Blog

10 Shk
0

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri i përgjigjet Pëllumbit: Reformën Zgjedhore nuk e duan ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve

 

Reagimi i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.
Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.
Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84.

Read More
10 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Sarandë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS TË PD, SARANDË

 

-Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.

-Përditë në konferenca për shtyp, në takimet tona u drejtoj pyetje përmes medias se pse kanë frikë t’i përgjigjen qytetarëve nëse janë për lista të hapura apo jo? Pse kanë frikë ta bëjnë këtë debat? Edi Rama është aty për shkak se u ka mohuar qytetarëve të caktojnë me votën e tyre deputetin që do t’i përfaqësojë. Detyra e parë e një force politike që pretendon se flet në emër të njerëzve dhe i shërben interesave të njerëzve, duhet të thotë që ky sistem jo vetëm që nuk funksionon por është kthyer në gjëmb për shqiptarët. Përgjigjja jonë vjen si vokacion i të gjithë shqiptarëve, deputetin ta zgjedhin vet ndaj duhen listat e hapura. Po kështu dhe votimi dhe numërimi elektronik, për të shmangur probleme që janë bërë mullar në këto zgjedhje dhe që kanë degjeneruar edhe vet procesin zgjedhor. Po kështu vota për emigrantët. Se kush më shumë sesa Saranda e di fare mirë se për çdo familje ka të paktën një jashtë. Si dhe Shqipëria një zonë elektorale për t’i dhënë barazi votës. Janë plotësisht të mundshme.

-Tani që SPAK-u ka filluar të jap rezultatet e para në raport me pandëshkueshmërinë, tani kujtohet Edi Rama dhe qeveria e tij të krijoj komisione apo instrumenta për të matur performancën e instiucioneve të drejtësisë në raport me të drejtat e njeriut. Dhunuesi më sistematik i të drejtave të njeriut në Shqipëri, dhunuesi më masiv I të drejtave të njeriut që nga koha e Enver Hoxhës, po na jep leksione se si të mbrojmë të drejtat e njeriut nga drejtësia. Është hipokrizi e klasit të parë. Edi Ramës nuk I është bërë vonë kurrë për të drejtat e njeriut as kur ka shembur dhe ka sekuestruar pronat e ligjshme të shqiptarëve, as kur ka larguar nga puna me mijëra punonjës të administratës vetëm se nuk I takonin bindjeve politike të partisë së tij, as kur ka burgosur dhe arrestuar, gjobitur qytetarë për mëkatin e vetëm se kërkonin të mbanin ngrohtë vatrat e tyre, apo të ushqenin prindërit e tyre, apo t’i shërbenin të sëmurëve të tyre. Arsyeja e vetme që ai shqetësohet janë të drejtat e të korruptuarve të tij.

-Deputetët duhet të kenë të njëjtat të drejta por dhe të njëjtën barazi para ligjit njësoj si qytetarët e tjerë. Prandaj kemi çuar në Kuvend dhe po e mbajnë prej kohësh, propozimin tonë për heqjen e imunitetit. U kemi dhënë një zgjidhje e cila përfshin edhe nënshkrimin vullnetar të çdo deputeti për të zbuluar kështu se kush i druhet drejtësisë dhe kush jo.

Read More
10 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Delvinë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD Delvinë. Me anë të një postimi në facebook, Basha shpreh mirënjohje për demokratët e Delvinës dhe për qëndresën e tyre në një periudhë aspak të lehtë për ta dhe për Partinë Demokratike. Ai gjithashtu i ka uruar sukese kryetarit të sapozgjedhur të kësaj dege, Hari Imerit.

 

Postimi i plotë:

Mirënjohje për demokratët e Delvinës, për qëndresën dhe vendosmërinë e tyre në një periudhë aspak të lehtë për ta dhe për Partinë Demokratike! Suksese të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin e zgjedhur, Hari Imeri.

 

Read More
10 Shk
0

Kryedemokrati Basha poston fotot nga Kuvendi i Vlorës: Në errësirën që ka kapluar Shqipërinë, Partia Demokratike ngelet e vetmja shpresë drite

 

Postimi i plotë i kryetarit PD, Lulzim Basha:

 

I mbushur me emocione nga takimi i përzemërt dhe entuziast me demokratët e Vlorës, falë përkushtimit të të cilëve sot nisim një rrugëtim të ri! Përmirësojmë vetveten sot, për të ndryshuar Shqipërinë nesër, sepse njerëzit dhe shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe për besim. Urime dhe suksese anëtarëve të kryesisë së degës së PD Vlorë dhe kryetarit të zgjedhur, Gjergji Nika! Në errësirën që ka kapluar Shqipërinë, Partia Demokratike ngelet e vetmja shpresë drite. Do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën!

Read More
10 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Vlorë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS TË PD, VLORË

-Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në hitori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte leht të tërrhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë.
Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë. Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi I bashkimit në këtë familje, që është t’I shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë nejrëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes.

-E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhëtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo sdo të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje.

-Dëshpërimi që ka kapluar vendin, nuk e ka gjenezën e vet vetëm tek keqqeverisja të cilës I ka mbarruar orët që para dy vitesh dhe të gjithë e dimë se në çfarë rrethanash kacaviren pas pushtetit. Dëshpërimi tek qytetarët vjen në radh të parë nga prishja e drejtpeshimit politikë për shkak të mos qenies të opozitës shqiptare në krye të detyrës. Sot me orë të tërra mund të rrimë se kush e ka fajin e kush jo. Fakti është se PD u mbërthye në një vorbull, demokratët u shtynë drejt një strategjie dobësimi të opozitës në themel të së cilës qëndronte urrejtja, lincimet, agresioni brenda llojit. Nëse kohën më të mirë të ditës e humb duke u zënë vëllai me vëllain, sigurisht që vuan familja. Në qoftë se zë ekranet, hapësirën sociale duke dëmtuar imazhin e PD, pasojat i paguajnë demokratët dhe shqiptarët.

-Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, ska nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale.

-Ndaj nga ne pritet alternativa. Është keq, e dimë të gjithë, zi e më zi e dinë të gjithë, është sbrazur Shqipëria, e dinë të gjithë, nuk ka shpresë për rininë, e dinë të gjithë, ku qëndrojmë ne si demokratë? Dhe të çiresh nga mëngjesi në darkë, të tregosh me gisht ata që kemi 10 vite që i tregojmë dhe i denoncojmë, këtu nuk ka asgjë të re. Por ne jmi këtu bashkë jo thjesht sepse i mbijetuam një rebeshi të padrejtë, ne jemi këtu sepse po formësojmë dhe po ndërtojmë të ardhmen. Jo thjesht për PD, por për të gjithë shqiptarët. Dhe në mënyrë që këtë detyrë ta kryejmë ashtu siç presin shqiptarët, na duhet përveç denoncimeve të kemi qëndrime të qarta para tyre. Dhe denoncimet nga një parti politike nga ato të medias, ndryshojnë kur partë politike përveç denoncimit kërkojnë llogari për përgjegjësit. Në hapësira që i lejon ligji dhe një prej tyre është hapësira parlamentare e cila është bllokuar për 4 muaj për interesa personale. Kështu arrogance e qeverisë shtohet, ligjet ndryshohen sipas qejfit të kryesministrit brenda 5 minutave për shkak të një zgjedhje të gabuar dhe katastrofike që duhet të marrë fund një orë e më parë.

-Së dyti duke qëndruar në krah të drejtësisë. Para disa ditësh dyshi i njëshit, doli një një intervistë të gatitur për të marrë azil politik, nuk tha ndonjë gjë që shqiptarët nuk e dinin por diçka ndodhi që s’ka ndodhur në 24 vite. Ish zëvendëskryeministri tha që kryeministri është pronari i vërtetë i inceneratorëve. Është përfituesi financiar i inceneratorëve. Ndaj PD e ka për detyrë elementare të përcaktojë një qëndrim të qartë sa i takon hetimeve anti korrupsion të SPAK. Kjo është një logjikë fare e thjesht, nuk mund të jesh kundër korrupsionit dhe të kërkosh hetimin e Edi Ramës dhe pastaj të godasësh ata që kanë për detyrë ta bëjnë hetimin. Ndaj mbështetja që i jepet SPAK-ut i jepet sepse shqiptarëve u ka ardhur në maj të hundës me 34 vite pandëshkueshmëri. Këtu buron edhe mbështetja për SPAK, por është në funksion të rezultatave. Ndaj në funksion të barazisë para ligjit, PD i jep mbështetje pa kushte SPAK.

-Përgjigjja jonë ka qenë e qartë, është shpalosur para të gjithë shqiptarëve dhe më vjen mirë që këtë javë faktorë të ndryshëm politik të ekspertizës të shoqërisë dhe të medias e kanë përqafuar dhe e kanë përshëndetur dhe kjo është platforma jonë për reformën zgjedhore. Dhe në fakt nuk është platforma jonë por platforma e të gjithë shqiptarëve, sepse asnjë nga propozimet tona nuk e kemi bërë për interesa tona të ngushta politike. Dh sot dua të sfidoj këdo që tregon me gisht se një nga propozimet tona është gabim dhe ne e tërrheqim. Por në fakt të pesë propozimet kanë në thelb interesin e njerëzve. Listat e hapura i japin fund kryetarokracisë së kushtetuetës së 2008-ës dhe i mundëson qytetarëve të zgjedhin kë të duan ata. Ndaj listat janë jo thjesht një mekanizëm politik, por është kthimi i demokracisë dhe I vendimmarrjes në duart e qytetarëve. Barazia e votës, që do të thotë që të gjithë shqiptarëve t’ju peshojë vota njësoj dhe për këtë arsye kemi propozuar Shqipëria një zonë elektorale. Ndërkohë që me një financim më pak sesa aferat korruptive të qeveritarëve, ne do të mundësonim një votim dhe numërim elektronik. Kemi shembuj se si kjo funksionon në tre palë zgjedhje në Shqipëri. Së fundmi, qoftë Shqipëria një zonë elektorale, qoftë numërimi elektronik, i japin përgjigjen dilemave të vërteta dhe nxjerrin zbuluar gënjeshtrën e kryeministrit se nuk ka mundësi për votën e emigrantëve.

-PD do të vij me alternativë dhe alternativë do të thotë program. Dhe program do të thotë që çdo shtresë shoqërore dhe çdo grup interesi, PD të ketë një analizë të qartë që do dalë nga prekja e terrenit, për fermerin, për peshkatarin, për biznesin e vogël dhe të mesëm apo për eksportuesin, për fasonët që vazhdojnë të mbyllen e deri tek sektori I energjisë. Tek pensionistët që janë humbësit e mëdhenj të kësaj skeme false dhe abuzive, deri tek rinia që është shpresa dhe e ardhmja e çdo familjeje dhe është shpresa dhe e ardhmja e vendit. Tek të përndjekurit dhe pronarët. Të gjitha këto shtresa duhet të gjejnë zgjidhjet reale në progamin e Partisë Demokratike. Ky program fal punës së jashtëzkonshme të ekspertëve më të mirë vendas, me asistencën dhe kontrubutin e atyre që na kanë qëndruar pranë të ekspertëve perëndimorë, tashmë është gati. Ajo që na pret pas konstituimit të plotë, të organizimit të plotë të degëve, një debat i brendshëm për t’i vënë pikat mbi i dhe menjëherë lançimi i këtij programi me të gjitha shtresat e shoqërisë.

-Propozimet tona konkrete për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, po edhe të pronave. Duke e nisur nga pronat. Siç e kam thënë edhe para disa muajsh, Shqipëria sa I përketë pronave ndodhet në mesjetë. E kam thënë dhe nuk do lodhem ta përsëris, kjo është një çështje e zgjidhur para 5 shekujsh në Europë. Ne akoma nuk e kemi arritur. Për ne prona është llaç e tulla që duhet mbrojtur në radhë të parë nga shteti. Shteti i cili akoma nuk ka kthyer pronat pronarëve të ligjshëm apo refuzon të kompensoj pronarët e vërtetë. Ndaj zgjidhja e problemit të pronës duke përfshirë zgjidhjen e drejt me vlerë tregu të pronave të zaptuara të pronarëve, kthimin e pronave ku janë të lira, dhënia fund e dualizmit 7501, të gjitha këto gjejnë pasqyrim në propozimet tona që shumë shpejt do t’i shpalosim. Ditën kur Shqipëria do të zgjidh problemin e pronave, dhe qasja jonë është ta zgjidhim brenda dy vjeçarit të parë të qeverisjes tonë, është dita ku shqipëria futet në modernitet, Është dita e vërtetë ku Shqipëria bëhet si Europa.

 

Read More
09 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Krujë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS TË PD, KRUJË

 

-Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Europa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t’i qëndruar vështirësive më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vësjtirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen.

-Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e europianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve. Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshmë në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani I shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukartorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’I shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po I përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarëtm, por është po kështu e pamohueshme për PD.

-Partia Demokratike ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyer dealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë polirike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme. Gjëja e parë dhe parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerri, Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë, e përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo 13 politikanësh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarësh varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëve, ose rruga tjetër dhe e vetme largimii kësaj politike dhe I kësaj oligarkie.

-Që kjo rrugë mos të përfundojë si rrugë qorre, duhet të bazohet në vlerat më të vërteta, në standartet europiane dhe euroatlantike me të cilat kemi qëndruar dhe kemi paguar koston më të lartë. Duhet të qëndrojmë në radhë të parë në një prekje reale të problemeve të qyetarëve, të dhimbjeve dhe halleve të tyre dhe të gjithë grupeve të interesit. Dhe së dyti në ofrimin e zgjidhjeve, zgjidhje të mundshme, të realizueshme dhe të mundur. Ky është programi I Partisë Demokratike të realizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me asistencën e ekspertëve të aleatëve tanë strategjikë. Shumë shpejt kz program do të shpaloset në radhë të parë në forumet e PD dhe pastaj me grupet e interesit. Nuk ka më kohë vetëm të denoncojmë aferat e qeverisë, por të ofrojmë dhe zgjidhje për shqiptarët.

-Këto dy vite errësirë të PD, ia vlejnë vetëm nëse Pd del e ndriçuar në mendje dhe në shpirt. E ndryshuar në radhë të parë me njerëzit. A jemi këtu për veten tonë për të parë se çfarë do kapim, kush një karrige deputeti dhe kush një karrige pushteti, kush ndonjë tender e kush ndonjë gjë tjetër? Atëherë jemi njësoj si ata që duam të largojmë. Apo jemi këtu pikërisht sepse ne marrim përsipër në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndërtojmë një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit, gjithçka që e bën duhet t’I qëndrojë një pyetje të thjesht: kjo që bëj soti shërben krutanëve? Kjo që bëj sot i shërben shqiptarëve? Nëse kjo pyetje nuk ka përgjigje, kthehu mbrapsht se je në rrugën e gabuar.

-Ju keni dëgjuar për aferën e inceneratorëve, mbi 460 milionë euro. 460 milionë euro është një shumë fantastike për çdo vend jo më për një vend të vogël si Shqipëria. Dhe ta përkthejmë këtë në 3 apo 4 vite subvencione që do të ndohmonin direkt për nxjerrjen nga varfëria dhe rritjen e nivelit ekonomik të mbi 800 000 shqiptarëve që jetojnë me bujqësi dhe blegtori. 460 milionë euro, janë 230 shkolla të reja. 460 milionë euro, janë të paktën 8 spitale sa QSUT-ja. 460 milionë euro, është përfundimi i të gjithë akseve rrugore të Shqipërisë duke përfshirë edhe rrugën historike Krujë-Tiranë. Por duke perifrazuar një shaka paksa vulgare që qarkullon në popull, në vend që t’I kemi të gjitha këto investime, kemi një tufë me hajdutë në krye që I kanë vjedhur këto para dhe vazhdojnë t’i vjedhin.

-Ne si parti politike na takon që të japim mbështetje për SPAK që t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Në qoftë se je kundër korrupsionit, atëherë duhet të jesh pro SPAK-ut.

-Deputetët që ndjekin çështejet e tërmetit më thanë që pallatet në Krujë kanë mbaruar, por nuk ua japin çelësat. Duan t’i zvarrisin deri sa të vijnë zgjedhjet e t’i mbajnë me gënjeshtra dhe nuk ua japin çelësat për të hyrë brenda atyre që ju shemb çatia mbi kokë. Duke i trajtuar këto ndërtime që janë bërë me taksat e shqiptarëve ose nga taksat e aleatëve tanë, i trajtojnë sikur janë pronë e tyre. Kjo është diçka e përbindshme që meriton jo vetëm rrevoltën por edhe qëndrimin tonë në krah tëçdo organizimi, qoftë ky edhe me denoncime në SPAK.

 

Read More
09 Shk
0

Dje rrëzoi amendamentet për Sigurinë Kombëtare e Kosovën, Basha i përgjigjet Ramës: Flet si perëndimor, vepron si lindor

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me çështjet e sigurisë dhe Kosovës,  një ditë pasi shumica rrëzoi amendamentet e kreut të PD,  lidhur me strategjinë e sigurisë kombëtare.

 

Postimi i Bashës:

 

Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.

Read More
08 Shk
0

Këshilltarët e PD në bashkinë Tiranë, padi për 2 vendime të Këshillit Bashkiak, Enriketa Papa: Të kthehen për votim dy vendimet për buxhetin dhe PBA

 

 

Reagimi i këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës:

 

Sot ne emer te keshilltareve bashkiake te Partise Demokratike, dorezova ne Gjykaten Administrative nje kerkese padi, per te shfuqizuar dhe rikthyer dhe njehere per rishqyrtim ne Keshill, te dy vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane, te dates 22 dhjetor 2023, qe kane te bejne me Buxhetin 2024 dhe ndryshimet e PBA

Konkretisht keshilltaret bashkiake te PD kerkojne nga Gjykata Administrative:

 

Shfuqizimin e  VKB Nr.125 datë 22.12.2023 të Këshillit të  Bashkisë Tiranë që ka miratuar Projekt-Vendimin e “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024 – 2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2024” si dhe VKB Nr. 136 datë 22.12.2023 qe ka miratuar Projekt-Vendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr.126, datë 23.12.2022, të këshillit bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023” duke bere kthimin për rishqyrtim në Këshillin e Bashkisë Tiranë.

Read More
08 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 7 të PD, Tiranë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 7 TË PD, TIRANË

 

-Përvoja e fituar, mësimet e nxjerra në këto dy vite, nuk është një pasuri personale, është një pasuri për të gjithë vendin. Dega 7 është një miniunivers ku ngjarjet zhvillohen me një dinamikë përfaqësuese të qytetit dhe për pjesën tjetër të Shqipërisë. Prandaj e shoh me optimizëm progresin që keni bërë. Duke rivendosur themelet, duke afruar njerëzit e larguar për shkak të zallamahis që na kaploi klto dy vite.

-Testi ynë i fundit ultim për gjithësecilin këtu prej nesh, është sa të përgatitur jemi jo thjesht t’i kuptojmë hallet e njerëzve por dhe t’i bartim në programin tonë politikë dhe në betejat tona politike. Dhe ky është një test që nuk kalohet në qoftë se nuk jemi pranë njerëzve për t’i dëgjuar ata.

-Ne kemi paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë dhe jo demokratët por dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ndjerë të papërfaqësuar. Nuk jemi këtu për të vajtuar çfarë kaluam, por për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kjo është bara jonë për të krijuar klimën e nevojshme për ta çuar këtë detyrë deri në fund.

-Kushdo prej kandidatëve të degës 7 të jetë fituesi, lidershipi i kësaj dege do të jetë në duar të sigurta. Me të vërtet një brez i ri demokratësh po e merr stafetën e Partisë Demokratike. Një brez demokratësh të kalitur me rezistencën ndaj një pushteti abuziv deri në mizori, vetëm sepse janë demokratë. Një brez që ia ka dalë të dalë mbi oqeanin e intrigave me kokën lartë, me vizion të qartë, me vlerat e duhura dhe tashmë i përgatitur sot për të marrë fatet e PD dhe besër fatet e vendit.

-Rruga që na pret është plotë me sfida, por ajo që na mban në këtë betejë, kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Shumica dërrmuese nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ka larguar rininë dhe nuk duket me sy mbarimi i kësaj mynxyre. Duhet të dalim nga ky rreth vicioz, duke çarë një rrugë të re për qytetarët. Si do ta arrijmë këtë nëse kultura e politike është e vjetra. Kjo është sfida, ky është kapërcimi që po bëjnë demokratët edhe këtu në degën 7. Një kulturë e re politike duke vënë në qendër njerëzit. Kësaj i kemi dalë për zot.

-Nuk kanë buruar nga eterri aksionet e PD. Që nga propozimi për ndryshimi i kodit zgjedhor, tek ligji për vettingun e politikanëve, mbështetja pa kushte për SPAK, me qëndrimet e qarta për rrezikin permanent të sigurisë kombëtare për shkak të dinamikës në rajon dhe më gjerë. Asgjë nuk është rastësi, janë pjesë e këtij vizioni, e kësaj kulture të re politike. Dhe padyshim kjo i shqetëson arkitektët e kulturës së vjetër politike. Prandaj me çdo propozim që bëjmë ne na fusin shkopinj nën rrota që të na devijojnë në sokakun e marrëzive të tyre dhe të merremi me ta dhe jo me njerëzit. Në qoftë se kjo ndodh, beteja është e humbur

-Është më pak se 1/8 e afeës së inceneratorëve, propozimi ynë për sigurinë kombëtare. Preferojnë të vjedhin 8 herë më shumë, sesa të debatojnë për vlerën dhe të tregojnë se çfarë kanë kundër propozimit për 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion, nuk iu bëjnë sytë dritë, nuk duan t’ia dinë as për Kosovë, as për Shqipëri, as për siguri kombëtare, e gjitha është një fasadë shtyje ta shtymë, rroftë kaosi brenda opozitës se e dinë fare mirë po të jetë në dorën e shqiptarëve, po të kemi zgjedhje të lira e të ndershme koha e tyre ka mbaruar.

-Nesër komisioni i reformës zgjedhore pas të gjithë teatrove së bashku që lanë bërë për ta penguar, ka shansin të eci përpara, sepse e dimë të gjithë me këtë kod zgjedhor nuk ka zgjedhje. Sigurisht Edi Rama nuk do ta ndryshoj sistemin, ka mjaftueshëm njerëz brenda opozitës të cilët me skuthllëk duan të njëjtën gjë që do Edi Rama por skanë guximin ta thonë. Por ne duam atë që duan shqiptarët. Ne duam lista të hapura që njerëzit të zgjedhin atë që duan ata, votimin elektronik, barazia e votës përmes Shqipëria një zonë elektorale dhe së fundmi votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen.

 

Read More
08 Shk
0

“Rrëzimi i propozimit të Bashës”, zëdhënësja e PD, Mirela Karbanina: Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën  pjesë të strategjisë kombëtare

 

Reagim i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina: 

 

Sot Edi Rama rrëzoi propozimin e  Lulzim Bashës për ta bërë Kosovën pjesë të  Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Nuk është aspak çudi!

 

Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën  pjesë të strategjisë kombëtare.

 

Por, i ndihmuar dhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputët e PD -së

kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës.

 

Vetëm të verbërit dhe të marrët

mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së

ishin pro përfshirjes së Kosovës në

Strategjinë  Kombëtare të Shqiperisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe,

pika e dytë lidhej me luftën kundër

korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Read More