Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka akuzon dy deputëtet e PS, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj se po bëjnë një puç parlamentar për të zgjatur mandatin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi.
Në një postim në facebook, Açka shprehet se dy kolegët e saj po shkelin ligjin dhe rregulloren e Parlamentit.
Deputetja demokrate shkruan se këta dy deputetë duke u bërë presion kolegëve të mazhorancës po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Postimi i plotë:
Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit
Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla
Në vëmendje të medias shqiptare
Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skëmder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkecave të RSH, kür të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit tê KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifkuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë
presion të hapur kolegēve të shumicës, anētarē të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punēn e komisioneve që të shkelē Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve.
Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores.
I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është pērcaktuar shumē qartë nē ligj.
Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizēn që po kalon Akademia e Shkencave për shkak tē drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.
I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicēs qē kanë nën presion e vazhdueshēm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe tē ngrihen nē përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar.
I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisē që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojēn e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi,
Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisē, ai do të kthehet në gazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria nē një republikës antikuahtetuese.
Flutura Açka
Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik