Blog

06 Shk
0

ryetari PD, Lulzim Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të “Mbretëreshës së valles shqiptare” Lili Cingu

Postimi i plotë i krut të PD, Lulzim Basha:

I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.

Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

Ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët si Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe!

U prehtë në paqe!

Read More
05 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 12 të PD, Tiranë

 

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 12 TË PD, TIRANË

 

-E largët dita, duket sikur ishte largë, kur ishim në një sallë tjetër shumë më të vogël se kjo, të mërzitur, të lodhur nga lufta e pakuptimtë që ishte shpallur Partisë Demokratike dhe demokratëve, vetëm sepse donin të qëndronim në krah të vlerave me të cilat jemi themeluar. Aleancës me perëndimin, një PD euroatlantike, proamerikane, proeuropiane, një Parti Demokratike që beson tek këto vlera që janë liria, demokracia, barazia para ligjit. Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jeë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shoprese. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion.

 

-I kemi sytë plotë gëzim sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari.

 

-Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me groistët për të sjell mallrat ë skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëv. Dhe këtu shikon fermerin e rënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i ktehehen në bekim, i janë kthyer në borxh.

 

-Duhet ta ndjesh dhimbjen e njerëyve. Dhimbjen e prindërve që po u largohen fëmijët ditë për ditë në emigracion. S’ka rëndësi janë të majtë apo të djathtë. Votues të Partisë Demokratike apo ish votues të ëksaj qeverie dhe këtij kryeministri që po i përzë fëmijët ditë për ditë nga shtëpitë e tyre. Duhet ta ndjesh ankthin e sipërmarrjes e cila përballet si një sanduiç. Nga njëra anë nga kostot e rritura të jetesës dhe nga ana tjetër nga kamzhiku I përditshëm i një administrate të verbuar nga klientelizimi. Dhimbjen e profesionistëve që pasi investohen vet apo investon familja e tyre në një arsimim dhe pasi marrin një profesion e gjejnë veten më të taksuarit në ballkan. T’I ndjejmë dhimbjet e njerëzve jo thjesht t’i lexojmë. Shqiptarëveu ka ardhur në maj të hundës me premtime boshe. Ndaj programi ynë i hartuar me ekspertët më cilësor që njeh Shqipëria dhe ata që na qëndrojnë në krah aleatët tanë perëndimor. Është një program që jep zgjidhje realiste.

 

-Natyrisht ne e dimë se çfarë mizash kanë nën kësulë këta me njëri tjetrin dhe ju e dini unë s’jam I batutave, sepse zakonshit batutat bëhen për të heq vëmendjen nga zullumet, por kësaj radhe do të bëj një përjashtim e do t’i përgjigjem me një batutë që e ka shumë qejf: kokat hëngshin me njëri tjetrin. Nuk nab ëhet vonë as për Arben Ahmetajn, hajdut me çizme, pavarësisht se dikush betohet për kokën e tij tani. As për Edi Ramën dhe Erion Veliajn që ky I tregon si pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe as për zinxhirin e një pjesë tani në burg dhe një pjesë nën hetim për inceneratorët. Ajo për të cilën nab ëhet vonë ne dhe shqetësohemi si demokratë është shqetësimi I të gjithë shqiptarëve, që këta kanë vjedhur qindar milionë euro. Prandaj nuk ka para për subvencione për fermerët.

 

-Hallin e kanë nga SPAK. I janë vërsulur SPAK-ut, kur në fakt është hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë. Se ligji deri tani në këtë vend ka qenë vetëm për fukarain, për atë që nuk ka kujt t’i bi në telefon. Këta shkojnë në burg për lidhje telash, ndërsa këta që vjedhin qindar miliona dhe asete publike, shëtisin restoranteve luksoze jashtë shtetit. Kjo nuk është Shqipëria e cila u ngrit rinia dhe u themelua PD 34 vite më parë. Kjo nuk është Shqipëria si gjithë Europa, kjo është Shqipëria si Rusia. Po nuk pate barazi para ligjit i ke la duart me demokracinë. Dhe barazia para ligjit nuk mund të fillojë pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe të fortëve që nuk I prekte dikur ligji. Tani falë reformës në drejtësi që të gjithë e dimë që nuk është bërë nga ngrënësit e kumbullave dhe të dardhave, por është bërë sepse kështu insistuan partnerët tanë dhe fal edhe vizionit tonë për të votuar një reformë konsensuale. Tani që SPAK-u i vë para përgjegjësisë, kanë filluar ta godasin sepse duan ta konpleksojnë, duan ta kontrollojnë apo ta mbysin. Detyra jonë politike është të qëndrojmë në krah të drejtësisë dhe SPAK-ut. Asgjë sështë perfekte, por është hera e parë që një institucion ka kurajon dhe profesionalizmin dhe mbështetjen ndërkombëtare për të bërë atë që ishte e pamundur, për të vënë të fuqishmit para drejtësisë. Ndaj ka dhe do të ketë mbështetjen politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

-Sot duhej të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike për Edi Ramën për akuzat e bëra nga dyshi i tij që është pronari I vërtetë i inceneratorëve, ta vendoste para gjyqit të opinionit public në parlament. Në fund të fundit opozita s’ka shumë pushtete, po këtë mundësi e ka dhe këtë mundësi nuk ia heq dot askush përveç vetes vet. Sot Edi Rama duhej të goyhdohej në parlament për implikimin që I bën dyshi I tij, beniamini I tij I dashur në arrati sepse kërkohet nga SPAK. Por kjo nuk ndodhi sepse u bënë 3 muaj që parlamenti është kthyer në një teatër. Një teatër që luhet nga një grusht aktorësh. Një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre po jo hallin e shqiptarëve. Njëri nuk do listat e hapura dhe thotë ik Enkelejd të vij unë bashkëkryetar. Tjetri ka problem të pambyllura me drejtësinë, tjetri nuk ka projekt politik përveçse të jetë vet deputet.

 

-Alternativa jonë është e qartë dhe s’është dhe vetëm vokacion i demokratëve, është thirrja e kohës për një sistem zgjedhor me lista të hapura për t’i dhënë mundësinë çdokujt që të votojë deputetin apo deputeten që e përfaqëson. Pra të mos hedh një votë të verbër. Së dyti barazia e votës. Si mundet që vota në Tiranë të peshojë më shumë se vota e Vlorës? Ky është shtrembërim i votës i bërë me prapavij politike. Votimi elektronik. Është I shtrenjtë thonë. Sigurisht që është I shtrenjtë kur I çon lekët tek inceneratorët, kur e ke çuar trefish apo katërfish çmimin e kilometrit të rrugës. Por në fakt nuk është asgjë me dëmin që I sjell ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve një demokraci e shtrembëruar që në gen, pra që në zgjedhje. Është një faturë që lahet shumëfish  nga përfitimi që i vjen publikut. Pra zgjedhje të pakonstetuara dhe dhënien fund e javëve të tëra paralizimit të shoqërisë dhe të ekonomisë siç ndodh gjithmonë për procesin e numërimit. Dhe së fundmi, gjysma e shqiptarëve jashtë kufijve janë të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur. Këto janë prioritetet tona, këtu do insistojmë. Por shikojeni ka dy javë që ky debat vlon në Partinë Demokratike, por heshtin të tjerët. Hesht qeveria, heshtin dhe këta që debatin për Reformën Zgjedhore e kanë kthyer në debat për karrige.

 

Read More
05 Shk
0

Deklarimet e Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve, PD kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama

 

NJOFTIM NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE

Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Read More
04 Shk
0

Basha falendëron demokratët dhe uron kryetarët e degëve e sapo zgjedhur të PD në Fier, Patos e Roskovec

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Mirënjohje për demokratët e Roskovecit, Patosit dhe Fierit, falë përkushtimit dhe qëndresës së tyre të pashembullt Partia Demokratike arriti të mbijetojë dhe të nisë ringritjen e pakthyeshme.

Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet.

Urime dhe suksese të përzemërta anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të zgjedhur me votën e demokratëve nga Kuvendet e Degëve Fier, Roskovec dhe Patos.

Eriselda Çelaj,Syrja Misiraj dhe Shezai Sinanaj janë shembuj të qëndresës dhe figura me integritet, me të cilët PD-ja do të fillojë punën për t’u shndërruar sa më parë në një alternativë për njerëzit.

Read More
04 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Fier

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË PD FIER

 

-Më lejoni ta nis këtë takim për njeriun e sakrificës të demokratëve, e në veçanti për ata demokratë që nuk reshtën për ta mbajtur gjallë PD e degës Fier, në veçanti kryetarin e komanduar të degës Fier, z. Agron Kapllanaj. Ky kuvend është shprehja më e gjallë dhe e vërtet që demokratët e Fierit kanë bërë në këto 2 vite të vështira të PD.

-Askush nuk duhet ta harrojë se kjo parti nuk lindi thjesht si një organizatë e thjesht politike. Por si një endër e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Tash 34 vjet degjojmë nëpër foltore drejtuesit e PD që do përmbushim aspiratat e Shqipërisë, por i kemi zhgenjyer. U kemi premtuar ish të përndjekurve që do ta mbajmë fjalën për pronat e tyre, por i kemi zhgënjyer. U kemi premtuar shqiptarëve një Shqipëri me standarte europiane, por që nuk e kemi realizuar. Tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto zotime dhe premtime t’i realizojmë.

-Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëehet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsis. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentat e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mudësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën.

-Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve.

-Sot me vendimmarrjen tonë, do të nxjerrim ekipin që do të angazhojë PD në një kulturë të re politike. Për t’i bindur qytetarët që duan ndryshimin se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve, është Partia Demokratike. Jam i bindur që në këtë proces do të drejtoheni jo nga interesa të vogla. Se nëse do të ishte kështu, sot nuk do të ishit në këtë sallë. Me të njëjtin besim që mbajtët PD gjallë, jam i bidnur se me këtë frymë do t’i drejtoheni edhe qytetarëve që kërkojnë zgjidhje.

-Pyetja e parë kryesore që shqiptarët kanë, është: kush është platforma për ta bërë këtë. PD vizionin e saj e ka kthyer në realitet në parlamentin shqiptar, me propozimin për reformën zgjedhore. Listat e hapura, kush ka më shumë vota të shkojë në parlament. Barazia e votës, që votat e fierakëve të peshojnë njësoj me kuksianët, dibranët, korçarët, etj. Votimi elektronik që do të zgjidh vonesat e proceseve të numrimit. Dhe e fundit vota e diasporës, që në vitet e fundit është rritur tej mase për shkak të largimeve masive dhe që ka peshën e saj. Cili propozim nuk është i mirë? Ndaj duhet ta imponojmë në debatin publik këto propozime jetike dhe që pakica që është në pushtet të ulet e t’i marrë parasysh. Ta vëmë me shpatulla pas murit, duan apo nuk duan listat e hapura, duan apo nuk duan barazinë e votës, duan apo nuk duan votimin elektronik, duan apo nuk duan votën e diasporës.

-Këta të gjithë janë të zhytur në korrupsion. Kjo është arsyeja se pse i janë turur SPAK-ut. E them me bindje se PD është në krah të drejtësisë së re, në krah të SPAK-ut që të vënë para drejtësisë të korruptuarit. SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë që do vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Reforma zgjedhore, mbështetja ndaj SPAK dhe programi që do u japë zgjidhje problemeve, janë tre kolonat mbështetëse të PD për t’u kthyer në shpresë për ndryshim për të gjithë shqiptarët.

 

Read More
04 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Patos

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË PD PATOS

 

– Procesi përmes të cilit vini, është përmes zjarrit. I tillë ishte dhe projekti i përçarjes së PD, sa një skenar që mundësonte mosekzistencën e PD. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Nuk llogaritën demokratët, nuk llogaritën burrat dhe gratë në këtë sallë dhe jashtë saj. Treguan se PD nuk është ndërtuar për interesa të ngushta personale, por si ëndërr për liri, për demokraci, për mundësi, për zhvillim. Mjaftueshëm qëndruan për këto vlera në këto dy vite e kusur. Është fal jush që PD sot qëndroi dhe rezistoi. Qëndruat për vlerat e kësaj partie dhe jo për gropën e zezë të disa individëve. Të thuash të vërtetën ku gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi për t’i dalë sfidës që kemi përpara.

– Gjithësecili prej nesh sot përballet me përditshmërinë e zymtë që ka ardhur. Papunësi, emigracion të niveleve 90-të, një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, si dhe këtu në patos. Rini që po largohet, sipërmarrje që po rrënohen, shëndetësi e rrëzuar përtokë, janë sot realitet që shqiptarët po përballen. Kjo ka bërë që një shumicë njerëzish të heshtur të shpresojnë ndryshimin e kësaj situate. Ndërsa nga ana tjetër një grusht politikanësh dhe oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë, duan ta mbajnë këtë situatë kësjtu dhe na e paraqesin realitetin krejt ndryshe. Se si mund të ketë një vend turizëm me një bujqësi të rrënuar, këtë vetëm ata e shohin.

– PD po projekton rrugën e daljes nga kjo gjendje. Shqiptarëve ju ka ardhur në maj të hundës dhe ne jemi përgatitur që të vijmë para njerëzve me një kulturë tjetër. Duke prekur problemet reale dhe për t’iu përgjigjur atyre. Qeverisja e ardhshme mos të jetë me zakone të vjetra, por me burra dhe gra që nuk e shohin pushtetin për xhepat e tyre, por për interesin e të gjithë shqiptarëve.

– Sprova e parë ishte ta mbajmë Shqipërinë aleate me perëndimin dhe aleatët tanë perëndimor. E dyta tani ku jemi këtu për të bërë një PD për qytetarët dhe për hallet e shqiptarëve. Për këtë ne kemi nisur ndryshimin që nga Reforma Zgjedhore. Le t’i pyesim shqiptarët duan apo nuk duan listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, barazia e votës, votimin elektronik dhe votën e diasporës. Jam i bindur që nuk ka. Këto propozime nuk i duan vetëm ata që e kanë kapur shtetin pasi nuk duan ta lëshojnë kapjen e shtetit dhe ta mbajnë vendin vetëm në një grusht njerëzish.

– Para një jave e treguan se si janë të përfshirë të gjithë në ferat më të mëdha në vend. Që nga kanabizimi i vendit në vitet 2015-2016, tel aleancat me krimin e deri tek afera e inceneratorëeve. Ndaj duan ta kenë në kontroll SPAK-un, pasi e ka vjedhur shtetin me tendera korruptiv. Ndaj ne jemi në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Korrupaioni nuk ka ngjyrë e për këtë kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Ndaj Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK, janë dy prioritete kryesore për PD.

– PD ka bërë gati programin e saj për të gjitha grupet e intetesit, për fermerët, për sipërrmarësit, për pemsionistët, për rininë, e të gjitha shtresat e shoqërisë. Menjëherë pas procesit që kemi nisur dhe pas përzgjedhjes së ekipit që do t’i prijë këtij programi, do të jemi në terren për ta shpalosur këtë program të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore. Çmontimin të monopoleve politike dhe një ekonomi të vënë në shërbim të njerëzve. Demokratët e Patosit kanë demonstruar vizionin, qartësinë politike drejt së ardhmes dhe kjo vihet re edhe nga kandidatët për kryetar të degës së PD Patos.

 

Read More
04 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Roskovec

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, ROSKOVEC

 

-Ne na bashkon një qëllim: ti prijmë ndryshimit. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri. Shumica e njerëzve në Shqipëri. Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëruar. Ata që përfaqësojnë pakicën, duan ta mbajnë këtë gjëndje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëve,  një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish. Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve,  por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetare

-Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përben një kërcenim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po ti ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për tu ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur.

-Ky ankth dhe kjo frike tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos ti zhgënjejmë. Ti provojmë ditë për ditë derisa të vija ditë e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik.

 

Read More
04 Shk
0

Basha takime me qytetarë në Roskovec

 

Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Kënaqësi të takohesha dhe bisedoja me qytetarë dhe tregtarë të Roskovecit.

Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve, që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që siç po tregohet ditë për ditë, shqetësimi i tyre ka qënë si të grabisin sa më shumë nga paratë dhe pasuritë e shqiptarëve

Ne do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, duke ofruar një alternativë të re dhe një program që i garanton vendit zhvillim ekonomik, mundësi punësimi dhe një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

Read More
04 Shk
0

Basha mesazh të rinjve: Bëhuni gati…

 

Alternativa jonë do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë. Sepse transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi.

Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë “Bëhuni gati”: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme.

Read More
03 Shk
0

“Rinia dhe Inteligjenca Artificiale”, Basha takim me të rinj të FRPD

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME TË RINJTË E FRPD

 

-Inteligjenca artificiale vjen sot me të mirat e saj por dhe me kërcënime. Të mirat për ekonominë dhe të këijat e saj për informacione të pavërteta dhe për të ndryshuar realitetim. Dhe këtu vijmë në një udhëkryq që ndodhet në Shqipërisë të autokracisë politike dhe ekonomile të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi, sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre.

-U kam thënë bashkëpunëtorëve të mi ppr dhe juve këtu, nuk ka qëllim më të madh për PD që ta kalojmë stafetën e zhvillimit ekonomik të vendit në duart e të rinjve.

-Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindark që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë.

-E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet.

 

Read More