Blog

19 Jan
0

Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj

 

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Përshëndetje!

Siç jeni në dijeni të nderuar gazetarë dhe publiku që na ndjek përmes jush, sot është thirrur edhe mbledhja, një nga mbledhjet e radhës të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë përfitoj nga rasti, që siç kam bërë dhe herët e tjera, por po e bëj edhe sot për të parashtruar para jush por edhe para publikut, ato të cilat janë çështjet kryesore dhe pikat kryesore që Partia Demokratike ka depozituar tashmë pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Republikës, lidhur me Reformën Zgjedhore. Dhe janë 4 çështjet kryesore nga shumë çështjet e tjera të cilat janë depozituara në një paketë të plotë të draftuar dhe të depozituar në Kuvendin e Republikës. Do të dua t’u them që në fillim që në identifikimin e këtyre çështjeve kryesore dhe të draftuara, jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve, jo nga një interes i vogël i ngusht partiak siç ka ndodhur kohë më parë, lidhur me reformat zgjedhore. Dhe konkretisht, e para çështje është ajo që ka të bëjë me listat e hapura.

Propozimi ynë, propozimi i Partisë Demokratike e përcakton në mënyrë të qartë, bazuar edhe në parashikimin Kushtetues që sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të jetë me lista të hapura. Që do të thotë, do të jenë votuesit, do të jenë shqiptarët ata të cilët do të përzgjedhin se cili nga kandidatët do duan të votojnë. Dhe besoj që kjo është një çështje që forcon atë që quhet vota e shqiptarëve. Së dyti, propozimi ynë është ai që ka të bëjë me atë që quhet proporcionali kombëtar. Bazohet në një vlerë Kushtetuese të rëndësishme që është barazia e votës. Vota e çdo shqiptari, në Tiranë, Kukës, Gjirokastër, Fier, do të duhet të jetë e barabartë. Pra të ketë të njëjtën peshë, teksa e delegon përfaqësuesin e vet në parlament. Dhe sistemi proporcional, pra Shqipëria një zonë është sistemi më i thjesht që e optimizon por edhe e garanton këtë barazi të votës. Edhe kjo si çështja e parë, shkon në interesin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Çështja e tretë, ka të bëjë me votimin dhe numërimin elektronik. Shqipëria e 2024-ës, e 2025-ës meriton, shqiptarët që të votojnë në mënyrë të qartë, të shpejt, pa gabime, pa i dhënë rrezikun që vota e tyre të shpallet e pavlefshme siç e mbani mend në 2021-in një numër shumë i lartë votash, vetëm për shkak të metodës të votimit klasik, dolën të pavlefshme. Ndërkohë që votimi dhe numërimi elektronik do të garantojë edhe nxjerrjen e rezultatit, po pse jo në një kohë shumë të shpejt.

Dhe çështja e katërt, jo e katërta për nga rëndësia ndoshta dhe e para për nga rëndësia, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. E dimë të gjithë, e dinë shqiptarët plagën e madhe që shumë shqiptarë së paku në këto 10 vitet e fundit, janë detyruar të largohen. E para është detyrim kushtetues. Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shqiptari, ata të cilët rrinë brenda territorit, por dhe ata të cilët janë larguar, janë dëbuar më saktë nga kjo qeverisje, kanë të drejtën për të vendosur fatin e këtij vendi. E për këtë arsye, ne kemi propozuar që po çdo shqiptarë, i cili ndodhet jashtë territorit të Republikës, ka të drejtë që në zgjedhjet parlamentare të votojë. Është kjo, pse jo duhet ta themi dhe këtë, ky është një instrument për t’i bërë të interesuar shqiptarët të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë që pot ë interesohen për këtë vend dhe të kthehen në këtë vend dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Janë këto 4 çështje të cilët ne besojmë që nuk janë thjesht siç e thashë në fillim, interes i vogël meskin partiak, por është interesi i shqiptarëve, është dhe interesi i opozitës, duhet ta themi dhe këtë. Ësgtë dhe interesi i çdo faktori opozitar. E duke qenë se në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë të përfaqësuar siç besoj që ju e dini, të gjitha partitë opozitare por edhe të gjitha flukset brenda opozitës. Raportet besoj unë, janë në mënyrën më të ndershme të mundshmë, unë besoj që është detyrim i të gjithëve ne anëtarë të Komisionint të Reformës Zgjedhore, që të shkojmë në këtë komision, të marrim pjesë dhe të mbrojmë interesin e opozitës, interesin e shqiptarëve, interesin e Shqipërisë. Është ndoshta komisioni i vetëm ku po për shkak të vendimeve të gjykatës Kushtetuese, për shkak të rekomandimeve të OHDIR-it, për shkak të mbështetjes që partnerët strategjikë i japin reformës zgjedhore, ku ne opozita në këtë rast ka detyrimin e saj të luaj e të shtyjë përpara këtë çështje. Ndaj, thirrja ime për këdo nga kolegët anëtarë të Komisionit është që të marrin pjesë. Të marrin pjesë sepse e kemi detyrim mbi të gjitha. E kemi detyrim për secilin nga ata të cilët besojnë tek opozita, ose të paktën janë kundër kësaj qeverie që ky është një instrument. Është njëri prej instrumenteve për t’u përballur me këtë regjim dhe për t’u përballur me këtë kryeministër. Dhe besoj që është një detyrim që duhet ta përmbushim shpejt, një orë e më parë në fakt pas gjysmë ore kur është edhe mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore.

Read More
18 Jan
0

Gratë demokrate, protestë para Kryesisë së Kuvendit për dhunën verbale të ushtruar ndaj deputeteve të PD, Flutura Açka dhe Merita Bakiu

 

Gratë demokrate kanë protestuar ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit, për dhunën verbale të ushtruar ditën e mërkurë nga deputetët e Foltores ndaj dy deputeteve të Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Merita Bakiu, në Komisionin e Medias. Me pankarta në duar, gratë demokrate dënuan këtë sjellje dhe u bënë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe të reagojne me akte dhe jo me fjalë kundër dhunës që u ushtrua dje ndaj kolegeve të tyre.

Më poshtë fjala e Sekretares për Gruan në PD, Taulanda Jupi, në protestën para Kryesisë së Kuvendit.

 

DEKLARATA E SEKRETARES PËR GRUAN NË PD, TAULANDA JUPI:

 

E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bullizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetetve të Partisë Demokratike për të kryer detyren e tyre, ate detyre për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

 

E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies,mbrojtjes fuqizimit dhe mirarsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze.

 

Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë!

Ata janë njesoj dhunues si çdo dhunues tjeter që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetem të zgjidhjes shohin dhunën.

 

Jemi sot ketu jo vetem per ta dënuar dhunën por për tu bërë se pari thirrje të gjitha deputeteve të bëhen bashkë dhe të reagojne me akte, jo me fjale kundër dhunes qe u ushtrua dje ndaj kolegeve te tyre.

 

Nese nuk behen bashke kunder dhunuesve ne Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk bëhen bashkë në mbrojtje të kolegeve të tyre, si mundet ato të mbrojnë çdo grua apo vajzë tjetër viktimë të dhunes?!

 

Nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në punën e tyre të ushtrojne të drejtat e tyre, nëse gratë e vajzat nuk janë të mbrojtura, jemi të gjithë përgjegjes dhe njëkohësisht  kemi dështuar të gjithë si shoqëri.

 

Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi.

Duhet te reagojmë, duhet të jemi bashkë kundër këtij mentaliteti që dhunën e përdor si mjetin e zgjidhjes,

Të reagojmë sot që këpusim zinxhirin e dhunës,kësaj plage të shoqërisë shqiptare.

 

Read More
17 Jan
0

Sulmin verbal ndaj Flutura Açkës/ Anëtarja e Kryesisë, Enriketa Papa: Sjellja e turpshme dhe e dhunshme e dy deputetëve burra ndaj deputeteve, nuk duhet të tolerohet

 

REAGIMI ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ENRIKETA PAPA, PËR SULMIN VERBAL NDAJ FLUTURA AÇKËS

 

Bullizmi i sotem ne Komisionin e edukimit, ne parlament, per te shuar zerat e grave deputete, duhet denuar.
Sjellja e turpshme dhe e dhunshme e dy deputeteve burra ndaj deputeteve, Flutura Açka dhe Merita Bakiu, si dhe deputeteve te tjera ne komision, nuk duhet te tolerohet.
Asnje s’ka te drejte te shuaje zerin e nje gruaje.

Stop dhunes kundra grave ne politike!

—————————

The #bullying behaviour to silence women’s voices should be condemned.
The shameful & violent behaviour at Albanian Assembly’s committee of two male MPs twd Democratic Party women MPs Flutura Açka, Merita Bakiu & others shouldn’t be tolerated.
No one has the right to silence a woman’s voice.

Stop the #violence against women in politics!

Read More
17 Jan
0

Deputetja e PD, Eralda Tase reagon për sulmin ndaj Flutura Açkës: Kur intimidohen zonjat e Kuvendit nga burra me kostum e kollare, imagjinoj çfarë mund të ndodhë në masë

 

REAGIMI I DEPUTETES SË PD, ERALDA TASE BANO, PËR SULMIN VERBAL NDAJ FLUTURA AÇKËS

 

Sulmi i sotëm ndaj znj. Flutura Açka dhe të gjitha zonjave deputete pjesë e komisionit, është një akt i shëmtuar dhune i cili pavarësisht problemeve dhe mosdakordësive të brendahme, nuk i shërben askujt veç Edi Ramës.

Mjaft është mjaft! Akuzat e vazhdueshme për shitje, shërbim ndaj Edi Ramës e çdo shantazh tjetër që prej dy vitesh përsëriten ndaj çdo deputeti që mendon ndryshe, që mendon se Sali Berisha nuk është zgjedhje dhe zgjidhje, që mendon se PD duhet të ecë drejt perëndimit, është tregues se në një parti politike nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë mendim dhe qëndrim ndryshe sipas versionit të krahut tjetër.

Asgjë nuk e justifikon dhunën. Asgjë! Asnjë ideal sado e fortë të jetë.

Bëj thirrje dhe uroj që kjo situatë të mos përsëritet më sepse mesazhi është i qartë.

Kur tentohen të intimidohen zonjat e kuvendit nga burra me kostum e kollare, imagjinoj çfarë mund të ndodhë në masë.

Ndasitë diskutohen me dialog pa patur nevojë për skena të tilla që në prapaskenë kanë kryeministrin që fërkon barkun nga vetëkënaqësia.

Read More
17 Jan
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, reagon për dhunën verbale ndaj nënkryetares, Flutura Açka në Komisionin e Medias

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për dhunën verbale të ushtruar ditën e sotme nga deputetët e grupit të Foltores, ndaj nënkryetares së PD, Flutura Açka në Komisionin e Medias.

Zoti Basha shprehet se ky është një turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat, tregojnë forcë.

 

REAGIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR DHUNËN NDAJ FLUTURA AÇKËS

 

Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë.

Read More
17 Jan
0

Sekretarja për gruan, Taulanda Jupi: Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias

 

REAGIMI I SEKRETARES PËR GRUAN NË PD, TAULANDA JUPI

 

E patolerueshme dhuna që ushtrohet live nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj Kryetares së Komisionit të Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Zj. Flutura Açka.

E rëndë të ngulmosh në dhunë, e papranueshme ta përsëritesh dhe ta kërkosh dhunën me vetëdije.

Dhuna nuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social. Dhuna thjesht krijon probleme të tjera më të ndërlikuara.

Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias.

Hallet personale mos i zgjidhni në kurriz të zonjave demokrate.

Read More
16 Jan
0

Nënkryetari i PD, Roland Bejko: “Aleanca e Kullave”, pasi nuk ia doli të mbajë peng Reformën Zgjedhore, filloj të mashtrojë, dizinformoj, duke u ndihmuar edhe nga zëdhënësit  e tyre nëpër media

 

 

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ROLAND BEJKO

 

 

“Aleanca e Kullave”, pasi nuk ia doli të mbajë peng Reformën Zgjedhore, filloj të mashtrojë, dizinformoj, duke u ndihmuar edhe nga zëdhënësit  e tyre nëpër media.

 

Sot, Sali Berisha duhet t’u thoshte shqiptarëve, pse është kundër listave të hapura, pse është  kundër votës së emigrantëve, pse po kërkon të bllokojë Komisionin  e Reformës Zgjedhore?!

 

Dy njerëzit e interesuar, që Shqipëria  të mos ndryshojë, janë Edi Rama dhe Sali Berisha.

 

Dy njerëzit që kërkuan  të bllokojmë Komisionin  e Reformës Zgjedhore janë ata të dy.

 

Përrallat  që ka dy vjet që u shet demokratëve, per t’i mbajtur si mburojë të halleve të tij, nuk kanë me asnjë vlerë.

 

Shqiptarët duan të jenë,  ata që vendosin për deputetin që duan, shqiptarët në Diasporë duan t’u garantohet vota,shqiptarët duan ndryshim të vërtet dhe kjo vjen duke ndryshuar sistemin zgjedhor, duke u dhënë pushtetin qytetarëve.

Read More
16 Jan
0

Kulluri: Listat e hapura duket se kanë shqetësuar ata që janë të interesuar të futen në parlament vetëm duke u emëruar nga kryetarët por jo të zgjidhen nga qytetarët

 

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Listat e hapura duket se kane shqetesuar ata qe jane te interesuar te futen ne parlament vetem duke u emeruar nga kryetaret por jo te zgjidhen nga qytetaret!

Kjo eshte arsyeja e shperthimit te atyre qe sot kane zene vendet ne Kuvend jo per shkak te mbeshtetjes qytetare por emrit ne listen e kryetareve.

Reforma zgjedhore qe bazohet tek listat e hapura, vota e diaspores, “Shqiperia nje zone zgjedhore” jane propozimet e Partise Demokratike ne interes te qytetareve dhe jo te aparatcikeve qe presin emerimin si deputete. Shqiperia sot vuan marreveshjen toksike per demokracine te vitit 2008 mes Rames dhe Berishes, qe mbylli sistemin sistemin politik.

Te dy keta protagoniste me zedhenesit e tyre politik dhe mediatik duket se kane interes kokeforte qe ta mbajne kete sistem keshtu sic eshte, prandaj dhe duan te jene protagoniste ne reformen zgjedhore.

Shqiperia sot ka ne nevoje per ndryshim, ndryshim te vertet ku pushteti u kalon qytetareve dhe jo kryetareve. Pjesemarrja e ulet ne zgjedhje eshte treguesi me i qarte i kesaj konjukture te mbrapshte.

Tashme eshte koha qe me vepra dhe jo me fjale te tregohet kush do listat e hapura, voten e diaspores, ndryshimin e sistemit zgjedhore.

Read More
16 Jan
0

Alibeaj zbardh takimin me ambasadoren dhe delegacionin e OSBE: I sigurova se për PD, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët

 

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, PAS TAKIMIT ME AMBASADOREN DHE DELEGACIONIN E OSBE

 

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

 

Read More
16 Jan
0

Reagimi i PD për aludimet e disa mediave lidhur me qëndrimin e kryetarit Lulzim Basha

 

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Partia Demokratike hedh poshtë aludimet dhe dizinformimin lidhur me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike  z. Lulzim Basha të bëra nga Balkanweb, News 24 dhe gazeta “Panorama”.

Lulzim Basha një ditë më parë ka falenderuar për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore. Keqinformimi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike falënderon dhe njëhere partnerët tanë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe dhe OSBE ODHIR për mbështetjen e Reformës Zgjedhore si interes i qytetareve shqiptarë dhe mundësi për të grantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Read More