Blog

12 Jan
0

Sekretari i për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri: Zëdhenesi më i ri i “rrugicës”, vijoi edhe sot qëndrimin për mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor

 

REAGIM I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

 

Partia Demokratike konstaton me shqetesim se zedhenesi me i ri i “rrugices”, vijoi edhe sot qendrimin per mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kembengulja ne kundershtimin e listave te hapura, voten e diaspores, dhe barazine e votes permes nje zone zgjedhore, eshte me shume se e kuptueshme. Me Listat e Hapura  ka dhe kane zero shanse te zgjidhen serish ne parlamentin e ardhshem. Ashtu si Edi Rama qe me kodin aktual është komod ne emerimin e parlamentit, ashtu edhe keta deputete qe presin emerimin nga kati i 8-te, duan te rrembejne sovraniten e qytetareve. E gjith tymnaja e flakadaneve e karriget e përmbysura, jane perpjekje e tyre per marreveshja okulte me Edi Ramen per të mos ndryshuar kodin zgjedhor dhe per te mos hapur listat.

U rikujtojme edhe nje here se bashkedrejtuesi i Komisionit te Reformes Zgjedhore nga opozita eshte nje dhe vetem nje! Perfaqesuesi i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Strategjia per te sabotuar komisionin e reformes zgjedhore qe te bashkojne votat me Ramen ka deshtuar qe ne nisje. Qytetaret do te marrin nga Partia Demokratike nje reforme zgjedhore qe tu garantoje perfaqesimin e vullnetit te tyre dhe jo te kryetareve e aq me pak kryetareve pa parti por me megafon.

Read More
11 Jan
0

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Sot ndodhem para jush për këtë komunuikim së bashku me sekretarin e përgjithshëm zotin Alibeaj, me zëdhënësen e Partisë Demokratike, zonjën Karabina. Dua ta nis me një deklaratë të shkurtër për t’i paraprir pastaj pyetjeve që do të keni në lidhje me zhvillimet më të fundit të ditëve të fundit, të dy ditëve të fundit.

Siç e dini, Partia Demokratike ka shpalosur prioritetet e saj politike që në nëndor të vitit që lamë pas, duke depozituar në parlament disa projektligje. Në veçanti i referohem paketës ligjore që është depozituar që prej 15 nëndorit, pra pothuajse dy muaj më parë, në komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, por dhe faktorit ndërkombëtar. Pas depozitimit të paketës tonë të propozimeve, paketë e konsultuar kjo me gjithë faktorin opozitar, ku përfshihen siç e dini listat e hapura, propozimi për votimin elektronik dhe numërimin elektronik të votave, propozimi për Shqipërinë një zonë elektorale dhe propozimi që most ë votojë vetëm një e treat e shqiptarëve që aktualisht merr pjesë në votim, por dhe një e teta që nuk merr pjesë në votime që ndodhet jashtë vendit dhe mundësisht dhe një etreta që rri në shtëpi. Pra, pas dërgimit të kësaj pakete të plotë kemi pasur për një kohë të gjatë premtime për mbledhje të komisionit. I kanë premtuar faktorit ndëkombëtar që do ta mbledhin në fund të dhjetorit, nuk e mblodhën, do ta mbledhin në fund të janarit, nuk e mblodhën. Tani papritur dje dëgjuam kryeministrin e vendit i cili iu kthye lojës së vjetër të përdorimit të alibive për mos mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore. Ndaj, mesazhi i parë që kam i drejtohet pikërisht atij. Për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen e opozitës dhe faktorë të veçantë të opozitës për t’i ikur përgjegjësive të shumta me të cilat ka lënë në baltë njerëzit dhe vendin. Në raport me Reformën Zgjedhore, kjo alibi nuk pi ujë. Ka një komision bipartizan të Reformës Zgjedhore ku janë të përfshira të gjitha palët. Ne kemi insistuar, jemi përkujdesur që kur ky komision nisi me iniciativën tonë që aty të jenë të përfaqësuar të gjitha palët opozitare. Është Partia Demokratike e Shqipërisë që e udhëheq këtë proces, ka të tjerë deputetë, ka përfaqësues të partive aleate, duke përfshirë edhe dy partitë e tjera që garuan në koalicionin tonë në 2021-in që ësëhtë PDIU dhe LSI. Pra, spektri opozitar është plotësisht i përfaqësuar, propozimet tona siç u thash pak më parë, janë propozime të konsultuara gjerësisht, përfshirë me aleatët e Partisë Demokratike në Kuvend, partitë e vogla aleate që garuan në listën e Partisë Demokratike. Padiskutim që ne mbetemi të hapur. Nëse ka plotësime, propozime për plotësime për çështje të tjera që reforma zgjedhore duhet të trajtojë, ndonëse mendojmë që me propozimin tonë, me paketën tonë kemi shteruar të gjitha çështjet kryesore që i shërbejnë njerëzve. Siç ua kam thënë në vazhdimësi, paketa jonë nuk është një paketë partizane që i shërben një partie apo një grupi partish. Listat e hapura i shërbejnë të gjithë qytetarëve pavarësisht prej bindjeve politike. Votimi elektronik, numërimi elektronik po kështu është vërtetuar se adreson disa prej shqetësimeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Shqipëria një zonë elektorale i jep përgjigje nga njëra anë pabarazisë së votës, e kemi thënë që mos ta përsëris, në zgjedhjet e fundit një deputetë në Vlorë u zgjodh me 8500 vota, ndërkohë në Kukës me 13500 vota. Ky nuk është përfaqësim as i drejt, as proporcional. Dhe së fundmi, vota e diasporës, vota e shqiptarëve që banojnë jashtë vendit. Ku me propozimet tona, në veçanti për Shqipërinë një zonë elektorale, për listat e hapura dhe për votimin elektronik i japin përgjigje shteruese të gjitha pikpyetjeve apo bllokazheve që ishin vendosur deri tani në mënyrë artificiale për të penguar votën e emigrantëve, apo votën e diasporës. Prandaj, alibitë kanë rënë dhe sot, disa ditë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, thirrja ime në emër të Partisë Demokratike është: Komisioni I Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna. Ky nuk do të jetë një tjetër vit alibish. Ky do të jetë viti ku të gjithë bashkohemi për t’i dhënë shqiptarëve një shtet në shërbim të tyre. Dhe kjo nis me një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-OHDIR-it, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e shqiptarëve për një demokraci përfaqësuese. Nuk ka asnjë alibi përveç atyre që shpikin vet dhe që shpikin rëndomtë në këto dy vite, komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë. Dhe në këtë kuadër, bashkëkryetari i Komisionit do të hedh të gjitha hapat në raport me procedurat për të mbledhur këtë komision dhe për të treguar para shqiptarëve se kush e do Reformën Zgjedhore dhe kush e pengon atë, kush është pro listave të hapura dhe kush është kundër. Kush është pro votës së diasporës dhe kush është kundër, kush është pro barazisë së votës dhe kush është kundër dhe kush është gati t’i japi shqiptarëve lirinë, barazinë dhe përfaqësimin përmes votës së tyre dhe kush kërkon të vazhdojë të qeverisë apo të livadhisë mbi një lojë politike tashmë të diskredituar dhe me kosto shumë të madhe për ekonominë e vendit, për familjet shqiptare e në veçanti për rininë shqiptare e cila në këto dy vite i është përgjigjur kësaj gjendjeje apatie politike të opozitës dhe përpjekjeve rë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të përdorur si alibi gjendjen e opozitës me largimin masiv nga Shqipëria. Këto janë interest e shqiptarëve të cilat do të marrin përgjigje, ky është misioni i opozitës dhe në krye të këtij misioni, në udhëheqje të këtij misioni, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj sot Partisë Socialiste të lërë mënjanë çdo alibi, të mbledh komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore, për t’i dhënë shqiptarëve pa vonesë një kod zgjedhor të reformuar në përputhje me pritshmëritë e tyre.

 

Read More
11 Jan
0

Komenti i kryetarit të PD, Lulzim Basha, për arrestin në shtëpi të Sali Berishës

 

 

Pyetje: Përgjatë kësaj kohe, kanë ndodhur shumë gjëra brenda opozitës. Akti i fundit që shënoi një goditje për opozitën, ishte arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Unë ju pyeta në fakt edhe disa ditë më parë dhe më premtuat përgjigje për ditën e sotme. Prandaj do të doja një reagim nga ana juaj zoti Basha. Cili është reagimi juaj lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha?

 

Lulzim Basha: Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri është në rafshin politik, zyrtar. Në rafshin personal, natyrisht nuk më vjen mirë, më vjen shumë keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë, i cili padiskutim ka dhënë kontributet e veta për vendin, të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për t’i thënë ja kam thënë dhe besoj e dini sepse dhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtij komunikimi që kishte të bënte pikërisht me hapat që duheshin hedhur për të mos ardhur deri këtu. Por në fund secili bën zgjedhjen e tij në jetë dhe duhet të përballet, duhet të marrë përgjegjësitë për zgjedhjem që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve. Kjo është kosto që ka marrë personalisht, kosto që i dhënë familjes së tij, por padiskutim i ka dhënë një kosto të padiskutueshme Partisë Demokratike dhe vendit. Në rafshin personal nuk kam asgjë tjetër përveçse keqardhje të thellë që kjo të përfundojë kështu. Nga ana tjetër është e dosmosdoshme që Partia Demokratike dhe opozita të ecin përpara, ta lënë të shkuarën pas dhe të ecin përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën, as të mohojnë, as të ndryshojnë, as gjërat e mira as gjërat e këqija, por të ecim përpara. Dhe përgjigjja zyrtare është që në çdo rast, absolutisht në çdo rast qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdokush, duke filluar nga unë i pari dhe çdo politikan duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Dhe për këtë arsye kam çuar në parlament edhe propozimin për heqjen përfundimtare të imunitetit në mënyrë që qytetarët shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit. Sot kemi qytetarë të barabartë para ligjit dhe 140 deputetë që nuk janë të barabartë para ligjit. Dhe si rezultat kemi fenomene si Arben Ahmetaj. U deshën 2 javë procedura për të hequr imunitetin, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Kjo duhet të marrë fund. Propozimi që kam dërguar në parlament është një propozim solid më një përvojë të vendeve të tjera, ku natyrisht kërkohet dhe vullneti i vet deputetëve. Dhe unë sot dua konfirmojë në emër të Partisë Demokratike vullnetin tim dhe të deputetëve të Partisë Demokratike për heqje dorë vullnetare nga imuniteti, pra sipas propozimit që kam dërguar aty, çka i komunikohet pastaj edhe SPAK-ut, bëhet fjalë për të gjitha fazat që trajton SPAK-u, korrupsionin, krimin e organizuar dhe të gjitha fazat e tjera.

Read More
11 Jan
0

Deputetja e PD, Eralda Tase Bano shpërndan videon me malin e mbetjeve në Zharrës, Patos

 

Reagimi i plotw i deputetes, Eralda Tase Bano:

 

Rrëmuje, amatorizëm në drejtim,  abuzim me ligjin dhe tallje me qytetarët. Në këto pamje filmike shihni pikën e grumbullimit të plehrave, bashkia Patos fshati Zharrëz. Fillimisht, në vend ti cojnë tek inceneratori që është i tejmbushur, “gjejnë” zgjidhje kreative dhe I hedhin  as 300 metra larg fshatit Zharrëz. Pastaj tentojnë ti groposin por kur zbulohen dhe ballafaqohen me qytetarët, i shgroposin përseri për ti dërguar thonë tek incentratori.

Ky është plani i manaxhimit të mbetjeve në bashkinë Patos. Ti hedhim plehrat ku të mundim hajdutçe. Kur pushteti që paguhet me taksat tona nuk do t’ja dijë për mjedsin, jetën dhe shëndetin e banorëve si mund t’u kerkojë ai llogari individëve dhe bizneseve për mbatje pastër të mjedisit?

 

 

Read More
11 Jan
0

Këshilltarja e PD në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, nxjerr gënjeshtrën e radhës të kryebashkiakut Erion Veliaj

 

Këshilltarja e PD në Bashkinë Tiranë, Eniketa Papa, ka zbuluar me video gënjeshtrën e radhës të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në fushatë zgjedhore shprehej se fusha e Kompleksit Sportiv Dajti nuk do të jepet për ndërtim, ndërkohë në 28 dhjetor të 2023-it është miratuar ndërtimi i një kulle pikërisht në këtë vend.

 

Reagimi i plotë këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa:

 

Një nga arsyet, qe Grupi i Keshilltareve Bashkiake te PD, do t’i kerkoje Gjykates Administrative te quaje te paligjshme mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak Tirane, me 22 Dhjetor 2023, ishin edhe lejet e ndertimit qe Bashkia Tirane do te miratonte ne kurriz te qytetareve te kryeqytetit, duke ju marre dhe ato pak hapesira sportive dhe kreative qe i kane lene ne gjendje mjerane.

Buxheti i Bashkise per vitin 2024, u votua brenda 5 minutave, pa diskutime, pa propozime dhe pa ju dhene fjalen asnje keshilltari, por thjesht nen arrogancen e kartonave PS-PSD dhe duartrokitjeve euforike te pushtetit abuzues.

Ne media eshte shperndare lajmi i nje leje ndertimi, te nje tjeter kulle, te aprovuar me 28 Dhjetor, pikerisht tek fusha Kompleksit Sportiv Dajti, per te cilen vete kryebashkiaku Veliaj ka pohuar, qe nuk do te kete ndertim!

 

 

Read More
11 Jan
0

Sekretari për marrëdhëniet me publikun, Evin Kulluri: Keta që sot pretendojnë bashkim të opozitës janë shkaku i perçarjes së saj

 

REAGIM I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Nisur nga deklarata e sotme e perfaqesuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se:

1) Keta qe sot pretendojne bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj;

2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve;

3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit.

4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar  me Partine Demokratike , eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.

Read More
10 Jan
0

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku: Parlamenti t’i japë përgjigje tre prioriteteve madhore, listat e hapura, vota e diasporës, vetingu politik

 

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Përtej zhurmës logorike pa asnjë thelb të vërtetë politik, jetike për interesin e Opozitës dhe të shqiptarëve është që Parlamenti ti japë përgjigje tre prioriteteve madhore që mundesojne ndryshimin e madh që kërkon çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi: Listat e hapura, Vota e Diasporës, Vetingu politik.

Këto janë sfida që dhembin, por sfida që pa i përballur, politika në Shqipëri do të rrëshqasë dhe më keq në moçalin e degradimit.

Çdo shfaqje e potershme në Parlament që nuk ballafaqon këto prioritete është tradhti ndaj interesit publik dhe dëm që i bëhet vendit.

Nëse Rama me socialistët dhe Berisha me rithemelimin, do ta vazhdojnë lojën e tyre në Parlament, nga sot ka vetëm një arsye.  Asnjëra nga këto palë nuk janë  të interesuara për lista të hapura, votë të emigrantëve dhe veting të politikës, dhe interesi i vetëm është zgjatja e agonisë dhe statuquosë së moçalit politik 30-vjeçar në Shqipëri.

Read More
10 Jan
0

PD: Edi Rama do të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si kryeministri që më shumë ministra dhe bashkëpunëtorë i ka brenda në burg se sa jashtë tij

 

REAGIMI I ZËDHËNËSES TË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Njerëzit presin zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre nga kryeministri, por ai nga njëri resort në tjetrin u ofron vetëm shfaqe bajate.

 

Sillet si pronar i Shqipërisë, ndërsa çdo ditë shqiptarët marrin rrugët e emigrimit.

 

Edi Rama do të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si kryeministri që më shumë ministra dhe bashkëpunëtorë i ka brenda në burg se sa jashtë tij, prandaj për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë.

 

Nuk mund të ketë një qeveri të korruptuar dhe një kryeministër të ndershëm, prandaj për Edi Ramën, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë.

 

Edi Rama ka hyrë në historinë e Shqipërisë si njeriu që kriminalizoi shtetin, prandaj për të, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë.

 

Pas humorit dhe batutës së Ramës, fshihet frika nga drejtësia, që po ngushton lakun dhe, herët a vonë, do t’i shkojë çështjes së inceneratorëve dhe aferave të tjera korruptive deri në fund.

 

Edi Ramën nuk e shpëton dot më as aleati i tij i kullave, as propaganda që i bëhet nga mediat që paguan me paratë e krimit dhe korrupsionit qe i ushqen.

Read More
10 Jan
0

Taksimi i profesioneve të lira, Arbi Agalliu: Vendosja e taksave të reja e mbyt edhe më shumë shtresën më të rëndësishme të shoqërisë sonë

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR PROGRAMIN, DEPUTETI ARBI AGALLIU

 

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

 

Nga 1 janari ka nisur të zbatohet tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

 

Nga 1 janari janë 262 profesione të lira, ku mijëra e mijëra shqiptarë punojnë për të mbajtur familjet e tyre, të cilët do të paguajnë më shumë detyrime në buxhetin e shtetit.

 

Në fakt, këta të vetë punësuar përbëjnë shumicën e shtresës së mesme të shoqërisë sonë. Është pikërisht kjo fash qytetarësh që bën dhe qarkullimin e parasë. Është pikërisht kjo shtresë e cila konsumon dhe investon në tregjet shqiptare. Është pikërisht kjo shtresë që shtyn përpara ekonominë shqiptare, gjeneron vende pune, dhe qarkullon kapitalin.

 

Por çfarë po ndodh?

Në vend që qeveria t’i ulë barën fiskale duke i dhënë frymëmarrje po ndodh e kundërta. Rritja e detyrimeve fiskale apo vendosja e taksave të reja e mbyt edhe më shumë këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Rritja e barrës fiskale, e sidomos tatimi progresiv në vende me ekonomi të brishtë si Shqipëria, do të rrisë informalitetin, për të mos thënë që rritja e barrës fiskale e shtyn biznesin në faliment.

 

Qeveria do duhet të nxisë aktivitetin tek profesionet e lira duke ulur barën fiskale dhe madje duke incentivuar sipërmarrje të caktuara, por kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse do duhet të mbulohen gropat në buxhetin e shtetit që vijnë si pasojë e abuzimit dhe vjedhjes nga kjo qeveri, skandalet e së cilës i shohim përditë.

 

Të nderuar qytetar!

 

Viti 2024 duhet të jetë një vit ku sipërmarrësit, të vetëpunësuarit, të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë për t’i ndihmuar, mbështetur, subvencionuar e nxitur për t’u zhvilluar më tej, por mesa duket do jenë në vëmendje të qeverisë për t’u tatuar gjithmonë e më shumë.

 

Veç të tjerash, kjo është dhe arsyeja që shtresa e mesme largohet nga Shqipëria. Mjekë, inxhinierë, infermierë, hidraulikë, teknikë, elektricistë, e shumë e shumë profesionistë po largohen çdo ditë e më tepër.

 

Faleminderit!

Read More
09 Jan
0

Nënkryetari i PD, Roland Bejko: Manovra e disa individëve për t’i shërbyer Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe, tregojnë mjerimin e tyre

 

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ROLAND BEJKO

 

Manovra e disa individëve për t’i shërbyer Sali Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe tregojnë mjerimin e tyre. Dy njerezit më të interesuar sot për shkatërrimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Ata kanë qenë dhe janë bashkë prej dy vjetësh në betejën kundër drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për të njëjtat arsye, për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Pretendojnë se janë opozitë dhe ditë për ditë sulmojnë SPAK, SHBA, Britaninë e Madhe, është të vazhdosh t’u hedhësh hi syve demokratëve që mbajnë zvarrë me lloj lloj gënjeshtrash e mashtrimesh prej më shumë se dy vjetësh, ndërkohë hipokritët “opozitarë,” nga ana tjetër vazhdojnë të marrin tendera e leje ndërtimi nga pushteti i Ramës.

 

Hallet e Sali Berishes dhe atyre që sot bëjnë tellallin e tij nëpër media, nuk janë problemet e PD.

 

Interesi i PD është t’u garantohet vota emigrantëve dhe shqiptarëve të zgjedhin vetë deputetin e tyre përmes listave të hapura. Prioriteti i PD është vetingu i politikanëve, hartimi i një programi për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe ofrimi i një alternative që u kthen shpresën dhe besimin njerëzve te vendi dhe politika.

Kjo është platforma që bashkon çdo shqiptar e politikan që kërkon që Shqiperia të ndryshojë.

 

Lojrat për ta shndëruar PD në mburojë të Sali Berishës kane marrë fund shumë kohë më parë.

 

Read More