Blog

24 Nën
0

Basha prezanton draftin e PD për reformën zgjedhore: Prioritet numër 1 i Partisë Demokratike

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË TRYEZËN PËR REFORMËN ZGJEDHORE TË ORGANIZUAR NGA PD

 

Ju falënderojë të gjithë pjesëmarrësve e në veçanti përfaqësuesit të organizatave të shoqërisë civile dhe të think tank-ve, të fondacioneve shqiptare, të huaja, të partnerëve tanë Institutit Republikan Amerikan, Institutit Demokrat Kombëtar, KAS-it, të cilët janë të pranishëm në këtë takim, në këtë tryezë të rrumbullakët që ka në qendër të vëmendjes prioritetin politik numër 1 të Partisë Demokratike, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky prioritet në fakt nuk është thjesht dhe vetëm pjesë e agjendës tonë të brendshme politike. Ne gjykojmë se për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare ka ardhur momenti që sistemi zgjedhor të kthehet në qendër të debatit publik, para sesa faktorët politikë të deklarojnë se është tepër vonë. Për një vit e gjysmë, ndoshta dhe më herët, Shqipëria mund të përballet, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë u bënë tre palë zgjedhje ku rekomandimet e vëzhguesit kryesor të zgjedhjeve OSBE-OHDIR as nuk merren parasysh, as nuk zbatohen. Çështë më shumë sistemi politik shqiptar, duket e ka kapërcyer nga kriza në krizë duke zhbërë cilësinë e përfaqësimit në parlament, duke zhbërë cilësinë e mbrojtjes dhe promovimit të interesave të qytetarëve si vet arsyeja e ekzistencës së parlamentit, të Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj për ne ka qenë e qart që në fillim se zhurmnajës dhe teatrit të përditshëm dhe të përjavshëm politik, jo vetëm që nuk mund dhe nuk duhet t’i shkojmë nga pas, por nuk duhet ta lejojmë t’I mbivendoset kësaj agjende, këtyre interesave themelore të votuesit shqiptar dhe demokracisë shqiptare. Problemi I parë dhe kryesor që ne kemi ngritur prej kohësh, është zhbërja e cilësisë së përfaqësimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, listave të mbyllura të sistemit rajonal proporcional të cilat qartësisht larguan të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe kthyen grupet parlamentare dhe Parlamentin e Shqipërisë në përfaqësues të interesave të ngushta partiake dhe të krerëve të partive politike dhe në noterë të vendimeve të mazhorancës së radhës. Ka disa mënyra për ta zhbërë këtë aksident me pasoja të rënda për demokracinë dhe zhvillimin, me pasoja të rënda për transparencën, llogaridhënien dhe korrupsionin si plaga më e rëndë që sot përjeton Shqipëria. Natyrisht e kam shprehur dhe s’kam pse ta fsheh, preferanca ime është për një mazhoritar me apo dhe pa korrektim proporcional.

Por megjithatë duke pasur parasysh që çdo ndryshim ka nevojë të marrë parasysh edhe trajektoren e deritanishme por edhe domosdoshmërinë e konsensusit politik me aktorët hartues me votë të kualifikuar të ndryshimeve qoftë në kodin zgjedhor aq më shumë nëse janë të nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë, propozimi i Partisë Demokratike tashmë i depozituar për vendimmarrje në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një system proporcional kombëtar. Një sistem të ngjashëm nme atë që vepron sot në Kosovë, që mundëson së pari barazinë e votës, ku mos të kemi më shtrembërime të tilla të sistemit ku një deputet zgjidhet në Vlorë me 8500 vota, por në Kukës me 13500 vota. Pra ku vota e qytetarëit shqiptar të peshojë njësoj në çdo cep të Shqipërisë. Dhe së dyti edhe jashtë Shqipërisë duke mundësuar pra në këtë mënyrë që vota e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në emigracion po kështu të ketë peshë të plotë në vendimmarrjet politike të rëndësishme siç është konfigurimi I Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Votë e diasporës e papenguar, e pamanipuluar dhe me peshë të plotë për të gjithë zonën elektorale, pra për të gjithë vendin. Natyrisht jemi të vetëdijshëm hapja totale e listave në kontekstin aktual sjell problematika të mprehta të cilat nuk mund të na lënë indiferent.

Nëse gara elektorale shndërohet në një garë se kush ka për të paguar më shumë para për vota dhe kush arrin të mobilizojë më shumë muskuj kriminal për të kërcënuar votuesin, atëherë listat e hapura shndërohen thjesht dhe vetëm në një instrument për devijimin e vullnetit të votuesve dhe për fuqizimin e të korruptuarve dhe të inkriminuarve. Për të parandaluar këtë, suikundër për të trajtuar problemet tashmë të trashëguara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vettingun e politikanëve. Ne propozojmë as më pak as më shumë sesa rikonceptimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesit, me një autoritet për luftën kundër korrupsionit, me një dejtim kolegjial prej 5 anëtarësh të zgjedhur me një shumicë të kualifikuar 3/5, të pajisur me staf profesionist dhe kompetenca të plota ligjore, për të kaluar në lupën e kontrollit të hollësishëm më parimin ndiq paranë të 250 politikanëve kryesorë në vend vit pas viti. Jo sa herë ju bie llotaria që të kontrollohen, por vit për vit kontrolli pasurisë personale, pasurisë së familjarëve të tyre dhe shpeshherë edhe të rrethit shoqëror, ku ne e dimë siç na ka treguar problematika e deritanishme fshihen nën emra të ndryshëm pasuritë e paligjshme të politikanëve të korruptuar. Propozimi po kështu parashikon ngritjen e një seksioni të posaçëm brenda autoritetit për luftën kundër korrupsionit. Një seksion i posaçëm i cili në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, me Shërbimet e Inteligjencës aleatë në NATO, me drejtoritë përkatëse shtetërore, të arrij të verifikojë nëse deklarata e detyrueshme e çdo politikani të lartë në fillim të vitit që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit, është e vërtetë apo e reme.

Deklaratë me fuqi skualifikuese nëse vërtetohet që është e reme dhe nëse politikani në fjalë mban kontakte të papërshtatshme, pra kontakte të vazhdueshme me interes të krimit të organizuar apo me interest ë bashkëpunimit midis Krimit të Organizuar dhe interesave politike që ai përfaëson. Propozimi për ligjin për vettingun e politikanëve, është tashmë publik, është tashmë I publikuar në faqen e Kuvendit, akoma nuk e dimë se kur dhe si do të nis diskutimi i këtij projektligji. Por ne kërkojmë ndihmën e çdokujt që është i interesuar, e çdokujt që mendon si ne që ka ardhur koha të hedhim një tjetër hap domethënës në luftën kundër korrupsionit që të mbështesë me zë të lartë hapjen e këtij debati publik dhe të mos lejojë mbivendosjen me akte teatrale apo zhurme në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, vetting i politikanëve dhe të tjera lehtësi të cilat do të adresojnë problemet e trashëguara të votimit dhe të numërimit të votive, siç është votimi elektronik dhe numërimi elektronik, janë propozimet kryesore që Partia Demokratike, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore zoti Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të cilat i bashkëngjiten një numri të madh propozimesh të tjera që ekspertët tanë dhe përfaësuesit tanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore kanë depozituar aty prej një viti e gjysmë.

Kjo për të davaritur legjendën e reme se nuk është bërë asnjë punë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Jo, një pjesë e ka bërë punën e saj. Partia Demokratike i ka dorëzuar propozimet e saj. Është partia socialiste dhe përfaqësuesit e saj ata të cilët në neglizhencë të plotë të detyrës që kanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe me agjendë të qartë politike deri më tani për të shmangur dhe vonuar reformën zgjedhore nuk i jaën përgjigjur këtyre propozimeve në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Dhe kjo është edhe një thirrje për t’i dhënë fund këtij bojkoti të heshtur të procesit të Reformës Zgjedhore. Për t’u fshahur pas alibive që krijohen dhe rikrijohen në sintoni të plotë me aktorë të tjerë për të mos nisur nga puna Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe për t’iu dhënë shqiptarëve në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse një process gjithëpërfshirës i cili të vendos interest e qytetarit dhe votuesit shqiptar të parat dhe jo interest e një grushti politikanësh. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndron Partia Demokratike.

Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria është e ngarkuar me halle të rënda dhe që vëmendja për procese siç është procesi i reformës zgjedhore është e pakët. Por e dimë po kështu që as korrupsioni nuk luftohet dot, as varfëria, vështirësitë ekonomike, shqetësimet e qytetarëvem shëndetësia, arsimi, emigracioni i rinisë, siguria për të nesërmen për shqiptarët dhe fëmijët e tyre, siguria publike nuk do të ndreqen në qoftë se nuk ndreqim burimin e problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve që është një sistem zgjedhor që prodhon vendimmarrje për një grusht njerëzish dhe jo për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Prandaj jemi të vendosur, Ndërkohë po afron dhe afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të adoptuar legjislacionin për të mundësuar votën e e diasporës që ta shtymë përpara këtë proces. Dhe takimi i sotëm na jep mundësinë, një të shpjegojmë shkurtimisht propozimet tona dhe dy të dëgjojmë propozimet, komentet dhe kontributet e aktorëve jo politik, por që ka një kohë të gjatë që investojnë në demokracinë shqiptare dhe në çështje të rëndësishme për votuesin shqiptar siç janë zgjedhjet e lira, siç është barazia e votës, siç janë proceset e pakontestueshme elektorale përfaqësuar sot nga shumë prej jush dhe shpresoj në takimin e ardhshëm edhe nga aktor të tjerë politik të cilët kanë apo ndajnë të njëjtat synime si Partia Demokratike.

 

Read More
24 Nën
0

Propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime në Reformën Zgjedhore

 

PROPOZIMET E PARTISË DEMOKRATIKE PËR NDRYSHIME REFORMËN ZGJEDHORE:

 

 

NË LIDHJE ME LISTAT E HAPURA JANË NDRYSHUAR KËTO NENE:

 

Neni 162 ndryshohet si vijon:

 

  1. Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë.
  2. Numri i votave të vlefshme të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror të mandatit të fundit. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
  3. Kur subjekti zgjedhor është kandidat i propozuar nga zgjedhësit, votat e tij pjesëtohen vetëm me pjesëtuesin 1.
  4. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim, përfshirë edhe rezultatin e pikës 3 të këtij neni, renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditet numri i plotë i mandateve për Kuvend.
  5. Një subjekt zgjedhor përfiton një numër mandatesh të barabartë me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka numrin me të madh të votave dhe nëse ato kanë numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre subjekteve. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të interesuara”.

 

Neni 163 ndryshohet si vijon:

 

  1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.
  2. Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat të listës shumë emërore.
  3. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.
  4. Nëse pas shpërndarjes së mandateve sipas përcaktimeve të pikës 2 kandidatëve të gjinisë pakicë nuk u janë ndarë së paku 30% nga numri i përgjithshëm i vendeve të subjektit politik, kandidati i fundit i zgjedhur i gjinisë shumicë zëvendësohet nga një kandidat i radhës i gjinisë së nënpërfaqsuar në listën e rirenditur për kandidatë, derisa numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë e nënpërfaqsuar të jetë së paku 30%.
  5. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, miratohet me vendim. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.

 

Në nenin 166, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

 

“3. Mandatet e këshillave vendorë ndahen nga KQZ-ja në bazë të sistemit proporcional, sipas të njëjtave procedura të parashikuara në nenin 162 dhe 163 të këtij Kodi. Mandatet nominale të këshillave vendorë ndahen bazuar në listën e kandidatëve, sipas votës parapëlqyese, duke filluar nga numri rendor një.”

 

NË LIDHJE ME SISTEMIN ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBËTAR JANË NDRYSHUAR KËTO NENE

 

Në nenin 2 pika 25, ndryshohet si vijon

 

“Zonë zgjedhore” është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.

 

Neni 74 ndryshohet si vijon:

 

“Për zgjedhjet për Kuvend, Republika e Shqipërisë konsiderohet një zonë zgjedhore.”.

 

NË LIDHJE ME VOTËN E DIASPORËS JANË NDRYSHUAR KËTO NENE:

 

Në nenin 2

 

pika 1 ndryshohet si vijon:

 

“Data e zgjedhjeve” janë ditët gjatë të cilave ushtrohet e drejta e votimit për Kuvendin e Shqipërisë ose organet e qeverisjes vendore, të përcaktuara me dekret të Presidentit të Republikës”.

 

pas pikës 7 shtohet pika 7/1 me përmbajtje si më poshtë:

 

“Zona e Administrimit Zgjedhor” ZAZ është nënndarja e zonës zgjedhore me qëllim administrimin e zgjedhjeve për Kuvend dhe zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore e cila krijohet me vendim të KQZ sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod”.

 

Pas pikës 7/1 shtohet pika 7/2 me përmbajtje si më poshtë:

 

“Vend votimi” është vendi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në të cilin realizohet procesi i votimit, në një ose më shumë qëndra votimi”.

 

Në nenin 8

pas fjalëve “…në të gjithë territorin e vendit…” shtohen fjalët “… dhe jashtë tij…”.

 

Në nenin 9, pika 1 ndyshohet si vijon:

 

“Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në dy ditë të njëpasnjëshme, duke filluar të shtunën dhe përfunduar të dielën, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji.”

 

Në nenin 11 pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me përmbajtje si më poshtë:

 

“2/1. Në qëndrat e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë orari i votimit fillon sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të këtij neni por në çdo rast përfundon në të njëjtën orë me përfundimin e orarit të votimit në qendrat e votimit në Republikën e Shqiërisë, pavarësisht ndryshimeve orare.”

 

Neni 24 ndryshohet si vijon:

 

  1. Zgjedhësit me të drejtë vote, të cilët janë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të ushtrojnë të drejtën e votës në shtetin e qëndrimit.
  2. KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr proçesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin për zgjedhësit me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  3. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me vendim të KQZ-së brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi.

 

Pas nenit 24 shtohet neni 24/1 me këtë përmbajtje:

 

Neni 24/1

  1. Për të ushtruar të drejtën e votës në shtetin e qëndrimit zgjedhësit duhet të regjistrohen në “listën e zgjedhësve me qëndrim jashtë Shqipërisë”. Regjistrimi mund të kryhet në çdo kohë, ndërmjet periudhave zgjedhore, por në çdo rast, jo më vonë se 6 muaj nga data e zgjedhjeve të caktuar nga Presidenti i Republikës. Kërkesa për regjistrim mund të bëhet vetëm në rrugë elektronike.
  2. Proçedura e regjistrimit miratohen me vendim nga KQZ brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
  3. Lista e shtetasve që ushtrojnë të drejtën e votës në shtetin e qëndrimi hartohet me të dhënat si më poshtë:
  4. a) emri;
  5. b) atësia;
  6. c) amësia;

ç) mbiemri;

  1. d) datëlindja;
  2. dh) numri personal i identifikimit;
  3. e) vendlindja;

ë) shteti i qendrimit;

  1. f) qytetit i qendrimit;
  2. g) gjinia.
  3. Bazuar në listën me të dhënat e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni hartohet lista përfundimtare e zgjedhësve që ushtrojnë të drejtën e votimit në vendin e qëndrimit dhe listat përkatëse në bazë të shtetit të qëndrimit.
  4. Jo më vonë 30 ditë nga përfundimi i afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni KQZ miraton me vendim listën përfundimtare të shtetasve shqiptare me qëndrim jashtë shqipërisë të cilët janë regjistruar si dhe listën e shteteve në të cilat do të realizohet votimi jashtë Shqipërisë. Vendimi i KQZ së bashku me listën i dërgohet ministrisë përgjegjëse për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
  5. Ministria përgjegjëse për gjendjen civile, brenda 15 ditëve nga marrja e listës sipas pikës 5 të këtij neni, përditëson listën zgjedhësve, që ushtrojnë të drejtën e votës në Shqipëri, sipas parashikimeve të këtij Kodi”.

 

Pika 1 e nenit 25 ndryshohet si vijon:

 

“1. Votimi për zgjedhësit me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë Shqipërisë zhvillohet në datën e zgjedhjeve të përcaktuar me dekret të Presidentit të Republikës dhe sipas orareve të parashikuara në këtë Kod.”

 

Pas nenit 27 shtohet neni 27/1 me përmbajtje si më poshtë:

 

Neni 27/1.

Zonat e administrimit zgjedhor jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

  1. Në të gjitha shtetet në të cilat regjistrohet një numër zgjedhësish, me qëndim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë Shqipërisë, më i madh se 5.000, ngrihet një zonë e administrimit të zgjedhjeve.
  2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si rregull është i njëjtë me territorin e shtetit në të cilin ngrihet. Përjashtimisht nga ky rregull KQZ mund të vendosë ngritjen e ZAZ me juridiksion territorial në disa shtete kur numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në këto shtete është më i madh se 5.000. 3. Vendimi për ngritjen e ZAZ jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë merret nga KQZ jo më vonë se 4 muaj nga data e caktuar e zgjedhjeve.

 

Pas nenit 62 shtohet neni 62/1si më poshtë:

 

Neni 62/1

Caktimi i qëndrave të votimit jashtë vendit

  1. Si rregull qëndrat e votimit jashtë vendit caktohen në selitë diplomatike të Republikës së Shqiërisë në shtetet përkatëse.
  2. Në rast se në ZAZ përkatëse nuk ka seli diplomatike dhe duhet të caktohet një vend votimi, apo në rastin kur ka seli diplomatike dhe duhet të caktohet më shumë se një vend votimi, KQZ, me propozim të përfaqsuesit diplomatik të Republikës së Shqipërisë, në atë shtet apo në shtetin më të afërt kur i pari mungon, dhe miratim të KZAZ përkatëse, jo më vonë se 3 muaj nga data e zgjedhjeve, përcakton vende të tjera për realizimin e procesit të votimit në datat e caktuara të zgjedhjeve. Vendimi i KQZ i njoftohet brenda 10 ditëve Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme e cila në bashkëpunim me përfaqsuesit diplomatikë merr masa për lidhjen e marrveshjeve me shtetet në të cilat janë caktuar vendet e votimit dhe nëse është e nevojshme edhe marrjen me qera të ambienteve të përcaktuara për realizimin e procesit të votimit.
  3. Lista e vendeve të votimit, qendrave të votimit të përfshira në to dhe vendndodhja e tyre publikohet 60 ditë përpara datës së caktuar të zgjedhjeve.
  4. Për ndryshimin e vendit të votimit zbatohen dispozitat e këtij kodi për ndryshimin e vendit të qëndrës së votimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Read More
24 Nën
0

Sekretari për Programin, Arbi Agalliu: Qeveria do të lejojë ndërtimet edhe në zonat e mbrojtura. Akt që bëhet për të ndihmuar pseudo investimet strategjike

 

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN, ARBI AGALLIU

 

Përshëndetje të nderuar!

 

Parlamenti dhe komisionet parlamentare kaluan dhe votuan pa diskutim projektbuxhetin e vitit 2024. E kaluan midis kaosit dhe tymit duke mos diskuruar apo degjuar propozimet e Partise Demokratike.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në fshehtësi të plotë, pa transaprence, 12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar 4 ditë më parë kërkesën për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

 

Sipas deputetëve socialist ky projektligj do të eleminojë pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare.

Ky projektligj nuk bënë gjë tjetër veçse i hap rrugë investimeve në zonat e mbrojtura. Mbasi kanë marre cdo tokë e zaptuar çdo hapsirë tashmë kërkojnë që të bëjnë të mjëjtën gjë dhe me zonat e mbrojtura.

 

Më fakt kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022 qeveria miratoi disa harta te reja te cilat fragmentarizonin këto territore. Edhe ky akt i cili bëhet për të ndihmuar pseudo investimet strategjike, është denoncuar fort jo vetëm nga partia demokratike por edhe nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit.

 

Me keto ndryshime ligjore i hapet rruge prishjes dhe shkatërrimit te e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Read More
23 Nën
0

Basha me fermerët e Gramshit, komenton buxhetin 2024: Shpërndarja e fondeve është bërë për 9 veta që e konsiderojnë veten pronarë të Shqipërisë, jo për qyetetarët

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit që pati me fermerët e Gramshit ka komentuar edhe buxhetin e qeverisë për vitin 2024. Zoti Basha shprehet se ky buxhet edhe pse është më i madhi në historinë e vendit, shpenzimet që ka parashikuar qeveria nuk shkojnë për sektorët që ndihmojnë drejtpërdrejtë qytetarët. Sipas tij, shpërndarja e fondeve është bërë për 9 veta që e konsiderojnë veten pronarë të Shqipërisë dhe që janë tre politikanë, tre oligarkë dhe tre pronarë mediash.

Në videon që ka shpërndarë në rrjetin social facebook, kreu i PD shkruan se në skenën politike ku premtimet janë të shumta, detyra themelore e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve.

 

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Në skenën politike ku premtimet janë të shumta, detyra themelore e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve. Ndërsa qeveria shpalos miratimin e një buxheti të lartë, aspekti kritik qëndron tek shpërndarja me zgjuarsi e fondeve.

Esenca e një ekonomie në rritje shpesh neglizhohet dhe shoqërohet me injorim të shtyllave themelore si infrastruktura dhe mbështetja e domosdoshme për fermerët. Teksa çmimet ngrihen dhe taksat rriten, qytetarët kërkojnë mbështetje të dukshme.

 

Zbardhja e videos;

 

Basha: Kështu që gjëja e parë që na takon ne si demokratëv, është të kemi një ndjesë të thellë për gjithçka që s’kemi bërë apo që kemi bërë keq në raport me fermerët, në rport me pronarët, në raport me të përndjekurit, në raport me rininë, në raport me sipërmarrjen. Kemi bërë shumë gabime, kemi bërë dhe faje që sigurisht kemi bërë dhe të mira. Se unë s’jam nihilist, nuk jam nga ata që mohon gjithçka për hir të interesave të momentit. Por ama gjërat duhet t’i shikojmë ashtu siç janë, pa i shtrembëruar, pa i nxirrë por edhe pa i zbardhur, në mënyrë që të nxjerrim mësime dhe mos të përsërisim më gabime. Ndaj gjëja e parë në këtë që po flasim, ta përmenda Kosovën jo kot. S’ka pse të flisja unë për Zvicrën kur ja ku e ke Kosovën, shqiptarë për shqiptarë. Pse e mban kokën lartë fermeri i Kosovës, ndëkoh që ju nuk dini ku ta fusni kokën? Sepse merr subvencione. Sepse ka fabrikë patatinash, sepse ka kantin vere, pra ka shtetin në krahun e vet. Shtetit i paguan taksat, por ama dhe shteti ta kthen duke të mbështetur me subvencione, me infrastrukturë dhe duke i garantuar aksesin në treg. Kaq ka në dorë shteti, të garantojë aksesin në treg. A mundet ta bëjë dhe Shqipëria këtë? Sigurisht që mundet. Dhe këtu është paradoksi. Kur ti thua që kam buxhetin më të madh bë histori, 7 miliardë euro, si nuk gjen ti para për t’i dhënë subvencione fermerëve? Pse nuk gjen ti para për të investuar në rrugët e fshatrave, ujitjen, kullimin, magazinimin, aksesin në treg. Ça të mire, çfarë dobie sjell buxheti më i madh në histori në qoftë se ti nuk arrin dot të ndihmosh 1 në 3 shqiptarë që ropatet në bujqësi dhe në blegtori? Do të thotë që ky buxhet nuk është për njerëzit. Ky buxhet është për 9 vetat që e konsiderojnë veten pronarë të Shqipërisë. Tre politikanë, tre oligarkë, tre pronarë mediash. Ti në qoftë se thua buxheti më i madh dhe i bën të gjithë degët koncesione e PPP, e favore të miqve të tu, ky nuk është buxheti i shqiptarëve. Taksat ia merr shqiptarëve, por nuk ia kthen si shërbime. Ndaj gjëja e parë është t’i shohim gjërat ashtu siç janë. Mos të pranojmë më telenovela dhe propagandën me të cilën ushqehen nga mëngjesi deri në darkë njerëzit përmes ekraneve të televizioneve. Hapini sytë, kjo është e para. Pë atë që the, të ikësh. Besom, unë kam ikur vet, 19 vjeç kam qenë kur kam ikur sepse nuk gjeja zgjidhje për atë që doja. Unë e dija që Shqipëria në 93-shin, kur ke lindur ti, nuk më ofronte mua shkollimin që unë doja, edhe kam ikur. Por ama kam ikur me bindjen që do kthehem.

 

Read More
23 Nën
0

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina: Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, të cilit kërkon t’i fshihet me gënjeshtra

 

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha vazhdon të vijë vërdallë me të njëjtin avaz, shpif e mashtro me shpresën se dikush do t’ia zgjidhë hallin e tij.

Ka dy vite që atë që thotë sot e përgenjeshtron nesër, dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet, në fund të fundit ai nuk ka më turp.

Sa më i madh halli i tij, më e pabesueshme gënjeshtra e tij.

Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, hall të cilit kërkon t’i fshihet me mashtrime.

Sali Berisha bën mirë të mos fshihet e të mos vazhdojë t’i përdorë demokratët si mburojën e halleve të tij, por të dalë para drejtësisë e të provojë pafajësinë.

Në këto dy vite duhet ta kishte mësuar se as shpifjet, as mashtrimet, as paratë e krimit dhe korrupsionit me të cilat paguan tallavanë e tij nëpër Shqipëri, media e analistë, dhe as marrëveshjet e aleancat me Edi Ramën nuk ia zgjidhën hallin e non gratës me SHBA-në dhe Britanin e Madhe.

Dhe, nuk do të mund t”ia zgjidhin hallin me drejtësinë.

Sali Berisha dhe Edi Rama me marrëveshjet e tyre, përfshirë edhe ato të ditëve të fundit, nuk do ta mbajnë dot peng, as drejtësinë e as Shqipërinë.

Koha, kur ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret, ka marrë fund!

Read More
23 Nën
0

Basha: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, vetëm me fondet e BE janë 33,5 milionë euro abuzime

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua me fermerë të zonës në fshatin Nartë, bashkia Gramsh.

Në bashkëbisedimin me fermerët, zoti Basha e ka konsideruar bujqësinë si prioritet për PD-në.

Duke u ndalur tek mbështetja financiare, Basha tha se “ndërkohë që buxheti për bujqësin është reduktuar nga ana e qeverisë, janë pezulluar edhe fondet e BE për shkak të abuzimit dhe korrupsionit me to”.

“33,5 milionë euro është shuma e abuzuar nga qeveria më e korruptuar e Europës”, – theksoi Basha, ndërsa shtoi se “54 raste janë identifikuar që paratë në vënd që të shkonin për të mbështetur fermeret, kane shkuar për restorante, shtëpi e hotele lluksoze për kliente të qeverisë.

“Ky është vetëm njëri prej rasteve në një kohë kur korrupsioni i përhapur kudo, dëmton shqiptarët dhe i detyron ata të emigrojnë”, – u shpreh krye Demokratike.

Kryetari i PD tha se “inkurajon SPAK ti japë fund pandëshkueshmërisë dhe të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

“Ndërsa puna jonë”, -tha Basha, është të ndertojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrumturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, – tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

 

Read More
23 Nën
0

Basha, viziton investimin modern në therrtoren e Gramshit: Problem sot është situata ekonimike që ka diktuar në rënien e fuqisë blerëse

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pa nga afër një investim modern që është kryer në thertoren e Gramshit, duke mundësuar një sherbim të sigurt dhe cilesor për konsumatorët.

“Problem sot është situata ekonimike që ka diktuar në rënien e fuqisë blerëse, duke dëmtuar kështu dhe punen e tregtarëve të mishit”, – theksoi kryetari i PD.

Më tej, zoti Basha vlerësoi se shqiptarët janë punëtorë dhe të zgjuar që ia kanë dalë të shkëlqejnë në çdo vend të botës, ata thjesht duan tu japësh mundësi dhe tu krijosh kushte për të zhvilluar aftësit e tyre.

 

Read More
23 Nën
0

Pezullimi i fondeve IPARD në Bujqësi, nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Raporti i fundit i BERZH e konfirmon se Shqipëria ka performancën më të dobët të qeverisjes dhe në përkeqësimin e tregut

 

DEKLARATË E NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

Pezullimi i fondeve IPARD në Bujqësi dhe Zhvillim Rural nga zyra kundër mashtrimit ekonomik OLAF në BE, në korrik të këtij viti dëshmoi se babëzia e kësaj mazhorance qeverisëse grabitësish nuk njeh kufij.

 

Që nga viti 2014 dhjetra e miliona euro çdo vit janë grabitur fermerëve të ndershëm të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë grant nga fondet e Bashkimit Europian, por kanë shkuar në mënyrë korruptive për një grusht njerëzish të lidhur me interesa politike dhe ekonomike me pushtetarët.

 

Ndërkohë nga viti në vit mbështetja buxhetore për Bujqësinë në vend është më pak se sa fondi vjetor i IPARD nga BE, ku për vitin e ardhsëm është 31.7milion euro ose 4.5 herë më pak se sa fondi për kontratat koncesionare e PPP-të korruptive.

 

Së fundmi IPARD nxjerr në pah se 3/4 e të gjitha fondeve të keq-menaxhuara për vitin 2022 për 6 vendet e rajonit dhe Turqinë, ose 33 milion euro abuzime janë shkakatuar vetëm nga autoritetet shqiptare. Pra më shumë se sa vetë mbështetja buxhetore për Bujqësinë që qeveria shpërndan për një vit për këtë sektor që kontribuon së paku 18-20% të PBB të vendit.

 

Po ashtu ky abuzim është afro 5 herë më i lartë se keqmemaxhimi në Turqi. Dhe mbi të gjitha vlera e abuzimit është afro dy herë më e madhe se sa vetë vlera që ka shkuar për të mbështetur një pjesë të vogël fermerësh për të njëjtin vit.

 

Ky është qartësisht një skandal i përmasave të jashtëzakonshme. Një nivel korrupsioni i tillë është i pakrahasueshëm me asnjë vend të ngjashëm me Shqipërinë.

 

Raporti i fundit i BERZH e konfirmon dhe njëherë se Shqipëria ka performancën më të dobët të qeverisjes e cila ka ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e tregut, konkurencës dhe duke u shndërruar në një model sistemik korrupsioni.

 

Ndaj dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka kërkuar vetingun në politikë ndaj çdo funksionari publik të lartë dhe të zgjedhur për verifikim për lidhje me krimin, korrupsionin dhe përfitimin ekonomik në mënyrë të padrejtë në kurriz të shqiptarëve dhe kundër interesit publik.

Read More
23 Nën
0

Pagesa prej 150 mln euro për Bechettin, reagon deputetja e PD: Dikur kryeministri zotohej se shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë lekë për palaçolliqet që ai bënte

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka reaguar për pagesën që do të bëjë shteti shqiptar ndaj biznesmenit Italian Francesko Bechetti. Tase shprehet se njëherë e një kohë kryeministri zotohej se shqiptarët nuk do të paguan kurrë asnjë lekë për palaçolliqet që ai bënte, ndërsa sot ndodh e kundërta ku nga një tekë të Ramës do shkojnë dëm 150 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

 

Reagimi i plotë:

 

Njëherë e një kohë, Kryemashtruesi zotohej se shqiptarët nuk do të paguan kurrë asnjë lekë për palaçolliqet që ai bënte, siç ishte dhe rasti Bechetti, ama po del tjetër.

Po del që nëse një kryeministër arrogant, prepotent, i dalldisur dhe kokën me erë bën dëme në kurriz të popullit, atëherë është po ai popull që heq kursuret.

Sa shkolla bëheshin me 150 milion euro?

Po kopshte?

Sa vende pune mund të hapeshin për të rinjtë tanë nëse mbështetej biznesi i vogël me këto 150 milion euro?

Sa e sa investime të ndryshme mund të kryheshin me 150 milion euro.

150,000,000 euro…të paguara nga xhepat e shqiptarëve për një tekë të Kryeministrit…

 

 

Read More
23 Nën
0

Turi i takimeve me qytetarë, kreu i PD Lulzim Basha ndalet sot në Gramsh

 

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  ishte sot në Gramsh,  duke vijuar në këtë njësi turin e tij të takimeve me qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Kontaktin e parë gjatë paradites e kishte me banorët dhe bizneset e vogla të qytetit me të cilët bisedoi për hallet që ata kanë në këtë zonë ndër më të varfërat në vend. Sipërmarrësit, por edhe qytetarët,  i thanë kryetarit të PD, se situata është e vështirë pasi ka rënë fuqia blerëse dhe rinia ka ikur masivisht.

Kreu i PD, u foli atyre për zgjidhjet që PD ofron me një plan të detajuar për ringritur ekonominë e për të frenuar ikjen masive të shqiptarëve.

“Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë”, – tha Basha gjatë bisedave me qytetarët e sipërmarrësit.

 

Read More