Blog

23 Jan
0

Protesta e Fermerëve, reagon deputetja, Eralda Tase: Blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës kanë protestuar sot kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit

 

REAGIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, DEPUTETJA ERALDA TASE BANO

 

Një një vend normal dhe europian, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të dilte dhe do të fliste për politika të cilat do të siguronin fermerët se mundi i tyre nuk do shkonte dem. Do të fliste për plane konkrete dhe për të qetësuar këdo që është prekur nga kjo krizë.

Do të fliste për fuqizim të tregut vendas dhe për subvencionime. Do të fliste për vazhdimësinë dhe sigurimin se këta fermerë nuk do të liheshin vetëm. Blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës kanë protestuar sot kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Protesta është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.

 

Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve. Ulja e çmimit të qumështit nga punishtet si dhe mungesa e subvencioneve janë kthyer në problem për sektorin.

Në këtë vendin tonë të vogël, dhe ato që na jep natyra do të mallkohen nga këta palo drejtues.

Edhe sa turpe do mbaj kjo qeveri?

Read More
23 Jan
0

Dosja “Mc Gonigal”, reagon Edvin Kulluri: Detajet e publikuara nga Zëri i Amerikës trgon rolin e Edi Ramës si manipulues kryesor i shpifjeve kundër Bashës

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Të nderuar demokratë dhe qytetarë! Duke ju referuar detajeve të publikuara nga dosja hetimore ,“Mc Gonigal”, prej medias prestigjioze Zëri i Amerikës,  aq më shumë del në pah roli i Edi Ramës si manipulues dhe falsifikator kryesor i sulmeve dhe shpifjeve kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha.

 

Për publikun, tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD, duke financuar dhe u ndihmuar në këtë përpjekje të ulët nga ish drejtuesi i lartë i FBI, Mc Gonigal.

Në 2 vitet e fundit, Ramës i është bashkuar jo rastësisht edhe “revolucionari” Sali Berisha. Tashmë kjo është shndërruan në rrugë të zakonshme nëpër të cilën ata të dy kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit. Një rrugëtim që ka nisur që në vitin 2008 me marrëveshjen e tyre të errët që shkelmoi ekulibrin mes pushtetit parlamentar dhe atij ekzekutiv.

 

Financimet e supozuara ruse, siç e dëshmon çdo ditë e më qartë drejtësia amerikane, janë një lojë e kurdisur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij. Kush i shkon nga pas kësaj loje, nuk është asgjë më tepër se zgjatim i pushtetit të Ramës, që në një formë ose tjetër, nuk harron ti shpërblejë të gjithë ata që i bashkohen në aksionin e tij kundër një PD moderne, të pakorruptuar dhe aleate të partnerëve strategjikë.

 

Read More
23 Jan
0

Basha në KiE: Serbia saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Hetim ndërkombëtar për parregullësitë e zgjedhjeve serbe

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA,  NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KIE

 

Z. President,

Anëtarë të Asamblesë,

 

Shkelje masive dhe parregullësi në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE-së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabarta. Konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë.

 

Qytetarë nga shtete të tjera, si Bosnjë dhe Hercegovina, u transportuan për të votuar në Beograd, ndërsa shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve. Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e  dokumentave, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave.

 

Këto parregullësi, të bëra publike nga vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe OSBE-ODIHR, u ndoqën nga një fushatë sulmesh nga politikanët e partisë në pushtet dhe media e kontrolluar nga ata.

 

Dhuna brutale kundër liderit të një partie të opozitës, Nikola Sandulovic, thjesht sepse u përul para varrit të një vajze 7-vjeçare të vrarë pranë familjes Jashari në Prekaz, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi, kjo nga një vend që kërkon anëtarësim në BE.

 

Në Ballkanin Perëndimor, autokratët shpesh janë toleruar në manipulimin e zgjedhjeve, me shpresën e vagullt dhe të rreme për të ruajtur stabilitetin në këmbim të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Tani përballemi me pasojat e kësaj qasje të dështuar: viktimat e para janë demokracia dhe sundimi i ligjit. Në fund, stabiliteti është i kërcënuar nga autokratët populistë, që kërkojnë strehim nga dështimet e tyre në aventurat ultra-nacionaliste.

 

Sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë?

 

Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës.

 

Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullësitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative.

 

Pa zgjedhje demokratike dhe sundim të ligjit, nuk ka siguri, nuk ka stabilitet, nuk ka mirëqenie, as ëndërr europiane për popujt e Ballkanit Perëndimor.

 

Read More
23 Jan
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, takim me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca

 

 

POSTIMI I KRYTARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHIPËRISË, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS, GLAUK KONJUFCA

 

Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.

 

Read More
22 Jan
0

PD përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore, Agalliu: Komisioni të nisë menjëherë punën

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR PROGRAMIN, DEPUTETI ARBI AGALLIU

 

Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit.

 

Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë.

Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:

 

✅ Lista të hapura,

✅ Shqipëria një zonë zgjedhore,

✅ Votim dhe numërim elektronik,

✅ Votën e diasporës.

 

Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD  është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Tashmë që alibitë kanë renë duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhore.

Read More
22 Jan
0

Sekretari për sigurinë kombëtare, Xhemal Gjunkshi: Amendamenti i kryetarit të PD për të mbështetur financiarisht sigurinë e Kosovës, dikton diplomaci të zgjuar

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR SIGURINË KOMBËTARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK, XHEMAL GJUNKSHI

 

Koha është tani!

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës, dikton diplomaci të zgjuar me mbështetje buxhetore dhe nga shteti amë!

 

Amendamenti ligjor i kryetarit të PD për të mbështetur financiarisht me 50 milion euro, sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës nga ana e shtetit të Shqipërisë,  është në thelb një lëvizje strategjike për stabilitetin në rajon. Siguria territoriale dhe e popullit të Kosovës nuk është thjesht një çështje e ngushtë lokale që duhet trajtuar vetëm brenda shtetit të saj.  Sistemi i mbrojtjes së Kosovës duhet të jetë sa më i konsoliduar pasi lidhet me interesat e të gjithë kombit tonë dhe shteti shqiptar ka detyrime thelbësore për të qenë një kontribues kyç në këtë proces.

Mos harrojmë se po forcohen gjithnjë e më shumë  influencat e Rusisë me aleaten e saj Serbi në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar ndjeshëm rreziqet për sigurinë dhe paqen e të gjithë rajonit. Shqetësimet e liderëve europianë dhe autoriteteve amerikane e forcoi më së fundi dhe vetë presidenti Biden i cili pak ditë.më parë u shpreh se ..

“Nëse SHBA ndalet dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit?

Nga ana tjetër dhe vetë NATO së bashku me SHBA kanë rritur aksionet dhe iniciativat e ndryshme logjistike dhe stërvitore për të dëshmuar mbështetjen e pakushtëzuar ndaj shtetit të Kosovës si një faktor esencial në paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Pra le ta mbështesim me konsensus të plotë brenda dhe jashtë Kuvendit,   këtë amendament nga PD si një nga nismat politike më serioze dhe më  realiste të ndërmarrë vitet e fundit në mbështetje të integritetit dhe progresit të Kosovës.

Read More
22 Jan
0

DOKUMENTI/E paralajmëroi dy ditë më parë, Basha depoziton në Kuvend amendamentin e PD për buxhetin: 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën

 

Duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

 

Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale në një kohë në të cilën Republika e Serbisë po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentin kur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim.

 

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim që të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. Nuk ka dyshim se asgjë e këtyre përmasave nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Dhe as nuk ishte ky i vetmi operacion për ndyshimin me forcë të status quo-së në të cilin është përfshirë aktualisht Serbia.

 

Nxitja dhe mbështetja për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnje-Hercegovina, përpjekja për të kontrolluar infrastrukturën politike të Malit të Zi dhe infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, të gjitha bëjnë pjesë në strategjinë e shtetit serb për të diktuar në terren një realitet të ri, të cilin liderët e Beogradit e etiketojnë publikisht si Bota Serbe.

 

Kjo është një përpjekje për të imponuar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe pushtimeve të territorit. Rezultati përfundimtar do të përmbyste arkitekturën e sigurisë euro-atlantike të Europës Juglindore dhe do t’i jepte një goditje potencialisht vdekjeprurëse paqes dhe stabilitetit në Europë.

 

Në një plan më të gjerë, kjo nënkupton përdorimin e Serbisë si gur shahu në një strategji të ideuar dhe orkestruar nga Moska me objektiva të qartë: Destabilizimin dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s duke hapur një front të ri në zemrën e Aleancës kundër luftës së paligjshme pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë që përfaqësues të lartë të vendeve aleate kanë bërë të qartë se objektivat pas sulmit terrorist të Banjskës përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, autoritetet më të larta të Kosovës kanë ngritur shqetësimin se 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë së forcave të armatosura serbe janë pozicionuar në 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, në pritje të një konjukture të volitshme për ndërhyrje ushtarake.

 

E gjithë kjo tregon se duhet vepruar pa humbur kohë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Disa nga vendet aleate kanë hedhur hapa aktivë në forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Por në ndihmë të Kosovës dhe mbështetjen e aleatëve të saj duhet të renditet edhe Shqipëria.

 

Duke marrë parasysh shpenzimet kapitale të Buxhetit të Shtetit të vitit 2024, i propozoj Kuvendit të Shqipërisë:

1 – të miratojë uljen nga 129 miliardë e 381 milion lekë në 124 milardë e 381 milion lekë duke shkurtuar investimet kapitale jo të domosdoshme për mbarëvajtjen e ecurisë ekonomike të vendit, siç janë restaurime zyrash, mobilime, blerje automjetesh, shpenzime kapitale jo-emergjente;

2 – të miratojë një shtesë zëri “ndihmë financiare ushtarake për Republikën e Kosovës” në masën 5 miliardë lekë.

 

Read More
21 Jan
0

Sekretari për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri: Pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj PD fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

 

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

 

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.

 

Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.

 

Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per:

 

1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?

 

2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?

 

3- Votim dhe numerim elektronik apo jo?

 

4- Voten e Diaspores apo jo?

 

Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

 

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?

 

Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në përmes gjuhes arkaike të urrejtjes dhe shantazhit.

Read More
21 Jan
0

Basha risjell propozimin e dy ditëve më parë: PD amendament për buxhetin, 50 milionë euro ndihmë ushtarake Kosovës

 

Partia Demokratike e Shqipërisë depoziton nesër në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për të akorduar 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Është koha që të gjithë bashkë të kontribuojmë për sigurinë kombëtare, duke ofruar mbështetje për mbrojtjen e Kosovës.

 

https://www.facebook.com/reel/2001655603541144

 

Read More
21 Jan
0

Deputetja e PD, Merita Bakiu si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta, në mbështetje të protestës së banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, protestuan sot paradite në zonën e rrethrrotullimit të Thumanës. Në mbështetje të kësaj proteste ishte dhe deputetja e PD, Merita Bakiu si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta.

Deputetja Bakiu gjithashtu pati dhe një reagim në facebook për këtë protest, e cila shprehet se kërkesat e banorëve janë të drejta.

 

“Në mbështetje të protestës së banoreve te  bashkisë Krujë

Kërkesat e tyre jane te drejta .

Ata kërkojnë:

Të  vendoset në dispozicion  projekti përfundimtarë i rrugës Kashar – Thumanë.

A është parashikuar dalje në autostradën e re Kashar -Thumanë për rrethë 85 (tetëdhjetë e pesë) mijë banorë të Bashkisë Krujë?

Si e parashikojnë zgjidhjen e këtij problemi të jashtëzakonshëm infrastrukturorë për të gjithë banorët e Bashkisë Krujë?” – shkruan deputetja Merita Bakiu.

 

Read More