund t’u them shqiptarëve me shqetësim dhe keqardhjen më të madhe, është se kjo është faza e dytë e skenarit absolutisht shumë të papërshtatshëm i cili do të penalizojë ekonominë, punën e çdo shqiptari dhe ky është skenari – faza e dytë e Papandreut. 

Pyetje: Do e dërgoni aktin në Gjykatën Kushtetuese?

Opozita do të bëjë gjithçka por opozita ka mjetet e kufizuara. Unë nuk them se qeveria nuk ka të drejtë të rishqyrtojë buxhetin, qeveria e ka këtë të drejtë dhe detyrë të rishikojë buxhetin në parlament, por problem është se qeveria po përdor një set të dhënash të cilat ekzistojnë vetëm në mendjen e qeveritarëve. Thanë që të ardhurat kanë rënë me 2.6 %. Duhet të krenohen shqiptarët me sistemin e doganave dhe tatimeve, përkushtimin e tyre, që me gjithë thirrjet që bënte opozita muaj me radhë mos paguani taksa, mos paguani gjobat, etj etj, ata ia dolën të kenë një realizim jo 100 për qind por 2 për qind më pak seç ishte parashikuar. Mbi këtë bazë këta po katërfishojnë borxhin, mbi këtë bazë këta po katërfishojnë uljen e pritshmërisë sepse planet e kupolës kanë mbërthyer doganat, e kështu me radhë. Pra edhe njëherë për ta përmbledhur, ky është dekreti i stadit të dytë të skenarit Papandreu në Shqipëri. 

Read More