Blog

27 Jan
0

“Dy vjet me rradhë Berisha bëri të njëjtat akuza si Rama”, Kulluri: Ai që i dha pushtet Edi Ramës ishte Sali Berisha me marrëveshjen e 2008

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Ai qe i dha pushtet Edi Rames ishte Sali Berisha me marrëveshjen e 2008, qe edhe sot duke tentuar te bllokoje e kontrolloje Komisionin e Reformes Zgjedhore kerkon ta mbaje ne pushtet.

 

Dy vjet ne rradhe Sali Berisha beri te njejtat akuza si Edi Rama ndaj Lulzim Bashes vetem pse u pezullua nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike. Pikerisht duke perdorur historite e sajuara me ndihmen e Mcgonigal e qe tashme jane tretur nga organet hetimore amerikane.

 

Pse Sali Berisha nuk u tregon shqiptarëve kush ishin njerezit e tij te afert qe dhane deshmi te rreme kunder Lulzim Bashes tek Mcgonigal? Apo dhe per kete do kerkoje falje?! A eshte ndonjehere i vertete ky njeri?

Mjafton te pergjigjet.

 

Sot Sali Berisha per interesa te tij ka nxjerre nga funksioni parlamentin, njesoj si atehere qe bente thirrje për djegjen e mandateve e mos hyrjen në zgjedhje (deklarata publike ku mburret madje), e me pas ja faturonte kete vendim Lulzim Bashes duke hedhur gurin e fshehur doren!

 

Sa me shume sulmon Sali Berisha, Edi Ramën dhe anasjelltas, aq më i madh eshte pazari mes tyre. Deshmia e ketyre sulmeve eshte dhe kulla 64 kate në mes të Tiranes ku nuk merret vesh se ku mbarojne aksioneret e Foltores e ku fillojne ata te Rilindjes. “Kundershtare ne parlament por ortak ne beton”, eshte sllogani i ortakerise se 2008! Ndertim te mbare!

 

Por nese duan vertete ti japin shprese Shqiperise e jo “rrugices”, le te mbeshtesin propozimet e Partise Demokratike per miratimitin e Kodit Zgjedhor duke u mbeshtetur ne vendimet e Gjykates Kushtetuese!

Read More
27 Jan
0

“Shqipëria i vetmi vend në Evropë që pronari nuk i gëzohet pronës së vet”/ Basha: I qëndroj angazhimit tim dhe të PD-së për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës

 

Gjatë konferencës së tij për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, veç të tjerash, u ndal edhe në çështjen e ish-pronarëve, të cilët, sipas tij, kanë 33 vite që zvarriten dhe janë degdisur në grupin më të diskredituar në Europë, sepse nuk gëzojnë një të drejtë themelore, siç është ajo e pronës.

 

“I drejtohem pronarëve dhe atyre qindra mijërave familjeve, që kanë 33 vite, që sa Partia Socialiste, ish-Partia e Punës që ua mori pronat me Enver Hoxhën, sa Partia Demokratike që u premton sa herë vjen fushata dhe ju lë me gishtë në gojë kur qeverisë, i kanë degdisur në grupin më të diskriminuar në Europë, sepse nuk gëzojnë dot një të drejtë themelore, të drejtën e dytë më të shenjtë themelore pas të drejtës për jetën, që është e drejta e pronës.”

 

Deklaratat Basha i bëri, ndërsa përmendi shifrën prej 30 milionë euro, që qeveria dhe Edi Rama ia kanë marrë buxhetit të ish-pronarëve, për t’ia kaluar ato AlbControlit, për ta shpëtuar nga falimenti. Kreu demokrat shtoi se Partia Demokratike nuk mund t’i iki përgjegjësisë së saj ndaj kësaj shtrese të rëndësishme dhe shprehu angazhimin e tij për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronës në vend.

 

“Partia Demokratike është vetëdijësuar dhe se mizore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë AlbControlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet i tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike, që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë i pari.”

 

Kreu demokrat solli në vëmendje se Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi dhe tha se ai i qëndron atij angazhimi.

 

“Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona nuk është e pazënë, i rikthehet menjëherë pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish-pronari. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm si në vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve.” – përfundoi Basha.

 

Read More
27 Jan
0

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka, publikon shkresën për shkrirjen e teatrit Migjeni: Mos hyni në histori si shkrirës teatrosh. Artistët të mos kthehen në ushtarë për një rrogë e pastaj patronazhistë për një votë

 

REAGIM I NËNKRYETARES DHE DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, FLUTURA AÇKA

 

Pse u mërzitën sot kaq shumë çunat e Shkodrës?!

Ja shkresa, bashkë me fjalën magjike.

Nëse është normale që nga aktor shkodran të quhej në organikën é bashkisê karpentier, atëherë diçka nuk shkon me Shkodrën, jo me botën.

Njerëzit e kulturuar të Kulturës Shqiptare, nuk kanë nevojë të kthehem në organikë bashkie, që pastaj të kthehen në ushtarë për një rrogë e pastaj patronazhistë për një votë.

Këtë transformim njerëzor é kulturor që sjell politika po ngre si shqetësim. Pse u idhnut kaq shumë?

Pastaj unë për Nderin tuaj po flas, që të mos hyni në histori si shkrirës teatrosh, por si mbajtës tē autoritetit të lartë të Teatrit Migjeni! Ka ēshtë!

 

Read More
27 Jan
0

“Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët?”, nënkryetarja e PD, Flutura Açka: T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh

 

REAGIM I NËNKRYETARES DHE DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, FLUTURA AÇKA

 

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

 

Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie?

 

T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh.

 

Të gjithën é bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet.

 

Që identiteti i saj të fillojë me ju!

 

A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

Read More
27 Jan
0

Eralda Tase Bano: Përgëzime studentëve të mjekësisë dhe Gjykatës Kushtetuese që nuk lejuan kalimin e ligjit antikushtetues që kufizonte mjekët e rinj

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ERALDA TASE BANO

 

 

Të dashur studentë të mjekësisë,

 

Më lejoni t’ju përgëzoj nga zemra për atë çka dëshmuat përpara të gjithë shqiptarëve se qëndrueshmëria juaj dhe e drejta juaj prevaloi mbi tiraninë e këtij pushteti persekutues.

 

Gjej rastin të përgëzoj Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk lejoi kalimin e zbatimin e këtij ligji absurd sikundër e kemi analizuar që në krye të herës dhe na dha të drejtë duke konfirmuar përfundimisht elementet antikushtetuese të këtij ligji.

 

Jemi sot në pikën kur ky ligj do të rikthehet në parlament. Do të duhet punë dhe analizë e detajuar, për të sjellë në formë një projektligj i cili idealisht do të influencojë në përmirësimin e mungesave të theksuara në mjekë.

 

Mbetet për t’u parë sesi qeveria do t’i kundërpërgjigjet këtij impulsi dhe si do të veprojë Universiteti i Mjekësisë Tiranë me vendosjen e tarifave të cilat në rast mosaplikimi të kontratës së detyrueshme, me rregull nuk duhet të aplikohen pasi çmimet absurde të dala nga këto institucione janë të papërballueshme nga studentët.

 

Nga ana tjetër mbetet për t’u vëzhguar AKFAL – Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe si do reagojë kjo agjenci në terren të këtij projektligji.

 

Në vazhdim, ashtu sikundër edhe gjatë protestave, Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë fort kauzën e studentëve të mjekësisë me gjithë arsenalin dhe mjetet që kemi në dispozicion.

 

Lufta vazhdon dhe pse beteja e parë u fitua.

 

Faleminderit!

Read More
26 Jan
0

Kryetarja e grupit të Këshilltarëve të PD në bashkinë Tiranë, Enriketa Papa: Pikepyetje mbi arsyen e prishjes së ndërtesës së ish-kinema Dajtit

 

DENONCIMI I KRYETARES SË GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË PD NË BASHKINË TIRANË, ENRIKETA PAPA

 

Ne mbledhjen e javes qe vjen te Keshillit Bashkiak te Tiranes, do te diskutohet/vendoset per shembjen e „Qendres Ten“, ish kinema Dajti, ne Rrugen „Myslim Shyri“.
Ajo qe bie ne sy nga relacioni shoqerues i projekt-vendimit eshte fakti, qe kjo godine mes dy pallateve, pershkruhet si e demtuar nga termeti i 26 nentorit 2019, dhe ndaj duhet shembur.
Ne raport jepet dhe ekspertiza e bere nga Instituti i Ndertimit me 28.11.2019 te nenshkruar nga ish drejtori, Hysenlliu, qe rekomandon rikonstruksionin e godines. Nga studimi i dokumentacionit teknik i akt ekspertizes se thelluar u konkludua, se „struktura e objektit duhej te riaftesohej, pershtatej dhe permisohej“.
Akt ekspertiza e thelluar iu dha per oponence firmes „Taulant shpk“, e cila rekomandoi perforcimin duke dhene dhe nje preventiv prej 22,916,000 leke me tvsh.
Por ne relacion permendet se kjo vlere e krahasuar me vleren totale te ndertimit te objektit nga e para, duke ju referuar kostove te ndertimit ne treg eshte e barabarte me: 10,597,290 leke.
Pra si perfundim, drejtoret dhe specialistet e Bashkise Tirane, konkludojne relacionin, duke theksuar se „mund te themi se akt ekspertiza per objektin „Qendra Rinore Ten“, Tirane, eshte e detajuar dhe e bazuar ne studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore te plota. Gjithashtu oponenca teknike e akt ekspertizes se thelluar ka dale ne perfundimin se: „Nga analiza e kesaj ekspertize dhe vleres se punimeve te rikonstruksionit, dhe perforcimit, dalim ne perfundimin qe godina e vjeter e ish kinemase se objektit „Qendra Rinore Ten“. Rruga „Myslym Shyri“, Bashkia Tirane duhet te prishet dhe tw ndertohet nga e para.“

Pra arsyeja e shembjes, sipas Bashkise Tirane, eshte argumenti se vlera e rikonstruksionit eshte me e madhe se e shembjes. Bashkia e bazon argumentimin ne nenin 35, te Akt normativ, dhe se kete vlere te dyte ia ka konfirmuar dhe shkresa e derguar me 29.5.2021 drejtori aktual i Institutit te Ndertimit, me nje shkrese oponence teknike.

Cdo behet me dy pallatet, mes te cilave eshte vendosur ish kinema Dajti?

A jane demtuar edhe ato pallate nga Termeti i 26.11.2019?

Bashkia do te rindertoje nje ndertese nje kateshe mes dy pallateve, sic ka qene ndertesa e ish kinema Dajtit?

Pse Bashkia Tirane ne relacionin per prishjen e godines, jep edhe firmat qe do te realizojne prishjen e saj, firmat Pepa shpk, per te zbatuar prishjen e nderteses, me te cilen paska nenshkruar kontrate sipermarrjeje, me 20.3.2023. Dhe ky zbatim do te mbikqyret nga firma Tower shpk, sipas kontrates se 15.2.2023.

Per cfare jane kontraktuar keto firma, qe nje vit me pare?

Read More
26 Jan
0

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Katër çështje kam për të parashtruar, që kanë të bëjnë me katër zhvillime aktuale dhe prej disa javësh. Duke filluar me aktualet, ndonëse është një çështje që shkon përtej kufijve të Shqipërisë, madje përtej kufijve të rajonit, është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë, natyrisht me Kosovën dhe rajonin dhe kjo është miratimi I djeshëm unanim në Komitetin për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës I tre dokumenteve të propozuara nga unë në cilësinë e raportuesit mbi një temë për të cilën kemi raportuar gjerësisht, por që unë nuk kam pasur rastin ta diskutoj me ju apo me publikun që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve dhe pasurive sovrane të Rusisë, të Federatës Ruse të gjendura jashtë Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të procesit të rimëkëmbjes, rindërtimit dhe në tërrësi të ndihmës ndaj Ukrainës.
Ka qenë një process I gjatë që ka nisur që vitin e kaluar, që do të vazhdojë, shpresoj pas miratimit të Komitetit politikë dhe hapat e tjera administrative të këtij procesi do t’I paraqitet asamblesë parlamentare në seancë plenare për miratim dhe do të konkretizohet në një instrument ndërkombëtar dhe në një fond ndërkombëtar, ku shtetet të cilat kanë në posedim fonde, asete, pasuri të Federtës Ruse do t’I transferojnë këto pasuri dhe pastaj do të administrohen për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Qeverisë, shtetit, por dhe individëve dhe entiteteve të tjera natyrore dhe ligjore të Ukrainës.

Padiskutim që roli im si reporter nuk është thjesht dhe vetëm një titull personal. Unë jam atje si pjesë e delegacionit parlamentar të Parlamentit të Shqipërisë dhe e kam marrë këtë përgjegjësi edhe me vetëdijen e plotë se përfaqësoj atje edhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, madje do të thoja të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo sa I takon qëndrimeve tona të drejta në raport me luftën, me luftën, me agresionin e Federatës Ruse, kundër Ukrainës. Vlen të theksohet që ky vendim I djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm në senatin e SHBA, ku komisioni I punëve të jashtme I senatit amerikan, ka miratuar një projektligj I cili shtron rrugën për një qasje të tillë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe kam qenë në koordinim të vazhdueshëm me ligjvënës dhe ekspert si në SHBA ashtu edhe me vende të BE. Dhe nga kjo pikëpamje dy janë konkluzionet kryesore që dua të ndaj sot me ju, publikun: Konkluzioni i parë, padiskutim ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që është një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri. Nuk është thjesht një luftë midis dy shteteve, një agresori në këtë rast Rusisë, dhe një vend që mbrohet, Ukrainës. Por është një nga tre qendrat e mëdha të një konflikti të ri që përvijohet në nivel global. Dhe dy nga këto qendra të konfliktit tashmë kanë kaluar, si me thënë nga konflikt I ftohtë, luftë e ftohtë, në konflikte të nxehta, njëra prej tyre është Ukraina, tjetra padiskutim është Lindja e Mesme. Por ndarja nuk është thjesht dy palë që konfliktojnë. Ndarja është nga njëra anë janë fuqi autokratike, të cilat nuk besojnë tek demokracia, nuk besojnë tek liria individuale, nuk besojnë tek liria e shtypit, tek liritë politike, tek liritë ekonomike dhe nga ana tjetër ushqejnë ambicie revizioniste, që mos të kujtojnë këta të terminologjisë marksiste, revisionist e kam në kuptimin që duan diçka që nuk e kanë dhe që mendojnë se u takon atyre. Dhe në këtë rast kjo diçka mund te jetë territory që I takon një shteti tjetër, ndryshim kufijsh dhe në tërrësi të imponojnë një mënyrë jetese ndryshe nga mënyra e jetesës e palës tjetër, që janë demokracitë e globit. Janë vendet e NATO-s, janë demokracitë e globit nga Japonia, Australia e kudo tjetër.

Ç’ka të bëjë ky konflikt me Shqipërinë? Ç’ka të bëjë ky konflikt me interesin tonë si shqiptarë? Në një kuptim të drejtpërdrejt apo të ngusht ka të bëjë sepse mesazhi që dërgohet në një hap të tillë, është një mesazh që I dërgohet jo vetëm Putinit, apo agresorëve në këto dy qendra të konflikteve botërore. Këto dërgohen edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor, kur në shtatortë vitit të kaluar u tentua e njëjta gjë, me të njëjtat mënyra dhe me të njëjtatat mjete, ndonëse në volume të ndryshme, siç po tentohet në Ukrainë. Dhe e kam fjalën padiskutim për sulmin të orkestruar në Banjskë, ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet I ri në terren. Një realitet I një ndarjeje faktike, I një pushtimi faktik të territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj mesazhi që dërgojmë përmes një instrumenti të tillë, konfiskimit të pasurive që një shtet aggressor I ka në vendet e tjera, është një mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë, por edhe për agresorët potencial në Ballkanin Perëndimor.

Ky është një vlerësim I ngusht. Në vlerësim më të gjerë, padiskutim I kthehem asaj që thash edhe javën e kaluar. Renditemi apo duhet të renditemi, lypset për interesin e sigurisë kombëtare apo për interesin tonë kombëtar, të renditemi pa asnjë dilemë, pa asnjë ekuivok në krah të aleancës së vendeve demokratike, në krah jo thjesht të NATO-s, por të vlerave që NATO mbron dhe promovon. Dhe kjo lloj renditje nuk është thjesht dhe vetëm ushtarake, është në kushtet ku po zhvillohen këto ngjarje edhe ushtarake, por nuk është thjesht ushtarake. Dhe më lejoni t’iu shpjegoj se çfarë kam parasysh me këtë: Së pari, vendet e aleancës, por dhe vendet e tjera demokratike, duhet të qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit, në veçanti në rreziqe të tilla. Dhe për Shqipërinë është e domosdoshme që të qëndrojë në krah të Kosovës. Siç po qëndron NATO përmes prezencës së KFOR-it, vendet individuale, po kështu duhet të qëndrojë dhe Shqipëria.
Ndaj siç e njoftova në takimin tonë të fundit para një jave, këtë të hënë bëra realitet dërgimin në Kuvend të një kërkese për një amendim të buxhetit, i cili në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme propozon alokimin e 50 milionë eurove nga buxheti aktual si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve që pata edhe me përfaqësues politikë të Kosovës Këshillin e Europës, por edhe komunikimeve telefonike, konstatova me kënaqësi që e kanë mirëpritur këtë propozim, nuk ka se pse mos ta mirëpresin. Për fat të keq java ka qenë e dominuar nga zhvillime dhe pseudozhvillime të cilat nuk I kanë dhënë mundësinë përfaqësuesve të qeverisë të shprehen mbi këtë amendament. Nuk po paragjykoj, sepse nuk dua të paragjykojm nuk dua të besoj që edhe një çështje kaq e rëndësishme do të futet në vorbullën e debatit mjeran të politikës së ditës. Por po kështu po theksoj që kjo nuk është një çështje që mund te presë pafundësisht. Është një çështje që kërkon debat, diskutim, adresim dhe shpreoj miratim të përgjegjshëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

 

Ndaj ndonëse është një çështje që është shmangur nga deklarimet, për fat të keq është shmangur me stil edhe nga debati mediatikm dua ta rikthej sot në vëmendje sepse koha nuk pret. Dhe Shqipëria nuk mund të mbesë prapa në detyrat që ka për sigurinë e vet kombëtare dhe sigurisht për sigurinë kombëtare, integritetit territorial sovranitetin dhe mbarëvajtjen e punëve, sigurinë në Republikën e Kosovës. Ana e dytë është pak më e komplikuar. Nuk ka të bëjë thjesht me dimensionin ushtarak. Vende të cilat ka korrupsion masiv, vende të cilat nuk kanë zgjedhje të lira, vende të cilat minojnë lirinë e medias, vende të cilat rrënojnë lirinë e individit, vende të cilat shpërblejnë klientelizmin ekonomik të qeverisë dhe ndëshkojnë konkurrencën e lirë të sipërmarrjes, janë vende të cilat nuk I kontribuojnë aleancës së vendeve demokratike. Përkundrazi, sabotojnë dhe rrënojnë themelet e kësaj aleance. Dhe këtu vlen për të pyetur ku është Shqipëria? Jo thjesht nga pikëpamja ushtarake, por dhe nga pikëpamja e demokracisë, të shtetit të së drejtës, të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të konkurrencës ekonomike. Përgjigjja për këtë pyetje nga unë, nga Partia Demokratike është e qartë, por përgjigjja për këtë pyetje është po kaq e qartë edhe nga raportet authoritative ndërkombëtare, është mysybet. Në pothuajse çdo tregues, Shqipëria renditet tek të fundit. Dhe kjo përtej mangësive që Shqipëria ka në mbrojtjen kombëtere dhe sigurinë kombëtare. Përbën një shqetësim, sepse siç është thënë dhe duhet përsëritur, aleanca është si ai zinxhiri, është po aq e fortë sa hallka e tij më e dobët. Dhe Shqipëria është sot një hallkë e dobët e kësaj aleance. Përtej gjuhës diplomatike, komplimenteve et, etj, është një hallkë e dobët e kësaj aleance. Çfarë duhet bërë? Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë, duhet bërë gjithçka për të forcuar shtetin ligjor dhe për t’i dhënë fund pabarazisë para ligjit dhe pabarazisë ekonomike. Ta fillojmë me të dytën. Javën e kaluar ngritën shqetësimin se e vetmja gjë që po fillon të funksionojë sa I takon shtetit të së drejtës që është SPAK-u, tani po targetohet, po shënjestrohet nga qeveria. Pra e vetmja gjë që duket se është shkëputur nga rutina e dështimeve të njëpasnjëshme, që është SPAK-u, hetime anti-korrupsion, hetimet kundër krimit, po vihet në shënjestër nga qeveria.

Javën e kaluar ndfava me ju një informacion dhe po kështu publikisht kërkova të përgënjeshtrohem nëse informacioni ishte I pasaktë. Përgjigjja ka shtuar dyshimet në vend që t’i pakësojë ato. Qeveria ka rrefuzuar të hedh poshtë pa ekuivoke këtë informacion. E ka fshehur, e ka sheqerosur, por nuk kemi një refuzim të prerë. Dhe ky përbën një burim shqetësimi të madh jo vetëm për mua si kryetar i Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike, por një shqetësim të madh për publikun shqiptarë dhe për fatin e shtetit të së drejtës ku siç e thash, e vetmja reze shprese është funksionimi I hetimeve kundër korrupsionit. Ndaj dua ta përsëris edhe njëherë fare qartë, nëse qeveria apo qeveritarë të tjerë duke filluar nga kryeministri nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para përgjegjësisë ligjoretë zyrtarëve të lartë të qeverisë kanë ndërmend t’i përgjigjen me presion ndaj Strukturës së Posacme anti-korrupsion që nga niveli I hetimit i prokurorëve dhe I gjyqtarëve, atëherë duhet të llogarisin në kundërshtimin më të fortë e më të hapur të Partisë Demokratike dhe të gjithë aleatëve tanë. SPAK-u dhe Reforma në Dejtësi nuk janë perfekte padiskutim, por janë I vetmi shans që ky vend ka njohur në 33 vite për t’I dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj, për Partinë Demokratike, për mua personalisht është pa asnjë ekuivok, pa asnjë relativizim imperative mbështetja pa kushte ndaj SPAK-ut. Dhe duke thënë pa kushte, edhe njëherë, nuk është perfekt, por një mbështetje me kushte është njësoj sikur pushteti i tretë t’I kthehet parlamentit apo qeverisë dhe t’i thotë të kemi kapur në korrupsion, porn ë qoftë se nuk do të hetohesh hiq dorë nga politika, hiq dorë nga pozicioni që ke. Natyrisht që edhe kjo do të ishte e paprincipt. Pushtetet nuk janë aty që t’i vënë kushte njëri-tjetrit, që ta kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë okulte, janë që të balancojnë dhe të kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë kushtetuese. Dhe kontrollet kushtetuese të drejtësisë janë të plota dhe të mëshiruera në konfigurimin aktual kushtetues përfshirë dhe pushtetet aktuale të parlamentit. Parlamenti kështu siç është ka mjaftueshëm pushtete për të kontrolluar mbarëvajtjen e punës me dy pushtetet e tjera. Punë tjetër që me pushtetin ekzekutiv nuk i bëjnë dot sepse është në një noter të pushtetit ekzekutiv, ky është një mëkat I 2008-ës, I ndryshimeve kushtetuese të 2008ës, porn ë tërrësi parlamenti ka të gjitha kompetencat që I nevojiten për të kontrolluar pushtetin e drejtësisë në kuptimin kushtetues dhe nuk ka nevojë për asnjë instrument tjetër shtesë. Ta themi këtë fare qartësisht, sepse me lojra fjalësh mund të thonë jo po s’e kemi komision, jo po se kemi për SPAK-un por e kemi për institucionet e pavarura. Në qoftë se I ka kapur paniku nga hetimet e SPAK-ut ndaj korrupsionit, urimi im dhe jam I bindur që është urimi I çdo shqiptari të djatht e të majtë është: j’ua shtoftë Zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK-ut, j’ua shtoftë Zoti panikun, J’ua shtoftë Zoti ankthin, i lëntë pa gjumë. Por në qoftë se nuk keni panik dhe keni shqetësime të ligjshme, atëherë mënyra për ta trajtuar këtë janë brena rendit kushtetues, janë brenda Kushtetuetës. Nuk ka nevojë për të shpikur instrumenta për të qetësuar frikën, ankthin, panikun që disa kanë nga hetimet që SPAK-u ka nisur.

Tani vijmë tek komponenti tjetër që është ai I demokracisë, që ka të bëjë me Reformën Zgjedhore. Për fat të keq teatri me regji të Edi Ramës dhe me përfitues kryesor Edi Ramën, pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komisionin e reformës zgjedhore. Por komisioni i reformës zgjedhore u zhvillua në formatin online dhe ka miratuar kalendarin për punimet apo për raundet e tjera të këtij komisioni. Thirrja ime në praninë edhe të bashkëkryetarit Alibeaj, ndaj çdokujt që nuk e ka me hile, që nuk bën lojëra personale është t’i lërë alibitë, t’i lërë lojërat personale dhe të bëhet pjesë e komisionit. Prioritetet tona janë edhe njëherë të qarta: Listat e hapura, kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Në qoftë se ka kryetar partish që nuk u pëlqen kjo, e them fare qartë unë nuk jam njëri prej tyre. Kush merr më shumë vota, kush çmohet nga qytetarët e vet se e gëzon këtë besim, ai bëhet deputet apo deputete. Barazi vote, jo 8500 vota për t’u bërë deputet në Vlorë dhe 13500 vota për t’u bërë deputet në Kukës. Dhe propozimi ynë për ta zgjidhur këtë pabarazi, është Shqipëria një zonë elektorale, si Kosova, si Hollanda. Votim dhe numërim elektronik. U provua në 3 palë zgjedhje që funksionoi, pati 0 vota të pavlefshme dhe numërimi elektronik shmangu ditë, javë të lodhshme me kosto njerëzore dhe ekonomike, si dhe përplasjet e paevitueshme mes kampeve që konkurrojnë në fushata zgjedhore. Dhe jo për nga rëndësia, por e fundit sepse duhet të plotësohen këto kushte vota e diasporës. Në qoftë se ka ide të tjera për këto çështje, sigurisht që duhet t’i dëgjojmë këto ide. Por debate edhe këtë javë ishte, ik Enkelejd të vij Oerdi. Ky ka qenë debate, e kuptoni sa mjerushëm! Dhe kush fërkon duart, dikush tjetër që nuk i don listat e hapura. Dikush tjetër që ka 3 palë zgjedhje që kapet nga misionet e monitorimit në shkelje të parimeve dhe parametrave elementar të zgjedhjeve.

Nuk po arrijmë dot në një devat public mbi çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët, sepse duan ta mbajnë debatin këtu. Po kujt I bëhet vonë për emrat e përvetshëm? Kujt I bëhet vonë se ulet apo nuk ulet x në atë karrige? Njerëzit duan të shohin shpresë. Dhe që të shohin shpresë duhet që të shohin që ata kanë në duar për të ndryshuar diçka. Dhe që të shohin që e kanë në duar të ndryshojnë diçka, duhet të kenë besim tek zgjedhjet. Besim I cili është I rrënuar bashkë me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe bashkë me rritjen e fenomeneve të tilla siç është shit-blerja e votës dhe intimidimi I votuesve. Dhe për këtë PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje dhe me pelivanllëqe për të fshehur interesa personale. Në lojë janë interesa publike, interesa kombëtare. Është inetersi I qytetarëve shqiptarë. Dhe përpjekja për ta future këtë në një lojë me porta të vogla për inetersa personale, është e destinuar të dështojë, duhet të dështojë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për inetersa të vogla personale.

Duke u futur edhe këtë jave, duke e reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila pëfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm I pallogaritshëm qindar mijara familjeve shqiptare. Ku kanë kaluar 11 ligje dhe vendime pa diskutim, mes tyre edhe rialokimi I 30 milionë eurove që fillimisht ishin të destinuar për pronarët dhe që tani me këtë vendim i shkojnë ALB Control-it. I shkojnë ALB Controlit sepse ERO Control nuk paguan më, sepse ia paguan Beketit ato lekë. Ato lekë që siç e keni parë me dhjetëra herë që u betua e u përbetua Edi Rama që nuk do marrë asnjë qindarkë, miliona euro i merr Beketi nga arbitrazhi që ka fituar dhe I merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel. Miliona euro dhe ngelet Alb Control pa para, Agjencia e Kontrollit të Fluturimeve Ajrore në Shqipëri. E çfarë bën, i heq paratë nga kompensimi i pronarëve dhe ia çon Alb Controlit, de fakto ia çon Beketit. Dhe e gjitha kjo kalon pa debat. Ky është rezultati I mjerë i mos opozitës, I bilbilave, i aksionit të dështuar që vetëm sa fuqizon Edi Ramën, e bën më arrogant, më arbitrar dhe dëmton palcërisht interest e qytetarëve, që dëmton palcërisht edhe prioritetet programore të Partisë Demokratike. E cila për herë të parë i një kohe të gjatë ka dalë me një program konkret për çështjen e pronarëve dhe për çështjen e të përndjekurve.

Për ta përfunduar, i drejtohem dhe atyre qinra mijëra familjeve që kanë 33 vite që sa partia socialiste, ish partia e punës që ua mori pronat me Enver Hoxhën, sa Partia Demokratike që u premton sa herë vjen fushata dhe ju lë me gishtë në gojë kur qeverisë, i kanë degdisur në grupin më të diskriminuar në Europë, sepse nuk gëzojnë dot një të drejtë themelore, të drejtën e dytë më të shënjtë themelore pas të drejtës për jetën, që është e drejta e pronës. Së pari dua t’u them që Partia demokratike është vetëdijësuar për fajet e rënda në raport me ju dhe të përndjekurit politikëm por meqënëse ky ligj preku drejtpërdrejtë pronarët, poi u drejtohem atyre. Dhe se misore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë Alb Controlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet I tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisëur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë I pari pavarësisht se nuk kam qenë në këtë portofol drejtpërdrejtë, pork am përgjegjësinë time si ligjvënës i Partisë Demokratike dhe si anëtarë I kabineteve të Partisë Demokratike.

Pronarët nuk janë një grusht kulakësh të fshehur diku siç përpiqen ta portretizojnë akoma riciklimi I filmave të kohës së dikataurës. Pronarët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë nga 600 deri në 900 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Moszgjidhja e çështjes së pronës është një nga sëmundjet që e mban Shqipërinë të mbërthyer në shtratin e lëngatës ekonomike dhe sociale. Çfarë dua të them me këtë? Jemi I vetmi vend në Europë ku pronari nuk i gëzohet dot pronës, nuk I gëzohet dot shtëpisë së vet, nuk I gëzohet dot tokës së vet sepse nuk ka letrat e pronës. Zgjidhja e këtij problem ndihmon jo vetëm pronarët të cilëve u është mohuar e drejta e pronës në këto 33 vite, pasi ia mori pronat komunizmi, por fut ekonominë shqiptare në shekullin e 21-të. Sot ekonomia shqiptare është në shekullin e 14-të. Sepse që atëherë Henri i 8, Francua Heopa, Karli i 5, apo Sulemajni I Madhërishëm, iu dhanë mundësinë subjekteve të tyre në Perandorinë Osmane, në Perandorinë e Augzburgëve, në Mbretërinë e Francës, në Mbretërinë e Anglisë, që pronën ta kthenin në para dhe paranë ta kthenin në pronë. Në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ke pronë por nuk e hipotekon dot sepse s’ke letrat, s’merr dot kredi as për ndonjë mjekim apo tjetër hall lrag qoftë, as për të çuar fëmijën në shkollë as për të bërë një investim. Prandaj kush e shikon këtë vetëm si një problem të ngushtë vetëm të pronarëve, duhet të hapë sytë, e shikon shumë cekët. Problemi i pronës është problem i çdo shqiptari. Është problem I ekonomisë shqiptare, është problem i të ardhmes tonë. Zgjidhja e këtij problemi e fut Shqipërinë në modernitet, I jep fund privitimizmit që është produkt nga njëra anë I qëndrmit armiqësor të ish partisë së punës dhe një pjesë të saj nga paratia socialiste ndaj pronarëve dhe i qëndrimeve dallaveraxhiu i një pjesë jo të vogël të Partisë Demokratike gjatë kohës që ka qeverisur me idenë që do të krijonin klasën tonë të pronarëve dhe jo që të çonim pronën tek i zoti. Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi. Dhe dot dua ta afirmoj para qytetarëve që unë I qëndroj 100% këtij angazhimi.

Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona është e pazënë I rikthehet pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish pronari. Rikthim i menjëhershëm tek pronari i ligjshëm. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm sin ë vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Jo me 2%, 3% shpronësimi i dytë që bëri kjo qeveri dhe e sanksionoi me ligje parlamenti e me vendime të padenja. Të gjitha këto vendime sipas angazhimit të Partisë Demokratike, timin personal me të gjitha shoqatat e pronarëve, të gjitha këto angazhime janë angazhime të cilat unë i përmbahem. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë, janë ndryshime të cilat do të prishen. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve. Ama pagesa e kësaj fature, vetë nisja e këtij procesi dhe dhënia e besimit se çështja e pronës do të zgjidhet një herë e mirë në Shqipëri është fundi I pasigurisë që ka kapluar çdo familje shqiptare që vuan nga gjendja primitive e regjimit të pronave në Shqipëri. Padiskutim që kjo nuk është një çështje që mund të shterohet në një konferencë për shtyp. Ndaj shumë shpejt me ekspertët tanë dhe në prani edhe të përfaqësuesve të pronarëve, por edhe të tjerë ekspertm përfaqësuesve, sepse siç u thashë çështja e pronave është çështje e çdo shqiptari do të shpalosim në detaje programin tonë për pronat që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me angazhimin tonë ndaj pronarëve dhe të përndjekurve, pork a të bëjë siç u thash në futjen e Shqipërisë në modernitet dhe lënien pas të 33 viteve abuzim me pronën dhe me pronarët. Por kjo që ka ndodhur ditën e enjte është një turp, është një marrëzi, është një krim, i dyfishtë. Nga njëra anë fshihet fakti që përkundër përbetimit të tij po paguan dhjetëra milionë euro Beketit dhe nga ana tjetër këto para hiqen nga fondi i kompensimit të pronarëve. Më e dhimbshme që e gjitha kjo bëhet nën koperturën e mosfunksionalizimit, mbajtjes së parlamentit në një gjendje ku nga njëra anë pretendohet se ka mos bindje civile, por nga ana tjetër qeveria kalon çdo masë që dëshiron, edhe masa të tilla abusive. Kjo duhet të marrë fund. Dhe çfarëdo motivi të kenë pasur projektuesit e kësaj strategjie, vjen një kohë ku mjaftë është mjaftë. Strategjia nuk ka dhënë asnjë rezultat, përkundrazi është kthyer kundër, Rama është më i pushtetshëm, më arrogant, masat që merr dëmtojnë palcërisht interest e qytetarëve dhe dëmtojnë po kështu edhe transparencën publike sepse nuk i jepet mundësia opozitës të paktën të ngrejë zërin dhe të hedh hapa të tjerë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe hapat e tjerë që i mundëson ligji deri në kallëzimet penale për shpërdorimin e detyrës apo masa të tjera në këtë drejtim.

 

Data: 26.01.2024

Read More
26 Jan
0

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka: Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve? Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit

 

REAGIMI I NËNKRYETARES SË PD, FLUTURA AÇKA

 

 

Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?

 

Kjo është pyetja publike për çdo deputet të sotëm të Parlamentit shqiptar. Do t’i lutesha medias që t’ua bënte secilit prej nesh këtë pyetje publikisht.

 

Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit.

 

Të gjitha fjalëritë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votēbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet.

 

Jemi apo nuk jemi ne të 140-të deputetë më 2025 nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është të ketë mundësi të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare.

 

Të tjerat zgjidhen:

Vota e Diasporës, detyrim kushtetues

Heqja e herësit, detyrim kushtetues

1 zonë zgjedhore

Votim elektronik

 

Personalisht, edhe pse kam qenë në listë të sigurtë më 2021, nuk kam qenë e qetë të vishja atë xhaketë të ngushtë votaah. Ngaqë nuk e kam ditur atë kohë qartë thelbin e mënyrës së zgjedhjes, nëse listat e vitit 2025 nuk hapen, do të hezitoj të hyj në skenarin e zgjedhjeve të vitit 2021.

 

Është skenar për pushtet kryetarësh dhe i heqjes së pushtetit të shqiptarëve.

 

Ata le të na heqin me votē të lirë!

Read More
25 Jan
0

Nënkryetari i PD, Roland Bejko: Halli i Berishës, por edhe ai i Ramës, nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore

 

REAGIMI NË EMËR TË PD, NGA NËNKRYETARI ROLAND BEJKO

 

 

Halli i Berishës, por edhe ai i Ramës, nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore.

 

I vetmi person i autorizuar për të folur për Reformën Zgjedhore në emër të Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj.

 

Ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilët jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie.

 

Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, ata thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve.

 

Njeriu që i ka dalë emri si kontribues në punët e pista për llogari të familjes Berisha, nuk mund të jetë pengmarrës i interesit të qytetarëve për lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës.

 

Halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre, dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar.

Read More
25 Jan
0

Komiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës për rezolutë: Thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

 

Read More